Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Pėr: Pergjigje per nje shkrim te z. Fatos Klosi

    Ju kerkoj ndjese per nderhyrjen ne kete teme por e shoh te arsyeshme te komentoj disa fjale

    Fatos Klosi ngelet njeriu i vetem mister per sa i perket biografise vetjake. Ardian Klosi qe i perket pemes gjenealogjike Klosi te "mirnjohurit" komunist Bilbil Klosi, dime qe i perkiste rrymes islamike dhe ndikimit te saj ne trojet shqiptare. Per kete shkruan Agron Gjekmarkaj ku nder te tjera thuhet.... .........
    Po te kerkojme ne Arkivin Qendror Shteteror te Filmit (AQFSH) do te gjejme dokumentare te atyre viteve, ku shihet se si rregjimi komunist priste dhe percillte qe ne vitet 50 perfaqesuesit e vendeve islamike, me te cilet i bashkonte ideali i nje irredentizmi global, qe nuk dallonte elementin politik nga ai fetar dhe kombetar.... http://www.panorama.com.al/2014/03/2...oblem-politik/
    .....Madje ne vitin 1958, kryetari i shoqates se miqesise me vendet islamike ishte vete Bilbil Klosi, funksionar i larte i rregjimit komunist
    Ka mundesi qe ky person Fatos Klosi apo individ kaq i rezervuar per median, per publikun qe deshiron te njohe se cfare personash ve ne detyra kushtetuese me voten e tyre, te rrjedhe nga familja apo pema gjeanologjike e Bilbil Klosit??

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Pergjigje per nje shkrim te z. Fatos Klosi

    Kisha Ortodokse nuk mund tё pёrdoret pёr tё justifikuar ideologjitё e epokave

    Nga Dhimitėr Qosja & Thoma Ҫomёni {16/04/2014}
    Kundėrpėrgjigje z. Pėllumb Xhufi

    Sa herё qё tё krishterёt ortodoksё pёrgatiten tё kremtojnё ngjarje tё shenjta tё besimit tё tyre, persona tё ndryshёm guxojnё tё helmojnё mendjet me dezinformimet e tyre kundra Kishёs Ortodokse, nёpёrmjet shkrimeve nё median e shkruar dhe elektronike. Qėndrimet e tyre ndaj KOASH, shpeshherė janё shoqёruar, jo vetёm me njohuri tė cunguara dhe me pasaktėsi, por edhe me shtrembėrime tė sė vėrtetės, paragjykime, denigrime, fyerje etj. Nёpёrmjet qėndrimeve tё tyre, ata kanė shprehur vrerin dhe ligėsinė e tyre, duke fyer rėndė Komunitetin Ortodoks, kreun, klerikёt e kėtij komuniteti si dhe tė gjithė besimtarėt qė kontribuojnė nė rimėkėmbjen dhe fuqizimin shpirtėror e institucional tė Kishės. Rasti mё i fundit ishte intervista e z. Pёllumb Xhufi, njё person, i cili ёshtё i dalluar pёr frymёn e tij antiortodokse. Ai shpeshherё pёrsёrit vetveten, a thua nuk ka me se tё merret tjetėr, duke kёrkuar tё marrё pёrsipёr tё bёjё “specialistin” edhe nё ēёshtjet e teologjisё ortodokse. Por historia e zhvillimit tё Kishёs Ortodokse nuk ёshtё njё kronologji mortore si ato qё z. Xhufi ligjёron mbi varrin e ndonjė diktatori.

    Nё intervistёn e tij “rreket” tё na sqarojё historinё e zhvillimit tё KOASH-it nё kёto 24 vjet tё ringritjes sё saj, pa ofruar asnjё argument mbi fakte tё dokumentuara siē e kёrkon shkenca e historisё. Intervista e tij nuk paraqet koherencё dhe as i pėrgjigjet realitetit tё kohёs sё sotme. Shkrime tё tilla i pёrshtaten vetёm kohёs sё regjimit dhe ky ёshtё njё trishtim i madh.

    Ai mohon ekzistencёn e ligjit qё rregullon marrёdhёniet midis shtetit dhe komuniteteve fetare. I kujtojmё se sipas Kushtetutёs sё Republikёs sё Shqipёrisё (viti 1998), bazuar nė nenet 10 pika 5, 78 dhe 83 pika 1, shteti dhe komunitetet fetare kanё njė marrėveshje reciproke qė garantojnė lirinė dhe tė drejtat. Kjo marrėveshje u miratua dhe ёshtё ratifikuar nga Parlamenti kur z. Xhufi ishte deputet (2005-2009, ligji nr.10057, shih Fletorja zyrtare, dt. 4 Shkurt 2009, fq.138-147). Ndėr tė tjera, marrёveshja thotė: “Shteti respekton KOASH-in dhe njeh si pėrfaqėsues tė saj personat e autorizuar nga Sinodi i Shenjtė i kėsaj Kishe dhe garanton mbrojtjen e saj nga ēdo person apo grup qė pretendon emrin, objektet e kultit, pronat, simbolet ose vulėn e saj” (Neni 5 pika 1). Gjithashtu “Shteti respekton pavarėsinė e KOASH-it pėr t’u organizuar, ushtruar veprimtaritė, pėr tė administruar pasuritė qė zotėron nė bazė tė parimeve, rregullave, traditave, kanoneve e statutit tė saj” (Neni 10 pika 2) (Shih Fletorja Zyrtare e Rep. sė Shqip. Nr.7, 4 shkurt 2009, fq.138). A ёshtё kjo njё padituri e tij, apo kёrkon tё mashtrojё opinionin publik?

    Sipas z. Xhufi, Sinodi i KOASH-it nuk duhet tё reagonte ndaj z. F.Klosi, i cili vendoste njё paralele midis njё institucioni siē ёshtё Kisha Ortodokse dhe njё grupi tё caktuar. Kushdo qё kupton pёrgjegjёsinё qytetare ndaj vendit dhe vlerave tё bashkёjetesёs, duhej tё dėnonte deklarata tё tilla qё cenojnё kėtė bashkėjetesė. Por, pёr z. Xhufi, ashtu si dhe pёr z. Klosi, ky grup nё krahasim me Kishёn Orthodokse nuk pёrbёn rrezik pёr Shqipёrinё. Sipas tyre, Evropa dhe bota shqetėsohen mё kot pёr kёtё grup.

    Por, si mund tё bёsh krahasime midis Kishёs Ortodokse nё Shqipёri dhe njё grupi tё dёnuar edhe nga vetё Komuniteti pёrkatёs? Ndёrkohё qё raportet ndёrfetare dhe institucionale midis komuniteteve fetare janё tё shkėlqyera. Tё krahasosh njė komunitet tё tёrё me njё grup dhe madje jashtё atij komuniteti, ёshtё e padrejtё si nga ana shkencore, por dhe nga ana shoqёrore dhe krijon premisa pёr njё pёrēarje nё kohezionin shoqёror dhe ekspozon rrezikun e bashkёjetesёs fetare dhe shoqёrore. Kjo formё e tё menduarit dhe tё shprehurit e z. Klosi, e paarsyetuar dhe qё mbėshtetet nga z. Xhufi, ёshtё njё propagandё e tipit tё sistemit komunist. Kėrkon me patjetėr tė pėrziejė Kishėn me aktivitete politike tė brendshme apo tė jashtme. Pėrpiqet tė pёrziejё problematika tė ndryshme tė shoqėrisė sonė me fqinjėt, duke aluduar pėr Kishėn Ortodokse si pjesė “e inskenimeve” tė tensionimit dhe pёrēarjes. Aluzione sipas fantazisė sė tyre “provokojnё rėndė”, duke pėrdorur njė gjuhė tipike sektare pėr shpallje armiqėsore tė Ortodoksisё nё Shqipёri si rrezikun mё tё madh sot, ashtu si etėrit e tyre dje. Madje edhe pse ėshtė sqaruar qartazi pozicioni i Kishės, pėrsėri tentativat pėr etiketime, akuza dhe madje kriminalizim tė komunitetit ortodoks nuk mungojnė. Por, pёr tё gjitha kёto na lindin disa pyetje. Kur Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipёrisё ka nxitur njerёz, familje, gra dhe fёmijё tё largohen nga ky vend pёr ndonjё “luftё tё shenjtё”? Kur Kisha Ortodokse ka nxitur apo rekrutuar persona, familje etj, nёpёr vise luftėrash nё zona tё nxehta tё konflikteve? Gjithashtu, tё pёrzieni KOASH-in me doktrina politike qё nuk kanё asgjё tё pёrbashkёt me tё, ёshtё njё mendim sa emocional, po aq dhe i pakultivuar, konfuz e ēoroditės. Pёr tё ngritur vlerat e neootomanizmit dhe kjo ёshtё e drejta e tij, por ta justifikosh atё duke hedhur baltё mbi Kishёn Ortodokse ёshtё sa e padrejtё, po aq dhe keqdashёse dhe me pasoja tė rėnda jo vetėm pėr Kishėn.

    Mosreagimi i KOASH-it do tё vinte nё dyshim integritetin pёrballė besimtarёve, por edhe pёrballė gjithё qytetarёve, duke krijuar insinuata pёr veprime qё bien ndesh me vetё thelbin e saj dhe me vlerat e tolerancёs.

    Z. Xhufi pёrsёrit vetveten duke mohuar legjitimitetin e Kryepeshkopit tё saj, duke na folur pёr shkelje tё kanoneve dhe tё statuteve, por pa na pėrmendur asnjё kanon si dhe statutė konkrete. Kjo nuk ёshtё tjetёr veēse njё spekulim kur nuk referon argumente tė bazuara. A tregon kjo pёrputhshmёri me shkencёn e historisё?

    Duam tё sqarojmё opinionin publik se rifitimi i lirisё fetare e gjeti Komunitetin Ortodoks pa njё peshkop dhe nё kёtё mёnyrё e kishte tė pamundur ringritjen e strukturave dhe pėrfaqėsimin nė mėnyrė kanonike e tė barabartė me kishat e tjera simotra. Kjo situatė e krijuar kėrkonte qė tė gjendej zgjidhje, e cila tė ruante parimet kishtare, kanonet e saj, tė cilat pėrbėjnė kushtetutėn e pakontestueshme pėr tė gjitha Kishat Orthodokse. Parimi themelor i Kishės Orthodokse ėshtė se: “Nuk ekziston kishė pa episkop” (Shėn Ignati, shek.I-II, Shėn Qipriani, shek.III, “De ecclesiae unitate” pėrcakton unitetin e kishės nė personin e episkopit, “ku ėshtė episkopi, atje dhe Kisha”etj). Klerikėt e mbetur nga persekutimi i egėr ateist dhe laikėt e devotshėm me njohuri kishtare, duke kuptuar situatėn e krijuar nga mungesa e njė peshkopi, por edhe mungesės sė njė kandidati pёr tё marrё pёrsipёr ringritjen e Kishёs sipas kanoneve kishtare dhe sipas traditės ortodokse, iu drejtuan Patriarkanės Ekumenike. Kjo kėrkesė vinte jo vetėm si pasojė e mungesės sė kandidatėve pėr peshkop, por edhe nga pamundėsia pėr dorėzimin e njė peshkopi, pasi sipas kanoneve tė kishės, “dorėzimi i njė episkopi duhet tė bėhet tė paktėn me pjesėmarrjen e dy episkopėve kanonikė” (Kanoni I i Apostujve). Patriarkana Ekumenike me respekt dhe ndjeshmėri tė veēantė pėr realitetin nė Shqipėri ofroi zgjidhje konkrete. Mė 24 Qershor 1992, Sinodi i Patriarkanės Ekumenike me unanimitet zgjodhi Fortlumturinė e tij, Anastasin, vendim me Nr. Prot. 938. Zgjedhja e tij nė unanimitet plotėsoi kushtin e kanoneve tė shenjta (Kanoni IV i Sinodit I Ekumeni, Kanoni III i Sinodit tė VII Ekumenik) pёr ekzistencёn e njё kishe.

    Padyshim qё ortodoksёt nё Shqipёri do tё kishin dashur njё qytetar tё saj. Por edhe pas pёrpjekjeve pёr tё gjetur nga diaspora shqiptare ndonjё kandidat tė mundshёm (kujtojmё se sipas kanoneve tё Sinodeve Ekumenike, kryepeshkopёt dhe peshkopёt zgjidhen vetёm nga radhёt e klerit tё pamartuar), askush nuk merrte pёrsipёr njё vepёr tё tillё Kryqi.

    Kujtojmё se Prof. Dr. Anastas Janullatos deri para ardhjes nё Shqipёri, ndodhej nё Afrikёn Lindore si peshkop aktiv i ngritjes sё Kishave Orthodokse tё Kenias, Ugandёs dhe Tanzanisё, ishte i njohur dhe i pranuar nga tё gjitha kishat ortodokse dhe jo vetёm. Si rrjedhim, zgjedhja e tij nuk kishte tё bёnte aspak me kritere nacionaliste, por si personi mё i pėrshtatshėm nga bota ortodokse qё kishte eksperiencёn e duhur nё misionet apostolike dhe nё formimin e kishave tё reja.

    Miratimi unanim prej Sinodit tė Patriarkanės Ekumenike dhe ratifikimi i marrėveshjes midis shtetit dhe Kishёs Orthodokse (ligji, nr.10057) sipas Kushtetutės, janė dėshmi tė qarta tė legjitimitetit tė tij. Gjithashtu, zgjedhjen e njё Kryepeshkopi kanonik e tregojnё letrat paqёsore qё shkėmbehen midis Kishave Ortodokse tё botёs, tё cilat njohёn menjёherё Kryepeshkopin e zgjedhur unanimisht tё KOASH-it. Paskan gabuar gjithė institucionet kishtare nё mbarё botёn dhe primatėt e Kishave Orthodokse Autoqefale me konfirmimin e zgjedhjes sė Kryepeshkopit tė Shqipėrisė!? Vetёm z. Xhufi ka tё drejtё!? Kjo do tё thotё tё fyesh inteligjencёn e tё krishterёve nё Shqipёri dhe nё mbarё botёn. Tё vёsh nё pikёpyetje legjitimitetin e institucioneve qё zgjodhёn dhe ato qё aprovuan legjitimitetin e tij pa asnjё argument, nuk ёshtё veēse njё marrёzi. Mund tё konsiderohej ilegjitime, por vetёm nё bazё tё legjislacionit tё sistemit komunist qё ju ndoshta keni nostalgji.

    Procesi i ringjalljes sё KOASH-sė kishte nevojё tё domosdoshme plotėsimin organizativ tё saj, kryepeshkopi dhe peshkopёt-Sinodi i Shenjtё- atribute tё pandara tė ēdo Kishe Ortodokse Autoqefale.

    Ringritja e saj sot ėshtė njė realitet, qė ėshtė i vlerėsuar jo vetėm nė Shqipėri, por nga e gjithė bota orthodokse, kishat e krishtera brenda dhe jashtė vendit, si dhe nga institucionet mė tė larta laike europiane dhe botėrore.

    KOASH-i ёshtё njё institucion i pavarur sipas Kanoneve tё Shenjta dhe drejtohet nga Sinodi i Shenjtė si organi mė i lartė, anėtarėt e tё cilit pėr herė tė parė themeluan atё nė vitin 1998 dhe sot pėrbėhet nga tetė peshkopė. Kryepeshkopi qё nё fillim i dha njė rėndėsi tė madhe shkollimit tė klerit nė Shqipėri duke themeluar Akademinė Teologjike “Ngjallja e Krishtit” nė Sh. Vlash, Durrės, qė nė vitin 1992. Nė kėtė institucion arsimor tė lartė fetar nė Shqipėri, janė formuar teologjikisht, moralisht dhe shpirtėrisht tė gjithė kuadrot e saj duke pėrmirėsuar vazhdimisht nivelin dhe pėrfaqėsimin e saj (150 klerikё, tё gjithё nёnshtetas tё Republikёs sё Shqipёrisё). Qёllimi i kёtij institucioni qё prej fillimit ishte pёrgatitja e kuadrove brenda vendit pёr tё kultivuar ndjenjёn e respektit pёr fenё dhe pёr kombin dhe kёtё e shpreh me kremtimet e saj nё festat kombёtare duke vlerёsuar sakrificat e martirёve tё saj pёr fe dhe pёr atdhe dhe duke theksuar ruajtjen e unitetit brenda saj dhe shoqėrisё.

    Ajo ushtron rolin e saj nė pėrputhje me Kushtetutėn e vitit 1998 dhe siē pėrcaktohet nga marrėveshja midis Shtetit dhe Kishės Orthodokse (ligji, nr.10057), qё cituam mё lart, pavarėsisht shantazheve nga qarqe, apo individė tė caktuar. Tё gjitha komunitetet fetare nё Shqipёri njohin dhe kanё marrёdhёnie me Kishёn Ortodokse nё Shqipёri, udhёhequr prej Fortlumturisё sё Tij Anastasit, qё gёzon respektin e tyre.

    Gjithashtu KOASHёshtё anėtare me tė drejta tė plota nė organizmat mė tė rėndėsishėm ndėrkristianė dhe ndėrfetarė nė botė, anėtare e Kėshillit Europian tė Kishave -CEC, (qė nga viti 1992, njė organizėm ku Kryepeshkopi ofroi shėrbimin e tij si zėvendės-president 2003-2009); anėtare e Kėshillit Botėror tė Kishave -WCC, (qė nga viti 1994 dhe vetė primati i KOASH-it ishte njė ndėr presidentėt e tij, 2006-2013).

    Kisha Ortodokse nё Shqipёri, duke zhvilluar mё tej respektin e ndёrsjelltё tё bashkėpunimit reciprok nё ecurinё paqёsore dhe nё progresin e vendit, ka luajtur njё rol edhe nё krijimin e Kёshillit Ndёrfetar tё Shqipёrisё (Shkurt 2007), i mbėshtetur dhe nga World Conference of Religions for Peace – WCRP -, (Kryepeshkopi Anastas ёshtё president nderi pёr dy mandate radhazi), duke promovuar bashkekzistencёn fetare nё organizmin mё tё fuqishёm ndёrfetar nё botё.

    Kontributi nё organizmat e ndryshёm i ka rritur reputacionin KOASH-it, por edhe ka prezantuar imazhin e Shqipёrisё, duke pėrcjellё njё imazh pozitiv tё Shqipёrisё nё arenёn ndёrkombёtare, duke lartёsuar dinjitetin e saj pas dekadave tё tёra izolimi prej regjimit. Pjesёmarrja e saj nё organizmat dhe aktivitetet ndёrkombёtare ёshtё shprehje e qartё se integrimi i vendit dhe shoqёrisё shqiptare nuk kufizohet nё njё shtet tё veēantё.

    Vepra e Kryepeshkopit Anastas dhe e Kishёs Ortodokse ёshtё e pranueshme gjerёsisht. Pёr kontributin e tij dhe shёrbimet e ndryshme si brenda vendit, ashtu edhe nё rajonin e Ballkanit e mё gjerё, dhe ёshtё vlerёsuar me shumё ēmime. Kujtojmё ēmimin, dhёnё nga ish-presidenti i Republikёs, z.Bamir Topi dhe ēmimin “Pro Humanitate” nga fondacioni «Pro Europa» pёr vitin 2001 pёr kontributin e paqes nё rajonin e Ballkanit. Mrekullia e ringritjes sё saj ėshtė njė fakt dhe zhurmat e disave tregojnė se janė nė grahmat e fundit pėrpėlitėse tё hijes mortale tė ideologjisė qё i formoi. Kjo mrekulli nuk mund tė venitet nga legjenda urbane, shkrime tendencioze, fantazi dhe fobi sipas stilit dhe tipit komunist, qė shpikte armiq kudo dhe ngado duke bunkerizuar vendin dhe mendjet.

    *Autorėt janė pedagogё nė Akademinė Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, Shėn Vlash-Durrės.

    MAPO

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •