Çfarë është çmimi i referencës
Çmimi i referencës është një çmim standard mbi të cilin bazohet dogana për aplikimin e tatimeve. Kështu, për të shmangur abuzimet e mundshme me faturat dhe kontratat e blerjes së mallrave, doganat aplikojnë çmime standarde të bazuara në kriteret e tregut dhe në të dhënat e mallit. Ai caktohet çdo datë 5 dhe 20 të çdo muaji. Në rastin e karburanteve, çmimi i referencës është shumë i rëndësishëm, pasi mbi të aplikohen mbi 60 për qind tatime dhe taksa që bashkë me marzhin e fitimit të tregtarëve çojnë në çmimin për konsumatorin. Një çmim reference më i lartë se realiteti do të thotë drejtpërdrejt një çmim më i lartë për konsumatorin e thjeshtë.
Normalisht, çmimi i referencës përcaktohet duke u bazuar në një mesatarizim të çmimeve të dy javëve të kaluara dhe në bursat botërore. Në momentin që ky çmim reference është 5 për qind më i lartë ose më i ulët nga kuotimi në bursë, dogana ndërhyn dhe e rregullon brenda ditës.
Çmimi i naftës në vend vazhdon të jetë në nivele të larta edhe pse në tregjet botërore ka pësuar ulje
Nafta, ja pse nuk ulet çmimi në Shqipëri
Doganat aplikojnë çmim reference 35 USD më të lartë se çmimi në tregjet ndërkombëtare
Genti Xhaferraj
Çmimi i naftës në Shqipëri vazhdon të jetë në nivelet e tij më të larta pavarësisht uljes së ndjeshme në tregun botëror. Ai ka pësuar vetëm një ulje të vogël prej tre deri pesë lekësh në dy ditët e fundit si pasojë e uljeve të konsiderueshme në bursat evropiane dhe botërore. Arsyeja kryesore, sipas një tregtari që preferon të mos identifikohet, është referenca e lartë që aplikohet në dogana. Më datë 4 prill, doganat e kanë caktuar çmimin e referencës 270 dollarë/ton, ndërkohë që ai kuotohej me 235 dollarë/ton në bursë, referencë kjo 13 për qind më e lartë se çmimi i asaj dite dhe të tjerave në vijim. Normalisht një mesatarizim i dy javëve të mëparshme mund edhe të çonte në një shifër të tillë, por në caktimin e këtij çmimi nuk është marrë fare parasysh kushti i 5 për qindëshit duke u neglizhuar totalisht, gjithashtu nuk është marrë parasysh fakti që në katër pesë ditët e fundit nafta është kuotuar në bursë me rreth 230 – 240 dollarë/ton duke pasur madje një tendencë uljeje. Tregtarët importues të naftës në Shqipëri thonë se në rast se dogana do ta taksonte naftën me çmim reference real, aq sa ajo kuotohet në tregjet ndërkombëtare, pra 235 USD për ton, çmimi i naftës do të ishte që sot në treg rreth 10 lekë më i ulët sesa shitet aktualisht në pikat e shitjes me pakicë. Sipas përllogaritjeve të taksave që aplikohen mbi karburantet me çmimin e referencës së vendosur më 4 prill, për çdo litër nafte shteti përfiton rreth 40 lekë, ndërkohë që çmimi fillestar i importimit shkon deri në 35 lekë për litër. Tregtarët e shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve futin edhe marzhin e tyre të fitimit duke bërë të mundur që për momentin çmimi i naftës në treg të variojë nga 90 deri 92 lekë për litër. Në gjithë këto lëvizje, tregtarët dhe shteti nuk humbasin asgjë, pasi gjithë peshën e rritjes së çmimit ia kalojnë konsumatorit të thjeshtë.
Sipas një marrëveshje midis importuesve kryesorë të naftës dhe administratës doganore, çmimi i referencës do të përcaktohej në mënyrë transparente duke u diskutuar më parë edhe me tregtarët, por para dy ditësh, dogana vendosi në mënyrë të njëanshme që ta caktojë çmimin e referencës në 270 USD për ton, nga 235 USD për ton që ai kuotohej realisht në tregjet ndërkombëtare. Tregtarët e mëdhenj të importit të karburanteve, në këtë rast fajësojnë doganat që konsumatori shqiptar nuk e ndien uljen e çmimit në tregun ndërkombëtar.
Në shumën prej 40 lekë për litër nafte që shteti përfiton në dogana përfshihen 10% taksa doganore, 50% akcizë (supertaksa e mallrave të veçanta duhan, karburante, alkool), 20% TVSH, 3 lekë për litër taksa e rrugës Durrës-Morinë, 1% mbitaksë doganore si dhe 1 lekë për litër taksa për ambientin.
Para dy javësh çmimi i naftës në bursë ishte rreth 350 dollarë/ton dhe çmimi në tregun shqiptar ishte 95-98 lekë/litër. Në katër pesë ditët e fundit, në tregjet botërore, nafta është kuotuar me 235 dollarë/ton, duke sjellë një ulje fare të vogël në tregun tonë prej 3-5 lekë për litër, ndërkohë që çmimi i naftës tek ne duhet të ishte rreth 78-80 lekë/litër.
Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave pohon se çmimi i referencës është më i lartë se tregu
Kongoli: Kemi zbatuar Kodin Doganor
TIRANE – “Është e vërtetë që çmimi i referencës për momentin është rreth 35 USD më i lartë se në tregjet ndërkombëtare”, - pohoi dje për “Shekullin”, Tatjana Kongoli, drejtoreshë e përgjithshme e Doganave, por “ne jemi bazuar tek Kodi Doganor për përcaktimin e tij”, -vazhdon ajo. Ky disnivel ka ardhur si pasojë e uljes së papritur të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, dhe çmimi 270 USD për ton është një mesatarizim i drejtë i periudhës së mëparshme dhe është i bazuar në ligj, shton Kongoli. Sipas saj, skema aktuale e përcaktimit të çmimit të referencës për karburantet është jofleksibile, sidomos në një situatë si e tanishmja ku çmimi i naftës ndryshon brenda orësh. “Duke vërejtur mospërputhjen e fundit – vazhdon ajo – unë i kërkova menjëherë tregtarëve kryesorë që të mblidheshim ditën e shtunë më datë 5 prill, për të ndryshuar çmimin aktual të referencës dhe mënyrën e vendosjes së tij në të ardhmen. Por shumica e tyre nuk ishin të disponueshëm pasi ishin jashtë vendit”, -thekson Kongoli. Kjo mbledhje do të bëhet ditën e hënë, më datë 7 prill, thotë ajo, dhe është e sigurt që do të dalim me një çmim tjetër reference sa më pranë realitetit dhe me një mënyrë caktimi të tij sa më fleksibile, që t’i përshtatet sa më shpejt ndryshimeve.
Skema e taksave
Çmimi real Çmimi i referencës
235 USD/ton x 130 lekë/USD 270 USD/ton x 130 lekë/USD
30500 lekë/ton 35,100 lekë/ton
ose 30,50 lekë/litër ose 35,10 lekë/litër
10 % taksë dogane 3,05 3,51
50 % akcizë 16,77 19,30
20 % TVSH 10,06 11,58
3 lekë rruga 3 3
1 % mbitaksë 0,30 0,35
1 lekë ambienti 1 1
Total del nga dogana 64,68 lekë/litër 73,84 lekë/litër
..............
................
Ja dhe sistemi jone i te mbledhurit te taksave. Drejtoret dhe ministri i finances nuk shikon se si ta permirsoje por e shfrytezon qe si e si te mbledhin sa me shume taksa dhe te tejkalojne normen mujore.
Pikaaaaaaaaaaa pse sju bie. Po mire na gjen se derisa na drejton nje fizikant financen atehere skemi se cpresim me shume se idera te tipit:
"Po i rashe me forcen X nje trupi (nje kompanie, shoqerie....) ne kete sistem, ky trup do me kundershtoje po me te njejten force , keshtu qe me mire e le aty ku eshte"
Krijoni Kontakt