Zbulohet urdhri, inspektorët tatimorë edhe roje objekti
NGA: MARIGLEN MERTIRI
TIRANE-Tatimoret e Tiranës do të punojnë edhe roje nate. Eshtë ky një urdhër i Drejtorisë së Tatimeve të Tiranës i datës 14 shkurt të këtij viti i siguruar nga News24 i cili parashikon se inspektorët meshkuj të Drejtorisë së Tatimeve të kryeqytetit të cilët një pjesë të kohës javore të punës do ta shpenzojnë duke mbledhur taksat e biznesit kurse pjesën tjetër do të ruajnë objektet ku ata punojnë.
Urdheri u është drejtuar drejtorive përkatëse të tatmive dhe është firmosur nga drejtori i tatimeve për Tiranën Androkli Kokthi. Bashkangjitur me urdherin është edhe grafiku i shërbimit roje për çdo inspektor tatimor. Këto janë disa nga faqet e këtij urdhi ku janë listuar inspektorët tatimorë të ndarë me turne përkatesisht 3 të tilla.
Urdhri ka fuqi veprimi nga 16 shkurti deri më 17 mars 2014 dhe nuk dihet se si do të aplikohet kjo formë e re e punës së tyre për më tej. Shkresa në fjalë nuk sqaron se përse është bërë kjo ndarje e punës ku tatimoret shndërrohen edhe në roje. Nuk dihet nëse arsyet lidhen me mungesën e kontraktimit të një polici privat apo për reduktimin e shpenzimeve për një shërbim të tillë.
Por ajo që mbetet e papranueshme është se këta inspektorë do duhet të kalojnë natën në makina private të paarmatosur dhe pa një vendroje duke sjellë kështu një ekspozim të këtij institucioni ndaj pasigurisë.
(a.n/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt