Eksploziv banesës së shefit të policisë së burgut të Fushë Krujës. Dyshohet për shkak të detyrës
TIRANE- Eksploziv baneses së shefit të policise së burgut të Fushë Krujës, shtetasit Lulzim Haxhia.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 02.00 te mengjesit, ne Kamez. Sipas te dhenave te para te policise, persona ende te paidentifikuar i kane vendosur rreth 200 grame tritol te porta e shtepise.
Policia ben me dije se eshte duke hetuar per zbardhjen e ngjarjes, nderkohe qe thekson se nga shperthimi ka pasur per fat vetem deme materiale e jo persona te lenduar.
I pyetur nga policia, ai ka thene se nuk ka asnje konflikt dhe as nuk eshte kercenuar. Nderkohe qe nje nga pistat e hetimet eshte ajo per shkak te detyres.
Panorama
Krijoni Kontakt