20 Janar 2014 - 08:47 | LAJME
Dy tërmete të forta në Durrës, 22 lëkundje të lehta ndjehen në Tiranë, Kavajë e Krujë
Dy tërmete të forta në Durrës, 22 lëkundje të lehta ndjehen në Tiranë, Kavajë e KrujëDURRES - Dy tërmete të forta, me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Durrës, të cilat janë pasur nga 22 lëkundje të lehta që janë ndjerë në qytetin e Durrësit, Tiranës, Kavajës dhe Krujës.
Mësohet se tërmetet që janë ndjerë në më pak se dy orë, kanë qenë me magnitudë nga 2.6 deri në 4.2 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër 8 km larg Durrësit dhe detin Adriatik.
Në një komunikim telefonik në “News24”, sizmiliogu Rrapo Ormeni shpjegoi se tërmeti i parë është regjistruar në Durrës në orën 07:00 të mëngjesit, me magnitudë 4.2 ballë i shkallës Rihter, ndërsa është pasuar nga një tjetër goditje me të njëjtin intensitet. Më pas janë regjistruar 22 lëkundje të lehta, që janë ndjerë në Durrës, Tiranë, Kavajë dhe Krujë.
Momentalisht nuk raportohen të lënduar, ndërsa nuk dihet ende nëse ka dëme materiale.
Në faqen zyrtare të Institutit të Gjeoshkencave janë raportuar 9 tërmete, konkretisht: I pari në orën 06:00, me magnitudë 4.2, epiqendër në Durrës dhe thellësi 10 km.
Tërmeti i dytë në orën 06:17, me magnitudë 2.6, epiqendër deti Adriatik 5 Km Jug-Perëndim Durrës dhe thellësi 7km.
Tërmeti i tretë është regjistruar në orën 06:20, me magnitudë 2.8, epiqendër deti Adriatik 4 Km Jug-Perëndim Durrës dhe thellësi 7 km.
Tërmeti i katërt në orën 06:26, me magnitudë 3.9 ballë dhe epiqendër në Durrës, me thellësi 11 km.
Tërmeti i pestë është regjistruar në orën 06:29, me magnitudë 2.7 ballë dhe epiqendër në detin Adriatik 6 Km Jug-Perëndim Durrës dhe thellësi 7 km.
Tërmeti i gjashtë është regjistruar në orën 06:31, me magnitudë 2.6 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër 11 km Veri-Lindje Durrës dhe thellësi 7 km.
Tërmeti i shtatë u regjistrua në orën 07:15, me magnitudë 4.1 ballë, me epiqendër Berxulle,12 km Veri-Perëndim Tiranë, me thellësi 11 km.
Tërmeti i tetë u regjistrua në orën 07:39, me magnitudë 3.7 ballë, me epiqendër Sukth 12 km Veri-Lindje Durrës dhe thellësi 18 km.
Tërmeti i nëntë është regjistruar në orën 08:43, me magnitudë 3.1 ballë i shkallës Rihter, me epiqendër Katund i Ri, 11 Km Veri-Lindje Durrës dhe thellësi 13 km.
(er.nu/BalkanWeb)
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...je-168557.html
Krijoni Kontakt