Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1

    Kamerat e fshehta të “Ça’ thu”: 400 mijë lekë për… t’u bërë invalid

    Kamerat e fshehta të “Ça’ thu”: 400 mijë lekë për… t’u bërë invalid. Reagon MMSR

    Postuar më: 14 Janar, 2014 tek Aktualitet

    Duke marrë shkas nga pamjet e transmetuara në datën 13 janar 2014 në emisionin investigativ “Ç’a thu?” në televizionin Agon, i cili zbuloi një skemë mashtrimi ndaj qytetarëve me qëllim përfitimin e të drejtës së KEMP-it përkundrejt mitmarrjes, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë njoftojnë si më poshtë:

    Instituti i Sigurimeve Shoqërore, me kërkesë të posaçme të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka pezulluar menjëherë nga detyra të gjithë anëtarët e KMCAP-së të Drejtorisë Rajonale Durrës. Gjithashtu, ISSH-ja ka urdhëruar ngritjen menjëherë të një grupi për kontrollin e të gjithë dosjeve të invaliditetit të vlerësuara nga ky komision, duke vlerësuar të gjithë dokumentacionin e tyre deri në origjinën e krijimit të tij.

    Nga ana tjetër, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kërkoi sot nga Drejtoria e Spitalit Rajonal Durrës marrjen e masës së pezullimit nga detyra të z. Vladimir Laro, me detyrë mjek kirurg-angiolog në Spitalin e Durrësit. Kërkesa e Ministrit të Shëndetësisë mbështetet në pikën 3, të nenit 116 të “Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, ligjin nr. 10107, datë 30.03.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjin nr. 9160, datë 17/07/2003 “Për shërbimin parësor spitalor në Republikën e Shqipërisë”.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nxisin Prokurorinë e Përgjithshme që, në kryerje të funksioneve të saj kushtetuese, të fillojë menjëherë procedimin penal për personat përgjegjës.

    Me këtë rast, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministria e Shëndetësisë dëshirojnë të ripërsërisin edhe një herë vullnetin e palëkundur të Qeverisë për të ndëshkuar çdo rast korrupsioni, ndërsa institucionet vazhdojnë përpjepkjet për reformimin tërësor të shërbimit të pagesave të fondit të Mbrojtjes Sociale dhe shërbimit mjekësor.

    Ministritë përshëndesin dhe falenderojnë gazetarët e emisionit investigativ të televizionit Agon për zbulimin e rastit në fjalë, puna e të cilëve është një ndihmë e paçmuar në nismat dhe hapat e ndërmarra nga Qeveria në luftën ndaj korrupsionit.

    ***

    Kamerat e fshehta të “Ça’ thu”: 400 mijë lekë për… t’u bërë invalid

    13 janar 2014

    Emisioni “Ca thu” në Agon Channel ka sjellë sot në mbrëmje pamje të një rasti korruptiv në Spitalin Rajonal të Durrësit. Pamjet e filmuara me kamera të fshehtë tregojnë mjekë që marrin ryshfet për të lëshuar vërtetime për të drejtën e marrjes së Kempit, për një qytetar, të cilit nuk i takon pasi është i aftë fizikisht. Më poshtë, disa pjesë nga filmimet që po transmetohen në ACH

    Mjeku – Ka ikur ai (mjeku i Tiranës) sot se erdhe vonë.

    Pacienti – Po mirë nuk mund ti telefonosh të shkojmë ditë tjetër?

    Mjeku – Mbas festave. Ai vetëm ditë të mërkure është.

    Pacienti – Nuk e mbuloj dot për 1 milion e gjysëm sa më the.

    Mjeku – Kjo punë zgjidhet ndryshe. Të paktën një 400-ëshe do e lere.

    Mjeku – 100-ëshe ne, 100 këtu, 100 tek Tani, 100 tek unë. Cfarë të të them unë?

    Pacienti – Po ti më the do 200 në Tiranë o burrë i dheut.

    Mjeku – Do flas unë, do të ta ul.

    Mjeku – Do vish të martën, do marr unë doktorin do t’i them ma mbaro këtë punë. 100-ështe tek doktori, pastaj do vish këtu të plotësojmë këtë.

    Mjeku – Aty pastaj do (lek) e di ti është Keli, Tani, unë…

    Mjeku – Ik dhe herë tjetër hajde me kështu… Unë kujtova se kupton ti.

    Mjeku – Mos përmend emra në celular…

    Pacienti – Bëj eko më tha ai dhe të plotësoj epikrizën.

    Mjeku – Do shkojmë të bëjmë ekon atje, të jap nja dy filma unë. Si t’a gjejmë se duhen bërë keq, me mpiksje gjaku. Hajde, do shkojmë atje tek klinika ime.

    Tek klinika e mjekut

    Mjeku – Ty të është holluar me tepër këmba (e shëndoshë) se tjetra.

    Mjeku i ben eko dhe i ploteson kartelën pacientit

    Mjeku – Tani kjo mund të sajojë ndonnjë gjë aty. Nuk është reale, por i kam shkruar të paktën këtu. Është me spec një çikë kjo histori se janë dhe filmat e pastër që nxorra.

    Mjeku – Duhen dhe analizat e yndyrnave pak të shpjegohen, të mpiksjes së gjakut se duhen bërë keq ato dhe të transkriptohen tek fletëdrejtimi për kemp. Do t’i sajoj unë.

    Mjeku – E takove Kelin?

    Pacienti – Po.

    Mjeku – Në ç’formë e takove?

    Pacienti – Sa ikëm bashkë vajtëm atje.

    Mjeku – Tani ai do kafe.

    Pacienti – Po po pa merak.

    Pacienti – T’ia japim që tani?

    Mjeku – Do një dyqindëshe, Keli. Do ia coj unë që sot se nesër është në kemp edhe 100 unë, 100 Tani.

    dita
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 14-01-2014 më 17:52

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Kamerat e fshehta të “Ça’ thu”: 400 mijë lekë për… t’u bërë invalid

    Sa me shume ti nxjerrin aq me mire do te bejne. Vetem ne kete menyre mjeket apo kushdo qe i sherben pacientit, klientit, do mendohen dy here para se te kerkojne rrushfet nevojtarit.
    E ka dhe cik vet fajin populli i thjeshte. Vet i mesuan me rrushfete, sa punonjesit ne sherbim te popullit arriten deri ne ate pike sa i kerkuan hapur fare leket. Kane kaq vite qe u pasuruan me leket e nevojtarit.
    Feelings change - memories don't.

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Kamerat e fshehta të “Ça’ thu”: 400 mijë lekë për… t’u bërë invalid

    Po gazetaret ku e gjeten ate te drejte ligjore te filmojne fshehtas?
    Nqs perdorimi i kamerave te fshehta eshte e ndaluar me ligj nga qytetaret
    dhe lejohet vetem te perdoret nga persona te autorizuar nga prokuroria,
    detektive te caktuar me urdher gjykate,atehere
    keto gazetare per kete inisiative filmimi fshehtas mund te kene thyer ligj dhe jane ne big trouble.....
    Nje akti tille me siguri ka thyer edhe ligjin e privacise per doktoret.
    Raportet doktor pacient qe shkon per tu vizituar nuk duhet kurre te survejohen me kamera te fshehta dhe mikrofona
    pasi kjo bie ne kundershtim me ligjin per te ruajtur konfidencialitetin
    e informacionit sensitiv shendetsor per pacientin.
    Doktori eshte betuar qe do ruaje kete informacion per pacientin sekret dhe informacion do i leshohet
    sipas ligjeve ne fuqi vetem organeve te ruajtjes se rendit,organeve hetimore, gjykatave nqs ato kerkojne informacion me dokument
    te firmosur si dhe paleve te interesuara institucioneve shendetsore qe kane
    lidhje dhe jane te perfshira ne proceduren e kurimit te pacientit.
    ====
    Nejse, akti i doktoreve qe kane marre leke ashtu eshte i turpshem.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kamerat e fshehta të “Ça’ thu”: 400 mijë lekë për… t’u bërë invalid

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin

    Investigimi gazetaresk (edhe me kamere te fshehte) nuk eshte per se i ndaluar...
    I ndaluar eshte vetem publikimi i njerezve te filmuar me emer, mbiemer, etj.
    Perderisa nuk zbulohet identiteti i te filmuarve parmisht mund te filmosh dhe publikosh pothuajse cfare te duash , dhe nga ky film te provosh te dokumentosh cfaredo dukurie negative, fenomeni, dyshimi, akuze...
    Natyrisht se duhet te jesh gazetar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 14-01-2014 më 22:48

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Kamerat e fshehta të “Ça’ thu”: 400 mijë lekë për… t’u bërë invalid

    Ne klinika shendetsore,ne ambjente burgjesh,ne spitale, ne ambjente ku punohet me materiale jo per publik
    filmimet e fshehta jane te ndaluara.Perjashtim bejne vetem rastet kur filmimet jane te autorizuara
    nga prokuroria/gjykata ,si dhe sherbimi sekret dmth organe te ligjit bejne hetim,si hetusa detektive,eshte shteti qe ben hetim dhe instalon kamerat e fshehta
    Edhe kamerat televizive duhet te perdoren ne menyre shume te kufizuar,nuk lejohen te perdoren ne disa zona restricted zona qe jane jo per publik,ka pajisje materiale sekrete jo per publik,as regjistrime audio pasi ruhet konfidencialiteti,sekreti per pacientet.
    Filmimet e fshehta mund te jene ok(nqs e lejon ligji lokal,kuptohet) neper dyqane,supermarkate dmth ambjente ku ka akses cdo njeri,publiku ne pergjithsi,por ne zona
    qe jane te rezervuara vetem per nje personel dhe paciente filmimet e fshehta ndalohen.
    Gazetari mund te kerkoje te intervistoje dhe deri ketu ne rregull,mund te filmoje te intervistuarin dhe kaq,por filmime te fshehta jane absolutisht te ndaluara te behen nga gazetare.
    Nuk besoj te ekzistoje ndonje ligj ne Shqiperi qe ti jape te drejte gazetareve te filmojne fshehtas.Filmimi ka shume mundesi te jete ilegal dhe i denushem.Ligjet per filmimet e fshehta mund te jene te ndryshme ne shtete te ndryshme.Mbase ne Gjermani mund te lejohet me ligj filmimi i fshehte por jam i bindur qe ka edhe kufizime te vendosura me ligj,nuk mund te aplikohet filmim i fshehte kudo.Ky eshte material per organizatat e ruajtjes dhe mbrojtjes se te drejtave te privacise se qytetareve dhe punonjesve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 15-01-2014 më 20:24
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Kamerat e fshehta të “Ça’ thu”: 400 mijë lekë për… t’u bërë invalid

    ku eshte problemi ? pse filmojne gazetatret me kamera te fshehta apo pse doktoret shperdorojne detyren duke u akorduar asistence ne para nje personi qe eshte i afte per pune dhe jo nje invalidi te vertete.
    po policia e tahirit pse nuk bashkepunon me gazetaret?

  7. #7

    Privilegje apo kufizime te tilla nuk ka...
    Per gazetarine ( investigative ) ne shtete demokratike parimisht nuk ka censurim.
    Filmimet e tilla jane te ndaluar vetem kur qartazi nuk kemi te bejme me publikim te nje dukurie apo informacioni me interes te shquar publik.
    Ne shume raste te komplikuara eshte gjykata qe ne fund vendose se cili interes peshon me shume, interesi privat apo publik.

    Ceshtje tjeter eshte forma e publikimit te materialit filmik etj.
    Ne kete aspekt ne Shqiperi sigurisht se ndodhin edhe shkelje te renda ligjore.
    Nese nuk zbulohet identiteti i te filmuarit, as me emer, as me adrese, as permes filmit, zerit etj. atehere ne shumicen e rasteve nuk ka asnje problem. Publikimi i dukurive negative ne nje spital, ne nje shkolle, ne nje fabrike etj. jane interes publik. Askush s'ka te drejte te ndaloje gazetaret qe fshehurazi, edhe me kamera, te hulumtojne dyshimet e caktuara ne keso mjedise.
    Denoncimi publik, edhe permes publikimit te fotografive ilegale etj., cfare bejne shpesh gazetat dhe TV ne Shqiperi, eshte tematike tjeter.

  8. #8
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Kamerat e fshehta të “Ça’ thu”: 400 mijë lekë për… t’u bërë invalid

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    ku eshte problemi ? pse filmojne gazetatret me kamera te fshehta apo pse doktoret shperdorojne detyren duke u akorduar asistence ne para nje personi qe eshte i afte per pune dhe jo nje invalidi te vertete.
    po policia e tahirit pse nuk bashkepunon me gazetaret?
    Problemi eshte te etika profesionale e gazetareve dhe respektimi i ligjeve,
    pa tejkaluar te drejtat e diktuara nga ligji per gazetaret..
    Nqs filmimi i fshehte konsiderohet i paligjshem atehere gazetaret
    nuk kane te drejte te bejne filmime te fshehta.
    Per raste filmimesh apo marrje fotografi nga gazetari ne prona private,ne spitale etj
    gazetari nuk mund ta beje fshehtas sepse e ndalon ligji.
    Sikur ligji ta lejonte,perseri gazetari duhet te marre dokument leje release nga drejtori i institucionit
    dhe te behet gjithmone,video/fotografim me pranimin e drejtorit.
    Sikur prokuroria ta hetoje kete pune dhe te vertetohen procedura
    ilegale nga gazetaret,atehere gazetaret jane ne big trouble dhe mund te perfundojne ne burg.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 16-01-2014 më 01:28
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Kamerat e fshehta të “Ça’ thu”: 400 mijë lekë për… t’u bërë invalid

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Problemi eshte te etika profesionale e gazetareve dhe respektimi i ligjeve,
    pa tejkaluar te drejtat e diktuara nga ligji per gazetaret..
    Nqs filmimi i fshehte konsiderohet i paligjshem atehere gazetaret
    nuk kane te drejte te bejne filmime te fshehta.
    Per raste filmimesh apo marrje fotografi nga gazetari ne prona private,ne spitale etj
    gazetari nuk mund ta beje fshehtas sepse e ndalon ligji.
    Sikur ligji ta lejonte,perseri gazetari duhet te marre dokument leje release nga drejtori i institucionit
    dhe te behet gjithmone,video/fotografim me pranimin e drejtorit.
    Sikur prokuroria ta hetoje kete pune dhe te vertetohen procedura
    ilegale nga gazetaret,atehere gazetaret jane ne big trouble dhe mund te perfundojne ne burg.
    eshte detyrim ligjor jo vetem per gazetaret por per te gjithe qytetaret qe kur shikojne nje hajdut, nje kriminel ta filmojne ne qofte munden, jo ta fshehin krimin.

  10. #10
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Kamerat e fshehta të “Ça’ thu”: 400 mijë lekë për… t’u bërë invalid

    Nqs sheh dike qe vjedh nuk ke asnje detyrim para ligjit ta raportosh apo jo.Detyrim ligjor nuk ke.
    Detyrim moral si qytetar ke.
    Mund ta raportosh,ose te heshtesh eshte zgjedhja jote.
    Por nqs do e raportosh mos perdor as video kamera as aparat fotografik,pasi ligji e ndalon.
    Publiku do e shohi ne Youtube videon dhe do thote bravo,atij qe e ka filmuar.
    Por kur ta marre si material nje avokat, ai avokat ne gjyq do argumentoje qe ti ke bere faj qe ke filmuar
    pasi eshte ne kundershtim me ligjin NR aq dhe neni kaq.Ai qe ka bere vjedhje kuptohet ka thyer ligj ,por ke thyer ligj edhe ti,
    pasi ke filmuar dhe filmimi qe ke bere eshte ne kundershtim me ligjet.
    Ligji mund te thote qe eshte kategorikisht e ndaluar te fotografosh apo filmosh fshehtas apo hapur nje person,
    nje grup personash,nje ambjent apo prone private pa marre pelqimin dhe pranimin e personit qe do filmohet/fotografohet,
    pa marre pranimin/pelqimin e cdo pjestari ne grup qe do filmohet fotografohet,pa marre pelqimin e pronarit te prones,
    ambjentit privat,apo drejtuesit te nje institucioni.pelqimi i personit grupit qe do filmohet arrihet me dokument me shkrimku firmoset nga personi
    qe eshte dakort qe ai te fotografohet,te filmohet,te regjistrohet audio.ne dokument personi mund te vendose edhe kushte
    Kushtet mund te jene
    1>personi nuk do qe fotoja e tij te botohet ne revista
    2.Video e tij te mos futet neYoutube apo tedigjet ne CD/DVD
    3.Video e filmuar te mos shitet,temos behen2 kopje apo me shume
    4.Video te perdoret vetem nga televizioni ku gazetari punon.
    5.Video/foto te mos perdoret per tu shitur,te mos perdoret sipjese ilustrim e websajteve
    dhekushte te tjera
    Nqs te dyja palet biendakortdhe gazetari respekton kushtet,atehere ne rregull gazetarieshte nerregull me ligjet
    dhe duke pasur kete dokument te firmosurmund te mbroje veten etij dhe tregoje dokument marreveshjen gjykatesitdhenuk ka gjykate ne bote te te denoje
    nqs kontrata eshte sipas ligjitdhe nuk ke dhunuarte drejtat e personit pelqimin dhe vullnetin e tij.
    ======
    Pse filmimet e fshehta jane gjithmone gabim kur behen nga gazetare,qytetare te pa autorizuar nga ligji?
    1.Dhunohen privacia e individit/grupit qe filmohet fotografohet.
    2.Ekspozohen ne publik ambjente private,materiale private,salla dhomaetj qe mund te jene zona te ndaluara per publik.
    Shembull. nqs nje gazetar hyn hajdutce ne nje fabrike armesh,ai mund tefilmojeato padijenine dhe pranimin e drejtusve te fabrikes
    makineri,pjese kembimi,arme pjesearmesh ambjente ne fabrike,mund te hyje ne zyra pa njeri dhe filmoje sekrete teknologjike etj?
    A eshte ok? I DONT THINK SO.gazetarit investigativ nuk i lejohet te germoje dhe filmoje informacion sensitiv dhe te hyje ne ambjente restricted per publik.
    Pamvarsisht nga motivet qe ka gazetari akti i filmimit fotografimit te fshehte eshte i denushem.Gazetari duhet te njohe ligjet mire dhe limitet dhe te
    mos kaloje kufijte ne punen e tij,pasi kjo mund te shkaktoje deme te jashtezakonshme per nje biznes,
    dhe per keto deme dikush duhet te paguaje ose me jete ose financiarisht.
    Ku eshteqellimi iakteve te tilla ngagazetare.
    E para denoncohen ne publik akte korrupsioni,vjedhje,mashtrime,akte demesh per ambjentin,rreziqe helmesh,praktika me rrezikper jetene publikut etj.
    Pikerisht nen masken e nje motivi human dhe moraliteti te shoqerise dhe respektimit te ligjeve gazetari ka per qellim.
    1 Te rrise famen e tij personale si gazetar.
    2.Rritja e fames do e beje ate me te pranushem
    Te gjithe do ta pranojne kerkesen e tij si gazetar per te bere intervista pyetje pasi eshte i famshem dhe njerezit duan gjithmone te bejne biznes me persona te famshem.
    3.Botimi i materialeve video/fotografi sensacionale do rrise shitjet e gazetes qe do te thote me shume shitje me shume para fitim per gazetarin.
    Pra gazetari benpara duke filmuar pamje te fshhta te jetes private te njerezve,punonjesve publik,personaliteteve etj.Atehere ketu lind konflikti
    midis ketij gazetari paparacidhe personit te filmuar.
    personi i filmuar me te drejte inatoset ne kulm dhe revoltohet per keto arsye
    1.Personii filmuar ndjehet i revoltuar pasi i eshte dhunuar privacia.Gazetari ka shkelur ligj duke dhunuar privacine e dikujt
    2.Personit i kane dale ne publik ambjentet private ku ai punon/jeton,pa pelqimin dhe lejen e tij eshte bere filmim, fotografim.
    3.Personi privat e ka te qarte qe gazetari ka thyer ligj dhe postuar ne youtube video,ka futur fotografi ne gazete.
    4.Personi privat mendon,une filmohem ne fshehtesi si qeni dhe gazetari e perdor videon si biznes pa lejen time dhe
    ben fitime me videon ku jam une dhe ambjenti ku jetoj dhe punoj.Kjo e revolton me te drejte personin e filmuar.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •