Sekuestrohen 800 kg drogë, 5 shqiptarë në pranga
Droga e sekuestruar e fshehur ne nje pllake mermeri ne kamion
ROME- Pesë shqiptarë janë arrestuar nga policia për trafik të lëndëve narkotike nga Shqipëria për në Itali.
Pas kontrolleve policia italiane e ka sekuestruar një sasi droge prej 800 kg marijuane me një vlerë tregu prej 1 milionë eurosh.
Operacioni është kryer pasditen e datës 10 janar, kur hetuesit ndaluan një kamion dhe një makinë në zonën industriale në Anagni. Kamioni kishte mbërritur në Brindisi nga Shqipëria, një natë para se të sekuestrohej nga policia.
Të arrestuar janë shtetasit Arjan Llanaj, lindur në Fier, shofer i kamionit, Mihallaq Licaj, lindur në Vlorë, Petrit Pirra, përfaqësues i grupit në Itali, Fatjon Mecani, lindur në Vlorë si dhe Nertil Licaj, lindur në Shqipëri.
Panorama
Krijoni Kontakt