Shqipëria në gjendje lufte: Në 23 vjet ka 6259 persona të vrarë
Publikuar: 10.01.2014 - 14:35
Në 23 vjet Shqipëria ngjan si të ketë qenë në luftë. Janë 6259 persona që janë vrarë nga armët e zjarrit dhe armët e ftohta në ngjarje nga më të ndryshmet në të gjithë vendin duke treguar se humbja e jetës në Shqipëri bëhet me një lehtësi që nuk gjen model të dytë në botë.
Në një insert gjatë emisionit “Debati” në Channel One të së enjtes ku u diskutua situate kriminale, gazetari Roland Qafoku solli nga arkivi personal në formë tabele të gjitha vrasjet vit pas viti në 365 ditë për 23 vjet rresht.
Ato nisin që nga viti 1990, vit kur u rrëzua sistemi komunist e deri në vitin 2013 që sapo lamë pas. Nuk ka rëndësi kush ka qenë në pushtet, të majtët apo të djathët. Nuk ka fare rëndësi kush ka qenë kryeministër Sali Berisha, Fatos Nano apo Edi Rama. Ajo që është e rëndë të thuhet është statistika me shifra që me një mesatare rezulton të jenë vrarë mbi 272 persona në çdo vit kalendarik.
Viti me më shumë vrasje është1997 me 1542 persona të vrarë, ndërsa ai me më pak të vrarë është viti 2006 me 87 persona të vrarë. Duhet theksuar se në këtë tabelë nuk janë të përfshirë tragjeditë dhe aksidentet e të gjitha llojeve.
http://www.zeri.info/artikulli/24532...rsona-te-vrare
Krijoni Kontakt