Anketa e çuditshme: SHBA-të - kërcënuese të paqes dhe shteti më i mirë për të jetuar!


Në anketën që ka përfshirë mbi 66 mijë të anketuar nga 68 shtete, qytetarët janë përgjigjur në shumë pyetje, ndër të cilat edhe ajo se “cilin shtet më me qejf do ta quanin shtëpi”.

Shtetet e Bashkuara kanë zënë vendin e parë në listën e vendeve që paraqesin kërcënimin më të madh për paqen në botë!? Kështu besojnë 24 për qind e të anketuarve. Vendin e dytë e ka zënë Pakistani, me tetë për qind të “votave”, e ndjekur nga Kina me gjashtë dhe Afganistani me pesë për qind, raporton Huffington Post .

Ajo që është veçanërisht interesante është se qëndrimi antiamerikan nuk është regjistruar vetëm në vendet ku kjo gjë është e zakonshme, p.sh. si Rusia apo Lindja e Mesme, por edhe shtetet anëtare të NATO-s, të tilla si Turqia dhe Greqia.

Amerikanët kanë një mendim pak më të ndryshme. Shumica mendojnë se kërcënim për paqen botërore paraqet Irani. Në vendin e dytë e kanë vendosur Afganistanin, ndërsa në të tretin Koreja e Veriut.

Hulumtimi është bërë nga Gallup International dhe në të kanë marrë pjesë 66 mijë të intervistuar nga 68 shtete. Të anketuarit po ashtu janë përgjigjur edhe në pyetjet si “cilin shtet më me qejf do ta quanin shtëpi” apo “a është bota vend më i mirë tash”.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara janë vendi më i preferuar i të anketuarve për t’u shpërngulur dhe për të jetuar aty. Pastaj vijnë Kanada dhe Australia.

Përveç kësaj, të anketuarit kanë thënë se bota do të ishte më e mirë nëse do të ketë më shumë politikane. /Telegrafi/
http://www.telegrafi.com/lajme/anket...r-4-17116.html

"kercnuesi numer nje i paqes ne bote, vendi me i preferuar per te jetuar"...!