JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE
Une nje pyetje kam,kot po me grric kurioziteti...kush ka ndonje pergjigje,te me ndricoje !!!
Ka ndonje shtet tjeter te botes,Europes,Amerikes,Zululandit apo nga planeti i Marsit,ky Kryeministri,Ministri,Deputeti dhe Sekretari prononcohen ne deklarata zyrtare me peshe dhe delikatese specifike,NE FACEBOOK ?!
Konkretisht,u arrestua/eleminua nje individ qe perbente kercenim per qytetaret e ketij Shteti,menyra per te treguar kete eshte nepermjet Facebook ? Hap lajmet,nuk shikon aty Tan Didin te dali te flasi,po kronika per kete lajm eshte nje screenshot i profilit te Sajlesh Tahirit qe thote kete. E njejta skeme me Salesh Berishen,Edi Leshin,etj etj.
Ndodh dhe neper bote kjo ?
"Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."
shigjeta (04-01-2014)
Saliu Edi dhe Tahiri duan te marrinne Fejsbuk.
Sot fiton me shume elektorat ne fejsbuk,pa
harxhu asnje lek se sa ne realitet,Sali dhe company mendojne se jane me afer me popullin ne fejsbuk
dhe u pelqen te mburren nje cike aty.
Ligji eshte rregullatori.Mungon ligj ne Shqiperi qe te ndaloje pushtetare dhe ish pushtetare te
japin deklarata zyrtare ne faqet e social medias ne internet.
Te shprehurit ne social media dhe ne faqe te tjera te ngjashme ne internet eshte shprehje e lirise se fjales.
Lejohet me kushtetute ne cdo shtet ne demokraci.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 03-01-2014 mė 19:00
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
face book kane edhe femijet e kopshtit, edhe ata flasin por pse shkruajne gazetat keto qe shkruhen ne face book-et e njerezve.
koment tipik per nji adoleshent e jo nje minister shteti
shpresoj te hetohet prej prokurorise nese ky person asht vra me apo pa dashje ne shkembim zjarri
Nuk besoj te kete. Politikanet shqiptare te te dyja kraheve akoma se kane kuptuar rrezikun qe mund t'ju vije nga social media. Fb mund t'u japi "popullaritet "por dhe aq kollaj mund t'jua cenoje reputacionin apo postin. Ne pergjithesi po te futesh ne fb e politikaneve te huaj jane shume te rezervuar. Nuk shkruajne opinione personale ne lidhje me nje ceshtje delikate qe mund te krijoje keqinterpretime apo pakenaqesira nga populli.
Ai nuk ju bind urdherit dhe e qelluan. Mbaroi hetimi. Vertet mendon se do harxhojne kohe e leke te hetojne per nje kriminel qe sulmoi policin?!
Feelings change - memories don't.
PD: Qėndrimi i Tahirit pėr vrasjen e Gazmir Markut, i turpshėm. Tahiri: Deklarata e pavend
4 Janar 2014 | : Kryesoret,Politikė | Autor: Gazeta Shqip
Deklarata e ministrit tė Brendshėm, Saimir Tahiri pas vrasjes sė Gazmir Tahirit, person i shpallur nė kėrkim dhe autor i plagosjes sė njė polici, ėshtė bėrė burim deklaratash nė distancė mes tij dhe opozitės.
Partia Demokratike i ka kėrkuar ministrit tė Brendshėm, Saimir Tahiri, tė reagojė dhe tė kėrkojė ndjesė pėr komentin e tij. Koordinatorja e selisė blu pėr mediat, Silvi Bardhi, nė njė dalje publike deklaroi se Tahiri duhet tė japė shpjegime pėr sjelljen e tij, qė sipas saj ishte njė akt turpi pėr shtetin.
Prej 5 ditėsh, asnjė reflektim nga ana e Ministrit tė Brendshėm, i cili ka mbajtur publikisht qėndrimin mė tė papjekur nė historinė e shtetit shqiptar. Partia Demokratike i kėrkon z.Tahiri tė japė shpjegime e tė distancohet menjėherė nga qėndrimi i tij mbi vrasjen e njė qytetari nga policia, pasi sjellja e tij ėshtė njė akt turpi pėr shtetin, pėr imazhin e vendit, dhe pėr vetė Policinė e Shtetit.
Ėshtė e pabesueshme qė Ministri i Brendshėm tė thotė bravo pėr njė vrasje, ta konsiderojė Policinė e Shtetit si njė organizatė qė merr hak, dhe ta trajtojė ngjarjen si njė ēėshtje tė brendshme, duke harruar ligjin dhe rregullat e shtetit. Partia Demokratike mbėshtet aksionet e policisė edhe kur ato sjellin pasoja ekstreme, nėse kjo ėshtė njė masė e nevojshme pėr sigurinė e vetė policisė dhe tė qytetarėve. Partia Demokratike mbėshtet reagimin e policisė kur ėshtė proporcional dhe nė kushtet e parashikuara nė ligj. Por ėshtė e pafalshme qė Ministri i Brendshėm tė predikojė vrasjen. Kjo nuk ėshtė sjellja e njė ministri tė njė vendi qė aspiron tė integrohet nė Bashkimin Europian. Me qėndrimin e tij publik, ministri Tahiri duket se ka ndėrmend tė instalojė nė Shqipėri dėnimin me vdekje, ta kthejė Shqipėrinė mbrapa nė kohėn e praktikave tė sigurimit tė shtetit,- tha Bardhi. Sipas PD-sė sjellja e Tahirit ėshtė shenjė e delirit tė madhėshtisė. Veprimtaria e policisė sė shtetit ėshtė e bazuar rreptėsishtė nė ligj, dhe nuk ėshtė njė lojė luftash, siē zhvillohet nė mendjen e ministrit Tahiri. Me qėndrimin e tij pas ngjarjes, Ministri i Brendshėm ka treguar se ėshtė njė rrezik publik, dhe se nuk ka kthjelltėsinė e pjekurinė e duhur pėr tė mbajtur njė detyrė kaq tė rėndėsishme. Duke qenė se deklaratat e Ministrave, pėrpara se tė bėhen publike, kalojnė nga aparati qėndror i Edi Ramės, pėr fat tė keq, kjo histori delirimi me pushtetin pėrfshin dhe Kryeministrin e vendit.
Kjo e bėn edhe mė tė rėndė situatėn, dhe mė tė pashpresė zgjidhjen. Kur njė ministėr ēmendet publikisht, nuk i kėrkon dot as kryeministrit qė tė marrė masa, pasi ai vetė ka dhėnė liēencėn pėr kėtė dalldisje adoleshenteske. Prej 5 ditėsh, asnjė reflektim, as nga ministri dhe as nga kryeministri. Partia Demokratike, edhe njėherė kėrkon reagim publik, shpjegim publik dhe distancim publik tė kryeministrit dhe ministrit tė Brendshėm, nga ky qėndrim tėrėsisht joeuropian i z.Tahiri. Vetėm njė distancim i qartė publik, do tė ishte njė lehtėsim pėr opinionin publik qė ėshtė sot e kėsaj dite i shqetėsuar pėr komentet e qeverisė mbi vrasjen e njė qytetari tė dyshuar pėr vepra tė rėnda penale,- deklaroi Bardhi.
I pyetur lidhur me deklaratėn e Partisė Demokratike, ministri Tahiri deklaroi se nuk i heq asnjė presje komentit tė tij dhe se kritika e PD-sė ėshtė abuzive.
Nuk kam koment tė madh. Jam i hapur pėr sugjerimet e kujdo. Mirėpres ēdo sugjerim nga opozita. Konstatoj qė njė deklaratė e tillė ėshtė e pavend dhe abuzive, e para sepse punonjėsit e policisė sė shtetit garantuan zbatimin e ligjit nė kushte ekstreme pėrballė njė personi qė shfaqte rrezik publik. E pėrsėris pa asnjė presje edhe njė herė falenderimin tim pėr punonjėsit e policisė. Ne pėrfaqėsojmė dy modele tė ndryshme, opozita e sotme dhe Sali Berisha shpėrblyen gardėn qė vranė tė pafajshėm, ndėrsa unė drejtova njė falenderim publik pėr policinė qė kryen detyrėn dhe zbatuan ligjin pėr vrasjen e njė krimineli. Koha ka ndryshuar, nė kohėn e tyre vriteshin punonjės policie, sot jo.
Ne bėjmė maksimumin qė asnjė jetė e asnjė punonjėsi policie tė mos humbasė. Ata qė guxojnė ti kthehen policisė sė shtetit me armė do marrin pas koston e veprimit tė tyre Kriminal. Unė pėrsėris kėrkesėn time pėr ēdo kontribut nė rritjen e nivelit tė sigurisė nė vend. Deri mė sot nuk kam parė asnjė falenderim pėr qeverinė pėr mbėshtetjen qė i dha policisė sė shtetit sa i pėrket buxhetit. Prirem tė besoj se mbase edhe opozita ka vullnet tė mire, por duhet ta tregojė,- u shpreh Tahiri.
4 janar 2014 (gazeta-Shqip.com)
Nje kriminel qe kundershtoi te dorezohej vdiq nga duart e policise. Mos e harro kete. Mos i shtrembero faktet sipas interesit partiak. A mund te jete bere ndonje gabim thua ti ? Mund dhe te mos e kishin vrare kriminelin..edhe mundet, por as une as ti nuk ishim atje kur ata shkuan ta arrestonin. Nuk u ndeshe ti ball per balle me kriminelin, por policiet. Policet qe ta dish ti kane te drejte te qellojne nese i kerkuari kundershton te dorezohet apo bindet urdherave.
Se c'ben policia brenda per brenda pastaj te hetoje punen e policave eshte tjeter gje. Dhe mund ta bejne, dhe mund mos ta bejne. Varet sa do jete e nevojshme.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mia@ : 04-01-2014 mė 13:20
Feelings change - memories don't.
asht fakt qe u vra prej plumbave te policise, pse nuk i permend krejt faktet e tjera s'do me thane qe po i shtemberoj atoNje kriminel qe kundershtoi te dorezohej vdiq nga duart e policise. Mos e harro kete. Mos i shtrembero faktet sipas interesit partiak.
pra, qe te kuptohet prej nesh qe nuk kena qene te pranishem se c'ka ndodh asht shume e nevojshme qe te kryhet hetim i policise, nqs ka veprime te paligjshme duhet hetimi prokurorise, kjo eshte te jesh transparent e te mos kesh frike te perballesh me opinionin publik per veprimet qe i kryen. S'fundi, ti dhe une duke qene persona te ndryshem mund te kena pritshmeri te ndryshme per sjelljen e policise apo Ministrit te RenditA mund te jete bere ndonje gabim thua ti ? Mund dhe te mos e kishin vrare kriminelin..edhe mundet, por as une as ti nuk ishim atje kur ata shkuan ta arrestonin. Nuk u ndeshe ti ball per balle me kriminelin, por policiet. Policet qe ta dish ti kane te drejte te qellojne nese i kerkuari kundershton te dorezohet apo bindet urdherave.
Se c'ben policia brenda per brenda pastaj te hetoje punen e policave eshte tjeter gje. Dhe mund ta bejne, dhe mund mos ta bejne. Varet sa do jete e nevojshme.
Krijoni Kontakt