ENIGMA BILAL XHAFERRI
(nga Namik Mane
Parathėnie per librin Dashuri e pergjakur (romancė) me autor Bilal Xhaferri, botim i vitit 1992.)
Jeta e Bilalit ishte njė jetė e rėnduar me halle dhe brenga, ishte njė jetė me luftėra, pėrpjekje dhe humbje. Ishte njė jetė me dimra, me shkrepje rrufeje. Ishte njė jetė qė jetės nuk ia njohu gėzimet...
Bilal Hoxha (Xhaferri) ishte njė meteor, ishte njė yll qė u kėput shpejt nga toka mėmė qė pėrjetėsia nė gjirin e saj e mbėshtolli.
Bilali ka lindur mė 1936 nė fshatin Ninat tė krahinės sė Konispolit. Nėna e la tė mitur. Njė vėlla e tri motra. Nė fillim tė vitit 1945 babai i tij, Xhaferr Ferik Hoxha (Mustaqja) u arrestua dhe u ekzekutua pa gjyq. Fėmijėt mbetėn jetimė. Ata i rriti gjyshi plak disi i qorruar. Nė moshėn 12-vjeēare Bilali largohet nga fshati i lindjes dhe shkon nė Sarandė ku punon si korier. Kėto ishin pėrpjekjet e njė fėmije pėr tė mbijetuar. Mė vonė kryen njė shkolle pėr teknik-gjeometėr. Ende tė vogėl, Bilalin e gjen Tiranės, Durrėsit, Krujės, Laēit, Malsėive tė Shkodrės. profesioni dhe tėrė kėto endje e bėnė tė njihej me njerėz tė shumtė dhe mjedise tė ndryshme. Gjatė kėtyre viteve u burrėrua. Shpirti i poetit, shkrimtarit tė ardhshėm mbushej me pėrvojė jete, mbushej me mall pėr motrat, mbushej me peisazhet e mahnitshme qė do tė derdheshin nė tė tėra krijimet e tij. Dhe, qė tė pėrjetėsonte babain e tij tė ekzekutuar padrejtėsisht, nė krijimet e veta pėr mbiemėr vuri emrin e tė atit.
Bilal Xhaferri kishte njė arsim tė kufizuar, por ai ishte njė talent i jashtėzakonshėm. Nisi tė botojė tregime qė nė vitin 1962 dhe gjer nė vitin 1968. Ai u mirėprit nga tė gjitha organet letrare tė atyre viteve. Bilali ishte njė Tip i heshtur, disi i distancuar nga kėnaqėsia qä u jep jeta tė rinjve. Mund tė shtoj se kur shkruante romin Krasta Kraus nė njė dhomė hoteli nė Tiranė, kam parė pak mė tej tavolinės sė punės, nė njė pjatė: njė riskė bukė, pak djathė dhe ndonjė fik. Kėshtu e shtynte urinė. Nė vitin 1966 u botua vėllimi me tregime njerėz tė rinj tokė e lashtė. Nė 1967 u botua, por nuk doli nė qarkullim vėllimi poetik Lirishta e kuqe. Nė vitet 67-68 pėrfundoi pjesėn e parė tė romanit Krasta Kraus. Ka tregime dhe vjersha tė pabotuara, reportazhe dhe skica. Jeta e kėtij talenti kaloi nėpėr Shqipėri me njė shkėlqim verbues dhe me njė shpejtėsi drite, por prapė mendoj se pėr njė jetėshkrim mund tė mblidhen momente, ngjarje, kujtime, fakte; mund tė duhet tė dėshmojnė me ndershmėri tėrė dashamirėsit e hershėm tė Bilalit. Kėshtu mund tė kontribuojnė edhe nė plotėsimet e trashėgimisė sė tij letrare. Duke qenė larg strehės, ngrohtėsisė familjare, nga rruga nė rrugė, nga kantieri nė kantier, Bilalit, kėtij endacaku shekspirian, iu imponua parregullsia. Dheu qė ia brumosi krijimtarinė e tij, vetė ia pėrpiu...
Nė kėtė biografi tė shkurtėr tė Bilalit nuk mund tė rri pa theksuar finalen, atė rastin fatal qė ndikoi aq shumė nė jetėn e tij.
Nė vitin 1968 nė sallėn e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe artistėve tė Shqipėrisė, bėhej diskutimi i romanit Dasma i shkrimtarit tė mirėnjohur Ismail Kadare. Mbas shumė lavdėrimeve ngrihet Bilali dhe me argumente bindėse dhe tė sinqerta e kritikon romanin. Ky veprim nuk ka tė bėjė me paramendime, por u ushqye nga dobėsitė e shumta tė vetė romanit, dhe nuk ka tė bėjė aspak me atė ngjyrė qė shkrimtari i madh Isamil Kadare i ka dhėnė nė librin Ftesė nė studio. Zoti Kadare ka folur me hamendje, ashtu si oficerėt e sigurimit tė atyre viteve, qė atė rast u mundua ta ndėrlikonin dhe ta quanin si gjoja veprim tė njė grupi tė oragnizuar kundėr veprės mė novatore, mė revolucionare tė shkruar gjer atėherė. Jeta e romanit Dasma dihet...Zoti Kadare mjafton tė kujtojė buzėqeshjen tėrė ngrohtėsi qė i dha Bilalit kur u ngrit pėr tė folur. Ja, - ka menduar nė ato ēaste tė vėshtira Kadareja, - po ngrihet pėr tė mė mbrojtur ky talent i ri, ky njeri i heshtur qė nuk e kemi dėgjuar njė herė tė flasė. Besoj se do tė ma kėnaqė sedrėn... Por nuk ndodhi ashtu, Kadareja u zhgėnjye...
Bilali shpesh ma ka pėrmendur me dhimbje tė papriturėn qė i bėri Ismailit. Kishte ndjenja tė holla Bilali. Ishte i mbushur me virtyte e kurrsesi nuk mund tė ngrihej kundėr sė vėrtetės, qoftė edhe pėr hir tė dobėsisė qė kishte pėr madhėshtinė e Kadaresė. Jeta njeh raste tė shumta qė njerėz tė mėdhenj i kannė mohuar tė thėnat e tyre kur janė zhvleftėsuar nga realiteti. Njė rast i tillė do ta lartėsonte sė tepėrmi edhe zotin Kadare. Nė fund tė fundit, e vėrteta ėshtė nė anėn e Bilalit.
Nuk dua tė zgjatem me qėndrimin e organeve tė sigurimit e me trajtimin qė iu bė Bilalit mbas atij diskutimi. Seē pillte komunizmi nė tė tilla raste tashmė dihet nga tė gjithė...
...Bilalin e internuan nga Durrėsi dhe e ēuan nė sektorin Kulle tė fermės sė Sukthit, ku punoi si punėtor.
Pėr motive tė pėrafėrta, unė me tėrė fisin tim Mane, afro 56 vetė u internuam dhe u dėbum, njė pjesė nė Kryevidh dhe tjetra nė Hamallė. Atėhere ishim 5-6 km larg njėri-tjetrit, por prapė takoheshim ēdo ditė, shkruanim, kėmbenim mendime. Krijuam dhe njė vėllim tė pėrbashkėt me vjersha Njė siluetė nė errėsirė. Shpesh ndodhte tė kuptonim se survejoheshim e ndiqeshim nga persona tė veēantė. Dhe ndoshta zoti na ka ndihmuar qė su burgosėm. Mjerė ne shqiptarėt ēfat tė zi kemi pasur!
Idenė e arratisjes sė Bilalit nė fillim u munduam ta realizonim nga porti i Durrėsit, por shpejt pamė se ky veprim ishte i pamatur dhe me pasoja. Bilali shkoi nė fshatin e lindjes, u njoh me vendin, pėrgatiti terrenin dhe mbas 3-4 muajsh, sė bashku me kunatin, mė 30 gusht 1969 u arratis nga Shqipėria. Ai u largua me mendimin qė tė kthehej njė ditė. I vdekur do bėhem, emrin do ndėrroj, operacione plastike do bėj e njė ditė do tė kthehem! Kėshtu mė kishte thėnė. Dhe besonte tek vetvetja.
Pak dimė pėr jetėn e Bilait larg Shqipėrisė. E sigurt ėshtė se ka krijuar nė SHBA, nė Ēikago, njė revistė me titullin Krahu i Shqiponjės qė ka njė theks tė spikatur antikomunist. Shumė gjėra tė tjera janė tė mjegullta, enigmė: vetėm brenda njė reviste ėshtė mbyllur krijimtaria letare e Bilalir?! Ēėshtė bėrė me romanin Krasta Kraus? Dimė se pjesėn e parė e mori me vete nga shėtpia ime. Pjesėn e dytė si skicime e kishte pėrfunduar. Kėtu tė ketė ndaluar? Thueht se mbas operacionit tė njė tumori nė vitin 1986 tė ketė vdekur. Thuhet se dora komuniste e ka goditur deri atje. Deri kur do tė thuhet?! Deri kur?! Le tė shpresojmė nė ndriēimin e kėsaj engime...
Iniciativa e ndėrmarrjes botuese me emrin Bilal Xhaferri, me drejtues zotin Shefki Hysa i ka vėnė vetes si detyrė qė tė nxjerrė para lexuesve jetėn e plotė dhe krijimtarinė brilante tė Bilalit. Mendoj se, sė pari, i pėrket e drejta pikėrisht kėtij enti botues pėr ta publikuar veprėn e pavdekshme tė tė shquarit Bilal Xhaferri.
------------
Kete liber e kam blere para shume vitesh ne Tirane dhe nuk e di se sa eshte realizuar nga premtimi ne paragrafin e fundit te parathenies se tij mbi nxjerrjen para lexuesve te jetes dhe krijimtarise se Bilal Xhaferrit.
Atyre qe dine me shume rreth kesaj iu lutem te na tregojne me tej. Une solla ketu ate pak gje qe kisha ne dore mbi jeten e Bilal Xhaferrit.
Krijoni Kontakt