Denoncim publik pėr klimėn e terrorit ndaj Komunitetit Orthodhoks nė Pėrmet
KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPĖRISĖ
MITROPOLIA E SHENJTĖ E GJIROKASTRĖS
Lagja 11 Janari Gjirokastėr, tel. (00355)84264266, fax. (00355)84263773
- Deklaratė e Pėrfaqėsuesve Arkieratikė tė Mitropolisė sė Shenjtė tė Gjirokastrės
Pėrfaqėsuesit Arkieratikė tė tė gjitha Periferive Arkieratike tė Mitropolisė sė Shenjtė tė Gjirokastrės tė mbledhur sot mė 25 Shtator 2013, nė veēanti i preokupoi situata e rėndė pėr Komunitetin Orthodhoks nė qytetin e Pėrmetit.
Pas ndodhive tė rėnda tė datės 16 Gusht 2013, ku pėrmes dhunės dhe sakrilegjit iu grabit kėtij Komuniteti, kisha e Hyrjes sė Perėndilindėses nė Tempull, qė kanė tronditur mbarė opinionin, vazhdon tė mbahet ndezur klima e terrorit psikologjik, dhunės dhe frikėsimit tė besimtarėve. Veēanarisht tė Dielėn, 22 Shtator 2013, besimtarėt Orthodhoksė qė ishin duke kryer Liturgjinė Hyjnore e panė veten tė rrethuar nga forca tė shumta policore, grupe tė operacioneve speciale tė ardhura nga reparte ku ndodhen tė dislokuara dhe me synym pikėrisht terrorizimin e besimtarėve.
Njė klimė e tillė e nderė konstatohet qė nga dita e rishtetėzimit tė Kishės nė Pėrmet dhe synon haptazi tė thyejė dhe dekurajojė komunitetin e besimtarėve Orthodhoksė nga kėmbėngulja pėr tė gjetur tė drejtėn duke u bėrė njėherėsh premisė e rrezikshme pėr bashkėjetesėn paqėsore aty. Nė veēanti shteti ėshtė i ekspozuar nė kėtė rast sepse pėrveē pengimit tė veprimtarisė sė lirė shpirtėrore po lejon edhe shtypje dhe diskriminim vetėm pėr arsye tė besimit fetar.
Duke denoncuar kėtė klimė terrori dhe dhune psikologjike e fizike, edhe njė herė tjetėr pėrsėrisim kėmbėnguljen tonė, e cila tanimė gjen edhe mbėshtetjen e fuqishme tė institucioneve Europiane se:
- duhet menjėherė dhe pa asnjė kusht ti dorėzohet pėrsėri Kishės, objekti i adhurimit
- tė ndalohen lojrat e rrezikshme tė frikėsimit tė Orthodhoksėve
- tė dėnohen nė mėnyrė shembullore sakrilegjet, dhuna fizike dhe terrori i ndodhur nė 16 Gusht 2013 nė Pėrmet qė raste tė tilla tė mos pėrsėriten
Pėrsa kohė do tė vazhdojė refuzimi i sė drejtės bazė tė lirisė sė besimit, frekuentimit tė vendeve tė shenjta sikundėr kisha e Hyrjes nė Tempull tė Perėndilindėse Mari, dhe terrorizmi pėr tė mbyllur gojėn ndaj kėsaj padrejtėsie, Komuniteti Orthodhoks nuk do tė rresht sė denoncuari me qėllim pikėrisht realizimin e tė drejtave kushtetuese.
Gjirokastėr, mė 25 Shtator 2013
Krijoni Kontakt