Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-12-2013
    Vendndodhja
    Saturn
    Postime
    50

    A po përgatitet Berisha për një grusht të ri shteti?

    Të gjithë ata që kanë pritur se me largimin e detyruar nga pushteti, përmes një milion votave kundër tij; dhe me largimin “vullnetar” nga posti i kryetarit të PD-së, më në fund do t’u binin veshët rehat nga Berisha, por jo vetëm veshët, e punët do të fillonin nga e mbara, tashmë jo vetëm që janë të zhgënjyer në pritjen e tyre, por edhe e ndjejnë se gjithçka po mbarset me një tension të ri. Janë të zhgënjyer, sepse, ndryshe nga sa pritnin, Berishës nuk iu mbyll një herë goja, por jo vetëm goja; përmes mjeteve që më parë i përqeshte dhe i tallte, si “ciu, ciu”, ai po mbjell, me gjithë mundësinë e tij, vrerin për pushtetin dhe mallkimin për rrëzimin e tij. Dhe ndryshe nga gjithë të tjerët që kanë shkuar para tij, mallkimin e ka të veçantë; ndaj njerëzve që nuk e paskan kuptuar se sa shumë ai, si “baba i kombit”, mendoi për të mirën e tij, paçka se grupi i njerëzve që u pasuruan ishin besnikët e njëkohësisht shërbyesit e tij.
    Megjithatë, ky është vetëm fillimi i gjithë asaj që ka planfikuar dhe ka filluar të verë në zbatim, që prej majve e jo vetëm prej disa ditëve, njeriu i larguar nga pushteti, apo më saktë, i përzënë prej pushtetit, dy herë; herën e parë me pushkë, sepse i vuri pushkën popullit të tij, të cilin pasi e grabiti, tentoi edhe ta vriste nën breshërinë e vdekjes; dhe së dyti, përmes votës plebishitare kundër tij.

    Plani i Berishës është më i gjerë se “ciu, ciu” i tij në FB apo në rrjete sociale, është më i thellë se ajo që ka shfaqur deri tash, e po ashtu, është më i rrezikshëm se sa një llomotitje “sa kohë të duan” në parlamentin e Shqipërisë. Berisha po përgatitet për një përmbysje me dhunë të pushtetit të sotëm; ai nuk duron që edhe një herë të jetë njeriu-hije dhe nuk duron po ashtu, që në një kohë kaq të shkurtër të kthehet nga njeriu i pardesysë së bardhë në njeriun e territ dhe vdekjes së zezë. Duke qenë njeri pa pushtet, ai e ndjen se shumë shpejt, në ciklin e harkut politik të shkurtër kohor, ai do të mallkohet edhe nga të vetët, e për më tepër do të jetë Njeriu politik që përdhunshëm ka shkelur çdo ligj, juridik e njerëzor, që pas fjalëve të mëdha për kombin fshihej shitësi i tij; që pas buçitjes atdhetare nuk ishte asgjë tjetër veçse hipokrizia e më shumë se kaq; dhe se në fund të fundit çdo gjë që ishte bërë kishte pasur vetëm një qëllim; pasurimin, grabitjen e familjes së tij biologjike e politike. Sa më tepër që të zgjasë periudha e qëndrimit të tij në opozitë, aq më e hapur do të jetë mundësia e diagnostifikimit të plotë të qeverisjes së tij, dhe aq më i qartë do të jetë tumori politik e ekonomik që ai ka lënë pas vetes, për të mos folur për rrjedhojat njerëzore.

    Dhe, duke e ditur prej kohësh se kjo do të ndodhë, e për më tepër i sinjalizuar se kjo pritet të ndodhë më shpejt nga sa e kishte menduar edhe vetë ai, Berisha dhe grupi i skifterëve pranë tij, po përgatiten që tani, për riardhjen e tyre në pushtet, jo ligjërisht e ndershmërisht, por përdhunshëm dhe përmes lëvizjeve të caktuara politike.

    Berisha, planin e tij të rikthimit përdhunshëm, e ka skicuar që para 23 qershorit, sepse ishte i bindur në humbjen e tij, megjithëse nuk e priste të ishte një humbje kaq e thellë dhe dramatike. Ai, nëse deri më 22 qershor kishte bërë skicimin, pas dy ditëve, që nga e hëna e 24 qershorit, nisi të hedhë themelin e përmbysjes së ardhshme.

    Mundësia e parë:
    Rikthimi përmes përmbysjes ekonomike

    Të gjitha qeveritë, kur vijnë në pushtet, qoftë edhe për arsye populizmi, bëjnë dhurata. Kjo është një traditë e hershme e pushtetit të ri. Dikur, të gjithë mbretërit, në ditën e kurorëzimit, hidhnin para nga dritarja. Qeveria e sotme, e drejtuar nga Edi Rama, në këtë fund viti, jo vetëm që nuk do të bëjë një dhuratë shtesë, sipas ritit të pushtetit, por të heqë edhe atë që bënin dikur paraardhësit e tyre: rrogën e 13-të në pragun e vitit të ri. Të duket e çuditshme pse ndodh kjo, por fakti është se buxheti i shtetit është i zbrazur deri në fundin e tij, se ajo që quhet arka e shtetit ka mbetur krejt bosh, se tashmë nuk mund të flitet për dhurata, por për mbijetesë. Në tre muajt e parë të qeverisjes së saj, qeveria e re, që e dinte gjendjen e vështirë, vuri re se para saj kishte një humnerë ekonomike, e pamenduar kurrsesi deri në këto përmasa.

    Ky ishte qëllimi i parë imediat i Berishës, krijimi i kësaj humnere ekonomike, që sjell trazime e vullkanizime politike.

    Nëse të gjitha qeveritë bëjnë dhurata në ditën e kurorëzimit, me Berishën ndodhi ndryshe; ai bëri dhurata në çdo ditë të pushtetit të tij pas shkurorëzimit.

    Dhuratat e Berishës nuk ishin të zakonshme. Koha që ishte në mes të zgjedhjeve dhe vendosjes së pushtetit të ri, të dalë nga këto zgjedhje, duke qenë shumë më e gjatë se sa duhej, ishte plotësisht e mjaftueshme për të zhytur vendin në një kolaps edhe më të rënduar financiar, me pikësynimin e shprehur budallshëm nga vetë Berisha, se, “vendi do të shkojë si Greqia”. Ankthi për rikthimin në pushtet përmes përmbysjes ekonomike, i detajuar deri në imtësi nga Berisha dhe grupi i skifterëve ekonomikë pranë tij, ku është jo vetëm Basha apo Mima, por edhe të tjerë që nuk gjenden në listat e pagesës shqiptare, solli një rrëmujë të jashtëzakonshme në financat e vendit. Brenda pak javësh u shit, shpesh edhe me çmime qesharake, një pjesë e rëndësishme e pasurisë së shtetit, u bënë rrokada ekonomike të pashpjegueshme, fluturuan nga Shqipëria disa qindra milionë euro drejt parajsave financiare, ku kanë depozitat e tyre jo pak njerëz të politikës dhe të mafias politike të lidhur me Berishën. Jo vetëm drejt Qipros, që është tashmë një adresë e zbuluar dhe e “licensuar” nga fazlliqët, por edhe drejt vendeve të tjera, ku kanë shkuar më parë edhe qindra milionë euro të tjera.

    Parimi i Berishës se “pas meje, të bëhet qameti” nuk është thjeshtë një thënie e zakonshme, por linjë për të arritur qëllimin. E para që ai mund të bënte pas humbjes plebishitare të pushtetit, ishte pikërisht kjo: qameti ekonomik, sepse nuk kishte asgjë tjetër në dorë. Ai nuk mund të bënte pas 23 qershorit dhe deri në shtator asnjë grusht shteti, asnjë përmbysje të lojrave politike me dhunë, mund të bënte vetëm këtë: humnerën ekonomike, në të cilën ai mezi pret që të fundoset i gjithë populli që nuk e besoi, por e ndëshkoi dhe ky do të jetë njëkohësisht ndëshkimi i tij dhe rikthimi i tij në pushtet.

    Qetësia me të cilën duket se e kanë marrë socialistët këtë humnerë, të cilën e shohin, por nuk e mbushin, i jep shpresën e re Berishës se ka gjetur një modus vivendi të jashtëzakonshëm për të bërë përmbysje të madhe dhe për më tepër, të realizojë një shkapërcim drejt pushtetit në këtë prag të fundit të fuqive të tij politike e njerëzore.

    Mirëpo i gjithë ky skenar, që është skicuar para 23 qershorit dhe ka marrë tiparet e tij pas kësaj date, ka një të metë, që nuk përputhet me karakterin e Berishës dhe natyrën e tij shpërthyese. Ka të metën e kohës. Koha është armiku i saj dhe Berisha e di këtë.

    Për të pasur sukses kjo përmbysje ekonomike Berishës dhe skifterëve pranë tij, përgjithësisht të grumbulluar në shërbimin informativ partiak të tij, i duhet të presë, por ai nuk është mësuar të presë. Ai ende ndjen angushti kur mendon se i gjithë ky mision i tij mund të përmbyset. Ai kishte ankth të jashtëzakonshëm kur u diskutua mundësia e një ndihme të fuqishme ekonomike të SHBA ndaj shtetit shqiptar, në kondicion eleminimin e lëndëve kimike siriane në Shqipëri. Ankthi i tij dhe i grupit rreth tij bëri që gjithçka të transformohet, që shteti shqiptar dhe qeveria amerikane të paraqiten si institucione vrasëse, ku masakra do të jetë në çdo rrugë, shesh e shkollë, ku fëmijët e vrarë do të kallnin tmerrin… dhe e gjitha, pa përjashtim, u kalkulua në qilaret e politikës së zezë berishiane, sëbashku me ankthin se kësisoj Shqipëria mund të dalë nga kriza ekonomike dhe të ketë një vend të ri në staturën e saj politike. Ai ishte i gatshëm të shtrihej në mes të sheshit në Tiranë, ku kishte vrarë demonstrues dhe të shtrihej së bashku me fëmijët e gjorë, (por jo me nipat e mbesat e tij që asokohe bridhnin nëpër Europë) për të dhënë një spektakël ogurzi.

    Koha është armiku i Berishës në kalkulimin e parë. Ai nuk do të mund të presë kaq gjatë, edhe pse natyra e tij shpërthyese nuk e lejon; edhe pse mund të ndodhë një ndryshim ekonomik që nuk lejon përmbysje të tjera.

    Askush më mirë se ai nuk e di se në tre muaj qeverisje jo vetëm që nuk ka faj për humnerën ekonomike të krijuar, por as që mund të mendosh të dalësh nga kjo humnerë. Për më tepër ai e di krejt mirë se, edhe kjo që është zbuluar deri tani si humnerë ekonomike, është vetëm një pjesë e saj dhe me këtë lidhen shpresat afatgjata të tij.

    Rikthimi përmes dhunës së rrugës

    Ka disa kohë që, si asnjëherë më parë, Berisha po gjen krahasime me vende të tjera, në të cilat ndodhin revolta, për të bërë përngjasimin me atë që dëshiron të ndodhin në Shqipëri. Atë e josh shembulli ukrainas, jo sepse i qan zemra për ata që protestojnë, por nga dhimbja që ende askush nuk po e ndjek në thirrjet e tij delirante, por njëkohësisht edhe mizore, për përmbysjen e pushtetit në Shqipëri. Thirrjet e tij, qoftë nëpër foltore, qoftë në mediat sociale, janë kaq haluçinante, por edhe kaq të rrezikshme, saqë në çdo vend tjetër të Bashkimit Evropian, ata jo vetëm do të dënoheshin, por njeriu i çartur do të dilte fishek nga skena politike.

    Në fakt radikalizmi i skajshëm politik i Berishës, i cili ngjan me radikalizmin vehabist në metodat dhe në përçartjet e tij, duhej të ishte prej kohe jashtë lojës politike në Shqipëri. Ka ndodhur edhe në vende të tjera, jo shumë larg nesh, që njerëz të njohur të politikës, edhe kryeministra, për shkak të qëndrimeve të tyre ultra-radikale, janë shpallur të padëshirueshëm për jetën politike dhe janë përzënë prej saj.

    Thirrjet e Berishës për linçimin e qeverisë së re, e cila ende nuk mund të fillojë nga puna, sepse po numëron plagët që ka lënë vetë Ai, kanë pas vetes synimin e përgatitjes së njerëzve të tij për një përleshje të re me qeverinë, e cila, duke pasur një kornizë të licensuar, do të ishte radikale deri në fund. Fakt është se Berisha po përgatit njerëzit e tij për të qenë të gatshëm për fillesën e demonstratave dhe të lëvizjeve të dhunshme, për bllokimin e institucioneve dhe të jetës normale të vendit, për krijimin e një gjendje pasigurie në të gjithë vendin, ndaj shton numrin e vrasjeve, dhunimeve, plagosjeve; për krijimin e një psikoze se jemi në fillimin e një katastrofe të gjithanshme, dhe për t’u përballuar kjo, domosdo, duhet një lëvizje e falangave të tij, të cilët, duke ikur nga pushteti, jo vetëm kanë humbur benificiet e tij, por edhe kanë drojën se mund të jenë ende të pranishëm ku kanë lënë gjurmët e tyre në grabitje, arrestime, dënime e vrasje.

    Në muajt e fundit të qeverisjes së tij, jo rastësisht e jo vetëm për disa vota, Berisha dhe klani i tij, familjar e politik, shtuan në mënyrë drastike të punësuarit në administrata, listën e njerëzve që kishin përfitime sociale, etj. Shumica dërrmuese e atyre që përfituan ndihmë sociale ishin familje që garantonin votën proberishiste, ndërsa të punësuarit përmes një liste partiake ishin të zgjedhurit specialë partiakë. Mjaftoi një periudhë e shkutër, nga 1 prilli i këtij viti, kur Meta doli nga koalicioni qeveritar e deri në fillim të korrikut, ku të gjithë të punësuarit e kësaj partie, pra rreth 25 për qind e administratës, u zevëndësuan me njerëz të devotshëm partiakë, berishistë të thekur.

    Shumë prej tyre tani, është krejt normale, do të largohen nga detyra. Mendoj se edhe largimi i tyre është zgjatur shumë. Ishte një e keqe që duhej bërë pa dhembje dhe pa drojë. Por kjo falangë është shpresa e qëllimshme e Berishës, ndaj i nguc ata, i shantazhon, i shumëfishon, jep shpresën se nuk janë vetëm, krijon zyra fantazmë për mbrojtjen e tyre, i regjistron (në fakt krijon kështu listësulmin e mundshëm militant) dhe kur do të mendojë se kjo listë është e mjaftueshme, i vendos ata në funksion të skalionit të parë: militantëve të rrugës, që nuk janë të paktë në partinë e tij.

    Kjo është një periudhë më e shkurtër në politikën e tij. Mund të zgjasë disa muaj, sepse ende ai ka mendimin se kushtet nuk janë pjekur… ndaj po forcon agresivitetin e gjuhës së tij dhe ashtu helmuese, por fut në lojë edhe disa nga skifterët e tij, ku më i shëmtuari dhe më qesharaku ishte një zogth politik, me emrin Keltis Kruja.

    Zakonisht rrëmujën e madhe Berisha e bën ose në fillim të pranverës, kujtoni 2 prillin në Shkodër, ose në fillimin e vjeshtës, kujtoni shtatorin e vitit 1998.

    Më e mundshme që këtë lëvizje ai ta fillojë që në fund të këtij dimri dhe këtë tashmë e thonë edhe institucione të rëndësishme studimore të politikës evropiane. Ai, përmes zëdhënësit të tij, Lulzim Basha, fillimisht kërkon të skifterojë partinë, përmes zgjedhjeve të reja, në të cilat skifterët e vjetër do të rrijnë fillimisht larg, nga droja se mos edhe njerëzit që mendojnë normalisht brenda partisë, bëhen pjesë e detantës politike, që si mendoj, kishte menduar të niste Olldashi.

    Por Berisha nuk do të ishte Berishë nëse ai do të ndalej këtu.

    Më e mundshmja, por edhe më e rrezikshmja, është përmbysja e qeverisë përmes rrugës më radikale, të cilën ai e ka provuar një herë dhe mendon ta provojë edhe një herë tjetër: përmbysjen me dhunë, përmes një grushti shteti, të cilit ai ia ka marrë dorën prej kohe.

    Kjo është rruga më e rrezikshme për të… por nga padurimi dhe duke parë se gjendja mund t’i shkasë nga duart, ai do e provojë këtë edhe një herë.

    Sikur asgjë të mos kishte mësuar Berisha nga komunizmi, ku ishte pjesë e rëndësishme për më shumë se 20 vite, duhet të kujtohet se ka një thënie marksiste se, “ajo që në fillim shfaqet në formën e tragjedisë, herën tjetër do të jetë një farsë komedie”.

    Berisha mendon vetëm për pjesën tragjike të saj. Sidoqoftë viti i ardhshëm kur Berisha mendon të bëjë gati grushtin e tij politik e rrugësor, është krejt ndryshe nga viti 1998.

    Në vitin 1998 kishte një koincidencë të habitshme mes grushtit të shtetit të shtatorit të vitit 1998, ofensivës serbe në rajonin e Dukagjinit dhe kërkesës së zotit Rugova ndaj presidentit Klinton për largimin nga pushteti të socialistëve, të cilët, sipas tij, po ndihmojnë forcat nacionaliste dhe separatiste.

    Në takimin me përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar, zotin Mejdani, zotin Nano, Kastriot Islami që ishte pjesë e takimit në cilësinë e tij si zëvendëskryeministër i qeverisë socialiste, dhe të tjerë, përfaqësia më e lartë e Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe e UÇK-së, në gushtin e vitit 1998, ia bënë të qartë asaj se pritej një lëvizje politike e dhunshme, sipas një skenari të mirëditur nga njerëzit e lidhur me UÇK-në brenda strukturës ushtarake të FARK-ut, me të cilët ishte i lidhur Berisha dhe Azem Hajdari. Po ashtu, ata u qartësuan edhe për bisedën e zhvilluar mes zotit Rugova dhe presidentit Klinton, ku ishte i pranishëm edhe Veton Surroi. Çuditërisht, pak para grushtit të shtetit, në rajonin e Dukagjinit, ndodhën tentativa për përmbysje politike në strukturën ushtarake dhe brenda pak ditëve, më shumë se 5 mijë armë u dorëzuan tek ushtria e policia serbe. Dezertorët u bënë pjesë e grushtit të shtetit, por jo rastësisht edhe shtypi beogradas, i lidhur me regjimin e Milloshiviçit, priste e parashikonte lëvizje në Shqipëri.

    Tani nuk është më ajo gjendje politike. Shqiptarët e Kosovës që mund të bëhen pjesë e grushtit të shtetit të Berishës janë aq të paktë, saqë as nuk mund të llogariten. Duke qenë pjesë e elitës titiste ose të lidhur me të, ata janë të aftë të vrasin e të shpifin pas shpine, por jo të përballen.

    Së dyti, Kosova nuk është në luftë. Atje qeverisin njerëz të dalë nga lufta dhe të jeni të bindur se, nëse bashkohet krahu i luftës, ata do të qeverisin për shumë vite. Ndaj Berisha nuk mund të presë ndihmë prej tyre.

    Së treti, në Shqipëri nuk ka struktura të armatosura, si ishte FARK-u i qeverisë Bukoshi, që mund të përbënte një kërcënim. Njerëzit e armatosur janë thjeshtë njerëz të Berishës, pjesë e strukturave të ngritura nga ai, të afta që nga sulmet mbi kullat e deri tek sajimi i aksidenteve automobilistike. Kjo do të thotë se ata janë të mirënjohur.

    Favoret e Berishës në përgatitjen e grushtit të shtetit, po ashtu, janë të njohura.

    Ndryshe nga viti 1998, kur Ai dhe njerëzit e tij prisnin ndihma financiare nga qeveria e Kosovës, tani, ai vetë dhe njerëzit e tij janë të pasur. Aq të pasur, saqë mund të financojnë jo vetëm një grusht shteti, por një luftë. Nëse lufta në Kosovë, përmes Fondit “Vendlindja thërret”, pra përmes kontributit të njerëzve adhetarë, ka kushtuar jo më shumë se 160 milionë marka, ose rreth 80 milionë euro, kjo shumë është lehtësisht e përballueshme vetëm nga një pjesë e mafias politike dhe ekonomike e lidhur me Berishën. Pra elementi financiar nuk e pengon atë.

    Berisha prej kohe ka rreth vetes një grusht besnik njerëzish, të përgatitur, që kanë qenë ose janë pjesë e strukturave të specializuara të ndërhyrjeve policore apo ushtarake. Të grumbulluar në struktura të ditura nga ai dhe një grup i vogël rreth tij, ata janë të gatshëm që përsëri, si në shtatorin e vitit 1998, të hipin mbi tanke dhe të sulmojnë ndërtesat qeveritare. Ky grusht disa dhjetra njerëzish është ajo që mund të quhet “elita ushtarake”. Ata edhe do të dalin, nuk do të dalin gencët, Pollo apo Ruli, nuk do të dalin Mimët apo Bodet, në rrugë do të jenë skifterët, të tjerët do të përgatitin deklaratat politike. Fakti që në një pjesë të rëndësoishme të strukturave të ndërhyrjeve të shpejta nuk është bërë reforma e duhur, u jep shpresë atyre se, si në vitin 1988, do të ketë përsëri njerëz të palës tjetër që do u dhurojnë tanket dhe autoblindat. Ky grup është edhe më i rrezikshmi.

    Nëse kjo do të ndodhë, pra kjo lëvizje për përmbysjen me dhunë të qeverisë, Berisha nuk do të ndalet as nga telefonatat që i vijnë nga banorë të Amerikës që flasin një shqipe të malit të Zi, e as nga droja e ndërkombëtarëve. Ai ka në favorin e tij Gjykatën e Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm, shefin e SHISH, e në fund edhe Presidentin. Pra, gjithçka që i duhet për t’i dhënë një pamje ligjore përmbysjes së dhunshme. Do të shkojë deri në fund, sepse kësaj here është në lojë e ardhmja e fëmijëve, nipërve dhe mbesave të tij…

    Ka edhe një mundësi tjetër, që ai po përpiqet ta blejë sa më lirë, por që është i gatshëm të paguajë sa më shtrenjtë: Ndryshimi i lojës në tavolinë, krijimi i një lidhje të re me LSI. Ndaj edhe po i jargaviten atij, duke ia ditur huqet dhe duke ia pasur frikën.

    Cila prej tyre do të ndodhë?

    Nëse qeveria e re ndërton linjën e saj të duhur të komunikimit dhe të fillesës së mbarë, nëse ajo krijon përmes staturës së saj modelin e asaj që duhej të ishte prej kohe në Shqipëri, të gjitha mund të shndërrohen në llafazeneritë e zakonshme të Berishës, nga gjuha e të cilit duhet të ruhesh edhe kur të thotë shëndet.

    Bedri Islami

    Vjenë, 14 dhjetor 2013

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: A po përgatitet Berisha për një grusht të ri shteti?

    Berisha mezi gjen fuqi te pjerdhe e jo me te pergatise grusht shteti. Hulumtimet e tij ne Facebook jane si ato te cerrave qe bejne sherre ne internet.

    Ne asnje vend te botes nuk eshte e mundur qe pakica te permbyse shumicen. Berisha eshte i marre fund. Gozhda e fundit ne arkivolin e tij ka mbetur arrestimi dhe gjykimi per zullumet e ketyre 20+ vjeteve...
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Xinxerfilli për postimin:

    Jessy (17-12-2013)

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: A po përgatitet Berisha për një grusht të ri shteti?

    ik o bedri islami mer asistencen sociale aty ku je ne austri.
    me keto qe shkruake per nga ana artistike ia kaloke edhe kadarese, kurse nga ana politike qenke nje komunist, nje anti-shqiptar.
    prisni nja dy vjet se LUL BASHA ka per ti fut ne burg te gjithe enveristet me ne krye edi ramen.

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-12-2013
    Vendndodhja
    Saturn
    Postime
    50

    Për: A po përgatitet Berisha për një grusht të ri shteti?

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    ik o bedri islami mer asistencen sociale aty ku je ne austri.
    me keto qe shkruake per nga ana artistike ia kaloke edhe kadarese, kurse nga ana politike qenke nje komunist, nje anti-shqiptar.
    prisni nja dy vjet se LUL BASHA ka per ti fut ne burg te gjithe enveristet me ne krye edi ramen.
    Zakonisht kur nje qeveri merr mandatin, opozites i duhen 4 vjet per ta ri-marre, ne rast se fiton, kurse ti dashke dy vjet . Harroje . Jane 1 MILION Shqiptare kunder Berishes qe nuk ja falin kurrsesi Saliut gjakun e 4 shqiptareve te vrare me duar ne xhepa ne 21 Janar, nuk ja falin Gerdecin, nuk ja falin shitjen e detit tek greku ashtu sic nuk i falin 97 dhe sa e sa krime te tjera. Per kete arsye edhe BE ka kerkuar arrestimin e Sali Berishes dhe ministrave te tij super te korruptuar qe kane benza qindra mijera euro, vila luksoze te gjiri i Lalzit dhe prona e para pa fund. Sa per komunist , Saliu ishte sekretar i Partise Komuniste ne vitet 70 ashtu sic Enver Hoxha ishte sekretar partie ne vitet 40. Gjithashtu, Sali Berisha ka qene agjent sigurimi me pseudonimin PENICILINA .Ju edhe tani qe keni humbur, nuk hiqni dore nga arroganca, akoma se kuptoni pse populli ju rrezoi po silleni sikur i fituat ju zgjedhjet . Edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin perpjete

  6. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: A po përgatitet Berisha për një grusht të ri shteti?

    Nuk e besoj edhe nese do ndodhte do ishte ne dem te popullit edhe do e shkatrronte imazhin e PD.
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: A po përgatitet Berisha për një grusht të ri shteti?

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Nuk e besoj edhe nese do ndodhte do ishte ne dem te popullit edhe do e shkatrronte imazhin e PD.
    Per cilin imazh e ke fjalen!!!
    Nuk ka ngelur me gje per te shkateruar (jam mbeshtetes i te djathtes)
    MOS I NDY TEMAT no name

  8. #7
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: A po përgatitet Berisha për një grusht të ri shteti?

    Citim Postuar më parë nga freeopen Lexo Postimin
    Per cilin imazh e ke fjalen!!!
    Nuk ka ngelur me gje per te shkateruar (jam mbeshtetes i te djathtes)

    Ka imazhin qe eshte opozita edhe me gishta numerohen disa qe ia vlejne, te pakten keshtu mendoj une. Sigurisht qe ka nevoje per shume ndryshime!Sa per SB ben mire thjesht te heshti! Ishte shkaku kryesor i humbjeve te zgjedhjeve ne vere!
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 17-12-2013 më 13:16
    I LOVE GOD

    j&g

  9. #8
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: A po përgatitet Berisha për një grusht të ri shteti?

    Teori konspiracioni e Bedri Islamit.Fantazi nen diten me diell.
    Berishes i humbi interesi per te qene perseri ne krye te pushtetit
    Rikthimi i tij ne pushtet eshte gabim dhe i pa pranushem
    Berishes ju dha shansi 8 vjet ne pushtet,pati meritat e
    tij pati edhe gabime ne pune..
    Eshte e lehte shume te shash,ti fajesosh kryeministra dhe presidente ministra.
    Por puna e tyre nuk eshte e lehte eshte e veshtire te shpetosh nga gabimet.
    Shume gabime qe ndodhin ne drejtim jane gabime per te cilat nuk ke asnje kontroll.
    Jo cdo gje e kene dore,suksesi varet edhe nga forca te tjera sociale politike.
    Te manaxhosh nje shtet nuk eshte e lehte.
    Ato qe shajne dhe kritikojne Berishen rrezik jane te pa afte te manaxhojne familjet e tyre.....
    dhe kritikojne Berishen.Eshte qesharake dhe jo realiste.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #9

    Për: A po përgatitet Berisha për një grusht të ri shteti?

    Citim Postuar më parë nga Jessy Lexo Postimin
    Të gjithë ata që kanë pritur se me largimin e detyruar nga pushteti, përmes një milion votave kundër tij; dhe me largimin “vullnetar” nga posti i kryetarit të PD-së, më në fund do t’u binin veshët rehat nga Berisha, por jo vetëm veshët, e punët do të fillonin nga e mbara, tashmë jo vetëm që janë të zhgënjyer në pritjen e tyre, por edhe e ndjejnë se gjithçka po mbarset me një tension të ri. Janë të zhgënjyer, sepse, ndryshe nga sa pritnin, Berishës nuk iu mbyll një herë goja, por jo vetëm goja; përmes mjeteve që më parë i përqeshte dhe i tallte, si “ciu, ciu”, ai po mbjell, me gjithë mundësinë e tij, vrerin për pushtetin dhe mallkimin për rrëzimin e tij. Dhe ndryshe nga gjithë të tjerët që kanë shkuar para tij, mallkimin e ka të veçantë; ndaj njerëzve që nuk e paskan kuptuar se sa shumë ai, si “baba i kombit”, mendoi për të mirën e tij, paçka se grupi i njerëzve që u pasuruan ishin besnikët e njëkohësisht shërbyesit e tij.
    Megjithatë, ky është vetëm fillimi i gjithë asaj që ka planfikuar dhe ka filluar të verë në zbatim, që prej majve e jo vetëm prej disa ditëve, njeriu i larguar nga pushteti, apo më saktë, i përzënë prej pushtetit, dy herë; herën e parë me pushkë, sepse i vuri pushkën popullit të tij, të cilin pasi e grabiti, tentoi edhe ta vriste nën breshërinë e vdekjes; dhe së dyti, përmes votës plebishitare kundër tij.

    Plani i Berishës është më i gjerë se “ciu, ciu” i tij në FB apo në rrjete sociale, është më i thellë se ajo që ka shfaqur deri tash, e po ashtu, është më i rrezikshëm se sa një llomotitje “sa kohë të duan” në parlamentin e Shqipërisë. Berisha po përgatitet për një përmbysje me dhunë të pushtetit të sotëm; ai nuk duron që edhe një herë të jetë njeriu-hije dhe nuk duron po ashtu, që në një kohë kaq të shkurtër të kthehet nga njeriu i pardesysë së bardhë në njeriun e territ dhe vdekjes së zezë. Duke qenë njeri pa pushtet, ai e ndjen se shumë shpejt, në ciklin e harkut politik të shkurtër kohor, ai do të mallkohet edhe nga të vetët, e për më tepër do të jetë Njeriu politik që përdhunshëm ka shkelur çdo ligj, juridik e njerëzor, që pas fjalëve të mëdha për kombin fshihej shitësi i tij; që pas buçitjes atdhetare nuk ishte asgjë tjetër veçse hipokrizia e më shumë se kaq; dhe se në fund të fundit çdo gjë që ishte bërë kishte pasur vetëm një qëllim; pasurimin, grabitjen e familjes së tij biologjike e politike. Sa më tepër që të zgjasë periudha e qëndrimit të tij në opozitë, aq më e hapur do të jetë mundësia e diagnostifikimit të plotë të qeverisjes së tij, dhe aq më i qartë do të jetë tumori politik e ekonomik që ai ka lënë pas vetes, për të mos folur për rrjedhojat njerëzore.

    Dhe, duke e ditur prej kohësh se kjo do të ndodhë, e për më tepër i sinjalizuar se kjo pritet të ndodhë më shpejt nga sa e kishte menduar edhe vetë ai, Berisha dhe grupi i skifterëve pranë tij, po përgatiten që tani, për riardhjen e tyre në pushtet, jo ligjërisht e ndershmërisht, por përdhunshëm dhe përmes lëvizjeve të caktuara politike.

    Berisha, planin e tij të rikthimit përdhunshëm, e ka skicuar që para 23 qershorit, sepse ishte i bindur në humbjen e tij, megjithëse nuk e priste të ishte një humbje kaq e thellë dhe dramatike. Ai, nëse deri më 22 qershor kishte bërë skicimin, pas dy ditëve, që nga e hëna e 24 qershorit, nisi të hedhë themelin e përmbysjes së ardhshme.

    Mundësia e parë:
    Rikthimi përmes përmbysjes ekonomike

    Të gjitha qeveritë, kur vijnë në pushtet, qoftë edhe për arsye populizmi, bëjnë dhurata. Kjo është një traditë e hershme e pushtetit të ri. Dikur, të gjithë mbretërit, në ditën e kurorëzimit, hidhnin para nga dritarja. Qeveria e sotme, e drejtuar nga Edi Rama, në këtë fund viti, jo vetëm që nuk do të bëjë një dhuratë shtesë, sipas ritit të pushtetit, por të heqë edhe atë që bënin dikur paraardhësit e tyre: rrogën e 13-të në pragun e vitit të ri. Të duket e çuditshme pse ndodh kjo, por fakti është se buxheti i shtetit është i zbrazur deri në fundin e tij, se ajo që quhet arka e shtetit ka mbetur krejt bosh, se tashmë nuk mund të flitet për dhurata, por për mbijetesë. Në tre muajt e parë të qeverisjes së saj, qeveria e re, që e dinte gjendjen e vështirë, vuri re se para saj kishte një humnerë ekonomike, e pamenduar kurrsesi deri në këto përmasa.

    Ky ishte qëllimi i parë imediat i Berishës, krijimi i kësaj humnere ekonomike, që sjell trazime e vullkanizime politike.

    Nëse të gjitha qeveritë bëjnë dhurata në ditën e kurorëzimit, me Berishën ndodhi ndryshe; ai bëri dhurata në çdo ditë të pushtetit të tij pas shkurorëzimit.

    Dhuratat e Berishës nuk ishin të zakonshme. Koha që ishte në mes të zgjedhjeve dhe vendosjes së pushtetit të ri, të dalë nga këto zgjedhje, duke qenë shumë më e gjatë se sa duhej, ishte plotësisht e mjaftueshme për të zhytur vendin në një kolaps edhe më të rënduar financiar, me pikësynimin e shprehur budallshëm nga vetë Berisha, se, “vendi do të shkojë si Greqia”. Ankthi për rikthimin në pushtet përmes përmbysjes ekonomike, i detajuar deri në imtësi nga Berisha dhe grupi i skifterëve ekonomikë pranë tij, ku është jo vetëm Basha apo Mima, por edhe të tjerë që nuk gjenden në listat e pagesës shqiptare, solli një rrëmujë të jashtëzakonshme në financat e vendit. Brenda pak javësh u shit, shpesh edhe me çmime qesharake, një pjesë e rëndësishme e pasurisë së shtetit, u bënë rrokada ekonomike të pashpjegueshme, fluturuan nga Shqipëria disa qindra milionë euro drejt parajsave financiare, ku kanë depozitat e tyre jo pak njerëz të politikës dhe të mafias politike të lidhur me Berishën. Jo vetëm drejt Qipros, që është tashmë një adresë e zbuluar dhe e “licensuar” nga fazlliqët, por edhe drejt vendeve të tjera, ku kanë shkuar më parë edhe qindra milionë euro të tjera.

    Parimi i Berishës se “pas meje, të bëhet qameti” nuk është thjeshtë një thënie e zakonshme, por linjë për të arritur qëllimin. E para që ai mund të bënte pas humbjes plebishitare të pushtetit, ishte pikërisht kjo: qameti ekonomik, sepse nuk kishte asgjë tjetër në dorë. Ai nuk mund të bënte pas 23 qershorit dhe deri në shtator asnjë grusht shteti, asnjë përmbysje të lojrave politike me dhunë, mund të bënte vetëm këtë: humnerën ekonomike, në të cilën ai mezi pret që të fundoset i gjithë populli që nuk e besoi, por e ndëshkoi dhe ky do të jetë njëkohësisht ndëshkimi i tij dhe rikthimi i tij në pushtet.

    Qetësia me të cilën duket se e kanë marrë socialistët këtë humnerë, të cilën e shohin, por nuk e mbushin, i jep shpresën e re Berishës se ka gjetur një modus vivendi të jashtëzakonshëm për të bërë përmbysje të madhe dhe për më tepër, të realizojë një shkapërcim drejt pushtetit në këtë prag të fundit të fuqive të tij politike e njerëzore.

    Mirëpo i gjithë ky skenar, që është skicuar para 23 qershorit dhe ka marrë tiparet e tij pas kësaj date, ka një të metë, që nuk përputhet me karakterin e Berishës dhe natyrën e tij shpërthyese. Ka të metën e kohës. Koha është armiku i saj dhe Berisha e di këtë.

    Për të pasur sukses kjo përmbysje ekonomike Berishës dhe skifterëve pranë tij, përgjithësisht të grumbulluar në shërbimin informativ partiak të tij, i duhet të presë, por ai nuk është mësuar të presë. Ai ende ndjen angushti kur mendon se i gjithë ky mision i tij mund të përmbyset. Ai kishte ankth të jashtëzakonshëm kur u diskutua mundësia e një ndihme të fuqishme ekonomike të SHBA ndaj shtetit shqiptar, në kondicion eleminimin e lëndëve kimike siriane në Shqipëri. Ankthi i tij dhe i grupit rreth tij bëri që gjithçka të transformohet, që shteti shqiptar dhe qeveria amerikane të paraqiten si institucione vrasëse, ku masakra do të jetë në çdo rrugë, shesh e shkollë, ku fëmijët e vrarë do të kallnin tmerrin… dhe e gjitha, pa përjashtim, u kalkulua në qilaret e politikës së zezë berishiane, sëbashku me ankthin se kësisoj Shqipëria mund të dalë nga kriza ekonomike dhe të ketë një vend të ri në staturën e saj politike. Ai ishte i gatshëm të shtrihej në mes të sheshit në Tiranë, ku kishte vrarë demonstrues dhe të shtrihej së bashku me fëmijët e gjorë, (por jo me nipat e mbesat e tij që asokohe bridhnin nëpër Europë) për të dhënë një spektakël ogurzi.

    Koha është armiku i Berishës në kalkulimin e parë. Ai nuk do të mund të presë kaq gjatë, edhe pse natyra e tij shpërthyese nuk e lejon; edhe pse mund të ndodhë një ndryshim ekonomik që nuk lejon përmbysje të tjera.

    Askush më mirë se ai nuk e di se në tre muaj qeverisje jo vetëm që nuk ka faj për humnerën ekonomike të krijuar, por as që mund të mendosh të dalësh nga kjo humnerë. Për më tepër ai e di krejt mirë se, edhe kjo që është zbuluar deri tani si humnerë ekonomike, është vetëm një pjesë e saj dhe me këtë lidhen shpresat afatgjata të tij.

    Rikthimi përmes dhunës së rrugës

    Ka disa kohë që, si asnjëherë më parë, Berisha po gjen krahasime me vende të tjera, në të cilat ndodhin revolta, për të bërë përngjasimin me atë që dëshiron të ndodhin në Shqipëri. Atë e josh shembulli ukrainas, jo sepse i qan zemra për ata që protestojnë, por nga dhimbja që ende askush nuk po e ndjek në thirrjet e tij delirante, por njëkohësisht edhe mizore, për përmbysjen e pushtetit në Shqipëri. Thirrjet e tij, qoftë nëpër foltore, qoftë në mediat sociale, janë kaq haluçinante, por edhe kaq të rrezikshme, saqë në çdo vend tjetër të Bashkimit Evropian, ata jo vetëm do të dënoheshin, por njeriu i çartur do të dilte fishek nga skena politike.

    Në fakt radikalizmi i skajshëm politik i Berishës, i cili ngjan me radikalizmin vehabist në metodat dhe në përçartjet e tij, duhej të ishte prej kohe jashtë lojës politike në Shqipëri. Ka ndodhur edhe në vende të tjera, jo shumë larg nesh, që njerëz të njohur të politikës, edhe kryeministra, për shkak të qëndrimeve të tyre ultra-radikale, janë shpallur të padëshirueshëm për jetën politike dhe janë përzënë prej saj.

    Thirrjet e Berishës për linçimin e qeverisë së re, e cila ende nuk mund të fillojë nga puna, sepse po numëron plagët që ka lënë vetë Ai, kanë pas vetes synimin e përgatitjes së njerëzve të tij për një përleshje të re me qeverinë, e cila, duke pasur një kornizë të licensuar, do të ishte radikale deri në fund. Fakt është se Berisha po përgatit njerëzit e tij për të qenë të gatshëm për fillesën e demonstratave dhe të lëvizjeve të dhunshme, për bllokimin e institucioneve dhe të jetës normale të vendit, për krijimin e një gjendje pasigurie në të gjithë vendin, ndaj shton numrin e vrasjeve, dhunimeve, plagosjeve; për krijimin e një psikoze se jemi në fillimin e një katastrofe të gjithanshme, dhe për t’u përballuar kjo, domosdo, duhet një lëvizje e falangave të tij, të cilët, duke ikur nga pushteti, jo vetëm kanë humbur benificiet e tij, por edhe kanë drojën se mund të jenë ende të pranishëm ku kanë lënë gjurmët e tyre në grabitje, arrestime, dënime e vrasje.

    Në muajt e fundit të qeverisjes së tij, jo rastësisht e jo vetëm për disa vota, Berisha dhe klani i tij, familjar e politik, shtuan në mënyrë drastike të punësuarit në administrata, listën e njerëzve që kishin përfitime sociale, etj. Shumica dërrmuese e atyre që përfituan ndihmë sociale ishin familje që garantonin votën proberishiste, ndërsa të punësuarit përmes një liste partiake ishin të zgjedhurit specialë partiakë. Mjaftoi një periudhë e shkutër, nga 1 prilli i këtij viti, kur Meta doli nga koalicioni qeveritar e deri në fillim të korrikut, ku të gjithë të punësuarit e kësaj partie, pra rreth 25 për qind e administratës, u zevëndësuan me njerëz të devotshëm partiakë, berishistë të thekur.

    Shumë prej tyre tani, është krejt normale, do të largohen nga detyra. Mendoj se edhe largimi i tyre është zgjatur shumë. Ishte një e keqe që duhej bërë pa dhembje dhe pa drojë. Por kjo falangë është shpresa e qëllimshme e Berishës, ndaj i nguc ata, i shantazhon, i shumëfishon, jep shpresën se nuk janë vetëm, krijon zyra fantazmë për mbrojtjen e tyre, i regjistron (në fakt krijon kështu listësulmin e mundshëm militant) dhe kur do të mendojë se kjo listë është e mjaftueshme, i vendos ata në funksion të skalionit të parë: militantëve të rrugës, që nuk janë të paktë në partinë e tij.

    Kjo është një periudhë më e shkurtër në politikën e tij. Mund të zgjasë disa muaj, sepse ende ai ka mendimin se kushtet nuk janë pjekur… ndaj po forcon agresivitetin e gjuhës së tij dhe ashtu helmuese, por fut në lojë edhe disa nga skifterët e tij, ku më i shëmtuari dhe më qesharaku ishte një zogth politik, me emrin Keltis Kruja.

    Zakonisht rrëmujën e madhe Berisha e bën ose në fillim të pranverës, kujtoni 2 prillin në Shkodër, ose në fillimin e vjeshtës, kujtoni shtatorin e vitit 1998.

    Më e mundshme që këtë lëvizje ai ta fillojë që në fund të këtij dimri dhe këtë tashmë e thonë edhe institucione të rëndësishme studimore të politikës evropiane. Ai, përmes zëdhënësit të tij, Lulzim Basha, fillimisht kërkon të skifterojë partinë, përmes zgjedhjeve të reja, në të cilat skifterët e vjetër do të rrijnë fillimisht larg, nga droja se mos edhe njerëzit që mendojnë normalisht brenda partisë, bëhen pjesë e detantës politike, që si mendoj, kishte menduar të niste Olldashi.

    Por Berisha nuk do të ishte Berishë nëse ai do të ndalej këtu.

    Më e mundshmja, por edhe më e rrezikshmja, është përmbysja e qeverisë përmes rrugës më radikale, të cilën ai e ka provuar një herë dhe mendon ta provojë edhe një herë tjetër: përmbysjen me dhunë, përmes një grushti shteti, të cilit ai ia ka marrë dorën prej kohe.

    Kjo është rruga më e rrezikshme për të… por nga padurimi dhe duke parë se gjendja mund t’i shkasë nga duart, ai do e provojë këtë edhe një herë.

    Sikur asgjë të mos kishte mësuar Berisha nga komunizmi, ku ishte pjesë e rëndësishme për më shumë se 20 vite, duhet të kujtohet se ka një thënie marksiste se, “ajo që në fillim shfaqet në formën e tragjedisë, herën tjetër do të jetë një farsë komedie”.

    Berisha mendon vetëm për pjesën tragjike të saj. Sidoqoftë viti i ardhshëm kur Berisha mendon të bëjë gati grushtin e tij politik e rrugësor, është krejt ndryshe nga viti 1998.

    Në vitin 1998 kishte një koincidencë të habitshme mes grushtit të shtetit të shtatorit të vitit 1998, ofensivës serbe në rajonin e Dukagjinit dhe kërkesës së zotit Rugova ndaj presidentit Klinton për largimin nga pushteti të socialistëve, të cilët, sipas tij, po ndihmojnë forcat nacionaliste dhe separatiste.

    Në takimin me përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar, zotin Mejdani, zotin Nano, Kastriot Islami që ishte pjesë e takimit në cilësinë e tij si zëvendëskryeministër i qeverisë socialiste, dhe të tjerë, përfaqësia më e lartë e Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe e UÇK-së, në gushtin e vitit 1998, ia bënë të qartë asaj se pritej një lëvizje politike e dhunshme, sipas një skenari të mirëditur nga njerëzit e lidhur me UÇK-në brenda strukturës ushtarake të FARK-ut, me të cilët ishte i lidhur Berisha dhe Azem Hajdari. Po ashtu, ata u qartësuan edhe për bisedën e zhvilluar mes zotit Rugova dhe presidentit Klinton, ku ishte i pranishëm edhe Veton Surroi. Çuditërisht, pak para grushtit të shtetit, në rajonin e Dukagjinit, ndodhën tentativa për përmbysje politike në strukturën ushtarake dhe brenda pak ditëve, më shumë se 5 mijë armë u dorëzuan tek ushtria e policia serbe. Dezertorët u bënë pjesë e grushtit të shtetit, por jo rastësisht edhe shtypi beogradas, i lidhur me regjimin e Milloshiviçit, priste e parashikonte lëvizje në Shqipëri.

    Tani nuk është më ajo gjendje politike. Shqiptarët e Kosovës që mund të bëhen pjesë e grushtit të shtetit të Berishës janë aq të paktë, saqë as nuk mund të llogariten. Duke qenë pjesë e elitës titiste ose të lidhur me të, ata janë të aftë të vrasin e të shpifin pas shpine, por jo të përballen.

    Së dyti, Kosova nuk është në luftë. Atje qeverisin njerëz të dalë nga lufta dhe të jeni të bindur se, nëse bashkohet krahu i luftës, ata do të qeverisin për shumë vite. Ndaj Berisha nuk mund të presë ndihmë prej tyre.

    Së treti, në Shqipëri nuk ka struktura të armatosura, si ishte FARK-u i qeverisë Bukoshi, që mund të përbënte një kërcënim. Njerëzit e armatosur janë thjeshtë njerëz të Berishës, pjesë e strukturave të ngritura nga ai, të afta që nga sulmet mbi kullat e deri tek sajimi i aksidenteve automobilistike. Kjo do të thotë se ata janë të mirënjohur.

    Favoret e Berishës në përgatitjen e grushtit të shtetit, po ashtu, janë të njohura.

    Ndryshe nga viti 1998, kur Ai dhe njerëzit e tij prisnin ndihma financiare nga qeveria e Kosovës, tani, ai vetë dhe njerëzit e tij janë të pasur. Aq të pasur, saqë mund të financojnë jo vetëm një grusht shteti, por një luftë. Nëse lufta në Kosovë, përmes Fondit “Vendlindja thërret”, pra përmes kontributit të njerëzve adhetarë, ka kushtuar jo më shumë se 160 milionë marka, ose rreth 80 milionë euro, kjo shumë është lehtësisht e përballueshme vetëm nga një pjesë e mafias politike dhe ekonomike e lidhur me Berishën. Pra elementi financiar nuk e pengon atë.

    Berisha prej kohe ka rreth vetes një grusht besnik njerëzish, të përgatitur, që kanë qenë ose janë pjesë e strukturave të specializuara të ndërhyrjeve policore apo ushtarake. Të grumbulluar në struktura të ditura nga ai dhe një grup i vogël rreth tij, ata janë të gatshëm që përsëri, si në shtatorin e vitit 1998, të hipin mbi tanke dhe të sulmojnë ndërtesat qeveritare. Ky grusht disa dhjetra njerëzish është ajo që mund të quhet “elita ushtarake”. Ata edhe do të dalin, nuk do të dalin gencët, Pollo apo Ruli, nuk do të dalin Mimët apo Bodet, në rrugë do të jenë skifterët, të tjerët do të përgatitin deklaratat politike. Fakti që në një pjesë të rëndësoishme të strukturave të ndërhyrjeve të shpejta nuk është bërë reforma e duhur, u jep shpresë atyre se, si në vitin 1988, do të ketë përsëri njerëz të palës tjetër që do u dhurojnë tanket dhe autoblindat. Ky grup është edhe më i rrezikshmi.

    Nëse kjo do të ndodhë, pra kjo lëvizje për përmbysjen me dhunë të qeverisë, Berisha nuk do të ndalet as nga telefonatat që i vijnë nga banorë të Amerikës që flasin një shqipe të malit të Zi, e as nga droja e ndërkombëtarëve. Ai ka në favorin e tij Gjykatën e Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm, shefin e SHISH, e në fund edhe Presidentin. Pra, gjithçka që i duhet për t’i dhënë një pamje ligjore përmbysjes së dhunshme. Do të shkojë deri në fund, sepse kësaj here është në lojë e ardhmja e fëmijëve, nipërve dhe mbesave të tij…

    Ka edhe një mundësi tjetër, që ai po përpiqet ta blejë sa më lirë, por që është i gatshëm të paguajë sa më shtrenjtë: Ndryshimi i lojës në tavolinë, krijimi i një lidhje të re me LSI. Ndaj edhe po i jargaviten atij, duke ia ditur huqet dhe duke ia pasur frikën.

    Cila prej tyre do të ndodhë?

    Nëse qeveria e re ndërton linjën e saj të duhur të komunikimit dhe të fillesës së mbarë, nëse ajo krijon përmes staturës së saj modelin e asaj që duhej të ishte prej kohe në Shqipëri, të gjitha mund të shndërrohen në llafazeneritë e zakonshme të Berishës, nga gjuha e të cilit duhet të ruhesh edhe kur të thotë shëndet.

    Bedri Islami

    Vjenë, 14 dhjetor 2013
    Kryeenveristi Islami mezi e ka pritur kete dite! Enveristet urrejne Rugoven dhe Berishen. Kane aresye enveriste qe ti urrejne. Rugova iku nga kjo bote dhe ai tashme nuk perben asnje rrezik dhe emrit te tij i eshte vene vize ne listat e hartuara te ekzekutimeve. Keta qe jane ne krye te LDK jane sherbetore te listehartuesve. Vini re si thote Islami se po te bashkohet krahu i luftes nuk i largon me askush nga pushteti.

    Mirepo po te lexohet me vemendje shkrimi, duket qarte se Islami po kthehet pas 15 viteve ne vendin e krimit.

    Ai i njeh mire ata qe qendrojne pas vrasjeve te ndodhura ne Tirane dhe ne Prishtine!

    Lexojeni me vemendje Bedri Islamin, sepse pas çdo shkrimi te tij pritet te kete vrasje politike. Terthorazi ai kercenon. Sherbimi sekret shqiptar duhet te mbaje shenim kete shkrim. Sali Berisha duhet mbrojtur nga Opelat e kuq me vrases te paguar.

    Sa per kujtese:
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 18-12-2013 më 17:33

  11. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet në Bllog
    17

    Për: A po përgatitet Berisha për një grusht të ri shteti?

    Budallai qe kemi bere sot kryeminister, po e pergatit vete revolucionin, me vendimet e veta, nuk i ka lene rradhe Berishes e opozites.

    - Na solli helmet nga Siria - revolucion.

    - Sa t'iu veje llafi ne Bathore se Edi Rama qe u premtoi "legalizime falas" ne vere, sot iu kerkon te "paguani vleren e tokes se shtepise" - revolucion ne Bathore!

    - Po ata shqiptaret qe ngasin makina per te vajtur ne pune, per te transportuar mallra e njerez per biznes, per qejf, cfare do te bejne kur te mesojne qe nga janari do paguajne me shume takse per cdo liter nafte e benzine? - revolucioni i taksixhinve, autobuzave, e pasagjereve qe do paguajne me shume.

    - Po ata shqiptaret qe sa hapin syte ne mengjes, e para se te mbyllin syte ne darke, pijne kafe ne kafeneja poshte pallatit, cfare do te bejne kur cmimi i kafes te jete rritur me 50% se na rriti taksen qeveria edhe per kafen, edhe per duhanin? - revolucioni i kafexhinjve dhe duhanxhinjve.

    - Po ata shqiptaret me biznese te vogla, te mesme e te medha ne vend, qe Rama u kerkon te paguajne nga 2fish ne 10fish me shume ne taksa se sa paguanin nje vit me pare, mos valle do i thurrin lavde qeverise ne mediat qe kontrollojne?

    - Po ata fatkeqet qe votuan per budallane ne Tirane e u genjyen me premtimin e "mjekesise falas", cfare kujton se do te bejne kur te shohin se si qeveria shpenzon miliona per te rregulluar e zbukuruar ministrite e veta, teksa jeta e shqiptareve bie nga shiu ne bresher?

    - Po ata shqiptaret qe po i pushon nga puna ne administrate, qe jane me mijera, do t'i bashkohen revolucionit valle?

    - Po ata te rinjte qe mbarojne shkollat e nuk gjejne me dot mundesi punesimi pasi edhe ato dy biznese qe ishin do ngrihen e do vene gjetke, perzene nga taksat e larta te qeverise Rama, mos do vene ti thone faleminderit kryeministrit?

    - Po kur asnje banke private ne bote te mos i japi me kredi qeverise shqiptare pasi kjo qeveria e shpurri borxhin brenda nje viti nga 64% ne 74%, cfare do te ndodhi me ata qindra mijera buxhetoret qe nuk do marrin rrogen ne fund te muajit dhe me ata miliona shqiptare qe do te shohin se si ekonomia e vendit te tyre do te perfundoje si Greqia e Italia disa vite me pare?

    Shqiperine e ka zene nje hall i madh. Ka nje kryeminister budalla qe as nuk di, as nuk do te mesoje, por pretendon se i di te tera!

    Dhe mos kini merak, ne fund te marsit nuk e rrezon revolucioni i Berishes, e rrezojne kartonat e vete deputeteve socialiste ne Kuvendin e Shqiperise!

    Ne historine politike te botes, asnje kryeminister i asnje shteti, nuk ka arritur te irritoje gjithe zgjedhesit e tij ne nje kohe kaq te shkurter! Te tille prodhon vetem Shqiperia, rilindas nga bankat e shkolles Jordan Misja ne Tirane qe nuk kane punuar asnje dite te vetme ne jeten e tyre ne profesion; qe nuk kane patur ndonjehere familje apo te bejne nje buxhet familjar; kurse shqiptaret me vote i besuan drejtimin e vendit. Dhe ajo qe eshte me e bukura eshte qe shqiptaret "habiten" me sjelljen e kryeministrit te tyre rilindas!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 19-12-2013 më 00:01

  12. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-12-2013
    Vendndodhja
    Saturn
    Postime
    50

    Për: A po përgatitet Berisha për një grusht të ri shteti?

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Duke injoruar te gjitha budallalleqet qe ke postuar, se nuk kane asnje sens, po te bej nje pyetje? KUR na i solli Edi Rama armet nga Siria? Me sa di une dhe gjithe populli shqiptar, Edi Rama pati burrerine ti thote JO Amerikes per armet kimike. Pra edhe nje here po pyes : KUR na i solli Edi armet kimike se shoh qe e paske bere fakt te kryer. Megjtihate nuk habitem. Demokratet e kane mjeshteri te genjyerit sy per sy. Shyqyr o Zot qe patem Edi Ramen kryeminister se po te ishte Saliu, jo vetem qe do kishte pranuar armet kimike te Sirirse, por do ishte vetofruar per ti demontuar ato ashtu sic demontoi tonelata arme kimike te Serbise dhe ashtu sic donte te sillte gjithe plehrat e Italise, Greqise e mbare Europes ne Shqiperi . Ti sot do paguash me shume taksa fale Berishes dhe ministrave te tij qe e perdoren buxhetin per te blere makina qindra mijera euroshe, per te blere vila luksoze tek Gjirir i Lalzit, per te blere prona te tundshme dhe te patundshme, per te pasur llogari bankare brenda dhe jashte Shqiperise. A e vini ndonjehere trurin ne pune ju te PD? Po ku i gjeten ata gjithe keto para?? A blihen gjithe ato gjera me rroge deputeti apo me rroge ministri?? Nuk njoh njerez me te verbuar nga militantizmi dhe tifozlleku partiak sesa militantet e PD. Tju thote Sala hidhuni nga kati i 10-te, ju hidheni pa e zgjatur. Ne te PS gjithnje kerkojme llogari dhe jemi te paret qe kritikojme partine tone kurse ju nuk e beni dot kete gje se ju ka verbuar Saliu me diktatin dhe urrejtjen e tij .Ju akoma sdini te respektoni mendimin ndryshe qe eshte parimi baze i demokracise, Edi Rama i degjoi protestuesit, kurse Sali Berisha i vret protestuesit . Sali Berisha shume shpejt do arrestohet me kerkese te BASHKIMIT EUROPIAN dhe do japi llogari per gjakun e derdhur ne Gerdec, per gjakun e derdhur ne 21 Janar, per gjakun e derdhur ne 97, per abuzimet masive qe ka bere me buxhetin ne 8 vjet keq-qeverisje duke varferuar shqiptaret gjtihnje e me shume, do japi llogari per cdo kokerr leku qe vodhi nga firmat piramidale, do japi llogari per grushtin e pergjakshem te shtetit ne 98 si dhe do japi llogari per deputetet e vet qe i vret sa here humbet zgjedhjet me ceremoni. Sic tha Edi Rama, SKENI PARE GJE AKOMA. E them me keqardhje: Verberia dhe perbetimi per nenen parti PD e militanteve demokrate eshte fatkeqesia me e madhe e ketij vendi. Por ska gje. Edi Rama ju SHPORRI juve me 1 MILION SHQIPTAR KUNDER Sali Berishes dhe ju kurren e kurres nuk keni me per te ardhur ne pushtet. Me Ameriken u prishet, Europa kerkon arrestimin tuaj dhe populli nuk ju do me aq sa u katandiset ne 40 deputete. Hajt Mirupafshim

  13. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: A po përgatitet Berisha për një grusht të ri shteti?

    paska folur bedri islami.

    sic e thot dhe i pagabushmi dydrinas..kur levrit bedri islami vriten shqiptar..

    klyshi enverist bedri islami ka ba kerdin tuj vra shqiptar..

    me mbulu vrasjet qe ka ba bedri islami kan shku ne xhepa te avokatve nderkombtare e avokatve koqovare e ne euleksa e kfora e ne pagim gazetaresh mashtrusa e pagim deshmitaresh rrenacake miliarda euro..

    aq i kushtushem eshte bedri islami..
    pra jo vetem gjak shqiptar ka derdh ai qelbesire por dhe miliarda euro ja ka rruajt kosoves..

    jessy..ti a e din kush esht ki bedrija..?

    apo je vet shoki bedri?

  14. #13
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793

    Për: A po përgatitet Berisha për një grusht të ri shteti?

    Jessy pe ndonje ne protesten kunder armeve kimike te ksihte ndonje shishe benzine apo te djegnin ndonje gje ??
    Edi i shpetoi llokma e madhe fondet qe do merrte nga pranimi i armeve kimike , tani si ngel gje tjeter vetem te deklaroi mosmanazhim jo i drejt i qeveris paraardhese .

    ps. Po na del edi rama hero qe tha jo
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  15. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-02-2013
    Postime
    111

    Për: A po përgatitet Berisha për një grusht të ri shteti?

    nje gje eshte e sigurt qe cilido qe ka marre ne dore udheheqjen e Shqiperise mbas vitit 1990 mund te quhet hero se te udheheqesh nje popull qe sapo ka dale nga diktatura 50vjeçare nuk eshte e lehte dhe nje nga Km me te mire te ketyre viteve te veshtira eshte i nderuari z Sali Berisha prandaj ky qe ka shkruar kete artikull qe as mora mundimin ta lexoj ta fusi koken ne water closet e ta shperlaje mire e mira perpara se te flasi per Berishen

  16. #15

    Për: A po përgatitet Berisha për një grusht të ri shteti?

    Grusht shteti do mbetet vetem ai i 1998 per mendimin tim. Veshtire te perseriten skena te tilla.

  17. #16
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030

    Për: A po përgatitet Berisha për një grusht të ri shteti?

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Grusht shteti do mbetet vetem ai i 1998 per mendimin tim. Veshtire te perseriten skena te tilla.
    21 janari 2011 kishte te njejten fytyre, apo nuk i quni kto te piktorit ju? Jo per gje po beri 'kurban' nja 4 nga jeniceret e tij.
    Ne fakt ske faj jemi popull servil edhe shohim gjithmone vetem njerin krah te monedhes.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  18. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: A po përgatitet Berisha për një grusht të ri shteti?

    Citim Postuar më parë nga bayern Lexo Postimin
    21 janari 2011 kishte te njejten fytyre, apo nuk i quni kto te piktorit ju? Jo per gje po beri 'kurban' nja 4 nga jeniceret e tij.
    Ne fakt ske faj jemi popull servil edhe shohim gjithmone vetem njerin krah te monedhes.
    Nuk e sulmoi njeri kryeministrine me tank. Njerezit protestonin po asnjeri skishte arme.

    Apo je i bindur ti per cadrat pistolete dhe stilolapsat me helm?

    I vetmi **** qe e konsideroi ate grusht shteti ishte Berisha, per te justifikuar vrasjen e 4 njerezve ne shesh.

    Nejse se me ju delet nuk diskutohet, sidomos kur lexon qe Berisha na ishtebudheheqesi qe nxori Shqiperine nga komunizmi.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  19. #18

    Për: A po përgatitet Berisha për një grusht të ri shteti?

    Citim Postuar më parë nga bayern Lexo Postimin
    21 janari 2011 kishte te njejten fytyre, apo nuk i quni kto te piktorit ju? Jo per gje po beri 'kurban' nja 4 nga jeniceret e tij.
    Ne fakt ske faj jemi popull servil edhe shohim gjithmone vetem njerin krah te monedhes.
    Seriozisht e ke qe ishte njesoj? Se paske idene se cfare eshte ber ne 1998 nese me verte mendon keshtu.

    Kush i beri kurban si dihet, dhe eshte e kote ti futemi muhabetit.

  20. #19
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030

    Për: A po përgatitet Berisha për një grusht të ri shteti?

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Nuk e sulmoi njeri kryeministrine me tank. Njerezit protestonin po asnjeri skishte arme.

    Nejse se me ju delet nuk diskutohet, sidomos kur lexon qe Berisha na ishtebudheheqesi qe nxori Shqiperine nga komunizmi.
    Pak rendesi ka konteksti, dakort jam ne 98 grushti i shtetit ishte shume me i eger, ama ne princip te dyja ngjarjet sulm ndaj shtetit jane. Ata moren tankun kta i versulen makinen kryeministrise.

    E dyta ska njel ne dore tate me etiku njerzit se kush eshte kush, kur thashe jemi pupull servil i futa te gjith me i thes nuk thashe 'ju'.

    Nqs un jam dele se dashje pa dashje mbajta nje pozicion, ca te bi me qene ty qe mbajtje anen e kundert?

    Nuk i lame iher kto komplekset, nuk e kishte keq Konica qe kur ja krisi iku tha: Shqiperi te kam dhj€re, se ste mora vesh njehere"
    Ndryshuar për herë të fundit nga bayern : 20-12-2013 më 19:31

  21. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: A po përgatitet Berisha për një grusht të ri shteti?

    Citim Postuar më parë nga bayern Lexo Postimin
    Pak rendesi ka konteksti, dakort jam ne 98 grushti i shtetit ishte shume me i eger, ama ne princip te dyja ngjarjet sulm ndaj shtetit jane. Ata moren tankun kta i versulen makinen kryeministrise.

    E dyta ska njel ne dore tate me etiku njerzit se kush eshte kush, kur thashe jemi pupull servil i futa te gjith me i thes nuk thashe 'ju'.

    Nqs un jam dele se dashje pa dashje mbajta nje pozicion, ca te bi me qene ty qe mbajtje anen e kundert?

    Nuk i lame iher kto komplekset, nuk e kishte keq Konica qe kur ja krisi iku tha: Shqiperi te kam dhj€re, se ste mora vesh njehere"
    Po jo mer plak se ty te mbaj cike lart se keta delet e tjera, ty te mbaj per dash...

    Nuk ke si te thuash se u nis grusht shteti ne 21 Janar. Nuk pati ndonje organizim per marrjen e pushtetit. Nuk u sulmua me arme keyeministria si ne 1998. Nuk pati sulm ndaj asnje institucioni tjerer si ne 1998. Ata ishin thiesht njerez qe protestonin, dhe dakort qe ishin socialiste, por eshte gjynah ti quash jenicere te Rames 4 njerez qe u egzekutuan barbarisht ne mes te bulevardiy pa ndonje shkak te drejtperdrejte!
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •