Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17

    Raporti i “Standard & Poor’s”: Shqipëria më pak e besueshme

    Raporti i “Standard & Poor’s”: Shqipëria më pak e besueshme

    Rritja e borxhit publik në mbi 67 për qind dhe deficiti buxhetor në një nivel dukshëm më të lartë se në 2012 ka bërë që “Standard and Poor’s” të ulë vlerësimin e saj për borxhin e Shqipërisë nga B+ në B. Kjo është hera e parë që ulet vlerësimin qysh nga viti 2010 kur filluan edhe “nënkontraktimet” e para të agjencive të vlerësimit të riskut për të dhënë notën për vendin tonë.

    Raporti
    Për “Standard and Poor’s”. ulja e notës për vendin tonë dhe cilësimi i borxhit si me risk më të lartë vjen si efekt i situatës aktuale të treguesve makroekonomikë. Në gjykimin e agjencisë situata e financave publike përgjatë këtij viti u fokusua në shpenzime dhe huamarrje të lartë para elektorale. Gjatë fushatës, frika për situatën e krijuar, por edhe pasiguria se çfarë do të ndodhte me administratën dhanë një efekt edhe më të madh te konsumi, i cili dihet që ka qenë problematik dhe në nivele të ulëta. Raporti i S&P vlerëson se tashmë qeveria e re përballet me sfidën e masave të vështira financiare dhe përkundër synimit për të mos rritur shpenzimet, madje as ato për investime publike, deficiti në tri vitet e ardhshme nuk do të mund të jetë më pak sesa 4 për qind. Gjykimi i agjencisë për një situatë aspak të favorshme mbështetet te fakti që pa mbështetje nga jashtë Shqipëria rrezikon që të mos arrijë dot të financojë borxhin e saj në mënyrë të qëndrueshme.

    Impakti
    Pak para S&P, Shqipërinë e vlerësoi edhe Moody’s, një tjetër agjenci e riskut, e cila në fakt mbajti Shqipërinë në të njëjtat nivele të viteve të fundit. Por, cili është impakti që raporti i agjencive ka sot në treg dhe sa e dëmton kjo Shqipërinë? Në fakt, në vlerësime të agjencive të riskut bazohen gjithmonë marrëveshjet e huadhënies. Investitorët në tregjet e kapitalit përpara se të firmosin hua gjithmonë i referohen riskut që ka ky vend, duke e reflektuar këtë masë tek interesat me të cilat jepet huaja. Ky vlerësim negativ për borxhin e Shqipërisë vjen në një kohë kur vendi ynë po përpiqet që të sigurojë para për financimin e borxhit të fshehtë, i cili rezultoi të ishte 246 milionë USD pas auditit të “Deloitte”. Në këto kushte, një borxh nga investitorë të tjerë, përveç FMN dhe Bankës Botërore, me të cilat sot qeveria është në negociata, është në një pjesë të mirë i përjashtuar.

    Qeveria në dhjetor 510 milionë USD hua

    Gjatë muajit dhjetor qeveria ka planifikuar që të rrisë dozën e “huamarrjes” dhe të dhënat zyrtare nga faqja e Ministrisë së Financave për ankandet e programuara tregojë një shifër jo të vogël. Kështu, mbledhja e të gjitha ankandeve ku do të dalë qeveria për të marrë para përmes obligacioneve dhe instrumenteve të tjera japin një vlerë prej 510 milionë dollarësh. Ende është e paqartë se cila është arsyeja e këtij borxhi të lartë, ku përveç shlyerjes së kësteve të borxhit të marrë tashmë, duket se do të përfshihet edhe shlyerja e borxhit për kompanitë që kanë kryer punë dhe shërbime dhe nuk janë paguar. Në fillim, me ardhjen e saj, qeveria “Rama” deklaroi se do të merrte një borxh 240 milionë dollarë për të përballuar punën nga shtatori në dhjetor, për shkak se arka e buxhetit ishte bosh, nga njëra anë, dhe për faktin që mbledhja e të ardhurave kishte qenë e ulët, në anën tjetër. Tashmë ankandet e shpallura pritet që të marrin edhe një borxh tjetër, që është sa dyfishi i asaj që deklaroi qeveria. E gjithë kjo bëhet në një kohë kur “Standard and Poors” ka vënë alarmin për nivelet ku ka arritur borxhi shqiptar dhe riskun për mosshlyerje të tij në mënyrë të rregullt.

    ADI SHKEMBI

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Raporti i “Standard & Poor’s”: Shqipëria më pak e besueshme

    Basha: Paralajmërim serioz për recesionin. Qeveria po e fut vendin në kolaps

    TIRANË- Papërgjegjshmëria, arbitrariteti dhe paaftësia e menaxhimit të qeverisë Rama të financave publike të vendit janë shkak sipas kreut të PD-së, Basha të uljes së vlerësimit nga B+ në B për ekonominë e vendit, nga agjencia “Standard & Poor”.

    “Ky vlerësim negativ është lajm i keq për cdo shqiptar, për ekonominë, sipërmarrjen, investitorët e huaj që operojnë në vend, për të tashmen e të ardhmen e investimeve. Tani po e shohin të gjithë shqiptarët se simboli dhe realiteti i premtimit për rilindje është zeroja”- tha Basha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.

    Basha ka theksuar se ky do te jete viti i pare pa rritje ekonomike, pa rritje rrogash e pensionesh dhe pa zhvillim investimesh ne vend. “Asgje e mire nuk i vjen vendit nese e leme qeverine te kendoje ninullen e rrenave, qytetaret duhet te informohen se ata 6 muaj me pare u mashtruan, ne cdo zone duhet te bejme te ditur se qeveria po e fut vendin ne nje kurth kopalsi ekonomik qe do t’i kushtoje cdo shqiptari”- tha Basha.

    Kreu i PD-se, ka thene se te vertetat i duhet treguar cdo shqiptari, nderkohe qe ka premtuar se PD nuk do te lejoje qe ‘Rama dhe te tijte te fshehin te vertetat permes shfaqjeje televizive’.

    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •