Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet nė Bllog
    17

    Andi Bejtja: Qeveria Rama, qeveria "prish dhe mbyll"

    Qeveria “prish dhe mbyll”

    ANDI BEJTJA

    Nė njė kohė kur kriza ekonomike botėrore qė po vazhdon prej mė shumė se katėr vjetėsh po reflektohet mė shumė se kurrė nė rajon dhe veēanėrisht edhe nė Shqipėri, lajmet qė vijnė nga qeveria shqiptare kanė tė bėjnė vetėm me njė togfjalėsh: “prish dhe mbyll”. Ky ėshtė refreni kryesor qė dėgjojnė qytetarėt shqiptarė prej mė shumė se dy muajsh, refren populist i cili nė fillim dhe mund t’i ketė ngrohur veshėt e disave, por qė tashmė, me kalimin e muajve dhe ditėve, po ftoh logjikėn dhe shpresėn e tė gjithėve. Sepse ajo qė po bėn qeveria ėshtė vetėm “prish dhe mbyll”. Askush nuk ngrohet mė si ditėt e para nga dinamiti qė shembi pallate, nga aksionet kundėr kazinove, nga ultimatumet qė u jepen kompanive private pėr shlyerje tė borxheve brenda pak ditėve, duke u sjellė pashmangshmėrisht falimentimin, sepse tė gjithė po e shikojnė se flamuri shqiptar po e zėvendėson shqiponjėn qė tenton tė fluturojė me buldozer dhe dinamit. Edhe pse qeveria e justifikon gjithēka nė emėr tė ligjit, edhe pse nė fakt paligjshmėria e kėtyre dy muajve nga ana e qeverisė ka thyer rekorde, gjithēka errėsohet kur jo vetėm biznesmenėt e kėtij vendi, por dhe vetė qytetarėt e thjeshtė e ndiejnė se horizonti po mbyllet. Qytetarėt mė shumė e pėrjetojnė kėtė qeveri si njė organizėm qė gjuan vetėm me shpulla, sesa si njė organizėm qė u jep dorėn qytetarėve tė vet pėr t’u ringritur nė kėtė situatė tė vėshtirė ekonomike.
    Nė veshėt e gjithsecilit ka vetėm njė refren, “prish dhe mbyll”, dhe asnjė hapėsirė zhvillimi, sepse kjo qeveri erdhi nė pushtet pa njė plan, pa njė strategji tė mirėfilltė ekonomike pėr kėtė kohė specifike krize qė po kalojmė dhe, pėr mė tepėr, nuk jep asnjė mesazh serioz se ka njė strategji tė tillė, pėrveēse akuzon qeverinė e kaluar, edhe pas mė shumė se dy muajsh. Paradoksi lindi, nė fakt, qė para 23 qershorit, kur opozita e djeshme dhe maxhoranca e sotme bėri njė duzinė premtimesh tė bujshme dhe fill pas ardhjes nė pushtet tha se kishte nevojė pėr auditim ndėrkombėtar tė gjendjes sė financave dhe tė ekonomisė shqiptare. Ėshtė fare e qartė qė premtimet u bėnė tėrėsisht nė ajėr. Mjafton tė kujtojmė konstatimin e ish-liderit tė opozitės, Rama, se Shqipėria ka njė milion tė papunė, qė u shoqėrua me premtimin tjetėr se qeveria e re do tė punėsonte 300 mijė persona nė njė mandat 4-vjeēar, duke sjellė automatikisht konkluzionin se qeverisė sė re do t’i duheshin rreth 15 vjet pėr tė zhdukur papunėsinė. Aq qesharake bėhet kjo situatė, sa dikush qė erdhi nga jashtė dhe hapi kanalet televizive shqiptare, u trullos kur hasi nė paradoksin qė nuk po mbaron akoma edhe tani: maxhoranca qė thotė ekonomia ėshtė keq dhe opozita qė me tė madhe bėrtet se ekonomia ėshtė mirė. Kjo qeveri erdhi thjesht dhe vetėm me premtime populiste, qė tashmė mėrzisin mė shumė ata qė u gėnjyen tė parėt. Jemi nė njė kohė kur remitancat (paratė e dėrguara) e emigrantėve kanė rėnė mbi 70 pėr qind, kur gati njė e treta e emigrantėve qė jetojnė nė Greqi janė kthyer nė Shqipėri dhe kur janė shtuar kioskat qė shesin cigare tė hapura.
    Pėr hir tė sė vėrtetės, ka dhe vende tė tjera nė Europėn Juglindore qė po kalojnė situata tė tilla tė ngjashme, por, ndryshe nga Shqipėria, kanė njė strategji tė qartė dhe njė rrugė me piketa tė caktuara mirė. Aq tė kujdesshme janė kėto vende ndaj politikės “prish dhe mbyll” nė kėtė situatė ekonomike qė po kalojmė, saqė revista “The Economist”, nė njė shkrim tė sajin, ku jepeshin pėrpjekjet e disa vendeve nė Europėn Juglindore pėr tė rikuperuar krizėn, nėnvizonte se disa vende, mes pėrpjekjeve dhe reformave tė tjera, po shikonin si mundėsi dhe lėnien hapur tė klubeve, tė bareve dhe tė restoranteve pas orės 24, me shpresėn se ekonomia mund tė merrte frymė mė lirisht, duke dhėnė indirekt mesazhin se buka e pėrditshme nė kėtė situatė ėshtė mė e rėndėsishme se gjumi i qytetarėve. Jetojmė nė njė kohė kur dhėnia e mesazheve tė forta, qofshin dhe nė emėr tė ligjshmėrisė, ka mė pak rėndėsi se papunėsia. Ndaj, jo pak shqiptarėve, qė janė shprehur dhe nė forumet sociale, tė ndėrgjegjshėm pėr periudhėn qė po kalojmė, u ka bėrė pėrshtypje se si qeveria shqiptare stėrmundohet pėr tė gjetur pesė milionė euro pėr pagesat e prapambetura tė individėve me aftėsi tė kufizuara dhe ndėrkohė, me shpejtėsinė mė tė madhe, ėshtė gati qė afėrsisht me po kėtė shifėr tė dėmshpėrblejė banorėt e njė pallati me leje nė Vlorė, shembjen e tė cilit vetėm pėr hir tė dhėnies sė mesazhit, mund ta bėnte ndryshe dhe mė vonė. Pėr mė tepėr, ky mesazh humb rrugės, madje tjetėrsohet, sepse kėsaj qeverie pėr tė shpronėsuar raste tė tilla nė vijėn bregdetare dhe nė tė gjithė Shqipėrinė nuk do t’i mjaftonte as buxheti i Kinės dhe i Amerikės.
    Kėtė herė, ndryshe nga koha e qeverisė “Berisha”, me tė mirat e tė kėqijat e veta, kur shqiptarėt shkelnin nė njė rrugė tė paralajmėruar, kur piketat e zhvillimit ekonomik ishin tė qarta dhe kur prioritetet ishin tė evidentuara mirė, shqiptarėt po hynė njė rrugė tė panjohur, pa vijėzime dhe pa mure mbrojtėse. Si rrallėherė nė historinė e Shqipėrisė demokratike kemi hyrė nė javėn e parė tė dhjetorit dhe miratimi i buxhetit tė vitit 2014 ėshtė akoma larg. Pėr shkak tė kėsaj vonese tė buxhetit, asnjė biznesmen shqiptar nuk di ku ta projektojė tė ardhmen e investimeve tė veta nė janarin e vitit tė ardhshėm. Historiku i burokracive tė lėvrimit tė buxheteve shqiptare ka dėshmuar se edhe pas miratimit tė kėtij buxheti nė Parlament, duhen tė paktėn 3 muaj qė ai tė materializohet nė praktikė. Dhe jo vetėm kaq, por asnjė biznesmen apo qytetar i thjeshtė nuk i di prioritetet e kėsaj qeverie, sepse qeveria nuk i ka tė qarta as vetė; deri mė tani nuk ka asnjė strategji, pėrveēse “prish dhe mbyll”. Aq tė panjohura ka dhe aq e pasigurt ėshtė rruga qė kemi marrė sė bashku me kėtė qeveri, sa vetė ministri i Financave deklaron njė borxh tė brendshėm afėrsisht prej 240 milionė dollarėsh; qesharake, por ėshtė njė shifėr dhe mė e vogėl sesa deklaron vetė ish-ministri i qeverisė demokratike Ridvan Bode dhe akoma mė qesharake kur kujton qė vetė Kryeministri Rama ka deklaruar njė borxh prej 600 milionė dollarėsh. Pėr shkak tė politikės “prish dhe mbyll”, pėr shkak tė mungesės sė prioriteteve tė zhvillimit tė vendit dhe tė njė strategjie tė qartė tė daljes nga kriza ekonomike, fatkeqėsisht shqiptarėt kanė hyrė nė njė trajektore pesimizmi, dhe kjo ėshtė mė e rrezikshme se gjithēka. Trajektorja e pesimizmit shtohet kur shikon qė me gjithė kėtė “lėndė tė parė”, opozita harxhon mė shumė kohė me foton e Enver Hoxhės qė ka vėnė Rama prapa vetes mė 29 Nėntor. Pėr ata qė marrin vesh nga ekonomia, pesimizmi shtohet dhjetėfish kur qeveria do tė marrė borxh pėr tė larė njė borxh dhe jo pėr tė hapur horizonte tė reja afatgjata nė ekonomi. Pėr ata qė marrin vesh nga ekonomia, pesimizmi bėhet mbytės nė qoftė se do tė rriten taksat nė njė rajon ku investimet e huaja janė kyēe dhe ndoshta e vetmja mėnyrė pėr rimėkėmbjen e ekonomisė. Mė falni, marr guximin t’ju them publikisht: po ikim pėr lesh.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Andi Bejtja: Qeveria Rama, qeveria "prish dhe mbyll"

    O Andi Bejtja, ti mire ben qe e lodh shqipen dhe u tregon shqiptareve qe Edi Rama po shkaterron ekonomine shqiptare dhe po e zhyt vendin akoma ne nje krize me te thelle ekonomike se cfare ishte. Por ti e njeh shume mire Edi Ramen personalisht. Perse nuk u tregon shqiptareve se kush eshte Edi Rama qe njeh ti? A ka kapacitet ky njeri qe nuk ka qeverisur dot ne 50 vjet familjen e tij, te qeverisi sot nje popull te tere?

    Une ua thashe ne forum muaj para se Rama te behej kryeminister: Nje njeri qe nuk di, edhe sikur te doje te beje nje pune te mire, nuk ka per te qene i suksesshem, ka per te deshtuar, per nje arsye te thjeshte, se nuk di. As nuk di e as nuk eshte nga ata tipa qe ka deshire te mesoje. Kjo duket qarte qe edhe keshilltaret qe zgjodhi, nuk i degjon po i mban sa per numer.

    Pyetja e vetme qe pret pergjigje ne kete pike: Edhe sa kohe do ta tolerojne vete socialistet Ramen ne krye te qeverise, para se ta rrezojne me kartonat e tyre ne Kuvend?

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 05-12-2013 mė 17:17

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Andi Bejtja: Qeveria Rama, qeveria "prish dhe mbyll"

    mire tua beje Rama, vete e zgjodhen

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Andi Bejtja: Qeveria Rama, qeveria "prish dhe mbyll"

    Numėrimi mbrapsht i 100 ditėve tė qeverisė Rama

    Arian Galdini

    Ende nuk i ka mbushur 100 ditėt e para tė qeverisjes. Megjithatė, qė nga dita qė ka hyrė nė zyrėn e Kryeministrit, gjithēka e premtoiArian-Galdini-150x150 si paketė interpretuese tė Rilindjes para e gjatė fushatės elektorale, po e zhdėrvjelltėson si propagandė estetike tė qeverisjes. Rilindjen na e interpretoi si mbėrritjen nė njė epokė tė re, kur qeveria ėshtė e drejtė, solidare, humane, llogaridhėnėse, e pėrgjegjshme dhe transparente. Por ē’ka ndodhur kėto ditė qė janė veē fillimi i njė qeverisjeje qė po duket mė shumė se Qeverisje e Rilindjes, realisht nė Qeverisje tė Rikalitjes sė durimit qytetar?

    Qeverisja e drejtė, e premtuar, u shndėrrua nė njė qeveri qė tė drejtėn e do dhe e mban veē pėr vete. Logjika e tyre ėshtė e tej-thjeshtėzuar: Qeverisja e re ėshtė e drejtė, sepse Kryeministėr ėshtė Edi Rama dhe ministra janė ēunat dhe gocat e Rilindjes. Gjithė tė tjerėt janė tė korruptuar e tė padrejtė, se aty nuk janė Edi Rama me ēunat dhe gocat e Rilindjes. Ndaj tė gjithė tė tjerėt duhen reformuar ose zhbėrė, qė tė bėhen tė drejtė. Sigurisht tė drejtė do tė bėhen vetėm nė momentin kur tė gjitha institucionet e tjera do tė zotėrohen nga Edi Rama dhe ēunat e gocat e Rilindjes. E thėnė si nė kafene, do tė ishte kėshtu: Nuk ka nevojė pėr Reformė. Ka nevojė vetėm pėr ca ēuna e goca Rilindjeje.

    Rilindaxhij dhe klithmėtarė reformash kanė mė pak se 100 ditė qė na rokanisėn kokėn me kėtė ‘Status Mendor Agjitpropi’ tė tipit: ‘Tė gjithė janė tė korruptuar, tė gjithė janė tė ligj, tė gjithė duhen reformuar, pėrveē meje.’

    Parimi dhe reforma e vėrtetė ėshtė ndryshe: ‘Le tė rrjedhė e keqja, le ta mbulojė botėn mashtrimi, e liga dhe fėlligėshtia, por jo nėpėrmjet meje.’

    Me pak, fjalė reforma nis nga vetja. Se asgjė nuk ndodh nėse kėrkohet tė reformohen tė tjerėt, ndėrsa deformohen vetvetet. Nis nga vetja. Pėr tė gjithė, nis nga vetja. E dimė qė nga tė gjitha anėt e palėt, na kanė vjedhur, se tė gjithė ia kanė thėnė tė gjitha tė zezat njėri-tjetrit. E dimė qė nga tė gjitha anėt e palėt na kanė mashtruar, se tė gjithė ia kanė nxjerrė tė palarat njėri-tjetrit. Kėrkohet nga koha qė tė gjithė ne tė mos e shohim tė keqen tek tė tjerėt, jashtė nesh, duke u bėrė veē reformatorė tė tė tjerėve. Kėrkohet ta nisim reformėn nga vetja me parimin: Unė nuk vjedh, unė nuk mashtroj, pėrndryshe unė nuk e meritoj tė jem kėtu ku jam.

    Reforma dhe Rilindja janė shndėrruar nė dy terma kundėrthėnės. Nėse kėrkohet reformė, kėrkohet transformim pėrmbajtėsor, rrėnjėsor, i thellė. Por kėto nuk po duken nė horizont. Kėsisoj, nuk na duhen as transformimi, as pėrmbajtja, as reforma. Na duhen ēunat dhe gocat e Rilindjes.

    Rilindja ėshtė e vetmja Reformė estetike qė ka nė plan dhe veprim deri sotdita Qeveria e Edi Ramės.

    Qeveria e ka tė pamundur qė tė jetė e drejtė dhe solidare sepse po na thotė se ‘arka e shtetit ėshtė bosh’ dhe pėr kėtė fajin e ka Saliu.

    Ndėrkohė qė nė vend qė tė jetė llogaridhėnėse, qeveria po bėhet llogarikėrkuese. Qeveria ēdo ditė po u kėrkon llogari atyre qė ikėn. Qytetarėve as qė e ka nė plan t’u japė llogari pėr ēka po bėn, ku po na ēon, e ēka ndėrmend tė bėjė.

    E pėrgjegjshme dhe transparente, qeveria e dėshmoi me rastin e ‘armėve kimike’, se as qė e ka mė tė voglin synim tė jetė e tillė.

    Edi Rama llogari nuk po jep, por qė po numėrohet, kjo ėshtė e sigurt se po numėrohet. Ēdo ditė e kaluar prej tij nė zyrėn e Kryeministrit, po numėrohet.

    Ja sesi duket numėrimi i ditėve tė Edi Ramės si Kryeministėr.

    23 qershor, fitoi zgjedhjet. 23 shtator, filloi efektivisht detyrėn si Kryeministėr. 15 nėntor, tha se nuk mundet. 29 nėntor, i mbiu Enveri me protokoll pas shpine. 3 dhjetor iu rikthye tė njėjtit avaz tė vjetėr duke na thėnė se pėr gjithēka: Fajin e ka Saliu.

    A ka ndonjė gjė qė mundet, do ta bėjė dhe e di Edi ta bėjė, pėrveē agjitpropit dhe fajėsimit tė Saliut?

    Ajo ēka ngjau pak javė mė parė me ēėshtjen e ‘armėve kimike’ ėshtė ndoshta lakmusi mė dritėnxjerrės i tė vėrtetave tė Edi Ramės. Po u rikthehemi shkurt me pak argument atyre ditėve sepse janė si rrezatim nėpėr skutat e agjitpropit qė ka ngritur Qeverisja Estetike e Edi Ramės, me Kod Etike, por pa etikė publike.

    Sė pari, Edi Rama nė dt. 15 nėntor nuk tha: Jo. Edi Rama tha: E kam tė pamundur. Ndaj askush tė mos ngazėllehet e as tė mos kėndėllehet me deklarata tė tipit: Na humbi diktatori, Jam krenar pėr Kryeministrin tim, apo U vendos njė standard i ri: Kryeministri dėgjoi zėrin e qytetarėve. Etj, etj..

    Aspak. Kryeministri thjesht pranoi pamundėsinė e tij. Pamundėsia e Kryeministrit pėr tė marrė vendimin e gabuar, patjetėr qė ėshtė fitore e qytetarėve.

    Sė dyti, Edi Rama hyri vetėm nė kėtė negociatė dhe doli po vetėm. Nė njė vend qė pretendon tė ndėrtojė standarde demokratike nuk ekziston modeli i Liderit Suprem qė merr vendime i vetmuar. Ky lloj Lideri Suprem ėshtė i kohėve dhe mendėsive qė i kemi lėnė pas, nė vitin 1990, e na u tha se i lamė pas edhe nė 23 qershorin e vitit 2013. Por jo, qenkemi gabuar. Edi Rama e la popullin pa frymė, nė ankth, ndėrsa vetė negocionte dhe vetė vendosi nė fund.

    Sė treti, Edi Rama mbajti njė fjalim plot mllef dhe largėsi e moskuptim tė plotė me qytetarėt e tij. Qytetarėt qė kishte pėrballė zyrės sė tij nė protesta ishin padiskutim tė shumėngjyrshėm, me interesa, ide, botėkuptime dhe pikėpamje tė gjithfarshme, ama si tėrėsi ata pėrbėnin fuqinė e qytetarit tė dinjitetėzuar. Asnjė lidhje nuk kishte ajo protestė me opozitėn, Sali Berishėn, Fatmir Mediun apo Lulzim Bashėn. Pėrkundrazi, protesta ishte vetėm e qytetarėve dhe mbi tė gjitha, e tė rinjve dhe tė rejave, gjimnazistėve dhe studentėve. Edi Rama mbajti njė fjalim shumė tė shėmtuar nė pėrmbajtje, por pėr disa shumė tė bukur nė stil. Nuk arrij tė kuptoj askėnd nga ata qė adhurojnė stilin e Kryetarit qė nuk ka pikė pėrmbajtjeje, e mė keq akoma, ka pėrmbajtje qė bie era autoritarizėm pasiv. E dini pse fjalimi i Edi Ramės kishte pėrmbajtje tė shėmtuar? Sepse ishte plot mllef, zemėratė, interpretime, kategorizime, epitete, tė vetėm njė njeriu kundėr gjithė tė tjerėve. Kur ky njeriu i vetmuar qė flet kėsisoj, kundėr gjithė tė tjerėve, ėshtė Kryeministri i vendit, atėherė bie era autoritarizėm. Dhe a e dini pse, standardi i tij i propagandizuar, si standard lirie dhe demokracie duke e lejuar protestėn tė ndodhė, ėshtė standard i rrejshėm? Sepse Edi Rama siē nuk tha Jo pėr armėt kimike, por tha, e kam tė pamundur, ashtu edhe nuk u tha dot Jo protestave sepse e kishte tė pamundur. Pėrmbajtja e fjalimit tė tij ėshtė dėshmia e pamundėsisė sė tij. Me fjalė dhe stil, Edi Rama shfreu aq shumė mllef e zemėratė, saqė po tė kishte patur mundėsi, edhe me vepra do tė bėnte potencialisht krejt tė tjera gjėra, nga ato qė lejoi t’i ndodhnin. E megjithatė, ai nuk i bėri dot ato qė lexohen se mendonte, bazuar nė ato qė tha, sepse e ka tė pamundur. Edi Rama jeton nė pamundėsi kronike. Pėr tė fituar nė 23 qershor, e kishte tė pamundur, ndaj edhe iu desh Ilir Meta. Pėr tė thėnė Po pėr armėt kimike, e kishte tė pamundur, ndaj edhe nuk iu desh Ilir Meta. Pėr tė thėnė Jo pėr armėt kimike, e kishte tė pamundur, ndaj edhe ai vendosi pa Ilir Metėn. E pėr tė ndalur protestat e kishte tė pamundur, sepse pėr suksesin e tyre u kujdes edhe Ilir Meta.

    Sė katėrti, Edi Rama jeton nė harmoninė e hipokrizisė dhe kush pėrpiqet ta ngjyrosė me ngjyra qė nuk ka, nuk bėn as mė shumė e as mė pak, por e bėn Edi Ramėn qė tė duket si ai qė donte tė na sillte armė kimike, por pėrfundoi dhe u shndėrrua vetė nė armė komike.

    Atėherė, si duket sipas meje kjo qeverisje qė ėshtė nė zgrip por ende nuk i ka mbushur 100 ditė, e qė po i numėrohet ēdo ditė?

    Qeveri komikestetike…

    Kėta: Shpallin reforma e bėjnė deforma. Shpallin kauza dhe bėjnė pauza. Shpallin prioritete dhe bėjnė tritolitete. Flasin mirė dhe veprojnė gabim. Propagandojnė bukur dhe mendojnė keq. Projektojnė drejt dhe zbatojnė shtrembėr. Pretendojnė vizion, pėrfundojnė fiksion. Ngrenė pritshmėri, zhyten nė pavėrtetėsi. Sillen sikur kanė mision, duken qartė qė s’bėjnė gjė tjetėr veē makinacion. Premtojnė Rilindje, por na kėrkojnė Pėrqindje…

    MAPO

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •