Tmerr në Durrës, ekzekutohet me armë automatik brenda në klasë, gjatë orës së mësimit nxënësi 15 vjeçar
04-12-2013 / Gazeta 55
Reagon opozita, braktis Komisionin e Ligjeve: Qeveria e paaftë të mbrojë qytetarët
UPDATE- Vritet me automatik gjate ores se mesimit, brenda ne klase, nje nxenes i shkolles “Beqir Cela” ne Durres. Vetem 15 vjec, nxenesi i vrare brenda ne klase quhet Adriatik Toto. Deshmitare te ngjarjes thane se mesuesi po shpjegonte mesimin, kur nje person i maskuar, me automatik ne dore, hyri brenda ne klase dhe ka qelluar per vdekje 15 vjecarin. Me pas vrasesi eshte larguar nga shkolla pa u penguar nga askush, duke lene pas kaosin mes nxenesve dhe mesuesve te shkolles, qe ishin duke zhvilluar mesimin. “Beqir Cela” eshte nje shkolle profesionale ne Durres dhe nxenesit kane qene brenda ne nje nga klasat ku behet praktika. Pasi eshte larguar vrasesi ka lene brenda ne klase armen, nje automatik i montuar. 15 vjecari ishte lindur ne Kukes, por banor I Sukthit. Policia po merr ne pyetje mesues, nxenes dhe banore te zones, por deri tani nuk ka asnje emer te dyshuar per ngjarjen. 12 persona jane shoqeruar ne komisariat si deshmitare te krimit.
Drejt vendngjarjes janë nisur Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.
Reagon Basha: Qeveria e paaftë të luftojë krimin
Kreu i opozitës, njëherësh kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha reagoi për vrasjen e një 15-vjeçari në ambientet shkollore në Durrës. Basha akuzoi Qeverinë për paaftësi në luftën ndaj krimit. Kreu i demokratëve tha se kjo është një ditë e tmerrshme jo vetëm për familjen e adoleshentit të vrarë, por për të gjithë qytetarët, pasi tregon dështimin total të qeverisë për të luftuar krimin.
Reagon Rama: Ngjarje si kjo të mos përsëriten
Një reagim ka ardhur edhe nga Kryeministri Edi Rama i cili, duke shprehur ngushellimin per familjen e viktimes kerkoi qe te merren masa qe ngjarje si kjo te mos perseriten. “Kjo ngjarje tragjike është një kambanë e fortë alarmi për të gjithë: qeverinë, trupat mësimore, prindërit, shoqërinë në tërësi”, pohon Kryeministri, i cili kur është informuar mbi ngjarjen ka nisur në Shkozet të Durrësit ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe atë të Arsimit, Lindita Nikolla.
Vrasja, opozita braktis Komisionin e Ligjeve: Qeveria e paaftë të mbrojë qytetarët
Ngjarja e rëndë në Durrës ku një adoleshent u vra në ambientet e shkollës, ka bërë që deputetët e opozitës të braktisnin mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku po diskutohej paketa anti-korrupsion e Qeverisë. Demokrati Eduard Halimi ka deklaruar se është e kotë të diskutohej për tema të tilla në kushtet kur nxënësit vriten nëpër shkolla dhe Qeveria nuk është e aftë të mbrojë jetën e qytetarëve
Krijoni Kontakt