Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Marrëveshje bashkëpunimi Polici- Prokurori- SHISH per te luftuar krimin e organizuar

    Marrëveshje bashkëpunimi Polici- Prokurori- SHISH

    Emri:  marreveshje.jpg

Shikime: 186

Madhësia:  32.4 KB
    TIRANE- Policia, Prokuroria dhe SHISH kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi.

    Marrëveshja është nënshkruar në prani të mediave, nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kryeprokurori, Adriatik Llalla dhe kreu i SHISH, Visho Ajazi.

    Ministri Tahiri në fjalën e tij tha se me anë të këtij memorandumi synohet një luftë e përbashkët kundër paligjshmërisë, duke forcuar punën mes institucioneve. Nga ana e tij, kreu i Prokurorisë, Adriatik Llalla tha se ky memorandum ka në thelb rekomandimet e Bashkimit Evropian. Prokuroria, shtoi ai, është e angazhuar maksimalisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    Ndërkaq, kreu i SHISH, Visho Ajazi e vlerësoi marrëveshjen e nënshkruar sot si një vlerë të shtuar në punën mes institucioneve.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Marrëveshje bashkëpunimi Polici- Prokurori- SHISH per te luftuar krimin e organi

    Tahiri, Llalla e Lika: Luftë kundër krimit e korrupsionit

    TIRANE – Ministria e Brendshme, Prokuroria e Përgjithshme dhe SHISH nënshkruan dje një memorandum bashkëpunimi për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar. Dokumenti që mban firmat e tre titullarëve të këtyre institucioneve, ministrit Saimir Tahiri, kryeprokurorit Adriatik Llalla e kreut të SHISH, Visho Ajazi, synon bashkërendimin në luftën kundër korrupsionit, krimeve të rënda e trafiqeve të paligjshme. Ministri Tahiri e cilësoi këtë memorandum si një moment të ri në luftën kundër krimit e korrupsionit, duke kërkuar që marrëveshja të kthehet sa më shpejt në një model pune dhe aksioni konkret. Ministria e Brendshme, së bashku me Prokurorinë e Përgjithshme dhe SHISH, me këtë memorandum bashkëpunimi synojnë të forcojnë lidhjet institucionale dhe raportet institucionale brenda kuadrit ligjor ekzistues, në mënyrë që të ketë rezultate të cilat do të shënojnë një moment të ri në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe paligjshmërisë në tërësi. “Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje në vetvete rrezikon të mbetet letër në rast se nuk kthehet në model pune dhe aksioni konkret me rezultate solide në luftën tonë të përbashkët kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe paligjshmërisë në tërësi”, u shpreh ministri i Brendshëm, Tahiri. Nga ana e tij, kryeprokurori Adriatik Llalla e cilësoi këtë memorandum si një marrëveshje që synon përmbushjen e prioriteteve për integrimin në BE. “Marrëveshja që po nënshkruajmë sot përkon me një situatë shumë të rëndësishme ku po diskutohet marrja e statusit kandidat për Shqipërinë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në këtë kuadër, tri institucionet tona shprehën vullnetin e tyre maksimal për të përmbushur ato që konsideron kryeprioritete për integrimin në familjen europiane”, u shpreh Llalla. Ndërsa kreu i SHISH, Visho Ajazi, u shpreh se ky bashkëpunim institucional është një vlerë e shtuar në respektimin e ligjit dhe kryerjes së detyrave funksionale.

    Panorama

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •