Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Car Dushani në mes të Shkupit!

    Përmendorja e Car Dushanit përjetësohet në mes të Shkupit, aty ku për herë të parë u shpall car i Serbisë, në periudhën më të vështirë për shqiptarët e Ballkanit.

    “Dikur mund t’i jenë dridhur eshtrat nga shqiptarët, por tani figura e tij përjetësohet në mes të Shkupit. Se çfarë rëndësie ka Car Dushani për historinë e Maqedonisë nuk është e qartë, por që paraqet provokim për shqiptarët, nuk ka asnjë dyshim!”

    Historianët e kanë pritur me habi lajmin e ngritjes së përmendores së Stefan Dushanit, duke ditur bëmat e tij kundër shqiptarëve në atë kohë.

    “Është me të vërtetë një lajm trishtues, të ngresh përmendore midis Shkupit i cili ka qenë pushtues të këtyre trojeve gjatë sundimit të tij. Është e dëmshme, është e palogjikshme të shënohet dhe të ngrihet shtatorja e këtij sundimtari të ashpër mesjetar në ditën e sodit. Edhe pse ne të gjithë anojmë kah Evropa, sot ngremë përmendore të atyre pushtuesve të cilët kurrë nuk ia kanë dashur të mirën këtij populli. Prandaj është e papranueshme për shqiptarët, por edhe për popujt e tjerë, të ngrihet përmendore e Car Dushanit”, tha Vebi Xhemaili, historia.

    Nga BDI-ja nuk dëshirojnë të komentojnë vendosjen e përmendores së Car Dushanit në Shkup. Disa janë jashtë shtetit, disa me grip, e disa nuk e dinë se kush ka qenë Car Dushani. E kush ishte Car Stefan Dushani? Ai morri fronin mbret i Serbisë duke rrëzuar nga pushteti babin e tij, e më pas urdhëroi vrasjen e tij me varje. Në vitin 1346 pikërisht në Shkup u shpall Car i Serbisë. Gjatë 24 viteve në krye të shtetit serb, Car Dushani pushtoi të gjitha trojet ku jetonin shqiptarët duke filluar me Kosovën, Shqipërinë, Shkupin e Janinën. Shqiptarët për gjatë gjithë kohësh e kundërshtuan regjimin e Dushanit.

    Në ditët e sotme, ndërsa Shkupi mbushet me Car Dushana, 3 përmendoret e vetme shqiptare, pjesë të projektit “Shkupi 2014”, vazhdojnë të mos vendosen. Integristët nuk kanë përgjigje as për këtë çështje. Para 16 muajsh, BDI-ja pohonte se procedura për vendosjen e përmendoreve po vijon sipas parashikimeve, por sot e kësaj dite, ato nuk janë vendosur.

    “Të gjitha procedurat të cilat janë të paraparë për vendosjen e këtyre përmendoreve rrjedhin sipas dinamikës së paraparë. Ajo që është me rëndësi të theksohet se projekti Shkupi 2014 nuk është më projekt mono-etnik, ashtu siç e kemi trashëguar por bëhet fjalë për një projekt shumë etnik që do të reflektojë karakterin shumë etnik të kryeqendrës dhe Maqedonisë”, deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë (08.08.2012).

    Nga Ministria e Kulturës nuk shpjegojnë se kur do të vendosen përmendoret e shqiptarëve, e as simbolikën e vendosjes së Car Dushanit në Qendër të Shkupit. Pavarësisht qëllimit të autoriteteve, shqiptarët e Shkupit e konsiderojnë si provokim ngritjen e përmendores së Car Stefan Dushanit. Benjamin Arifi

    (ALSATM)
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    273

    Për: Car Dushani në mes të Shkupit!

    Bashkimit Demokratik për Integrim sot ka heshtur në kuvend kundrejt akuzave të opozitës si të Rilindjes Demokratike Kombëtare ashtu edhe të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në lidhje me vendosjen e carit serb në qendrën e Shkupit.
    LSDM-ja tha se ajo përbën nxitje ideologjike, por edhe një tjetër shpenzim nga arka e shtetit.
    “Për Car Dushanin historia flet se ka qenë pushtues në këto troje, dhe këtu për ne është problematike ideologjia e kësaj qeverie, e cila në aspektin ideologjik as që ka idenë se për çfarë bëhet fjalë. Dhe aspekti i tretë është se ku mund të harxhohen paratë, në kushtet kur po shkatërrohen konviktet e studentëve, në kohën kur subvencionet e buqëve nuk vijnë në kohë, kur mbretëron varfëria dhe frika tek qytetarët. Të harxhoni para’ kështu pamëshirshëm, për personalitete historike problematike për maqedonasit, mendoj se është skandal”, u shpreh Gordan Georgiev, LSDM.
    (time.al)
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •