Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 4 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2013
    Postime
    5
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Post Historia e Pukes dhe pukjaneve

    Nje lute e pergjakshme, nuk mund te mos kishte edhe deshmoret e lirise. Nje nga keto deshmore qe rane ne lufte kunder pushtuesit eshte Kadri Brahimi dhe Ismail Brahimi.

    Kadri Brahimi

    Kadri Brahimi lindi ne fshati Rrape me 19 qershor 1893. Ai vinte nga nje familje patriotesh, kjo ngase gjyshi i tij Deme Brahimi qe pjestare ne luften kunder malazezeve, te cilet pas largimit te serbeve mesyne trojet tona.
    Ne Berdice te Shkodres, Dema ne moshe te re flijoi jeten. Ai lartesoi brezat e te pareve te tij. Kadriu do t’u ngjante gjysherve te tij, ndaj ate vjeshte te vitit 1944, kur autokollnat gjermane gjarperonin drejte Rrapes, ngjeshi armet dhe u bashkua me luftetaret e tjere te lirise. Kesaj kauze kaq te larte ju bashku edhe kusheriri i tij Ismail Brahimi.

    Ismail Brahimi

    Shtepia e Ismail Brahimit u be baze e strehimit per forcat partizane qe luftonin per liri e pavaresi. Ne ate kohe Ismail Brahimi ishte 24 vjec. Edhe pse i ri ne moshe ai u bashkua me trimat e tjere ne mbrotje te vendit dhe Atedheut.

    Gjate luftes Kadriu dhe Ismaili strehuan ne stanet e tyre nje pjese te popullsise. Ne keto stane ato bene edhe rezistence kunder okupatorit. U rrethuan pabesisht se ndoshta dikush dhe i tradhetoi, por nuk u mposhten. Strehimi do t’I vihej zjarri e brenda do te digjeshin te ngujuarit. Ne kete situate perballe forcave gjermane reaguan trimat e Rrapes, Kadiru dhe Ismaili.


    Nje kunvend trimash do t’u mbetej ne goje Ismailin dhe Kadriun. Ismaili i thote Kadriut nuk kemi cfare te bejme, do te luftojme e qendrojme deri ne vdekje. Dhe ashtu ndodhi duke luftuar kunder okupatorit me ato mundesi qe kishin. U perballen me armikun, nuk treguan se ku ishin strehuar luftaret e popillit. Mbi ta rane plumbat vdekjeprures, mbi pjestaret e familjeve u bene torturat me cnjerezore.
    Me gjakun e ketyre deshmoreve u shkrua edhe nje histori qe i perjetesoi ata brez pas brezi. Lapidari ne Rrape simpolizon gjakun e tyre per driten e lirise e te pavaresise kombetare. Per keto dy luftetare rapsodi kendoi kengen:

    Per liri s’na dhimbset jeta

    Ne kenget tona, qe zemrat thurin,
    Heroizmi ngre flamurin,
    Hyn ne to gjithe historia,
    Trimeria dhe lavdia.
    Keshtu hyne ne kengen time,
    Dy bij tima t’Rrapes trime
    Burra ma t’mire s’i zen syni;
    Kadri Zogu e Male Shqiri,
    Ne fshati Rrape linde e rrite;
    Ne vorfni, pa buke, pa drite;
    Zhveshur e zbathur, ne shpin mjerimi,
    Keq nga vera, keq nga dimni.
    Ata shihnin mbi shqipnine
    Cizmen e huaj me tradhetine
    Ne terror donin ta mbanin
    Per jete vendin ta skllaveronin.
    Nuk durum shqipet zinxhire,
    Rroken armet per t’qene t’lire,
    Kur Brigada ne Rrape u ngjit;
    Edhe fshati n’kembe u ngrit;
    Kardiu, Mala e djem te tjere;
    Rroken armet, te lehte si ere.
    Nuk pushuan as nate, as dite
    Priju shokeve prite me prite,
    Trego rruge e trego shtigje;
    Vra gjermane, makinen digje.
    Bisha ngordhi, liria erdhi,
    Por shume gjak shqipnia derdhi!
    Ne ket gjak, qe lule mbiu,
    Jane dhe Mala e Kadriu!
    Ato dite, ne Lufte te Rrapes,
    Jeten i falen, lirise, vatres.

    _______
    Pergatiti: stafi i Forumi Pukjan
    Shenim: Ky material po publikohet per here te pare ne internet nga Forumi Pukjan. Materiali publikohet ne kuader te 20 nentorit, dites se Ēlirimit te Pukes.
    Date: 19 nentor 2013
    ilustrimi fotografik: Forumi Pukjan
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 21-11-2013 mė 11:00

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2013
    Postime
    5
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Post Emrat e Deshmoreve te Atedheut nga rrethi i Pukes


    Forumi Pukjan ne kuader te dites se Ēilirimit te Pukes nga pushtuesit si dhe te renet per Liri e Pavaresi ju publikon gjithe emrat e Deshmoreve te Atedhuet qe jane nga rrethi i Pukes:

    Deshmore te rene per Liri e Pavaresi

    1. Frrok Gjergji
    2. Ndue Rrucaj
    3. Keqan Neziri
    4. Mustafe Braha
    5. Deme Brahimi
    6. Rexhe Baci
    7. Kurt Cina
    8. Myftar Selmani
    9. Ndoc Deda
    10. Ēup Qafa
    11. Prengė Curri
    12. Zekė Curri
    13. Sali Salihi
    14. Zenel Aga
    15. Qerim Sokoli

    Deshmoret e rene pas vitit 1939

    1. Ali Bytyēi
    2. Zoje Djaloshi
    3. Rrustem Toska
    4. Nikoll Gjura
    5. Pashke Hajdari
    6. Zenel Ēoba
    7. Ymer Ēoba
    8. Leke Berisha
    9. Ndue Ndreca
    10. Halil Terbuni
    11. Ismail Brahimi
    12. Kadri Brahimi
    13. Pjeter Alia
    14. Shaban Uka
    15. Bardhok Jaku
    16. Dode Lleshi
    17. Mehmet Muslia
    18. Mark Kolgjoka
    19. Ndue Mhilli
    20. Pjeter Jaku
    21. Vat Ndou
    22. Prend Nika
    23. Sadik Selmani
    24. Gjoke Lleshi
    25. Prenda Lleshi
    26. Zef Faslia
    27. Frrok Peraj
    28. Zek Lleshi
    29. Nikoll Cuku
    30. Mark Deda
    31. Pjeter Kovaēi
    32. Aleksander Filipi
    33. Nikoll Vorfi
    34. Luke Mhilli
    35. Zef Ndoj
    36. Ismet U. Laēi
    37. Gjin Ndoj
    38. Mark Gjergji
    39. Qazim Hyseni
    40. Pllumb Isufi
    41. Mark Isufi
    42. Petrit Gega
    43. Allaman Dervishi

    ______
    Publikon: Forumi Pukjan
    Pergatiti: Gezim Kopani
    Burimi: Muzeu Historik i Pukes.
    Date: 20 nentor 2013
    Burimi: http://forumipukjan.blogspot.com/

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2013
    Postime
    5
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Post Puka nė luftė pėr liri e pavarėsi dhe dėshmorėt e saj


    PERIUDHAT KRYESORE TE LUFTES SE PUKES PER LIRI E PAVARESI
    (Nė kuadrin e kryengritjes sė pėrgjithshme antiosmane 1912)


    - Mars, prill e maj 1912 krenė tė bajraqeve tė Pukės, tė nxitur edhe prej dom Gasper Thaēite Zenel Mustafė Agės u besatuen me “Besėn e Bajrakve“, “ Beslidhjen e Shtatė Bajrakve” pėr ēlirimin e gjithė krahinės sė Pukės prej sundimit osman;
    - Besatuesit kryesor qenė: Zenel Aga, Bibė Ndoja, Palush P. Markaj e Frrok Kolė Pemati Iballe; Marash Marku e dom Gasper Thaēi, Qelėz; Halil Musa e Hasan Neziri Kabash; Frrok Kolė Gjoni Qerret; Frrok Kolė Rexha e Qerim Sokoli Bugjon; Prend Uka, Ndrekė Markiēi, Pal Ndou e Mhill Shpendi Berishė; Salih Aga i Malziut, Marash Ukė Delia i Kokdodės; Ndre Nika e Sadri Sheqeri, Dardhė; Kolė Mar’ Vata i Dushit; Zef Nikolli i Kēirės, Keqan Qerimi iTrunit, Selman Laēi i Mdhojės etj.
    - Maj 1912, Kuvendi i Shtatė Bajrakėve tė Pukės, mbledh nė Tmug tė
    Midhės, vendosi Besėlidhjen e kryesinė e saj, me prijės Zenel Agėn; – 12 qershor 1912 Besatuesit e Pukės, mblidhen te kisha e Qelzės,
    ku vendosėn 29 qershorin, sulmin mbi garnizonin osman, nė qytezė Pukė;
    - KATĖR muaj para Shpalljes sė Pavarėsisė, qė prej 25 korrikut 1912, viset
    e Pukės ishin plotėsisht tė lira prej sundimtarėve osman dhe
    vetėqeveriseshin prej krenėve tradicional vendor;
    -TRI herė: 29 qershor, 21 gusht e 7 shtator 1912 ėshtė sulmuar garnizoni i qytezėz Pukė prej afro 400 kryengritėsish tė viseve tė Pukės, prej djelmnisė sė Besėlidhjes deri sa u ēlirua pėrfundimisht mė 7 shtator 1912.
    - Pėrfundimisht, mė 7 shtator, afro TRE muaj para ngritjes sė Flamurit nė Vlorė, ēlirohet edhe qyteza e Pukės, baza e fundit e garnizonit turk nė viset e Pukės dhe mė 8 shtator 1912, mbi gėrmadhat e ish-garnizonit tė qytezės sė Pukės, aty ku mė parė ngrihej flamuri osman u ngrit Flamuri i Bajrakut Pukė ( i Terthores ) prej atdhetarit tė shquar Halil Musės;

    PUKA NĖ LIDHJE ME KOSOVĖ E MIRDITĖ PĖR LIRI E PAVARĖSI

    Puka, krahinė gjeografike mbi udhėt qė lidhnin bregdetin Adriatik e Shkodrėn me Kosovėn dhe nė lidhje tė ngushta me ta si edhe me Mirditėn, ishte nė dijeni tė ngjarjeve politike, tė forcimit nė rritje tė pėrpjekjeve pėr Liri e Pavarėsi. Prej qiraxhijsh, malėsorė qė shkėmbenin mallėrat e tyre nė fruta, pishė e pezhve nė Gjakovė, ku blenin misėr e grurė, si edhe tregtarė prej Kosove e Shkodėr me lėvizje-lindje Perėndim vinin lajme si:
    “ Nė maj u sulmue Gjakova e Peja”, “ 21-25 maj zhvillohet Kuvendi i Junikut” Kosovė pėr njė program tė pėrbashkėt mbarėshqiptar:
    “ 31 maj sulmohet e ēlirohet Peja”.
    Po kėshtu vinin lajme prej Shkodre e Mirdite:
    “ 29 maj 1912 Gjeto Coku me malsorė sulmoi Lezhėn.”
    Kjo situatė e nderė politike pėrreth viseve tė Pukės nxiste edhe krentė e bajraqeve dhe udhėheqėsit e komitave, qė nė grupe tė vegjėl qarkullonin nė mbarė krahinė, sidomos brigjeve tė Drinit tė Iballės e tė Berishės, qė bashkoheshin nė njė organizim tė pėrbashkėt tė Shtatė Bajrakėve tė Pukės. Mark Frrok Bajraktari nė librin e tij :” Coptimi i Shqipnisė dhe kryengritja e Pukės 1911-1912,” botuar nė Kanada, mė 1967, shkruan se, qė prej vitit 1910 e nė vazhdim, me ndonjė ndėrprerje gjatė dimrit, komitat ishin nė mė se 11 ēeta komitash, si nė Berishė, Bugjon, Fierzė, Mėzi, Trun, Flet, Dush etj. me 7 deri nė 8 veta secila. “Trimat e Kosovės na i ēojshin zemrat peshė e na shtyjshin me u shpejtue pėr Beslidhjen e Shtatė Bajrakėve, -tregonte Marash Mėhilli i derės sė
    Bajrakut tė Berishės, pjesėmarrės nė Kryengritjen e 1913, 23-vjeēar aso kohe. – U caktue tubimi i krenėve dhe prijsave tė djelmnive dy tė diela para Shpalit te kasha e Shpalit, Qelez, kinse pėr meshėt e festes sė Shpalit pėr mos me ra nė sy tė Turkut. Si u ēue mesha, Zenel Aga u foli pėr qėllimin qė kishte ky kuvend burrash pėr besatim, pėr BESLIDHJEN e Shtatė Bajrakėve. Kuvendi njizani thirri: “ PER BESLIDHJEN, BURRA! Dita e sulmit nuk u shpall. U la qė me 28 qershor tė vijshim pėr festėn e Shpalit dhe atė natė do tė caktohesh se kur do tė msyhej Puka, kryeqendra e Shtatė Bajrakėve. Kjo u tha kėshtu me qėllim qė tė mos zbulohesh prej anmikut dita e msymjes, qė t’i kapshim turqit nė befasi, se kėshtu e kishim ma kollaj luftėn me ta.

    29 QERSHOR 1912, SULMI I PARĖ MBI GARNIZONIN TURK

    Parsia e Beslidhjes u kujdesue me sa mundi qė populli tė armatosesh. Tė siguroheshin sa ma shumė armė e fishekė pėr sa ma shumė malsorė, por ishte e vėshtirė tė siguroheshin qindra armė e fishekė kur shumė malsorė nuk kishin me ēka t’i blejshin. Kurse, forcat turke kishin armėt e kohės: “manxerre mbreti” e fishekė me shumicė. Bile edhe mitraloza e topa.
    U ba e si u ba dhe nja 400 burra u mblodhėn Naten e Shpalit , me 28 qershor, nėpėr Qelzė: Breguminė, Mardhnaq, Koderbojė dhe Dedaj, ku lutej Shpali. Parėsia ēoi fjalė se Diten e Shpalit nuk ēohet meshė se” do tė sulmojmė Puken”.
    Sapo dolėm nė Fushpukė, disa prej djelmnisė sonė morėn zemėr e thirren me sa za kishin: “ N’ tabe, burra, t’i kapim me dorė, me dooorė!” Atėhere krejt djelmnia u ēue pergjysė nė kambė me armtė zjarr e hyxhym mbi istikame, me thirrmen tė gjithė bashkė sa ushtoi vendi: “ Me dooor, buuurra!” Po nuk ishte punė qė bahesh, se ushtria kishte xanė vend mire. Ishin krejtėsisht tė mbrojtun. Po edhe djelmnia e Besėlidhjes nuk donte tė kthehej mbrapa. Donte tė hynte nė istikam. Nė atė sulm u vra Jak Marka Ndreca i Qelzės, qė kishte mrri deri afer tabeve tė ushtrisė, ku mbet i vramė. Turqit mrritėn me ia pre kryet e me ia marrė
    nė istikamin e tyne. Pak ma larg u vra edhe shoqi i tij prej Qelze, Mhill Marashi. Po djelmia e Qelzes me pushkėt zjarr e tė mbrojtun prej djelmnisė sė Berishės e tė Bugjonit, i mberrthei turqit mbas istikamit dhe mundi me terhjek trupin pa krye tė Jak M. Ndrecės dhe trupin e papremė tė Mhill Marashit e t’i varrosshin ma vonė te kisha e Qelzės. Nė mbrojtje tė djelmnisė sė Qelzės, ranė tė plagosun rand: i biri i bajraktarit tė Bugjonit, Rexh Frroku e bashkė me ta Ndue Kukeli, prijs i djelmnis sė ēetės sė vet.
    Atėhere, Ndoc Mar’ Deda me Mark Kolikun qė na prijshin ne tė Berishės na thanė tė tėrhiqna.” Jemi terheq deri kah gjysma e kodrave tė Dedajve. Aty me ēetėn e vet Ndoc Mar’ Deda bashkė me Mark kolikun shpėtuan tė plagosurit.
    Kajmekami i Qytezės sė Pukės vendosi tė hakmerrej kundėr Prijėsve pesė ditė pas tėrheqjes sė malėsorėve. Kėshtu, mė 4 korrik vetė kajmekami udhėhoqi forca xhandarmėrie e ushtarė qė sulmuan nė befasi Kabashin, ku grabitėn e dogjėn shtėpitė e Halil Musės e tė Hasan Nezirit bashkė me stanin e Avdi Musės nė lagjen Klos. Prej Klosi ranė nė Qelzė, ku grabitėn e dogjėn shtėpitė e Marash Markut, Deli Nikollit, Frrok Nikės e Nikollė Gjergjit. Nė Qerret tė Vogėl grabitėn e dogjėn shtėpinė e Frrok Kolė Gjonit. Edhe mbas kėtyne ngjarjeve lėvizja e pėrgjithshme nuk u shua. Ajo u pėrgjithėsua. ( Burimi kryesor ėshtė shkrimi i Kolė Bibė Mirakės, Kryengritja e Pukės rreth vitit 1912. Revista “Hylli i Dritės”, Shkodėr, 1937, Nr. 10, f. 459-468.)
    Pas kėsaj “ fitoreje “, kajmekami, i mbėshtetur edhe prej disa forcave shtesė qė i erdhėn prej Shkodre, mori zemėr dhe vendosi ta vazhdonte ndėshkimin nė Midhė, Berishė, Iballe e Brigje. Po Prijėsitė e Besėlidhjes vendosėn pėr njė tubim, kuvend, nė Tmug tė Midhės mė 11 korrik. U muar vendim qė Midha tė bėhej qendresa kryesore dhe e fundit kundėr forcave turke. Nė ndihmė tė Midhės do tė shkonte Bajraku i Berishės, Bajraku i
    Bugjonit, Bajraku i Iballės dhe Bajraku i Terthores, ku dihej tė thyhej forcave kryesore osmane . Midha qėndroi heroikisht edhe pse pėsoi humbje tė mėdha.
    Me humbjet e rėnda nė Midhė ushtria osmane u pėrmblodh nė Pukė, nė pritje tė njė sulmi tė dytė. kurse Parėsia e Besėlidhjes mori masat pėrgatitore pėr sigurim armėsh e municion dhe tė sulmonte mbi garnizonin e Pukės, qendra e vetme e mbajtur prej turqve nė Shtatė Bajraktė e Pukės. Pėr Besėlidhjen tani ishin krijuar kushte tė reja lehtėsuese, se Kryengritja e Pėrgjithshme kishte fituar nė Kosovė dhe mė 9 gusht kryengritėsit kosovarė kishin hyrė nė Shkup.
    U ftuan nė Shkup pėrfaqėsuesit e tė gjitha krahinave. Puka do tė shkonte bashkė me Mirditėn me prijės Gjon Marka Gjonin. Nė telegramin e konsullit tė Austrohungarisė, Prizren, 16 gusht 1912, i telegrafohet Vjenės zyrtare se “ …kapiteni i Mirditės kaloi kėtu (nė Prizren ) pėr nė Shkup duke pasė njė pėrcjellje tė madhe…kėshtu pesė nga Mirdita, tre nga Kthella, kater nga Malėsia e Leshit, shtatė nga PUKA, nji nga Kurbini, shefi i tre bajraqeve tė Kurbinit, dhe qė tė gjithė me pėrcjellėsit e tyre.”
    Prej kėtu del qartė se Puka ka dėrguar shtatė pėrfaqėsuesit e vet pėr Shtatė Bajraktėe Pukės me shoqėruesit e tyre. Kjo pjesėmarrje e pėrfaqėsuesve tė Pukės nė Shkup u bė shkas pėr shpejtimin e pėrgatitjes pėr sulmin e dytė kundėr garnizonit turk nė qytezėn e Pukės. Kjo nxitje nuk dha kohėn e mjaftueshme pėr pėrgatitjen e duhur pėr njė sulm tė suksesshėm. Berisha dhe fshatra kufi munguan nė pėrgjithėsi, sepse mė 22 gusht ishte festa e Zojės nė Mertur e Apripė, ku lutej me miq. Nė kėto kushte Parėsia e Besėlidhjes iu drejtua fshatrave tė Rrugėmadhes, Bajrakut tė Malziut, Nikollė Currit tė Fushė-Arsit, si edhe fshtrave tė Bajrakut tė Terthores.
    Iballe me Rrugmadhe sulmuan kah Lejthiza, veriu, kurse Bajraku i Malitzi sulmuen kah Qafgjeli, juglindje tė Pukės. Qendroi e luftoi deri sa u vra si burrat Keqan Qerimi i Trunit, sot Dėshmor i Atdheut.

    7 SHTATOR 1912 - ĒLIRIMI I PUKĖS DHE “ ORA E SHQYPNISĖ”

    Megjithėse me dy sulmet e para malėsorėt nuk arritėn ta ēlironin kryeqendrėn e tyre, qytezėn e Pukės, prapėseprapė nuk hoqėn dorė nga ky qėllim. Parėsia e Besėlidhjes mori masa pėr ēlirimin pėrfundimtar tė Pukės dy javė mbas sulmit tė dytė. Pėr kėtė morėn masa nė dy drejtime: SĖ PARI, tė gjenin mėnyra qė t’i ligshtonin ( demoralizonin) shpirtėrisht forcat e garnizonit turk nė Pukė. Pėr kėtė porositeshin rojat e caktueme kah Dedajt, Qerreti i Poshtėm, Qelza, Bushati, Midha, Klosi, Qafė-Krovė e Qafė-Ajtyrė ( Kabash-Bicaj ) tė qitej kajherė pushkė, kurse natėn tė ndizeshin edhe zjarre, pėr t’i paraqitė si zjarre tė komitave qė po pėrgatiteshin pėr sulmin pėrfundimtar.
    Mbas luftės sė Midhės nuk ju da ma lufta Turkut. Turku u mbyll nė Pukė.
    Dita e sulmit u caktua 7 shtatori. Berisha me Bajrakun e Terthores dhe pjesėrisht i Kabashit do tė sulmonin kah Koderdedaj dhe Koderlejthizė, kurse Thaēi me pjesėn tjetėr tė Kabashit etj. tė sulmonin kah Qafgjeli e Zezėt.
    Kur iu afruam Fushpukės pėr ēudi zbuluesit tonė na thanė: “ Istikamet janė pa ushtarė! Gati nuk u xumė besė. Ēfarė kishte ndodhė! Forcat turke e panė se Puka do tė merresh. Me aq sa ishin, nuk u bajshin ballė malėsorėve, prandaj u tėrhoqėn natėn pėr nė Shkodėr .
    Kėshtu pak a shumė ka shkruar edhe Kolė Biba te “Hylli i Dritės” 10/1937: “ …me 5 shtatuer u mblodhėn tinzisht nė Krrab tė Iballės. Me 6 shtatuer nė mbramje mrrrin nė Bicaj tė Kabashit. Prej kėtu kishin qėllimin me u nis e me i ra Pukės. Tue gdhi dita 8 shtator nė shenjė demostracioni e kunorzim fitoreje dogjėn sarajnė.” Mark Frrok Bajraktari i Bugjoni bashkėkohės i luftėrave pėr Liri e Pavarėsi jep kėto vargje:
    …Shtat Barakt po e kan vendue,/ Puken sonte me sulmue,/ I madh ej vogel kush ka ē’llue!/ Kush me huta e novica,/ Kush me kmesa e sakica!./…Zana Madhe e Terbunit,/ Me gjith shoqe t’ majes Qllumit, / E bashku me or’ tė Pukės,/ Fluturim ka ra n’ log t’ luftes, / DuenPuken per m’e ēlirue!”
    Gėzimin e madh tė fitores, ēlirimin e Pukės prej sundimit tė gjatė osman, 7 shtator 1912, e shėnon edhe Kolė Biba,( nė shkrimin e botuar te “Hylli i Dritės”, nr. X, 1937), ku thot se nė atė gėzim marrin pjesė edhe shqiponjat,
    “ ORA E SHQYPNISĖ”: “ Rrugės prej Kryeziu e deri nė Preēaj u kishin shkue tue fluturue mbi krye dy shqype tė bardha, e dikush kishte fillue tuj i gjuejt me pushkė. Bibė Ndoja kishte nga vrap para e mbrapa tuj u bėrtitė: “ Mos i gjueni se janė Ora e Shqypnisė.” Dhe pėr ēudi Historia e Shqipėrisė e tė gjitha botimeve nuk i kanė kėto pėrpjekje, kėto luftėra e kėtosakrifica tė mėdha tė Pukės.

    Dėshmorėt e Pukės

    Siē e pat edhe Promemorjen nė mermer nė varrezat e Dėshmorėve tė Pukės, pėrgatitė me inisiativėn dhe pėrkujdesjen vetėm tė Bashkisė Pukė, edhe pse Dėshmorėt janė tė gjithė rrethit tė Pukės. Aty nė atė Promemorje ka njė ndarje nė tri shtylla. Nė shtyllėn e parė djathtas, siē e shikoni edhe kėtu nė poster, janė shėnuar Dėshmorėt rėnė pėr Liri e Pavarėsi tė Atdheut, miratuar nė kuadrin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė me statusin e Dėshmorit tė Atdheut.
    Si kriter vendosjeje nė shtyllėn I kemi marrė kohėn e rėnies nė altarin e Lirisė, prandaj kemi filluar me Frrok Kolė Gjergjin e Qerretit tė Vogėl dhe Ndue Mark Prendushin e Midhės, rėnė korrik 1912, Keqan Qerimin e Trunit, rėnė gusht 1912, Mustafė Adem Brahen rėnė nėntor 1912 dhe ėshtė vazhduar me tre Dėshmorėt e Kabashit: Demė Ismail Ibrahimi, Kurt Cina dhe Rexhė Baci, rėnė mė 1913, nė mbrojtje tė Shkodrės, rrethuar prej ushtrisė pushtuese serbomalazeze. Kėtu mė lejoni pėr njė parantezė: shembullin e Dem Ismailit e ndoqėn edhe pasardhėsit e tij:Kadri Zogu dhe Ismail Shaqė Ibrahimi, dėshmorė tė LANFNĒL.
    Nė vazhdim ėshtė Myftar Selmani i Micojit, Ndoc Mark Deda i Berishės dhe Ēup Qafa rėnė nė lute me pushtuesit serbė mė 1915. Qė tė tre kanė veprimtari patriotike qė mė 1910 e nė vazhdim. Por duhet theksuar se Ndoc Mark Deda, tė cilit iu vra baba dhe i vėllai, Mėhilli,formoi edhe ēetėn e tij me djemė trima berishas dhe mori pjesė nė Luftėn e Midhės dhe nė luftimet pėr ēlirimin e Pukės mė 1912 e nė vazhdim. Prandaj kėnga e tij ėshtė kėnduar edhe nė Kosovė e deri nė SHBA prej emigrantėve kosovarė. Nė luftė me ushtrinė e Nemces, Austrohungareze, mė 1918,kanė rėnė Dėshmorė: Prengė Curri e Zekė Curri dhe Salih Tahiri. Nikollė Curri me ēetėn e tij kreu aksione tė rėsishme nė Qerret, nė Obot dhe sidomos nė Mesul, siē kėndohet nė kėngėt e Prendush Gegės. Kjo shtyllė mbyllet me Zenel Agėn e Iballės dhe Qerim Sokolin e Bugjonit qė u vranė nė njė ditė, mė 1925 prej agjenturės serbe. Veprimtaria etyre ėshtė pėrjetėsuar nė kėngė popullore dhe botime. Nė shtyllėn e parė poshtė, majtas, rreshtohen: Ali Bytyēi dhe mbas tij, Nikollė Memė Quku, dėshmori i parė i LANFNĒL i Pukės, i cili pėrfaqėsohet kėtu prej nipit tė tij, Dedė Qafa, “Mjeshtėr i Madhė” (Pėr arsye kohe nuk do tė vazhdojmė me tė tjerėt, promovuar prej kohėsh, por do tė ndalemi nė shtyllėn e tretė te dėshmorėt: Pllumb Isufi dhe Mark Isufi, Martirė tė Demokracisė, rėnė mė 1950, tė cilėt promovohen sot.)
    ______
    Pergatiti: Studiuesi Prof. Xhemal Meēi
    Publikon: Forumi Pukjan
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 21-11-2013 mė 10:58

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2013
    Postime
    5
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Post Roli i prijesve Mysliman te Pukes per Liri e Pavaresi



    Pėrkujtime pėr ata qė iu pėrkushtuan luftės pėr Liri e Pavarėsi

    ROLI I PRIJĖSVE MYSLIMAN TĖ PUKĖS PĖR LIRI E PAVARĖSI


    Pėrpjekjet e klerit mysliman tė Pukės pėr lirinė dhe Pavarėsinė e Atdheut janė tė njohura qoftė pėrmes kujtesės historike, qoftė pėrmes disa burimeve arkivore me rėndėsi. Kėto pėrpjekje marrin shtytje qė nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Ky fakt i rėndėsishėm pėrgjithėsisht ėshtė lėnė nė hije ose ėshtė paraqitė si rastėsisht dhe i mangėt me qėllimin pėr t’i pasqyruar klerikėt myslimanė fanatikė e “anadollak” nė islam, tė cilėt qenkan bėrė, kėshtu, pengesė pėr lėvizjet patriotike; ndėrsa, faktet tregojnė tė kundėrtėn.
    Njė shembull i tillė ka qenė imami teolog Musa Dizdari, i njohur nė popull me emrin Hoxhė Puka i cili ėshtė shquar pėr unitetin e komuniteteve dhe ringjalljen e pėrkushtimit atdhetar, sidomos nė kuadrin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.
    Teologu Musa Et’hem Dizdari, Hoxhė Puka ( 1800-1900) njihet si i pari imam vendas, pėr tė cilin ruhen kujtime dhe burime arkivore pėr veprimtarinė e tij tė shquar atdhetare, sado me sakrifica edhe nė moshė tė thyer.
    Bazuar vetėm nė vendimin e Gjykatės Ushtarake Shkodėr 19 gusht 1881 dhe tė akteve gjyqėsore tė Ministrisė sė Luftės, pėrcjellė me shkresė prej Kryeministrit osman Pallatit Perandorak po nė Stamboll, del se Ismail Salih Agė Kryeziu, nė bashkėpunim me imamin e xhamisė sė Pukės, Haxhi Musa Et’hem Dizdari dhe tė Mahmud Bajram Paci, imami i fshatitPac tė Bytyēit, dhėndėr i Ismail Agės, bashkė me Abdyl Hoxhėn e Gashit dhe Binak Alinė e Krasniqes, organizuan largimin dhe sigurinė e tij nė Besė tė Malėsisė sė Gjakovės prej Prizrenit deri nė kufi me Pukė tė Haxhi Ymer Prizrenit, Kryetar i Komitetit Drejtues tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Pėr Haxhi Ymer Prizrenin ishte lėshuar urdhėr pėr kapjen e tij ( arrestimin ), si organizator “i kryengritjes qė kishte themeluar dhe kishte pėrgatitė ai”, kundėr Perandorisė Osmane gjatė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit 1878-1881, (Aktet gjyqėsore,Shkodėr).
    Nėpėrmes kėtyre dokumentave osmane del se veprimtaria atdhetare pėr Liri dhe Pavarėsi e Haxhi Musa Dizdarit, imam i xhamisė sė Pukės, Hoxhė Puka, sė bashku me Ismail Agė Kryeziun, del jashtė kuadrit krahinor, Kazasė sė Pukės, sepse merr shtrirje me pėrmasa kombėtare, me pėrpjekjet nė bashkėpunim pėr tė shpėtuar Haxhi Ymer Prizrenin, kryetarin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, njė prej figurave mė tė rėndėsishme tė Rilindjes Shqiptare.

    Hoxhė Puka, edhe pse kishte mosmarrėveshje me Ismail Agė Kryeziun pėr postin e kajmekamit tė Pukės, tė cilin e kėrkonte pėr derėn e tij, tė birin, Et’hemin, funksionar nė xhandarmėrinė e Pukės, por, kur erdh puna pėr interesa kombėtare nė kuadrin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, iu bė krah Ismail Agė Kryeziut dhe i vuri nė shėrbim tė birin e vet, Et’hemin, rival me Ismail Kryeziun pėr postin e kajmekamit tė Pukės.
    Pėr aksionin Prizren – Pac, na tregoi hollėsisht nė Zherkė te Ismail Haxhia, Abedin Zenel Hoxha i Pacit, mė 4 nėntor 2011. (Abedini, i vitl. 1934). Mahmud B. Paci, babėgjyshi i Abedinit, nėn petkun e imamit, si edhe Abdyl Hoxha i Gashit, me Binak Alinė,udhėtuan pėr nė Prizren, ku e morėn nė mbrojtje Haxhi Ymer Prizrenin dhe e kaluan nė Bytyē te kulla nė Pac, ku e priste Et’hem Dizdari i Pukės pėr ta pėrcjellė nė Kryezi. Nė Kryezi e priste i biri i Ismail Agė Kryeziut, imam Zenel Hoxha, imami i xhamisė sė fshatit Kryezi. Nė vazhdim, Haxhi Ymer Prizreni pėrcillet nė siguri tė plotė prej kėtij imami tė xhamisė sė Kryeziut, Zenel Hoxhės, pėr te kulla e Hoxhė Pukės, Dizdari.

    Pėr kėtė pėrkrahje prej imamėve pukas, merren masa tė ashpra prej qeveritarėve osmanė kundėr Ismail Agė Kryeziut, Hoxhė Pukės dhe tė bijve, tė cilėt arrestohen dhe dėrgohen nė gjyqin ushtarak Shkodėr, sepse me veprimtarinė e tyre kanė “guxuar tė nxisė veprimet kryengritėse dhe antishtetėrore.” Me kėtė akuzė gjykohen dhe dėnohen “ tė internohen jashtė vendit tė tyre.”
    Edhe Kryeministri nė shkresėn e tij, shoqėruar aktet gjyqėsore Pallatit Perandorak, Sulltanit, thekson se “ Ismail Agai dhe hoxha i Pukės, Musa efendiu, kanė qenė nga njerėzit e rrezikshėm qė patėn turbulluar dhe prishė qetėsinė e vendit”. Sulltani, nė pėrgjigjen e tij 15 nėntor 1881, i cili thekson se “ Shkresa e lartė e shkelqesisė Suaj, zotni Kryeministėr…si edhe aktet e tjera , u panė nga Madhėria e Tij”( Sulltani ) i cili urdhėroi qė tė zbatohet vendimi i gjykatės ushtarake pėr internimin dhe largimin nga vendi i tyre.

    Pėrfundimisht, u internuan “me rrugėn e Selanikut dhe tė Aleksandrisė pėr nė Merash”. Nė Kryezi tregonin se pėrfunduan nė Halep tė Sirisė, ku u mbajtėn nė internim pėr afro pesė vjet, pa pasė asnjė pėrkrahje shtetėrore, veē sa u shpėrblye Hoxhė Puka prej vendasve, tė cilėt ishin shumė tė kėnaqur prej sjelljes sė tij me ta dhe pėr sherbimet fetare qė u kryente. (Akademia e Shkencave, Instituti i Historisė, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumentet Osmane 1878-1881. Tiranė, 1978, f. 228.)

    U liruan vetėm me amnistinė e Sulltanit me qėllim pėr tė qetėsuar Kryengritjen e Prizrenit mė 1885, e cila u shtri deri nė viset e Pukės nėn udhėheqjen e Mustafė Ismail Kryeziut bashkė me tė vėllain, imam Zenel Hoxha etj. Edhe sot kujtesa historike nė Pukė, Kryezi, Bytyē etj. ruan respekt pėr kėto figura, tė cilėt edhe pse me poste dhe prona, i rrezikuan nė pėrkrahje tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe tė udhėheqėsve tė saj. Pėr sa mė sipėr, Musa Hoxhė Puka sė bashku me Ismail Agė Kryeziun, mė 14 korrik 1965, me dekret Nr. 4040, dekorohen prej Presidiumit tė Kuvendit Popullor me “MEDALJA PĖR VEPRIMTARI PATRIOTIKE

    Teologu imam Isuf Arif Hoxha ( 1820-1919), i mbiquajtur Hoxha i Madh, teolog, hoxhė i xhamisė sė Iballės, ka pėrkrah Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit. Nė Prizren Isufi kishte mėsuar nė medrese pėr imam. Pėr mė tepėr imam Isuf Arifaj ishte mik me Dizdarin e Pukės, se kishte gruan prej asaj dere, Gjylen. Kėto lidhje krushqie e miqėsore i bashkuan mė shumė nė pėrkrahjen e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, qė forcuan ndjenjat kombėtare, qė u shprehėn sidomos nė ruajtjen e unitetit mes dy besimeve, nė ruajtjen e raporteve tė mira miqėsore edhe me krushqi. Kėshtu, imam Isufi ishte nip i Cecė Halilit tė Dardhės, burrė trim dhe guximtar, me tė cilin ruante lidhje tė ngushta nip-dajė. Pėr mė tepėr, imam Isufi ndihmonte dhe respektonte edhe kabashės tė tjerė tė Dardhės a tė Mėziut si “dajė”, siē ishte rasti i Mark Balės sė Mėziut i cili u sėmurė nė Mertur, ku kishte shkuar pėr festė dhe erdh e vdiq nė kullėn kater katesh tė imam Isufit, Hoxha i Madh, i cili e varrosi me nderime Mark Bal Gjonin, burrin mendtar e guximtar tė Mėziut, ndėrsa prifti Domeniko Passi, misionar italian, e kishte “ mallkue “ se kishte marrė grua tė dytė pėr fėmijė, qė ia pėrtrinė kullėn nė shuarje, qė sot janė bėrė mbi dhjetė familje me shtrirje qė prej Mėziu, Shkodėr, Tiranė deri nė ShBA (USA).
    (Cordignano, A. F. -Shqipėria nėpėrmjet vepres dhe shkrimeve tė njė misionari… Romė, 1933. Pėrkthim i I. Zamputit. Dorėshkrimi ruhet nė Muzeun Historik tė Pukės ).

    Teologu imam Zenel Adem Hoxha (1853-1945), imam e myfti i Pukės,” “Qytetar Nderi” i Pukės, i cili u kthye prej studimeve nė vendet arabe mė 1879, nė moshė tė pjekur dhe me njė kulturė tė gjerė islame. U kthye nė njė kohė kur ndihej shumė nevoja e tij, se situata politike ishte e nderė. Ishin vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Dėnimi dhe internimi i Ismail Agė Kryeziut bashkė me imamin afro 80-vjeēar haxhi Hoxhė Puka, i lanė mbresa tė forta, sa vendosi tė ndjek udhėn e tyre tė Lirisė dhe tė Pavarėsisė tė Atdheut, gjė qė e tregoi gjatė kryengritjeve antiosmane 1910-1912 me pėrkrahjen e lėvizjeve pėr Liri e Pavarėsi.

    Zenel Hoxha u ka pri nė namaz edhe Shefqet Turgut Pashės, korrik 1910, ministrit tė brendshėm turk, Adil Beut, mars 1912, si edhe Hasan Riza Pashės, verė 1912, por nė hybe u ėshtė shprehė: “Allahu e ka dhėnė qė ēdo popull tė jetoi nė Liri nė vend tė vet.” Gjithashtu ka nxitė e pėrkrahė pėrpjekjet liridashėse tė luftėtarėve, qė luftonin pėr Liri e Pavarėsi gjatė Kryengritjes sė Pėrgjithshme 1912, dhe njėkohėsisht ka ngulmuar pėr karakterin demokratik tė Shtetit.
    Nė shkrimin “Kryengritja e Pukės rreth vjetit 1912” sado qė pranohet se “Nuk duhet lanė pa permendė edhe Z. Zejnel Hoxha i Pukės…qysh nė fillim kje simpatizues i levizjės, e kurdo ku e qite rasa,… bate nji soj propagande nė favor tė kryengritjes.” Por nga ana tjetėr e trajton si njė imam: “i pa kulturė e rritė n’atmosferė anadollake” (K.B. M.,Kryengritja…Hylli i Dritės. Shkodėr, 10/1937,16 tetor, f. 468).

    Ndėrsa nė botimin e dr. S. Sulės, Zenel Hoxhė Mehaj…cilėsohet: “personalitet,i cili megjithėse kishte mbaruar njė universitet teologjik nė Arabi dhe kishte bėrė specializim pėr terapinė e hypnozėz nė shkollėn e njohur botėrisht, nė Nepal, nuk kishte lakmuar poste dhe vende tė rehatshme, por shėrbente atje nė zonėn e thellė tė Pukės…duke punuar me pėrkushtim tė lartė.” ( Dr. S. Sula, Zenel Hoxhė Mehaj, njė jetė pėr tė tjerėt.Tiranė, 2005, f. 40). Prandaj, Bashkia Pukė, mė 2005 e shpall “Qytetar Nderi” “Pėr veprimtarinė e tij patriotike, fetare dhe intelektuale pėr vizionin demokratik e progresist dhe pėr cilėsi tė rralla humaniste.” ( VKBP Nr. 30, dt. 25.10.2005).

    Si i tillė, jeta e tij ėshtė vlerėsuar shembull virtyti: gjithmonė bujar, popullor, imam me cilėsi tė larta pėr ndėrgjegjėsimin e besimtarėve nė mėsimin dhe zbatimin e normave tė besimit islam, por gjithnjė me respektimin e ēdo besimi tjetėr, unitetin e popullit si komb me atdhe tė pėrbashkėt kundėr ēdo pushtuesi qoftė. Prej tij mėsuan imam tė ardhshėm si: Asllan Hoxha, Beqir Hoxha, Sait Hoxha,Shaban Rexha etj., tė cilėt edukuan besim, respekt, unitet, ndjenja atdhetarie.
    (Dr. Sulejman Sula, Zenel Hoxhė Mehaj…cituar).

    Me fillimin e Luftės Ballkanike, vendin e pushtuesve osmanė po e zinin pushtuesit e rinj, pushtuesit e ushtrive sllave e greke me masakra barbare. Por ishte Sadik Hoxha , imam i Vaspasit qė dha i pari kushtrimin e fillimit tė luftės nė Malzi kundėr pushtuesve serbė, si edhe Osman Hoxha i Fletit. Bashkė me kėta imamė populli mbarė e filloi pushkėn qė prej Vaspasi, Piste, Fleti etj. Kėnga popullore shpreh meritat e tyre nė kėtė luftė:

    Kush e nisi luften per Dri?!
    Hoxhallart e Malitzi!
    Sadik Hoxha, djal zotni,
    Trim per pushk e zanatli!


    (Flet, 17 gusht,1983. MHP).

    Imam Osman Hoxha ( 1847-1912 ), banues dhe hoxhė nė fshatin Flet. Kulumri dhe nė tėrė Udhmadhen, bashkė me Bajram Hazirin , mezin, dhanė njė shembull burrėror e tė guximshėm, me fillimin e luftės kundėr pushtuesve serbė mė 12 nėntor 1912. Prandaj Fleti me Udhmadhen ishin betuar se do ta luftonin me tė gjitha forcat pushtuesin serbė, tė cilėt po kryenin krime tė vazhdueshme nė Kosovė, siē i vunė zjarrin edhe Malziut, mė 11 nėntor 1912, kur vetėm nė Gdheshtė, Malzi, therėn e masakruan 72 pleq, fėmijė e gra.
    Sapo pararoja serbe e Divizinit famkeq “Drina “arriti te mullini i Fletit, imam Osman Hoxha, qė kishte zėnė vend mbas Hanit tė Fletit, u vuri pushkėn. Me shpejtėsi vrau tre ushtarė serbė, tė cilėt i qitėn rrethimin dhe e plagosėn rėndė. Por, ndėrsa qėndronte, i thirri mezinit Bajram Haziri: “O bini serbit se na qarti, bre!

    Bajram Haziri lėshoi kushtrimin: “Bini serbit, kush asht burr, se na vrau Osman Hoxhėn!” -dhe shtiu drejt kolonės serbe qė po i ngjitej luginės sė Fletit. Mbas kushtrimit e pushkės sė tij e gjithė lugina e Fletit u ndez flakė prej armėve tė fletasve dhe sakajanėve tė Vaspasit, tė tėrhequr mbas luftimeve tė ashpra qė kishin zhvilluar me pararojėn e ushtrisė serbe, ku mbetėn tė vrarė 20 ushtarė dhe komandanti i tyre, pėrballė istikamit (poziciononit) tė Ismail Arifit, i cili ra dėshmor i Atdheut, por u pėrjetėsua edhe nė kėngė, ashtu si fletasit me Osman Hoxhėn.
    Kurse pėr luftėn me serbė Vaspas – Flet, mund tė shkėpusim kėto vargje:

    Kush e nisi luftėn i pari?!
    E kan nis dy hoxhallarė!
    Hoxhallart e Malitzi!
    Sadik Hoxha ish kan dai,!
    Osman Hoxha ‘i shehitli!…
    Ka nis luften me Serbi!
    N’ ujt e Goskes jan mbyt nji mij!


    ( Visaret e Kombit, vll. IV. Tiranė, 1939, f. 58-59, mbledhė nė Lumė, Kukės.)

    Nė njė kėngė tjetėr, motėrzim, mbledhė nė Kabash, mė 1969, kėndohet:

    Kush e nisi luften me serbė?!
    Osman Hoxha, past rahmet!
    Osman Hoxha e Baram Haziri.
    Qesi djemsh na i ka Fleti!
    S’i ka krajli, s’i ka mbreti!
    S’i mban toka, s’i mban deti!
    Gjasht taborre kan mbet prej heri!
    Gjasht taborre kan mbet prej ‘i dit!
    Dy mij vet kan dal komit.


    Imam Sadik Prishtina, kosovar i pėrsekutuar prej pushtuesve serbė, sepse nuk u pajtua me pushtimin dhe barbarizmat e tyre mbi popullin e pambrojtur kosovarė. Sapo erdhi nė Pukė, u caktua imam nė Kabash, i cili, gjatė shėrbimit nė besimin islam, edukoi dashurinė pėr Atdheun, pėr kombin, flamurin e gjuhėn e shkruar amtare, mohuar nė shtetet fqinj sllavė e grek. Nė Kabash hapi mejtepin mė 1914 me mėsimin shqip.

    Imam Qazim Jonuz Nushi ( Gjakovė, 1898 – Pukė, 1976 ), i pėrndjekur prej shovinistėve serbė, u detyrua nė fillim tė viteve ’30 (1930) tė largohej prej Gjakove dhe tė kalonte kufirin e tė vendosej nė Kukės, ku e pėrkrah Selim Shehu. Mandej nė Pogradec dhe sė fundi nė Pukė, imam nė Qerret.
    Kurrė nuk e harronte atė natė vere, kur i trokiti me forcė milicia serbe. I kėrkoi t’ia lėshonte shtėpinė njė familjeje serbe. Nuk e lanė tė merrte asnjė rrobė veshmbathjeje. Jetoi nė varfėri, por boll qė ishte i lirė dhe nė mbrojtje tė shtetit shqiptar.

    Gjatė pushtimit nazifashist u lidh me lėvizjen nacionalēlirimtare. U bė bazė e LANĒL dhe, kur u zgjodh kėshilli nacional ēlirimtar i Fshatit Qerret, mė 1 nėntor 1944, e zgjodhėn anėtar tė kėtij kėshilli me kryetar Kadri Kasemin dhe sekretar Idriz Metin. Mė 1967 e provokonin se “mban ramazan” dhe se lexon “ jacina”. Vdiq i pikėlluar, se nuk i dhanė vizė qoftė edhe pėr njė vizitė nė Kosovė, nė vendlindje si i dyshimtė, si imam qė vazhdonte tė ishte besimtar nė kundėrshtim me porositė e partisė (PPSH).
    Pukė, mė 24 nėntor 2012. Kėto janė disa shėnime pėr rolin atdhetar tė klerit mysliman nė Pukė krahas klerit katolik pėr Liri dhe Pavarėsi tė Atdheut, qė po publikohen nė seminare e simpoziume, organizuar me nismėn dhe kujdesin e imam Gėzim Kopanit, myfti i Pukės, i pėrkushtuar pėr forcimin e besimit Islam, por gjithnjė nė harmoni tė ndėrsjelltė me komunitetin e besimit katolik.
    __________
    Burimi: Myftinia Pukehttp://myftiniapuke.org/
    Autor: Xhemal Meēi, studiues “Mjeshtėr i Madh”
    Shenim: Ky material publikohet ne kuader te 20 nentorit dites se Ēlirimit te Pukes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Forumi Pukjan : 21-11-2013 mė 11:04

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •