Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1

    Presidenti grek Papulias nis nesër vizitën treditore në Shqipëri

    Presidenti i Greqisë, Papoulias nesër viziton Shqipërinë

    Publikuar më 02.11.2013 | 10:33


    Presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias, pritet që të vizitojë vendin tonë ditën e nesërme. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e informacionit të Presidencë, ku thuhet se “me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, më 3-5 nëntor 2013, do të vizitojë zyrtarisht vendin tonë Presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias”.

    Presidenti Papoulias do të mbërrijë nesër në vendin tonë që nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit “Nënë Tereza”. Presidenti Nishani do të presë Presidentin Papoulias me një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje në Institucionin e Presidentit të Republikës, ditën e hënë, 4 nëntor 2013. Pas ceremonisë, Presidentët Nishani dhe Papoulias do të zhvillojnë një takim së bashku, i cili do të vijojë me bisedimet dypalëshe, ku do të marrin pjesë delegacionet përkatëse të kryesuar prej tyre. Në përfundim të takimeve, Presidenti Nishani dhe Presidenti Papoulias do të japin një konferencë të përbashkët shtypi. Presidenti Nishani dhe Presidenti Papoulias do të jenë të pranishëm si dhe do të përshëndesin tryezën e rrumbullakët mbi ekonominë dhe energjetikën greko-shqiptare, që do të zhvillohet, në 4 nëntor 2013.

    /Shekulli Online/ E.L./

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Karolos Papulias - Shqiperia eshte Greqi dhe Greqia eshte Shqiperi!

    Presidenti grek Papulias nis nesër vizitën treditore në Shqipëri

    Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias zhvillon nesër një vizitë zyrtare në Shqipëri, me ftesë të kreut të shtetit shqiptar, Bujar Nishani. Papulias do ta nisë vizitën e tij të dielën më 3 nëntor dhe do qëndrojë deri më datë 5. Herën e fundit që ishte nisur drejt vendit tonë, ekzaktësisht 8 vjet më parë, u kthye mbrapsht, nga Gjirokastra drejt vendit të tij, pasi në Sarandë, ku kishte planifikuar një takim me homologun e kohës, Alfred Moisiu, u ndal nga protestat e komunitetit çam, para hotel Butrintit. Edhe këtë radhë kreun e Shtetit helen e pret një klimë e veçantë në Tiranë, pavarësisht deklaratave zyrtare të të dy palëve, për marrëdhënie të shkëlqyera. Ndërkohë, mes dy vendeve, përveç ligjit të luftës mbeten pezull çështja çame, kufijtë detare dhe toponimet në pasaportat e emigrantëve. Papulias shoqërohet në këtë vizitë nga 3 ministra ai i Mbrojtjes, Energjisë dhe Arsimit.Axhenda e presidentit grek do të vijojë të dielën me një takim me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule si dhe me Kryepeshkopin Anastas.

    Të hënën bisedime me homologun Nishani, kreun e Kuvendit Meta, Kryeministrin Rama si dhe do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të zhvilluar nga ambasada e vendit të tij. Presidenti Papulias do të vizitojë më pas shkollën greke Arsakio dhe do të darkojë me homologun e tij shqiptar, nga i cili ka marrë dhe ftesën.

    Të martën paradite, Papulias do të vendosë lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”, më pas do të takohet me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas të cilës niset drejt jugut me helikopter, për një takim me minoritetin grek në Derviçan dhe kryebashkiakun e Gjirokastrës. Ky moment do të jetë fundi i vizitës së parë zyrtare të Papulias në vendin tonë.

    ***
    Vizita

    Presidenca greke bëri të ditur dje detaje të vizitës së Papulias në Shqipëri, ku në njoftimin zyrtar thuhej se kreu i shtetit grek do të takohet të hënën me udhëheqjen politike dhe shtetërore të Shqipërisë. Ndërkohë, ditën e martë, Presidenti i Greqisë do të shkojë me helikopter nga Tirana në Gjirokastër, ku do të vizitojë zona ku jeton minoriteti grek në Shqipëri. Në këtë qytet, kreu i shtetit grek do të marrë edhe titullin “Qytetar Nderi” që i është akorduar më parë nga Këshilli Bashkiak. Vizita e Papuliasit në Shqipëri, zhvillohet disa ditë pas asaj të ministrit të Jashtëm Evangelos Venizelos dhe nga media greke vlerësohet si një hap i duhur i Athinës për të “ngrohur” marrëdhëniet midis dy vendeve. Por pavarësisht deklaratave të fundit për thellimin e marrëdhënieve mes dy vende, sërish do jenë një sërë çështjesh të cilësuara si problematike që pritet të jenë sërish në plan të parë të diskutimeve mes Presidentit grek dhe krerëve të politikës shqiptare. Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Greqisë në një konferencë shtypi për gazetarët pas vizitës në Shqipëri tha se deklaratat e tij në Tiranë ishin tezat e politikës greke, mbi të cilat do të mbështetet edhe vizita e Presidentit grek në Shqipëri. Marrëveshja e kufijve detarë, ligji i luftës çështja çame si edhe ajo e toponimeve do të jenë çështjet të cilat edhe në saj të problematikës që përmbajnë, do të diskutohen me prioritet të veçantë mes palëve. Po ashtu një nga temat kryesore të vizitës së Presidentit grek në Shqipëri do të jetë dhe varrezat e ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në kufirin apo në trojet shqiptare, gjatë luftës italo-greke. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë greke, Jorgos Sulas, ka kërkuar së fundmi që të shtrihen kërkimet për varret e ushtarëve grekë, duke pretenduar se një varreze e tille gjendet në Përmet. Presidenti Papulias viziton Shqipërinë pas thuajse 8 vitesh, por edhe vizita e fundit e tij në vend dështoi. Në vjeshtën e vitit 2005, Papulias u kthye mbrapsht nga Gjirokastra drejt Greqisë, pasi në Sarandë, ku kishte planifikuar një takim me homologun e kohës, Alfred Moisiu, u ndal nga protesta çame.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 02-11-2013 më 13:04

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Karolos Papulias - Shqiperia eshte Greqi dhe Greqia eshte Shqiperi!

    tamam ashtu si thote ky eshte , kete fjale un e kam thene qe ne 2000 kur vizitova per here te pare ne greqin ndryshimi ishte qe greqia nga shqiperia kishte rrogat me te larta
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Presidenti grek Papulias nis nesër vizitën treditore në Shqipëri

    Papulias me Janullatosin, meshë shqip në kishë

    TIRANE-Presidenti i Greqisë Karolos Papulias ka nisur takimet e tij mbrëmjen e djeshme.Në fillim u takua me kryepeshkopin Janullatos në selinë e Kishës Ortodokse në Tiranë. Gjatë vizitës Papulias është shprehur se ndihet i kënaqur që ndodhet në Shqipëri.

    Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias vizitoi Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare ku u prit nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos dhe drejtues të lartë të klerit ortodoks shqiptar.

    “Jam shumë i kënaqur që ndodhem këtu. Greqia nuk e ka braktisur asnjëherë Shqipërinë dhe do vazhdojë t'i qëndrojë pranë. Ka nisur një epokë e re ku do jemi në krah të njëri-tjetrit” – ka deklaruar Papulias në takim. Më pas ai ka marë pjesë edhe në meshën e Kishës Ortodokse, e cila u zhvillua në gjuhën shqipe.

    Emri:  Papulias-ne-Kishen-ortodokse-256x300.jpg

Shikime: 253

Madhësia:  21.6 KB

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Karolos Papulias - Shqiperia eshte Greqi dhe Greqia eshte Shqiperi!

    TIRANE- Presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias, nisi dje vizitën e tij zyrtare treditore në Tiranë, me ftesë të homologut të tij shqiptar, Bujar Nishani.

    Sot Presidenti i Republikës Nishani ka pritur homologun e tij grek, Karolos Papoulias me një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje në institucionin e Presidentit të Republikës. Paralelisht me vizitën që mbahej në Presidencën shqiptare, Shoqata ‘Camëria” ka mbajtur një protestë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, tek zona e Piramidës.

    Pas ceremonisë, Presidentët Nishani dhe Papoulias po të zhvillojnë një takim së bashku, i cili do të vijojë me bisedimet dypalëshe, ku do të marrin pjesë delegacionet përkatëse të kryesuar prej tyre.

    Në përfundim të takimeve, Nishani dhe Papoulias do të japin një konferencë të përbashkët shtypi. Mandej të dy autoritetet do të jenë të pranishëm si dhe do të përshëndesin tryezën e rrumbullakët mbi ekonominë dhe energjetikën greko-shqiptare.

    Gjatë vizitës dyditore në Shqipëri, presidenti grek do të takohet edhe me drejtuesit më të lartë të qeverisë dhe jetës politike në vend, si dhe pritet të zhvillojë një takim në Gjirokastër me përfaqësues të minoritetit etnik grek.

    “Çamëria” tubim
    Ndërsa presidenti grek Karolos Papoulias ndodhet në Tiranë dhe po takon Presidentin Nishani, Shoqata "Çamëria" zhvilloi një tubim paqësor në orën 10:00 përpara Piramides.

    Në fillim u caktua si vend që tubimi të bëhej para Pallatit të Kongreseve dhe ajo para Presidences. Policia e Tiranës ndryshoi vendin e tubimit të Shoqatës “Çamëria” pas kërkesës së bërë nga ambasada greke. Sipas policisë ambasada greke kërkoi ndryshim vendi për arsye sigurie.

    “Z.Papoulias, çështja çame është një çështje ende e pambyllur dhe t'i je shprehur se duhet të kalohet 20 vite që të mbyllet kjo çështje. Ndaj 20 vite kaluan dhe Papoulias duhet të mbajë fjalën e atëhershme për zgjidhjen e çështjes çame, por edhe çështjen e pronave të shqiptarëve në Greqi. Ne duam t'i tregojmë Papoulias se çështja çame do kontribuonte në përmirësimin e marrdhënieve mes dy vendeve”, tha kryetari i Shoqates "Çameria", Ardian Tana sot gjatë protestës.

    Në fjalën e tij para protestës, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka theksuar origjinën e z.Papoulias ndërsa i ka bërë thirrje që vizitën e sotme ta shfrytëzojë për pajtim historik të 2 kombeve. Me një gjuhë patriotike, Idrizi përmendi çështjen ende të pazgjidhur të çështjes çame dhe ligjit të luftës që Greqia ende e ka në fuqi me Shqipërinë. Idrizi i ka kërkuar Papoulias të mbajë fjalën e dhënë para 20 vitesh.

    “Z Papoulias, çështja çame është një çështje ende e pambyllur dhe ti je shprehur se duhet të kalohet 20 vite që të mbyllet kjo çështje. Ndaj 20 vite kaluan dhe Papoulias duhet të mbajë fjalën e atëhershme për zgjidhjen e çështjes çame, por edhe çështjen e pronave të shqiptarëve në Greqi. Ne duam ti tregojmë Papoulias se çështja çame do kontribuonte në përmirësimin e marrdhënieve mes dy vendeve.
    Mendon se nuk e njeh çështjen çame, se nuk e sheh rritjen tonë, forcimin tonë, por ne në çdo shesh ku do dalim, do jemi më të fortë se kemi çdo shqiptar me vete.

    Presidenti i Greqisë, është bashkëkombasi ynë, çam ortodoks dhe vetëm ai nuk duhet të ketë frikë nga kompleksi, ai është dëshmitar i gjallë i gjenocidit që është bërë ndaj vëllezërve të një gjaku, ai ka luftuar krah për krah me batalionin 'Çamëria'.
    Nga ky shesh i bëjmë thirrje Papoulias, të takon për moshën që ke luaj rolin e pajtuesit mes dy vendeve, për gjakun që ke, mos u bëj bartës i segmenteve anakronike të vendit ku je prijës. Keni rastin historik ti bëni shërbimin dy kombeve që i përkisni. Nga zgjidhja e çështjes çame dhe heqja e ligjit të luftës”,- tha Idrizi në tubim.

    Takimet dje

    Mandej rreth orës 21:30, Presidenti i Greqisë zhvilloi një takim me kreun e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

    Pas takimit Dule u shpreh se fokusi i takimit ishte çështja e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai e konsideroi Papoulias, një mik të Shqipërisë. "Patëm nderin, kënaqësinë dhe gëzimin e veçantë që të takohemi me Presidentin Papulias, të dëgjojmë mendimet dhe vlerësimet e tij në lidhje me marrëdhëniet midis të dy vendeve, për perspektivën europiane të vendit. Ishte një takim, i cili mund të imagjinohet lehtësisht prej kur dihet se z.Papoulias ishte diplomati i parë që hapi në mënyrë simbolike portën e Doganës së Kakavijës. Besojmë se kjo vizitë do të shënojë çeljen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Të drejtat e pjestarëve të minoritetit grek në Shqipëri, forcimi i marëdhenieve dypalëshe dhe rëndësia e veçantë e tyre për rajonin dhe mbështeja e Greqisë për integrimin, ishin fokusi kryesor i takimit", - u shpreh Dule.
    Ai theksoi se çështja e varrezave të ushtarëve grekë të rënë në territorin shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botëre, nuk është një çështe e kohës së fundit, por është një çështje që kërkon zgjidhje dinjitoze. Sipas kreut të PBDNJ-së, njëherazi nënkryetar i Parlamentit, Papoulias i ka shërbyer jo vetëm Greqisë, por gjithë rajonit. Sipas Dules vizita e presidentit grek hap një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. "Çështja e varrezave kërkon një zgjidhje dinjitoze, me shumë humanizëm, me shumë sensibilitet dhe larg tendecioziteteve politike të ditës", - theksoi kreu i PBDNJ-së.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,689
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Presidenti grek Papulias nis nesër vizitën treditore në Shqipëri

    Presidenti Nishani pret homologun grek, Papoulias. Nishani: Marrëdhëniet tona nuk duhet të dominohen dhe të përcaktohen nga probleme të së shkuarës, por nga e ardhmja e përbashkët.

    4 nëntor 2013

    Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani priti sot me një ceremoni zyrtare në Presidencë, Presidentin e Republikës Greke, Karolos Papoulias.

    Pas ceremonisë, Presidentët Nishani dhe Papoulias zhvilluan fillimisht një takim kokë më kokë, e më tej vijuan me një takim dypalësh në krye të delegacioneve zyrtare përkatëse.

    Në përfundim të këtyre takimeve dy presidentët dhanë nga një deklaratë për shtyp.

    Deklarata për shtyp e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

    Përshëndetje të gjithëve,

    Është kënaqësi për mua, si President i Republikës së Shqipërisë, të mirëpres sot Presidentin e Republikës Greke, z. Karolos Papoulias, si zyrtarin më lartë të Greqisë, vendit fqinj dhe mik.

    Vlerësova lart Presidentin Papoulias për rolin dhe kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e marrëdhënieve miqësore dhe fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë e Greqisë, gjatë periudhave që ai ka shërbyer në pozicione të ndryshme të larta të Republikës Greke, veçanërisht si President.

    Falenderova homologun tim grek, për mbështetjen që vendi i tij dhe personalisht Presidenti Papoulias i kanë dhënë komunitetit të madh të emigranteve shqiptarëve në Greqi gjatë këtyre dy dekadave, të cilët nga ana e tyre kanë shërbyer dhe do të shërbejnë në vijimësi, së bashku me minoritetin grek në Shqipëri, si ura të forta lidhëse dhe bashkëpunimi midis dy popujve tanë.

    Gjithashtu, vlerësova lart mbështetjen e Greqisë në integrimin euro-atlantik të Shqipërisë veçanërisht në procesin e anëtarësimit në NATO si dhe në pritshmërinë tonë për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, në dhjetor të këtij viti.

    Viti i ardhshëm do të jetë një vit shumë i rëndësishëm edhe për faktin se Greqia do të marrë Presidencën e radhës së BE-së në gjashtëmujorin e parë të vitit 2014, por edhe për ambicien tonë si Shqipëri për të avancuar në procesin e kandidimit në BE.

    Vlerësuam, së bashku me Presidentin Papoulias, ecurinë e deritanishme të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, si edhe shqyrtuam mundësitë për ngritjen e tyre në një nivel më të lartë, me qëllim arritjen e një zhvillimi të mëtejshëm e më cilësor, në fusha me interes reciprok.
    U ndalëm konkretisht në nxitjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe të investimeve greke në Shqipëri.

    Gjithashtu, theksuam rëndësinë e kontakteve më të shpeshta në nivele të larta.
    Në takim vlerësuam rëndësinë që kanë për dy vendet tona Projektet TAP edhe ai Adriatiko-Jonian, si projekte energjetike, por edhe paqeje dhe stabiliteti për gjithë rajonin tonë.

    Në agjendën e marrëdhënieve dypalëshe ka edhe çështje, të trashëguara apo të reja, që duhet të futen në rrugën e trajtimit për të gjetur zgjidhje.
    Këto çështje u ngritën gjatë këtij takimi.

    Marrëdhëniet tona nuk duhet të dominohen dhe të përcaktohen nga probleme të së shkuarës, por nga e ardhmja e përbashkët.

    Mendojmë se Fryma e Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë duhet të përcaktojë dhe drejtojë bashkëpunimin midis dy vendeve tona.

    Ne besojmë se me vullnet të përbashkët si dhe në frymën e mirëkuptimit dhe besimit të ndërsjellë, në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe, pikërisht për t’i kontribuar forcimit të miqësisë dhe bashkëpunimit të mëtejshëm midis dy vendeve, duhet të zgjidhen të gjitha problemet.

    Kërkova që Parlamenti Grek të shfuqizojë Ligjin grek të Luftës, akoma në fuqi, dhe që mban në sekuestro konservative pasuritë e shtetasve shqiptarë në Greqi, si edhe abrogimin e të gjitha ligjeve që rrjedhin prej tij dhe që janë në kundërshtim me nenin 15-të të Traktatit të Miqësisë.

    Shpreha shqetësimin për moszgjidhjen ende të çështjes së toponimeve, e cila po bëhet pengesë për lëvizjen e lirë dhe shërbime që lidhen me legalizimin e dokumenteve të tjera.

    Delimitimi detar midis dy vendeve mbetet një çështje për tu zgjidhur.

    Pala jonë është e gatshme për të gjetur një zgjidhje të përbashkët me palën greke, në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare dhe legjislacionin e brendshëm të secilit vend.

    Ky takim ishte një rast i mirë për të ndarë së bashku me Presidentin Papoulias opinione lidhur me zhvillimet e fundit në rajon, promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe perspektivën euroatlantike të të gjitha vendeve të rajonit.

    Në këtë kuadër, theksova se Kosova ka provuar edhe për më skeptikët se pavarësia e saj ishte zgjidhja e duhur në shërbim të paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon dhe më gjerë.

    Nënshkrimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si edhe vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi shënojnë një fazë të re dhe përbëjnë një shembull domethënës se si, me vullnet të mirë e besim reciprok, mund të zgjidhen problemet mes fqinjëve, madje edhe kur ata vijnë nga një e kaluar e afërt konfliktuale.

    Vlerësova edhe intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike midis Greqisë dhe Kosovës.

    Pala shqiptare i qëndron mendimit se qeveria greke me vullnet politik dhe në interes të paqes dhe stabilitetit në Ballkan e më gjerë, do të konsiderojë pozitivisht njohjen e shtetit të Kosovës.

    Unë i uroj edhe një herë mirëseardhjen Presidentit Papoulias, këtij miku të veçantë të Shqipërisë e shqiptarëve.

    Ju faleminderit!


    Presidenca

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,689
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Karolos Papulias - Shqiperia eshte Greqi dhe Greqia eshte Shqiperi!

    Kryeministri Rama pret Presidentin grek Karolos Papoulias

    Kryeministri Edi Rama priti sot në takim, Presidentin e Republikës së Greqisë, zotin Karolos Papoulias dhe delegacionin që e shoqëron.

    Kryeministri Rama i uroi Presidentit Papoulias mirëseardhjen dhe i shprehu gatishmërinë e Qeverisë shqiptare për t’i dhënë përmasa të reja bashkëpunimit me Greqinë, në dritën e miqësisë e të fqinjësisë së mirë, si dhe në kuadër të partneritetit strategjik.

    Në takim u theksua vullneti i përbashkët për avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe u shpreh besimi se një kapitull i ri do të shënojë bashkëpunimin e dyanshëm, si dhe atë rajonal.

    Kryeministri Rama u shpreh se roli i Greqisë si një vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, ka një rëndësi domethënëse për rajonin dhe se Qeveria shqiptare konstaton me kënaqësi vëmendjen që Greqia po i kushton rajonit. Kryeministri Rama nënvizoi se një epokë e re është hapur në bashkëpunimin mes vendeve të rajonit pas marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës.

    Presidenti Papoulias e uroi Kryeministrin Rama për detyrën e lartë dhe e siguroi për mbështetjen e Greqisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. “Greqia”,- u shpreh Presidenti Papoulias -,” e pret Shqipërinë sa më parë në BE dhe ajo do të jetë në krah të saj, në këtë përpjekje.”

    Kryeministria

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,689
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Karolos Papulias - Shqiperia eshte Greqi dhe Greqia eshte Shqiperi!

    Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Presidentin e Greqisë SH.T.Z. Karolos Papoulias


    Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Presidentin e Republikës Greke z. Karolos Papoulias.

    Kryetari i Kuvendit z. Meta, pasi i uroi mirëseardhjen në Tiranë, shprehu kënaqësinë dhe vlerësimin për këtë vizitë shumë të rëndësishme të Presidentit të Greqisë në Shqipëri, dhe vuri në dukje rolin historik dhe kontributin e çmuar të z. Papoulias në zhvillimin dhe mbarëvajtjen e marrëdhënieve miqësore dhe të fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

    Kryetari i Kuvendit Meta dhe Presidenti Papoulias ndanë bindjen se tashmë ka filluar një erë e re bashkëpunimi mes dy vendeve dhe se marrëdhëniet dypalëshe do të forcohen më tej përmes Komisioneve të përbashkëta të punës dhe përmes frymës konstruktive dhe vullnetit të sinqertë. Në këtë kuadër, u vu theksi mbi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve.

    Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit Meta dhe Presidenti Papoulias ndanë bindjen për rëndësinë që kanë minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Greqi, si ura të forta bashkëpunimi dhe miqësie mes dy popujve dhe dy vendeve fqinje.

    Presidenti Papoulias, pasi e uroi z. Meta për marrjen e detyrës së Kryetarit të Kuvendit, shprehu mbështetjen e plotë të Greqisë ndaj Shqipërisë, dhe veçanërisht ndaj objektivave të vendit në procesin e integrimit evropian. “Një Shqipëri në Bashkimin Evropian, do të jetë kontribut jo vetëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe më tej”, u shpreh Presidenti Papoulias.

    kryetari i kuvendit zKryetari i Kuvendit Meta shprehu bindjen se pas vizitës dhe mesazheve domethënëse të Presidentit Papoulias në Tiranë, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë do të shënojnë një përparim të dukshëm. “Në këtë drejtim, fryma dhe parimet e Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë midis Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe parimet e Bashkimit Evropian, janë baza e trajtimit konstruktiv dhe e gjetjes së zgjidhjeve racionale të çështjeve të mbartura nga e kaluara”, u shpreh z. Meta.

    Kuvendi i Shqiperise

  9. #9
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,468
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Presidenti grek Papulias nis nesër vizitën treditore në Shqipëri

    Deri ne c`pike mund te arrije paturpesia e medias duket qarte ne kete fraze,..., e veshtire eshte te besohet ne "injorancen" e gazetareve dhe te balkanweb,te cilet e cilesojne si "perjashtim" meshen shqip ne Kishen tone Orthodhokse
    Por sigurisht qe dielli me shoshe nuk mund te mbulohet.Kisha jone qe prej vitit te lumur 1937 eshte autoqefale dhe keshtu edhe vete Zoti Krisht flet shqip me kenaqesi dhe edhe meshat ne gjuhen tone te bukur jane nje bekim nga Zoti,...,por paturpesia e balkanweb dhe e vete gazetares qe jepte lajmin se "ndryshe nga heret e tjera, kete rradhe, u meshua ne shqip, ne prezence pe Presidentit Papulias", tregon qarte, perpjekjen per te bindur dhe manipuluar opinionin publi, per nje pozicion gjoja antishqiptar te KOASH-it, por kryesorja eshte lufta ndaj Kryespikopit Anastas,..,
    nese vazhdoni te nderuar gazetare te medias te mundoheni te bindni kosovaret se ne KOASH nuk meshohet shqip, vete faktet do t`ju bejne qesharake, sepse shqiptaret e dine mire se ne c`gjuhe meshohet ne Kishen Orthodhokse..., nje gje eshte e sigurt,..diskreditimi i gjithkujt qe lufton Kryepiskopin dhe Kishen tone Orthodhokse,...
    Nese ka ndonjeri qe nuk i pelqen fakti qe ne Kishen Orthodhokse gjithcka eshte shqip, kjo eshte ceshtje tjeter,..., tashme as femijet nuk i genjeni dot me..
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Presidenti grek Papulias nis nesër vizitën treditore në Shqipëri

    Shume zhurme per asgje.
    Erdhi presidenti dhe cfare beri?...Nje vrime ne uje.Vara vingu qeveritaret grek dhe ligji luftes nuk po hiqet.Ceshtja Came as qe ka nisur te diskutohet.Keta me duket vijne te hane ndonje drek qyl ketej .Vijne e flasin kodra pas bregut per kufirin detar e per eshtra ushtaresh imagjinar.
    President ...kockat president ...lol
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Presidenti grek Papulias nis nesër vizitën treditore në Shqipëri

    Ka nje perpjekje nga ana greke , per ngrohjen e marredhenjeve midis shteteve tona .

    A ka njeri qe i ka share ne kete forum me shume se une a nuk ka tjeter .

    E verteta eshte se ka ceshtje te pazgjidhura te cilat jan te veshtira .

    Por te pakten shikoje qe mund te gjendet gjuha e perbashket .

    Te shpresojme , se po fryn nje ere e re , e bashkepunimit .

    Nga kjo te gjithe do perfitojme . Se ngelem duke kerkuar toka , edhe baxhe . Por si injorantet me te madhe te ketij globi , nuk kerkuam asnjehere TRU NE KOKE .

    Ekonomia eshte gjithcka .... jo km2 !

    I rrofshin afghanistanit tokat edhe stepat e pafund qe ka .

    Gjynah singapori qe eshte nje shtet 5 milion banoresh me siperfaqje sa Tirana , por 20 here me i pasur se Shqiperia .

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Presidenti grek Papulias nis nesër vizitën treditore në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga shitesi Lexo Postimin
    Shume zhurme per asgje.
    Erdhi presidenti dhe cfare beri?...Nje vrime ne uje.Vara vingu qeveritaret grek dhe ligji luftes nuk po hiqet.Ceshtja Came as qe ka nisur te diskutohet.Keta me duket vijne te hane ndonje drek qyl ketej .Vijne e flasin kodra pas bregut per kufirin detar e per eshtra ushtaresh imagjinar.
    President ...kockat president ...lol
    fajin e kane politikanet tane. jane te gjithe njerez qe vijne nga familje te uleta sklleverish. greket po thone hapur mbylleni gojen per camet, ata po thone hapur duam ta dominojme kete vend.
    shqiperia duhet ta refuzoje hyrjen ne evrope nepermjet greqise. ajo duhet te orientohet drejt italise, gjermanise, veriut te evropes.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Presidenti grek Papulias nis nesër vizitën treditore në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga IllyrianPatriot Lexo Postimin
    Ka nje perpjekje nga ana greke , per ngrohjen e marredhenjeve midis shteteve tona .

    A ka njeri qe i ka share ne kete forum me shume se une a nuk ka tjeter .

    E verteta eshte se ka ceshtje te pazgjidhura te cilat jan te veshtira .

    Por te pakten shikoje qe mund te gjendet gjuha e perbashket .

    Te shpresojme , se po fryn nje ere e re , e bashkepunimit .

    Nga kjo te gjithe do perfitojme . Se ngelem duke kerkuar toka , edhe baxhe . Por si injorantet me te madhe te ketij globi , nuk kerkuam asnjehere TRU NE KOKE .

    Ekonomia eshte gjithcka .... jo km2 !

    I rrofshin afghanistanit tokat edhe stepat e pafund qe ka .

    Gjynah singapori qe eshte nje shtet 5 milion banoresh me siperfaqje sa Tirana , por 20 here me i pasur se Shqiperia .
    a u dorzove ti? do te shesim token tani tek greku?
    ti punon per shtetin grek per 700 euro ne muaj.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Presidenti grek Papulias nis nesër vizitën treditore në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    a u dorzove ti? do te shesim token tani tek greku?
    ti punon per shtetin grek per 700 euro ne muaj.
    Ti je i krisur fare .

    Dakort me zbulove ! Dreqi e marrte kisha 3 vjet qe i shaja grekerit , edhe tani qe tentova ta perdorja maskimin tim , me nje instikt genial me kuptove me njehere .

    Per ke toke rreferohesh , se nuk e kuptoj ?

    Nejse c te komentosh me tej ... juve do shisnit edhe farefisin per politiken , leje me pastaj ceshtje kombetare , qe jo do e mos jan gjithmone duke u zene me fqinjet , por ne fakt duke bere BIZNES me fqinjet .

    Keshtu as ti nuk do kesh me nevoje te komentosh gjithe diten neper forume , per partine tende te dashur me shpresen se do marresh nje cope pune - per mungese alternativash- .

    P.S une marre shume me shume se aq , por jo nga shteti grek , por nga puna ose aftesia ime

  15. #15
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Presidenti grek Papulias nis nesër vizitën treditore në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Archon Lexo Postimin
    Papulias me Janullatosin, meshë shqip në kishë



    “Jam shumë i kënaqur që ndodhem këtu. Greqia nuk e ka braktisur asnjëherë Shqipërinë dhe do vazhdojë t'i qëndrojë pranë. Ka nisur një epokë e re ku do jemi në krah të njëri-tjetrit” – ka deklaruar Papulias në takim.

    Emri:  Papulias-ne-Kishen-ortodokse-256x300.jpg

Shikime: 253

Madhësia:  21.6 KB
    - Ky është edhe problemi : Greqizimi i Shqipërisë !!

    - Le t'ia kthejë tokat e vjedhura Çamëve !!

    - Këtyre pisave vyen me tomate me u'a skuqur ftyrat e poshtëra !!
    … ///

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Presidenti grek Papulias nis nesër vizitën treditore në Shqipëri

    “Problemi çam” kërkon njohje të mirë dhe mirëkuptim

    Opinion e Hënë, 4 Nëntor, 2013 | 12:29 pm
    SAMI REPISHTI

    Më datë 4 dhe 5 nandor, Sh.T. Karolos Papoulias, President i Greqisë do të vizitojë Tiranën, kryeqytet i Republikës së Shqipërisë. Zyrtari i naltë grek shikohet si njani nga miqtë ma të mirë të Shqipërisë, njeriu që ndihmoi ish-vendin tonë komunist me dalë nga vetizolimi i vetëkrijuem, simbas gazetës greke Kathimerini. Tue përshëndetë këtë iniciativë, gazeta greke shkruen: “Z.Papoulias gëzon nji influencë në opinionin publik shqiptar”.
    Kemi besim se z.Papoulias do të gjejë në Shqipëri nji pritje të ngrohtë, si dhe nji dëshirë me zgjanue edhe ma shumë kufijtë ekzistues të marrëdhanjeve publike dhe private në mes të dy vendeve fqinje, Shqipëri dhe Greqi. Na urojmë me gjithë zemër që ky besim të plotësojë dëshirat e të dy palëve dhe të shpërndajë retë e dyshimeve të damshme, dhe mosbesimit të padëshirueshëm të skeptikëve. Megjithatë, subjekti delikat që krijon dyshime ashtë dhe mbetet “problemi çamërian”, akoma i pazgjidhur (preferoj termin “çamërian” gramatikisht korrekt dhe i përdorun në dokumentet diplomatike amerikane).
    Le të mbetet në duert e “politikanëve” aspekti “politik” i këtij problemi. Ata jane ma të përgatitun se ne me e zgjidhë (ose me e ngatërrue edhe ma shumë!). Ketu do të përqendrohemi në “aspektin moral”, që për ne ashtë edhe thelbi i problemit.
    * * *
    Vështirësia që paraqitet në kuptimin e tragjedisë së popullit të Çamërisë rrjedh, në përqindje të madhe, nga paaftësia e jonë me bindë publikun të besojë “të pabesueshmen”. Gjanësia dhe dendësia e shtypjes, persekutimeve dhe metodave të “zgjidhjes përfundimtare” greke të problemit çamërian janë në të vërtetë “të pabesueshme”; ata tejkalojnë aftësinë tonë me kuptue plotësisht monstruozitetin e tyne. Prandej, ata mbeten akoma të pashpjegueshme plotësisht, të padënueme, dhe rrezikojnë anashkalimin e tyne nga ecja e pafalshme e kohës dhe nga nji njerëzim i lodhun prej ngjarjeve tragjike të ditëve tona.
    Ndërsa masakrat nuk mund të justifikohen asnji herë, megjithatë nji lloj shpjegimi mund të gjindet në fenomenin e pafat të viteve gjatë Luftës II Botërore, shkatërrimin që ata prunë në kurrizin e popullsisë së viktimizueme të Greqisë dhe nga vitet e “Luftës civile” greke që zgjatën deri në verën e vitit 1949. Kjo “luftë” u shkaktue nga “lëvizja e rezistencës” me frymëzim komunist. Rezultati përfundimtar ka qenë ma shumë gjak dhe ma shumë lot. Ndjeshmënia normale e popullsisë vendëse u lëndue nga pamja e masakrave të përditshme. Ka qenë pikërisht në mes të këtyne ngjarjeve nga Ferri që çamërianët myslimanë, qytetarë grekë me kombësi shqiptare, u spastruen fizikisht ose u përzunë barbarisht nga Greqia për në Shqipëri, sidomos në vitet 1944 dhe 1945.
    Çamërianët, viktima që i shpëtuen vdekjes, nuk e morën veten asnjiherë. Kriminelët grekë nuk pranuen asnjihërë përgjegjësinë për krimet e tyne, as që kërkuen falje. E aq ma pak me shpërblye sadopak viktimet e krimeve të tyne…! Ky qëndrim ashtë imoral. Sot, qeveritë e njimbasnjishme greke deklarojnë se nuk ka “nji problem çamërian”. Megjithatë, ka akoma dhjetëra-mijëra çamërianë të krishtenë që “u kursyen” nga masakrat e që jetojnë akoma në Greqi (Censusi i vitit 1951 tregon se 22.736 persona flasin shqip si gjuhë amtare). Meqenëse të gjitha të drejtat e minoriteteve kombëtare u janë mohue, ata i janë nënshtrue procesit të dhunshëm të asimilimit të plotë, sidomos nën presionin e randë të Kishës Orthodokse Greke.
    Me luftue kundër nji gjendje kaq të randë e fatkeqe të çamërianëve, me shpërnda retë e paditunisë, mospërfilljes dhe harresës që i ka mbulue ata, ashtë e duhet të jetë përparësi e jonë kryesore!
    Nga pikëpamja historike, kjo kërkon nga ne të zbulojmë dhe të mbledhim të gjithë evidencën që akoma ekziston pjesë për pjesë, çdo dokument të mundshëm që ka të bajë me tragjedinë çamëriane, me intervistue çdo dëshmitar dhe me publikue të gjitha për informimin e botës së gjanë. Le të hjedhim dritë mbi ata! Vetëm për arsyen e thjeshtë të qartësisë dhe justifikimit, na duhet të përfshijmë të gjitha në kontekstin e ditëve dhe viteve, kur këta ngjarje u zhvilluen ne Greqi. E gjithë kjo, në nji përpjekje të ndershme me zbulue të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”.
    “E vërteta” sjell dritë; drita krijon nji botë të re që del nga errësina dhe kaosi i mashtrimit. Dhe në këtë botë të re e të ndritun, njerëzit vullnetmirë do të shohin për vete e do të gjykojnë. Edhe vetë qeveritë shpesh herë ndigjojnë zanet e arsyes dhe ndërmarrin dialogun, marrin rrugën e zgjidhjes së konfliktit dhe eventualisht arrijnë në pajtimin e dëshiruem.
    Fryma e pajtimit ashtë ajo që viktimet e tragjedisë çamëriane kërkojnë dhe shpresojnë me arrijtë. Duhet rivendosë fryma e miqësisë dhe bashkëpunimit!
    Nga pikëpamja e të drejtave të njeriut, tragjedia çamëriane dhe mohimi i paturp i saj nga fajtorët ashtë ajo që profesoreshë Samantha Powers, e Universitetit Harvard, dhe sot ambasadore e SHBA në OKB, e quen “nji problem nga Ferri”. Tue folë për tragjedinë e Bosnjës (1991-95), ish-Sekretari i Shtetit, Warren Christopher, shpjegon: “Ashtë me të vërtetë nji problem tragjik. Urrejtja në mes të grupeve (kombëtare dhe fetare) ashtë pothuejse e pabesueshme. Ashtë e tmerrshme dhe e vjetër, shekullore. Ky ashtë me të vertetë nji problem nga Ferri”.
    I tillë ashtë edhe “problemi çamërian”! Politikanët në fuqi i dijshin të gjitha për krimet, kush i bani ata dhe përse, por mbajtën heshtjen. Ne e dijtëm për shumë kohë dhe mbajtëm heshtjen, dëshmitarë të turpshëm, ndërsa masakrat mohoheshin vazhdimisht. Nji arsye kryesore ashtë se “udhëheqsit tonë” nuk e shikuen asnjiherë tragjedinë çamëriane si nji përparësi politike në llogaritjet e tyne; ata nuk e shtruen problemin, nuk akuzuen fajtorët, nuk u përpoqën me thye heshtjen. Edhe ne, të gjithë ne, jemi fajtorë për mosveprim…! Akoma sot, Shqipëria nuk ka nji shoqëri civile të fortë dhe efektive për veprim!
    Avokati jahudi, Raphael Lemkin, i cili kishte humbë 41 anëtarë të familjes gjatë viteve të Holokaustit, shkruen: “Ashtë krim të vrasësh nji njeri; por nuk ashtë krim kur nji shtypës vret nji milion njerëz. Kjo nuk i qëndron logjikës”. Në Shqipëri, nji qëndrim i këtillë ashtë përforcue fatkeqësisht edhe nga fakti se në vendin tonë nuk u publikue asnjiherë madhësia e plotë e marrëzisë së regjimit komunist – as edhe kësaj dite. Në Shqipëri, nga vitet e gjata të diktaturës staliniste në formën e saj ma të shëmtueme, populli u ba “lëkurë-trash” nga vuejtjet e mëdha që pësoi, pothuejse i pandjeshëm para gjakut e para lotëve mbas 45 viteve diktaturë. Për ma tepër, satrapi aziatik nxori çamërianët nga kampet e refugjatëve për të cilat kujdesohej organizata UNRRA, i shpërndau në të katër kandet e Shqipërisë, kolektivisht dhe arbitrarisht u hoqi atyne nënshtetësinë greke në vitin 1953, tue shkatërrue kështu shanset e kthimit në votrat e tyne stërgjyshore dhe mbas vitit 1959 filloi nji persekutim të pamëshirshëm të udhëheqësve të tyne dhe vrau mjaft nga ata.
    Kur “Konventa për Gjenocidin” u adoptue nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 11 dhjetor 1946, shprehja “gjenocid” u përcaktue si “…mohimi i së drejtës së jetës për të gjithë pjesëtarët e nji grupi njerëzor…(që)…trondite ndërgjegjën e njerëzimit”. Vetëm dy vjet kishin kalue nga dita e katastrofës në Çamëri. Pothuejse askush nuk e tha nji fjalë, ngreu nji gisht, ose paraqiti këtë subjekt të dhimbshëm para qeverive të hueja, ose para OKB-së. Qeveria komuniste e Shqipërisë, në mënyrë të paturpshme ishte shumë e zanë me shpërndamjen e çamërianëve anekand vendit tonë, shumë e zanë me shfarosjen e “armiqve të popullit”, dhe shumë e zanë tue shërbye në mënyrë servile interesat e Jugosllavisë së Titos në nderhymjen e tij në Greqinë e shkatërrueme nga lufta, gjithashtu.
    Neni 2 i Konventës për Pengimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit (12 qershor 1948) përcakton termin “gjenocid” si “…akte të kryeme me qëllim shkatërrimi, tanësisht ose pjesërisht, të grupeve kombëtare etnike, racore ose fetare, siç janë
    (a) vrasja e anëtarëve të grupit;
    (b)damtime serioze të trupit ose të mendjes së anëtarëve të grupit; dhe
    (c)me shkaktue, me qëllim, për grupin kondita qe damtojnë jetën e grupit, të llogarituna me sjellë asgjasimin e tij fizik, tanësisht ose pjesërisht…”
    Të gjitha këto përcaktime i plotëson tragjedia çamëriane që u zhvillue në kondita ekstrajudiciare. Qëllimi? Shkatërrimi fizik –asgjasimi- i të gjithë popullsisë myslimane të Çamërisë.
    Në Shqipëri, na jemi familjarë me këtë përvojë, sepse e kemi përjetue atë. Metoda të ngjashme, por mbrenda “nji kuadri falso gjyqësor” u aplikuen nga qeveria komuniste kundër disa grupeve fetare e kundërshtare politike të regjimit shtypës.
    Shkatërrimi pothuejse i plotë i klerit katolik shqiptar ashtë nji shembull i pashembullt i pikësynimeve të nji qeverie me asgjasue fizikisht këtë grup. Në nji përqindje të madhe, ky fenomen i mbrapshtë u zbatue edhe me persekutimin e frikshëm të klasës së posalindun të intelektualëve shqiptarë të arsimuem në botën e Europës Perëndimore, kjo shpresë e parë dhe e vërtetë për transformimin demokratik të vendit tonë.
    Çamërianët u masakruen nga forca të rregullta ushtarake greke, si dhe nga çeta të parregullta banditësh, kriminelë ordinerë, jo për atë “që kishin ba”, por për atë “qe ishin” “bashkekombas të padëshirueshëm” “çamërianë myslimanë të dënuem me zhdukje” (Në nji fare mase, kjo ashtë e vërtetë dhe për maqedonasit e Egjeut dhe jahudijtë e Greqisë).
    Konventa e OKB-së quen përgjegjës qeveritë që sulmojnë anmiqt e “mbrendshëm” në “kohë paqe e në kohë lufte”. “Gjenocidi nuk mund të jetë kurr nji çështje e mbrendshme e cilitdo vend qoftë”, shkruente “The Washington Post” më datë 9 nandor 1946. Tue fole para Senatit te SHBA-së, senatori William Proxmire deklaroi solemnisht: “Përgjegjsia e jonë rritet pa masë me humbjen e jetës njerëzore të secilit”. Dhe na lajmëron: “Injoranca e mospërfillja janë dy nga anmiqt ma vdeksorë për të drejtat e njeriut, kudo qoftë në botë”. (S.Powers, ‘81).
    Na, shqiptarët, me nji histori të gjatë pushtimesh nga jashtë dhe shtypjesh nga regjimet e mbrendshme, nuk duhet kurrë të lejojmë që “injoranca dhe mospërfillja” të rriten në mes nesh. Na duhet të punojmë, të studjojmë, të shpjegojmë dhe përfundimisht të kërkojmë drejtësi “deri sa edhe Ferri të bahet akull”, si thonë amerikanët; Na duhet të publikojmë të gjitha aktet e pabesueshme të terrorit zyrtar në Çamëri me evidencë të besueshme. Kjo kërkon angazhim dhe punë e përsëri punë!
    Nji ndërmarrje e këtillë kërkon edhe nji mekanizëm, gjithashtu. Ashtu si mësova nga nji përvojë këto ditët e fundit në New York City, hapi i parë për zgjidhjen e nji problemi ashtë fillimi i nji dialogu në mes elementesh vullnetmira nga të dy palët. “Politikanet dhe masmedia” nuk janë të mirëseardhun. Në rastin e Çamërisë, pjesëmarrësit shqiptarë e grekë paraqesin narrativën e tyne si subjekt për diskutim. Kontradiktat dhe ndoshta edhe konfrontimet janë të paevitueshme. Përkundrazi, ata janë të mirë-se-ardhuna. Pasioni sjell energji. Disa nga tabutë, nga të dy anët rrëzohen, por mjaft fakte të pakundërshtueshme do të pranohen, shpjegohen, kuptohen dhe shërbejnë për nji pajtim mendimesh. Kjo ashtë nji praktikë që u ndoq në 1993 në Oslo, Norvegji, nga dy ekipe izraelite dhe palestineze, me nji sukses fillestar. Tani, nji praktikë e këtillë po ndiqet nga dy ekipe, turke dhe armene. Me gjithë pengesat e mëdha, bisedimet bahen të qeta dhe në frymë ndërtuese. Dy anmiq tradicionalë janë bashkëbisedues në nji dialog të qytetnuem. Megjithatë, duhet të jemi të kujdesshëm: qarqet qeveritare janë të vështira në mirëkuptim.
    Ngjarjet e fundit tregojnë se “problemi çamërian” ka fillue të ngrihet. Në zgjedhjet e qershorit 2013, në Shqipëri, partitë politike që përfaqësojnë interesa të çamërianëve në vend (sot ma shumë se 200.000), kanë fitue, për të parën herë, 5 vende në Parlamentin shqiptar. Përsëri, “problemi” mbetet akoma dhe kërkon nji zgjidhje para se të helmojë marrëdhanjet në mes të dy fqinjëve shekullorë, Shqipëri e Greqi.
    Akoma ma keq: ai mund të helmojë mendjet dhe zemrat e brezenive të reja të të dy vendeve. Prandej ashtë imperativ inkurajimi i nji dialogu, larg nga duert e “politikës dhe të “mediave sensacionale” të dy vendeve.

    http://www.panorama.com.al/2013/11/0...he-mirekuptim/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxhumaku : 05-11-2013 më 12:10
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Presidenti grek Papulias nis nesër vizitën treditore në Shqipëri

    Thirrja e gjakut, e së vërtetës dhe e Zotit për Papulias

    Opinion e Martë, 5 Nëntor, 2013 | 11:55 am
    SHPËTIM IDRIZI

    Dje, shoqata “Çamëria”, komuniteti çam dhe PDIU shkuan në sheshin para Piramidës, sepse pala greke kishte kërcënuar se do të anulonte vizitën e Presidentit Papulias nëse ne do të mblidheshim para Presidencës. Ne shkuam në një shesh tjetër, sepse pala greke kishte frikë prej nesh. Nuk ka rëndësi fare sheshi ku mblidhemi për protesta. Ne jemi ata që kemi qenë gjithnjë, sepse gjaku nuk mohohet, etnia dhe kombi nuk mohohen.
    Ne jemi çamë, ne jemi shqiptarë, kushdo qofshim, myslimanë apo të krishterë, të rinj apo të vjetër. Protesta jonë, në fakt, nuk ishte kundër Papuliasit, por politikës greke, të cilën ai e ka përfaqësuar, megjithëse me mënyra të buta. Protesta jonë ishte për të kujtuar se ne ekzistojmë, se çështja çame ekziston. Pala greke, që kishte kërkuar largimin e protestës nga
    sheshi para Presidencës, u soll si struci. Ajo po fsheh kokën, dhe duke futur kokën në rërë mendoi se nuk do ta shihte rritjen tonë, forcimin tonë. Protesta jonë ishte për drejtësi dhe vlera njerëzore, dinjitet dhe aspiratë të ligjshme, humanitet dhe dëlirësi, ishte për fqinjësinë e mirë, që vendoset vetëm mbi bazat e dinjitetit dhe reciprocitetit.
    Diçka për Papuliasin
    Zoti Papulias: është bashkëkombësi ynë, çam ortodoks, dhe vetëm ai s’duhet të tregonte frikë prej nesh, sipas kompleksit të Makbethit që tregoi. Ai është dëshmitar i gjallë i gjenocidit që është bërë mbi vëllezërit e tij të një gjaku. Ai e di mirë se ne nuk kemi bashkëpunuar si komunitet me pushtuesit.
    Ai e di, sepse ka luftuar krah për krah me batalionin “Çamëria”. Ai e di, sepse ka pasur mes komunitetit tonë miq dhe shokë të fëmijërisë, që janë vrarë, ose janë detyruar të ikin.
    Vallë, pse miku i tij i fëmijërisë, Fuat Boçi, do të kishte ardhur në Shqipëri nëse në Greqi nuk do të kishte gjenocid? Pse ne çamët do të largoheshim nga tokat tona, nga vatrat tona, nga pasuritë tona, nga varret e të parëve tanë? Pse fshati i tij do ndërronte emrin nga Voshtina në Pogonian, nëse Greqia s’do të përpiqej të fshinte gjurmët e ekzistencës sonë në ato vise? Pse emri i tij është pak i ndryshëm nga emrat grekë? Po a mund të fshihen gjurmët tona në ato vise? A mund të fshihet lufta jonë kundër pushtuese, kundër gjenocidit?
    A mund të shkulen rrënjët e një populli? A mund të mohohet një popull thjesht dhe vetëm duke i vjedhur këngët e vallet?
    Zoti Papulias u deklarua si një mik për të hapur një epokë të re! Po pyetja ime është se deri tani çfarë epoke kishim? Çfarë është ky mik që vjen në shtëpinë tonë dhe i tregon të zotit të shtëpisë se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëjë?
    Zoti Papulias ka premtuar 20 vjet më parë se çështja çame do trajtohej kur të mbylleshin plagët e së kaluarës. Por cilat plagë? Ne nuk dimë që komuniteti ynë të ketë krijuar plagë. E kundërta është e vërtetë: 5000 të vrarë, gra dhe fëmijë, 20 për qind e popullsisë e shfarosur, 35 mijë të zhdukur, miliarda pasuri e grabitur, objekte kulti të shkatërruara. Për më tepër donim t’i thoshim z. Papulias se mbi shqiptarët e Çamërisë po vazhdon diskriminimi edhe sot dhe nuk mund të bëjnë sikur nuk e shohin, me bllokimet në kufi etj. Nuk mund të jetë më kështu, nuk mund të vazhdojë më kështu.
    Ne donim që z. Papulias ta mbante fjalën e dhënë para 20 vjetësh. Që ai të bëhej autor i një zgjidhjeje historike. Ajo do ta qetësonte ndërgjegjen e vrarë të popullit grek dhe të Presidentit Papulias që ndihet grek. Nuk duhet të kalonte ylberin. Zgjidhja për çështjen çame është shumë e thjeshtë në pikëpamje ligjore. Duhet të shfuqizohet Ligji i Luftës sepse ne nuk kemi bërë luftë me askënd. Do duhej që ligji grek i vitit 1981 për refugjatët e luftës të zbatohej pa dallim, edhe për ata shtetas grekë me origjinë jo greke. Kjo do të na jepte mundësinë të ktheheshim në tokat tona, të rifitonim shtetësinë, të drejtat e mohuara njëlloj si refugjatët e tjerë të luftës, të majtë apo të djathtë qofshin.
    Zoti Papulias duhet të ketë frikë nga këlyshët e Agimit të Artë që vendi i tij mbajti në Parlament. Janë ata këlyshët e Zervës ndaj të cilit zoti Papulias luftoi në Luftën e Dytë Botërore, këlyshët që politika greke i mbajti shumë gjatë në gji, megjithëse sot do t’i këpusë kokën. Komuniteti çam ka përqafuar vlerat e demokracisë europiane, dhe jo nazizmin dhe fashizmin, si pasardhësit gjenetikë dhe politikë të kasapit Zervas. Nga sheshi ku ne u mblodhëm, nga të gjitha sheshet e Shqipërisë dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, ne i bëmë një thirrje zotit Papulias:
    Luaj rolin e pajtuesit midis dy kombeve, për shkak të gjakut tënd. Bëj një vepër drejtësie për moshën që ke dhe historinë personale që përfaqëson. Mos u bëj bartës i kërkesave anakronike të segmenteve ekstremiste të shoqërisë ku sot je prijës, për të na marrë detin, për të rishikuar kufijtë tokësorë, për gjoja të drejta të pronësisë së minoritetit grek, për varre ushtarësh.
    Si mund ta pranosh këtë detyrë dhe në këtë moshë, zoti Papulias, kur bashkëmoshatarët e tu çamë, që nuk hoqën dorë nga kombësia e tyre, sot dergjen pa varr në tokën ku ti linde?
    Nuk ka për ata as monumente, as banesë të fundit, as kujtesë kolektive të shtetit grek. Zoti Papulias, keni rastin historik t’u bëni shërbimin më të madh dy kombeve të cilave i përkisni. Duhet të bëni pajtimin e tyre që kalon nga zgjidhja e çështjes çame. Njeriu në moshën tuaj afrohet me Zotin. I kthehet së vërtetës dhe nuk i shmanget asaj. Ne nuk të kërkojmë më shumë, z. President. Kujto Zotin e vërtetë dhe ktheju së vërtetës. Kujto fëmijërinë tënde, vrite mendjen: a e meritojnë bashkëkombësit e tu çamë fatin që i rezervoi armiku yt politik Zerva? A është europiane të mohohet gjenocidi, masakra, feja, kombësia, pasuria, nderi i bashkëkombësve të tu?
    Nuk e dimë nëse do të vish prapë, zoti Papulias. Por mendo për këtë që ne po të kërkojmë, mendo për gjyqin e historisë. Mendo për Gjykimin e Zotit. Mos ki frikë nga ne! Ne do të lutemi për ty: Zoti të mëshiroftë!
    Çështja çame ekziston në varret tona, në kishat dhe xhamitë tona, në pasuritë tona, në këngët dhe vallet tona, në miqësinë tuaj me Fuatin dhe bashkëfshatarët e tjerë të Voshtinës, në luftën tuaj të përbashkët me batalionin “Çamëria”.
    Ndaj mos u bëni i padrejtë në moshën tuaj, zoti President. Mos i ktheni shpinën Zotit dhe së vërtetës! Zoti është një për shqiptarë dhe grekë, për myslimanë dhe të krishterë!
    Ne i bëjmë thirrje Presidentit, Kryeministrit, kryetarit të Parlamentit, kryetarit të opozitës që të kuptojnë se në ofiqet që kanë me sa duket nuk mund t’u ofrojnë shqiptarëve shumë gjëra. Por ata duhet të paktën t’u japin dinjitet kombëtar përballë kujtdo!

    http://www.panorama.com.al/2013/11/0...-per-papulias/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Presidenti grek Papulias nis nesër vizitën treditore në Shqipëri

    Derviçan, ndërpritet energjia gjatë fjalimit të presidentit grek Papoulias

    GJIROKASTER - Në kuadër të vizitës së tij 3 ditore në Shqipëri, presidenti Papoulias udhëtoi sot në jug të vendit, ku u ndal kryesisht në Gjirokastër dhe Këlcyrë ku vendosi kurora me lule në vendin ku supozohet se kanë rënë ushtarët grekë gjatë luftës me italianët, betejë e zhvilluar në territorin shqiptar. Ndërkohë, në Këlcyrë u mbaj edhe një meshë, e kryesuar nga kryepeshkopi Janullatos, për ushtarët grekë të rënë gjatë luftës.

    Gjatë takimit me minoritetin grek në Derviçan, ka patur ndërprerje të energjisë elektrike, pikërisht në momentin kur Presidenti Papoulias po mbante fjalën e tij përshendetëse. Ndërprerja ka zgjatur vetëm pak sekonda, por presidenti vendosi të mos e vazhdojë fjalën e tij dhe u ul në sallë.

    PAPOULIAS “QYTETAR NDERI” I GJIROKASTRËS: KAM LIDHJE FËMIJËRORE QË NUK I HARROJ
    Presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias është nderuar sot nga Bashkia e Gjirokastrës me titullin “Qytetar nderi”, me motivacionin për bashkëpunim mes vendeve fqinje dhe ndikim për integrimin.

    Presidenti grek e ka cilësuar këtë titull si nderin më të madh që i është bërë në jetën e tij. “Jam përpjekur për marrëdhëniet Shqipëri- Greqi. Me Gjirokastrën kam lidhje fëmijërore që s’do t’i harroj.”- deklaroi presidenti grek.

    Më tej, presidenti Papoulias falënderoi minoritetin grek në Gjirokastër për organizimin e aktiviteteve bashkëpunuese mes dy vendeve.

    Balkanweb

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Presidenti grek Papulias nis nesër vizitën treditore në Shqipëri

    Origjina shqiptare e presidentit grek Karolos Papulias

    Arben LLALLA*

    Siç kemi shkruar në shkrimet e mëparshme shumë kryetarë që kanë udhëhequr Greqinë kanë qenë shqiptar ose kanë pasur origjinë shqiptare. Njëri nga këta kryetarë që ka origjinë shqiptare është edhe kryetari i Greqisë, Karolos Papulias i cili që herët është një mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Karolos Papulias, 84 vjeçar, është rizgjedhur dy herë Kryetar i Republikës greke dhe në fund të mandatit dhe karrierës së tij të gjatë politike ka zgjedhur të vizitojë edhe njëherë Shqipërinë më 3-5 Nëntor. Si mikpritje për vizitën e tij po ribotoj më të gjerë disa të dhëna për origjinën e tij shqiptare si dhe për politikën miqësore që ai ka zhvilluar në drejtim të Shqipërisë.

    Papulia Janar 1985, hapja e pikes kufitare KakavieKarolos Papulias gjithnjë ka qenë çelësi i zhbllokimeve të marrëdhënieve të krizave të ngrira të politikës midis Greqisë dhe Shqipërisë. Atij i takon merita se ideoi në fillim të viteve 1980 heqjen e ligjit të gjendjes së Luftës me Shqipërinë, por ky ligj nuk u miratuar nga Kuvendi i Greqisë. Ai ka lindur më 1929 në fshatin Voshtina (sot quhet Pogoniani) pranë kufirit me Shqipërinë. Ky fshat ndodhet në krahinën e Çamërisë dhe dikur banohej nga popullsia shqiptare. (Siç dihet në vitet 1913 – 1945 qeveritë greke dëbuan me forcë popullsinë shqiptare nga trojet e tyre mijëravjeçare. Kështu, qindra bashkëfshatarë të Kryetarit të sotëm grek u përzunë me dhunë edhe nga fshati i lindjes së tij Voshtina. Në Voshtinë sipas të dhënave shqiptarët kanë banuar që në shek.XVI, pas përzënies së shqiptarëve mysliman, në këtë fshat u sollën vlleh dhe “grek” nga Azia e Vogël.)

    Pas mbarimit të shkollës së mesme në Janinë Karolos Papulias studioi për drejtësi në Universitetin e Athinës dhe doktoraturën e mbrojti në universitetin e Këlnit. Që në moshë të re ishte pjesëtar i rezistencës kundra pushtuesve nazistë gjermanë. Më 1974 u bashku në partinë socialiste PASOK dhe u bë anëtar i Këshillit Qendror të Lëvizjes dhe që nga Prilli i 1975 zgjidhet Sekretar i Komisionit të marrëdhënieve me jashtë të PASOK-ut dhe në vitin 1977 zgjidhet për herë të parë deputet i PASOK-ut për Janinën. Ai ka qenë njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë i themeluesit të PASOK, Andrea Papandreut, Papulias mori postin e Ministrit të Jashtëm më 1981 dhe që atëherë luajti një rol të rëndësishëm në formimin e politikës së jashtme të qeverisë së Pasok-ut. Ai ka qenë Ministër Plotësues i Jashtëm 8/2/1984-5/6/1985 dhe nga 5/6/1985- 26/7/1985 dhe Ministër i Jashtëm 26/7/1985-2/7/1989 si dhe në periudhën nga 13/10/1993-22/1/1996. Në Nëntor të 1989 mori pjesë në qeverinë ekonomike të Ksenofoda Zolotas si Ministër Plotësues i Mbrojtjes Kombëtare. Më 24 Shtator 1990 në Kongresin e dytë të socialistëve grek zgjidhet anëtar i Këshillit Qendror të partisë, post në të cilin rizgjidhte deri në Kongresin e gjashtë në Nëntor të 2001. Më 11 Tetor 1995 zgjidhet për herë të parë anëtarë i Këshillit Ekzekutiv të PASOK-ut dhe një vit më vonë u betua si anëtarë i Sekretarisë Politike. Në Tetor të vitit 1996 zgjidhet kryetar i Grupit Parlamentar për Çështjet e Jashtme dhe të Mbrojtjes dhe në Korrik të 1999 zgjidhet Kryetar i Komisionit për çështjet e jashtme dhe të mbrojtjes të parlamentit grek, post në cilin rizgjidhet edhe më 2001, 2002 dhe 2003. Në vitin 2005 u zgjodh Kryetar i Republikës greke dhe më 2010 u rizgjodh përsëri në këtë post të lartë shtetëror. Është i martuar me Maria Panu dhe ka tre vajza.

    Njeriu që shkrinte akujt e politikës greko-shqiptare

    Karolos Papulias kur ishte ministër i jashtëm i Greqisë bëri vizitën e parë në Shqipëri, Janar të 1985 në hapjen e pikës të kalimit kufitar të Kakavijës. Në nëntor të vitit 1987 Karolos Papulias me një grup ministrash grek vizitoi për herë të dytë Shqipërinë. Midis ministrave në atë vizitë ishte edhe ministria e kulturës greke me origjinë shqiptare Melina Mërkuri. Kur marrëdhëniet greko-shqiptare në nëntor të vitit 1993 ishin të keqësuar për arsye të dëbimit të një prifti grek nga Shqipëria i cili akuzohej për agjitacion. Atëherë policia greke dëboi me forcë mbi 80 mijë emigrantë ekonomik shqiptarë nga Greqia. Ministri i jashtëm grek i Partisë Socialiste PASOK i sapo zgjedhur Karolos Papulias do të udhëtonte drejtë Shqipërisë për të zhbllokuar marrëdhëniet dypalëshe që ishin ngrirë në qershor të vitit 1993, kur në pushtet në Greqi ishte Partia Demokracia e Re. Në prill të vitit 1994 në repartin ushtarak të Peshkëpisë në rrethin e Gjirokastrës, një komando paramilitare greke e grupit MAVI vrau kapitenin Fatmir Shehu dhe ushtarin Arben Gjini. Po në gusht të atij vitit piloti grek Kosta Vrakas hedh nga avioni i tij në Jug të Shqipërisë fletushka me shkrime kundër Kryetarit të shtetit shqiptar z.Sali Berisha. Dhe përsëri ishte ministri i jashtëm i Greqisë Karolos Papulias që do të udhëtonte në Tiranë për të zhbllokuar krizën politike midis dy vendeve. (Papulias ka patur lidhje të ngushta me studiuesin arvanitas Aristidh Kolën)

    Origjina shqiptare

    Sipas një shkrimi të botuar në gazetën Republika në Gusht të vitit 1995 shkruhet se: “Karolos Papulias është me origjinë të pastër shqiptare. Babagjyshi i tij quhej Sulejman dhe i përkiste fesë islame dhe ishte nga fshati Voshtina”. Këtë e deklaroi arvanitasi i shquar tashmë i nderë Aristidh Kola. Në librin e Kolës “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve”, në faqe 195 e lexojmë emrin e Sulejman Papulies. Nga librat e botuar në shek.XIX dalin të dhëna se njëri nga pushtetarët e Prevezës quhej Tahir Papulia. Por këto janë të dhëna për të cilat duhet të shkruajmë herë të tjera më gjerë. (Interesantë është fakti se edhe emri Karolos nuk është një emër greke, por gjerman. Me këtë emër quheshin Despoti i Epirit në shek.15, italiani Karolos Tokos i Parë dhe i Dytë).

    Kryetari grek Karolos Papulias ka qenë shok klase në fshatin e lindjes me aktorin fierak çamin Fuat Boçin dhe midis tyre ruhet ende një miqësi e mirë. Gazetarja Marina Vihu përmes një shkrimit të saj botuar në vitin 2005 ndër të tjera sjell kujtimet fëmijërore nga jeta e Fuat Boçit: “Një ditë ndërsa ishim nisur për në shkollë me Karolosin, na u kthye mendja dhe shkuam për zogj. Ditën tjetër, mësuesja na nxori të dyve para klasës dhe na i shkuli veshët kaq fort, saqë më dhembin edhe sot e kësaj dite”. Fuat Boçi po ashtu kujton të atin e Karolos Papulias, kolonelin në lirim Grigoris Papulias, i cili i nxirrte thuajse lakuriq në dëborë, i mbulonte me të dhe pastaj i vinte të vraponin që të kaliteshin. Për të vërtetuar nëse Karolos Papulia e flet shumë mirë gjuhën shqipe duhet pyetur Fuat Boçi i cili di shumë gjëra për origjinën shqiptare të presidentit grek.

    Voshtina-Pogoniani

    papulia 2Voshtina gjendet buzë kufirit greko-shqiptar, përballë fshatrave të Gjinokastrës. Nëse do të futemi thellë në historinë e Epriti ku bënë pjesë edhe Voshtina, Despotati i Artës ku ka qenë përfshirë Janina dhe Voshtina në fillim të Shek.XI e deri sa u pushtua nga Osmanët më 1449, asnjëherë nuk ka qenë i udhëhequr nga Despot grek, por nga latinët dhe shqiptarët. Kur Stefan Dushani pushtoj Ballkanin ai u ndesh me shqiptarët të cilët e rimorën përsëri Despotatin e Artës. Atëherë logjika e thjeshtë ngre pyetjet përse Epiri asnjëherë nuk është udhëhequr nga Despot grek? (Sepse popullsia nuk ishte greke, por shqiptare).

    Voshtina nga mesi i shek .XVI e në vazhdim njihet se është themeluar dhe banuar nga shqiptarët mysliman. Voshtina ishte qendra e fshatrave të Pogonit dhe i përkiste administratës turke të Gjirokastrës. Voshtina mbeti si qendra administratës të zonës së Pogonit deri në vitin 1922, më tej qendra u vendos në Delvinaq. Voshtina ishte dikur një fshat me rreth 3.000 banorë dhe në vitin 1924 u hap gjimnazi në godinën ku dikur shërbente administrata osmane. Gjimnazi kishte edhe konviktin e vet ku strehoheshin nxënësit e fshatrave të tjerë që ndiqnin shkollën.

    Gjatë periudhës së Perandorisë Osmane Voshtina i përkiste Peshkopatës së Vlorës. Ka pasur xhami, kishë, një shkollë për myslimanët dhe një shkollë për ortodoksit, rreth 5 dyqane. Me përzënien e shqiptarëve mysliman nga treva e Çamërisë në zonën e Pogonit dhe në Voshtinë qeveritë greke sollën popullsi vllehe si dhe “grekët” nga Azia e Vogël për të bërë sa më të lehtë asimilimin e shqiptarëve ortodoks që mbetën në Çamëri. Vllehët dhe “grekët” e ardhur nga Azia e Vogël u vendosën në shtëpitë e shqiptarëve mysliman duke marrë në përdorim dhe tokat e tyre.

    Me vendim të qeverisë greke për ndërrimin e toponimeve jo-greke në Greqi edhe Voshtinës si shumë fshatra të tjerë ju ndërruar emri në Pogoniani më 1928. Nëse vërtet fshati Voshtina do të ishte banuar nga grekët, atëherë qeveria greke nuk do ta ndërronte emrin e fshatit dhe do të sillte në të banorë jo-vendas. (Është një histori e dhimbshme e shqiptarëve nga Çamëria sepse pas përzënies së shqiptarëve mysliman, shqiptarët ortodoks u deklaruan vlleh ose grek për ti shpëtuar dëbimeve dhe masakrave. Si pasojë u shtuan vllehët dhe grekët si në Greqi, por edhe në Shqipëri.)

    Pas viteve 1990, shumë fëmijë të minoritetit grek, por edhe fëmijët shqiptar të fshatrave buzë kufirit vazhduan gjimnazin në Pogoniat. Sot në fshat banojnë rreth 80 njerëz.

    http://www.gazetametropol.com/28374/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Për: Presidenti grek Papulias nis nesër vizitën treditore në Shqipëri

    Papuljasi nuk ka shkrire asnje akull por qe me 1985 e deri sot ka luajtur ne llucin qe i levertis politikes Greke......
    PO TE ISHTE DHE VERTETE KISHTE NDJENJA VLAZERORE DO TE ULEJ E BISEDONTE PER TE GJITHA TEMAT 1 E NGA 1 TE THOSHTE MENDIMIN E TIJ DHE TE DEGJONTE ATE TONIN.......... por edhe ai foli per ura lidhese te minoritetit ETNIK Grek dhe emigranteve qe i rropen nga parate per doumente dhe i bene balone me operacionet "fshesa"........ura pa bereqet qe politikes se mbrapshte i japin vecse vlera negative. VIZITA E TIJ ISHTE 1 VRIME NE UJE DHE I JEP NJE RENDESI ARTIFICIALE AFRIMIT TE QEVERISE ME TURQIT........VELLAUT I THEMI ARMIK DHE ARMIKUT VELLA.......KASH SHUM JEMI TE MALLKUEM.
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •