Ngarkesa e parë e armëve kimike del nga Siria
Flash, Lajmi i Fundit e Martë, 7 Janar, 2014 | 16:23 pm
Anija norvegjeze fotografuar ne Qipro
LATAKIA- Nis transportimi i armëve kimike siriane. Sot, grupi i parë i armëve kimike siriane ka lënë portin detar të Latakias, sipas raportimeve të televizionit Al-Mayadeen. Sipas BBC lajmi është konfirmuar edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Kontenierët do të transportohen nga dy anije të siguruara nga Danimarka dhe Norvegjia. Dy anijet e mallrave, dhe dy anije roje, kanë lënë bregdetin qipriot tri ditë më parë për tu nisur drejt Sirisë.
Të gjitha armët kimike do të largohen nga Siria deri më 5 shkurt 2014. Substancat e rrezikshme do të shkatërrohen jashtë Republikës Siriane jo km vonë se 30 marsi i 2014, ndërsa pjesa tjetër deri më 30 qershor 2014-të.
panorama
Krijoni Kontakt