Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 30
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Selia e PSD, Policia e Shtetit dhunon pronarin e godines dhe permbaruesit

    Policia private "Aulona",e cila mbahet mend per dhunimin ne Permet te besimtareve,prifterinjve ortodokse dhe gazetareve,sot ka perfunduar e shoqeruar e gjitha ne komisaritin e Tiranes,pas nje perplasje me policine e shtetit,ne perpjekje per te zbatuar nje vendim gjyqesor per te marre godinen e Partise Social-Demokrate PSD te Skender Gjinushit.Pas konfliktit gjithe perbaruesit privat jane shoqeruar ne rajonin e policise nga Policia e Rendit

    ****


    TIRANE - Zyra e Pėrmbarimit privat ka ndėrmarrė sot njė aksion pėr lirimin e godinės ku ndodhet selia e PSD-sė. Kjo ėshtė shoqėruar me konfrontim fizik dhe verbal mes policisė sė rendit dhe policisė private para godinės, e cila ndodhet prapa Ministrisė sė Drejtėsisė nė rrugėn “Fortuzi” .

    Aksioni nisi nė orėn 10:00, kur Zyra e Pėmbarimit Privat thotė se kishte pėr detyrė ekzekutimin e VKM-sė, qė kishte tė bėnte me lirimin e godinės pėr t’ia kthyer pronarit si dhe njė vendim tė Entit tė Banesave.

    Por nga ana e kryetarit tė PSD-sė ėshtė bėrė kallzim penal duke i akuzuar se po ndėrmarrin njė veprim tė paligjshėm, pasi personi qė kėrkon tė marrė pronėn, ka falsifikuar dokumentet.

    "Gjinushi ka tentuar tė hyjė, por nuk ėshtė lejuar, pasi pėrfaqėsues tė pėrmbaruesve i kanė vėnė kyēin selisė"- informoi gazetari Arsen Rusta, i TV A1 Report i cili ndodhet pranė godinės.

    Nė kėtė situatė ka ndėrhyrė policia e rendit.

    "“Largo policinė private”- thoshte njė punonjės policie. Kjo e fundit ka bėrė rezistencė dhe nė kėto momente ka pasur tension mes policisė private dhe asaj shtetėrore.

    Nė orėn 10:09 policia e rendit ka shoqėruar nė makinė disa policė privat. Vetė shefi i komisariatit nr 3 Ladi Laskaj u mor me shoqėrimin me forcė tė punonjėsve tė policisė private nė furgonin e policisė.

    Nė orėn 10:13 mbėrriti dhe zv/drejtori i policisė Pandi Sulla. Me urdhėr tė tij u shoqėruan nė nė komisariatin nr 3 dhe pjesa tjetėr e policisė private. Ndalimi u bė pasi ata kanė kundėrshtuar dhe fyer uniformat blu. Drejtuesit e PSD bashkė me kryetarin Gjinushi pas orės 13:00 kanė hapur zinxhirin e portės dhe janė futur brenda.

    Por edhe nė orėn 18:30 tė mbrėmjes mjedisi vijon tė ruhet nga efektivė tė Komisariatit 3, qė kanė qenė aty pėr ēdo rast konflikti. Ndėrkohė ndodhen tė shoqėruar nė polici 11 efekticė tė policisė private dhe pėrmbaruesi Baftjar Nelaj.

    PRONARI I BANESES: E KEMI FITUAR PRONEN ME GJYQ
    Pronari i banesės, i cili ka fituar pronėn, Osman Manopulli deklaron se e ka fituar pronėn me gjyq. “Policia na ka kėrkuar tė largohemi pasi ka ardhur Skėnder Gjinushi. Ne e kemi fituar me gjyq pronėn dhe policia e rendit duhej qė tė vinte pėr lirimin e saj, por Gjinushi nuk e lėshon”- tha ai nė njė prononcim para selisė.

    AVOKATI I PSD: SELINĖ E KEMI ME VENDIM TĖ KĖSHILLIT TĖ MINISTRAVE
    Avokati i PSD, Florian Taēi ka shpjeguar se "ka dėgjuar nga mediat pėr pretendimet e pronarit, kur nė fakt ėshtė situatė e kundėrt ligjore". Sipas Taēit, me vendim tė Kėshillit tė Ministrave tė vitit 2008 jemi posedues tė ligjshėm. "Por pėrse vjen pėrmbaruesi?", do ta pyeste njė gazetar avokatin. "Pėrmbaruesi vjen pėr ekzekutimin e vendimit tė Entit Kombėtar tė Banesave. Por ne e kemi godinėn me vendim gjykate tė formės sė prerė, ėshtė posedim i ligjshėm. Kanė folur dy gjykata nė vitin 2008 dhe 2010 ndaj padisė sė Astrit Manopullit; ajo e shkallės sė parė dhe ajo e apelit, qė ia japin selinė PSD dhe para tyre administrata hesht".

    GJINUSHI: PĖRMBARIMI PRIVAT, BANDĖ E ISH-QEVERITARĖVE
    Kreu i Partisė Social Demokrate, Skėnder Gjinushi duke folur pėr median, ka deklaruar se, prona ėshtė shtetėrore dhe se ata qė pretendojnė se janė pronarė, kanė falsifikuar dokumentet.
    “Gjykata ėshtė kundėr prishjes. Letrat e falsifikimit janė mbi tavolinė dhe ato janė bėrė objekt i hetimit, pasi 2 tė 3 e pronės janė shtetėrore. Kėto kanė bėrė objekt kallėzimi. Ėshtė bėrė njė kallėzimi penal. Janė akoma disa banda qeveritare apo ish qeveritare me letra falso. Vendimi i gjykatės ėshtė nė favorin tonė. Gjyqi po vazhdon. Nga ana tjetėr ėshtė edhe Enti Kombėtar i Banesave, qė e ka kategorizuar PSD si familje tė pastrehė. Ne e dimė qė nuk jemi gomerė dhe akti administrativ ėshtė shfuqizuar nga ministri pėrkatės. Letrat ua japim merrini e studioni. Entin Kombėtar i Banesave ne nuk e njohim. Ky ėshtė shpėrdorim i pastėr detyre. Drejtuesi i kėsaj drejtorie do tė japė llogari para gjykatės”, tha Gjinushi gjatė prononcimit pėr median.

    REAGIMI I MB: POLICIA PRIVATE KUNDĖRSHTOI POLICINĖ
    Policia ka shoqėruar efektivėt e policisė private pasi kanė penguar Policinė e Shtetit nė kryerjen e detyrės. Gjatė njė prononcimi pėr Shqiptarja.com, Ministria e Brendshme bėri tė ditur se, “efektivėt e policisė private kanė kundėrshtuar policinė e rendit nė kryerjen e detyrės, si dhe pėr konfrontim gjatė detyrės”.

    Shqiptarja.com


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 29-10-2013 mė 15:27

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Pėrmbarimi privat i "Pėrmetit" pėrfundon nė polici


  3. #3
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Pėr: Pėrmbarimi privat i "Pėrmetit" pėrfundon nė polici

    Rama ka than qe do e zgjidhe ceshtjen e ish-pronareve, dhe po e mban fjalen.....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Pėr: Pėrmbarimi privat i "Pėrmetit" pėrfundon nė polici

    Ish pronar ishin ish pronar ngelen.Nuk e kuptoj si mundet nje vend qe pretendon te futet ne parine e shteteve te botes te vazhdoj me sjellje te tilla ndaj prones.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Pėrmbarimi privat i "Pėrmetit" pėrfundon nė polici

    Citim Postuar mė parė nga skender76 Lexo Postimin
    Rama ka than qe do e zgjidhe ceshtjen e ish-pronareve, dhe po e mban fjalen.....
    nji miku im qe kishte qellu aty, po me thoshte shpare qe Gjinushi kishte marre ne telefon sajmir tahirin, dhe i thoshte iki nga vila po te me nxjerre Rama, vetem athere. Mua sme nxorri Berisha, po me nxjerrin tani


    ky eshte edhe birisha yt skru, ner,

    me nji poc pjerdhin te gjithe, po he.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Pėrmbarimi privat i "Pėrmetit" pėrfundon nė polici

    Citim Postuar mė parė nga skender76 Lexo Postimin
    Rama ka than qe do e zgjidhe ceshtjen e ish-pronareve, dhe po e mban fjalen.....
    ai qe premton se do zgjidhe ceshtjen e prones ne shqiperi, ai eshte legen.
    prona meret vetem me force dhe dinakeri. forcen e ben leku. dinakerine e ben greku.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Pėr: Pėrmbarimi privat i "Pėrmetit" pėrfundon nė polici

    Paria e Tiranes nuk leshon kollaj,RIPJELLJA me ligjin Kamunist 7501 qe e zbatoi Salushi dhe Vazhdon nen Betim Edushi........pronaret duhet te kultivojne ne bahcet e tyre,prasin po nga ai i Fshatit Arrez,se eshte goxha produktiv.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Pėrmbarimi privat i "Pėrmetit" pėrfundon nė polici

    Citim Postuar mė parė nga Alti Elezi Lexo Postimin
    Paria e Tiranes nuk leshon kollaj,RIPJELLJA me ligjin Kamunist 7501 qe e zbatoi Salushi dhe Vazhdon nen Betim Edushi........pronaret duhet te kultivojne ne bahcet e tyre,prasin po nga ai i Fshatit Arrez,se eshte goxha produktiv.
    me mar un pronat e mija i bie qe te nxjere nga shtepia 1000 banore ne nje fshat te jugut.
    keta qe kerkojne pronat nuk kane aspak te drejte. prona duhet te ishte mbrojtur me force ne vitet 1960. tani koha ka ndryshuar.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Pėrmbarimi privat i "Pėrmetit" pėrfundon nė polici

    Selia e PSD, Gjinushi: Noka tentoi tė na largonte pa gjyq. Pronarėt: Ja e vėrteta

    Selia e PSD, Gjinushi: Noka tentoi tė na largonte pa gjyq. Pronarėt: Ja e vėrtetaTIRANĖ-Kryetari i PSD, Skėnder Gjinushi ka sqaruar sot konfliktin e djeshėm pėr godinėn ku prej vitesh funksionon si seli e partisė qė ai drejton.

    Gjinushi deklaroi gjatė njė konference pėr shtyp se situata dje ishte njė tentativė e pastėr pėr grabitjen e selisė si dhe njė veprim sipas tij, banditesk urdhėruar prej ish-ministrit tė Brendshėm, Flamur Noka.

    “Kjo ėshtė inertėsia e qeverisė qė humbi zgjedhjet dhe strukturat e saj nė mėnyrė tė organizuar krahas vjedhjes sė vendit kishin programuar edhe grabitjen e selisė. Ish-ministri i Brendshėm tentoi tė na largonte pa gjyq. Ka vetėm njė gjyq mes nesh dhe pretenduesit dhe kėtė e vėrtetoni nė Gjykatėn e Lartė, ėshtė nė rekurs nga ana e atij qė ka humbur. Vendim i formės sė prerė ku i rrėzohet kėrkesa pėr largimin tonė me gjyq nga selia. Kur flet gjykata, hajdutėt heshtin”,- tha ai.

    Ai ka akuzuar pėr shpėrdorim detyre drejtorin e Entit Kombetar tė Strehimit, pėr aktin normativ tė 5 shtatorit, qė e futi edhe PSD si familje tė pastrehė.

    “Ta fusim PSD nė subjekt partiak, e fusin si tė pastrehė dhe ky Ylli Pajo e bėn kėtė. Ne jemi nė listėn e 5 shtatorit, figurojmė si tė pastrehė. Hajdutėt mbijetojnė, falsifikimi ėshtė i pastėr”.

    Sipas Gjinushit, Policia e Shtetit ka mbrojtur dje vendimin e formės sė prerė tė gjykatės.
    “Policia e Shtetit ka mbrojtur dje vendimin e formės sė prerė tė gjykatės, ku ne jemi palė me pretenduesit, ka mbrojtur pronėn e shtetit sepse 2/3 janė shtet me vėrtetime nga shteti. Ky nuk ėshtė pronari, ky ėshtė blerėsi i blerėsve dhe pronari nuk e ka tė gjithė godinėn, ka vetėm 1/3. Banditėt vijnė nė emėr tė drejtorit apo tė pėrmbaruesve. Hajdut me letra, kurrė nuk keni parė, ja ku i keni”.

    Ndėrkohė gazetari i "News 24", Spartak Koka i paraqiti dokumentet e personave qė pretendojnė pronėsinė e godinės sė PSD me vendim gjykate.
    “Ai qė e ka kėrkuar godinėn, e ka humbur gjyqin, ka ikur. Ky qė e ka blerė, ne sėrish jemi me kėtė gjyq, ky do pronėn, por ēfarė prone do nuk e kuptoj?”, tha Gjinushi.

    Pas insistimit tė gazetarit Koka se ka vendim gjykate qė i jep tė drejtė pronarit tė marrė godinėn, Gjinushi humb kontrollin duke kaluar me fyerje, pa dhene nje pergjigje te qarte per shkresat dhe firmen qe kishte hedhur ne vitin 1996, ku i premtonte pronarit kthimin e godines bashke me truallin.

    AVOKATI I PRONAREVE: GJINUSHI PREMTOI SE DO E LESHONTE PRONEN NE VITIN 1997, POR U GDHI NENKRYETAR KUVENDI DHE HARROI

    I ftuar nė studion e lajmeve nė TvNews24, nė rubrikėn “Opinion”, Riza Hicka, avokati i pronarėve qė pretendojnė godinėn, selisė sė PSD shpjegoi cėshtjen me selinė. I intervistuar nga Ola Bruko, Hicka theksoi se Gjinushi e politizon me patėdrejtė cėshtjen e selisė kur realisht, tha ai, bėhet fjalė vetėm pėr cėshtje juridike.

    Zoti Hicka, sot dėgjuam kreun e PSD, Gjinushi tė sqarojė cėshtjen e selisė sė PSD. Sipas jush cfarė nuk qėndron nė kėto deklarata?

    Me keqardhje konstatoj se z Gjinushi ka njohuri tė jurisprudencės dhe kam parasysh dhe faktin qė ai ka qenė dhe nėnkryetar parlamenti. Nė gjithė atė konferencė shtypi qė u nda nė dy pjesė, njė e natyrės politike qė do ti japė Gjinushi, e dyta u mundua tė japė disa fakte tė deformuara, tė pavėrtetuara, tė cilat do i shpjegojė mė pas, por ju garantoj juve se gjithēka do them kėtu do jetė e bazuar nė prova shkencore.

    Ajo parti qė iku qė humbi zgjedhjet mund ta nxirrte gjinushin, kur tė donte se ishte nė pushtet. Gjinushi i jep kot nota politike kėsaj cėshtje.

    Po si ėshtė e vėrteta me shkresat?

    Pronėsia fillon me njė Komision tė Kthimit tė Pronave. As Gjinushi nuk e pėrmend kėtė. Vendimi mban nr 664. 2.9.1994, vendim i Komisionit tė Kthimit tė Pronave nė favor tė trashėgimtarėve Fortuzi, pronarė.
    Komisioni i cuar pėr tė verifikuar pronėn nė vend, vėren se nė shtėpi nuk janė bėrė ndryshime konstruktive, e dyta oborri ėshtė i rrethuar me mur. Pra kjo ėshtė nė pjesėn arsyetuese. Pra komisioni ka vendosur ti kthejė pronarit nė rrugėn “Asim Vokshi”, shteti shqiptar si ish-pronar ia rikthen pronarit, ne gabimisht themi pronarit tė vjetėr se ai ėshtė, pronari origjinal. Personi qė unė mbroj ėshtė Astriti, ai e ka blerė kėtė pronė, ka ndodhur blerja nė vitin, 1997.

    Po si mund tė veprojė z Gjinushi nė rast se kundėrshton?

    Ka njė organ si prokuroria ku ai tė mund tė shkojė dhe ka shkuar disa herė dhe ia kanė pushuar ēėshtjet, sepse ai as nuk shkon paraqitet nė asnjė proces.

    Nė studio kemi dhe gazetarin Spartak Koka. Na e sqaroni z Koka cfarė pėrmbante ajo shkresė qė irritoi z Gjinushi?

    Ajo ėshtė njė shkresė e firmosur nga z Gjinushi. Nė vitin 1996, Gjinushi rrėfen se do ia dorėzojė me vullnet tė plotė pronarit Agim Sula godinėn me dėshirė. Unė kėtė i tregova Gjinushit dhe pse u acarua me kėtė pjesė. Shkresa mban firmėn e z Gjinushi. E pyeta pėr tarifat disa milionėshe tė ujit dhe dritave tė papaguara nga selia e PSD dhe ai u irritua dhe kaloi me fyerje.

    Ndėrhyn avokati Hicka

    Shkresa me firmen e Gjinushit
    Emri:  75144.jpg

Shikime: 354

Madhėsia:  63.6 KB

    Nė atė shkresė nė atė vit ne do e blinim godinėn. Garantuam se do e blinim dhe Gjinushi do e lironte nė janar tė vitit ‘97, por nė vitin ‘97 e dimė tė gjithė ēfarė ndodhi dhe nuk u veprua as nė atė vit. Nė vitin ’98, Gjinushi u gdhi nėnkryetar parlamenti dhe ai harroi shkresėn qė e kishte bėrė. Ai nuk e lėshoi kėtė godinė.

    Nė rast se godina i kthehet ish-pronarit, si veprohet. A i ėshtė gjetur streha e re selisė sė PSD?
    Shteti shqiptar ia ka caktuar dhe zyrat dhe ambientet ku tė transferohet zyra e selisė sė PSD. Ambienti qė propozohet ėshtė hapėsira tek njė pallat tek ‘Bulevardi Zogu i I’, ia ka dhėnė Bashkia e Tiranės.

    Z. Gjinushi shprehet se nuk e njeh vendimin e gjykatės...

    Nėse z Gjinushi nuk e njeh vendimin e gjykatės ky ėshtė njė problem i tij. E njeh apo nuk e njeh vendimin e gjykatės ėshtė problem i tij, e ritheksoj dhe dhe jo imi. Dhe Presidenti dhe kryeministri ngrihen nė kėmbė para vendimit tė njė gjykate.

    Por Z Gjinushi pretendon se godina ėshtė pronė shtetėrore.

    Nuk ėshtė pronė shtetėrore, e ritheksoj dhe kėtė e ka caktuar dhe gjykata. Tani ai del kundėr..


    KONFLIKTI PĖR PSD, MINISTRIA E BRENDSHME REAGON PĖR ARRESTIMIN E POLICIVE PRIVATE

    Me njė deklaratė pėr shtyp sot Ministria e Brendshme ka reaguar mbi konfliktin me policinė private tė Pėrmbarimit pėr cėshtjen e selisė sė godinės sė PSD. MB thekson se policia private dje ka shkelur rėndė ligjin.

    Reagimi i poltė i Ministrisė sė Brendshme
    Nė vijim tė informacionit tė djeshėm, mbi shoqėrimin dhe mė pas arrestimin e tre punonjėsve tė shėrbimit tė Ruajtjes dhe Sigurisė Publike “AULONA POL-1”, tė cilėt kanė konsumuar elementė tė veprės penale tė “Kundėrshtimit tė punonjėsit tė policisė se rendit publik” dhe “Mosbindje ndaj urdhėrit tė punonjėsit tė policisė sė rendit publik”, ju informojmė se:

    Gjatė konfliktit tė ditės sė djeshme, shtetasi Baftjar Avdulla Nela, me preēendentė tė mėparshėm penalė (goditje me mjete tė forta, armėmbajtje pa leje etj), ėshtė shoqėruar nė ambientet e Komisariatit tė Policisė Nr.3 Tiranė, pasi ka hyrė me dhunė dhe nxjerrė jashtė njė punonjės tė shėrbimit tė ruajtjes dhe sigurisė fizike “A- 2000” e cila kishte marrėveshje dypalėshe me PSD pėr ruajtjen e kėtij objekti, nė rrugėn “Fortuzi”.

    Ndaj shtetasit Baftjar Nelaj, vazhdojnė verifikimet pėr sqarimin e rolit tė tij, gjatė incidentit tė ditės sė djeshme, si dhe legjitimitetin ose jo tė veprimeve pėrgjatė ushtrimit tė detyrės duke tejkaluar kompetencat funksionale si pėrmbarues Gjyqėsor Privat. Nga ana e pėrmbaruesit gjyqėsor Baftjar Nelaj nuk ėshtė depozituar asnjė kėrkesė pėr mbėshtetje nė kryerjen e ekzekutimit tė vendimit, bazuar nė Akt - Marrėveshjen pėrmes Policisė sė Shtetit dhe Dhomės Kombėtare tė Pėrmbaruesve Gjyqėsor Privat.

    Theksojmė se, ndėrhyrja e shėrbimeve tė policisė sė shtetit, ka qėnė e bazuar nė ligj dhe ajo ėshtė realizuar vetėm pas konfrontimit tė palėve, me synim shuarjen e konfliktit dhe sqarimin e rrethanave. Strukturat e Policisė sė Shtetit, do tė vazhdojnė tė udhėhiqen nga Ligji, paanshmėria, objektiviteti, me qėllim parandalimin nė kohė tė shkeljeve tė ligjshmėsi dhe vėnien pėrpara pėrgjegjėsi ligjore tė autorėve.

    (d.b/BalkanWeb)

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Pėrmbarimi privat i "Pėrmetit" pėrfundon nė polici

    Konflikti te PSD, MB: Ja pse u bėnė arrestimet. Nelaj tejkaloi kompetencat si pėrmbarues privat

    TIRANE- Ministria e Brendshme ka sqaruar shoqerimin dhe arrestimin e djeshem te tre punonjėsve tė shėrbimit tė Ruajtjes dhe Sigurisė Publike “AULONA POL-1”, pas perplasjes mes policive te selia e PSD-se ne Tirane.
    Ne nje njoftim per mediat, MB sqaron se ata kanė konsumuar elementė tė veprės penale tė “Kundėrshtimit tė punonjėsit tė policisė se rendit publik” dhe “Mosbindje ndaj urdhėrit tė punonjėsit tė policisė sė rendit publik”.

    “Gjatė konfliktit tė ditės sė djeshme, shtetasi Baftjar Avdulla Nela, me preēendentė tė mėparshėm penalė (goditje me mjete tė forta, armėmbajtje pa leje etj), ėshtė shoqėruar nė ambjentet e Komisariatit tė Policisė Nr.3 Tiranė, pasi ka hyrė me dhunė dhe nxjerrė jashtė njė punonjės tė shėrbimit tė ruajtjes dhe sigurisė fizike “A- 2000” e cila kishte marrėveshje dypalėshe me PSD pėr ruajtjen e kėtij objekti, nė rrugėn “Fortuzi””- thuhet ne njoftim.
    Sipas MB, ndaj shtetasit Baftjar Nelaj, vazhdojnė verifikimet pėr sqarimin e rolit tė tij, gjatė incidentit tė ditės sė djeshme, si dhe legjitimitetin ose jo tė veprimeve pėrgjatė ushtrimit tė detyrės duke tejkaluar kompetencat funksionale si pėrmbarues Gjyqėsor Privat.
    “Nga ana e pėrmbaruesit gjyqėsor Baftjar Nelaj nuk ėshtė depozituar asnjė kėrkesė pėr mbėshtetje nė kryerjen e ekzekutimit tė vendimit, bazuar nė Akt – Marrėveshjen pėrmes Policisė sė Shtetit dhe Dhomės Kombėtare tė Pėrmbaruesve Gjyqėsor Privat”- thuhet me tej.
    MB thekson se, ndėrhyrja e shėrbimeve tė policisė sė shtetit, ka qėnė e bazuar nė ligj dhe ajo ėshtė realizuar vetėm pas konfrontimit tė palėve, me synim shuarjen e konfliktit dhe sqarimin e rrethanave.

    Panorama

  11. #11

    Pėr: Pėrmbarimi privat i "Pėrmetit" pėrfundon nė polici

    nese ka vendim gjyqi, cfare kundershtojne keta?

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Pėrmbarimi privat i "Pėrmetit" pėrfundon nė polici

    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    nese ka vendim gjyqi, cfare kundershtojne keta?
    cudi sesi nuk po shikojme sot ndonje shkrim per shtetin ligjor,vendimet e gjykatave,"shenjterine" e vendimit te tyre,etj sic degjuam ne rastin kur e njejta polici private nderhyri ne permet kunder kishes ortodokse.

  13. #13

    Pėr: Pėrmbarimi privat i "Pėrmetit" pėrfundon nė polici

    Citim Postuar mė parė nga Archon Lexo Postimin
    cudi sesi nuk po shikojme sot ndonje shkrim per shtetin ligjor,vendimet e gjykatave,"shenjterine" e vendimit te tyre,etj sic degjuam ne rastin kur e njejta polici private nderhyri ne permet kunder kishes ortodokse.
    Eshte i njejti rast. Nese ka vendim gjykate qe i jep te drejte pronarit, duhet te leshojne zyrat.

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Selia e PSD, Policia e Shtetit dhunon pronarin e godines dhe permbaruesit

    Gjykata: Gjinushi tė lirojė godinėn, t’i kthehet pronarit

    Historia e selisė sė PSD qė nga ‘91. Njė pjesė, me qira pėr autoshkollė. Ne “Panorama”, dy vendimet e Gjykatės sė Tiranės mė 2013.

    Emri:  selia-e-psd.jpeg

Shikime: 380

Madhėsia:  25.4 KB
    Historia e godinės ku ndodhet sot Partia Socialdemokrate nė Tiranė ka nisur mė herėt, megjithatė problemet e pronėsisė duket se e kanė zanafillėn nė vitin 1991. Me njė shkresė tė datės 6 korrik 1991, Kėshilli i Ministrave i asaj kohe, i drejtuar nga Ylli Bufi, ka vendosur t’i kalojė Partisė sė Skėnder Gjinushit godinėn nė fjalė. Nė shkresė thuhet se objekti i urdhrit ėshtė “kalimi i godinės” sė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme nė pėrdorim tė Partisė Socialdemokrate. “Godina e Komitetit tė Marrėdhėnieve Kulturore me Botėn e Jashtme t’i kalohet pėr pėrdorim me qira Partisė Socialdemokrate tė Shqipėrisė pėr selinė e saj. Tė merren masa pėr lirimin e mjediseve nė mėnyrė tė menjėhershme, t’i vihen nė dispozicion Partisė Socialdemokrate zyrat e redaksisė sė revistės “Shqipėria e Re”, thuhet nė letrėn e firmosur nga Ylli Bufi mė datė 6 korrik 1991.

    PĖRDORIMI I GODINĖS
    Bazuar nė shkresėn e mėsipėrme, godina, oborri dhe trualli i saj u morėn nė pėrdorim nga Partia Socialdemokrate. Pronari Astrit Manopulli theksoi dje se PSD nuk lidhi kontratė qiraje dhe nuk pagoi asnjė qindarkė pėr pėrdorimin e godinės nė fjalė. Ai madje theksoi dje se ndėrtesa ka njė fizionomi tė veēantė dhe ėshtė dėmtuar disa herė nė konstruktin e saj nga ndėrhyrjet qė janė bėrė. Nė njėrėn nga portat e godinės nė fjalė rezulton se ėshtė vendosur tabela sinjalizuese e njė autoshkolle, sė bashku me numrin e saj tė telefonit. Tabela, e cila ėshtė vendosur pikėrisht nė portėn metalike qė bllokoi dje policia private, ėshtė vendosur edhe brenda rrethimit nė ambientin ku ndodhet selia e PSD. Sipas disa dėshmitarėve tė zonės, brenda atij ambienti dikush ka dhėnė me qira njė pjesė tė tij qė pėrdoret nga autoshkolla nė fjalė.

    PRONĖSIA
    Sipas vendimeve tė Gjykatės sė Tiranės, Astrit Manopulli ėshtė pronar i pasurisė me nr. 5/152 me sipėrfaqe 1380 m2, qė provohet nga vėrtetimi hipotekor nr. 3188, dt. 18.07.1997, me pėrshkrimin “njė shtėpi dykatėshe dhe objekte tė tjera me sipėrfaqe 235 m2, dhe trualli me sipėrfaqe 1380 m2 nė rrugėn “Asim Vokshi”. Pas vendimeve tė dhėna nga gjykata e Tiranės pėr lirimin e godinės, kryetari i Partisė Socialdemokrate ka bėrė padi nė Prokurori pėr falsifikim dokumentesh. Prokuroria ka vendosur pushimin dhe mosfillimin e hetimeve dhe, pėr rrjedhojė, Gjinushi ka bėrė ankim nė Gykatė kundėr vendimit tė prokurorisė, mė datė 23 shtator 2013.

    GJYKATA
    Mė 12 korrik 2013, gjykata e Tiranės ka vendosur pranimin e kėrkesės sė pronarit tė pronės, Astrit Manopulli, dhe detyrimin e Entit Kombėtar tė Banesave tė fillojė procedurat pėr lirimin e objektit duke pėrcjellė nė Gjykatėn e Rrethit Gjyqėsor Tiranė kėrkesėn pėr lėshimin e urdhrit tė ekzekutimit. Mė pas, me njė vendim tė dytė, tė datės 20 shtator 2013, gjykata e Tiranės ka dhėnė vendimin pėrfundimtar pėr lirimin e godinės dhe kthimin e saj te pronari. Pėrmbaruesi deklaroi dje se kishte njoftuar nė kohė PSDnė pėr lirimin e godinės. Trazhgim Sokolaj/PANORAMA

    Panorama

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Pėrmbarimi privat i "Pėrmetit" pėrfundon nė polici

    Noka, letėr Gjinushit nė prill 2013: Liro godinėn, ke gati selinė tjetėr

    TIRANE – Ish-ministri i Brendshėm, Flamur Noka, ka vėnė nė dijeni kryetarin e Partisė Socialdemokrate, Skėnder Gjinushi, pėr lirimin e godinės qė nė prill 2013. Nė datėn 24 prill 2013, me anė tė njė shkrese me objekt “njoftim pėr pajisjen me ndėrtesė nė pėrdorim, subjektit Partia Socialdemokrate”, Noka i shkruan Gjinushit se: Nė bazė tė kėrkesės sė pėrsėritur tė shtetasit Astrit Manopulli, i cili ka pretenduar tė drejtėn e pronėsisė pėrmes gėzimit dhe disponimit mbi ndėrtesėn ku ushtron aktualisht veprimtarinė subjekti PSD me adresė nė rrugėn “Asim Vokshi”, Nr.24, aktualisht rruga “Fortuzi”, ėshtė konstatuar se: Ankuesi, shtetasi Astrit Manopulli, rezulton tė jetė pronar i ligjshėm, pronar i ndėrtesės ku ushtron veprimtarinė Partia Socialdemokrate, fakt ky i provuar nė basė tė vėrtetimit hipotekor nr.3188, datė 18 korrik 1997 tė ZVRPP Tiranė. Nė kėto kushte, duke qenė se ndėrtesa ku PSD ushtron veprimtarinė nuk ėshtė pronė shtetėrore, dhe rrjedhimisht nuk ėshtė nė inventarin e pronave publike, nė bashkėpunim me Bashkinė e Tiranės, me qėllim respektimin e tė drejtės kushtetuese tė pronėsisė sė ankuesit, ju caktojmė nė pėrdorim ambientin e vėnė nė dispozicion nga Bashkia Tiranė, ndodhur nė Bulevardin “Zogu I”, me nr.pasurie 6/127+1-5, kati i pestė me adresė: Ndėrtesa 22, hyrja 3. Nė shkresėn e Nokės lihej afat pėr lirimin e godinės brenda 15 ditėsh.

    Panorama

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Pėrmbarimi privat i "Pėrmetit" pėrfundon nė polici

    Nje tjeter shkelje flagrante e ligjit nga ana e Policse se Shtetit, qe eshte e denueshme me ligj. Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme, zgjedh qe te ndeshkoje me dhune pronarin e godines dhe te mos zbatoje nje vendim gjykate te vendit.

    Si mund te funksionoje nje shtet qe drejtohet nga pushtetare qe injorojne vendimet e gjykatave dhe ligjin?

    Nje tjeter prove e instalimit te shtetit policor ne Shqiperi.

    Albo

  17. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    DYDRINAS (31-10-2013)

  18. #17

    Pėr: Selia e PSD, Policia e Shtetit dhunon pronarin e godines dhe permbaruesit

    Gjinushi: Ish-qeveria po mė merr selinė

    » Dėrguar mė: 31/10/2013 - 09:03

    Kryetari i PSD-sė, Skėnder Gjinushi ka sqaruar dje, konfliktin pėr godinėn qė prej vitesh funksionon si seli e partisė qė ai drejton. Gjinushi deklaroi gjatė njė konference pėr shtyp, se situata dje ishte njė tentativė e pastėr pėr grabitjen e selisė, si dhe njė veprim sipas tij, banditesk, urdhėruar prej ish-ministrit tė Brendshėm, Flamur Noka. "Kjo ėshtė inercia e qeverisė qė humbi zgjedhjet dhe strukturat e saj. Nė mėnyrė tė organizuar, krahas vjedhjes sė vendit kishin programuar edhe grabitjen e selisė. Ish-ministri i Brendshėm tentoi tė na largonte pa gjyq. Ka vetėm njė gjyq mes nesh dhe pretenduesit dhe kėtė e vėrtetoni nė Gjykatėn e Lartė. Ėshtė nė rekurs nga ana e atij qė ka humbur; vendim i formės sė prerė, ku i rrėzohet kėrkesa pėr largimin tonė me gjyq nga selia. Kur flet gjykata, hajdutėt heshtin", citohet Gjinushi nė "Balkanweb".
    Ai ka akuzuar pėr shpėrdorim detyre drejtorin e Entit Kombėtar tė Strehimit, pėr aktin normativ tė 5 shtatorit, qė e futi edhe PSD-nė si familje tė pastrehė. "Ta fusim PSD-nė nė subjekt partiak, e fusin si tė pastrehė dhe ky Ylli Pajo e bėn kėtė. Ne jemi nė listėn e 5 shtatorit, figurojmė si tė pastrehė. Hajdutėt mbijetojnė, falsifikimi ėshtė i pastėr".
    Sipas Gjinushit, Policia e Shtetit ka mbrojtur dje, vendimin e formės sė prerė tė gjykatės. "Policia e Shtetit ka mbrojtur dje, vendimin e formės sė prerė tė gjykatės, ku ne jemi palė me pretenduesit; ka mbrojtur pronėn e shtetit, sepse 2/3 janė shtet me vėrtetime nga shteti. Ky nuk ėshtė pronari, ky ėshtė blerėsi i blerėsve dhe pronari nuk e ka tė gjithė godinėn, ka vetėm 1/3. Banditėt vijnė nė emėr tė drejtorit apo tė pėrmbaruesve. Hajdut me letra, kurrė nuk keni parė, ja ku i keni". Ndėrkohė, gazetari i "News 24", Spartak Koka i paraqiti dokumentet e personave qė pretendojnė pronėsinė e godinės sė PSD-sė me vendim gjykate. "Ai qė e ka kėrkuar godinėn, e ka humbur gjyqin, ka ikur. Ky qė e ka blerė, - ne sėrish jemi me kėtė gjyq, - ky do pronėn, por ēfarė prone do nuk e kuptoj?!", tha Gjinushi. Pas insistimit tė gazetarit Koka se ka vendim gjykate qė i jep tė drejtė pronarit tė marrė godinėn, Gjinushi humb kontrollin duke kaluar nė fyerje, pa dhėnė njė pėrgjigje tė qartė pėr shkresat dhe firmėn qė kishte hedhur nė vitin 1996, ku i premtonte pronarit kthimin e godinės bashkė me truallin.

    gazeta shqiptare

  19. #18

    Pėr: Selia e PSD, Policia e Shtetit dhunon pronarin e godines dhe permbaruesit

    LEMA GJINUSHI = Enverputinizem

  20. #19

    Pėr: Selia e PSD, Policia e Shtetit dhunon pronarin e godines dhe permbaruesit

    Durrės, njė person i vė flakėn vetes

    Publikuar mė 01.11.2013 | 9:03

    Njė person i ka vėnė flakėn vetes, mėngjesin e sotėm, para gjykatės sė Durrėsit. Kalimtarėt e rastit i kanė ardhur nė ndihmė duke ndihmuar tė shuajnė flakėt.

    Nga tė dhėnat e para mėsohet se personi ėshtė njė burrė rreth 50 vjeē, i cili ka hedhur benzinė mbi veten dhe mė pas i ka vėnė flakėn me ēakmak. Nga burimet paraprake, mėsohet se 50-vjeēari ka tentuar tė djegė veten nė shenjė proteste pėr ēėshtjen ende tė pazgjidhur tė pronave.

    /Shekulli Online/ E.B./

  21. #20

    Pėr: Selia e PSD, Policia e Shtetit dhunon pronarin e godines dhe permbaruesit

    ja kishte vene shoku flaken ketij mesa degjova une

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •