Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Saimir Pirgu sfidon nga skena: Shkarkimi i Zhani Cikos është turp

    Saimir Pirgu sfidon nga skena: Shkarkimi i Zhani Cikos, turp

    Qeveria emëroi Ilir Kernin në mesditë.


    Me një sfidë ndaj pushtetarëve të rinj, tenori Saimir Pirgu e ka mbyllur mbrëmë koncertin e bamirësisë, në ndihmë të fëmijëve me sindromën down. Në mënyrën e tij ai protestoi lirimin nga detyra të drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Zhani Ciko, pak orë përpara fillimit të koncertit, që drejtohej pikërisht nga ai.

    I ftuar nga organizata jofitimprurëse “Down Syndrome Albania”, Saimir Pirgu, i shoqëruar nga Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe këngëtarët Marjana Leka, Vikena Kamenica, Armando Likaj, u bë zëri i kauzës në ndihmë të kësaj kategorie në nevojë. Pjesë nga më të bukurat e repertorit klasik botëror ishin përzgjedhur për këtë mbrëmje të veçantë. Në mbyllje të koncertit, organizatorët ftuan në skenë ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, i cili ftoi gjithë të pranishmit t’i bashkohen kësaj kauze. E më pas fjala i kaloi yllit të mbrëmjes, i cili përpara një salle të tejmbushur me spektatorë, pavarësisht biletës më të shtrenjtë se zakonisht (nga 1-3 mijë lekë të reja), mes të cilëve ndodhej edhe kryetari i Parlamentit Shqiptar, Ilir Meta, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ai i Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe i Mirëqenies Erjon Veliaj, e quajti “të turpshme” ngjarjen e ndodhur vetëm pak para koncertit, duke iu referuar lirimit të Cikos.

    Pirgu falënderoi organizatorët dhe të pranishmit që u bënë pjesë e kësaj nisme, ashtu si edhe ai, që nuk mund t’i thoshte jo zemrës së një nëne, por nuk mund ta mbyllte këtu. “Do të doja të bëja dhe një apel tjetër. Do të bëja thirrje që komuniteti i artistëve të respektohet më shumë në Shqipëri. Sot, përpara koncertit ka ndodhur një ngjarje e turpshme, që më ka prekur shumë. Por nuk do të doja të zgjatesha, kushdo le ta kuptojë. Doja vetëm t’i thosha një Faleminderit maestro Zhani Cikos”, tha Pirgu.

    Duartrokitjet e zbehta që shoqëruan fjalët e Veliajt u mbytën nga ato në mbështetje të tenorit Pirgu. Sot në mesditë, Këshilli i Ministrave, ndër të tjera, vendosi lirimin nga detyra të drejtorit Zhani Ciko dhe zëvendësimin e tij nga balerini Ilir Kerni dhe lirimin e drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve, Rubens Shima dhe emërimin në vend të tij të piktorit Artan Shabani.

    Panorama



    Te lumte Saimir !
    Qenke Trim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-10-2013 më 20:26

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Saimir Pirgu i jep nje Shuplake te rende Edvin Veli Edverit.

    kush o ky mo bkar qe na shan kryeministrin
    merruni mo me zhanin se tuajin e keni
    kryeministri ska kohe te merret me ju
    pirdh pirg
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Saimir Pirgu i jep nje Shuplake te rende Edvin Veli Edverit.

    kjo eshte vertet nje fatekeqesi....................kjo femra Zhani Ciko nga eshte?

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Saimir Pirgu i jep nje Shuplake te rende Edvin Veli Edverit.

    Altin,Zhani eshte burre dhejo femer.
    Nuk eshte e qarte pse e kane hequr?????
    Kush eshte Zhani Ciko,biografia dhe karriera profesionale.
    Zhani Ciko Lindi ne Tirane me 1951 I diplomuar për violinë më 1967 në Konservatorin Shtetëror të Tiranës, mbas përfundimit të studimeve punon si solist dhe Koncert-Maestër në Orkestrën e TOB dhe në Filarmoninë Shqiptare, ku midis të tjerash interpreton për herë të parë disa nga veprat madhore të literaturës violinistike shqiptare. Në të njëjtën kohë është edhe pedagog i violinës pranë Akademisë së Arteve, Tiranë. Në periudhën 1970-73 është Drejtor Atrtistik i TOB në Tiranë deri në ndalimin e daljes në skenë nga regjimi monist i kohës, çka solli edhe ndërprerjen e karrierës së tij artistike për një periudhë gati 15-vjeçare. Më 1979 është pedagog i violinës e më pas Drejtor i Liceut Artistik Jordan Misja në Tiranë. Më 1989 emërohet Drejtor Artistik i Orkestrës Sinfonike të Radio Televizionit Shqiptar, ku vazhdon të zhvillojë veprimtarinë e tij deri më sot. Përveç aktivitetit intensiv me orkestrën e tij të harqeve, Zh. Ciko ka drejtuar edhe master class në Itali, Francë, Hungari, etj. Ai është anëtar i përherëshëm i disa jurive ndërkombëtare në Shqipëri dhe jashtë vendit. Në fund të viteve '80 formon orkestrën e harqeve Virtuozët e Rinj të Tiranës, me të cilën arriti shumë shpejt një sukses të plotë. Nën drejtimin e tij orkestra ka fituar çmimet më të larta të vendit në Koncertet e Majit, në Konkurset e Shkollave të Muzikës, etj. Që në turnetë e para më 1989 në Austri, Itali dhe Greqi, arriti edhe suksesin e vet publik jashtë atdheut. Më pas ftohet në aktivitete të tjera në Spanjë, Francë, Slloveni, Svicër dhe Lihtenshtajn. Si dirigjent i orkestrës Virtuozët e Rinj të Tiranës ka marrë pjesë në Karynthische Sommer (Austri), Aix en Musique (Francë). Në Festivalin Ballkanik në Greqi orkestra vlerësohet si Ansambli më i mirë, ndërsa në prill 1996, në Festivalin Ndërkombëtar Pro Archi në Hungari, fiton Çmimin e Parë Summa Cum Laude. Në maj 1997 vlerësohet sërish me çmim të parë në Festivalin Evropian të Muzikës në Belgjikë, dhe po atë vit ndërmerr një turne në Gjermani, të vlerësuar si nga publiku edhe kritika vendase. Me orkestrën e harqeve prodhon 3 videokaseta, si dhe 3 CD në bashkëpunim me firma austriake. Radio të ndryshme, si ORF, DRS, RT Sloven, Radio Televizioni Hungarez, Radio Vaticana, Bayerische Rundfunk dhe Radio Suedeze, kanë transmetuar koncerte të kësaj orkestre. Si dirigjent i orkestrës Zh. Ciko ka bashkëpunuar gjithashtu edhe me solistë të ndryshëm në Shqipëri, Itali dhe Austri, si edhe me ansamble korale në Austri, Spanjë dhe Francë. Midis të tjerash mund të përmendet realizimi i oratorit të Haydn Die Schöpfung, si edhe i operas Il Mondo della Luna po nga Haydn. Më 1998 ndërmerr një turne tjetër në Suedi me 18 koncerte shumë të suksesshme. Po këtë vit Zh. Ciko themelon ansamblin e parë të harqeve të Muzikës së Re në Shqipëri, tashmë të njohur me merin AmrA, dhe me të cilin interpreton disa nga veprat e Festivalit VII të Muzikës së Re Shqiptare. Suksesi i fundit i Zh. Cikos është pjesëmarrja në Festivalin Muzika dhe Rinia 2000, në Vjenë, ku orkestra e drejtuar prej tij vlerësohet me Çmimin e Parë për orkestrat e harqeve dhe me Çmimin e Madh të Bashkisë së Vjenës.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar benseven11 për postimin:

    pajtimp (28-10-2013)

  6. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Saimir Pirgu i jep nje Shuplake te rende Edvin Veli Edverit.

    Edi Rama del qe e ka shkarkuar Zhanin mbrapa kraheve.A eshte Zhani demokrat?
    Ka mundesi,perndryshe shkarkimi do jete per motive xhelozie nga Rama.
    Rama e nisi karrieren si piktor medioker dhe u fut ne pune me miq si pedagog te Instituti i Arteve.
    Duke mos pare ndonje progress si pedagog as perspektive ne karrieren e artit ,e la artin dhe ju fut politikes.
    Rama eshte xheloz per suksesin absolut te Zhani Cikos me nje rezume dhe suksese shume impresive.
    Mund te jete kjo arsyeja qe e ka shkarkuar,inati dhe xhelozia per sukseset e Zhanit,popullaritetin,respektin famen qe ka.
    Futi Ilir Kernin si Drejtor.Iliri eshte valltar i shkelqyer,por nuk ka ate diapazon kulture qe ka Zhani Ciko.
    Ky akt eshte nje humbje per kulturen dhe artin skenik shqiptar.
    Punonjesit e artit kudo ne Tirane duhet te ngrihen organizojne proteste.
    Pedagoget e Institutitte artit,punojesit e teatrit te operas duhet te lejne punen,bojkotojne
    cdo aktivitet dhe te protestojne,kerkojne kthimin e Zhani Cikos.
    Kjo do jete edhe nje test per Ramen per te treguar publikisht qe a eshte vertet sherbetor i popullit/sherbetor i demokracise?
    Nqs eshte vertet, atehere duhet te beje ate qe kerkon populli.Nqs ai nuk i perfill fare greva /demostrata/protesta
    dhe kerkesat e protestusve, atehere ai eshte hipokrit.
    Gazetaret duhet te kerkojne informcion dhe detaje se cfare ka ndodhur,pse Zhani u shkarkua direkt nga Rama
    Rama ka ca shpjegime per te bere publikisht.
    Gazetaret duhet te kerkojne konference shtypi.Kryetari i shtetit po mban informacion te pa ekspozuar per publik
    dhe kjo nuk eshte transparence eshte shit.
    Punonjesit e artit kudo qe te jene duhet te mbledhin firma dhe ti dergojne peticion presidentit,kerkojne ndihme presidentit
    qe Zhani te ri kthehet drejtor..
    Akti i pushimit eshte akt pucist,pabesi dhe turp.Eshte nje rast tipik ku abuzohet me autoritetin dhe pushtetin nga kryeministri.
    Edhe opozita duhet te ngrihet dhe protestoje ne media..Mungon llogjika dhe legjitimiteti pse Zhani eshte shkarkuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 26-10-2013 më 22:17
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #6

    Për: Saimir Pirgu i jep nje Shuplake te rende Edvin Veli Edverit.

    Jo vetem nje artist shume i talentuar, jo vetem nje njeri i thjeshte, por gjithashtu nje njeri me shume dinjitet qe ngre zerin per diçka te drejte. Pavaresisht ngjyrave politike qe mund te duan t'i japin, deklarata e tij nuk eshte politike, por nje sensibilizim qytetar per ata njerez qe kane dhene per shoqerine shqiptare, njerez te cilet shteti dhe shoqeria nuk duhet t'i shperfilli por te ndertoj mbi punen e tyre.

    Shoqeria shqiptare ka nevoje per me shume njerez si Saimir Pirgu per te mbrojtur vlera...
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  8. #7
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Saimir Pirgu i jep nje Shuplake te rende Edvin Veli Edverit.

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Nuk eshte e qarte pse e kane hequr??
    po eshte '' i paafte '' o ben..a po rilindim mo..si mund te rilindim me njerez te paafte si zhani ciko..le te mbarosh konservator apo filarmoni po nuk pate mbi koke doren e ndrohte te kryerilindasit je i paafte dhe pike..keshtu qe nuk na duhen tipa si zhani ciko..

    kan marre experience nga baballaret o ben..po te duash te qeverisesh gjate mblidh rreth vetes injorante apo asnjehere nuk do e ngrene zerin kunder teje..ky eshte parimi..keshtu bente enveri kur rreth vetes mblidhte pali miska e themie thomaja, sulejman bushata e muho asllana ( karrocieri i barbullushit ) e debila myzeqeje..dhe per 50 vjet na qendroj ne krye quke na shtypur me keq se cdo diktator ne bote..tani edvini mbledh rreth vetes qupelina apo debila qe as qe ju shkon ne mendje tja kundershtojne fjalen..si mund tja kundershtoje fjalen bledar quqi kur edi rama ja ka bere gruan lecke..sa ben ta hape gojen bledari i shkrete rama ja pret '' rri aty se ashtu siq ja kam bere gruas tende ta bej edhe ty..si mund tja ktheje fjalen klajda gjoshka kur e di qe rama eshte kampion per rrahje femrash..nje here te perplase kembet ne toke rama dhe shurra vije ne breket e klajdas..si mund ta kundershtoje nje pes lekesh njeri si ajo spiropali qe veq femen nuk mund te quhet..nje te fryme rama e spiropali shkapetet per muri..

    kjo eshte rilindja..
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 27-10-2013 më 04:57
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  9. #8

    Reagimi i Koço Kokedhimes ndaj artistit Pirgu!

    I dashur Saimir, ishte një Pirg me turpe

    blog | 27 tetor, 2013 - 18:26 | Nga Arben Rrozhani

    I dashur Saimir! Nuk të ndoqa dot në sallën e TKOB, por të ndoqën shumë të tjerë. Por ndoqa apelin tënd në fund të shfaqjes, aty ku ti paske thënë atë që po citohet gjerësisht në media: “Do të doja të bëja dhe një apel tjetër. Do të bëja thirrje që komuniteti i artistëve të respektohet më shumë në Shqipëri. Sot, përpara koncertit ka ndodhur një ngjarje e turpshme, që më ka prekur shumë. Por nuk do të doja të zgjatesha, kushdo le ta kuptojë. Doja vetëm t’i thosha një Faleminderit maestro Zhani Cikos”.
    Po i dashur Saimir! Falënderoje maestro Zhani Cikon, sepse e meriton, për dirigjimin e shfaqjes që ti bëre, bashkë me artistë të tjerë në ndihmë të të prekurve me sindromën Daun. Por dua të them ca gjëra, ca turpe që ti nuk i di, se helbete, nuk ke qenë në Shqipëri këto vitet e fundit. Zhani Ciko është një njeri i mirë, një artist i kompletuar, që gjithë jetën dha për artin dhe kulturën. I ka marrë vlerësimet, shumë prej punës, dhe kur nuk i mjaftuan ia dhanë prej anësisë që ka mbajtur. Ti interpretove në atë sallë, në krah të kolegëve të tu që nuk kanë patur fatin tënd, që zëri t'u këmbojë në sallat e mëdha të metropoleve të kontinenteve.
    Ajo sallë ku ti the në një televizion të Tiranës se duhet shembur, sepse ky përbindësh i betontë i epokës sovjetike, ka një akustikë të tmerrshme që e masakron zërin, që e masakron në eter. Ata artistë që kishe rrotull e dinë dhe e kanë vuajtur prej vitesh këtë që ti e di mirë, derisa e thua me aq zemërim. Ti interpretove në një shfaqje ku çmimi i biletës për çështje humanitare ishte 3 mijë lekë dhe kur nuk u arrit shitja e biletave, institucioni me detyrim ua shiti institucioneve të tjera me çmimin 2 mijë lekë biletën, që ajo sallë të mbushej që të interpretojë ti dhe kolegët e tu që nuk kanë patur fatin të bëjnë karrierë artistike jashtë, si ti dhe kjo në emër të bamirësisë!!!
    Ndërsa ti këndoje në Nju Jork, Milano, etj, kolegët e tu shqiptarë janë cfilitur prej vitesh për të nxjerrë zërin në atë sallë të akullt, anakronike, pa akustikë, siç konstatove këto ditë. Kjo duhet të ishte më e pakta për një artist, një dhimbje për një jetë të shkurtër artistike të çuar dëm, në një vend që e vdes shpirtin artistik, dhe ti prandaj ike, që të mos vdesësh artistikisht në këtë vend ku “lulet i hanë gomerët”.
    Por nuk ka më sfilitje se sa të jesh skllav për të patur bukën e gojës, rrogën që firmosin këta artistë, për të patur atë vend pune. Po të shpjegoj rastin më të fundit: Zhani Ciko është një burrë i mirë dhe artist me emër, por PD-ja që ishte në pushtet e katandisi në një komisar politik të Teatrit të Operas dhe Baletit, mo ta mo si në kohën e diktaturës. E mori Jozefina Topalli “për zhelesh” në janarin e akullt të këtij viti që po ikën bashkë me turpet e pafundme të neokomunistëve të Sali Berishës dhe e urdhëroi që t’i vinte të gjithë artistët në rresht dhe të firmosnin peticionin e partisë-shtet kundër ish-kreut të opozitës, Edi Rama, që sot e kemi kryeministër. Letra e turpshme mbante mbishkrimin: “Mbi nderin e humbur të shoqërisë shqiptare, Z. Rama, hiqe pritën; lejo deputetët të votojnë 3 LIGJET”, kërkojnë që të miratohen 3 ligjet që kërkojnë 3/5 në Parlament është njëherësh kusht nga Komisioni Evropian për marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë në BE”. I dashur Saimir! Ishte një shfaqje e turpshme që ti nuk kishe se si ta jetoje dhe nuk e di se çfarë do kishe bërë, por kolegët e tu të TKOB-së e firmosën, pas urdhërit të maestro Cikos që të firmosnin për të ardhmen e atdheut, d.m.th. për bukën e gojës, vendin e punës, ndryshe në rrugë.
    Ata firmosën, sepse nuk donin të dilnin në rrugë. Rruga të vret. Ti ndoshta nuk e di, por në atë rrugë, përpara TKOB-së u shtyp si qen, atë mbrëmje të zezë të 7 marsit 2012, ndërsa linte provat baletmaestri i paharruar, Agron Aliaj. U shua 3 muaj më pas në sallën e reanimacionit i harruar prej të gjithë, edhe prej maestros tënd dhe kryeministrit të maestros, paçka se kishte dhuruar gjysëm shekulli jetë për baletin e asaj salle që ti sot kërkon ta shembësh.
    Pse ky është respekt??!! Këtu në këtë vend, ku ti vjen thjesht për një koncert bamirësie, apo për tu çmallur me vendlindjen, ishte bërë një pirg me turpe. Por mjaft! Në vend të maestros tënd vjen një mjeshtër që iku para teje jashtë për të mos vdekur artistikisht. I urojmë mirëseardhjen legjendës së baletit Ilir Kerni dhe gjithë atyre që kthehen për të bërë Shqipërinë. Me siguri ti nuk vjen, se ke axhendë tjetër dhe e kë ndërtuar jetën tënde në sallat moderne të botës, por kur të vish, ndoshta nuk do të gjesh sallë të re në TKOB, por nuk do dëgjosh më turpe të tilla komisarësh që i “kap për zhelesh” partia. Mirëardhsh!



    SHEKULLI

  10. #9

    Pse Edi Rama pushkatoi Zhani Ciko?

    Greva, personalitete të artit letër Ramës: Mos pengoni integrimin

    08 Maj 2010

    TIRANE- Në kohën kur opozita është duke përmbyllur ditën e nëntë të grevës së urisë në mbështetje të kauzës për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, personalitete të artit shqiptar i bëjnë thirrje kreut socialist të mos dëmtojë imazhin e vendit.
    Përmes një letre të hapur drejtuar zotit Edi Rama, emra të njohur të artit i kërkojnë linderit të opozitës të mos lejojë që vendi të shndërrohet në gazin e botës.

    Tamam në ditën kur 12 Ministra të jashtëm të BE mbështetën publikisht heqjen e vizave për Shqipërinë, një grusht figurash politike dhe militantësh të partisë suaj u ndrynë në një grevë urie në zemër të Tiranës. Për fat të keq, ky izolim i ngjashëm me ngujimin absurd dhe aspak ekzistencial , cdo ditë e më shumë po humbet kuptimin e dimensionit të lirisë dhe po kthehet në përhumbje, amulli dhe dëshpërim.“ theksohet në letër.

    Artistët nënvizojnë domosdoshmërinë e normalizimit të jetës politike në të mirë të përmbushjes së endrrës së shqiptarëve për tu bërë pjesë e Europës.

    “Kjo është arsyeja e cila na shtyn të bëjmë këtë thirrje publike që të rigjeni, kuvendin, politikën e dialogun. Ka shumë kohë që në botën e qytetëruar qëllimi nuk e justifikon mjetin. Nuk ka më gjasa që një politikan, grup a parti politike ti kundërvihet interesit dhe aspiratave të popullit të vet“ shkruajnë artistët ndërsa i bëjnë thirrje kryesocialistit të “lejojë shqiptarët të mbërrijnë në shtepi“.

    Letra është e firmosur nga:
    Mirush Kabashi Artist i Popullit (Durres)
    Agim Krajka Mjeshter i madh
    Irini Qiriako Kengetare, Mjeshtre e Madhe
    Skender Kamberi Piktor, Artist i Popullit (nga Vlora)
    Fatos Kongoli Shkrimtar (nga Elbasani)
    Agron Aliaj Koreograf, Artist i Popullit
    Drita Pelingu Aktore, Mjeshtre e madhe
    Nestor Jonuzi Piktor, Artist i Popullit (nga Vlora)
    Tinka Kurti Artiste e Popullit
    Luiza Papa Artiste e merituar
    Edmond Tupja Perkthyes, Profesor (Tirane)
    Dhimitraq Orgocka Regjizor, Artist i merituar (nga Korca)
    Margarita Xhepa Artiste e Popullit
    Guljem Radoja Artist
    Ali Oseku Piktor i popullit
    Armaldo Kllogjeri Tenor i njohur ne skenat botërore
    Marjana Leka Soprano
    Etleva Golemi Soprano
    Gerti Vaso Solist i TOB
    Lili Cingu Mjeshtre e madhe
    Anila Zajmi Piktore
    Genc Shkodrani Piktor
    Buron Kaceli Piktor
    Rexhep Çeliku Mjeshter i madh
    Orjon Shima Piktor
    Zerina Kuke Artiste (Tirane)
    Zhani Ciko Mjeshter i madh
    Elvira Diamanti Aktore (Tirane)
    Xhelal Tafaj Artist, urdheri “Naim Frasheri i Arte”
    Lajla Agolli Kompozitore
    Ylber Gjini Bariton
    Myfarete Laze Kengetare
    Suela Konjari Aktore
    Perikë Gjezi Aktor (nga Korca)
    Helga Saraçi Valltare
    Genc Permeti Piktor
    Sabahet Vishnja Kengetare
    Donika Çili Pianiste
    Manjola Konjari Mezo soprano
    Ardian Isufi Piktor
    Amik Kasaruho Shkrimtar, perkthyes
    (e.n/BalkanWeb)

  11. #10

    Edi Rama dhe PS ishin kundershtar te levizjes se lire te shqiptareve ne zonen Shengen

    Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për Shqipërinë

    07 Tetor 2010.

    Shqiptarët janë një hap më pranë udhëtimit pa viza në vendet evropiane të zonës Shengen ndërsa Parlamenti Evropian ka miratuar me shumicë votash liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen.

    Eurodeputetët kanë votuar me 538 vota pro dhe 47 kundër një raport të paraqitur nga raporterja e Parlamentit për çështjen e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjen, Tanja Fajon.

    Megjithatë votimi në Parlament nuk do të thotë se heqja e vizave është fakt i kryer.

    Këshilli i Ministrave të BE-së, ku përfaqësohen 27 vendet anëtare të organizatës, duhet të japë aprovimin përfundimtar përpara se heqja e vizave për shqiptarët të vihet në zbatim.

    Ky vendim pritet të merret në fillim të muajit nëntor.

    Regjimi i lëvizjes pa viza do të duhej të hynte në fuqi brenda muajit dhjetor të këtij viti.

    Në mënyrë të ngjashme u veprua me Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi në fund të vitit të kaluar.

    Në një intervistë për BBC-në baronesha Sarah Ludford, anëtare e komisionit për drejtësi dhe punët e brendshme, tha se Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina i kanë përmbushur kriteret kryesore për liberalizimin e vizave.

    Shqipëria ka bërë përparim në përmbushjen e kushteve kryesore për heqjen e regjimit të vizave, por vendi duhet të vazhdojë përpjekjet në luftën ndaj korrupsionit, integrimin e të riatdhesuarve si dhe sekuestrimin e aseteve kriminale.

    Burimi: BBC

  12. #11

    Demokratet thyen kufinjte me vetveten dhe me Europen.


  13. #12

    "Ndihmesa" e PS per heqjen e vizave - Greva e urise! Mos i harroni!


  14. #13

    Faleminderit z. Pirgu!


  15. #14

    Saimir Pirgu vs Edi Rama


  16. #15

    Edi Rama vs Saimir Pirgu


  17. #16

    Maestro Ciko dhe maskota e Edi Rames ne Vjene - Fate Velaj.


  18. #17

    Hakmarrje e ulet e Edi Rames ndaj nje njeriu perjetesisht te lidhur me artin.


  19. #18

    Arti dhe artistet shqiptare- kurban i hakmarrjes primitive


  20. #19

    Maestro Ciko eshte nje pasuri kombetare


  21. #20

    Artistet shqiptare - dallendyshet e Shqiperise Europiane


Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •