Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Shkarkimi i kreut të INSTAT, Gjykata rrëzon vendimin e Kryeministrit Rama

    Instituti i Statistikave nga dje ka një drejtor të ri. Shkarkimi i drejtoreshës Ines Nurja është bërë përmes një shkrese të firmosur nga Kryeministri Edi Rama dhe në vend të saj është emëruar drejtori i Institutit “Agenda”, Gjergj Filipi. Emërimi i një drejtuesi të ri në krye të INSTAT-it nuk është i vetmi vendim që është marrë nga Kryeministri Rama. Pak ditë më parë, në mbledhjen e qeverisë është shkrirë edhe Këshilli i Statistikave.

    Shkarkimi
    E kontaktuar dje nga gazeta “Panorama”, ish-drejtoresha e INSTAT-it, Ines Nurja, ka preferuar të mos bëjë komente rreth shkarkimit. Sipas saj, procedura ka qenë e thjeshtë dhe është bërë me dije për shkarkimin përmes një shkrese e cila bënte me dije gjithashtu emërimin e Filipit në vend të saj. Nurja ka refuzuar të komentojë nëse shkarkimi i saj lidhet me arsye politike, por nuk fshehu habinë për këtë veprim. Në fakt, Partia Socialiste dhe vetë Kryeministri Edi Rama në jo pak raste e kanë cilësuar INSTAT-in si një institucion pak të besueshëm. Gjatë kohës së tyre në opozitë ky institucion është akuzuar se manipulon shifrat dhe fsheh gjendjen reale të ekonomisë përmes treguesve që publikon. Dy vitet e fundit INSTAT ka qenë në epiqendër të akuzave të opozitës së djeshme, qeveria e sotshme, edhe për mosrespektimin e kalendarit të publikimit të të dhënave, sidomos e lidhur kjo me treguesit e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Përkundër kësaj, INSTAT ka qenë i vlerësuar në disa raste nga FMN dhe Eurostat për statistikat e prodhuara dhe aplikimin e metodologjive të reja. Ish-drejtoresha Nurja punonte pranë INSTAT-it qysh nga vitit 2006, fillimisht si konsulente e jashtme dhe më pas në krye të institucionit. Ajo ka punuar si asistent pedagoge në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Ekonomisë, ndërkohë që ka qenë pjesë e një sërë projektesh në disa universitete të huaja, kryesisht në Francë.

    Drejtori i ri
    Gjergj Filipi është emri i ri që do të jetë në krye të Institutit të Statistikave. Për shumë emri i tij nuk është i panjohur, pasi ka qenë aktiv në daljet publike në televizione, duke shfaqur kryesisht një qëndrim kritik ndaj qeverisë paraardhëse lidhur me politikat ekonomike. Ai është drejtor i institutit “Agenda”, i cili ka kryer një sërë kërkimesh, kryesisht të lëmit ekonomik dhe zhvillimit social. Në CV-në e tij bën pjesë edhe mësimdhënia si pedagog në Universitetin Europian të Tiranës, ndërkohë që emërimi në një pozicion kyç në një institucion të pavarur nga qeveria socialiste duket se nuk ka ardhur rastësisht. Në vitet 2003-2005 Filipi ka qenë koordinator i politikave për tregun e brendshëm në Departamentin e Integrimit Europian pranë Këshillit të Ministrave.

    Mima: Shkarkimi i Nurjes, i paligjshëm
    Deputeti Florjon Mima e cilësoi të paligjshëm shkarkimin e Ines Nurjes nga posti i drejtoreshës së INSTAT dhe vendosjes në vend të saj të drejtorit të institutit “Agenda”, Gjergj Filipi. “Sot të gjitha paralajmërimet e Partisë Demokratike lidhur me fushatën e spastrimeve politike dhe emërimeve të reja klienteliste e aspak meritokratike, po vërtetohen katërcipërisht. Sot kuptohet qartë qëllimi i atentatit ndaj konsensusit me shtyrjen e futjes në fuqi të ligjit për nëpunësin civil”, tha deputeti demokrat. Sipas tij: “Statistikat e vendit, një krenari kombëtare e cituar pa përjashtim në të gjitha raport-progreset e Bashkimit Europian, kanë pësuar sot atentatin më të rëndë dhe paralajmërimi tjetër i Partisë Demokratike për kapjen e statistikave të vendit dhe vendosjen e tyre nën thundrën e Kryeministrit të ri të vendit, është sot plotësisht i vërtetuar”.

    NERTILA MAHO

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Rama shkarkon Nurjen, në krye të INSTAT vjen Filipi

    Rama shkarkon Nurjen, në krye të INSTAT vjen Filipi
    Hap i natyrshem...
    Tani duhen njerez te besueshem te Rames dhe partive ne pushtet, ne menyre qe te pengohet publikimi i statistikave te pakendshme.

    Apo sipas motos se W. Churchill: " Nuk i besoj asnje statistike qe nuk e kam falsifikuar vete"

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Rama shkarkon Nurjen, në krye të INSTAT vjen Filipi

    Ne artikull nuk thuhet shkaku i qarte pse eshte shkarkuar Ines.
    Ines ka marre nje shkrese pushimi nga puna nga Rama.
    Cfare thuhet ne shkrese ekzakt.
    Artikullit i mungojne fakte shume kyce.
    Thuhet qe institutii statistikave eshte kritikuar nga opozita
    per statistika te zbukuruara,jo te verteta.Ku jane faktet e dokumentuara
    per shtremberim te situates ekonomike sociale me statistikat.
    Mundet qe Rama e ka pushuar duke degjuar vetem thashetheme dhe mundet
    qe Ines te jete demokrate.Pushimi pa fakte eshte i padrejte.
    Mbase Rama nuk ka pasur alternative tjeter pasi do fuste ne ate pune,shokun e tij Felipe.
    Praktike njelloj si qeverite e mepashme.
    Ines eshte po aq e kualifikuar dhe me pervoje profesionale si Felipe.
    Pushimi nga puna ka vetem justifikim per arsye politike dhe s'ka lidhje
    fare me punen e saj si drejtuse.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama shkarkon Nurjen, në krye të INSTAT vjen Filipi

    Nurja, padi Ramës për shkarkimin nga INSTAT

    TIRANE – Ines Nurja, ish-drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT, e shkarkuar nga ky pozicion pak ditë më parë, hedh në gjyq Kryeministrin Edi Rama.

    Emri:  Ines-Nurja.jpg

Shikime: 476

Madhësia:  29.1 KB
    Shkak është bërë urdhri i lëshuar nga ana e kreut të Ekzekutivit për lirimin e saj nga detyra. Ish-numri një i Institutit të Statistikave depozitoi dje një padi civile në Gjykatën e Tiranës, ku palë e paditur është Këshilli i Ministrave dhe Kryeministri i vendit, Edi Rama. Padia në fjalë mban numrin 18949 dhe pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Asim Vokshi.

    Përmes kësaj padie, Nurja kërkon: “Pezullimin e zbatimit të aktit administrativ, urdhrit nr. 196, datë 21.10.2013, të Kryeministrit, për lirimin dhe komandimin në detyrë të drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave”. Në të njëjtën padi, Nurja kërkonte konstatimin e pavlefshëm të këtij urdhri dhe kthimin në detyrën e mëparshme. Lirimi nga detyra i drejtoreshës së INSTAT u bë përmes një shkrese të firmosur nga Kryeministri Edi Rama më 21 tetor. Në vend të saj u emërua drejtori i institutit “Agenda”, Gjergj Filipi.

    Panorama

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama shkarkon Nurjen, në krye të INSTAT vjen Filipi

    Shkarkimi i kreut të INSTAT, Gjykata rrëzon Kryeministrin

    Gjykata e Tiranës rrëzon vendimin e qeverisë për të shkarkuar nga detyra drejtoreshën e INSTAT-it, Ines Nurja. Gjyqtari i Shkallës së Parë, Asim Vokshi, ka pranuar padinë e ish-drejtoreshës dhe tre kërkesat e saj lidhur me vendimin e marrë nga Këshilli i Ministrave.

    Në këtë mënyrë, Gjykata ka pranuar kërkesën për pezullimin e vendimit të qeverisë për lirimin e kreut të INSTAT-it, Ines Nurja dhe emërimin në këtë pozicion të Gjergj Filipit, konstatimin e pavlefshëm të vendimit të qeverisë për ndryshimin në drejtimin e këtij institucioni, si dhe kthimin në detyrë të Ines Nurjes. Pas vendimit të Gjykatë së Shkallës së Parë, Këshilli i Ministrave ka dhjetë ditë kohë për ta apeluar në Gjykatën e Apelit.

    REAGIMI
    Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës ka reaguar edhe Partia Demokratike, që e cilësoi atë triumf të drejtësisë. “Vendimi i sotëm i Gjykatës është një triumf i drejtësisë kundër arbitraritetit të Kryeministrit. Edi Rama shkeli ligjin me shkarkimin që i bëri drejtoreshës së këtij instituti dhe Partia Demokratike e denoncoi rastin. Kryeministri, në kundërshtim me ligjin dhe me procedurën, urdhëroi lirimin e Nurjes nga detyra dhe zëvendësimin e saj me një tjetër, në një përpjekje për të futur nën kontroll institucionin e të vërtetave, një muaj më parë”, tha zëdhënësja e selisë blu, Silvi Bardhi.

    Sipas saj: “Vendimi i Gjykatës së Tiranës është një shenjë e mirë dhe shpresëdhënëse kundër revanshit dhe fushatës së spastrimit antiligjor që Kryeministri po bën në dëm të administratës prej më shumë se dy muajsh. Partia Demokratike inkurajon gjykatat të vazhdojnë pa u trembur në misionin e tyre për të bërë drejtësi dhe për të mos lejuar qeverinë e vendit të shkelë ligjin, të drejtat e qytetarëve dhe dinjitetin e tyre human”.

    Adi Shkembi/PANORAMA
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #6

    Për: Shkarkimi i kreut të INSTAT, Gjykata rrëzon vendimin e Kryeministrit Rama

    Bravo, shenje qe shteti funskionon. Shpresoj qe te rikthehet ne pune dhe mos behet si dikur kur vendimet e gjykatave hidheshin ne plera per ceshtje te tilla.

  7. #7
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Shkarkimi i kreut të INSTAT, Gjykata rrëzon vendimin e Kryeministrit Rama

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Bravo, shenje qe shteti funskionon. Shpresoj qe te rikthehet ne pune dhe mos behet si dikur kur vendimet e gjykatave hidheshin ne plera per ceshtje te tilla.
    te jesh i sigurte qe nuk do kthehet..i ka hypur dikush tjeter kalit..harroje tani me..kjo zonja thjeshte te lyej thonjt pa kalit nuk i hyp me..eh ja ka gjet rama rengun tjeter..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  8. #8
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Shkarkimi i kreut të INSTAT, Gjykata rrëzon vendimin e Kryeministrit Rama

    Gafat e Rames vazhdojne.....kerkon te heqe
    nga puna nje eksperte me shume vjet ekperience..
    Akt budalliku.
    Po vazhdoi keshtu,populli do
    kerkoje zgjedhje te parakohshme.
    Ja se cfare ndodh kur udheheq shtetin
    nje piktor medioker.
    Ines mund te shkarkohet/hiqet nga puna vetem ne rast se ka
    fakte qe vertetojne qe ajo ka thyer ndonje ligj per te cilin ajo
    ajo eshte pergjegjese.ose ka bere gabime te medha ne pune dhe ka
    shkaktuar humbje per biznese dhe per shtetin,ose thyerje te kodit te etikes ne institucion
    si sharje ofendime harassment(ngacmime) te punonjesve vartes,abuzime me detyren dhe autoritetin, etj.
    Per shkak se ngjarje te tilla nuk kane ndodhur dhe s'ka fakte qe ajo ka bere prapesira,
    tendenca e Rames per ta hequr eshte akt budalleku.
    Ajo punen e ka bere ne rregull dhe nuk ekziston ndonje fakt negativ qe te hiqet nga puna.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 26-11-2013 më 23:55
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #9
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Shkarkimi i kreut të INSTAT, Gjykata rrëzon vendimin e Kryeministrit Rama

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Ines mund te shkarkohet/hiqet nga puna vetem ne rast se ka fakte qe vertetojne qe ajo ka thyer ndonje ligj per te cilin ajo eshte pergjegjese.
    cja fut kot edhe ti o ben..po a ka me shkelje ligji se sa ti turbulloje ujin rames dhe likes..shkurt dhe shqip ..i kane thene se turbullove ujin pavaresisht se kjo ishte poshte tyre..prandaj zbrit prej kalit se do hypim nje tjeter..nuk ka rendesi eshte apo jo kalores..ai nuk e turbullon ujin..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Shkarkimi i kreut të INSTAT, Gjykata rrëzon vendimin e Kryeministrit Rama

    INSTATI s'la shifer pa manipuluar gjithe keto vite, tani na dolken te paster drejtoret.

    Vendim i shkalles se pare eshte mos kini merak, ka shkalle te tjera qe vijne me pas ku do rrezohet kjo teta

  11. #11

    Për: Shkarkimi i kreut të INSTAT, Gjykata rrëzon vendimin e Kryeministrit Rama

    Se ca pune ka bere ajo se di asnjeri, kshuqe as mos e mbroni e as mos e shani kot. Eshte hequr per te vene nje tjeter qe ka lidhjeme PS, eshte e thjeshte. Ashtu sic jane hequr te tjeret para 8 vitesh per te vene ata te PD.

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkarkimi i kreut të INSTAT, Gjykata rrëzon vendimin e Kryeministrit Rama

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Bravo, shenje qe shteti funskionon. Shpresoj qe te rikthehet ne pune dhe mos behet si dikur kur vendimet e gjykatave hidheshin ne plera per ceshtje te tilla.
    Perkundrazi. Kjo eshte nje shenje qe kryeministri i vendit nuk njeh e as nuk respekton ligjet e atij vendi. Ai kujton se njerezit e administrates publike jane "argatet" e "cifligut" te tij. Dhe ai vete eshte ligji, eshte shteti, eshte Shqiperia vete. Sa here qe ai hap gojen, fjalet e tij jane ligj.

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkarkimi i kreut të INSTAT, Gjykata rrëzon vendimin e Kryeministrit Rama

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Bravo, shenje qe shteti funskionon. Shpresoj qe te rikthehet ne pune dhe mos behet si dikur kur vendimet e gjykatave hidheshin ne plera per ceshtje te tilla.
    Perkundrazi. Kjo eshte nje shenje qe kryeministri i vendit nuk njeh e as nuk respekton ligjet e atij vendi. Ai kujton se njerezit e administrates publike jane "argatet" e "cifligut" te tij. Dhe ai vete eshte ligji, eshte shteti, eshte Shqiperia vete. Sa here qe ai hap gojen, fjalet e tij jane ligj.

    Gjykata po thote: Kryeminister, Shqiperia eshte Republike Parlamentare dhe as Perandori e as Monarki. Dhe ligji nuk eshte fjale pa vlere hedhur ne nje cope leter, ligji ka vlere dhe dhembe.

    Le te shpresojme se rilindasi yne kryeminister do te vere mend ne koken e tij qerose.

    Albo

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    benseven11 (28-11-2013)

  15. #14
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Shkarkimi i kreut të INSTAT, Gjykata rrëzon vendimin e Kryeministrit Rama

    Si gjithmone komente te bukura Albo.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  16. #15
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Shkarkimi i kreut të INSTAT, Gjykata rrëzon vendimin e Kryeministrit Rama

    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    cja fut kot edhe ti o ben..po a ka me shkelje ligji se sa ti turbulloje ujin rames dhe likes..shkurt dhe shqip ..i kane thene se turbullove ujin pavaresisht se kjo ishte poshte tyre..prandaj zbrit prej kalit se do hypim nje tjeter..nuk ka rendesi eshte apo jo kalores..ai nuk e turbullon ujin..
    Nuk besoj se ajo ka turbulluar ujrat politike fare.
    INSTAT eshte institute statistikash,institut numrash dhe perqindjesh.kalkulimesh,tabelash eksel,krep.
    Ai institucion nuk ka lidhje fare me politiken,eshte politikisht neutral njelloj si bankat.
    Problem eshte se Rama ndjehet si zeusi,sikur ka kap qiellin me dore dhe jeton me
    mendimin qe mund te emroje dhe heqe nga puna ke te doje,fuse simpatizantet
    dhe miqte e tij sidrejtora dhe shefa.
    Per Ramen Ministrite dhe institucionet zyrtare ne Tirane jane te gjitha
    cifligu I tij personal dhe ai mund te heqe nga puna cilindo qe nuk i pelqen.
    Dikush mik i Rames I ka kerkuar Rames ta fuse ne ate institut si drejtor.
    Dhe ai do tja fuse Ines,ta heqe me nje pretekst cfaredo.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  17. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Shkarkimi i kreut të INSTAT, Gjykata rrëzon vendimin e Kryeministrit Rama

    o ben shtate njembedhjeta qe nuk ecen vete, tregohu pak me i moderuar, jo kaq hapur Emri:  kiss_ass.gif

Shikime: 117

Madhësia:  5.7 KB


  18. #17
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Shkarkimi i kreut të INSTAT, Gjykata rrëzon vendimin e Kryeministrit Rama

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    o ben shtate njembedhjeta qe nuk ecen vete, tregohu pak me i moderuar, jo kaq hapur Emri:  kiss_ass.gif

Shikime: 117

Madhësia:  5.7 KB

    Po ti je Avokati I Rames ,apo kushuriri i Derjanasit 4 sy e tre vesh dhe 5 zikzake lol.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  19. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Shkarkimi i kreut të INSTAT, Gjykata rrëzon vendimin e Kryeministrit Rama

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Po ti je Avokati I Rames ,apo kushuriri i Derjanasit 4 sy e tre vesh dhe 5 zikzake lol.
    derjansi eshte malok, une sjam malok

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •