Close
Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 224
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anëtarësuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    88
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Erdogani ne Prishtinë, në krah të dy vëllezërve të tij, Edi Rama e Hashim Thaçi

    Uhaaa, tash priti turkofobët.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193

    Për: Erdogani ne Prishtinë, në krah të dy vëllezërve të tij, Edi Rama e Hashim Thaçi

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Tani vertet do te shofim pak drite, PIKA QE NUK IU BIE me gjithe vellezerit Turq.
    vella' nuk eshte vetem ne kuptimin e lidhjes se gjakut por ne lidhje shpirterore me ata qe na ruajne integritetin territorial kur grabitqaret greko serb ruajne rastin te na shqyejne ne shqiptareve. rasti me i fresket ishte sot kur Venizellosi deklaroj qe integrimi evropian i shqiperise varet nga marveshja e ujrave detare.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anëtarësuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900

    Për: Erdogani ne Prishtinë, në krah të dy vëllezërve të tij, Edi Rama e Hashim Thaçi

    Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës në Kosovë
    22.10.2013 | 10:20
    Nga Alma Lama

    Po ju shkruaj këtë letër të hapur me rastin e vizitës suaj në Kosovë. Prej ditësh këtu është proklamuar vizita juaj, me rastin e inaugurimit të Aeroportit të Prishtinës, ku firma e cila e ka marrë këtë aset është turke dhe ka qëlluar që pronari i saj të jetë edhe dhëndri juaj. Gjëra që ndodhin në politikë, por unë do ta lë me kaq këtë çështje pasi nuk është objekt i kësaj letre të hapur.

    Më lejoni fillimisht përpara se të hyj në temë t’ju falënderoj për mikpritjen që shteti juaj më ofroi mua, si pjesë e delegacionit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, gjatë një vizite që zhvilluam rreth një vit e gjysmë më parë. Mbeta e impresionuar në fakt me gjithë gatishmërinë e krerëve më të lartë të shtetit tuaj, përfshirë presidentin dhe ju, për të na rezervuar kohë, takime. Patëm edhe mundësinë të shohim edhe pjesë të kulturës së vendit tuaj, historinë, zhvillimin etj. Më kujtohet që ju z. Kryeministër sapo kishit kaluar një operacion dhe shëndeti juaj nuk ishte në gjendjen më të mirë, por megjithatë na e rezervuat më shumë se një orë, në pallatin qeveritar në Stamboll, dikur pallat i sulltanit. Dhe këtë akt tuajin unë dhe delegacioni në të cilin bëja pjesë e çmuam dyfish, pasi tek e fundit nuk ishte as takim në nivel të kryeministrave.

    z. Erdogan,

    Përtej mikpritjes suaj, gjuhës “vëllazërore”, përtej atmosferës që përpiqet të krijojë diskursi se ne si popuj jemi të afërt sepse na ka lidhur historia, unë personalisht u ktheva në Kosovë me një shije jo fort të mirë. Disi u hidhërova. E kam mbajtur për vete këtë hidhërim, mirëpo sot, pas zhvillimeve që do t’i shpjegoj më poshtë, jam e bindur se fjala ime e hapur shërben më shumë se fjala e ruajtur në dry, për hir të diplomacisë.

    Mbeta e hidhëruar sepse gjatë takimit me ju, prej më shumë se një orë, çështja kryesore e cila u diskutua ishte xhamia në Prishtinë. Ndërtimi i xhamisë për të cilën u bë shumë zhurmë në Prishtinë, më së shumti nga radikalët dhe profiterët e fesë, erdhi e rierdhi disa herë në bisedë, në formën e pyetjes dhe kërkesës nga ana juaj.

    Kreu i delegacionit u detyrua të shpjegojë se toka për këtë ishte ndarë. Natyrisht ju nuk kishit detaje për këtë çështje, sepse jeni kryeministri i një vendi tepër të madh, por edhe vetë xhamia në Prishtinë, unë mendoj se do të duhej të ishte një detaj që nuk duhet t’ju interesonte fare.

    Pritshmëria ime lidhje me tema të tjera në fakt, si p.sh. thellimi i bashkëpunimit në fushën ekonomike, lufta e krimit të organizuar dhe rrugëve të trafiqeve, bashkëpunim në fushën e legjislacionit edhe pse ne modelet i marrim nga BE-ja, e po kështu si shtet i madh e me ndikim në rajon pse jo një influencë më e madhe diplomatike në raport me fqinjin tonë problematik, Serbinë, që është një partner goxha i rëndësishëm për Turqinë, së paku sipas deklarimeve tuaja dhe të bilancit tregtar që zhvilloni me të. Në fakt ne i jemi mirënjohës kujtdo që punon sado pak, apo ushtron influencën e tij për të na e hequr qafe Serbinë.

    Nga ky takim mora vesh gjithashtu se edhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës z. Naim Tërnava kishte ardhur tek ju dhe ishte ankuar për punën e xhamisë. Nuk kisha se si të mos ndihesha e çuditur dhe e tradhtuar nga ky njeri i cili ka shkuar të ankohet te kryeministri i një vendi tjetër, për një punë që duhej të zgjidhje me Komunën e Prishtinës.

    Përveç pamaturisë dhe gafës së madhe të Tërnavës, me thënë të drejtën unë kërkesën tuaj apo parashtrimin tuaj për ndërtimin e xhamisë e përjetova edhe si ndërhyrje nga ana e shtetit tuaj në punët e brendshme të Kosovës.

    Le të më korrigjojë dikush nëse e kam gabim.

    Por sikur të mos kishte mjaftuar ky takim me kryetemë xhaminë, në takimin e radhës me kryediplomatin e Turqisë, z. Davitoglu, një intelektual i shquar në vendin tuaj, por me teoritë e të cilit për neootomanizmin, e thënë e zeza mbi të bardhë në librin e tij “Thellësia Strategjike” apo edhe në disa fjalime në vendet e rajonit, çështja e xhamisë na mbiu sërish.

    Fillimisht ministri i Jashtëm përshkroi gjerë e gjatë dashurinë e tij për qytetin e Prizrenit. Përshkroi rrugët dhe ndërtesat me një hollësi sikur të kishte kaluar fëmijërinë në to, duke shënuar e nuancuar me admirim hiret e këtij qyteti, një pikturë të madhe të të cilit e mbante pikërisht në zyrën e tij, bashkë me një pikturë të një qyteti tjetër të preferuar, atë të Mostarit.

    Ndjeva xhelozi për Prizrenin, njësoj si për të dashurin, kur dikush tjetër kërkon të ta marrë. Askush i huaj nuk mund ta dojë Prizrenin më shumë se unë. Kurrë!

    Në këtë takim xhamia jo vetëm që doli në tryezë, por u shoqërua edhe me shkaqet e ekzistencës së katedrales, e cila “nuk mund të mbushet nga besimtarët”.

    z. Erdogan,

    Ne në Kosovë, por shqiptarët edhe më gjerë jemi shumë të interesuar të kemi raporte të mira me shtetin e sotëm turk pavarësisht nga e shkuara jonë e hidhur. Krijimi i raporteve të mira do të thotë në radhë të parë respekt reciprok, do të thotë respektim i kulturës dhe traditës së tjetrit.

    Ne, si ish-pjesë e perandorisë turke, të pushtuar prej saj jo vetëm politikisht por edhe kulturalisht e fetarisht, para një shekulli bëmë përpjekje të jashtëzakonshme si komb për të rilindur vetveten. Ia dolëm. Sfida numër një për ne ishte pikërisht feja. Vendosëm që asaj të mos i jepnim rëndësi të dorës së parë, por kombi të ishte formula jonë e ekzistencës. U përcaktuam për këtë dhe ecëm përpara. E kundërta do të na kishte fundosur. Ashtu sikurse mund të na fundosë tani, nëse ne nuk tregohemi të vëmendshëm.

    Ne nuk kemi asnjë të drejtë t’ju gjykojmë ju dhe partinë tuaj për agjendën islamike të cilën e keni proklamuar hapur, i takon popullit të Turqisë ta bëjë këtë vlerësim, mirëpo unë personalisht dhe si unë ka me mijëra shqiptarë, nuk mund të heshtnim nëse këtë agjendë ju apo kushdo tjetër do të përpiqet ta shtrijë edhe në Kosovë. Unë i kam parë shenjat, diçka e tillë po ndodh, islami politik ka nxjerrë kokën edhe në Kosovë dhe po bëhet gjithnjë e më agresiv.

    Prandaj po ju shkruaj për t’ju thënë se agjenda islamike për ne është helm. Ky helm e kontaminon botëkuptimin tonë për fenë, bashkëjetesën që e kultivuam prej shekujsh, respektin për fenë e tjetrit. Dhe në rast se ju na konsideroni vëllezër, ashtu siç jeni shprehur, mos na e sillni atë helm këtu.

    Përkundrazi, unë nga shteti juaj, të cilin e konsideroj sot shtet mik, pres ndihmë në betejën që ne vetë duhet të ndërmarrim për të luftuar organizatat dhe fondet e dyshimta, që nën petkun e humanizmit sollën në Kosovë pas luftës edhe rrymat më fanatike e ekstreme të islamit, që për mua dhe jo vetëm, janë në kundërshtim me vetë këtë fe. Sot ata po na indoktrinojnë të rinjtë, po shfrytëzojnë varfërinë tonë ekstreme, mungesën e edukimit të mirëfilltë dhe dobësitë e shtetit të ri të Kosovës, i cili nuk ka kapacitete të mjaftueshme t’i luftojë.

    E në fakt një shtet i fuqishëm si i juaji, do të mund të na ndihmonte më shumë se kushdo tjetër unë besoj se e keni dijen, eksperiencën dhe mundësitë për ta bërë këtë.

    Unë dhe gjithë shqiptarët jemi të interesuar për raporte të mira me Turqinë e sotme, edhe pse ajo është trashëgimtare e një perandorie që ne na mbajti nën pushtim rreth 500 vite. Ju mund të keni një qëndrim tjetër për pushtimin, por unë personalisht jam rritur me rrëfime për vajzat tona të reja që dikur hidheshin nga shkëmbinjtë për të mos rënë në duart e ushtarëve turq, se si kullave të të parëve të mi, iu është vënë flaka disa herë nga këto pushtues, sesi mijëra shqiptarë merreshin e dërgoheshin nizam, duke lënë shkretë shtëpi e katandi, e duke luftuar nëpër toka të huaja për interesa të perandorisë.

    Ne nuk mund t’ju akuzojmë ju për atë që kanë bërë paraardhësit tuaj por në momentin që na kërkoni që ne të ndërrojmë historinë, që të zezës t’i themi e bardhë, e përgjakshmes lulëzim, në momentin pra kur ju nuk distancoheni nga prapësitë e paraardhësve tuaj, por përkundrazi na kërkoni që edhe ne t’i shohim me sytë tuaj, atëherë mos pritni prej nesh mirëkuptim.

    Ne si komb kemi luftuar shumë hegjemoninë e të tjerëve, dhe tani që po shijojmë lirinë, kurrsesi s’mund të pranojmë që dikush, sado i fuqishëm, të na e shkruajë historinë sipas qejfit të vet. Asnjë shtet perëndimor, as ata që na çliruan nga pushtuesi tjetër Serbia, nuk na ka ardhur me një kërkesë të tillë primitive. Primitive pasi së pari historinë e shkruajnë historianët, jo politikanët, aq më tepër politikanët e vendeve ish-pushtuese; dhe së dyti, sepse bie tërësisht ndesh me fondamentin tonë, iluminizmin dhe të vërtetat që burojnë nën dritën e tij.

    Sado i fuqishëm të jetë, askush nuk mund ta ndryshojë të shkuarën, ajo është arbitrare, edhe kur dikush palos fletë mbi të, një ditë ajo i shqyen pa mëshirë, madje edhe në shoqëritë e mbyllura.
    E ne në Kosovë po përpiqemi të ndërtojmë diçka tjetër, një shoqëri të hapur, ku logjika e absolutizmit shpesh e mishëruar edhe tek feja, ia lë vendin logjikës kritike, konkurrencës së ideve dhe dekonstruktimit të ideologjive.

    Prandaj, duke ju uruar mirëseardhje në Kosovë me datë 23 tetor, si kreu i një shteti me të cilin na lidhi një e shkuar fatkeqe, shpresoj që kjo vizitë të bëhet me qëllimin për të ndërtuar një të ardhme fatmirë. Autorja është deputete e pavarur në Kuvendin e Kosovës.
    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

  4. #24
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Erdogani ne Prishtinë, në krah të dy vëllezërve të tij, Edi Rama e Hashim Thaçi

    Citim Postuar më parë nga Hajrush Lexo Postimin
    Uhaaa, tash priti turkofobët.
    Bujrum turkofil pakurrizor!

    Pas disa brezave,nje nip i Millosheviqit do te shpallet vella nga kryeministri i Koqoves.Dhe ai do te kendon Kosova eshte Serbi,Serbia eshte Kosove,sikur kendoi Erdogani dje Kosova eshte Turqi....

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Erdogani ne Prishtinë, në krah të dy vëllezërve të tij, Edi Rama e Hashim Thaçi

    Ja edhe nje shembull pse Erdogani nuk mund te jete vella me Thacin, Ramen etj...dhe nuk mund te ndihet si ne shtepine e tij, sic pohonte gjate fjalimit ne Aeroportin e Prishtines...

    Momenti i rrallë i Hashim Thaçit



    Kjo është një shkrepje e rrallë e Hashim Thaçit. Kryeministri i Kosovës gati asnjëherë në takime me homologë të tij nuk është parë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Lumnije Thaçi.

    Por ardhja e dy kryeministrave ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe ai i Shqipërisë Edi Rama në Prishtinë ka bërë që Thaçi të pozojë bashkë me gruan e tij.

    Edhe homologët e tij shoqëroheshin nga bashkëshortet e tyre, Emine Erdogan dhe Linda Rama./Reporteri/
    http://www.zeri.info/artikulli/18556...-hashim-thacit

    Me Thacin mund te jete "vella" ne vjedhje te shtetit dhe korrupsion ne favor te klanit respektiv...

    Rama s'ka asgje te perbashket me Erdoganin, pervegj postit zyrtar.

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,458
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Erdogani ne Prishtinë, në krah të dy vëllezërve të tij, Edi Rama e Hashim Thaçi

    Nje socialist i terbuar nga NYC, kur mesoi per lajmin qe Rama kish vajtur ne Prizren e ne Prishtine per tu takuar me Erdoganin, kaperxeu me nxitim peshtymen qe i mbeti ne gurmaz e tha: "Une e dija burre me mend Ramen por ky qenka Turqi nga mendja!"

    Nje tjeter votues i Edi Rames ne nje kafene ne Korce, pasi kish pare lajmin ne televizor i thosh mikut te tij ne tavoline: "Mu thafte dora qe i dhashe voten Rames! Ky qenka me islamik i terbuar se Berisha!"

    Kurse nje deputet socialist merr ne telefon nje nga ministrat e Rames dhe i thote: "Si e ka hallin ai (Rama), se si shume krushqira po na ben me Erdoganin?!"

    Kurse nje kryeredaktor gazete prane kryeministrit ne Tirane, i nis nje SMS njeriut te Rames qe merret me mediat ne qeveri dhe i thote: "Vizita e Erdoganit dhe pjesmarrja e Rames ne Prishtine ka bere qe te na vijne shume reagime te forta nga publiku ne redaksi. Na ka vene ne pozite, pasi nuk e zbukurojme dot lajmin!"

    Kurse nje deputet i LSI teksa pinte kafen me Ilir Meten dhe shikonin ne televizor filmimet nga Prishtina, i thote Ilir Metes: "O Ilir, kur do ti mesosh ketij tonit se rruga per ne BE nuk kalon nga Ankaraja?!"


    Kur Albo ju shkruante ne forum per planet e Erdoganit ne Kosove e Shqiperi disa vite me pare ne forum, thoshit se ishin perralla. Sot perrallat e Albos ju po i shikoni ne ekranet e televizioneve para syve tuaj.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-10-2013 më 01:15

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    xfiles (24-10-2013)

  8. #27
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Erdogani ne Prishtinë, në krah të dy vëllezërve të tij, Edi Rama e Hashim Thaçi

    po ku e pe ti qe i meti beshtyma ne gurmaz lol ahahahah

    as CIA me KGB bashk nuk kishin aq informata mbi njerzit sa cke ti
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  9. #28
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Erdogani ne Prishtinë, në krah të dy vëllezërve të tij, Edi Rama e Hashim Thaçi

    Citim Postuar më parë nga Hajrush Lexo Postimin
    Pse e rrehka kryet ky kodosh?!
    Me mire po them me emer se mund te kqinterpretohet,ky Archom-i
    O Hajrush,ne qofte se ty nuk te ben te indinjohesh kur thuhet "Kosova eshte Turqi" atehere skam cte te shpjegoj

  10. #29
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Erdogani ne Prishtinë, në krah të dy vëllezërve të tij, Edi Rama e Hashim Thaçi


  11. #30
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Erdogani ne Prishtinë, në krah të dy vëllezërve të tij, Edi Rama e Hashim Thaçi

    Fale nderhyrjeve nderkombtare Kosova eshte ketu ku eshte. Nese do ishte per disa njerez ata do e kishin kthyer ne nje Kabul te evropes.
    Une nuk shoh asnje ndryshin mes dy shprehjeve:
    1- Kosova eshte Serbi
    2- Kosova eshte Turqi

    I urrej dhe me duken te peshtira te dyja.

    Turp te kene qe perdorin fene per qellime uzurpuese.

    Turp te kete dhe Edvini qe flet cfare I don b.tha dhe jo cfare I ndjen zemra.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Meriamun : 24-10-2013 më 02:40

  12. 2 antarët më poshtë falenderuan Meriamun për mendimin e shprehur në këtë postim:

    ane (24-10-2013),Archon (24-10-2013)

  13. #31
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Erdogani ne Prishtinë, në krah të dy vëllezërve të tij, Edi Rama e Hashim Thaçi

    Qenkan terbuar ekstremistët ortodoks qe besonin se duke i dhen voten Rames, do e shpallnin KOMANDANTIN, Mesiun, i cili do t'ua rikthente Konstantinopojen ortodoksëve !

    Ngadal o "burra", se po vdisni nga mllefi qe keni. Sikur muslimanet te shprehnin mllefin e tyre kunder jush, ashtu sic beni ju me ne, qysh moti do kishte nisur nje luft civile, por fal Zotit, jem musliman dhe shkallen e urrejtjes suaj, e kem kaluar qysh para 6 shekujsh.
    … ///

  14. #32
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Erdogani ne Prishtinë, në krah të dy vëllezërve të tij, Edi Rama e Hashim Thaçi

    Ore e pyeti njeri Erdoganin a ishte e vertete ai lajmi qe degjuam para ca muajsh :Rexhep Tajjip Erdoğan do ta djeg ballkanin nëse prekën trojet Shqiptare

    http://bujanoci.net/rexhep-tajjip-er...jet-shqiptare/

  15. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Erdogani ne Prishtinë, në krah të dy vëllezërve të tij, Edi Rama e Hashim Thaçi

    Citim Postuar më parë nga Hajrush Lexo Postimin
    Pse e rrehka kryet ky kodosh?!
    Me mire po them me emer se mund te kqinterpretohet,ky Archom-i
    Ti je i pajtimit qe Kosova eshte Turqi e Turqia Kosove?

  16. #34
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Erdogani ne Prishtinë, në krah të dy vëllezërve të tij, Edi Rama e Hashim Thaçi


  17. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Erdogani ne Prishtinë, në krah të dy vëllezërve të tij, Edi Rama e Hashim Thaçi

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin


    Kur Albo ju shkruante ne forum per planet e Erdoganit ne Kosove e Shqiperi disa vite me pare ne forum, thoshit se ishin perralla. Sot perrallat e Albos ju po i shikoni ne ekranet e televizioneve para syve tuaj.

    Albo
    Nuk ka faj Erdogani qe ben plane por faj kemi ne qe e ndihmojme ne realizimin e planit te tij ,Erdogani na ka "marr ere " cfare servil jemi ,pse Erdogani nuk i kerkoi Serbise p.sh ndryshimin e historise ?

  18. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Erdogani ne Prishtinë, në krah të dy vëllezërve të tij, Edi Rama e Hashim Thaçi

    Citim Postuar më parë nga Archon Lexo Postimin
    Ore e pyeti njeri Erdoganin a ishte e vertete ai lajmi qe degjuam para ca muajsh :Rexhep Tajjip Erdoğan do ta djeg ballkanin nëse prekën trojet Shqiptare

    http://bujanoci.net/rexhep-tajjip-er...jet-shqiptare/
    PO cfare e vertete ore ,Erdogani nuk sakrifikon as nje fije floku per shqiptaret e lere me te hyj ne lufte me ballkanin ...vetem islamiket si kokebosh qe jane e besojne kete !

  19. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-09-2011
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    180

    Exclamation Për: Erdogani ne Prishtinë, në krah të dy vëllezërve të tij, Edi Rama e Hashim Thaçi

    Lum e lum Kosova tash si u ba popull vella me Turqine

  20. #38
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Erdogani ne Prishtinë, në krah të dy vëllezërve të tij, Edi Rama e Hashim Thaçi

    Jam shume i bindure se edhe greket dhe serrbet e kane pasur keshtu reagimin , kur i kane pare ne TV ''3 Kryeministat Muslimane te Evropes'' te bashkuare ne Republiken e Kosoves !

    Si eshte ajo kenga : ''digju ,kallu ...'' hahahhah :
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ceni-1 : 24-10-2013 më 05:28
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  21. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Erdogani ne Prishtinë, në krah të dy vëllezërve të tij, Edi Rama e Hashim Thaçi

    Citim Postuar më parë nga Ceni-1 Lexo Postimin
    Jam shume i bindure se edhe greket dhe serrbet e kane pasur keshtu reagimin , kur i kane pare ne TV ''3 Kryeministat Muslimane te Evropes'' te bashkuare ne Republiken e Kosoves !

    Si eshte ajo kenga : ''digju ,kallu ...'' hahahhah :
    Edi Rama nuk eshte musliman o debill

  22. #40
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Erdogani ne Prishtinë, në krah të dy vëllezërve të tij, Edi Rama e Hashim Thaçi

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Edi Rama nuk eshte musliman o debill
    Mos eshte ateist vajze e pa kulturuar !
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •