ZOTI kur pa se njerėzimi nuk ndreqej pas shumė pėrpjekjeve, vendosi Mėshirėn mbi tokė dhe e la Drejtėsin pėr nė fundin e kohėrave. Koncerti Humanist i tenorit Shqiptar me famė ndėrkombtare Saimir Pirgu vjen si tingull kėmbanėze; kėtė fund Tetor nė dobi tė fėmijėve invalidė, por a nuk ėshtė kjo kuptimėsia e fjalėve pėrkėdhelėse nė vesh nga Nėnė Tereza; drejtuar liderve mė tė lartė tė shteteve pėr mrekullinė e Mėshirės njerzore.

Mjegulla pas zgjedhore po fashitet shpejt, por mėshira sociale nuk po duket. Kanė kaluar disa njėmbėdhjeta tė famshme kalendarike pas Gushtit, ajo e Shtatorit e Tetorit por kėtu Vonesa paska harruar tė vijė edhe me shumė Vonesė si vlersonte dikur njė koleg mediatik nga Kosova pėr ngjarjet nė drejtim tė zhvillimit shqiptar nė raport me vendet fqinje.
Prej fundit tė gushtit njerzit me “aftėsi speciale” , fėmijėt autikė, trizomė, distrofikėt , para dhe tetraplegjikėt , prindėrit invalid tė sėmundjeve profesionale dhe mbarė kategoritė e reklamuara e jo aq pranė tė gjithėve presin shėrbimet mujore minimale duke nisur prej barnave e pak mė gjerė.

Pagesa mujore e njė fėmije nė KEMP ėshtė mė pak se 10 mijė lekė nė muaj dhe bashkė me prindin kujdestar mbėrrin diku tek 20 mijė tė ardhura duke privuar prindin apo shėrbyesin tė punėsohet tjetėrkund, praktikisht duke e nxjerrė nė pension tė parakohshėm.
Krahasuar me pagesėn e KEMPIT psh.pėr njė fėmijė me aftėsi tė kufizuara nė njė kanton tė Zvicrės me pagesėn e invalidit shqiptaro- zviceran ; me tė cilėn mund tė blihet njė apartament nė bregdet pėr t’i ofruar njė trajtesė mė dinjitoze, trajtesa shqiptare e invalidėve ėshtė diēka mė pak se “mėshira sociale” .

Avokati i Popullit Igli Totozani ėshtė zėri i vetėm i artikuluar nė media prej fund gushtit pėr zgjdhje tė shpejtė . Po kėto ditė Ministri i Mirqėnies e Rinisė Erjon Velia me iniciativėn dashamirėse dhe vullnetin pėr tė ndihmuar e pėrafruar standarte jetese, shprehu keqardhjen pėr njerzit e aftėsive tė kufizuara dhe familjet e tyre nė njė program televiziv duke vlerėsuar se personat pėrgjegjės pėr vonesėn kanė kryer njė vepėr penale pėr shoqėrinė.

Vonesa sipas tre njėsive bashkiake tė Tiranės, pėrfaqsuar nga drejtues tė zgjedhur nga kualicioni i majtė, tė cilėt justifikohen se shkak i vonesės ėshtė Bashkia e Tiranės e cila thuhet se paska ndarė fondet vetėm pėr njėsitė qė drejtohen kualicioni i djathtė. Sesa reale ėshtė kjo pamje e ngjyruar me akuarelet e politikės nuk dihet ende , nė njė kohė kur nga pushteti vendor pėr invalidėt e KEMP-it, nuk ka ndonjė dalje sqaruese e shpresė dhėnėse pėr qindra familje nė pritje.

Fakt ėshtė se ato pak qėndra psiko-sociale nė disa rajone tė kryeqytetit; ku merrnin shėrbime modeste e jetike si terapia falas fėmijėt me sindroma tė ndryshme por me talente tė veēanta, u mbyllėn prej skadencės sė kontratave. Por pjesa e dytė e filmit janė jeta dhe rritja e fėmijėve qė e panė veten duke shpenzuar shuma marramendėse nėpėr fondacione private apo terapistė individual dhe shpesh tė pėrjashtuar nė pjesėn mė tė madhe nga kopshtet shtetėrore dhe integrimi dyer mbyllur nė shkollat fillore; pa ndonjė njė kujdestar pėrkrah fėmijėve tė zakonshėm nė bankat e shkollės.

Koha shkon dhe nuk ka miliarder ta blejė ēastin pėrikės. Por tė pasurit realė janė ata qė japin mė shumė se marrin, filantropėve si Xhorxh Soros, apo Bill Gates qė kanė kuptuar se njerzimi pėrmirsohet jo vetėm nga programet kompjuterike dhe arritjet teknologjike por sėmundjet dhe varfėria pakėsohen mes aktit “normativ” tė dhurimit.

Nė ajrin e pėrfoljes publike pėr miliona tė shpėrdoruara nga Ministritė kėtė vit elektoral, nuk u kursye edhe shpina e rreshkur dhe e brishtė e invalidit shqiptar me familjeve ku bashkjetohet me fukarallėkun mbi 20 vjet; teksa gjithshka trukohej nė shifra tė rreme rritjesh ekonomike, kur nė realitet ėshtė durimi rekord dhe tejpritja nga njerzit e ndryshimit ekonomik.

Invaliditeti, pėrtej kostumit tė profesionit; mund ti ndodhė kujtdo nė familje, si njė Kryetari Bashkie, njė Presidenti, Kryeministri apo Ministri, ndaj do parė me pak mė shumė ndjeshmėri “Njeriu pa shėndet”.

Mėshira ka pėrmasėn reale nė rrafshin social dhe quhet Rekomandimit i 11 nga Bashkimi Evopian duke ripohuar treguesin se sa e qytetėruar ėshtė njė shoqėri nė mesin e Europės nga mwnyra sesi kujdeset pwr pėr personat me aftėsi tė kufizuara nė shėndetin fizik dhe mendor .



Nga
Andi Bica