Postuar mė parė nga
Albo
E nxorre Ameriken ne faj tani? Deri dje gjithe fajin na e kish Saliu, tani po dalim me parrulen, gjithe fajin na e ka Amerika! Kryeministri yne rilindas nuk ka asnje faj.
Amerika nuk kerkonte qe Shqiperia te shperbente armet kimike. Amerika kerkonte nga Shqiperia vetem qe te magazinonte e mbante tonelatat e agjenteve kimike qe dalin si mbetje nga procesi i shperberjes dhe jane lende toksike. Amerika kerkonte nje baze ushtarake ose nje tunel ne mal nga ato te komunizmit per te groposur mbetjet e procesit.
Doli rilindasi yne ne televizor dje dhe na tha: Amerika nuk na ofroi asnje lek per kete projekt, te gjithe ata qe thone qe na ofroi miliarda genjejne! Genjejne edhe ata qe thone qe na u zotua te lobonte per pranimin e Shqiperise ne BE brenda 4 vjetesh. Nje gje nuk e mohoi dot dhe i beri bisht pyetjes, kur e pyeten se a eshte e vertete qe Obama i kish nisur leter personale Rames dhe i premtonte "nje vizite zyrtare ne Washington vitin e ardhshem" po te pranonte qindra tonelata helme te Sirise. Dhe kjo ishte arsyeja perse e mbajti sekret nga shqiptaret, pasi nuk kishte se cfare tu thosh shqiptareve. Tu thosh qe po pranoj helmet per te avancuar interesat e mia personale politike?!
Dhe trangulli qe kemi per kryeminister, kur refuzoi planin ne fjalimin 30 minuta ne televizor, pasi u renditi te gjitha arsyet perse ishte PRO planit, ne fund i vuri kapak per JO per nje arsye te thjeshte: "po i themi JO pasi asnje vend tjeter pervec Shqiperise nuk eshte bere plane e ketij projekti." Me pak fjale, protestat e mijera shqiptareve ne rruge, nuk mjaftuan per ti thene jo. Grini sallate ju shqiptaret e rrenuar. Po te kish dale ndonje Belgjike apo Danimarke qe te behej pale e ketij projekti, kryeministri yne do ti kish thene PO!
Te na rrosh sa malet o rilindasi yne qeros, pa ne shqiptaret e rrenuar le te vdesim nga helmet siriane!
Albo
Krijoni Kontakt