Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 50
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Gentian_gr Lexo Postimin
    Ky qarramani Baze si kopshtar duket me kete analizen qe ligjin e luftes e quan nje cope leter!
    ska si mos te duket i tille,kur vete shkon nga fryen era....i jane marre mend duke shkuar here andej e here kendej....
    -brravo diplomacise dhe gjithe shkalles politike shqiptare sot,urojme te vazhdojne keshtu...

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga cool_shqype Lexo Postimin
    Po PiroS DhimaS a nxorri ndonje brockull????
    Ma injorim se sot s'ka pare ndonjehere.

    Mandej besoj qe do jete e fundit here qe shkel ne ate vend

    Se di a ia dhane doren pala jone?

    Nje thyerje akulli ish ky takim,edhe ajo qe pyes veten eshte,,,,,,!

    Nga erdhi gjithe ky optimizem ?

    S'besoj se Davuloglou ka thene gje?

  3. #23
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Idrizi: Përgjigjet e Venizelos dinake për ligjin e luftës dhe çështjen çame
    -Kryetari i Partisë Drejtësi Inegrim e Unitet, Shpëtim Idrizi në një intervistë për News 24, komentoi vizitën e ministrit grek në Tiranë Venizelos. Kreu i PDIU, Idrizi u shpreh kundër takimit të tij me kryepeshkopin Janullatoas ndërsa dha dhe arsyet.

    Sipas Idrizit, është e paarsyetuar që kjo Kishë Autoqefale të shkojë të bëjë takim me zv.kryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Greqisë, sepse është një kishë autoqefale dhe ne nuk pranojmë ose është e papranueshme, të ketë një lloj patrenalizimi”.

    Shpëtim Idrizi tha se: “duhet bërë kujdes me përbërjen e delegacioneve që hyjnë në Shqipëri”.

    Piro Dhima që ishte i palës greke, sipas Idrizit ka kryer aktivitete antishqiptare.

    Shpëtim Idrizi, u shpreh se: ”Brenda delegacionit të Greqisë, ishte edhe një shqiptar gjak prishur, do t’i bëja thirrje ministrisë së jashtme po edhe gjithë autoriteteve shqiptare ta shohin me kujdes veprimtarinë e tij sepse unë jam i gatshëm të japë fakte që Piro Dhima i lindur dhe rritur në Shqipëri, ka marrë pjesë vazhdimisht në të gjitha aktivitetet antishqiptare, në të gjitha aktivitet që bëhen për vorio-epirin”.

    Kreu i PDIU, Idrizi vlerësoi qëndrimin e shefit të diplomacisë shqiptare për çështjen çame.

    Idrizi u shpreh se: “Besoj që ishte një qëndrim realist dhe i drejtpërdrejt i Ministrit Bushati për ngritjen e çështjes çame dhe mbi të gjitha për futjen e saj tashmë zyrtarisht në dosjen diplomatike midis dy vendeve”.

    Por ndërkohë i cilësoi dinake përgjigjet e Ministrik Grek Venizelos, për ligjin e luftës dhe çështjen çame.

    Shpëtim Idrizi theksoi se: “Në qoftë se i kthehem prapë çështjes çame, sigurisht që më bëri përshtypje fakti që zoti Venizelos tentonte ta çonte si një çështje individuale, pronësore, dmth jo qa na mëson se ku duhet të shkojmë për rrugët e zgjidhjes, por na tregon se si duhet të shkojmë, ndërkohë që ne e kemi shumë të qartë, kemi bërë të gjithë studimet e fizibilitetit, jemi këtu politikisht aktiv, dhe besoj se kjo është çështje politike. Më duhet t’i them që çështja çame nuk është çështje individuale, është çështje kolektive”.

    Sipas Idrizit, ministri Venizelos bëri presion edhe për marrëveshjen e ujrave.

    Idrizi u shpreh se: “Ministri Venizelos, në mënyrë prapë dinake e lidhi çështjen e marrëveshjes së ujrave më çështjen e integrimit evropian, pra në një farë mënyre kërcënonte me veton, apo duke u futur në një suazë më të gjerë të vendve të Mesdheut, por mbi të gjitha kjo është një marrëdhënie bilaterale”.

    Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi , tha se në rast se këto çështje nuk marrin zgjidhje mes dy vendeve atëherë shteti shqiptar duhet ta adresojë zgjidhjen e tyre në instanca të tjera, të parashikuara edhe në Rezolutën për çështjen e shqiptarëve të çamërisë të botuar tashmë edhe në fletoren zyrtare.

    (m.s/News24/BalkanWeb)

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,458
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati priti në një takim zyrtar, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Greke, z. Evangelos Venizelos.

    E Hene, 14 Tetor 2013

    Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Ditmir Bushati, priti në një takim zyrtar Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Greke, z. Evangelos Venizelos. Gjatë këtij takimi, u vlerësua ecuria e deritanishme e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe u trajtuan problematikat që ekzistojnë, të tashme, apo të trashëguara nga e kaluara.

    Ministri Bushati, pasi vlerësoi rëndësinë e këtij takimi, shprehu angazhimin e Qeverisë Shqiptare për vijimësinë e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, për të ndërtuar një partneritet strategjik dhe të qëndrueshëm. Z. Venizelos shprehu kënaqësinë e tij për këtë vizitë, duke shtuar se ajo vjen në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, e cila është në prag të marrjes së statusit të vendit kandidat në BE.

    Në këtë kuadër, ai vlerësoi arritjet e Shqipërisë në përmbushjen e kritereve të domosdoshme për avancimin e agjendës evropiane, për të cilën Greqia do të mbetet një mbështetëse e fortë e Shqipërisë, në veçanti gjatë Presidencës së ardhëshme greke të BE-së.Gjithashtu, u diskutua edhe mbi situatën e komunitetit shqiptar në Greqi si dhe u shpreh gatishmëria e palëve për adresimin e çështjeve që shqetësojnë këtë komunitet. Gjatë takimit, u vlerësua roli i minoritetit grek në Shqipëri, ku u evidentua tradita e mirë Shqipërisë në respektimin e plotë ndaj minoriteteve.





    Fjala e Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati pas takimit me Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Evangelos Venizelos.

    Është kënaqësi për mua, si Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, të mik pres sot Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, vend fqinj dhe partner strategjik.

    Me Z. Venizelos diskutuam për të gjitha çështjet që na lidhin e bashkojnë. Shkëmbyem pikëpamje në funksion të krijimit të klimës së duhur të besimit që do të thellonte e zgjeronte bashkëpunimin tonë në nivel dypalësh, rajonal dhe Evropian.

    Mendojmë se ecuria e deritanishme e marrëdhënieve mes dy vendeve tona në tre drejtimet e mësipërme, ka nevojë për një hov cilësor që do të mundësonte kontaktet më të shpeshta në të gjitha nivelet politike dhe teknike dhe takimet e përbashkëta midis dy qeverive.

    Vlerësojmë politikat mbështetëse të qeverisë greke ndaj komunitetit shqiptar në Greqi dhe inkurajojmë programet integruese dhe adresimin e vështirësive me të cilat përballet komuniteti shqiptar në frymën e legjislacionit dhe vlerave evropiane.

    Çmojmë rolin e minoritetit grek në Shqipëri. Shqipëria ka pjesë të traditës së saj të mirë, respektimin e lirive themelore për pakicat në përputhje me Kushtetutën dhe angazhimet ndërkombëtare.

    Ndërmjet dy vendeve tona, ekziston një Traktat Miqësie dhe Bashkëpunimi, i cili për ne përbën gurin e themelit të intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe adresimit brenda këtij kuadri ligjor e institucional të të gjitha çështjeve që kërkojnë trajtim, larg çdo lloj nuance e retorike nacionaliste, që përpiqet të dëmtojë miqësinë mes dy popujve tanë.

    Besojmë se riaktivizimi i mekanizmave të parashikuara nga Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit, shoqëruar me heqjen e ligjit të luftës të 1940 nga ana e Greqisë, i cili në vetvete nuk pasqyron realitetin e sotëm të fqinjësisë së mirë, përkatësisë transatlantike, rrugëtimit Evropian dhe miqësisë të hershme ndërmjet dy popujve tanë, do të krijonte një mjedis të ri të besimit të ndërsjellë. Dhe njëkohësisht, do të mundësonte fitimin e të drejtave pronësore të mohuara në përputhje me praktikat e konsoliduara të së drejtës ndërkombëtare.

    Kemi të gjithë vullnetin politik dhe do të investojmë kapacitetin tonë njerëzor e institucional për adresimin e çështjeve të mbartura nga e shkuara dhe ato që kanë lindur rishtazi. Për të hapur kësisoj me kurajo e vendosmëri një kapitull të ri mes dy vendeve tona që orientohet për nga e ardhmja e përbashkët në familjen Evropiane.

    Dua të falënderoj Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, z. Venizelos për mbështetjen e pakursyer që Greqia i ka dhënë e vazhdon t’i japë Shqipërisë në procesin e integrimit Evropian. Sot ramë dakord që të ecim drejt formalizimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mbi Integrimin Evropian që do të çonte përpara procesin e Integrimit Evropian të Shqipërisë. Viti i ardhshëm do të jetë një vit përcaktues për të ardhmen Evropiane të rajonit dhe gjallërimin e projekteve të Mesdheut, në kuadër të Presidencave Greke dhe Italiane të BE.

    Ky takim ishte një rast i mirë për të ndarë së bashku me z. Venizelos pikëpamje lidhur me realitetin e ri në rajon, promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë e perspektivën euro-atlantike. U angazhuam për të punuar ngushtësisht për mbarëvajtjen e projektit TAP, me rëndësi për sigurinë energjetike dhe stabilitetin ekonomik rajonal.Shpreh bindjen se vizita e Presidentit Papulias, do të pasurojë më tej gamën tonë të bashkëpunimit pasi ne jemi të vendosur të punojmë për konsolidimin e partneritetit strategjik, në mënyrë që marrëdhëniet shqiptaro-greke të shërbejnë si model frymëzimi për të gjithë rajonin.

    Fjala e Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Evangelos Venizellos

    Zoti Ministër. Ju falënderoj ngrohtësisht për pritjen që më rezervuat. Diskutimet që patëm si në takimet kokë më kokë, ashtu dhe në takimet mes dy delegacioneve, në vazhdim të takimit që patëm në New York dhe në vazhdim të punës që kryeministri Rama realizoi në Athinë menjëherë pas zgjedhjeve, na krijoi rastin të valutojmë kuadrin shumë të pastër dhe dinamik të bashkëpunimit tonë dypalësh. Shpreh këtu publikisht urimet tona më të sinqerta, për realizimin me sukses të objektivave të qeverise shqiptare si dhe shpreh urimet e mia personale për ju zoti Ministër, në kuadrin e detyrave që keni marrë përsipër si Ministër i Punëve të Jashtme.

    Me të vërtetë, vizita ime ka të bëjë edhe me përgatitjen e vizitës që do të realizojë Presidenti i Greqisë z. Karolios Papulias në Shqipëri.

    Presidenti i Greqisë është simbol i atyre marrëdhënieve të ngushta që ekzistojnë midis dy vendeve. Dy vendet kanë lidhje të forta miqësie midis tyre dhe tashmë që Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, përgatitet të hedhë hapin tjetër pasardhës për t’u anëtarësuar në BE.

    Greqia është e gatshme t’a ndihmojë me të gjitha forcat që ka dhe për këtë, përveç Traktatit të Miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve, ka shumë rëndësi ajo për të cilën u morëm vesh sot, pra, për një memorandum bashkëpunimi i cili ka të bëjë me përgatitjet dhe me hapjen e negociatave midis BE-së dhe Shqipërisë, për anëtarësimin e saj me të drejta të plota në BE.Ne gëzohemi sepse këto zhvillime konçidojnë edhe me marrjen e Greqisë së Presidencës së BE-së. Gëzohemi gjithashtu sepse, pas nesh, radhën e ka Italia për të marrë presidencën e BE-së.

    Jam në dijeni të vizitës që realizoi në Tiranë kolegia ime znj. Bonino dhe është e rëndësishme që gjatë vizitës sime që pata kohët e fundit në Romë, ramë dakord si me Kryeministrin Italian ashtu edhe me Ministrin e Mbrojtjes italiane që presidenca e Greqisë në gjashtë mujorin e parë në 2014, së bashku me presidencën italiane, të jenë një kuadër i plotë në realizmin e bashkëpunimit mesdhetar, pra të jemi një kuadër i plotë për të gjitha ato objektiva që kanë të bëjnë me integrimin evropian.

    Ç’do të thotë vit mesdhetar? Nënkuptohet që do të kemi një politikë të përbashkët për detin, si për sa i përket gjashtë mujorit të parë, ashtu edhe gjashtëmujorit të dytë të presidencës së vendeve tona. Dimensioni detar dhe mesdhetar i BE-së, ka një rëndësi shumë të madhe dhe në këtë kuadër edhe Komisioni Evropian komunikoi rezultatet e një studimi shumë të rëndësishëm për rëndësinë që ka për të gjitha vendet evropiane, zonat detare dhe zbatimi i të drejtës detare për këto zona dhe për vendet tona, kuptohet.

    Si Greqinë ashtu dhe Italinë që do të kenë presidencën e BE-së gjatë 2014, i lidh një marrëveshje detare për delimitimin e zonave ekskluzive dhe shelfit kontinental e lidhur që nga viti 1977. Ato parime dhe objektiva që ne zbatojmë janë zbatimi i së drejtës kombëtare detare në atë formë që ai ekziston dhe zbatohet sot. Dhe ashtu siç ne i kemi realizuar marrëdhëniet tona me të gjitha vendet e BE-së për këtë problem, ashtu dëshirojmë të vazhdojmë edhe me Shqipërinë sepse edhe Shqipëria, pas pak do të behet anëtar i BE-së.

    Dy vendet tona, Shqipëria dhe Greqia dhe kryesisht ekonomitë e këtyre dy vendeve, janë plotësisht të lidhura me njëra tjetrën. Ecuria e ekonomisë greke, ndikon mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare.

    Për fat të mire, megjithëse vitet e fundit Greqia ka vuajtur nga kriza ekonomike, ajo vazhdon të jetë një ndër 30 ekonomitë më të fuqishme të botës. Politika ekonomike dhe investuese e Greqisë ka qenë dhe është shumë prezente gjithmonë edhe në Shqipëri.

    Ju e dini që Greqia është investitori i parë i huaj me investime direkte në Shqipëri dhe këtë fakt, ne duam që t’a vazhdojmë në një ambient stabël ekonomik dhe politik.

    Nga ana tjetër, komuniteti shqiptar në Greqi, shqiptarët që punojnë në Greqi dhe familjet e tyre, dëshirojmë që për ata të ketë një nivel të lartë të jetesës dhe të përfitojnë të gjitha të drejtat në kuadrin e standardeve evropianë. Sigurisht, ura tradicionale e lidhjes midis dy vendeve është prezenca e minoritetit etnik në Shqipëri.

    Të dy palët e kuptojnë se sa i vlefshëm është respektimi i të drejtave të këtij minoriteti sipas Kushtetutës shqiptare dhe sipas të drejtës ndërkombëtare dhe e kuptojnë të dyja palët se sa mund të ndihmojnë në respektimin e këtyre të drejtave.
    Marrëdhëniet tona ekonomike forcohen dhe fitojnë një dimension të ri me gazsjellësin TAP që përshkon Greqinë, Italinë dhe Shqipërinë si dhe me degëzimin e tij që ndjek rrugën e Jonit dhe Adriatikut e vendeve të tjera.
    Kemi shumë gjëra të tjera për të bërë bashkë, jo vetëm kur gazsjellësi të jetë gati por, edhe në fazën e ndërtimit të gazsjellësit sepse, gjatë kësaj faze, bashkëpunimi ynë do të sjellë përfitime të mëdha si në drejtim të vendeve të punës, ashtu dhe në drejtime të tjera.

    Është gjithashtu shumë e rëndësishme të përsëris edhe një herë atë që është e kuptueshme. Greqia dhe Shqipëria janë dy vende anëtare të NATO-s, të OSBE-së, presim anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe na bashkojnë marrëdhënie të ngushta bashkëpunimi, miqësie dhe fqinjësie të mirë.

    Jemi dy vende që besojmë në nevojën e stabilitetit të rajonit tonë dhe më gjerë. Jemi dy vende që kemi rënë dakord se nuk ka elementë irredentizmi mes dy vendeve tona dhe gjendjen e paqes mes Greqisë dhe Shqipërisë, e ka shpallur qysh në vitin 1987 Këshilli i Ministrave të Greqisë, madje që në vitin 1986 gjithkush që ka diçka për të kërkuar tek kuadri ligjor grek, ka të drejtën t’i drejtohet edhe Gjykatës Ndërkombëtare të Strasburgut. Pra, kemi një kuadër shumë të ngushtë bashkëpunimi që përshkohet si nga marrëveshjet dypalëshe, ashtu edhe nga marrëveshjet shumëpalëshe dhe gëzohem sepse tani, po hedhim edhe hapat pasardhëse.

    Gëzohem sepse vendosëm që të rimblidhet edhe Komisioni Dypalësh për çështjen e varrezave ushtarake. Gjithashtu gëzohem sepse do të riaktivizohen të gjitha ato komisione të përbashkëta për të diskutuar të gjitha ato çështje që ne na lidhin dhe janë në interesin tonë.

    Duke përfunduar, dëshiroj të theksoj edhe njëherë, të shpreh edhe njëherë falënderimet dhe urimet e mia të ngrohta për qeverinë shqiptare dhe për popullin mik shqiptar për përparim, begati dhe që të arrijë sa më parë objektivat e veta evropiane.


    Pyetje: Një pyetje për zotin Venizellos. Zoti Ministër, ju iu referuat pak më parë “vitet e Mesdheut”. Si do t’a trajtoni çështjen e kufijve detarë, një çështje që ka mbetur mes dy vendeve dhe a besoni ju se kjo çështje do të marrë zgjidhje gjatë presidencës greke? Një pyetje për zotin Bushati, a mendoni se çështja e kufirit detar, është një çështje “rest null”?

    Përgjigje: Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Venizelos: Unë ndërkohë i kam dhënë një përgjigje pyetjes suaj me ato që deklarova gjatë fjalës sime hyrëse.

    Baza e përbashkët e vitit mesdhetar që përbëhet nga presidencat e Greqisë dhe Italisë në BE, është politika e integruar detare që në qendër të saj, ka Mesdheun.
    Përsëris se Komisioni Evropian ka publikuar një studim të rëndësishëm që tregon se, zbatimi i së drejtës ndërkombëtare të detit dhe delimitimi i zonave eskluzive dhe të Shelfit Kontinental, ka rëndësi ekonomike për të gjitha vendet e BE-së dhe gjithashtu, edhe për vendet që lagen nga Mesdheu.

    Të gjitha vendet e BE-së pranojnë të drejtën ndërkombëtare mbi detin si dhe Konventën përkatëse të OKB-së mbi zbatimin e së drejtës ndërkombëtare të detit. Kjo është e qartë se kriteret e Kopenhagenit vlejnë edhe për vendet kandidate për anëtarësimin në BE.

    Ka një praktikë evropiane dhe shembull për këtë është rasti i Italisë dhe Greqisë. Kemi delimituar shelfin tonë kontinental që në vitin 1977 dhe gjatë vizitës sime të fundit në Romë, ne ramë dakord t’a shtrijmë këtë edhe në zona të tjera detare, p.sh ta shtrijmë edhe në zonat ekskluzive ekonomike detare. Gjithashtu, edhe në Mesdhe, në detin Adriatik, në detin Jon.

    Nuk ka asnjë ndryshim në madhësi midis delimitimit të zonës ekonomike ekskluzive dhe shelfit kontinental. Delimitimi i njërës, nënkupton edhe delimitimin e tjetrës. Pra, ekziston një praktikë evropiane, një shembull greko-italian dhe jemi të sigurt se në të njëjtën frymë, do të lëvizim edhe këtu në Shqipëri, sepse kemi pranuar të njëjta rregulla dhe të njëjta parime.

    Përgjigje ministri i Punëve të Jashtme, z. Bushati: Po i përgjigjem shkurt dhe qartë. Pyetja nuk shtrohet se si e mendon Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, a është kjo marrëveshje null apo jo, sepse përgjigjen për këtë e ka dhënë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

    Ministri, me të drejtë përmendi kriteret e Kopenhagenit që janë një udhëzues shumë i qartë për të gjitha vendet anëtare të BE-së por që edhe aspirojnë të anëtarësohen dhe besoj se kur studentët e dhjetorit t’a kishin Shqipërinë si gjithë Evropa dhe kur filloi revolucioni demokratik, një ndër arsyet kryesore ishte krijimi i shtetit të së drejtës dhe respekti për rregullat e lojës që imponon shteti i së drejtës. Sot nuk shtrohet më pyetja për qeverinë shqiptare se si e lexon vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse vendimi i Gjykatës është i qartë si kristali.

    Për qeverinë shqiptare shtrohet pyetja se si do të ecim përpara për t’i dhënë një zgjidhje kësaj çështjeje e cila, siç shpjegoi ministri, është e rëndësishme për Shqipërinë, për Greqinë, për projektet e përbashkëta në rajon dhe më gjerë. Përgjigja ime është shumë e drejtpërdrejtë.

    Ashtu siç e theksova dhe tek qëndrimi për shtyp ato që duam t’i adresojmë të gjitha çështjes, si ato që konsiderohen si pengesa historike por edhe ato që kanë lindur rishtazi me kurajo dhe vullnet politik bazuar në legjislacionet e vendeve respektive, parimet e themeluara të së drejtës ndërkombëtare në fushën e detit, në rastin në fjalë dhe natyrisht eksperiencave më të mira, sepse e ardhmja jonë është Bashkimi Evropian, familja evropiane.


    Pyetje: Zoti Venizelos, cili do të jetë qëndrimi juaj për heqjen e ligjit të luftës?

    Përgjigje z. Venizelos: Së pari, do t’u them se Greqia nuk ka frikë nga asnjë gjë. Gjithashtu, dua t’u them se ajo që unë deklarova dhe i’u referova është një vendim i Këshillit të Ministrave të Greqisë të vitit 1987 për tejkalimin dhe kapërcimin e atyre pengesave të kaluara historike dhe futjen e marrëdhënieve të dy vendeve, të Shqipërisë dhe Greqisë, në rrugën e paqes dhe bashkëpunimit mes dy vendeve që janë anëtare të NATO-s. Ekziston një aleancë dhe detyrimi për ndihmë dhe çështjen e mbrojtjes.

    OSBE, ku të dy vendet tona janë anëtare, mbështetet mbi parimin e mosndryshimit të kufijve dhe të marrëdhënieve të miqësisë, bashkëpunimit dhe stabilitetit mes vendeve anëtare. Kushdo që mendon se ka interesa të cilat i cënohen nga ligjet greke, që nga viti 1986, ata kanë mundësi t’i drejtohen edhe Gjykatës Ndërkombëtare të Strasburgut për të gjetur të drejtën e tij, por duhet të shkojë në mënyrë personale. Jemi të gatshëm që t’a çojmë më përpara frymën e Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit, të nënshkruajmë Memorandumin që ka të bëjë me përpjekjet që i duhen Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE dhe të gjitha temat e tjera që ne diskutuam.


    Pyetje: Për të dy ministrat. Keni diskutuar për çështjen çame duke qenë se së fundmi është miratuar edhe një rezolutë që ka dalë edhe në fletoren zyrtare?


    Ministri i Jashtëm, z. Venizelos: Këtë çështjen e dytë, të botimit që thatë juve, nuk jam në dijeni, është diçka që nuk e njoh. Në qoftë se do të përgjigjet zoti ministër për këtë.

    Ministri i Punëve të Jashtme, z.Bushati: Unë mund të përgjigjem për pyetjen që ka të bëjë me mënyrën e diskutimit, që ka të bëjë me çështjet që u prekën. Besoj se pyetja që shtrohet është paksa e tejkaluar për faktin se përsa na përket ne, qeverisë shqiptare, ajo që njihet si çështja çame është pjesë e dosjes sonë diplomatike me Greqinë. Dhe sot, sipas pikëpamjes sonë është momenti që realiteti të shihet në sy, të tejkalohen pengesat e së shkuarës, ato që njihen si pengesa historike një nga një, sepse ne duam të pasurojmë gamën e bashkëpunimit dypalësh rajonal dhe evropian dhe jo ti lemë terren nacionalizmit folklorik që në mungesë të adresimit të kësaj çështjeje dhe çështjeve të tjera, në përputhje me praktikën ndërkombëtare, tenton që t’a mbajë peng marrëdhënien mes dy popujve miq dhe pse jo, në disa raste të shkojë në absurditet që nuk i shërben marrëdhënieve tona të konsoliduara.

    Prandaj këmbëngul që kemi të gjithë vullnetin politik si qeveri shqiptare për të trajtuar të gjitha çështjet dhe për ne, asnjë çështje edhe nga ato që na shtron pala greke, siç deklaroi edhe z. Venizelos për sa i përket rrithirrjes së komisionit për varrezat e ushtarëve grekë, nuk përbën tabu, sepse për ne, e drejta ndërkombëtare, legjislacioni ku kemi aderuar, është një instrument i gjallë që duhet interpretuar dhe përdorur në përputhje me zhvillimet dhe realitetet e përditshme, si kura më e mirë që do të shëronte plagët e së shkuarës dhe do të hapte dhe një kapitull të ri nga i cili nuk ka të humbur.

    Ministri i Jashtëm grek, z.Venizelos: Pozicionin e palës greke, unë e thashë pak më përpara.

    Faleminderit.


    Ministria e Jashtme

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,458
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Ministri i jashtem grek:

    1. Jepini zgjidhje ceshtjes se detit nje ore e me pare, - eshte prioriteti kryesor ne maredheniet mes nesh.

    2. Hiqni dore nga politika alla-turka ne tre muajt e ardhshem, pasi ne 2014 kryesine e BE e ka Roma e Athina dhe ne nuk do te lejojme qe turqit te hedhin valle ne sferen tone te influences.

    3. "Ligji i Luftes" eshte shpikje e fantazise suaj, pasi Greqia nuk ka se si te kete nje ligj lufte me Shqiperine dhe nga ana tjeter te kete traktat miqesie dhe bashkepunim ne shume organizata nderkombetare.

    4. "Ceshtja came" eshte nje tjeter problem i juaji. Camet ti drejtohen gjykatave greke apo Gjykates se Strazburgut te kerkojne te drejten e tyre.

    5. Pershendesim ringritjen e punes se komisioneve mes dy vendeve per varrezat e ushtareve greke te rene ne Shqiperi.

    Albo

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    greqia se di pse dergo delegacionie kot e me kot ne shqipni ja ku kan albon qe ja qenis qeveris shqiptari ni per ni kerkesat e greqis

    interesant se si ka fillu albo me permen romen bashk me athinen kto kohet e funit kur deri para disa kohesh italin e shifte si armikun numer ni te greqis ne shqipni
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  7. 2 antarët më poshtë falenderuan derjansi për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Gentian_gr (14-10-2013),IllyrianPatriot (14-10-2013)

  8. #27
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ministri i jashtem grek:

    1. Jepini zgjidhje ceshtjes se detit nje ore e me pare, - eshte prioriteti kryesor ne maredheniet mes nesh.

    2. Hiqni dore nga politika alla-turka ne tre muajt e ardhshem, pasi ne 2014 kryesine e BE e ka Roma e Athina dhe ne nuk do te lejojme qe turqit te hedhin valle ne sferen tone te influences.

    3. "Ligji i Luftes" eshte shpikje e fantazise suaj, pasi Greqia nuk ka se si te kete nje ligj lufte me Shqiperine dhe nga ana tjeter te kete traktat miqesie dhe bashkepunim ne shume organizata nderkombetare.

    4. "Ceshtja came" eshte nje tjeter problem i juaji. Camet ti drejtohen gjykatave greke apo Gjykates se Strazburgut te kerkojne te drejten e tyre.

    5. Pershendesim ringritjen e punes se komisioneve mes dy vendeve per varrezat e ushtareve greke te rene ne Shqiperi.

    Albo
    1.ti japin ata zgjidhje qeshtjes se detit...,gjykata jone e larte e hodhi poshte marreveshjen e berishovicis..
    2.nuk ka ndonje politike allaturka ketu,na thuaj ti cila eshte?-kur nuk i behet qejfi greqise s'do thote se ka politike allaturka..
    3.ligji i luftes ekziston,prandaj venizelos nuk i pergjigjet drejperdrejt kesaj pyetje,perderisa ligji i luftes nuk hicet ashtu sic hyri,dmth ne parlament,do thote se ai eshte gjithnje ne fuqi...
    4.qeshtja came sigurisht qe eshte dhe problem i tyre...
    5.po po per varrezat e thomollarit pershendet ai kurse qeshtjen came nuk e njeh...hehe
    6.mir e bere o albo avokatin dhe zedhenesin e venizelos...

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar BLEDI_SH për postimin:

    Gentian_gr (14-10-2013)

  10. #28
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Majmun cikru
    e ka fajin turku
    Kot i bien grekut ne qafe


    :@

  11. #29
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    greqia se di pse dergo delegacionie kot e me kot ne shqipni ja ku kan albon qe ja qenis qeveris shqiptari ni per ni kerkesat e greqis

    interesant se si ka fillu albo me permen romen bashk me athinen kto kohet e funit kur deri para disa kohesh italin e shifte si armikun numer ni te greqis ne shqipni
    Edhe ti, ngele tek forumi i Albos.
    Ajo me talanët, është inerci bizantine. Edhe katallani i Xherxh Elezit, kështu latin ka qënë. Kanë bërë ca do masakra këtej rrotull në troje të Arbërit dhe Albo jua mban inatin akoma (nuk thonë kot inat kaurri).
    Ezekiel 25-17.

  12. #30
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Julius Lexo Postimin
    Edhe ti, ngele tek forumi i Albos.
    Ajo me talanët, është inerci bizantine. Edhe katallani i Xherxh Elezit, kështu latin ka qënë. Kanë bërë ca do masakra këtej rrotull në troje të Arbërit dhe Albo jua mban inatin akoma (nuk thonë kot inat kaurri).
    Cfare je kalama 5 vjec ?! Ky eshte parku im , ti je nga nje lagje tjeter ? Si i behet ?!

    Forum mund te krioj edhe une per 5 minuta , madje 10 here me te sofistikuar .

    Tematika eshte e tille qe ky forum KERKON pjesetar shqiptar , por konfliktualiteti i faktit qe ky ne fakt nuk eshte krijuar nga nje shqiptar por nga nje jo shqiptar qe di shqip , te con te keto fraza .

    Kurre te kemi nevoje per zedhenes te ministrit grek , qe tenton te na trembe nga greqia e falimentuar karshi nje faktori shqiptar shume energjik pamvaresisht problemeve , ceshtja behet absurde gati qesharake .

    Ky sot ishte nje tregim i balances se re te fuqive midis shteteve tona , e cila forcohet per na krahu i shqiperise , edhe madje me kalimin e kohes ky trend do vazhdoj me fuqishem .

    Ky sot ishte nje fitore per shtetin shqiptar . Te parin e ketij lloj per 2 e gjysem dekadat e fundit . Edhe ju me ppostime forumi te porositura na shisni peralla me mbret .

    Gabimi qendore te supozimi qe ju jepni mend , edhe ne marrim . Por eshte komplet e kunderta , madje me nje diference gallopante .

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar IllyrianPatriot për postimin:


  14. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,458
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    greqia se di pse dergo delegacionie kot e me kot ne shqipni ja ku kan albon qe ja qenis qeveris shqiptari ni per ni kerkesat e greqis

    interesant se si ka fillu albo me permen romen bashk me athinen kto kohet e funit kur deri para disa kohesh italin e shifte si armikun numer ni te greqis ne shqipni
    Duhet te falenderosh orangotangun ne Tirane per kete afrim te interesave greke me ato italiane. Kur shkon dhe i puth doren Erdoganit ne Ankara se bashku me ministrat e tij, kur "binjakezon" qeverine e Tiranes me ate te Ankarase, kur Rama shkarkon policet e besuar te Romes e Athines nga detyra me nje te rene te lapsit, kur Davutlogu fluturon ne Tirane e pritet me mire se ambasadorja e jashtme italiane, Roma dhe Athina mbajne vesh e shenim. Dhe ndasite ne diplomacine e ketyre dy vendeve harrohen e sheshohen kollaj, kur turqit vershojne ne mes te Ballkanit e ne mes te Shqiperise, ne sferen e influencave italiane e greke. Nese Erdogani ka ndermend te shtrije hegjemonine e interesave turke ne Ballkan, te gjithe ata qe do te behen pale me planet e tij, do ta paguajne shtrenjte ne kurrizin e tyre.

    Kupa eshte mbushur por do te derdhet kur skafet e Vlores te mberrijne perseri ne brigjet italiane dhe kur kamionet e droges "Made in Albania" te arrijne ne Brindizi dhe ne Kakavije.

    Pastaj do te fillojne fishekzjarret ne Tirane.

    Albo

  15. #32
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    O derjans, shif të të përshëndes me një poezi, marrë nga fejsbuki i bacit.

    Shum cudira ban shqiptari...
    i jep vote nje fillestari...
    sbahet njeri kurr i ziu.
    i jep krah nje drogaxhiu.
    o shqiptare shum rende gabove.
    kriminelin e votove.
    sdo jesh kurr sic ke qene.
    pak ke pase,do mbetesh pa ngrene.
    si top futbolli do vertitesh.
    pak je gjalle e krejt do vritesh.
    e tradhtute djalin e mbretit.
    rate ndakord me birin e grekit.
    e tradhtute djalin e malsise.
    e votute birin e serbise.
    eh...SHQIPERI shume gjate luftove.
    a po e shef ku perfundove.
    ndore te grekit u dorzove.
    JO JO nuk ke faJ TI.
    kan faj plehrat qe mban ne gji.
    nuk dun buk e ajer te shnetshem.
    po kta dun burg te perjetshem.
    kta nuk dine ceshte demokracia.
    kta nuk dine ceshte liria.
    po kta dine vec ceshte skllaveria.
    kta nuk done ta ndryshojne jeten.
    skllav do jene e skllav do mbeten.
    ti o sale mos u merzit.
    per SHQIPERIN ke qene nje drite.
    ke ba vepra e jo vec fjale.
    lum TROPOJA qe te pat djale.
    po shqiptaret sdin cka ashte burrnia.
    din ca ashte vec drogaxhia.
    sdin ca ashte burri me tabak.
    po jan msue me i pa cullak.
    pak inate po mvjen per shkodren.
    sbani mire qe e tradhtoj votren.
    po prap ZOTI dicka diti.
    bani mire qe ty te permyti.
    ti sje e jona,po je e huje.
    ti ski gjak,ki vetem uje
    Krenohet Tropoja qe t`ka djale..
    krenohet Kukesi qe nuk te lujti n`fjale..
    lum Tropoje e Kukes qe t`a diten t`miren..
    mjer Shqipetaret qe lypen errsiren..
    Shkoder moj e uruar..
    kush ti ndyu ato duar..
    kush te nxiu faqen ty
    kush ti mbylli ato sy..
    Ti ke ken burrnesh e madhe ke kalu vujtje dhe halle
    Ti "Rilindje" ke ba me mot
    por jo kete qe bane sot.
    Sot ne murin e kalase
    lujten paret e dynjase
    para t'pista ,para t`vorrit qe i more prej dores t'horrit.
    Kush i mori ato pare
    s`ka burrni e nuk ka marre
    se nuk shitet dinjiteti
    per karrige te nji shteti..
    Ah moj Shkoder ,Shkoder moj, kush kaq bukur te mashtroj
    ah moj Shkoder ,Shkoder moj, fisnikria sot mbaroj .......
    Ezekiel 25-17.

  16. #33
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Duhet te falenderosh orangotangun ne Tirane per kete afrim te interesave greke me ato italiane. Kur shkon dhe i puth doren Erdoganit ne Ankara se bashku me ministrat e tij, kur "binjakezon" qeverine e Tiranes me ate te Ankarase, kur Rama shkarkon policet e besuar te Romes e Athines nga detyra me nje te rene te lapsit, kur Davutlogu fluturon ne Tirane e pritet me mire se ambasadorja e jashtme italiane, Roma dhe Athina mbajne vesh e shenim. Dhe ndasite ne diplomacine e ketyre dy vendeve harrohen e sheshohen kollaj, kur turqit vershojne ne mes te Ballkanit e ne mes te Shqiperise, ne sferen e influencave italiane e greke. Nese Erdogani ka ndermend te shtrije hegjemonine e interesave turke ne Ballkan, te gjithe ata qe do te behen pale me planet e tij, do ta paguajne shtrenjte ne kurrizin e tyre.

    Kupa eshte mbushur por do te derdhet kur skafet e Vlores te mberrijne perseri ne brigjet italiane dhe kur kamionet e droges "Made in Albania" te arrijne ne Brindizi dhe ne Kakavije.

    Pastaj do te fillojne fishekzjarret ne Tirane.

    Albo
    Problemet me italin i pjell menja jote e smut. Italis ma shum i intereso partneriteti me turqin sesa me greqin e lodhme. Historikisht interesat italiane kan ra ndesh me politikat greke ne shqipni
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  17. #34
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Julius Lexo Postimin
    O derjans, shif të të përshëndes me një poezi, marrë nga fejsbuki i bacit.

    Shum cudira ban shqiptari...
    i jep vote nje fillestari...
    sbahet njeri kurr i ziu.
    i jep krah nje drogaxhiu.
    o shqiptare shum rende gabove.
    kriminelin e votove.
    sdo jesh kurr sic ke qene.
    pak ke pase,do mbetesh pa ngrene.
    si top futbolli do vertitesh.
    pak je gjalle e krejt do vritesh.
    e tradhtute djalin e mbretit.
    rate ndakord me birin e grekit.
    e tradhtute djalin e malsise.
    e votute birin e serbise.
    eh...SHQIPERI shume gjate luftove.
    a po e shef ku perfundove.
    ndore te grekit u dorzove.
    JO JO nuk ke faJ TI.
    kan faj plehrat qe mban ne gji.
    nuk dun buk e ajer te shnetshem.
    po kta dun burg te perjetshem.
    kta nuk dine ceshte demokracia.
    kta nuk dine ceshte liria.
    po kta dine vec ceshte skllaveria.
    kta nuk done ta ndryshojne jeten.
    skllav do jene e skllav do mbeten.
    ti o sale mos u merzit.
    per SHQIPERIN ke qene nje drite.
    ke ba vepra e jo vec fjale.
    lum TROPOJA qe te pat djale.
    po shqiptaret sdin cka ashte burrnia.
    din ca ashte vec drogaxhia.
    sdin ca ashte burri me tabak.
    po jan msue me i pa cullak.
    pak inate po mvjen per shkodren.
    sbani mire qe e tradhtoj votren.
    po prap ZOTI dicka diti.
    bani mire qe ty te permyti.
    ti sje e jona,po je e huje.
    ti ski gjak,ki vetem uje
    Krenohet Tropoja qe t`ka djale..
    krenohet Kukesi qe nuk te lujti n`fjale..
    lum Tropoje e Kukes qe t`a diten t`miren..
    mjer Shqipetaret qe lypen errsiren..
    Shkoder moj e uruar..
    kush ti ndyu ato duar..
    kush te nxiu faqen ty
    kush ti mbylli ato sy..
    Ti ke ken burrnesh e madhe ke kalu vujtje dhe halle
    Ti "Rilindje" ke ba me mot
    por jo kete qe bane sot.
    Sot ne murin e kalase
    lujten paret e dynjase
    para t'pista ,para t`vorrit qe i more prej dores t'horrit.
    Kush i mori ato pare
    s`ka burrni e nuk ka marre
    se nuk shitet dinjiteti
    per karrige te nji shteti..
    Ah moj Shkoder ,Shkoder moj, kush kaq bukur te mashtroj
    ah moj Shkoder ,Shkoder moj, fisnikria sot mbaroj .......
    Recitoja albos ket vjersh lol se vendlindja e albos kurr se ka votu fortlumturin e ti
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar derjansi për postimin:


  19. #35
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    3. "Ligji i Luftes" eshte shpikje e fantazise suaj, pasi Greqia nuk ka se si te kete nje ligj lufte me Shqiperine dhe nga ana tjeter te kete traktat miqesie dhe bashkepunim ne shume organizata nderkombetare.


    Albo
    Shqipëri-Greqi, “ligji i luftës ende në fuqi”





    Ky dokument zyrtar i Ministrisë së Jashtme greke, dërguar ambasadës së Shqipërisë në Athinë në 28 qershor të vitit 1999, tregon qartë dyzimin e qëndrimit grek mbi ligjin e luftës. Shkresa e dërguar në gjuhën angleze, hedh poshtë deklaratat e një ditë më parë ministrit të Jashtëm, Venizelos, i cili tha se ligji i luftës është hequr nga Greqia që në vitin 1987.

    Shkresa e ministrisë me datë 28 qershor 1999: “Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, në përgjigje të shqetësimit të ambasadës shqiptare, deklaron se ligji numër 2636 i vitit 1940 dhe ligji me numër 4560 i vitit 1966 mbeten ende në fuqi.”

    Historiku i kësaj shkrese nis pas gushtit të vitit 1987, kur qeveria greke e Papandreut e hoqi me dekret qeveritar ligjin e luftës me Shqipërinë. Por, kundërshtarë të tij e quajtën të pamjaftueshëm këtë akt duke thënë se një njohje e tille duhet të vinte vetëm me vendim parlamenti ose dekret të Presidentit.

    12 vjet me vonë, qeveria shqiptare i kërkoi zyrtarisht palës greke që të kthente përgjigje nëse ishte hequr ose jo ligji në fjalë. Kjo kërkesë vjen tre vjet pasi ish-Presidenti, Sali Berisha, kishte firmosur në vitin 1996 Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Por ky dokument që është në arkivat e Ministrisë tonë të Jashtme i vitit 1999 tregon se, miqësia dhe bashkëpunimi janë ende nën hijen e ligjit të luftës.

    Artikulimi me zë të lartë i diplomacisë shqiptare për ta hequr këtë ligj vjen për herë të dytë, pasi një kërkese të tillë, jo para medieve, i është bërë Greqisë dhe nga ish-ministri i Jashtëm, Edmond Panariti. Por kërkesa e qeverise shqiptare kërkon ta zhbëje edhe juridikisht këtë ligj, pra qe ta heqë parlamenti grek. Por ky hap do te sillte shumë pasoja, pasi me ligjin e luftës janë justifikuar shumë probleme siç është ai i çamëve, pronat dhe pasuritë e të cilëve nuk njihen nga pala greke. Por dhe me guximin e treguar një ditë më parë, sa do të jetë e gatshme qeveria shqiptare të përforcojë artikulimin për këtë çështje, për çamët dhe kufijtë detare, në kushtet kur Greqia në janar është vendi që merr presidencën e radhës në BE, e kur vendi ynë aspiron të marrë statusin e kandidatit në dhjetor.
    /Vizion+/

  20. #36
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ministri i jashtem grek:

    1. Jepini zgjidhje ceshtjes se detit nje ore e me pare, - eshte prioriteti kryesor ne maredheniet mes nesh.

    2. Hiqni dore nga politika alla-turka ne tre muajt e ardhshem, pasi ne 2014 kryesine e BE e ka Roma e Athina dhe ne nuk do te lejojme qe turqit te hedhin valle ne sferen tone te influences.

    3. "Ligji i Luftes" eshte shpikje e fantazise suaj, pasi Greqia nuk ka se si te kete nje ligj lufte me Shqiperine dhe nga ana tjeter te kete traktat miqesie dhe bashkepunim ne shume organizata nderkombetare.

    4. "Ceshtja came" eshte nje tjeter problem i juaji. Camet ti drejtohen gjykatave greke apo Gjykates se Strazburgut te kerkojne te drejten e tyre.

    5. Pershendesim ringritjen e punes se komisioneve mes dy vendeve per varrezat e ushtareve greke te rene ne Shqiperi.

    Albo
    Me gjuhe sillogjesh flet.... ta kam thene edhe me pare, mendimet dhe idete qe ti hedh ketu ne forum, ne mos jane te njejta, ngjasojne shume me ato te qarqeve me ekstremiste....
    Pse 14 tetori ..... apo per nder te 14 tetorit te 14'
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  21. #37
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Ligjin e luftes nuk kane per ta hequr KURRE.....Jo Ditmir Bushati po edhe vet Karamahmut Bushatlliu te cohet nga varri ........
    Ky ligj eshte si nje kafke i nje te vdekuri qe here e mbulojne se kane frike ta shohin e here e shikojne dhe e mbajne ne duar me ngazellim. Ata me zi c'priten qe ta bejne kete ligj per te justifikuar masakrat, vrasjet masive, shpernguljen dhe gjenocidin bile e kane sterholluar edhe me vone.
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  22. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,458
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    Problemet me italin i pjell menja jote e smut. Italis ma shum i intereso partneriteti me turqin sesa me greqin e lodhme. Historikisht interesat italiane kan ra ndesh me politikat greke ne shqipni
    Kur Albo shkruan, ti lexo e meso se une nuk shkruaj sot per sot, shkruaj sot per neser. Ato qe lexon ne forum sot nga Albo do te behen realitet ne muajt e vitet ne vazhdim, ashtu edhe sic jane bere.

    Erdogani e ka zene gjatavelin nga hunda dhe ka bere nje ujdi te thjeshte me te: Ndihmen time ekonomike dhe politike ne kembim te lenies se Shqiperise jashte BE!

    Nje dite pas vizites se ministrit te jashtem grek ne Tirane, agjensia e lajmeve italiane nxjerr lajmin se Shqiperise do ti hapet drita jeshile si vend kandidat per anetaresim ne BE. Dhe ky eshte vetem hapi i pare, se si italianet e greket do te godasin interesat e turqve ne Ballkan e do ti nxjerrin ato jashte loje, ashtu sic do te zene me shkelma edhe orangotangun ne Tirane se shpejti. Hapja e drites jeshile per statusin ne BE, eshte nje problem per Turqine qe do te ndali me cdo kusht anetaresimin e vendeve te saj satelite ne Ballkan, eshte edhe nje problem politik per veshgjatin e politikes ne Tirane, qe tani i duhet te pranoje e japi kredi paraardhesit te tij, Sali Berishes, per punen dhe reformat e bera qe t'ia arrinim kesaj dite. Por jo vetem kaq, mesazhi tjeter i madh politik eshte per popullin shqiptar: vendi juaj eshte ne familjen Evropiane, duhet ta ktheni koken nga Perendimi, e jo nga Lindja.

    Dhe Orangotangu vetem me kete vendim te Brukselit e gjen veten mes tre zjarreve: a) zjarrit te klaneve kriminale qe ka rreth vetes qe duan ta kthejne Shqiperine ne Lazarat, dhe nuk e bejne dot per aq kohe sa jane nen tutelen e evropianeve b) zjarrin e Erdoganit e turqve qe do t'i kerkojne atij qe te shpiki arsye e krijoje trazira me fqinjet, vetem e vetem qe ta lere Shqiperine jashte BE c) zjarrin e elektoratit te thjeshte shqiptar, qe pas ketij vendimi do ta gjykojne qeverine e tij se sa e afte do te jete ta anetaresoje Shqiperine ne BE nje ore e me pare.

    Albo

  23. #39
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Nga pozicioni qe nuk e njohin ceshtjen came greket kaluan ne pozicionin qe e njohim si nje ceshtje prone duke dhene dhe zgjidhjen me gjykaten e strazburgut.Camet duan qe te denohet genocidi kunder tyre.Te denohen kriminelet dhe ne fund tu kthehen dhe shtepite e pronat dhe tu krijohet mundesia qe camet te kthehen ne to.Por jo sic na keshillon venizellos qe secili te shkoje ne strezburg por prona te kthehet ashtu sic eshte marre te gjitheve njeheresh me ligj.Kjo eshte e vetmja rruge per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje.Ligji i luftes qe pengon marrjen e pronave nga Shqiptaret ne cameri por edhe kudo ne greqi duhet te shfuqizohet ligjerisht.Ushtaret greke kane qene pushtues varret ti bejne ne vendin e tyre.Ceshtja e kufirit detar besoj qe nuk ka ndonje ngut pasi sipas venizellos edhe italianet e kane shtytur per nje kohe tjeter kete ceshtje me greqine.Pozicioni i diplomacise Shqiptare eshte dukshem shume shkalle me lart se ajo e perfaqsuar nga e djathta...kjo me habit por me gezon.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  24. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285

    Për: Venizelos të hënën në Tiranë

    Nje gje nuk kuptova nga vizita.
    Pse ministri i jashtem Grek duhet te takonte kreun e Kishes Ortodokse Shqiptare?

    jo per gje por nuk kishte as ndonje bisedim per fene ne axhenden zyrtare te takimeve (por edhe po te kishte ca lidhje ka me vet kreun e nje komuniteti te nje vendi tjeter) ?
    Nqs do thoni qe e takoi thjesht si shtetas grek, pse nuk takoi fjala vjen CEO-n e AMC apo te Tirana Bank?

    Mos ka te beje me ate piken e varrezave te ushtareve grek (meqe kjo ishte pike e axhendes se bisedimeve)?
    Mbetet per tu pare se sa varreza grekesh "do dalin" ne territorin shqiptar.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •