Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Zai Fundo

  1. #1

    Zai Fundo

    EUROPIANI I VRARĖ

    E pushkatuan nė shtator tė vitit 1944, s'dihet nė ē'ditė, nė kulmin e burrėrisė, 45 vjeēar... pasi e kishin torturuar egėrsisht... ia thyen eshtrat me porosi tė diktatorit tė ardhshėm, Enver Hoxha. Nėse 7 dekada mė parė e nxorrėn nga jeta, ėshtė detyrė ta sjellim nė kujtesėn tonė kolektive. Ndėrkaq gjallėrojmė njė aspiratė, njė porosi tė hershme. Shqipėria ėshtė nė Europė jo vetėm prej hartės, sado tė vjetra qofshin ato, por prej qytetarėve tė saj, tė luftėtarėve dhe martirėve.
    Po kush ishte ai qė vranė nė atė shtator tė hershėm? Zai Fundo. Dhe ja ē'tregojnė bashkėvuajtėsit e tij.
    1- "Tė dėgjojmė" prof. Safet Butkėn: Nė Ventotene ishte i internuar edhe njė profesor korēar me emrin Llazar Fundo, pra ortodoks. Nė fillim ky ishte komunist, sepse e quante komunizmin shpėtim tė njerėzimit dhe model tė barazisė e tė humanizmit. Mirėpo, kur vajti nė Rusi dhe e pa me sytė e tij se ē'ishte nė praktikė komunizmi, i shkroi njė letėr Fan Nolit: 'Pandeha se komunizmi ishte si Krishti, por ai qėnka mė i keq se djalli'. Qysh prej asaj kohe ai u bė njė antikomunist i vendosur, po aq sa ē'ishte dhe antifashist i betuar. Nė Ventotene u bėmė miq.
    2- Njė portret tė Zai Fundos, dėshmi tė shkėlqyer dhe tė dhėmbshme, copėza jete, na jep njė tjetėr mik i tij, ideatori i Europės sė Bashkuar, federalisti italian Altiero Spinelli, nė autobiografinė "Si provova tė bėhesha i urtė": E ndiej pėr detyrė tė flas kėtu pėr Fundon, sepse kemi qenė miq pėr disa vjet. Ishte mė autoritari nga gjithė shqiptarėt, sepse kishte njė pėrvojė politike tė gjatė dhe komplekse, qė iu mungonte jo vetėm pastorėve myslimanė, po edhe intelektualėve, tė cilėt ishin futur nė politikė vetėm sė fundi, tė shtyrė nga neveria pėr pushtuesin fashist. Fundo ishte bėrė komunist nė Paris gjatė studimeve universitare. Duke qenė se besimit tė tij i shtohej inteligjenca dhe njohja e jo pak gjuhėve, angazhimi i tij politik kishte arritur pėrtej Shqipėrisė, dhe kur Dimitrov ishte arrestuar pas zjarrit nė Rajhshtag, Fundo ishte nė Berlin si njė nga bashkėpunėtorėt e tij. I kishte shpėtuar arrestimit dhe kishte rihyrė nė Moskė ku punonte nė Internacionale. Kur nisi era e spastrimeve tė mėdha, ai, komunist besnik, por i edukuar nė njė atmosferė kulturore liberale nė vendet demokratike, kishte krijuar lidhje me jo pak kundėrshtarė tė Stalinit...
    Nė Ventotene ishte afruar nė mėnyrė tė natyrshme me ish-komunistėt dhe socialistėt, me tė cilėt fliste shpesh pėr mallkimin e regjimit tė Stalinit. Ndėrkaq shėtiste i qetė, i bukur e i drejtė, me flokė bjond qė ia merrte era, duke mėrmėritur me zė tė ulėt fjalėt e Platonit qė ishte duke lexuar nė greqisht, duke kėrkuar tek tekstet antike qetėsinė e shpirtit qė ia kishte marrė dėshtimi i pėrvojės sė tij komuniste dhe qė nuk e gjente gjėkundi... Pas 8 shtatorit kur u lirua dhe grupi i fundit i tė internuarve tė Ventotenes, Lazar Fundo zbriti nė bregun puliez, kaloi nė Shqipėri, u njoh me partizanėt komunistė duke u thėnė kush ishte dhe qė po vinte tė luftonte me ta, u vu pas murit dhe u pushkatua. Ishte a s'ishte dyzetė vjeē. Dua tė shpresoj se pėrveē meje ka ndonjė shqiptar nė botė qė e kujton?

    3 - Tė kujtojmė Llazar Fundon... Shkurt, Ai i pėrkiste njė familje tregtare, me origjinė nga Voskopoja, lindi nė Goricė tė Korēės mė 20 mars 1899. Studio nė Liceun Francez nė Selanik dhe pastaj pėr drejtėsi nė Sorbonė, nė Paris. Kthehet nė atdhe si jurist, futet nė shoqėrinė "Bashkimi" dhe pas vrasjes sė Avni Rustemit, zgjidhet kryetar i saj dhe drejton gazetėn me tė njėjtin emėr tė shoqėrisė. Kur ra qeveria e Nolit mė 1924, Fundoja - 25 vjeēari qė gėzonte respekt tė madh, bashkėpunėtor aktiv me Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinėn, Tajar Zavalanin, etj, mėrgoi nė Itali, Austri, Gjermani, Francė, Rusi. Nė Vjenė u lidh me Federatėn Komuniste Ballkanike, ku bėnte pjesė dhe KONARE-ja dhe Komiteti pėr Kosovėn. Mė pas shkoi nė Bashkimin Sovjetik, diplomohet pėr filozofi nė Moskė, jep leksione nė Leningrad dhe anėtaroset nė Komintern. Interesohet pėr krijimin e njė partie komuniste nė Shqipėri dhe punon pėr grupin komunist tė Korēės.

    Mė 1933 shkon nė Gjermani, shok me Dimitrovin dhe... pas akuzės, largohen pėr nė Bashkimin Sovjetik ai gruaja me tė cilėn bashkėjetonte, znj. Maria Margaretha Stemmer. Ndikon shumė nė vullnetarėt qė do tė shkonin nė Luftén e Spanjės. Pasi del kundėr Stalinit, Kominterni e dėnon me vdekje. Kthehet nė atdheun e sapo pushtuar nga Italia. Zai Fundo i ndėrpret marrėdhėniet me Partinė Komuniste dhe Kominternin, afrohet dhe bashkėpunon me nacionalistėt shqiptarė. Nis punėn si mėsues gjimnazi, por pas njė viti hiqet pėr shkak tė veprimtarisė sė tij antifashiste dhe internohet nė ishullin famėkeq Ventotene. Atje do tė jetė me bashkatdhetarėt e tij, me intelektualėt e njohur Safet Butka, Muzafer Pipa, Isuf Luzaj, me Kryezinjtė e Kosovės, etj, por dhe me ideologėt italianė tė Europės sė Bashkuar, Altiero Spinelli, Ernesto Rossi, me tė cilėt Zai, bashkė me mikun tjetėr tė tyre Stavri Skėndo, hartuan Manifestin e njohur tė Ventotenes, "Pėr njė Evropė tė lirė dhe tė bashkuar...", qė pėrmban bazėn e idealeve pėr unifikimin e Europės.
    Pas rėnies sė fashizmit Sandro Pertini e mbėshteti vėllazėrisht Zai Fundon qė tė rrinte nė Romė, ta vazhdonin sė bashku luftėn, por ai vendosi tė shkonte nė njė tjetėr shesh-beteje, nė atdhe, u bashkua me vėllezėrit Kryeziu dhe me misionin britanik nė Malėsinė e Gjakovės. Por aty, nė Bytyē, nė shtator tė 1944 kapet nga partizanė jugosllavė dhe i dorėzohet komunistėve shqiptarė, qė e dinin pėr trockisht. Nė Kolesian tė Kukėsit e pushkatojnė menjėherė, me panik tė madh. Kishte shpėtuar nga kthetrat e Stalinit, tė Duēes dhe tė Hitlerit, por nuk mundi dot t'u shpėtonte atyre mes tė cilėve erdhi tė vashdonte luftėn pėr atdhe, bashkatdhetarėve.
    Duke vrarė Fundon, ata vranė qysh nė fillim filozofinė pėr njė Europė tė Bashkuar, mėndėsinė, atė ndjesi ku paska patur dhe shqiptarė qė paskan lėnė njė gjurmėz drite. Por po tė shtyhemi mė thellė, nė Rilindjen europiane, do té gjejmė dhe beteja pėr Europėn...
    Nė nderim tė Zai Fundos, tė asaj ēka ai pėrfaqėson, pėrkthyem kėto poezi tė tij nga italishtja, tė gjetura nga profesori italian Giovanni Falceta, hulumtues pasionant i jetės sė Zai Fundos. Nė kėto poezi ka mall atdheu dhe hapėsirė euroaziatike, shpesh autori nuk pėrdor shenja pikėsimi si surealistėt...

    Visar Zhiti - Milosao
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2

    Pėr: Zai Fundo

    NGA MĖNGJEZI NĖ MESNATĖ

    Nga mėngjezi nė mesnatė
    kur dremit i tėrė qyteti
    pėr tokėn mėmė mendoj
    Mė trallis ajo... tė gjithin...

    Zėmrat tona patriote
    shpata u bėnė pėr Shqipėrinė

    Prandaj larg atdheut,
    ndjej njė angushti tė madhe
    Dhe ja pse shkruaj
    pėr tė nxjerrė nostalgjinė
    qė dallėndyshen e Shirokės
    ma sjell kaq tė zjarrtė...
    larg nė Korēė, ma dėrgon
    nė shtėpi tek tė afėrmit

    sepse zėmrėn e kam Korēė
    vetėm trupin - Paris.

    PER VDEKJEN E TIM ETI

    Mėngjes mbytės mė duket
    dhe zemra mė ther
    dihat
    Nga Korēa mbėrrin lajmi
    babai im i dashur nuk jeton
    babai im kaq i mirė
    tani s'do tė jetė mė me ne

    dhe unė qė shumė tė desha
    nuk kam mundėsi tė tė hedh njė grusht dhé

    Eci nėpėr rrugėn e gjėrė
    nė kėmbė, pa njė drejtim,
    atje sipėr, kujtohem, im atė ėshtė zhdukur
    nga sytė dhe zemra mė rrėshqasin lotė
    pėrzihen njerėz karroca makina
    por unė asgjė s'dalloj pėrreth
    babanė tim e mbėshtjell toka sot
    ky shpirt nė heshtje vuan,
    nuk tė kam parė prej vitesh baba
    larg andej-kėtej nė mėrgim

    dhe nėse ballin nuk munda tė ta puth
    pėrulem me nderim nga kėtej.

    PĖR TY E...

    Bionde elegante
    trupi i drejtė qiparis
    sytė lėshojnė shkėndija
    sytė e tu tė mėdhenj.
    Mė sheh nė bebėz
    ndėrsa pi gotėn me liker
    s'tė dalin fjalė nga goja
    veēse sheqer e mjaltė.
    Sa ndjellės manikyri
    nė ato gishta kaq fine.
    Me asgjė nuk do t'i kėmbeja
    edhe mbret po tė mė bėnin.
    Teksa flasim orė dhe orė
    s'e ndjej kohėn qė rrjedh
    vetveten brenda teje
    aty e gjej gjithmonė
    dhe bredh nėpėr botė
    nga njė vėnd nė tjetrin
    me vete mbaj si suvenir
    diamantėt sytė e tu.

    FALEMINDERIT ZARATHUSTRA

    Ndjehem i kėputur
    si ariu qė shtriq putrat
    Nė mėndje mė vijnė fjalėt
    "Kėshtu foli Zarathustra"
    Shkoi ai andej lart nė mal
    mbi shkėmbinj e troje guri
    Po pėrse e le kėnetėn
    o i madh Zarathustra
    po pėrse e lėmė atdheun
    zgjohemi e flemė si hajdutė?
    Sa mė pik ky zė misterioz!
    Kėshtu foli Zarathustra
    Tė mos zvarritemi si lypsa
    nė llum dhe nė vėnde pėrulėse
    duke u ngushėlluar me fjalėt
    "Kėshtu foli Zarathustra"
    dhe njė dorė e fortė
    mė ngre lart me forcė
    Tungjatjeta Zarathustra
    mirėsevjen Mbinjeri.

    AVNI RUSTEMI

    Ti ngrihesh kaq superb
    dhe pėrballė na shfaqesh
    mė i lartė pėr ne
    se kjo kulla Eiffel.
    Dhjetė vjet, Avni, kaluan
    qė kur s'je, por ti jeton
    ato fjalė mbi varr
    mė janė gdhėndur nė zemėr...
    Mbi ty ne u betuam
    s'do qėndrojmė pa u hakmarrė,
    Dhjetė vjet nė mėrgim,
    jo, Avni, nuk janė pak
    Dhjetė vjet nė mėrgim
    Dhjetė vjet qė ti s'jeton…
    Ėndrra e madhe pėr atdhenė
    na mban nė jetė na lumturon
    U betuam mbi varrin tėnd
    u betua Shqipėria, derdhėm lotė
    Bashkė me ne dhe Shkėlqesia*
    Nuk harrojmė premtimet
    qė bėmė tė gjithė
    mbi Tokėn Mėmė fuqi do tė mbetesh
    fli i qetė, mik i dashur.
    ___________
    * Fan Noli

    DIMĖR NĖ MOSKĖ

    Bora me flokė tė dėndur mbulon
    kupolat e Kremlinit
    ky peizash i bardhė, i kristaltė
    mė ēon nė Korēė larg

    fėmijė, atėhere,
    luanim me topa bore
    nuk e dinim qė matanė, pėrtej
    kishte ditė si kėto, dimėrore,
    dhe ulėrin e shfryn Veriu
    fyelli i bariut meket,
    gjithandej nė mbretėrinė e stepės
    zbardhėllon nata e dimrit.

    Oh, e largėt, sa e largėt Shqipėria
    zemra mė derdh gjithė atė mall
    kur rrėshqas mbi borėn e ngrirė
    befas arrij nė Korēėn e kujtimeve.

    Moskė 1930

    KUJTOJ TOKĖN MĖMĖ

    Vetėm stepė, syri sheh
    qiellin tej, lejla.
    Larg nga atdheu
    S'e di ē'dua nė Mongoli.
    Kuajt duke galopuar
    hingėllijnė vazhdimisht
    dielli si njė furrė
    pėrflaket humnerave tė reve...
    Syri sheh
    lopė, dele, dhi
    Kujtoj atdheun
    larg nė Mongoli
    Me njė krrabė tė gjatė
    vrapon njė bari
    kullot kopetė
    si nė Shqipėri.

    Pėrktheu nga italishtja A. V. Zhiti
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •