Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Po kërkohet “Jugosllavia e re”?

    Në Nju Jork zhvillohet një takim mes Ministrave të Jashtëm të disa vendeve të Ballkanit Perëndimor për një nismë të Malit të Zi për krijimin e një Unioni Ballkanik e që ka hasur edhe kundërshti.

    Emri:  unoniprojekti.jpg

Shikime: 2778

Madhësia:  19.2 KB

    Qeveria e mëparshme e pati miratuar projektin në një takim zyrtarësh të Ministrive të Jashtme, por qeveria e re Rama është kundër çdo ideje të tillë dhe që disa analistë e quajnë ndoshta me të drejtë edhe si “Jugosllavia e Re”, e që përmban po aq republika sa ajo e vjetra, por që kërkon përfshirjen në këtë bashkim të dy shteteve shqiptare, çka dështoi dekada më parë.

    Në Shqipëri është folur pak për këtë nismë të Malit te Zi, por diplomati dhe analisti i njohur i çështjeve të rajonit, Shaban Murati, i cili ishtë në studion e edicionit qendror të lajmeve në Top Channel për të folur për këtë çështje. Ai ka qenë ndër të paktët që ka shkruar dhe i ka bërë një skaner të hollësishëm këtij propozimi.

    Ilir Paço - Zoti Murati përshëndetje dhe mirë se erdhët në edicionin qendror të lajmeve. Së pari a i duhet Ballkanit të sotëm, vendet e të cilit jane drejt integrimit në BE, një union i tillë, pjesë e të cilit do të jenë 4 shtete të ish-Jugosllavisë dhe dy shtete shqiptare, Shqipëria dhe Kosova, e cila do të jetë sipas rezolutës 1244?

    Shaban Murati – Për të kuptuar nismën, ajo duhet parë në 3 plane. E para është në raportet mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së ku e kemi një kuadër që është procesi i stabilizim-asociimit dhe ky ka qenë kuadri që kanë ecur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ndaj ky kuadër i BE-së e bën të panevojshme. E dyta nisma imiton temën dhe nismat të tjera në rajon, si procesi i bashkëpunimit i Europës Juglindore, ajo e Detit të Zi, ajo e Adriatikut etj etj. Këto janë disa nisma që kanë si objektiv bashkëpunimin rajonal. Ka një mbingopje nismash, që është më shumë si nevojë e qarqeve diplomatike që kërkojnë t’i gjejnë punë vetes. E treta sa për Kosovën, nisma e Malit të Zi ka një defekt të madh që nuk i jep të njëjtin status Kosovës, e kushtëzon me rezolutën e vdekur tashmë, 1244 dhe është e pamundur që një shtet i kategorisë së dytë të bëhet pjesë e një parlamenti ballkanik. Këto janë më shumë iluzione.

    Ilir Paço - Mali i Zi argumenton se ky union do t’i shërbejë integrimit të përbashkët, ndërsa kujtojmë që të 6 shtetet janë në stade të ndryshme në procesin e anëtarësimit në BE. Vetë Brukseli duket se nuk është sponsor i këtij projekti?

    Shaban Murati - Këtu mendoj që ka një keqpërdorim të mbështetjes që Brukseli i bën nismave. Në parim Brukseli ka përkrahur të gjithë nismat, qoftë ato që kanë dështuar, sepse Brukseli ka qenë i interesuar gjithmonë të inkurajojë bashkëpunimin në rajon. Në rastin e nismës së Malit të Zi unë mendoj që është e Malit të Zi, pavarësisht se pretendohet që ka edhe miratimin e ekspertëve të Zyrës së Komisionerit për Zgjerimin.

    Ilir Paço - A është një nismë e nostaligjikëve të ish-federatës jugosllave, sepse është quajtur me ironi edhe si ëndrra e krijimit të një Jugosllavie të re me Shqipërinë brenda? A ka arkitekte rusë në këtë nismë, sipas jush?

    Shaban Murati - Për arkitekt rus nuk ka indikacione deri më tani, por duket qartë një interes konstant i Serbisë për të organizuar këtë duke përjashtuar 2 shtetet e ish-Jugosllavisë, Kroaci dhe Slloveni që janë në BE dhe duke i zëvendësuar me Shqipërinë dhe Kosovën. Kjo të krijon një shije jo të mirë sepse gjithmonë ka një tërheqje të disa qarqeve në Beograd për të futur Shqipërinë në qarqet sllave.

    Ilir Paço - Cili duhet të jetë qëndrimi i Shqipërisë dhe i Kosovës, në mënyrë të veçante i Shqipërisë, që është vendi i vetëm anëtar i NATO-s nga kjo gjashtëshe?

    Shaban Murati - Unë mendoj që në gjashtëshen ballkanike, ne në potencial diplomatik, jemi shteti më i rëndësishëm duke qenë që jemi shteti anëtar i NATO-s, por për fat të keq diplomacia jonë ka qenë vagoni i fundit i trenit ballkanit dhe ka lejuar veten të bëhet vagoni i fundit. Shqipëria duhet të mendohet dy herë para se t’i japë ‘ok’, po ashtu edhe Kosova nuk duhet t’i lejojë vetes pas njohjes nga 103 shtete të trajtohet akoma në Ballkan si një shtet i kushtëzuar nga rezoluta e vdekur 1244.

    / Top Channel

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anëtarësuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Për: Po kërkohet “Jugosllavia e re”?

    Shume, shume ide e keqe, ne dhe Kosova, me zor e kemi fituar ate te shkrete pavaresi, kemi detyre t'a mbajme e t'a shtrengojme, e mos te harrojme kurre te kaluaren.....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Po kërkohet “Jugosllavia e re”?

    NE ASNJE MENYRE !!!!!

    Keto jan akte deshperimi/naiviteti prej budallaj te Serbeve edhe Ruseve . Jugosllavia vdiq , ka marre fund .

    Ne nuk kemi as nje gje te perbashket me sllavet , madje as sllavet midis tyre .

    Ne si kombe shqiptaresh : Shqiperia edhe kosova , mjafton te mbajme kete drejtim qe kemi , edhe KOHA do beje te veten , sepse koha po punon ne favor te Shqiptareve , duke patur 2 kombe , edhe hapesire per tu avancuar.

    Ky eshte propozimi me idiot qe kam degjuar ndonjehere . Madje nuk e kuptoj si kan guxuar ta artikullojne !!!!

    Kategorimatikisht jo !!! Madje nuk duhet te merremi fare me kete ceshtje se thjesht eshte QESHARAKE !!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Po kërkohet “Jugosllavia e re”?

    Citim Postuar më parë nga Archon Lexo Postimin
    Në Nju Jork zhvillohet një takim mes Ministrave të Jashtëm të disa vendeve të Ballkanit Perëndimor për një nismë të Malit të Zi për krijimin e një Unioni Ballkanik e që ka hasur edhe kundërshti.

    Emri:  unoniprojekti.jpg

Shikime: 2778

Madhësia:  19.2 KB

    Qeveria e mëparshme e pati miratuar projektin

    / Top Channel
    Nuk e di pse nuk me habit fare kjo.
    Si ka mundesi qe projekte kaq te rendesishme mbahen sekret si ne Tirane ashtu dhe ne Prishtine?!
    Edhe kur shiten territore ne det askush nuk dinte gje per marrveshjen.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Po kërkohet “Jugosllavia e re”?

    Citim Postuar më parë nga shitesi Lexo Postimin
    Nuk e di pse nuk me habit fare kjo.
    Si ka mundesi qe projekte kaq te rendesishme mbahen sekret si ne Tirane ashtu dhe ne Prishtine?!
    Edhe kur shiten territore ne det askush nuk dinte gje per marrveshjen.

    Mua me habit qe Sali berisha ishte Pro kesaj ideje , apo me mire te them nuk me habit fare !!!

    Kurse tani , Tirana zyrtare eshte KUNDRA !!!! gjykymet bejini vet

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Po kërkohet “Jugosllavia e re”?

    Citim Postuar më parë nga IllyrianPatriot Lexo Postimin
    NE ASNJE MENYRE !!!!!

    Keto jan akte deshperimi/naiviteti prej budallaj te Serbeve edhe Ruseve . Jugosllavia vdiq , ka marre fund .

    Ne nuk kemi as nje gje te perbashket me sllavet , madje as sllavet midis tyre .

    Ne si kombe shqiptaresh : Shqiperia edhe kosova , mjafton te mbajme kete drejtim qe kemi , edhe KOHA do beje te veten , sepse koha po punon ne favor te Shqiptareve , duke patur 2 kombe , edhe hapesire per tu avancuar.

    Ky eshte propozimi me idiot qe kam degjuar ndonjehere . Madje nuk e kuptoj si kan guxuar ta artikullojne !!!!

    Kategorimatikisht jo !!! Madje nuk duhet te merremi fare me kete ceshtje se thjesht eshte QESHARAKE !!!!
    Ky eshte projektpropozim i BE-se, jo dicka "thjeshte qesharake", sic beson ti...
    Natyrisht se projekti nuk quhet dhe nuk do te quhet "Jugosllavi" dhe as bashkim i shteteve te lartepermendura ne nje shtet te perbashket, por nje bashkepunim i tille, i cil, nese realizohet, ka elemente te qarta te nje "konfederate ballkanike". Kjo ide moti qarkullon ne rrethe te rendesishme europiane, te cilat duan te shtyjne edhe per disa dekada hyrjen e Ballkanit, e pastaj te Turqise etj. ne BE.
    Sipas mendimit tim, Ballkani Perendimor apo shtetet qe jane permendur ketu, eventualisht me perjashtim te Malit te Zi, nuk do te behen pjese e BE-se as ne 20-30 vitete e ardhshme. Pavaresisht a do te jene pjese e kesaj "konfederate ballkanike" apo jo. Thjeshte: Anetarersimi i shpejte i ketij rajoni nuk eshte dhe nuk mund te jete ne interesin e BE-se.
    Ne kete kontekst, BE do te tentoje te gjeje forma tjera te integrimit te ketij rajoni ne BE, te cilat ne hollesi do te dallojne dukshem nga anetaresimet e deritanishme. Keto shtete "te mbetura" ne vitet dhe dekadat e ardhshme hap pas hapi do te perfitojne pothuajse cdo privilegj te rendesishem si cdo anetare tjeter, por pa u anetaresuar perfundimisht dhe formalisht.
    Natyrisht se kjo ide mund te deshtoje, nese gjerat nuk zhvillohen ashtu sic e kane projektuar strateget e BE-se resp. nese gjate rruges do te shfaqeshin kriza shume te renda ekonomike dhe rrezime te qeverive moderate dhe servile te shteteve te ckatuara ballkanike.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008

    Për: Po kërkohet “Jugosllavia e re”?

    *

    S'mund ta vleresoj sigurte me te paren kete ide por nje gje mund ta them qe tani:

    Keta shtete te permendura (me perjashtim te Serbise ndoshta) kane ZERO shanse per t'u bere anetare te BE-se. Kjo eshte me se e sigurte.
    Ne anen tjeter kemi shumecka te perbashket. Mes tjerash, bie fjala, kemi mafite me te forta ne pushtet...


    *
    klipp&klar

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Po kërkohet “Jugosllavia e re”?

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Ky eshte projektpropozim i BE-se, jo dicka "thjeshte qesharake", sic beson ti...
    Natyrisht se projekti nuk quhet dhe nuk do te quhet "Jugosllavi" dhe as bashkim i shteteve te lartepermendura ne nje shtet te perbashket, por nje bashkepunim i tille, i cil, nese realizohet, ka elemente te qarta te nje "konfederate ballkanike". Kjo ide moti qarkullon ne rrethe te rendesishme europiane, te cilat duan te shtyjne edhe per disa dekada hyrjen e Ballkanit, e pastaj te Turqise etj. ne BE.
    Sipas mendimit tim, Ballkani Perendimor apo shtetet qe jane permendur ketu, eventualisht me perjashtim te Malit te Zi, nuk do te behen pjese e BE-se as ne 20-30 vitete e ardhshme. Pavaresisht a do te jene pjese e kesaj "konfederate ballkanike" apo jo. Thjeshte: Anetarersimi i shpejte i ketij rajoni nuk eshte dhe nuk mund te jete ne interesin e BE-se.
    Ne kete kontekst, BE do te tentoje te gjeje forma tjera te integrimit te ketij rajoni ne BE, te cilat ne hollesi do te dallojne dukshem nga anetaresimet e deritanishme. Keto shtete "te mbetura" ne vitet dhe dekadat e ardhshme hap pas hapi do te perfitojne pothuajse cdo privilegj te rendesishem si cdo anetare tjeter, por pa u anetaresuar perfundimisht dhe formalisht.
    Natyrisht se kjo ide mund te deshtoje, nese gjerat nuk zhvillohen ashtu sic e kane projektuar strateget e BE-se resp. nese gjate rruges do te shfaqeshin kriza shume te renda ekonomike dhe rrezime te qeverive moderate dhe servile te shteteve te ckatuara ballkanike.
    Ceshtja eshte e thjesht , ose do futemi ne europe , ose do jemi shtete te pavarura edhe sovrane per te ardhmen tone .

    Nga kjo iniciative shqiptaret vetem humbasin !!!! Biles humbasin 2 here , jo vetem nuk integrohemi ne europe , por humbasim edhe nje pjese te madhe te sovranitetit tone qe ta ndajme me SLLAVET . Natyrisht qe sllavet ne nje konfederate te tille do bashkepunonin midis tyre , per te diskriminuar 2 shtetet shqiptare si edhe minoritetet respektive . Eshte kaq e thjesht

    Kjo eshte ideja me qesharake qe kam degjuar .

    Nga ana tjeter integrimi ne EU edhe mund te ndodhe , mjafton qe shtetet aspirante te avancojne ne te gjitha aspektet , duke u bere shtete europiane ne vetvete .

    Fajin nuk na e ka europa , por mendja jone ballkanike edhe sidomos shqiptare , qe na ka lene te prapambetur nga korupsioni , mos dija , kriminaliteti edhe te gjitha me rradhe .

    Nje 10 vjecar eshte goxha kohe per shqiperine , NQS shqiperia me te vetret punon per tu bere nje shtet i avancuar ekonomikisht/intelektualisht edhe keshtu me rradhe . Pra nje shtet europian .

    Por kam friken nga ana tjeter , se askush ne europe nuk deshiron shtete te prapambetura , me minoritete kaq te medha muslimanesh .

    Eshte sikur te thuash qe israeli te behet anetar i konferences islamike .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Po kërkohet “Jugosllavia e re”?

    Dicka se harrova , ky 100 % nuk eshte projekt i BE-s .

    Eshte gjeja e fundit qe BE-ja do deshironte , sllave te bashkuar , madje duke pasur edhe trojet shqiptare , si nje konfederate qe do behet ne esence vazhdimi edhe dora e djathte i Ruseve .

    Ketu behet lufte e ftohte midis EU-se edhe Rusise per ukrainen , qe eshte ne kufjite e Rusise , lere me pastaj per Ballkanin .

    1000 here jo , kjo eshte gjeja me qesharake qe kam degjuar .

    Te ishin gjitonet tane dikush tjeter , do ishte dicka interesante , por ne keto momente historike , si shqiptar ne ballkan , neve vetem humbasim karshi sllaveve nga kjo ide .

    Kjo praktikisht do ishte vetvrasje kombetare

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar IllyrianPatriot për postimin:

    Gentian_gr (27-09-2013)

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Po kërkohet “Jugosllavia e re”?

    Mediat serbe raportojnë se ka një iniciativë për të krijuar një bashkim të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (G6), apo siç njihet në gjuhën popullore serbe “Jugosllavinë e versionit 4”, e cila konsiston në një bashkëpunim në nivel institucionesh të Bosnje Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

    Ky projekt është brenda kontekstit të Bashkimit Europian, shkruajnë mediat serbe dhe ka tërhequr vëmendjen edhe të Sllovenisë dhe Kroacisë, të cilat janë tashmë anëtare të BE-së.

    Sipas disa raporteve të pa publikuara, e ardhmja e kësaj aleance ballkanike ka marrë një mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni.

    G6-ta do të thotë një Parlament të përbashkët, polici, treg, arsimim dhe sistem shëndetësor të përbashkët. Historia e këtij projekti ka filluar zyrtarisht në mes të qershorit të këtij viti, kur ministri i Jashtëm dhe i Integrimit Europian të Malit të zi ia bëri këtë propozim ministrit të Jashtëm të Bosnjës dhe Hercegovinës.

    Kjo aleancë rajonale mund të përfshijë Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi , Kosovën, Maqedoninë dhe Serbinë.

    Sipas disa raporteve, kjo iniciativë është rezultat e një marrëveshjeje të arritur me ministrat e jashtëm të vendeve, të cilat mbulohen nga Komisoneri për Zgjerim në BE, Stefan Fyle.

    Qëllimi i kësaj iniciative është, sipas themeluesit të saj, ministrit të Jashtëm të Malit të Zi, Igor Luksiç, është që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen në Bashkimin Europian të gjithë së bashku.

    Në një dokument të Ministrisë së Jashtme të Bosnje Hercegovinës, i datës 20 qershor të këtij viti, shpjegon këtë iniciativë. Aty thuhet se Kosova mund të bëhet pjesë e kësaj iniciative nëse implementohet marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit.

    Pa e tërhequr aspak vëmendjen e mediave, në mesin e qershorit të këtij viti, një takim konsultativ u mbajt në Budva, në të cilin morën pjesë zyrtarë shqiptarë, boshnjakë, malazez, kosovare, maqedonas dhe serbë për të diskutuar rreth bashkëpunimit për krijimin e gjashtëshes të Ballkanit Perëndimor.

    Edhe pse Kroacia është aktualisht vend në Bashkimin e Europian, ajo ka shfaqur mjaft interes që t’i bashkohet kësaj iniciative. Gjithashtu, në takim ishte edhe një përfaqësues i Sllovenisë në statusin e vëzhguesit. Pritet që kjo iniciativë të prezantohet në takimin e radhës të nivelit ministror në Kombet e Bashkuara që do të mbahet në Nju Jork.

    Shekulli


Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •