Zgjedhjet po afrohen...
Zgjedhjet lokale po afrohen,fushata zgjedhore do fillojë zyrtarisht pas disa ditësh,edhe këtë radhë me gjasë skenari njejtë,politikanët do premtojnë shumë për të mos realizuar asgjë konkrete!
Sigurisht premtimet parazgjedhore nuk janë risi ekzkluzive e këtyre zgjedhjeve,ne në kontinuitet e kemi këtë "luks"të dëgjojmë/lexojmë marrina të këtyre që tallen me popullin,duke premtuar aq shumë sa duket utopike implementimi i projekteve te tyre!
Nëse shoqëria jonë do ishin qenie të vetëdijshme që të i gjykojnë dhe kuptojnë veprimet e partive politike,atëherë sigurtë nuk do e kishin këtë komoditet me u krekos politikanët sharlatanë!
Gjatë dites lexova se mbi 2.000 zyrtarë akuzohen për korrupsion,pasi siç thuhet kanë abuzuar me detyren e tyre,dhe marrë ryshfet,në rrethana normale ky lajm të dëshpëron për nivelin e lartë të korrupsionit,kurse zhgënjimi më i madh është tek sa lexon në fund të lajmit se vetëm "disa"janë ndëshkuar,kurse të tjerët kanë vazhduar misionin e tyre(me avazin e njejtë).
Edhe këtë fushatë zgjedhore subjektet kryesore në vend do drejtojnë gishtin tregues se ky është i "korruptuar",ani pse si për ironi të gjitha këto PDK,LDK-AAK-ja ishin në pushtet dhe asnjëra nuk mundet me pretendu se u tregua korrekte në raport me përgjegjësinë e tyre,sepse koha ka dëshmuar se asnjëra nuk doli e pastër nga petku i pushtetit.
E dimë të gjithë se niveli i korrupsionit tek ne është shqetësues,pasi është prezentë në çdo segment,duke filluar nga pushteti lokal e deri tek ai qëndror,edhe atë në përmasa të mëdha,por derisa mungon vetëdija kolektive për të reflektuar atëherë kjo strukturë udhëheqëse do na rrjepë të gjallë(Mirë bën,derisa rrime urtë)!
Në një shoqëri të korruptuar,ata që humbin më së shumti janë shtresa e të varfërve,sepse ato "para"qe ishin te destinuara për zhvillim,përdoren për qëllime të tjera,si mjete luksi per "eliten" drejtuese,si dhe fryerjen e llogarive bankare te tyre.
Si mund të presim se do ndryshojë kjo situatë?
Sistemi gjyqësor është i korruptuar,të pakten ashtu e tregojnë faktet,ja një tregues i qartë:Vetëm një numër i vogël zyrtarësh të akuzuar janë ndëshkuar, ndërsa pjesa tjetër është lënë e lirë. Gjatë vitit 2012, prokuroritë kanë pranuar 14 aktgjykime me urdhër ndëshkimor, 24 aktgjykime refuzuese, 15 aktgjykime lirues, 105 aktgjykime dënuese, 4 aktgjykime me masë të trajtimit të detyrueshëm.
Me të drejtë shumë kanë humbur kredibilitetin tek organet gjyqësore,si dhe tek Agjencia Kosovare Kundër-Korrupsionit!
Për fund ky është mesazhi:
"E dini ate shprehjen, me genjeve nje here, e kam fajin une. Me genjeve dy here, je ti i zoti shume. Me genjeve heren e trete, jam une fajtor"
Krijoni Kontakt