Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    219
    Faleminderit
    22
    18 falenderime nė 15 postime

    "SHPIRTRA QE NDEHEN NE PIRAMIDE DRITE "nga Valdete Antoni

    Nė kėto shėnime mbi veprat e ekspozuara tė dy artistėve tė figurės; skulptorit Fatos Kola dhe piktorit Shaqir Veseli , emėrtimin Qendra Ndėrkombtare e Kulturės , e cila ēeli galerine edhe pėr kėta autorė , nė vijim tė qėllimit tė saj pėrkrahės ndaj artit , jam e detyruar ta shndėrroj nė Piramida. Kjo mė shumė jo pėr arsyen qė ajo thirret kėshtu nga qytetarėt nė tė folurit bisedor , por pėr arsye te pranėsimit tė kuptimit tė parė simbolik tė Piramidės dhe shtysėn meditative qė mė shoqėron ende pasi u preka me veprat e ekspozuara. Mė ndjek “dhimbja mumje” e portretit te kudoshpallur tė Veselit dhe levizja gjithė nur e dashurisė sė Kolės nė relacion yjėsor.




    Nė javėn e dytė tė muajit tė parė tė 2003-shit tek Piramida, veprat e dy artisteve tė figures miq qė nė fillimet e shkollimit artistik , gjetėn hapėsirėn e munguar pėr vite , pėr njė shpėrfaqje mė tė plotė tė individualitetit tė tyre krijues.
    Skulptori Fatos Kola, sot pedagog nė Akademinė e Arteve ,pas dhjetėra veprave nė bronz, allēi apo mermer, mė shumė “tė vrara” se tė gjalla ,hyri nė Piramidė me projeksionin e simbolikės Amėsia , pėrmes artit tredimensional duke e transmetuar kėtė lidhje me njė riformulim unikal nė mermer tė bardhė. Spiralja e jetės nga nėna tek fėmija, ku nėna formėson guackėn e epėrme te njė veze qė tė transmeton misionin mbrojtės, ėshtė dhėnė nė imazhin e rilindjes sė vetvetes.Sistemi zotėrues nė gjithė zhvillimin e ngjarjes plastike ėshtė forma e lakuar si dhe kėrkesa pėr njė ekulibėr perfekt tė dritės dhe hijes.
    Udhėtim nė pafundėsi, nėn vorbullėn e lėvizjes spirale tė jetės. Ky lejtmotiv i lashtė ėshtė formėsuar nė njė frymėzim pėr njė imazh pėrjetsorė . E gjithė ngjarja e lėvizjeve dritė-hije me kantilenė tė butė, nė rrjedha tė formave tė lakuara zhvillohet brenda saj ,e kapėrthejnė brendesinė dhe jashtėsinė e veprės . Ato tė emetohen butėsisht nė shpirt nė mėrmėrimė qiellore.Gjen pėrkime tė ēuditshme me rrugėtimet e ndritshme mėmėsore dhe gjen vetveten si mėmė e si fėmijė . Tė josh ta kesh parasysh tė shumėdimensionuar dhe pse jo si vepėr monumentale nė sheshin para Piramidės, si emblemė e kujtesės pėr fillimfillimin e dashurisė dhe lindjes sė jetės .
    Aty ka hyrė vepra tjetėr sugjestive “Ylli i Qytetėrimit Shqiptar” Skėnderbeu, e realizuar nė metal , alterrnuar ne fletė dhe fije bakri. Ndėrtesa tė krijon imazhin e njė ylli tė shprishur nė skajet fundore ,ku e epėrmja dhe dy horizontalet nė akselerimin e tyre janė nė prerje tė artė. Zotėron simetria dhe krijimi i njė forme tė pastėr gjeometrike ,koni i zgavėrt qė pritet nga njė plan nė formė trekėndėshi i inklinuar me bazė lart dhe majė poshtė. Ky gjest i kryer, krijon njė kontrapunt mjaft ekspresiv dhe mėnyra sesi kapėrthehen tek njėra tjetra tė krijon pėrfytyrimin se gjithshka ėshtė thėnė me njė frymė . E gjithė kjo ndėrtesė zbulon aftėsinė e njohjes dhe zotėrimin e vetive plastike tė materies , qė pėrdor skulptori si dhe fuqinė krijuese tė tij duke shfaqur njė ekspresion tė kulluar e qė ėshtė kontrrolluar rreptė, gjė qė i jep veprės njė energji e vitalitet imponues .Pėrdorimi i formave tė thjeshta strukturore duke u pasuruar me njė dekorativitet tė fijeve metalike , me tė cilat skulptori reket tė krijojė detaje tė portretit qė veshin zgavrėn e epėrme tė yllit . Kjo bashkjetesė i jep njė karakter veprės jashtė imazheve tė para deri mė sot , duke na e shndruar heroin nė njė legjende yll rrezatues si tė zbritur prej qiejsh tė dritshėm aspirate e lavdie tė rracės shqiptare .I gjithė ky imazh i ndėrtuar ēuditshėm me forma tė thjeshtuara drastikisht ,Kjo formė e tė ashtuquajturės skulpture minimaliste i jep veprės njė sinfoni forme tė pakohė nė sens estetik. Nė kėtė formulim estetik ,vepra tė sjell nė reminishencė lavdinė e arteve epokale qė realizuan modernitet tė pėrjetshėm .

    Mbart me vete shėmbėlltyrėn e njė ylli qė unė e kėrkoj ta shoh nė ēdo mjedis tė shqiptarėve , tė gjithmonė tė dimensioneve tė mėdha , nė materie tė ndritshme ,dhe vėndi e vėndeve do tė ishte kalaja nė sfond malin e Krujės. Aty i goditur prej dritės diellore do tė na krijonte sugjestionin e njė meteori qė tė verbon nė takimin me tė.

    Krejtėsisht nė ngjitje tjetėr shfaqet skulptori Kola nė dhjetė veprat :” Dashuri nė qiell “ ku bashkėsimi i tre materieve; druri, qelqi, fije metali, ka krijuar njė entitet tė pėrbashkėt estetik , ku tejdukshmėria dhe kantilena e brishtė tė emetohen nė shpirt gjithė nur pėrkėdhelės e nxitės dėshire ,pėr ti patur e mbrojtur nga prekja.Krijimi i situatės sė njė projeksioni ajror tė fenomenit dashuri ėshtė njė gjėndje unikale e pėrjetimit pamor tė skulptorit Kola.
    Ai na thotė: Vetėm kthjelltėsia dhe pambarimėsia janė ideali i saj. Dallėndyshet, pemėt, kuajt, kupa,
    janė shndėrrime tė njerėzorėve tė dashuruar. Nė esencė tė kėsaj gjėndjeje tė plazmuar shquajmė krijimin figural, ku ėshtė ēmontuar ligji fizik i gravitetit ,siē ėshtė pesha, por po ta ndjekim ndėrtesėn figurale tė projektuar nė dydimensional ajo tė krijon iluzionin e tridimensionalit. Aty cekin vetėm siluetat e jashtme tė formės sė figurave ,duke lėnė qė brenda trupave tė hyjė drita dhe ajri.

    Ritmi dhe harmonia kanė njė ekuilibėr dhe shfaqje nė ritin dy qė formėson njė. Nuk ka dy tė dashuruar por ka Dashuri, gjė qė tė kujton vargun Lazgushian: “Se s’dashuronim as unė as ti ,por dashuronte dashuria “Zotėrimi i fijes, urdhėrimi i saj pėr tė shprehur , rafinimi gjithė elegancė i linjave qė formėsojnė figuracionin , ėshtė fuqia e autorit; ku kthjelltėsia dhe pasuria e motivimeve ėshtė tregues i njohjes sė thellė profesionale. E tillė magji deri nė dematerialitet tė materies, tė bėn tė kuptosh dhe tė ndiesh se ke takuar artistin e frymės metafizike dhe qartėsisė sė figuracionit tė urdhėruar nga lart. Materialet dhe idetė janė mohuar dhe thyer nė shpirt, lexojmė krijimin e mirėfilltė tė figurės artistike qė janė tė pashoqe pėr nga frymėzimi . Si pushtuese tė padukshme kėto dhjetė vepra pas prekjes me to tė ngjan se i sheh tė gjalluara nė udhet dhe ėndrat ku shkon .
    Drita duke luajtur me transparencėn magjike tė veprave mė krijoi imazhin se ato do ti prekja , por dicka tjetėr, magjia e artistit , mi largonte duarsh , si realitete tė paprekshme. Ndoshta ato do ti gjej nė parqet e gjelbėrt ku Parajsa do tė bėhet e besueshme.

    Kėshtu skulptori Fatos Kola na ēon nė njė botė tej botės; ai me lėndėn projekton pėrjetėsinė; pėrtej jetėn ,duke na e shfaqur qartė botėkuptimin dhe botėpėrjetimin e tij.

    Vazhdimėsia qė rrjedh nė ekspozitė tė sjell nė gjėndje tjetėr, njė botė tjetėr tė pasur nė ngjyra dhe dritėhije, figuracione pa mbarim ,qė motivojnė frymėzime ndaj tre fenomeneve dominante sipas meje kėto janė kuadratet piktorike tė Veselit ku : familja, fėmijėt dhe gruaja, rrugėtimi nga vetja nė gjithėsi dhe nga gjithėsia pėr tek vetja dhe motivi i legjendės simbol tė shqiptarėve, flamuri ,janė tė papritura tė reja qė gjejmė nė Piramidė.

    Tabllotė qė i pėrkasin motivit tė familjes shquhen nga njė dritė e idealizuar me ngjyra tė kthjellėta, pra ngjyrė nė dritė. Gjetja e portreteve tė njohur tė ēon edhe nė situate irreale sikur ato i takon nė pėrralla.
    ]
    Duket se luajnė me erėn, me diellin me sendet. Janė tė gjithė zotėr nė kuadrat dhe pėrtej tij. Autori shfaq njė lidhje mjaft interesante me ta, ku autoriteti atėror ėshtė fshehur nė buzėqeshjen e fėmijės dhe fluturimin e flokėve tė tyre. Nė vėshtrimin e gruas kuptojmė vlerėsimin e saj; ajo rri ulur si mbi rrugė ere, e qetė, sa e brishtė dhe vitale. Vėshtrimi i autorit flet , pas shtatit tė saj tė brishtė, ku janė derdhur penelata nėn njė rit perkėdhelės tė fshehur.

    Kulti i familjes dhe projeksioni ideal i raportit tė autorit me tė, ka krijuar vepra me frymėzim unikal e tė kulmuara nė tė gjitha dimensionet e estetikės ; por sapo pėrcillesh nga kėto vepra nė ekspozitė pėrballesh menjėherė me krijime tė njė kahjeje tjetėr tė shprehjes emocionale. Kėto janė veprat me simbol flamurin kombėtar . Katėr tabllo qė formojnė njė cikėl ,nėpėr tė cilin udhėkalon Lindja, Jeta dhe Mbijetesa e tij. Unė do ti shenjėsoja kėshtu kėto katėr tablo: Flamuri ideal. Flamuri me njė krah shqiponje duke u pėrpėlitur nė mungesė tė trupit e tė krahut tjetėr. Flamuri trup brimuar e gjoks shqyer dhe i svetėnuar , e i dalė boje prej rrebeshesh, i ngrėnė e i humbur nė ngjyrė, e i dalė nė rrasht i bardhė e fisnik. Vėrtet njė udhėtim kuptim e ndjesiplotė emocional .

    Mendoj se reminishencat nė mjet me ndonjė autor tjetėr janė vetėm nė kontekstin teknik dhe teknologjik , qė siē e dime nuk kanė asnjėherė fuqi tė vetme pėr tė ndėrtuar njė vepėr tė mirėfilltė arti.Mjeti i bartur brenda veprės sė Veselit ,si mėnyrė e pėrdorur prej mijėra vjetėsh nė plan estetik ėshtė i natyrshėm.Duke ditur se esenca e njė vepre arti ėshtė shprehja dhe jo teknika e mjeti i pėrdorur. Ēdo gjykim ndryshe ėshtė tautologji akademike dhe gjykim steril jashtė esence. Unė vetė jam e tronditur prej tė vėrtetės emocionale qė tė shkakton kontakti me to . Mė merr jetė njė skenė e gjalluar sipas rrėfimit tė vetė autorit ,kur nė shtėpinė e tij nė Krujė, babai i tij ngrinte nė mėngjes fėmijėt qė tė pėrshėndesnin ditėn , nėn solemnitetin e hymnit tė flamurit qė transmetonte Radio Tirana nė nisje tė programeve tė saj .Sot ai ėshtė vetėm i larguar nė vite ,. me tė njėjtin nderim drithėrues, qėndron ndaj simbolit tė flamurit ,por tashmė i pėrgjegjsuar si artist pyet veten: cfarė ka ndodhur me ty flamur ?
    Duke qėnė se esenca e veprave tė Veselit nuk ėshtė krijuar pėr tė shoqėruar shije dhe qėllime vulgare,
    Ato nuk miqsohen dot as me perde e kolltuqe rehatish njerėzore , janė projektuara pėr njė jetė tjetėr raport njerėzor pėr tė tė mbajtur nė kėmbė e drithėruar . Janė lindur pėr tė bėrė jetėn tė vetme .
    Bindshėm themi se janė nga veprat mė qytetare tė tė vėrtetave tė jetės qė po kalojmė si rracė e si komb. Ndihet figurshėm klithja e artistit: ē’po bėjmė e ku po shkojmė?

    Veseli ky udhėtar jo i zakontė, dylufton pėr mbijetesėn me armėt mė tė paqta njerėzore, ai ta ngul mu nė zemėr brushėn e tij, megjithėse ajo mbahet poshtė dhe kullon. Vetėzgjedhja e artistit nė kėtė botė,
    trishtimi i tij tragjikomikisht pėrpėlitet nė njė botė qė s’ėshtė e tija. Ai tė transmeton pikėllimin por tė ngas lėvizjen. Rruga me qiparisa, shtylla gri, janė tė vetmet personazhe qė frymojnė, qė lozin e tallen me artistin, herė nė mesudhė, herė hipur udhe, herė me dėshirėn pėr tė qenė i padukshėm, i arratisur nga ky realitet,herė i lidhur e herė i gozhduar, gjithmonė pranė qiparisave dhe hijes sė tyre.

    Piktori duket se ndjek vetveten, kap pjesė tė vetes, i mbledh dhe i fluturon, zhgjėndrra tragjike lėviz por nuk tė dėrrmon, pėrkundrazi e gjen veten nė buzėqeshje ,siduket edhe nė mirėkuptim me “buzėqeshjen e arsyes” sė autorit.

    Zotėruese nė hapėsirėn piktorike tė tij , ėshtė pasuria e paletės ,e cila nuk ėshtė krijuar prej njė parapėqimi . E shndėrruar nė njė musht qė gjallon ēuditshėm skena tė thjeshta qė parapėlqen autori nė kompozicion, ngjyra , kjo mė e pabindura dhe mė tekanjosja nė trillet e saj, qė ka mundur nė mijėra vjet shpirtra krijonjėsish dhe pėrftonjėsish adhuruesish tė Saj, tek Veseli urdhėrohet e nėnshtrohet skllavėrisht shprehėse . .

    Nė Piramidė , koha lėviz nė harkun e njė Qėndre Ndėrkombtare tė Kulturės , falė dėshirės dhe kuptimėsisė pėr misionin ndaj artit , tė njė gruaje shkrimtare dhe publiciste tė njohur pėr fjalėdhenien e bardhe , gjė kjo e rallė nė drejtues tė sotėm ; aty morrėn rrugėn e publikimit pėr kėtė mijvjeēar tė ri , dhe ,bekimin nga shikuesit e njohur dhe tė panjohur , veprat e dy artistėve shqiptar endės tė fateve dhe tė bukurive tė shpirtit tė tyre : skulptori Fatos Kola dhe piktori Shaqir Veseli

    Valdete Antoni

    marre nga Gazeta Tema Shkurt 2003

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    219
    Faleminderit
    22
    18 falenderime nė 15 postime

    Pėr: "SHPIRTRA QE NDEHEN NE PIRAMIDE DRITE "nga Valdete Antoni

    Emri:  Shaqir Veseli_ Fraksion 1 1995.jpg

Shikime: 964

Madhėsia:  99.0 KB
    nje nga veprat e ekspo piramida 2003

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •