Prifti i Pėrmetit: Jam shqiptar, mė thanė kėlysh i Janullatosit
Mė thanė grek i poshtėr dhe kėlysh i Janullatosit”. Kė-shtu shprehet at Ilia Tyto, prifti ortodoks nga Pėrmeti qė pretendon se e kanė rrahur dy ditė mė parė pranė Kishės sė Shėn Mėrisė sė Pazarit, nė qytetin jugor. Ai rrėfen nė njė intervistė pėr “Gazeta Shqiptare”, detajet e ngjarjes dhe kėrkon zgjidhje tė ēėshtjes. Pas pėrplasjes mes zyrės sė Pėrmbarimit dhe komunitetit ortodoks nė kėtė qytet, pėr godinėn e Pallatit tė Kulturės, reagimet kanė qenė tė shumta. Kryetari i zyrės Pėrmbarimore, Fatos Alimadhi, deklaroi se pėrfaqėsuesit e kishės kanė pėrdorur forcėn dhe presione pėr tė bllokuar punėn, ndėrsa vetė at Ilia Tyto shprehet se ėshtė sulmuar me grushte dhe shkelma.
Para dy ditėsh ju keni pasur njė incident nė Pėrmet. Si ndodhi ngjarja?
Unė nė orėn 8 si zakonisht shkoj gjithmonė pėr tė bėrė shėrbesėn nė Kishėn e Shėn Mėrisė sė Pazarit. Kur shkoj pėr shėrbesėn nuk shoh asnjėherė kush ėshtė pėrqark kishės. Atė ditė pashė qė kisha qe e rrethuar nga forca, qė nuk qenė policore, por qenė polici private tė “Aulona Security”. Kur desha tė hyja nė kishė qė tė bėja shėrbesėn, mė thonė: ‘Zotėri ju nuk mund tė hyni nė kishė, nuk do kaloni’. Ju thashė qė unė nuk jam zotėri, por prift i kishės. Mė thanė qė nuk kanė ndėrmend tė mė lėnė tė kaloj. Unė nuk desha tė dija kush ishin, doja vetėm tė hyja nė ‘shtėpinė time’ dhe tė bėja shėrbesėn, ndaj u thashė se problemet qė kanė t’i zgjidhnin si tė donin. Pas kėsaj ata mu drejtuan me kėto fjalė: ‘Ti kėlysh i Janullatosit, nuk do tė kalosh se kėtu i thonė Shqipėri, o grek i poshtėr’. Kėto fjalė nuk mund tė mi thonin mua, pasi unė jam shqiptar i kulluar.
Pas kėsaj ju sulmuan?
Pas kėsaj unė tentova tė hyja nė kishė dhe ata mė goditėn me grushte e me shqelma dhe mė hodhėn nė rrugė duke mė thyer edhe celularin.
Cila ėshtė marrėdhėnia juaj me Janullatosin?
Unė jam i detyruar tė shėrbej nė kishė. Kam bėrė njė betim qė t’i shėrbej Kishės Ortodokse, t’i shėrbej Krishtit, t’u shėrbej besimtarėve, t’i shėrbej kryepeshkopit tim, qė e kam atin tim shpirtėror, t’i shėrbej Anastas Janullatosit. Atė e kam atin tim shpirtėror, por unė i shėrbej kishės shqiptare, sepse kisha nuk ėshtė greke, ėshtė shqiptare. Kaq di tė them unė, pėr pjesėn e gjyqeve janė marrė tė tjerė, unė shėrbej nė kishė nuk merrem me gjyqe, qė besoj i ka sqaruar Mitropolia e Gjirokastrės. Unė di qė kjo ka qenė njė kishė e do vijojė tė mbetet njė kishė.
Si e konsideroni aktin e sė premtes?
Mua mė penguan qė tė kryej detyrėn e shenjtė, mua mė rrahėn sikur tė isha bandit. Kjo gjė nuk ka ndodhur asnjėherė nė asnjė vend. Madje as nė vendet mė ekstremiste. Ata qė e bėnė kėtė nuk qenė banditė, ata udhėhiqeshin nga kushedi se kush dhe pse u bė ditėn e Shėn Mėrisė.
A ka lidhje ky incident me ato tė ndodhura sė fundmi nė Himarė?
Jo, nuk mendoj se ka ndonjė lidhje. Nuk ka lidhje me ngjarjet e Himarės. Ata janė tė paguar nga dikush, sepse janė polici private e nuk vijėn kot. Kjo qė u bė, erdhi ose nga bashkia, ose ėshtė dikush nga larg qė do tė ndėrtojė aty nė vend tė kishės, kazino ose pallate. Ne nuk do ta lėmė tė ndodhė kėtė, sepse ajo ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė kishė ortodokse nė funksion tė besimtarėve.
Nėse gjykata ka dhėnė tjetėr vendim, duke e kaluar objektin nė tjetėr pronėsi, si do t’ia bėni pėr ta rimarrė e pėr ta ripėrdorur si kishė?
Me mjete paqėsore. Me lutje janė shembur perandori e jo njė gjė kaq e ulėt qė po bėhet nė Pėrmet.
A ju kanė bėrė kontroll mjekėsor?
Jo, ende jo. Mjeku ligjor ishte nė Gjirokastėr por u fsheh, nuk e di se pse. Ai tha nuk jam kėtu, duke qenė aty. Nuk donte, nuk erdhi. Mė kanė thėnė qė do ta takoj tė hėnėn.
Njerėzit me tė cilėt u pėrplasėt, i njihnit mė herėt?
Jo. Janė shoqėri, kanė njė njeri qė i drejtonte. Nuk e di se kush janė. Kishin katėr pėrmbarues, mes tyre edhe Alimadhi, qė i drejtonte, ai ishte si njė fashist.
Ku shkuat pas ngjarjes?
Bėrė denoncim tek policia e Pėrmetit.
Ku jeni dėmtuar?
Nė supin e majtė, poshtė syrit tė majtė dhe afėr buzės kur mė qėlluan mė grusht dhe kyēin e kėmbės sė djathtė dhe mė kanė tėrhequr zvarrė.
Ju kanė cilėsuar si njeri tė Janullatosit, ndėrkohė qė ju thoni se jeni shqiptar. Cila ėshtė origjina juaj?
Kryepeshkopi ėshtė i gjithė Shqipėrisė, ėshtė edhe i imi patjetėr. Unė e kam pėr nder qė jam prift i Janullatosit. Kjo nuk do tė thotė se jam grek. Kėtu gaboni juve, kisha ėshtė shqiptare, nuk ėshtė e Janullatosit. Ai shėrben si kryepeshkop, sepse ėshtė zgjedhur pėr tė qenė i tillė nga njė sinod i shenjtė.
Po origjina juaj nga ėshtė?
Unė jam nga fshati i Sejfulla Malėshovės, nga Malėshova dhe nuk kam asnjė lidhje me grekėt. Ndaj mė vjen shumė keq kur mė akuzojnė. Unė habitem se si ata njerėz mė thanė mua grek.
Kanė reaguar Ministria e Jashtme greke pėr ngjarjen si edhe Vangjel Dule nga PBDNJ. Pse duhet tė reagojnė pėrfaqėsuesit grekė pėr njė kishė shqiptare?
Unė nuk jam politikan. Jam prift, nuk merrem me politikė, merrem me punėt e Perėndisė. T’ua lėmė politikanėve tė bėjnė ē’tė duan.
Duhet ta zgjidhin ata ēėshtjen?
Unė dua qė ajo tė zgjidhet, s’e di se nga kush.
Krijoni Kontakt