Close
Faqja 43 prej 43 FillimFillim ... 33414243
Duke shfaqur rezultatin 841 deri 847 prej 847
  1. #841
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,462
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    shpif, shpif, se dicka do te mbetet zoti frasheri, Anastasi u zgjodh Kryepiskop nga Patriarkana Ekumenike me 24 qershor 1992, ne ate kohe jo Sinod po edhe prifterinj nuk kishte, si pra ju thoni te mblidhej Sinodi?, Ate e shkaterruat ju dhe shoket tuaj prej vitit 1967, kur persekutuat prifterinjte dhe j`u prete mjekrat dhe s`late te zeze pa bere..., prandaj Fortlumturia e Tij eshte ne rregull me kanonet, ju s`jeni ne rregull kur nuk e dini se Episkopi perfaqeson Kishen Universale per prifterinjte dhe besimtaret e dioqezes ku jetojne.
    Pra, jeni teresisht ne mospajtim me kanonet e Kishes Orthodhokse, perderisa shani publikisht Kryepiskopin e Tiranes, Durresit dhe gjithe Shqiperise dhe me deshiren dhe vullnetin tuaj te lire, deshironi pa percillni jashte kufijve shteterore te Republikes se Shqiperise.
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #842
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-09-2013
    Postime
    4

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Partite Popullore Europiane thone se u cenuan vlerat europiane te krishterimit ne ngjarjen e permetit. shih reagimin qe kane bere sot Partite Popullore Europiane ne Asamblene e tyre ku kane miratuar nje deklarate te perbashket:
    http://dielli.al/lajme.php?id=7264&k=71

  3. #843
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Kryepeshkopi u ka ikur autoqefalisė, transparencės dhe arkitekturės sė kishės shqiptare

    24 Shtator 2013 | : Kulturė | Autor: Aleksandėr Ēipa

    Vasil Gjika/ Ish-deputeti flet pėr pėrplasjen mes kishės sė Pėrmetit dhe Pallatit tė Kulturės sė qytetit… Rolin e kryepeshkopit Janullatus nė humbjen e identitetit shqiptar nė besimin ortodoks dhe pretendimet territoriale tė fqinjit tonė grek…

    Aleksandėr Cipa

    Janullatos Shoqėria e sotme shqiptare jeton kohėn e “tabuve tė ngacmuara”. Tė tilla janė edhe ato tė religjioneve, tė cilat politika i trajton demagogjikisht. Disa prej ēėshtjeve tona religjionare janė tashmė tė hapura. Tė frikshme nė “nėnkoren” e tyre. Kohėt e fundit, kisha e Pėrmetit, apo Pallati i Kulturės “Naim Frashėri” tė kėtij qyteti janė bėrė temė e ditės dhe objekt i shumė mediave. Ka pasur prononcime shumėpalėshe dhe debati ende ėshtė i hapur. Ndėrkohė qė autoriteti mė i lartė i Kishės Autoqefale Shqiptare e ka pėrcjellė si njė shqetėsim nė dimensione jashtėkombėtare.

    …Si pėrmetar dhe ish-deputet i kėtij rrethi nė krye tė kohės sė shpalljes dhe sanksionimit tė pluralizmit politik dhe atij shoqėror, a e keni njė mendim pėr kėtė ēėshtje? Nėse po, cili ėshtė ai?

    Pse kaq zell pėr t’u pėrfshirė nė kėtė ēėshtje shumė palė? Pse aq nxitim pėr t’u pėrfshirė edhe nga jashtė dhe si i gjykoni qėndrimet institucionale brenda dhe jashtė vendit, kam parasysh prononcimet dhe deklaratat e Kishės Ortodokse Autoqefale, tė qeveritarėve tanė, qeverisė greke apo ekstremistėve tė Agimit tė Artė, bashkimit panepirot etj.?Me tė drejtė ju e quani ēėshtje. Ky problem ka qenė dikur nė vėmendjen e atij komuniteti tė qytetit tė Pėrmetit, por kohėt e fundit, duke thyer ēdo rregull dhe etikė, janė pėrfshirė shumė palė, qė nuk kanė asnjė pėrkatėsi me qytetin dhe qytetarinė pėrmetare. Kam parė prononcime objektive dhe tė drejta, siē ka pasur dhe “argumente” apo “gjykime” spekulative qė marrin pėrsipėr tė ndajnė njė problem qė ka marrė verdiktin e gjykatave. Kemi parė dhe deklarata tė nxituara dhe tė tejkaluara, qė pėr fat tė keq kanė kapėrcyer dhe kufijtė e Shqipėrisė. Nė kėtė rast tė mos harrojmė se: Problemi i pretendimit midis Drejtorisė Kulturore tė Bashkisė sė Qytetit Pėrmet dhe Kishės Ortodokse tė atij qyteti ėshtė dhe mbetet problem i atij qyteti, i banorėve dhe institucioneve tė tij, si dhe ligjit e gjykatave. Ėshtė njė konflikt banal dhe i rėndomtė, nė kuptimin e pretendimit tė pronėsisė (ka mijėra raste tė tilla nė vend) dhe ėshtė njė pėrgjegjėsi morale dhe qytetare e pėrmetarėve. Nuk kanė asnjė kuptim ndėrhyrjet brutale qė vėrehen nga tė gjitha anėt dhe drejtimet, kur shikojmė tė shoqėrohen me njė zell tė tejkaluar dhe synime tė mbrapshta pėr ta pėrdorur kėtė sebep.

    JNULLATUS PERURIM

    Mua mė duket pa vend ēdo ndėrhyrje qė nuk bazohet nė pėrkatėsi ndaj ēėshtjes. As besimtari ortodoks qė vjen nga Gjirokastra pėr t’u tubuar nė protestė nė Pėrmet, nuk e ka kėtė tė drejtė. Ne pėrmetarėt i kemi ndėrtuar vetė kishat, teqetė apo xhamitė tona dhe dihet qė dhe gjirokastritėt apo kushdo komunitet tjetėr, i ka ngritur me kontributin e brezave tė vet kėto ngrehina tė shenjta. Akoma mė tepėr, kur pėr kėtė problem janė shprehur gjykatat. Tė gjitha ndėrhyrjet e tjera jo vetėm janė tė palejueshme, por synojnė me qėllim tė mbrapshtė “pėrdorjen e ēėshtjes sė Kishės sė Pėrmetit”. Kemi parė papėrgjegjshmėrinė e zakonshme zyrtare greke, nė deklaratat e Ministrisė sė Jashtme dhe tė ndonjė deputeti (madje eurodeputeti) tė Parlamentit grek. Jemi gjithashtu dėshmitarė tė veprimeve primitive (duhet thėnė dhe zyrtare) fatkeqėsisht tė zakonshme, tė kthimit tė qytetarėve shqiptarė nė pikat kufitare nga pala greke me deklarimet flagrante “ju kthejmė pėr kishėn e Pėrmetit”, madje duke u shkarravitur (siē bėjnė rėndom) dhe pasaportat. Tė gjitha kėto, si dhe veprime tė tjera tė ngjashme, dėshmojnė mungesėn e standardeve europiane tė njė vendi europian, si Greqia. Besoj se nuk ia vlen tė merremi me veprimet, demonstrimet apo fjalimet e ēartura tė “tė artėve”. Nė pėrgjigje tė kėtyre zhvillimeve, m’u duk e drejtė dhe i mbėshtetur reagimi i Kryeministrit tė vendit. Nga ana tjetėr, nuk mund tė mos jem i shqetėsuar pėr deklarimet e Hirėsisė sė Tij, Janullatos, nė emėr tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Akoma mė e gabuar mė duket sidomos trajtimi i kėtij problemi nga ana e Tij.

    Keni dalė te personazhi kryesor zyrtar i Kishės Autoqefale Shqiptare nė ditėt e sotme. Njė hierark i kontestuar dhe i shumėdiskutuar nė mjedisin dhe debatin publik shqiptar tė 23 viteve tė fundit. Ju zoti Gjika jeni njė ndėr ish-deputetėt qė e keni mbėshtetur kurorėzimin e Hirėsisė sė Tij, Janullatos si kryepeshkop tė Kishės Autoqefale tė Shqipėrisė… Cila ka qenė arsyeja reale e mbėshtetjes sė atėhershme dhe cili ėshtė vlerėsimi juaj sot?

    Ėshtė e vėrtetė. Kur na u paraqit nė grupin parlamentar tė atėhershėm tė PD-sė kandidatura e prof. Anastas Janullatos, u argumentua se vinte si njė figurė me kualifikimin dhe kualitetin e nevojshėm kishtar, si dhe me zotimin e tij tė shenjtė pėr sipėrmarrjen e ringritjes sė kishės ortodokse dhe ruajtjen e respektimin e autoqefalisė sė kishės shqiptare. Nga ana tjetėr, kandidatura alternative nuk u paraqitėn, por u argumentua se nuk kishte mundėsi tė gjendej njė kandidaturė shqiptare me kualifikimin e nevojshėm dhe se nuk kishte ndonjė ndryshim gjetja e ndonjė kandidature tjetėr serbe, ruse apo bullgare.

    Po sot, a rezulton e kryer apo e realizuar sipas jush, pritshmėria e besimtarėve ortodoksė tė Shqipėrisė?

    Natyrisht qė pyetja juaj i drejtohet njė opinioni mė tė gjerė dhe po ashtu tė specializuar. Pėrgjigjja pėr kėtė pyetje as fillon dhe as mbaron me atė ēka mendoj unė. Ka pasur shumė vlerėsime dhe do tė ketė akoma nė vijim. Por unė them se kemi mbėrritur nė momentin e tė vėrtetės dhe duhet tė shprehemi me pėrgjegjėsi pėr kėtė gjendje tė Kishės Ortodokse tė Shqipėrisė. Nga ana tjetėr, duhet tė shikojmė se ē’thonė korifenjtė e autoqefalisė sonė. Pavarėsisht se ata nuk janė mė, duhet tė shikojmė ato qė kanė bėrė dhe tė lexojmė ato qė ata kanė shkruar. Atje ėshtė dhe pėrgjigjja pėr pyetjen tuaj. Megjithatė puna e Hirėsisė sė Tij, Janullatos, pėr ringritjen e kishės ortodokse ėshtė bėrė dhe nuk mund tė mohohet. Janė njė numėr i konsiderueshėm objektesh tė ngritura nė tė gjithė hapėsirėn e ortodoksisė. Natyrisht njė vepėr e lavdėrueshme ėshtė dhe katedralja nė kryeqytetin e vendit. Do tė ishte me interes jo vetėm pėr besimtarėt ortodoksė, por edhe pėr tė gjithė publikun transparenca e financimit tė kėtyre investimeve, tė cilat pavarėsisht se janė asete tė kishės, duhet tė respektojnė ligjet e Republikės sė Shqipėrisė. Si arkitekt, qofsha i gabuar, por kam pėrshtypjen se tė gjitha kėto realizime janė identike me ato tė kishės greke. Nė mos mė gabon kujtesa e shpjegimeve tė profesorit tim tė historisė sė arkitekturės A.Meksi, “konfiguracioni planimetrik i arkitekturės sė kishės bizantine shqiptare ėshtė ajo e kryqit tė brendashkruar”. Pėr kėtė ēėshtje do tė duhej tė shpreheshin bizantologėt (duhet thėnė se kompetenca e bizantologėve shqiptarė ėshtė e shumė respektuar nė Ballkan dhe mė gjerė), dhe nėse unė kam tė drejtė, do tė kishim njė abstragim serioz dhe tė dėmshėm (madje me pasoja tė rėnda) tė traditės sė kishės shqiptare. Po ashtu, mund tė evidentohet si punė e lavdėrueshme edhe ngritja institucionale e kishės. Njė armatė e tėrė klerikėsh e tė gjithė hierarkisė sot militon nė kėto objekte nė mbarė vendin. Pėrsėri edhe kėtu transparenca e financimit tė kishės ortodokse do tė shpjegonte shumė gjėra qė ndodhin aty. Nga prindėrit e mi dhe gjyshėrit, kam mėsuar se priftin dhe dhjakun e kishės se fshatit i mbanin (paguanin) vetė banorėt e fshatit, qė po ashtu kontribuonin pėr mirėmbajtjen e kishave apo shpenzimeve tė tjera. Le tė na shpjegojnė nėse ndodh ende sot kėshtu! Unė nuk jam i pėrditėsuar me nivelin e njerėzve qė kanė veshur petkun e priftit gjithandej, por nė vendin tim ka raste qė paraqesin mirėsi me kulturėn e nevojshme dhe dinjitet, por ka raste qė nuk e justifikojnė atė veshje dhe aq mė tepėr kėtė shėrbesė. E parė nė mėnyrė sporadike kėto “ndodhi” janė tė justifikuara, por janė tė palejueshme ato raste kur “njeriu i kishės” bėn miting, politikė, apo inskenon pantonima supesh me policinė. Nė kėtė rast duhet tė themi se kėta klerikė kanė shkelur jo vetėm ligjet e shtetit, por edhe ato tė kishės. Kurse autoqefalia ėshtė goditur dhe provokuar rėndė. Tė gjithė e dinė (dhe duhet ta dinė edhe nė Greqi) se shteti shqiptar ėshtė laik dhe besimet fetare janė tė ndara nga punėt e shtetit. Klerikėt kėtu (tė ēdo besimi) nuk kanė ato prerogativa qė kanė homologėt e tyre grekė. Fjala e tyre vlen pėr ushqimin e shpirtit tė publikut, por veēanėrisht tė besimtarėve.

    I mėshoni nė mėnyrė eksplicite termit autoqefali. Konkretisht pėr ēfarė e keni fjalėn kur shpreheni: “Autoqefalia ėshtė goditur rėndė”?

    Mė duhet tė them se nuk jam njė njohės i hollė i dokumenteve tė Autoqefalisė sė Kishės Shqiptare. Mirėpo nuk ėshtė e nevojshme tė jesh i tillė pėr tė kuptuar se humbja (apo abstragimi) nga identiteti shqiptar i kishės ortodokse ėshtė njė ngjarje e rėndė. Kur segmente tė kishės kthehen nė seksione tė Ministrisė sė Jashtme tė Greqisė, apo “zyra konsullore” greke duke bėrė punėn e komisioneve tė gjetjes dhe konservimit tė eshtrave tė ushtarėve grekė tė rėnė nė trojet shqiptare! Kėtu mė e pakta qė mund tė themi ėshtė se Hirėsia e Tij ka dėshtuar nė konsolidimin dhe shprehshmėrinė e autoqefalisė. Kur njė veprimtari e tillė ndėrshtetėrore realizohet si njė aksion i Kishės Autoqefale, atėherė s’e kuptoj se pse mund tė flasim akoma pėr pavarėsi tė kishės sonė! Kur kisha jonė “Autoqefale” dhe vetė Hirėsia e Tij, Janullatos, sensibilizon njė shtet tė huaj ortodoks pėr “tė mbrojtur kishėn e Pėrmetit”, atėherė kėtu ėshtė shkelur jo vetėm autoqefalia, por vetė kombi ynė dhe shteti, Shqipėria. Pikėrisht kėtu ėshtė dhe fundi i iluzionit se kisha jonė ortodokse mund tė jetė “autoqefale”. Askush dhe askurrė nuk duhej tė guxonte tė sulmonte Pėrmetin. Tė sulmosh Pėrmetin (ėshtė interesante, por njė gjė e tillė nuk ėshtė bėrė historikisht as nė vitet e kaluara, megjithėse nuk kanė munguar as mė parė mendje dhe vullnete “agimesh tė errėta”, si kėto tė sotmet) do tė thotė tė atakosh djepin e kombit, tė qenėsisė dhe formimit shqiptar. Do tė thotė po ashtu se jemi nė epilogun e kėsaj marrie dhe, nga ana tjetėr, duhet tė jemi dhe nė momentin qė Hirėsia e Tij, Janullatos, duhet tė largohet, pasi ka kryer njė vepėr tė rėndė nė dėm tė shqiptarisė. Qytetarėt e Pėrmetit dhe kultura qė mishėron ai popull, nuk mund tė pranojnė kurrė qė tė ulin flamurin qė ngritėn Frashėrllinjtė e mėdhenj, atė Stath Melani dhe Vangjėl Gjika, Sejfulla Malėshova e Stavro Vinjau, Fan Noli e Faik Konica, Nikolla Naēo dhe Tefta Tashko, Odhise Paskali dhe Mentori e Laveri, dhe dhjetėra e dhjetėra emra qė i nderon dhe vlerėson i gjithė kombi ynė. Pėrkundrazi, ėshtė detyrė jo vetėm e pėrmetarėve, por e ēdo shqiptari

    ta lartėsojnė atė dhe veprat e kėtyre shqiptarėve tė mėdhenj, duke fshirė ēdo iluzion apo ėndėrr tė megaliidesė, se mund tė ngrenė flamurin grek nė Pėrmet! Kjo gjė s’mund tė ndodhė as me ato pėrpjekje liliputėsh, tė cilėt dikur ngrinin lart pankartat ateiste nėpėr mitingjet dhe programet komuniste pėr shkatėrrimin e kishave dhe xhamive nė Pėrmet, ndėrsa vrapuan nė vitin ’97 tė pushtonin me “grevė urie” pallatin e kulturės “Naim Frashėri” nė emėr tė kishės dhe, duke sfiduar dhe injoruar njė traditė dhe nevojė tė njohur kulturore dhe qytetare tė Pėrmetit dhe pėrmetarėve. Ky ėshtė njė akt i pastėr vetėgjyqėsie qė dėmton dhe keqekspozon sjelljen e klerikėve tė grumbulluar dhe tė vetė Hirėsisė sė Tij.

    Matanė arsyetimit tuaj zoti Gjika, ka njė reagim “shqiptar” tė munguar, infatil dhe tė kompleksuar. Njė ndjeshmėri e ulėt reaguese nga qytetarėt dhe nė mėnyrė tė veēantė nga institucionet zyrtare tė shtetit. Ka arsyetime qė e ēmojnė kėtė si maturitet, ndėrsa ka tė tjerė qė e konsiderojnė sjelljen dhe nėnshtrimin e kronikshėm tė institucionalizmit shqiptar. Ju vetė nga pozita e njė ish-ligjbėrėsi si e vlerėsoni kėtė sjellje dhe reagim shqiptar?

    Nuk ėshtė kėshtu pėrkundrazi, ka pasur reagim qytetar. Ajo qė ka munguar ka qenė korrektėsia, dinjiteti dhe serioziteti nė qėndrimin e institucioneve dhe shtetit shqiptar. Po tė shikojmė historinė e kėtyre njėzet viteve tė fundit tė marrėdhėnieve dhe politikės sė ndėrsjellėt midis Greqisė dhe Shqipėrisė, ato lėnė shumė pėr tė dėshiruar pėr mungesėn e standardeve dhe nivelit evropian qė i pėrkatėsojmė. Shpesh ngjarjet e rėnda nė pikat kufitare, keqtrajtimin e qytetarėve shqiptarė nga autoritetet policore greke, virusin “antishqiptar” qė prish kompjuterėt grekė, reagimet brutale ndaj emigrantėve sa herė “qė i mbetet qejfi” Greqisė, hapjen dhe mbylljen e portės kufitare jo si njė portė shteti, por si njė derė “buzuku” nga polici grek, kontrollet e imta dhe fyese tė pasaportės shqiptare dhe kthimet pa asnjė kriter tė paralajmėruar tė qytetarėve shqiptarė pse janė ēamė apo “kanė shkruar e folur keq pėr Greqinė”, rėndom janė kualifikuar si “veprime sporadike”, tė qarqeve ekstremiste, tė veēuara etj., etj. Nė fakt, ėshtė e qartė qė kėto veprime janė nė sistem tė njė politike zyrtare greke ndaj Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Asnjė gjė nuk ėshtė e rastėsishme, pėrkundrazi ėshtė e pėrgatitur dhe e mirėplanifikuar dhe bėhet me pėrkujdesje. Kush mendoni se urdhėroi tė ktheheshin qytetarėt shqiptarė nė pikėn e “Tri urave” apo Kakavijė, polici grek qė u mėrzit pėr “kishėn e Pėrmetit”? Jo, ajo ėshtė njė portė qė e mbyll dhe e hap shteti grek. Ky qėndrim i autoriteteve greke nuk pėrmbush dhe as pėrmban standardet europiane tė marrėveshjes sė “Shengenit” ku Greqia dhe Shqipėria bėjnė pjesė. “Shengen”-i grek nuk di nė mund tė gjendet kund nė Afrikė! Do tė dėshiroja qė eurodeputeti qė ngriti dhe i kėrkoi hesap qeverisė greke pėr kishėn time tė Pėrmetit, tė vinte dhe tė hidhte njė sy nė Kapshticė, Kakavijė etj., pėr tė parė se ēfarė Europe i ofron Greqia Shqipėrisė dhe s’i trajtohen emigrantėt kur kalojnė pikat kufitare ndėrshtetėrore. Me pak fjalė, po tė perifrazonim Konicėn e madh do tė thoshim se Greqia i sillet Shqipėrisė si ai fshati i madh fshatit tė vogėl. Kur vjen puna pėr tė keqtrajtuar apo “pėr t’u dhėnė mėsim allvanosve” shteti grek shkel ēdo marrėveshje, dokument, apo konventė ndėrkombėtare qė ka firmosur. Pėr fat tė keq, edhe shteti shqiptar i sillet Greqisė si ai fshati i vogėl fshatit tė madh. Nuk ėshtė krenari tė themi se Shqipėria nuk ėshtė nėpėrkėmbur dhe keqtrajtuar kėsisoj nga Greqia as nė kohėn e Zogut, se nė kohėn e diktaturės s’ka pasur shanse. Dhe e gjitha kjo, sepse shtetarėt tanė tė sotėm, si nga “fshati i vogėl” e kanė zgjedhur vetė tė pėrunjen. Kapėrdijnė ēdo megalomani greke “pėr atė tė shkretė Europė” dhe frikėn e vetos greke. Mirėpo nga fshati i madh e kanė zakon qė sa mė shumė tė tulatemi ne, aq mė shumė e ngrenė zullumin. Kėshtu, deputetėt tanė s’kanė kurajė tė lidhin dy fjalė “pėr Ēamėrinė” (brenda kartave dhe tė drejtės ndėrkombėtare), nė njė kohė qė nė Parlamentin grek deputetėt flasin hapur pėr pretendime territoriale dhe “tokė greke” brenda Shqipėrisė! Ishte pėr tė qeshur dhe pėr tė qarė, kur kryedeputetja jonė zbuloi se “e paskemi votuar rezolutėn, por s’i paskemi numėruar mirė votat”, duke e kaluar pa zė dhe pa e lexuar dhe njė herė nė atė sallė tė Kuvendit. Nuk ka asnjė reagim zyrtar pėr shenjat dhe nishanet e Shqipėrisė qė shteti grek i pėrdhos aq lehtėsisht dhe madje duke na kėrcėnuar “shkruajini //////////////gėrqisht kėto toponimet greke paēka se dhiavatirio ėshtė tuaja!” Nuk ka asnjė reagim nga institucionet relevante, apo dhe Avokati i Popullit kur djemtė shqiptarė qė vuajnė dėnimet nė burgjet greke lėshohen natėn si kavie pėr t’u gjuajtur dhe vrarė pyjeve dhe gėrxheve tė Greqisė, duke stėrvitur dhe trajnuar trupat speciale greke. Mos harrojmė se atyre u ėshtė privuar liria, kurse siguria e burgjeve greke ėshtė detyrim i autoriteteve tė atij shteti, qė jo vetėm s’mbajnė pėrgjegjėsi, por s’marrin asnjė konseguencė nga ligji dhe gjykatat, tek i kthejnė tė dėnuarit “me burgim” nė “me pushkatim”! Si shqiptar do t’i kėrkoja shtetit tim dinjitet dhe, tė denonconte nė mbarė Europėn qoftė edhe njė fjalė fyese tė policit grek dhe jo mė akte dhe veprime flagrante antiqytetare dhe antieuropiane si mė sipėr. Nė Europė nuk mund tė shkojmė pa dinjitetin, identitetin dhe ADN-nė tonė shqiptare.

    Platforma e pretendimeve territoriale, si dhe organizatat e caktuara greke dhe tė diasporės sė saj, historikisht kanė ekzistuar dhe investohen pėr kėta objektiva tė tyre. Por sa mendoni se ka ceduar Shqipėria pėrballė tyre dhe pse mendoni qė kjo nuk i ka shqetėsuar shtetarėt tanė tė kėtij tranzicioni?

    Unė mendoj se njė platformė helenizuese e hapėsirės periferike tė shtetit grek, ka qenė dhe ėshtė institucionale nė Greqi. Kjo platformė ėshtė e vjetėr qė kurse filloi helenizimi i Epirit (nė hapėsirėn e viteve ‘730) dhe pėrfundoi me rėnien e Perandorisė Osmane. Rolin determinues gjithmonė e ka luajtur kisha, e cila ka pasur devizė tė saj “Ortodoksi do tė thotė Greqi”, mbi njė psikologji tė pėrpunuar tė opinionit panhelen si ajo e shekullit tė 18 “kur bullgarėt qenkan ortodoksė, atėherė ē’u duhet njė shtet i tyre!”. Pėrsėri kisha ėshtė flamurtare kėtė radhė edhe e kėsaj nisme nė vendin e shqiponjave, pavarėsisht se ortodoksia shqiptare s’ėshtė greke, pasi shqiptarėt u vunė nėn kishėn lindore tė Kostandinopojės pas shekullit VIII dhe u shpallėn “autoqefale” nė vitet ’30. Nė kėtė kuptim “projekti shqiptar” jo vetėm qė ka rėndėsinė e tij nė programin e helenizimit, por ka marrė pėrparėsi kėta njėzet vitet e fundit. Nga ana tjetėr, lehtėsisht vihet re se ka njė shkallėzim tė kėtij programi. Deri dje flitej dhe pretendohej “pėr minoritetin dhe tė drejtat themelore tė tij”, tani flitet pėr “Ortodoksinė dhe tė drejtat e kishės nė Shqipėri”. Deri dje mitingjet, ceremonitė apo mbledhjet pėrkujtimore bėheshin nė Greqi, tani (prej disa vitesh) ato bėhen nė Shqipėri dhe nė mes tė ditės, madje edhe nga persona tė paligjshėm qė nuk u rezervohet njė liri e tillė as nė Greqi! Deri dje “e ngrinin zėrin” zyrat konsullore dhe zyrtarėt grekė pėr problemet nė hartėn e njohur tė vendndodhjes sė minoritetit, tani flet kisha dhe priftėrinjtė pėr tė drejtat nė hartėn ortodokse! Ahere ē’ka ndodhur, ndėrsa politikanėt tanė “janė tė zėnė” me politikat e mėdha tė ditės qė bėhen kėtu, kemi tė drejtė tė pyesim: ku janė ligji dhe institucionet e shtetit tonė? T’u thuash shqiptarėve se “po shkelin tė drejtat e besimit tė njė komuniteti” kjo do tė duhej tė shėnohej nė “Gines” po tė ishte e vėrtetė, pasi ka mbi dy mijė vjet qė s’ka ndodhur! Nga ana tjetėr, nėn hijen e tolerancės dhe shtetit laik, nuk mund tė mbulohet politika e pėrunjur dhe servile, pėr mė tepėr ajo nuk bėn efekt. (Pėrgjigjja ekuivalente e njė polici shqiptar kur ktheu mbrapa dhe ai disa qytetarė grekė nė frymėn e “reciprocitetit”, pati mė shumė efekt dhe shteti grek e hapi prapė portėn). Nga ana tjetėr, gjėrat po shkojnė nė njė drejtim tė padėshiruar dhe tė rrezikshėm: tek flisja me zyrtarė lokalė nė Pėrmet, me shqetėsim dėgjova shpėrthimin e tyre “kėto i bėjnė disa talebanė”! Pėrballė produkteve tė tilla duhet tė shqetėsohemi seriozisht, pasi kurrė nuk ka ekzistuar ndarja dhe pėrēarja mes nesh pėr motive fetare dhe tė besimit.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...hes-shqiptare/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #844
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Me ngadale urate

    Pėllumb Xhufi: Janullatos i paligjshėm, Berisha firmosi nėn presion

    Me njė titull provokativ titull provokativ ("Pėrsėri ju…"), ikonomi Spiro Katundi, nėpėrmjet njė shkrimi tė gjatė, shprehet edhe ai lidhur me debatet e shumta qė ndoqėn "incidentin" e provokuar tė Pėrmetit. Shkrimi ėshtė i mbushur me sulme personale, me shprehje tė vrazhda, por kjo tashmė nuk pėrbėn lajm apo shqetėsim, qoftė edhe kur bėhet fjalė pėr njerėz tė Perėndisė.

    Gjithsesi, meqenėse ndihemi tė pėrfshirė nė kėtė histori, dhe meqenėse vetė ikonomi na grish, si me thėnė, nė duel ("Ē'doni ju me punėt tona?"), po guxojmė edhe njėherė tė themi tonėn dhe t'i shpjegojmė, se punėt e tij bėhen edhe punėt tona, sa herė qė tejkalohen kufijtė qė Perėndia u ka caktuar zėdhėnėsve tė saj nė tokė. Sigurisht, nuk do pėrdorim gjuhėn e tij pagane.

    Po fillojmė duke botuar letrėn qė, nė kohė tė tjera, njė tjetėr ikonom, ikonomi Jerothe i Mitropolisė sė Korēės, qė njėherėsh kryente edhe funksionin e arqimandritit tė Pėrmetit, i dėrgonte… Kryeministrit tė Greqisė, J. Theotoqit. Jemi nė kulmin e lėvizjes patriotike, kur nė ēdo cep tė Shqipėrisė po hapeshin shkolla, klube dhe po botoheshin gazeta e libra nė gjuhėn shqipe. Jemi, pra, nė 29 shtator tė vitit 1908:

    "Shumė i nderuar Kryetar i Kėshillit tė Ministrave tė Greqisė! Ju drejtohem si drejtues shpirtėror nė zonėn e Pėrmetit, i cili ka njė pozicion qendror mes qyteteve tė asaj ane tė Epirit, ku flitet gjuha shqipe dhe ku agjentė tė paguar antigrekė tė Austro-Hungarisė e Italisė kanė bėrė pėr vete shumė muslimanė dhe tani, pėr shkak tė lirisė sė mendimit dhe tė tolerancės sė autoriteteve (osmane - P. Xh.) po punojnė fare hapur pėr arritjen e qėllimeve tė tyre. Nė kėto kushte, Pėrmeti ėshtė sot i vetmi vend ku mund tė mbrohen tė drejtat e mėmės Greqi nė Epir, nė kohėn kur Lėvizja shqiptare priret tė zgjerohet pėr shkak tė pėrpjekjeve tė mėdha qė po bėn propaganda shqiptare pėr tė ngritur shkolla shqipe dhe institute pėr kujdesin ndaj tė vobektėve. Pėrmeti rrethohet nga katėr rrethe tė mėdha tė banuara nga shqipfolės: Tepelena, Skrapari, Leskoviku dhe Gjirokastra. Pra, megjithėse ka njė shkollė greke me 6 klasė, Pėrmeti nuk mundet tė mbrojė me sukses tė drejtat greke dhe tė realizojė misionin e tij nė njė rreze kaq tė shtrirė. Udhėheqja e Kishės, e cila deri tani ka vigjiluar duke marrė tė gjitha masat pėr shmangien e rreziqeve tė tilla, aktualisht nuk di si tė veprojė, pasi nga koha kur i paharruari Anagnostopullos nga Papingji fali gjithė pasurinė e tij pėr ngritjen e njė gjimnazi nė ndonjė qytet tė Epirit, ne kemi dėrguar letra tė njėpasnjėshme, e ndėr to, letrėn e parė ia dėrguam pėrunjėsisht Qeverisė suaj tė nderuar nėpėrmjet Konsullit tonė nė Gjirokastėr. Aty shpjegonim rėndėsinė e posaēme tė qytetit tonė, i cili nėpėrmjet ngritjes sė atij gjimnazi do ishte nė gjendje t'u shėrbente mė sė miri interesave kombėtare dhe tė bėnte hi e pluhur veprimet e nacionalistėve shqiptarė. Letrėn e dytė ia nisėm Patrikanės sė Shenjtė, sė cilės iu bashkėngjit edhe njė telegram i nėnshkruar edhe nga muslimanėt. Kėtė telegram ia pėrcollėm edhe Qeverisė suaj tė nderuar... Ju lutemi, i nderuar z. Kryetar i Kėshillit tė Ministrave, bėni ē'ėshtė e mundur qė ky gjimnaz tė ngrihet nė Pėrmet, dhe jo nė Konicė: kjo e fundit banohet nga grekofonė dhe ka afėr qytetin e Janinės, ku mund tė dėrgohen tė rinjtė tė studiojnė. Prandaj, i nderuar z. Kryeministėr, thirrini urtėsisė suaj politike dhe bėni qė, nėpėrmjet gjimnazit 'Anagnostopullos' apo ndonjė shkolle tjetėr, tė fuqizohet qyteti i Pėrmetit, I CILI NĖPĖRMJET ARSIMIT MUND TĖ KTHEHET NĖ BASTIONIN DHE NĖ FANARIN E HELENIZMIT" (nėnvizimi ynė, P. Xh.).

    Kushdo mund ta gjejė kėtė letėr nė botimin dokumentar tė historianit grek, V. Kondis: Elenizmos tou Voreiou Epeiroi kai elleno-alvanikes scheseis, vėll. I, Athinė 1995, f. 143-144.

    Do tė ishte njė pandershmėri nga ana jonė, sikur tė donim ta mbėshtesnim arsyetimin vetėm nė njė dokument, sado tronditės ėshtė ai. Por unė e siguroj ikonom Spiron, se tė tilla dėshmi ka me dhjetėra. Ndaj po e vazhdoj arsyetimin tim pa pasur frikė se e rėndoj ndėrgjegjen pėr sė koti. Ēfarė tregon kjo letėr? Tregon, mė sė pari, se ka pasur klerikė nė vendin tonė, absolutisht tė ēdo besimi, e jo vetėm tė atij ortodoks, tė cilėt, mė shumė se njeriun e fesė, kanė bėrė agjitatorin politik. Dhe, le tė biem dakord: letrėn e Jerotheut, pėr nga nervi e vizioni, do ta kishte zili ēdo agjitator e strateg politik. Jep ide "tė ēmuara" si tė frenohet lėvizja patriotike nė Pėrmet e si tė kthehet ai nė njė bastioni tė helenizmit! Pėr befasinė e lexuesit, kėto gjėra Jerotheu nė fjalė nuk ia thotė eprorėve tė tij tė hierarkisė kishtare, Mitropolitit tė Korēės, apo edhe Patrikut tė Stambollit. Jo. Ia thotė Konsullit grek tė Gjirokastrės, dhe, hiē mė pak, vetė Kryeministrit tė Greqisė, Jorgo Theotoqit!

    Atėherė, vjen vetvetiu pyetja: Ky prift, prej tė cilit pėrveē kėtij pamfleti politik nuk njohim ndonjė vepėr tė shenjtė, ka qenė emėrtesė e Patrikanės sė Stambollit, apo e qeverisė greke? Pėrvoja qė kemi nga njohja e kartave tė vjetra, na tregon se shpeshherė, krerėt e Kishės Ortodokse Shqiptare propozoheshin nga Athina, dhe konfirmoheshin rregullisht e pa fjalė nga Patrikana. Nuk mungojnė raste kur pėr arsye "urgjence", Athina bėnte vetė zotin e vetė shkopin, siē ndodhi nė 1919 me emėrimin e mitropolitit tė Korēės, Jakob. Ato kohė, qeveria greke po punonte ethshėm qė Korēa tė kalonte "kontrabandė" nga duart e francezėve nė ato tė grekėve, dhe nė Korēė lipsej prania e njė njeriu tė besuar, i cili tė pėrgatiste sa mė qetė "tranzicionin" e pushtetit.

    Kjo, pra, ishte situata me njė pjesė tė klerit ortodoks nė prag tė shpalljes sė Autoqefalisė. Dhe, ndėrsa kujtojmė kėto gjėra tė shkuara, nuk mund tė mos na shqetėsojnė zhvillimet nė KOASH nė kėtė periudhė tė "ringjalljes" (Anastasit).

    Problemi ynė me drejtuesin e huaj tė KOASH dhe me ndonjė shqytar shqiptar tė tij, ėshtė pikėrisht ky: A janė ata njė zgjedhje e komunitetit ortodoks shqiptar, siē e duan normat e Statutit (tė ēdo statuti) tė kishės, apo kanė ardhur me presionin e pushtetit laik, d.m.th. tė njė shteti tė huaj? Ekzistojnė, tashmė, tė gjitha provat pėr ta siguruar ikonom Spiron e kėdo tjetėr, se Hirėsia e Tij, u imponua nė fronin e Kryepeshkopit tė KOASH nė sajė tė presioneve e shantazheve qė ish-Kryeministri i Greqisė, z. Micotaqis, ka bėrė mbi ish-presidentėt shqiptarė, z. Alia dhe z. Berisha. I pari, "komunisti", e hodhi poshtė shantazhin. I dyti, "demokrati", e gėlltiti atė. Pra, kreu i KOASH ėshtė i paligjshėm edhe pėr kėtė arsye. Kanonet e Kishės parashohin qė, njė peshkop a kryepeshkop qė zgjidhet me ndihmėn e pushtetit laik, konsiderohet i paligjshėm e duhet tė shkarkohet nga funksioni.

    SĖ DYTI, Hirėsia e tij e zuri fronin e kryepeshkopit nė 2 gusht 1992, nė sajė tė njė puēi tė shėmtuar tė organizuar gjatė njė shėrbimi tė zakonshėm fetar. U shkel statuti i Kishės, qė ia ndalonte kurorėzimin si qytetar i huaj. U shkelėn kanonet e kishės, qė kėrkojnė njė ceremoni tė rregullt e tė pakontestuar.

    U njoh "de facto" njė kryepeshkop, i cili, siē e donin statutet e kishės dhe ligjet e shtetit, duhej tė ratifikohej "de jure" me dekret tė veēantė nga Kryetari i shtetit, nė rastin tonė S. Berisha. Nė fakt, ky u mjaftua vetėm me "fjalėn e tij tė burrit". Burracakėria e Berishės pėr tė noterizuar njė akt antishqiptar, i pari i akteve antishqiptare qė ai kreu nė kėta 21 vjet, paradoksalisht e ka lėnė tė palegalizuar postin e kryetarit tė KOASH.

    Por le ta lėmė Hirėsinė nė shenjtėrinė e tij. Problemin sot e kishim me ndonjė parvenu tė kishės, siē ishte Jerotheu i Pėrmetit nė 1908, apo siē ėshtė sot ndonjė shėmbėlltyrė e tij, i cili, pėr mercenari apo pėr padijeni, ėshtė bėrė instrument i verbėr i njė politike kryekėput laike, ku kryqi dhe veladoni shėrbejnė vetėm si njė titull imuniteti (noli me tangere). Pėr shkak tė tyre, KOASH ėshtė bėrė sot vatėr e veprimeve antiligjore e antikushtetuese. I fundit, nė radhė, ishte pikėrisht sulmi banditesk i disa priftėrinjve "tė fortė" e tė hakėrruar kundėr institucioneve dhe zbatuesve tė ligjit.

    Pas zhvarrimeve tė turpshme tė Kosinės, pas pėrdhosjes sė varreve tė Boboshticės, kjo ishte njė ngjarje tjetėr, qė vė nė dyshim integritetin dhe luajalitetin e KOASH-it ndaj shtetit dhe ndaj besimtarėve tė vet. Kėtu buron edhe padurimi e zemėrimi pagan i ikonom Spiros, kur dikush kritikon sjelljet e tij, apo tė Hirėsisė Janullatos. A propos, do tė kishim edhe njė fjalė tė fundit prej laiku pėr njė nga ato punėt, qė ikonom Spiroja i quan "punėt tona". Dhe kėtu e kam sa me ikonomin, aq edhe me mjeshtrin, siē do ta quante Gėtja. Kam parė edhe klerikė tė tjerė qė, njėri pas tjetrit, kanė dalė nė mbrojtje tė Hirėsisė sė tij, sa herė qė ky ėshtė kritikuar pėr fjalė apo pėr sjellje tė caktuara tė tij.

    Kjo ėshtė normale. Anormale mė duket apologjia plot pasion e ikonom Spiros, i cili arrin deri aty sa ta gdhendė Hirėsinė e tij Janullatos si njė mishėrim tė figurės sė Zotit nė tokėn shqiptare. Mė ngadalė, uratė! Dikur, nė shek. IV, bota e krishterė u kėrlesh dhe u pėrgjak rreth debatit mbi natyrėn e Krishtit: a ishte ai njėri, apo ishte perėndi?

    Nė Koncilin e Nikesė (325), teologėt i dhanė kėnd tė shpikin formulėn pajtuese, sipas sė cilės Krishti nuk ishte "perėndi", por ishte gatuar me tė njėjtėn "substancė" qė ishte gatuar edhe vetė Zoti (omoiousia). Nėse kokat e mendimit tė krishterė u treguan aq tė kursyer me Jezu Krishtin, kur ky ishte martirizuar tashmė pėr njerėzimin e nuk jetonte mė, ku e gjen bazėn doktrinore ikonom Spirua pėr ta shpallur Hirėsinė e tij, ende nė tė gjallė e nė krye tė punėve tė dyshimta, si "mishėrim tė Zotit nė tokėn shqiptare"?

    *Titujt janė tė redaksisė, titulli nė origjinal "MĖ NGADALĖ, URATĖ"
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  5. #845
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,462
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Kryepeshkopi u ka ikur autoqefalisė, transparencės dhe arkitekturės sė kishės shqiptare

    24 Shtator 2013 | : Kulturė | Autor: Aleksandėr Ēipa

    Vasil Gjika/ Ish-deputeti flet pėr pėrplasjen mes kishės sė Pėrmetit dhe Pallatit tė Kulturės sė qytetit… Rolin e kryepeshkopit Janullatus nė humbjen e identitetit shqiptar nė besimin ortodoks dhe pretendimet territoriale tė fqinjit tonė grek…

    Aleksandėr Cipa

    Janullatos Shoqėria e sotme shqiptare jeton kohėn e “tabuve tė ngacmuara”. Tė tilla janė edhe ato tė religjioneve, tė cilat politika i trajton demagogjikisht. Disa prej ēėshtjeve tona religjionare janė tashmė tė hapura. Tė frikshme nė “nėnkoren” e tyre. Kohėt e fundit, kisha e Pėrmetit, apo Pallati i Kulturės “Naim Frashėri” tė kėtij qyteti janė bėrė temė e ditės dhe objekt i shumė mediave. Ka pasur prononcime shumėpalėshe dhe debati ende ėshtė i hapur. Ndėrkohė qė autoriteti mė i lartė i Kishės Autoqefale Shqiptare e ka pėrcjellė si njė shqetėsim nė dimensione jashtėkombėtare.

    …Si pėrmetar dhe ish-deputet i kėtij rrethi nė krye tė kohės sė shpalljes dhe sanksionimit tė pluralizmit politik dhe atij shoqėror, a e keni njė mendim pėr kėtė ēėshtje? Nėse po, cili ėshtė ai?

    Pse kaq zell pėr t’u pėrfshirė nė kėtė ēėshtje shumė palė? Pse aq nxitim pėr t’u pėrfshirė edhe nga jashtė dhe si i gjykoni qėndrimet institucionale brenda dhe jashtė vendit, kam parasysh prononcimet dhe deklaratat e Kishės Ortodokse Autoqefale, tė qeveritarėve tanė, qeverisė greke apo ekstremistėve tė Agimit tė Artė, bashkimit panepirot etj.?Me tė drejtė ju e quani ēėshtje. Ky problem ka qenė dikur nė vėmendjen e atij komuniteti tė qytetit tė Pėrmetit, por kohėt e fundit, duke thyer ēdo rregull dhe etikė, janė pėrfshirė shumė palė, qė nuk kanė asnjė pėrkatėsi me qytetin dhe qytetarinė pėrmetare. Kam parė prononcime objektive dhe tė drejta, siē ka pasur dhe “argumente” apo “gjykime” spekulative qė marrin pėrsipėr tė ndajnė njė problem qė ka marrė verdiktin e gjykatave. Kemi parė dhe deklarata tė nxituara dhe tė tejkaluara, qė pėr fat tė keq kanė kapėrcyer dhe kufijtė e Shqipėrisė. Nė kėtė rast tė mos harrojmė se: Problemi i pretendimit midis Drejtorisė Kulturore tė Bashkisė sė Qytetit Pėrmet dhe Kishės Ortodokse tė atij qyteti ėshtė dhe mbetet problem i atij qyteti, i banorėve dhe institucioneve tė tij, si dhe ligjit e gjykatave. Ėshtė njė konflikt banal dhe i rėndomtė, nė kuptimin e pretendimit tė pronėsisė (ka mijėra raste tė tilla nė vend) dhe ėshtė njė pėrgjegjėsi morale dhe qytetare e pėrmetarėve. Nuk kanė asnjė kuptim ndėrhyrjet brutale qė vėrehen nga tė gjitha anėt dhe drejtimet, kur shikojmė tė shoqėrohen me njė zell tė tejkaluar dhe synime tė mbrapshta pėr ta pėrdorur kėtė sebep.

    JNULLATUS PERURIM

    Mua mė duket pa vend ēdo ndėrhyrje qė nuk bazohet nė pėrkatėsi ndaj ēėshtjes. As besimtari ortodoks qė vjen nga Gjirokastra pėr t’u tubuar nė protestė nė Pėrmet, nuk e ka kėtė tė drejtė. Ne pėrmetarėt i kemi ndėrtuar vetė kishat, teqetė apo xhamitė tona dhe dihet qė dhe gjirokastritėt apo kushdo komunitet tjetėr, i ka ngritur me kontributin e brezave tė vet kėto ngrehina tė shenjta. Akoma mė tepėr, kur pėr kėtė problem janė shprehur gjykatat. Tė gjitha ndėrhyrjet e tjera jo vetėm janė tė palejueshme, por synojnė me qėllim tė mbrapshtė “pėrdorjen e ēėshtjes sė Kishės sė Pėrmetit”. Kemi parė papėrgjegjshmėrinė e zakonshme zyrtare greke, nė deklaratat e Ministrisė sė Jashtme dhe tė ndonjė deputeti (madje eurodeputeti) tė Parlamentit grek. Jemi gjithashtu dėshmitarė tė veprimeve primitive (duhet thėnė dhe zyrtare) fatkeqėsisht tė zakonshme, tė kthimit tė qytetarėve shqiptarė nė pikat kufitare nga pala greke me deklarimet flagrante “ju kthejmė pėr kishėn e Pėrmetit”, madje duke u shkarravitur (siē bėjnė rėndom) dhe pasaportat. Tė gjitha kėto, si dhe veprime tė tjera tė ngjashme, dėshmojnė mungesėn e standardeve europiane tė njė vendi europian, si Greqia. Besoj se nuk ia vlen tė merremi me veprimet, demonstrimet apo fjalimet e ēartura tė “tė artėve”. Nė pėrgjigje tė kėtyre zhvillimeve, m’u duk e drejtė dhe i mbėshtetur reagimi i Kryeministrit tė vendit. Nga ana tjetėr, nuk mund tė mos jem i shqetėsuar pėr deklarimet e Hirėsisė sė Tij, Janullatos, nė emėr tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Akoma mė e gabuar mė duket sidomos trajtimi i kėtij problemi nga ana e Tij.

    Keni dalė te personazhi kryesor zyrtar i Kishės Autoqefale Shqiptare nė ditėt e sotme. Njė hierark i kontestuar dhe i shumėdiskutuar nė mjedisin dhe debatin publik shqiptar tė 23 viteve tė fundit. Ju zoti Gjika jeni njė ndėr ish-deputetėt qė e keni mbėshtetur kurorėzimin e Hirėsisė sė Tij, Janullatos si kryepeshkop tė Kishės Autoqefale tė Shqipėrisė… Cila ka qenė arsyeja reale e mbėshtetjes sė atėhershme dhe cili ėshtė vlerėsimi juaj sot?

    Ėshtė e vėrtetė. Kur na u paraqit nė grupin parlamentar tė atėhershėm tė PD-sė kandidatura e prof. Anastas Janullatos, u argumentua se vinte si njė figurė me kualifikimin dhe kualitetin e nevojshėm kishtar, si dhe me zotimin e tij tė shenjtė pėr sipėrmarrjen e ringritjes sė kishės ortodokse dhe ruajtjen e respektimin e autoqefalisė sė kishės shqiptare. Nga ana tjetėr, kandidatura alternative nuk u paraqitėn, por u argumentua se nuk kishte mundėsi tė gjendej njė kandidaturė shqiptare me kualifikimin e nevojshėm dhe se nuk kishte ndonjė ndryshim gjetja e ndonjė kandidature tjetėr serbe, ruse apo bullgare.

    Po sot, a rezulton e kryer apo e realizuar sipas jush, pritshmėria e besimtarėve ortodoksė tė Shqipėrisė?

    Natyrisht qė pyetja juaj i drejtohet njė opinioni mė tė gjerė dhe po ashtu tė specializuar. Pėrgjigjja pėr kėtė pyetje as fillon dhe as mbaron me atė ēka mendoj unė. Ka pasur shumė vlerėsime dhe do tė ketė akoma nė vijim. Por unė them se kemi mbėrritur nė momentin e tė vėrtetės dhe duhet tė shprehemi me pėrgjegjėsi pėr kėtė gjendje tė Kishės Ortodokse tė Shqipėrisė. Nga ana tjetėr, duhet tė shikojmė se ē’thonė korifenjtė e autoqefalisė sonė. Pavarėsisht se ata nuk janė mė, duhet tė shikojmė ato qė kanė bėrė dhe tė lexojmė ato qė ata kanė shkruar. Atje ėshtė dhe pėrgjigjja pėr pyetjen tuaj. Megjithatė puna e Hirėsisė sė Tij, Janullatos, pėr ringritjen e kishės ortodokse ėshtė bėrė dhe nuk mund tė mohohet. Janė njė numėr i konsiderueshėm objektesh tė ngritura nė tė gjithė hapėsirėn e ortodoksisė. Natyrisht njė vepėr e lavdėrueshme ėshtė dhe katedralja nė kryeqytetin e vendit. Do tė ishte me interes jo vetėm pėr besimtarėt ortodoksė, por edhe pėr tė gjithė publikun transparenca e financimit tė kėtyre investimeve, tė cilat pavarėsisht se janė asete tė kishės, duhet tė respektojnė ligjet e Republikės sė Shqipėrisė. Si arkitekt, qofsha i gabuar, por kam pėrshtypjen se tė gjitha kėto realizime janė identike me ato tė kishės greke. Nė mos mė gabon kujtesa e shpjegimeve tė profesorit tim tė historisė sė arkitekturės A.Meksi, “konfiguracioni planimetrik i arkitekturės sė kishės bizantine shqiptare ėshtė ajo e kryqit tė brendashkruar”. Pėr kėtė ēėshtje do tė duhej tė shpreheshin bizantologėt (duhet thėnė se kompetenca e bizantologėve shqiptarė ėshtė e shumė respektuar nė Ballkan dhe mė gjerė), dhe nėse unė kam tė drejtė, do tė kishim njė abstragim serioz dhe tė dėmshėm (madje me pasoja tė rėnda) tė traditės sė kishės shqiptare. Po ashtu, mund tė evidentohet si punė e lavdėrueshme edhe ngritja institucionale e kishės. Njė armatė e tėrė klerikėsh e tė gjithė hierarkisė sot militon nė kėto objekte nė mbarė vendin. Pėrsėri edhe kėtu transparenca e financimit tė kishės ortodokse do tė shpjegonte shumė gjėra qė ndodhin aty. Nga prindėrit e mi dhe gjyshėrit, kam mėsuar se priftin dhe dhjakun e kishės se fshatit i mbanin (paguanin) vetė banorėt e fshatit, qė po ashtu kontribuonin pėr mirėmbajtjen e kishave apo shpenzimeve tė tjera. Le tė na shpjegojnė nėse ndodh ende sot kėshtu! Unė nuk jam i pėrditėsuar me nivelin e njerėzve qė kanė veshur petkun e priftit gjithandej, por nė vendin tim ka raste qė paraqesin mirėsi me kulturėn e nevojshme dhe dinjitet, por ka raste qė nuk e justifikojnė atė veshje dhe aq mė tepėr kėtė shėrbesė. E parė nė mėnyrė sporadike kėto “ndodhi” janė tė justifikuara, por janė tė palejueshme ato raste kur “njeriu i kishės” bėn miting, politikė, apo inskenon pantonima supesh me policinė. Nė kėtė rast duhet tė themi se kėta klerikė kanė shkelur jo vetėm ligjet e shtetit, por edhe ato tė kishės. Kurse autoqefalia ėshtė goditur dhe provokuar rėndė. Tė gjithė e dinė (dhe duhet ta dinė edhe nė Greqi) se shteti shqiptar ėshtė laik dhe besimet fetare janė tė ndara nga punėt e shtetit. Klerikėt kėtu (tė ēdo besimi) nuk kanė ato prerogativa qė kanė homologėt e tyre grekė. Fjala e tyre vlen pėr ushqimin e shpirtit tė publikut, por veēanėrisht tė besimtarėve.

    I mėshoni nė mėnyrė eksplicite termit autoqefali. Konkretisht pėr ēfarė e keni fjalėn kur shpreheni: “Autoqefalia ėshtė goditur rėndė”?

    Mė duhet tė them se nuk jam njė njohės i hollė i dokumenteve tė Autoqefalisė sė Kishės Shqiptare. Mirėpo nuk ėshtė e nevojshme tė jesh i tillė pėr tė kuptuar se humbja (apo abstragimi) nga identiteti shqiptar i kishės ortodokse ėshtė njė ngjarje e rėndė. Kur segmente tė kishės kthehen nė seksione tė Ministrisė sė Jashtme tė Greqisė, apo “zyra konsullore” greke duke bėrė punėn e komisioneve tė gjetjes dhe konservimit tė eshtrave tė ushtarėve grekė tė rėnė nė trojet shqiptare! Kėtu mė e pakta qė mund tė themi ėshtė se Hirėsia e Tij ka dėshtuar nė konsolidimin dhe shprehshmėrinė e autoqefalisė. Kur njė veprimtari e tillė ndėrshtetėrore realizohet si njė aksion i Kishės Autoqefale, atėherė s’e kuptoj se pse mund tė flasim akoma pėr pavarėsi tė kishės sonė! Kur kisha jonė “Autoqefale” dhe vetė Hirėsia e Tij, Janullatos, sensibilizon njė shtet tė huaj ortodoks pėr “tė mbrojtur kishėn e Pėrmetit”, atėherė kėtu ėshtė shkelur jo vetėm autoqefalia, por vetė kombi ynė dhe shteti, Shqipėria. Pikėrisht kėtu ėshtė dhe fundi i iluzionit se kisha jonė ortodokse mund tė jetė “autoqefale”. Askush dhe askurrė nuk duhej tė guxonte tė sulmonte Pėrmetin. Tė sulmosh Pėrmetin (ėshtė interesante, por njė gjė e tillė nuk ėshtė bėrė historikisht as nė vitet e kaluara, megjithėse nuk kanė munguar as mė parė mendje dhe vullnete “agimesh tė errėta”, si kėto tė sotmet) do tė thotė tė atakosh djepin e kombit, tė qenėsisė dhe formimit shqiptar. Do tė thotė po ashtu se jemi nė epilogun e kėsaj marrie dhe, nga ana tjetėr, duhet tė jemi dhe nė momentin qė Hirėsia e Tij, Janullatos, duhet tė largohet, pasi ka kryer njė vepėr tė rėndė nė dėm tė shqiptarisė. Qytetarėt e Pėrmetit dhe kultura qė mishėron ai popull, nuk mund tė pranojnė kurrė qė tė ulin flamurin qė ngritėn Frashėrllinjtė e mėdhenj, atė Stath Melani dhe Vangjėl Gjika, Sejfulla Malėshova e Stavro Vinjau, Fan Noli e Faik Konica, Nikolla Naēo dhe Tefta Tashko, Odhise Paskali dhe Mentori e Laveri, dhe dhjetėra e dhjetėra emra qė i nderon dhe vlerėson i gjithė kombi ynė. Pėrkundrazi, ėshtė detyrė jo vetėm e pėrmetarėve, por e ēdo shqiptari

    ta lartėsojnė atė dhe veprat e kėtyre shqiptarėve tė mėdhenj, duke fshirė ēdo iluzion apo ėndėrr tė megaliidesė, se mund tė ngrenė flamurin grek nė Pėrmet! Kjo gjė s’mund tė ndodhė as me ato pėrpjekje liliputėsh, tė cilėt dikur ngrinin lart pankartat ateiste nėpėr mitingjet dhe programet komuniste pėr shkatėrrimin e kishave dhe xhamive nė Pėrmet, ndėrsa vrapuan nė vitin ’97 tė pushtonin me “grevė urie” pallatin e kulturės “Naim Frashėri” nė emėr tė kishės dhe, duke sfiduar dhe injoruar njė traditė dhe nevojė tė njohur kulturore dhe qytetare tė Pėrmetit dhe pėrmetarėve. Ky ėshtė njė akt i pastėr vetėgjyqėsie qė dėmton dhe keqekspozon sjelljen e klerikėve tė grumbulluar dhe tė vetė Hirėsisė sė Tij.

    Matanė arsyetimit tuaj zoti Gjika, ka njė reagim “shqiptar” tė munguar, infatil dhe tė kompleksuar. Njė ndjeshmėri e ulėt reaguese nga qytetarėt dhe nė mėnyrė tė veēantė nga institucionet zyrtare tė shtetit. Ka arsyetime qė e ēmojnė kėtė si maturitet, ndėrsa ka tė tjerė qė e konsiderojnė sjelljen dhe nėnshtrimin e kronikshėm tė institucionalizmit shqiptar. Ju vetė nga pozita e njė ish-ligjbėrėsi si e vlerėsoni kėtė sjellje dhe reagim shqiptar?

    Nuk ėshtė kėshtu pėrkundrazi, ka pasur reagim qytetar. Ajo qė ka munguar ka qenė korrektėsia, dinjiteti dhe serioziteti nė qėndrimin e institucioneve dhe shtetit shqiptar. Po tė shikojmė historinė e kėtyre njėzet viteve tė fundit tė marrėdhėnieve dhe politikės sė ndėrsjellėt midis Greqisė dhe Shqipėrisė, ato lėnė shumė pėr tė dėshiruar pėr mungesėn e standardeve dhe nivelit evropian qė i pėrkatėsojmė. Shpesh ngjarjet e rėnda nė pikat kufitare, keqtrajtimin e qytetarėve shqiptarė nga autoritetet policore greke, virusin “antishqiptar” qė prish kompjuterėt grekė, reagimet brutale ndaj emigrantėve sa herė “qė i mbetet qejfi” Greqisė, hapjen dhe mbylljen e portės kufitare jo si njė portė shteti, por si njė derė “buzuku” nga polici grek, kontrollet e imta dhe fyese tė pasaportės shqiptare dhe kthimet pa asnjė kriter tė paralajmėruar tė qytetarėve shqiptarė pse janė ēamė apo “kanė shkruar e folur keq pėr Greqinė”, rėndom janė kualifikuar si “veprime sporadike”, tė qarqeve ekstremiste, tė veēuara etj., etj. Nė fakt, ėshtė e qartė qė kėto veprime janė nė sistem tė njė politike zyrtare greke ndaj Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Asnjė gjė nuk ėshtė e rastėsishme, pėrkundrazi ėshtė e pėrgatitur dhe e mirėplanifikuar dhe bėhet me pėrkujdesje. Kush mendoni se urdhėroi tė ktheheshin qytetarėt shqiptarė nė pikėn e “Tri urave” apo Kakavijė, polici grek qė u mėrzit pėr “kishėn e Pėrmetit”? Jo, ajo ėshtė njė portė qė e mbyll dhe e hap shteti grek. Ky qėndrim i autoriteteve greke nuk pėrmbush dhe as pėrmban standardet europiane tė marrėveshjes sė “Shengenit” ku Greqia dhe Shqipėria bėjnė pjesė. “Shengen”-i grek nuk di nė mund tė gjendet kund nė Afrikė! Do tė dėshiroja qė eurodeputeti qė ngriti dhe i kėrkoi hesap qeverisė greke pėr kishėn time tė Pėrmetit, tė vinte dhe tė hidhte njė sy nė Kapshticė, Kakavijė etj., pėr tė parė se ēfarė Europe i ofron Greqia Shqipėrisė dhe s’i trajtohen emigrantėt kur kalojnė pikat kufitare ndėrshtetėrore. Me pak fjalė, po tė perifrazonim Konicėn e madh do tė thoshim se Greqia i sillet Shqipėrisė si ai fshati i madh fshatit tė vogėl. Kur vjen puna pėr tė keqtrajtuar apo “pėr t’u dhėnė mėsim allvanosve” shteti grek shkel ēdo marrėveshje, dokument, apo konventė ndėrkombėtare qė ka firmosur. Pėr fat tė keq, edhe shteti shqiptar i sillet Greqisė si ai fshati i vogėl fshatit tė madh. Nuk ėshtė krenari tė themi se Shqipėria nuk ėshtė nėpėrkėmbur dhe keqtrajtuar kėsisoj nga Greqia as nė kohėn e Zogut, se nė kohėn e diktaturės s’ka pasur shanse. Dhe e gjitha kjo, sepse shtetarėt tanė tė sotėm, si nga “fshati i vogėl” e kanė zgjedhur vetė tė pėrunjen. Kapėrdijnė ēdo megalomani greke “pėr atė tė shkretė Europė” dhe frikėn e vetos greke. Mirėpo nga fshati i madh e kanė zakon qė sa mė shumė tė tulatemi ne, aq mė shumė e ngrenė zullumin. Kėshtu, deputetėt tanė s’kanė kurajė tė lidhin dy fjalė “pėr Ēamėrinė” (brenda kartave dhe tė drejtės ndėrkombėtare), nė njė kohė qė nė Parlamentin grek deputetėt flasin hapur pėr pretendime territoriale dhe “tokė greke” brenda Shqipėrisė! Ishte pėr tė qeshur dhe pėr tė qarė, kur kryedeputetja jonė zbuloi se “e paskemi votuar rezolutėn, por s’i paskemi numėruar mirė votat”, duke e kaluar pa zė dhe pa e lexuar dhe njė herė nė atė sallė tė Kuvendit. Nuk ka asnjė reagim zyrtar pėr shenjat dhe nishanet e Shqipėrisė qė shteti grek i pėrdhos aq lehtėsisht dhe madje duke na kėrcėnuar “shkruajini //////////////gėrqisht kėto toponimet greke paēka se dhiavatirio ėshtė tuaja!” Nuk ka asnjė reagim nga institucionet relevante, apo dhe Avokati i Popullit kur djemtė shqiptarė qė vuajnė dėnimet nė burgjet greke lėshohen natėn si kavie pėr t’u gjuajtur dhe vrarė pyjeve dhe gėrxheve tė Greqisė, duke stėrvitur dhe trajnuar trupat speciale greke. Mos harrojmė se atyre u ėshtė privuar liria, kurse siguria e burgjeve greke ėshtė detyrim i autoriteteve tė atij shteti, qė jo vetėm s’mbajnė pėrgjegjėsi, por s’marrin asnjė konseguencė nga ligji dhe gjykatat, tek i kthejnė tė dėnuarit “me burgim” nė “me pushkatim”! Si shqiptar do t’i kėrkoja shtetit tim dinjitet dhe, tė denonconte nė mbarė Europėn qoftė edhe njė fjalė fyese tė policit grek dhe jo mė akte dhe veprime flagrante antiqytetare dhe antieuropiane si mė sipėr. Nė Europė nuk mund tė shkojmė pa dinjitetin, identitetin dhe ADN-nė tonė shqiptare.

    Platforma e pretendimeve territoriale, si dhe organizatat e caktuara greke dhe tė diasporės sė saj, historikisht kanė ekzistuar dhe investohen pėr kėta objektiva tė tyre. Por sa mendoni se ka ceduar Shqipėria pėrballė tyre dhe pse mendoni qė kjo nuk i ka shqetėsuar shtetarėt tanė tė kėtij tranzicioni?

    Unė mendoj se njė platformė helenizuese e hapėsirės periferike tė shtetit grek, ka qenė dhe ėshtė institucionale nė Greqi. Kjo platformė ėshtė e vjetėr qė kurse filloi helenizimi i Epirit (nė hapėsirėn e viteve ‘730) dhe pėrfundoi me rėnien e Perandorisė Osmane. Rolin determinues gjithmonė e ka luajtur kisha, e cila ka pasur devizė tė saj “Ortodoksi do tė thotė Greqi”, mbi njė psikologji tė pėrpunuar tė opinionit panhelen si ajo e shekullit tė 18 “kur bullgarėt qenkan ortodoksė, atėherė ē’u duhet njė shtet i tyre!”. Pėrsėri kisha ėshtė flamurtare kėtė radhė edhe e kėsaj nisme nė vendin e shqiponjave, pavarėsisht se ortodoksia shqiptare s’ėshtė greke, pasi shqiptarėt u vunė nėn kishėn lindore tė Kostandinopojės pas shekullit VIII dhe u shpallėn “autoqefale” nė vitet ’30. Nė kėtė kuptim “projekti shqiptar” jo vetėm qė ka rėndėsinė e tij nė programin e helenizimit, por ka marrė pėrparėsi kėta njėzet vitet e fundit. Nga ana tjetėr, lehtėsisht vihet re se ka njė shkallėzim tė kėtij programi. Deri dje flitej dhe pretendohej “pėr minoritetin dhe tė drejtat themelore tė tij”, tani flitet pėr “Ortodoksinė dhe tė drejtat e kishės nė Shqipėri”. Deri dje mitingjet, ceremonitė apo mbledhjet pėrkujtimore bėheshin nė Greqi, tani (prej disa vitesh) ato bėhen nė Shqipėri dhe nė mes tė ditės, madje edhe nga persona tė paligjshėm qė nuk u rezervohet njė liri e tillė as nė Greqi! Deri dje “e ngrinin zėrin” zyrat konsullore dhe zyrtarėt grekė pėr problemet nė hartėn e njohur tė vendndodhjes sė minoritetit, tani flet kisha dhe priftėrinjtė pėr tė drejtat nė hartėn ortodokse! Ahere ē’ka ndodhur, ndėrsa politikanėt tanė “janė tė zėnė” me politikat e mėdha tė ditės qė bėhen kėtu, kemi tė drejtė tė pyesim: ku janė ligji dhe institucionet e shtetit tonė? T’u thuash shqiptarėve se “po shkelin tė drejtat e besimit tė njė komuniteti” kjo do tė duhej tė shėnohej nė “Gines” po tė ishte e vėrtetė, pasi ka mbi dy mijė vjet qė s’ka ndodhur! Nga ana tjetėr, nėn hijen e tolerancės dhe shtetit laik, nuk mund tė mbulohet politika e pėrunjur dhe servile, pėr mė tepėr ajo nuk bėn efekt. (Pėrgjigjja ekuivalente e njė polici shqiptar kur ktheu mbrapa dhe ai disa qytetarė grekė nė frymėn e “reciprocitetit”, pati mė shumė efekt dhe shteti grek e hapi prapė portėn). Nga ana tjetėr, gjėrat po shkojnė nė njė drejtim tė padėshiruar dhe tė rrezikshėm: tek flisja me zyrtarė lokalė nė Pėrmet, me shqetėsim dėgjova shpėrthimin e tyre “kėto i bėjnė disa talebanė”! Pėrballė produkteve tė tilla duhet tė shqetėsohemi seriozisht, pasi kurrė nuk ka ekzistuar ndarja dhe pėrēarja mes nesh pėr motive fetare dhe tė besimit.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...hes-shqiptare/
    Jane 2 njerez ketu Aleksander Cipa dhe Vasil Gjika, te cilet kane marre persiper te kryejne nje "bisede" me nje rezultat te paracaktuar. Kjo duket nga pyetjet qe drejton z. Cipa te cilat jane pothuajse nje pergjigje e deshiruar prej tij, ne unison te plote me z. Gjika, ish deputetin e PD-se. Konkluzioni del ne fund te bisedes dhe eshte i pritshem: "Kryepiskopi Anastas te largohet nga Kreu i KOASH-it dhe mundesisht fare nga Shqiperia". Pavaresisht gjuhes diplomatike te perdorur ne fillim te bisedes, rezultati eshte i njejte dhe ne unison me frasherin, xhufin, nazarkon, zhejin, kotanin, pecin,..etj., dhe patjeter me markun si kryetar.
    Marifeti qe perdor z. Gjika eshte tashme nje taktike e rendomte,..njejesohet Kisha Greke me shtetin grek me "agimin e arte" me vorio-epirin, dhe me Anastasin si "agjent"...
    Tamam skenar enveristo-mafioz, keta skenare te dale boje perdorte e.hoxha per te eliminuar kundershtaret e tij. Keshtu qe duke dashur t`i thote te bardhes te zeze, thika i has tek figura e paster e Fortlumturise se Tij, duke mos patur asnje fakt per ta paditur, merret me retorika te rendomta nacionaliste,..se pari Kisha Greke nuk njejesohet me shtetin grek dhe aq me teper shteti grek me "agimin e arte" per te cilin kane filluar procedurat ligjore,....,dhe aq me teper per Kryepiskopin qe s`ka ndonje lidhje te forte sepse ia ka perkushtuar jeten perhapjes se orthodhoksise kudo ne bote e eshte larguar i ri nga Greqia.
    Z. Gjika perserit gabimin e shune njerezve lidhur me mikronacionalizmin, ku Kishen e se Tereshenjtes e konsideron si "prone" vetem te permetareve. Ketu tregon se nuk njeh asgje nga kanonet e Kishes Orthodhokse (gje qe pranon edhe vete), sepse per cdo Kishe Orthodhokse ne bote ka pergjegjesi cdo orthodhoks ne bote, jo me per nje Kishe brenda Shqiperise per te cilet cdo orthodhoks shqiptar duhet te interesohet, e te mos e zere gjumi derisa te vihet e drejta ne vend.
    Persa i perket nderhyrjes se Greqise ne mbrojtje te ceshtjes "Permeti", ne duhet ta falenderojme ate dhe cilindo qe ne keto dite te veshtira ne mbeshtet moralisht, kur nuk te mbeshtet shteti yt kuptohet, do t`u jemi mirenjohes atyre qe na mbeshtetin. Por sic shihet z. Gjika nuk eshte ndonje besimtar, dhe nuk mund te merren serozisht fjalet e tij, sepse ai e pohon vete qe nuk i kupton ato qe thote.
    Z.gjika i konsideron inskenime skenat qe dhunes qe kane bere xhiron e botes, por nuk ia nxe goja te thote dy fjale per pjesen e poshtme ta ajsbergut, per dhembet e thyera te prifterinjve, per sharjet: "Kelysh i Janullatosit",..etj., fyerje,.
    z. gjika ne permend stilin "shqiptar" dhe "grek" te Kishave, por ne mosdijen e tij nuk e kupton se Kishat Orthodhokse kane vetem nje stil, stilin BIZANTIN,..Keshtu Katedralja "Ngjallja e Krishtit" ne Tirane ka ngjashmeri me Kishen e "Shen Sofise" ne Kostandinopoje, etj.
    z. gjika shqetesohet per autoqefaline e "humbur" sipas tij, por nuk ka sy te shikoje se keto 23 vjet Kisha jone Orthodhokse eshte me te vertet Autoqefale...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 24-09-2013 mė 11:46
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #846
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin

    Ju , i nderuar besimtar i krishtere , nese e keni lexuar biblen ne nje varg te bibles shprehimisht si me poshte nje varg : Bindju pushtetit . Pra nese do te futesh ne mbreterine e perendise nuk mund te fjalosesh si alabak aq me teper te veprosh si i tille , gjithsesi perendia ju nxjerrte nga kthetrat e djallit juve dhe klerin orthodoks
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  7. #847
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,462
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Kisha e Permetit: Komuniteti i krishtere reagon me nje ze ne mbrojtje te Kishes

    Citim Postuar mė parė nga SaS Lexo Postimin
    Ju , i nderuar besimtar i krishtere , nese e keni lexuar biblen ne nje varg te bibles shprehimisht si me poshte nje varg : Bindju pushtetit . Pra nese do te futesh ne mbreterine e perendise nuk mund te fjalosesh si alabak aq me teper te veprosh si i tille , gjithsesi perendia ju nxjerrte nga kthetrat e djallit juve dhe klerin orthodoks
    I nderuar, nuk mund te merren fraza te shkeputura nga Shkrimi i Shenjte dhe t`u pershtaten ngjarjeve qe ndodhin ne jeten tone. Kjo pasi Shkrimi i Shenjte eshte Nje e tere...,
    Ne rastin konkret per pushtetet ju keni te drejte, por rasti i Kishes se te Tereshenjtes ne Permet eshte tjeter gje,..u krye perdhosje dhe sakrilegj ndaj vendit te SHENJTE dhe vete ndaj Shkrimit te Shenjte te cilin ti e citove, i cili u hodh ne plehrat e bashkise,,,,
    Po te citojme "fjale per fjale" Shkrimin e Shenjte, kemi nje rast kur Krishti rrembeu kamzhikun dhe pasi hyri ne tempullin e Jerusalemit, qelloi me to objektet e tregetareve me fjalet:"Ju e kthyet tempullit ne shpelle kusaresh", ..pra ne raste sakrilegjesh mund te veprohet edhe me "kamzhik"....por megjithate ne deri me sot nuk e kemi perdorur kamzhikun, por vetem "fjalen"...
    Ne besimin tone orthodhoks njihet dhe pranohet "lufta mbrojtese",..pra nese dikush te hyn ne shtepi per te te vjedhur dhe per te te cnderuar gruan a motren, kemi te drejte te perdorim "Armen", si mjet mbrojtjeje,...pavaresisht se ky "hajdut" maskohet aktualisht me vendime gjykatash te korruptuara dhe mercenare te paguar mire..
    Por, megjithe keto te drejta, ne jo veten armen dhe kamzhikun qe s`po e perdorim, por edhe me "fjalen" nuk kemi abuzuar e nuk po shajme njeri, pervec mbrojtjes, ne nje kohe qe nje fjalor rrugaceror i shkalles se fundit perdoret ndaj nesh neper forume
    ...sidhe media nuk mbetet prapa me "figura" si frasheri, xhufi, zheji, nazarko, peci, kotani,..etj, te cilet akuzojne ne menyren me skandaloze pa asnje fakt Fortlumturine e Tij Anastasin dhe rrjedhimisht edhe gjithe orthodhokset...
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 43 prej 43 FillimFillim ... 33414243

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •