Pėrmet – Prej vitesh, Kisha Ortodokse ka pretenduar pronėsinė e Pallatit tė Kulturės “Naim Frashėri” nė Pėrmet, ku edhe ėshtė ngritur brenda tij njė kishė.
Kjo i hap rrugė proceseve gjyqėsore qė prej vitit 2011, kur kryebashkiaku i asaj periudhe, bėri njė denoncim nė prokurori pėr ndryshim tė destinacionit tė objektit. Drejtėsia nuk i ka dhėnė tė drejtė Kishės Ortodokse, e cila megjithatė duket se nuk preferon t’i lėshojė ambientet.
Pėr kėtė arsye, gjatė ditės sė sotme, kanė ndėrhyrė forcat e Pėrmbarimit pėr tė hequr prej objektet fetare. Kryetari i zyrės Pėrmbarimore, Fatos Alimadhi, deklaroi se pėrfaqėsuesit e kishės kanė pėrdorur forcėn dhe presione pėr tė bllokuar punėn. “Pėrmbarimi thjesht ka ekzekutuar njė vendim tė formės sė prerė tė Gjykatės Kushtetuese, veprim qė duhet tė ishte zbatuar 10 vite mė parė”, thotė Alimadhi.
Pas vendimeve tė njėpasnjėshme tė gjykatave, objekti do t’i kalojė nėn zotėrim bashkisė sė qytetit pėr ta administruar atė.
Dhune edhe ndaj gazetareve
Nga Telnis Skuqi
Personalisht nuk kisha ndėrmend tė reagoja. Nuk kisha qejf tė isha as protagonist nė njė ngjarje qė nuk mė takon mua, pasi do ta keqkuptonin, plus preferova heshtjen.
Disa muaj mė parė, u dhunova psikologjikisht nga ēamėt nė Klogjer nė Sarandės, por sot u dhunova fizikisht sėbashku me kolegun tim tė Top Channel, Arjan Xhani, nga policia private Aulona, e cila ishte pajtuar nga njė zyrė e pėrmbarimit, po privat.
Isha nė detyrė. Vetė i katėrti. Ora ishte 08:00 e mėngjesit.
Njė godinė dykatėshe nė qendėr tė qytetit, atė ditė do tė ndryshonte pronėsinė, fal njė vendimi tė formės sė prerė tė Gjykatės Kushtetuese.
Pėr 16 vite objekti administrohesh nga Kisha Ortodokse. Plotė 15 herė zyra e pėrmbarimit kishte tentuar tė zbatonte nė terren vendimit e gjyqėsorit, por kishin dėshtuar.
Personalisht nuk dua tia di se kush ka tė drejtė Kisha Ortodokse apo Bashkia e Pėrmetit. Ėshtė ēėshtje e tyre. Unė jam gazetar dhe fotoreporter, nuk mė lejohet tė komentoj vendimet e gjyėsorit tė vendit tim. Personalisht i respektoj, qoftė i mirė apo i keq.
Sapo nisa punėn, pasi shtegėtova pėr 90 minuta nga Gjirokastra nė Pėrmet, dy policė privat, njėri civil dhe tjetri ushtarak, ushtruan dhunė fizike mbi trupin tim.
Dy grushta, njėri nė kokė dhe tjetėri nė nofull, ishin tė mjaftueshėm pėr tė mė paralizuar.
Nuk i besoja syve. Na lajmėruan vet dhe pėrfundova si ējapi tek kasapi.
Ata mė therrėn. Mė kėrcėnuan familjen nėqoftėse denoncoj nė media, madje polici qė mė grushtoj mė tregoj vdekjen.
Unė i kam bėrė 5 vjet burg pėr vrasje. Nuk e kam pėr gjė tė tė vras edhe ty, tha polici trupmadh.
Ngela pa fjalė pėr mikpritjen. Ishte pėr tu marrė shembull.
U dhunova vetėm se isha gazetar dhe fotoreporter.
Njė orė mė pas, kolegu im pėrmetar Arjan Xhani, i Top Channel, pėrsoi tė njėjtin fat.
Nė njė situatė krejtėsisht tė qetė, ai u dhunua keqaz nga dy civilė.
Disa breshėri grushtash fluturuan nė fytyrėn e tij. Kamera e tij u zhduk si me magji dhe pas disa 20 minutash ia dorėzuan tė zotit me objektiv tė copėtuar.
Dreq, thashė me vete, kaq tė padėshirueshėm jemi, sa kudo ku shkojmė na del dajaku pa tė keq.
Nuk e doja mė vete. Konkartėn e gazetarit kot e mbaj nė xhep. Nuk pinė ujė. Ata nuk pyesin fare, janė gati tė tė copėtojnė.
Fatmirėsisht disa pamje filmike prej 55 sekonda janė tė mjaftueshme pėr tė denoncuar dhunėn, jo ndaj meje, por ndaj medias.
Vitet e fundit ėshtė bėrė modė qė gazetarėt e terrenit dalin nė gjakosur gjatė raportimit.
Mediat qėndrore heshtėn. Pėr ta nuk ka rėndėsi jetėt tona. Korrespodentėt e rretheve janė mish pėr top. Ata duan vetėm pamjet filmike apo fotografi nga vendngjarja, mundėsisht ti dėrgosh me shpejtėsinė e dritės.
Ky denoncim nuk ėshtė personale. Unė jam mėsuar me tė tilla ngjarje, jo se kam lėkurė derri apo gjak tė tepėrt, por sepse unė e dua marrėsisht kėtė profesion, si unė edhe shumė tė tjerė.
E kam nisur kėtė profesion qysh 14 vite mė parė, ku shteti nuk dinte ku kishte kokėn. Dhuna atėherė ishte lehtė. Vitet e fundit ėshtė bėrė masive, madje gazetarėt e terrenit qėllohen nė ditė tė diellit.
Nuk e kuptoj se si ėshtė e mundur qė dy gazetarė dhunohen pa tė keq nė njė vendngjarje, nė tė njėjtin kohė, dhe askush nuk reagon.
Mjaft! Personalisht kam vendosur tė mos hesht mė! Ėshtė turp qė nė vitin 2013 gazetarėt tė dhunohen vetėm sa janė tė tillė.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 17-08-2013 mė 03:53
polici private??? keta jane njeqelizore. pa tru, kriminela . Po nuk doli ndonje sylesh atje tja u numeronte ne lule te ballit e te shikonim si fryheshin keta mu.ter ....
PS ndryshoni dhe titullin e temes se une personalisht nuk pashe ndonje flamur te valvitej atje megjithese me te tille tituj provokative cfare te presesh.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Korcar-L1 : 17-08-2013 mė 04:08
Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
xfiles
Nuk di qe ne greqisht te kete mbiemer Thomollari, por dukesh qe nuk je e krishtere, pavaresisht pohimit qe ben ne fillim. Ti nuk shkon as ne kishe dhe besoj se kjo vjen se ndjek vetem televizorin. Megjithate ti vetem flet per greke, por harron se aty ne ate vend sot u shemb per here te dyte kisha e Shen Marise, per here te pare komunistet e prishen pjeserisht dhe nje pjese te mureve te saj e perdoren si pallati i kultures. Sot kur kisha u prish perseri. Ajo qe me shqeteson eshte kur ti quan grek cdo klerik ortodoks shqiptar pa shkuar ne kishe, pa degjuar e pare se cfare behet ne kishen prishur dje, imagjino sa ti e nderon familjen tende, traditen tende dhe ate qe je shqiptare vetem ne emer sepse ne veper sapo bere nje shqiptar grek qe duket nga mbiemri te cilin te pakten tregon trungun familjar.
Ane po aty ka qene kisha te cilen pjeserisht e prishen komunistet dhe e kthyen ne pallat kulture duke e modifikuar. E kupton qe ne asnje rast kisha nuk kerkon te prishe asgje por t'i kthehet kisha. Komuniteti i krishter ortodoks mesa di une ofroi te ndihmonte ne ngritjen e nje qendre kulturore te re bashkise, pora ata nuk e pranuan, por as komuniteti kristian nuk i premtuan ndonje vend ku te ndertonte kishen sic beri bashkia e Tiranes. Mqs 15 kateshin nuk e prishte dot se aty ka qene kisha ortodokse nese gjithmone e di i dha nje vend tjeter dhe askush nuk ankohet nga ortodokset ne Tirane, por ne Permet ata nuk negociojne.
Krijoni Kontakt