Close
Faqja 36 prej 85 FillimFillim ... 26343536373846 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 351 deri 360 prej 847
  1. #351
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: KOASH: Nese shteti nuk na rikthen Kishen ne Permet, do ti drejtohemi Strazburgut

    Nuk po flet njeri kunder kishes, por grekut qe fut hundet me punet tona. Imagjino te futin hundet dhe turqit e arabet sa here lind ndonje konflikt me ndonje xhami ne Shqiperi. Do te dukej normale?
    Feelings change - memories don't.

  2. #352
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Pėr: KOASH: Nese shteti nuk na rikthen Kishen ne Permet, do ti drejtohemi Strazburgut

    Citim Postuar mė parė nga Archon Lexo Postimin
    ja ta shpjegoj une,ne shqiperi,kisha orthodhokse autoqefale e shqiperise,perfshin shqiptaret,greket,vllehet,sllavet e prespes dhe zonave te shkodres,pra eshte kishe edhe e minoritareve greke,prandaj reagon greqia.

    mos me thoni se ju flisni kunder kishes e beni vetem se futi hundet greku,se kesaj i thone "per inat te vjehrres,shkoj dhe fle me mullixhiun"
    po gerqia ceshte mbrojtse e ketyre pakicave?kush ja dha kete detyre?-nuk mund te flase gwrqia per pakica kur vete nuj njeh asnje pakice,nuk mund te flase greqia shoviniste
    kuptohet qe cdo debat behet vetem se greku aty ka rrenjet...dhe pa turp ve ne loje dhe emigrantet,pra te jesh i sigurt se ka te beje vetem me grekun.

  3. #353
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: KOASH: Nese shteti nuk na rikthen Kishen ne Permet, do ti drejtohemi Strazburgut

    Ja tani mos u shqetesoni se nuk reagoi edhe vetem Greqia,por edhe Vatikani dhe nuk kane per tu mbyllur me kaq reagimet nga jashte,mbajeni mend

    Nunci apostolik i Vatikanit i bėn vizitė Kryepiskopit Anastas

    Dje, mė 21 gusht, Nunci Apostolik i Selisė sė Shenjtė tė Vatikanit nė vendin tonė, Arqipeshkvi Ramiro Moliner Inglés, i shoqėruar nga ndihmėsi i tij, vizitoi Kryepiskopin Tiranės, Durrėsit dhe tė Gjithė Shqipėrisė, Anastasin, nė Selinė e Kryepiskopatės sė Shenjtė Orthodhokse, pėr t’i dorėzuar letrėn enciklike “Lumen Fidei”, tė Papa Franēeskut I.

    Nė kėtė takim, midis tė tjerash, Nuncit iu dha rasti tė informohet edhe rreth ngjarjes sė fundit tė pėrdhosjes sė kishės sė Tėrėshenjtės Mari, nė Pėrmet.

  4. #354
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Pėr: KOASH: Nese shteti nuk na rikthen Kishen ne Permet, do ti drejtohemi Strazburgut

    “Nuk meritoni tė shkelni nė Greqi, Shkoni nė Pėrmet dhe lironi kishėn nga uzurpatorėt e djallit”
    22 Gusht, 2013 | Postuar nė: Aktualitet,Kryesore,Sociale | Shkruar nga: TemA Online






    Policia greke, pėr shkak tė ēėshtjes sė Kishės Ortodokse nė Pėrmet, kthyen nė kufi rreth njė mijė shqiptarė. Ata madje kanė kthyer edhe njerėz tė sėmurė, tė cilėt shkonin pėr kurim nė Greqi, duke shkelur kėshtu tė drejtat e njeriut. I tillės ėshtė rasti i Ligur Mana, historia e tė cilit sillet nga gazeta “Panorama”.

    “Kam qenė i shoqėruar me babain dhe gruan time dhe sė bashku jemi nisur nga Tirana pėr nė Athinė me autobus. Nuk shkoj turist, por nga halli qė mė ka zėnė prej kohėsh. Babai im ėshtė i sėmurė me tumor, po tė njėjtin fat gėzon edhe bashkėshortja ime 31-vjeēare. Shkoj nė Athinė pėr tė ndėrmarrė njė kimioterapi mjekėsore qė kushton mė lirė sesa nė Tiranė dhe kjo, falė njė donacioni. Por, nuk mund tė lihet nė kufi as gruaja ime dhe as babai im tė sėmurė pėr shkak tė kishės sė Pėrmetit”, shprehet i pėrlotur Liguri.

    35-vjeēari thotė se ka qenė i pajisur me sasi tė mjaftueshme tė hollash pėr t’iu pėrgjigjur refuzimit tė kontrollorėve grekė, por edhe kjo nuk ka mjaftuar pėr tė.

    “Mė kėrkuan mua e njerėzve tė mi njė sasi tė hollash dhe ia kam deklaruar dhe, nė kėtė kohė, mė thanė qė tė kthehesha pas. Kur kam kėrkuar shpjegime, ma prenė: “Kthehu pas se nuk meriton tė shkelėsh nė Greqi ti dhe njerėzit e tu. Shkoni nė Pėrmet dhe lironi kishėn nga uzurpatorėt e djallit, mė thanė grekėt”, u shpreh Liguri./b.l

  5. #355
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Pėr: KOASH: Nese shteti nuk na rikthen Kishen ne Permet, do ti drejtohemi Strazburgut



    Ju anti orthodoksa,anti kristian, na paraqisni nje dokument apo video qe verteton te kunderten.....

  6. #356
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Pėr: KOASH: Nese shteti nuk na rikthen Kishen ne Permet, do ti drejtohemi Strazburgut

    Rezultati i votimit te ketij problemi ne Balkanweb :

    Incidenti nė Pėrmet pėr Pallatin e Kulturės, kush mendoni ju se ka tė drejtė:
    Faleminderit qė votuat
    Rezultati i sondazhit

    a)Bashkia 80.27%
    b)Kisha 19.73%
    Totali Votave 3178

    Tregon qarte minorancen kristiane ne shqiperi dhe rritjen e maxhorances islame.
    Ky eshte realiteti shqiptar, realitet qe perendimi e di prej kohesh por qe shqiptaret per perfitime nga ndonje here fshihen pas gishtit dhe kujtojne se nuk duken.....

    P.S.
    Aty eshte dhe vota ime.

  7. #357
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: KOASH: Nese shteti nuk na rikthen Kishen ne Permet, do ti drejtohemi Strazburgut

    Citim Postuar mė parė nga Breshka Lexo Postimin
    Rezultati i votimit te ketij problemi ne Balkanweb :

    Incidenti nė Pėrmet pėr Pallatin e Kulturės, kush mendoni ju se ka tė drejtė:
    Faleminderit qė votuat
    Rezultati i sondazhit

    a)Bashkia 80.27%
    b)Kisha 19.73%
    Totali Votave 3178

    Tregon qarte minorancen kristiane ne shqiperi dhe rritjen e maxhorances islame.
    Ky eshte realiteti shqiptar, realitet qe perendimi e di prej kohesh por qe shqiptaret per perfitime nga ndonje here fshihen pas gishtit dhe kujtojne se nuk duken.....

    P.S.
    Aty eshte dhe vota ime.
    Ku e pe qe tregon qarte rritjen e fese islame? Pse nuk mendon qe shumica s'do t'ja dije fare per fe? Kjo eshte e verteta.
    Feelings change - memories don't.

  8. #358
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Greqia, e perkedhelura e BE-se

    Greqia, e perkedhelura e BE-se

    Nga Lek Gjoka/Jacksonville/Florida

    Pėrplasja mes kishes ortodokse nė Permet dhe organeve shtetetore shqiptare ėshtė njė problem qe nuk duhet tė kishte arritur deri nė piken kritike.Sigurisht qė pėrplasje te tilla nuk duhen zgjidhur me dhunė por ndėrhyrja e shtetit Grek nė ketė ēeshtje ėshtė nderhyrje nė punet e brendshme tė qeverise se Shqiperise sepse mbi ligjin dhe kushtetuten e vendit nuk duhet tė dale asnje qytetar apo besim fetar.
    Pėrse ndėrhyn qeveria Greke kur dihet qe Permeti ėshtė njė qytet shqiptar dhe besimtaret janė shqiptare? Pretendimet e Greqise qė ēdo qytetar shqiptar i besimit ortodoks ėshtė grek, ėshtė teper absurde dhe naive sepse unė jam i besimit katolik mos valle duhet te jem italian?Jo,jo jam 100% shqiptar.
    Pretendimet e qeverisė se Greqise nxierrin nė pah fytyren e vertete te njė shteti qė nuk plotėson kushtet pėr tė qenė antare e Bashkimit Europian sepse shkel normat e miqėsise reciproke mė fqinjet .Sigurisht shtetet e BE-se duhet ta kuptojnė se qeveria e perkedhelur Greke ka kakuar kufirin se deri ku mund tė ndėrhyje nė punėt e njė shteti tjeter.
    Mė qesharakja ėshtė qe shteti Grek pretendon qe njė problem pronesi tė njė shteti tjeter mes atij shteti dhe kishes ta pėrdore si kusht qe ai shtet duhet tė plotėsojė qė tė antarsohet nė familjen evropiane kur ai shtet (Greqia)duhet tė kerkoje falje publike popullsise shqiptare Ēame pėr genocidin e ushtruar ndaj tyre, duhet tiu ktheje pasurite e grabitura mė dhunė.
    Sigurisht BE-a e di se Greqia ėshtė delja e zeze e Europes por pėrseri e perkedhel Greqine duke pranuar marrjen nė shqyrtim tė probleme tė tilla naive.Europe ,Shqipėra ėshtė pjese e Europes dhe njė ditė do tė behet antare e kesaj familje tė madhe, ndaj ta dish se nė familje gjithe femijet janė njėlloj , ndaj duhet tia terheqesh veshin Greqise pėr diskriminimet e pėrditshmė tė emigranteve shqiptare, dhe dhunėn ndaj emigranteve te huaj nga Partia neonaziste Agimi i Arte.Kohėrat kanė ndryshuar Evrope, shqiptaret janė shkolluar dhe janė njėlloj si gjithė kombet e tjera ndaj zeri i tyre ndaj padrejtesise nuk do tė heshte por do tė ushtojė fuqishem nė tė gjitha instancat e larta nė USA, BE,OKB, etj.
    Pėrpara qe tė jete vonė dhe tė mos shpertheje ndonjė revolte shqiptare nė Ballkan terhiqja veshin shtetit te perkedhelur Grek qe jeton si parazit me paret e taksa paguesve europiane. Greqi nderroje shikimin mos tė tė qorroje nacionalizmi i semure sepse nė vend qe tė ndihmosh nė paqen nė Ballkan po i hedh benzine zjarrit , zjarr qe njė dite mund tė digjesh edhe ty mbrenda ..

    - See more at: http://gazetadielli.com/greqia-e-per....jXJejdQm.dpuf

  9. #359
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Pėr: Greqia, e perkedhelura e BE-se

    zotni Leke Gjoka pershendetje

    Media mirditore po merret me ngritjen e zerit per nje ceshtje qe eshte pallati i kultures Rubik dhe qe eshte ne fakt prone e dioqezes se Mirdites, mirpo si pike referimi keta gazetare mirditore kerkuan ngjashem si me ate ngjarjen ne Permet.

    te ftoj te lezosh sa me poshte ne lidhje me marrveshjet mes qeverise shqiptare dhe selise se shenjte te Vatikanit, nje marrveshje qe u be realitet ne vitin 2008.

    ...pa keqkuptime se edhe vete une jam katolik shqiptar nga Mirdita....

    Ligj Nr. 9865 Date 31.01.2008

    LIGJ

    Nr.9865, datė 31.1.2008

    PĖR RATIFIKIMIN E "MARRĖVESHJES NDĖRMJET REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ DHE SELISĖ SĖ SHENJTĖ PĖR DISA ĒĖSHTJE EKONOMIKE DHE TATIMORE"

    Nė mbėshtetje tė neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 tė Kushtetutės, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave,

    KUVENDI I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

    VENDOSI:

    Neni 1

    Ratifikohet "Marrėveshja ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Selisė sė Shenjtė pėr disa ēėshtje ekonomike dhe tatimore".

    Neni 2

    Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.

    Shpallur me dekretin nr.5616, datė 12.2.2008 tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Bamir Topi

    MARRĖVESHJE NDĖRMJET REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ DHE SELISĖ SĖ SHENJTĖ MBI DISA ĒĖSHTJE EKONOMIKE DHE TATIMORE

    Republika e Shqipėrisė dhe Selia e Shenjtė me vullnetin e pėrbashkėt pėr tė forcuar marrėdhėniet reciproke, duke iu referuar parimeve tė njohura nė shkallė ndėrkombėtare tė lirisė sė ndėrgjegjes dhe tė fesė, duke vlerėsuar kontributin e rėndėsishėm shoqėror, moral dhe historik tė Kishės Katolike nė jetėn e vendit, me qėllimin pėr tė pėrcaktuar njė kuadėr ligjor pėrkatės pėr ecurinė normale tė veprimtarive tė Kishės Katolike nė Shqipėri, u morėn vesh mbi nevojėn pėr tė arritur nė njė Marrėveshje pėr tė rregulluar mė mirė disa ēėshtje me natyrė ekonomike dhe tatimore.

    Palėt bien dakord pėr sa vijon:

    Neni 1

    Republika e Shqipėrisė garanton tė drejtėn qė i ėshtė njohur Kishės Katolike nė Shqipėri pėr tė zotėruar dhe pėr tė administruar nė mėnyrė tė pavarur tė mira dhe burime ekonomike tė nevojshme pėr zhvillimin e misionit tė vet.

    Neni 2

    Kisha Katolike lirisht mund tė sigurojė dhe tė marrė ndihma materiale ose financiare tė ardhura nga besimtarė dhe dhurues, edhe nga jashtė shtetit. Ajo mund tė organizojė mbledhje ndihmash publike dhe tė pranojė lėmosh, tė cilat do t'i shėrbejnė pėr zhvillimin e misionit tė saj. Subvencionet financiare tė ēfarėdolloji dhe ēdo e ardhur tjetėr e ligjshme, si edhe donacionet materiale, tė destinuara pėr tė realizuar misionin e vet, nuk do t'i nėnshtrohen asnjė lloj takse apo tatimi.

    Neni 3

    Janė tė pėrjashtuara nga taksa mbi ndėrtesėn, ndėrtesat nė pronėsi ose nė pėrdorim tė Kishės Katolike, tė enteve tė saj dhe tė institucioneve tė saj tė parashikuara nė Kodin e sė Drejtės Kanonike, tė themeluara nga autoriteti kompetent kishtar si persona juridikė kishtar ose tė njohura si organizata pa qėllim fitimi tė Kishės Katolike dhe tė regjistruara pranė organeve kompetente shtetėrore shqiptare, nė rastet kur ato pėrdoren pėr ushtrimin e kultit, drejtimin dhe administrimin kishtar, veprimtarinė baritore, humanitare dhe bamirėse, formimin e meshtarėve dhe tė rregulltarėve, mėsimin e teologjisė dhe tė shkencave tė tjera kishtare, si dhe pėr banimin e mbarėshtuesve tė kultit dhe tė personelit fetar dhe laik nė shėrbim tė Kishės.

    Neni 4

    Pėrjashtimet e parashikuara nė nenin 3 tė kėsaj Marrėveshjeje nuk do tė zbatohen nė rast se ndėrtesat nė tė, tė pėrmendura, do tė pėrdoren pėr veprimtari qė kanė qėllim fitimi. Nė kėtė rast do tė zbatohet legjislacioni nė fuqi duke mbajtur parasysh tarifat e caktuara prej organeve tė pushtetit lokal.

    Neni 5

    Pėr ndėrtesat dhe ambientet e caktuara pėr veprimtari edukative dhe shkollore, edhe universitare e pasuniversitare, shoqėrore dhe shėndetėsore, nė pronėsi ose nė pėrdorim tė enteve dhe tė institucioneve tė parashikuara nė nenin 3 tė kėsaj Marrėveshjeje, do tė zbatohet tarifa e caktuar prej organeve tė pushtetit lokal, e cila nuk duhet tė jetė mė e madhe se tarifa e pėrcaktuar pėr organizatat e tjera pa qėllim fitimi qė zhvillojnė tė njėjtat veprimtari, duke llogaritur vetėm sipėrfaqen e ambientit nė tė cilin zhvillohen veprimtaritė e parashikuara.

    Neni 6

    Pasuritė e luajtshme dhe tė paluajtshme nė pronėsi tė Kishės Katolike ose tė enteve tė saj, tė pėrdorura pėr ushtrimin e kultit, drejtimin dhe administrimin kishtar, veprimtarinė baritore, humanitare dhe bamirėse, formimin e meshtarėve dhe tė rregulltarėve, si dhe pėr banimin e mbarėshtuesve tė kultit dhe tė personelit fetar dhe laik nė shėrbim tė Kishės do tė pėrjashtohen nga pagimi i taksės sė trashėgimisė ose tė kalimit tė pasurisė, nė rastin e dhurimeve mes Kishės Katolike dhe enteve tė saj, ose mes vetė enteve tė parashikuara nė nenin 3 tė kėsaj Marrėveshjeje. Destinacioni i pasurive tė sipėrpėrmendura do tė provohet me aktet noteriale pėrkatėse.

    Neni 7

    Pėrjashtohen nga detyrimi i derdhjes sė kontributeve pėr sigurim shoqėror dhe shėndetėsor mbarėshtuesit e kultit dhe personeli fetar dhe laik nė shėrbim tė Kishės, me kombėsi tė huaj, me banim tė rregullt nė Shqipėri, tė cilėt nuk pėrfitojnė asnjė tė ardhur apo shpėrblim pėr kryerjen e veprimtarisė sė tyre nė shėrbim tė Kishės, edhe nė cilėsinė e themeluesve, tė drejtuesve apo tė pėrfaqėsuesve ligjorė tė enteve apo institucioneve tė parashikuara nė nenin 3 tė kėsaj Marrėveshjeje dhe qė i kanė derdhur mė parė kėto kontribute nė vendet e origjinės. Subjekteve tė sipėrpėrm endura do t'i takojė detyrimi pėr ta provuar kėtė me dokumente pranė organeve shtetėrore kompetente.

    Neni 8

    Personat juridikė kishtar tė Kishės Katolike, tė parashikuar nė Kodin e sė Drejtės Kanonike ose tė njohura prej Autoritetit kompetent kishtar dhe tė regjistruar pranė organeve shtetėrore pėrkatėse, pėrsa i takon veprimtarive tė tyre me karakter institucional si: ushtrimi i kultit, drejtimi dhe administrimi kishtar, veprimtaria baritore, humanitare dhe bamirėse, formimi i meshtarėve dhe i rregulltarėve, mėsimi i teologjisė dhe i shkencave tė tjera kishtare, nuk janė tė detyruar tė mbajnė regjistrat kontabėl dhe t'u nėnshtrohen standardeve administrative tė parashikuara nė ligjet dhe nė aktet nėnligjore nė fuqi. Si pasojė, pėr tė tilla veprimtari ato nuk e kanė detyrimin qė tė paraqesin bilancin kontabėl vjetor tek organet kompetente shtetėrore dhe as ta depozitojnė atė pranė organizmave shtetėrorė tė caktuar nga legjislacioni nė fuqi.

    Neni 9

    Nė rast ēėshtjesh tė papėrcaktuara, tė pazgjidhura dhe tė diskutueshme qė kanė tė bėjnė me Kishėn Katolike nė Shqipėri dhe me Entet dhe Institucionet e saj si persona juridikė kishtar ose tė njohura si organizata pa qėllim fitimi tė Kishės Katolike dhe tė regjistruara pranė organeve kompetente shtetėrore shqiptare, Kisha Katolike nė Shqipėri dhe autoriteti kompetent nė Republikėn e Shqipėrisė do tė formojnė njė komision dypalėsh "ad-hoc" me detyrėn pėr tė gjetur zgjidhje tė pranueshme nga tė dyja Palėt.

    Neni 10

    Nė rast se nė tė ardhmen, pėr shkaqe ose rrethana tė ndryshme, do tė bėhet i nevojshėm rregullimi i ēėshtjeve tė tjera me natyrė ekonomike dhe tatimore tė paparashikuara nė kėtė Marrėveshje, Palėt nėnshkruese do tė bien dakord pėr tė firmosur marrėveshje shtesė.

    Neni 11

    Kjo Marrėveshje do tė hyjė nė fuqi nė momentin e njoftimit reciprok pėr plotėsimin nga ana e secilės Palė tė procedurave tė brendshme tė nevojshme pėr hyrjen nė fuqi. Kjo Marrėveshje do tė zgjidhet nėse njėra Palė do t'i njoftojė Palės tjetėr vendimin e saj me shkrim. Marrėveshja do tė pushojė sė ekzistuari pas 90 (nėntėdhjetė) ditėve nga data e njoftimit. Bėrė nė Tiranė, mė 3 dhjetor 2007.

    Pėr Republikėn e Shqipėrisė Ministri i Financave Ridvan Bode

    Pėr selinė e Shenjtė Nunci Apostolik Arqipeshkvi Giovanni Bulaitis

    http://njoftime.org/article/Ligj-Nr-...1-01-2008.html

  10. #360
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Pėr: KOASH: Nese shteti nuk na rikthen Kishen ne Permet, do ti drejtohemi Strazburgut

    Citim Postuar mė parė nga Breshka Lexo Postimin
    Rezultati i votimit te ketij problemi ne Balkanweb :

    Incidenti nė Pėrmet pėr Pallatin e Kulturės, kush mendoni ju se ka tė drejtė:
    Faleminderit qė votuat
    Rezultati i sondazhit

    a)Bashkia 80.27%
    b)Kisha 19.73%
    Totali Votave 3178

    Tregon qarte minorancen kristiane ne shqiperi dhe rritjen e maxhorances islame.
    Ky eshte realiteti shqiptar, realitet qe perendimi e di prej kohesh por qe shqiptaret per perfitime nga ndonje here fshihen pas gishtit dhe kujtojne se nuk duken.....

    P.S.
    Aty eshte dhe vota ime.
    ...oj breshke,ku ishit me keto vota,ne kavaj????!!..hahahah....

Faqja 36 prej 85 FillimFillim ... 26343536373846 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •