Ore se po bëheni qesharak. Po shikoj një grup propaganduesish këtu që vijnë e pështyjnë banalisht sikur i ka sjell deri tek porta e forumit Edi Rama vetë, me shkelma...
Tani e morët vesh apo jo që një lëvizje e tillë e pronës shtetërore është mëse ligjore? (p retorike)
Ky ligj (ai që citoj më poshtë) është i vitit 2000, pra i qeverisjes Socialiste. Nëse nuk jeni dakord me ligjin, ikni lutjuni Të Gjatit se mbase (mbase them!) ju dëgjon.
Ça na përsëritni kot akuzat e kota politke... Ata që ngrenë akuza për paligjshmëri të sjellin ligjin. Kaq e thjeshtë është. Apo nuk e keni harruar akoma frymën komuniste sipas së cilës dënoheshe edhe po të qëndroje me "xhepa në duar".
Ky tipi më lartë thotë:O derman, po sille ti ligjin, se ti po thua që një veprim i tillë është i jashtë-ligjshëm. Na sill pra o jurist (leshi), o gazetarë leshi, se cili është ligji i shkelur.se mundesh na sill ndonje pjese te ligjit
Tërci vërci...
Ndryshuar për herë të fundit nga kriskulli : 18-08-2013 më 17:21
Në republikën e mediokritetit gjeniu është i rrezikshëm
SHQUP brenda 20 gushtit i kalon PD, Berisha kërcënon ish-ushtarakët
Brenda datës 20 gusht, Shtëpia Qendrore e Ushtrisë, e njohur ndryshe edhe si SHQUP, do të kalojë ligjërisht në përdorim të Partisë Demokratike. Këshilli i Ministrave ka publikuar dje në faqen e tij zyrtare në internet vendimin e kalimit të këtij objekti nga pronësi e Ministrisë së Mbrojtjes te Ministria e Brendshme, e cila do të lidhë kontratë huapërdorjeje me Partinë Demokratike, për ta përdorur si seli qendrore të kësaj force. Ndërkohë që po gjatë ditës së djeshme, sikur të mos mjaftonte debati që ka hapur kalimi i SHQUP-it në përdorim të PD-së, qeveria ka miratuar edhe një vendim të dytë, me anë të të cilit i jep sërish kësaj force politike në përdorim një pjesë të Shtëpisë së Ushtrisë në Fier. SHQUP Pas një jave debatesh dhe protestash nga përfaqësues të komunitetit të ushtarakëve në vend, qeveria ka publikuar vendimin e plotë për kalimin e SHQUP-it si seli të PD. Që në nisje të mbledhjes, kreu i qeverisë duke marrë shkas nga debatet që ka shkaktuar ky vendim i marrë që një javë më parë, ka sqaruar se ai nuk ishte publikuar në faqen e Këshillit të Ministrave, pasi me miratimin e tij kishte ndodhur një gabim formal, sepse ishte miratuar para se të dekretohej nga Presidenti heqja e kësaj prone nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes. “Kjo qeveri nuk fsheh asnjë vendim e asnjë gërmë. Vendimi nuk u zbardh, pasi ishte bërë një gabim. Vendimi për kalimin e SHQUP-it në pronësi të Bashkisë së Tiranës, me destinacion për Partinë Demokratike, nuk mund të vinte në mbledhjen e qeverisë pa u dekretuar nga Presidenti i Republikës dhe qeveria nuk mund të marrë asnjë vendim, me të cilin parakalon kompetencat e Presidentit të Republikës. Ndaj vendimi u mbajt dhe nuk mund të zbardhej se, në rast se Presidenti nuk do ta dekretonte, vendimi mund të bëhej i paqenë”, – tha Kryeministri. Ndaj tashmë që ky propozim është miratuar edhe nga kreu i shtetit, qeveria vendosi që ta bëjë vendimin publik. Sipas këtij vendimi që ka hyrë në fuqi menjëherë, përcaktohet “kalimin në përgjegjësi administrimi nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Brendshme, të pasurisë së paluajtshme, të konfirmuar nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, me emërtimin ‘Shtëpia Qendrore e Ushtrisë’. Sipas pikës 2 të këtij vendimi, kjo pronë hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërkohë që në pikën 3 përcaktohet se procedurat e kalimit të pronësisë dhe vënia në dispozicion të përdoruesve të rinj të bëhet brenda datës 20 gusht. “Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme, brenda datës 20.8.2013 të përfundojë procedurat e marrjes në dorëzim të pronës”, – thuhet në pikën 3 të këtij vendimi, ndërkohë që në pikën 4 të tij ngarkohet Ministri i Brendshëm të lidhë kontratën e huapërdorjes sipas Kodit Civil, me subjektin politik Partia Demokratike e Shqipërisë. Përgjegjësi për zbatimin e këtij vendimi përveç Ministrit të Mbrojtjes dhe atij të brendshëm, sipas vendimit është edhe kreu i ZRPP-së. Fier Ndërsa debati mes ushtarakëve dhe qeverisë është përqendruar te SHQUP-i, Partia Demokratike ka marrë në përdorim edhe një ambient tjetër të ushtrisë. Bëhet fjalë për katin e pestë të Shtëpisë së Ushtrisë në bashkinë Fier, e cila aktualisht është pronësi e Ministrisë së Brendshme. Sipas vendimit të publikuar, edhe ky dje në faqen e Këshillit të Ministrave, “Kati i pestë i ndërtesës me emërtimin ‘Shtëpia e Ushtarakëve’, me vendndodhje në Fier, t’i jepet për mjedise Partisë Demokratike të Shqipërisë, për zyra vendore në Fier”. Në vendim ngarkohet ministri i Brendshëm të lidhë kontratën e huapërdorjes sipas Kodit Civil, me Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Berisha kërcënon ish-ushtarakët: Po protestuat prapë, do ju heq pensionin
Kryeministri Sali Berisha nuk e ka kapërdirë dot që ushtarakët që gëzojnë statusin e “ish-ushtarakut” protestuan para disa ditësh para godinës së SHQUPit, duke u shprehur kundra kalimit të saj në përdorim të Partisë Demokratike. Duke konsideruar këtë protestë si një veprim që bie ndesh me statusin e ish-ushtarakut që ata gëzojnë, i ka paralajmëruar ata se, në rast se do të dalin sërish në protesta të tilla, atëherë do të humbasin favoret që përfitojnë nga ky status. “Dolën më në protestë në shkelje të statusit, një nga një do të humbasin statusin. Ata marrin një pension të veçantë, sepse kanë një status. Po! Atyre u ikën statusi dhe të marrin pensionin si qytetar pastaj. Se kanë një status, u jepet një pension më i veçantë”, – tha Berisha. Më tej ai ka ironizuar edhe deklaratat e bëra prej tyre në atë protestë, kur deklaronin se në këtë shtëpi kishin kënduar edhe artisë të mëdhenj të Ansamblit të Ushtrisë, si Vaçe Zela. Sipas Berishës, këta artistë të nderohen duke u vendosur nga një pllakat në shenje respekti, por duke këmbëngulur se Shtëpia Qendrore e Ushtrisë nuk mund të rrinte më në atë gjendje. “Më thonë se ka kënduar Vaçe Zela, le të vendosim një pllakë aty, apo Gaqo Avrazi, njeri i nderuar. Atëherë, hajde t’i nderojmë me një pllakë. Por neve nuk na duhen ahengjet që bënte Petrit Dume dhe Hito Çako”, – u shpreh Berisha, i cili theksoi në të njëjtën kohë se kjo godinë kishte 12 vjet që kishte humbur funksionet dhe se ishte kthyer në ambient për ceremoni dasmash dhe vdekjesh. Ai ka sulmuar edhe Ramën, duke i kujtuar atij se selia e PS-së ka një hapësirë dy herë më të madhe se ajo që ka aktualisht PD. “E mbyll, duke i thënë zotit Rama se në atë ciuciun e djeshëm ke treguar të gjithë moralin e shpëlarë që ke si njeri. Selia e Partisë Socialiste ka një hapësirë dy herë e gjysmë më shumë sesa selia e Partisë Demokratike dhe askush nuk e ka vënë kurrë në diskutim. Ai qëndrim ishte një qëndrim i hapur armiqësor ndaj forcës kundërshtare, por vetë fjalori ishte gjëja më e denjë për piktorin. Fjalori ishin ngjyrat e tij”, – u shpreh Kryeministri.
MAPO
Debatet për SHQUP; Turpi i vetëm, reagimi i Ramës
Prec Zogaj
SHQUP po bëhet më ‘ushtarak’ se ç’u pandeh në fillim: protesta, deklarata kundërthënëse, prononcime gjeneralësh e së fundi edhe nga kryeministri i zgjedhur Rama, që gjeti rastin t’i kujtonte sërish Berishës “Një milion shuplakat”, duke patur parasysh votat që ka marrë shumica e re…Të gjitha këto po ravijëzojnë një debat aty ku dukej se nuk kishte pse. A mos është ky një konflikt antropologjik: SHQUP është shumë “socialist” për të qenë seli “demokrate”? PD e meriton një seli të denjë Si një prej dy partive të mëdha në vend, PD e ka merituar me kohë një seli të denjë, nuk po themi më të mirë, por sëpaku të ngjashme në përmasa dhe cilësi me selinë e Partisë Socialiste. Gjatë viteve në pushtet PD i ka patur të gjitha mundësitë të largohet nga ndërtesa e rëndomtë pa oborr ku ndodhet akoma, por me sa duket partia ka qenë në plan të dytë në raport me qeverisjen. Tani që demokratët dolën në opozitë, partia del sërish në plan të parë sa i takon aksionit politik. Këndej edhe vendimi për të kaluar në një seli të denjë. Pse SHQUP-i? Sepse me sa duket nuk ka rreth e rrotull një vend më të përshtatshëm që të mos ketë konflikte ligjore pronësie dhe funksionesh apo papërputhshmëri të tjera penguese për aktin. Ka qenë e pritshme që të ketë reagime të karakterit nostalgjik nga ish-ushtarakë, siç ka ndodhur më parë me ndërtesa të tjera me njëfarë simbolike nga e kaluara, që kanë marrë funksione të tjera në shoqërinë e hapur. Ky është një vend i lirë, por përtej protestave dhe kundërshtimeve të ndryshme, ato që përcaktojnë drejtësinë e vendimit janë e vërteta dhe ligjshmëria. E vërteta është se SHQUP-i është ndërtesë dhe pronë publike, pavarësisht se administrohej deri dje nga Ministria e Mbrojtjes. E tillë do të jetë përsëri, por do të përdoret me kontratë huaje nga Partia Demokratike. E vërteta tjetër është se ish-Shtëpia Qendrore e Ushtrisë ka vite që ka dalë nga funksionet e veta dhe nuk përfaqëson asnjë lloj simbolike domethënëse për t’u ruajtur. E vërteta tjetër: ish-ushtarakët dhe jo vetëm ata nuk posedojnë mbi pronat publike të drejta që nuk ua njeh ligji. Nuk po zgjatemi më tej me këtë enumeracion. Sa i takon bazës ligjore, ajo është cituar në vendimin e qeverisë. Megjithatë, dua ta përsëris se protestat e ish-ushtarakëve, apo të atyre që jetojnë me nostalgjinë e oazeve të mbetura socialiste, nuk janë një gjë e papritur. Ato duhen përballuar me argumente. I papritur për mua ishte reagimi i Ramës. Më vjen keq ta them, por turpi i vetëm në këtë histori ishte pikërisht reagimi i Ramës, ky që cituat ju në pyetjen tuaj. Në demokraci votat janë të llojllojshme. Ka vota partie, ka vota zgjedhjeje, ka edhe vota proteste. Vetëm në komunizëm “votat tona ishin të gjitha plumb për armikun”. Për fat të keq, kryesocialisti që tani është kryeministër i zgjedhur, vazhdon të tradhtojë nga një artikulim në tjetrin një mendësi të vjetër që na kthen dekada prapa dhe, më e keqja, propozon një edicion të ri konfliktualiteti që nuk i duhet fare vendit. Në tregun e vakët politik të verës është hedhur ideja e Polit të Qendrës. A e shihni të mundur, apo më saktë, a ka terren për një rikonfigurim të tillë paselektoral? Poli i Qendrës? Shkelje syri për mazhorancën e re Edhe informacioni im për këtë ide është i vakët. Zakonisht ide të tilla marrin jetë ose jo para zgjedhjeve. Ideja e Polit të Qendrës u dogj në faktin e rreshtimit të LSI-së me koalicionin e Partisë Socialiste dhe daljes më vete të FRD së Topit dhe Aleancës Kuq e Zi të Spahiut. Tani që zgjedhjet kanë përfunduar, partitë normalisht po zënë vend në pozicionet respektive që kishin në zgjedhje. Partitë e ish-opozitës janë në pushtet. Nuk shoh se ndonjëra prej tyre ka ndërmend të largohet nga pushteti. Atëherë i bie që Polin e Qendrës ta krijojnë parti që kanë dalë në opozitë. Kjo nuk ka sens tani. Duam apo nuk duam, kjo do të kuptohej si shkelje syri mazhorancës së re. Më e pakta. Përvojat e kaluara na tregojnë se Shqipëria ka shpikur apo perfeksionuar edhe një trajtë të përçudnuar të opozitarizmit, që është opozita e opozitës. Dje në mbledhjen e qeverisë u bënë publikë disa tregues pozitivë të trendit të ekonomisë, si ulja e inflacionit 1.5 për qind dhe një performancë më e mirë në mbledhjen e të ardhurave nga doganat dhe tatimet. A mos vallë ekonomia tekanjoze funksionon më mirë “pa qeveri”? Ekonomia po përshëndet qeverinë në ikje Inflacioni është mbajtur në normat e parashikuara gjatë gjithë këtyre viteve dhe kjo ka bërë që kriza në Shqipëri të mos jetë tronditëse, apo shumëballëshe, siç themi për tërmetet. Megjithatë edhe unë u habita që inflacioni kishte shënuar akoma më shumë rënie këtë periudhë. Specialistët mund të thonë fjalën e tyre për këtë dukuri. Duket si një shaka e fatit që ekonomia po e përshëndet me disa tregues pozitivë qeverinë në ikje. Kjo nuk do të thotë që analizat e PD-së të injorojnë shkaqet reale të humbjes duke ia lënë fajin rastësisë. Por nga ana tjetër, këto të dhëna më duket se janë një thirrje për më shumë pozitivizëm nga qeveria e re. Ambasadori në ikje, Arvizu ka bërë një takim të gjatë në selinë e PS me ministrin në ardhje, Saimir Tahiri… Amerikanët, gjithnjë të interesuar për Rendin Normalitet. Shprehje interesimi për programin socialist të rendit që ka qenë shumë ambicioz në pretendime, por edhe konfuz në strukturë. Inkurajim për ministrin e ri, Saimir Tahiri. Ambasadorët amerikanë në Shqipëri janë interesuar gjithnjë me përparësi për çështjet e rendit. Ilir Meta në një intervistë për ABC News i ka quajtur diversione përpjekjet për ta konsideruar mazhorancën me dy krerë. Ndërkohë pak pas shpalljes së përbërjes së qeverisë së re, Rama priti në një takim ministrat e PS, por jo ata të LSI… ‘Çdo parti çifligjet e veta’, e shkatërron qeverisjen E paska patur me Ramën! Mënjanë shakatë, shqetësimi për qeverinë me dy krerë vjen nga një përvojë e keqe e katërvjeçarit të kaluar. Shumë njerëz thonë: Kur Meta iu imponua Berishës si kryeministër i vogël i ministrive të veta, me Ramën do ta ketë më të lehtë sepse tani edhe deputetë ka më shumë, edhe Ramën mund ta trembë më shumë. Qeveria duhet të jetë unike, pavarësisht se kompozohet nga dy apo tri parti. Funksionimi me parimin “çdo parti çifligjet e veta” e shkatërron qeverisjen. Publiku, i majtë apo i djathtë, nuk do që kjo të ndodhë. Sepse një qeveri e keqe u bën dëm të gjithëve. Ja pra, nuk bëhet fjalë për diversion. Por duhet të presim që qeveria të fillojë punën, me urimin që funksionimi i saj të përgënjeshtrojë parashikimet për qeverinë biqefale. ‘World Literature Today’ në një shkrim të gjatë argumenton se Ismail Kadare duhet të fitojë Nobel-in këtë vit. Është një pritje e gjatë shqiptare, në fakt… Kadare është nobelist pa çmim Më pëlqeu shumë artikulli i Nina Sabolik, maqedonase, doktorante në Arizona State University të SHBA-së. Një shkrim i thellë, i vërtetë për një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të gjallë të botës, që është bashkatdhetari ynë Ismail Kadare. Në këtë shkrim ajo nxjerr në pah me fuqinë e fakteve dhe arsyetimeve mëvetësinë e dhuntisë letrare nga regjimi. Një studiuese e paanshme, Nina Sabolik pohon në një formë polemiste përmbaj t j e n antikomuniste të veprës së Kadaresë në komunizëm. Ajo e nominon solemnisht shkrimtarin tonë kandidat për çmimin Nobel në letërsi për vitin 2013. Personalisht, si shkrimtar dhe qytetar shqiptar do të doja t’i shprehja mirënjohjen më të thellë. Nobeli për Kadarenë- e kemi thënë më parë- do të jetë Nobeli për letrat dhe kulturën shqiptare, për gjuhën shqipe. Nuk mund të them se rruga e Kadaresë drejt çmimit Nobel kalon nëpërmjet eliminimit të ndonjë paragjykimi për të nga juria e Stokholmit. Kur mendoj se çmimin Nobel e mori vitin e kaluar një shkrimtar kinez që jeton sot e kësaj dite në legalitetin e Kinës komuniste dhe kur mendoj se një poet i jashtëzakonshëm si Borges vdiq pa e marrë këtë çmim, më shkon mendja se Kadare nuk e ka marrë deri më sot për arsye më komplekse ku përfshihet edhe rastësia. Në stilin e tij elegant dhe ironik, Borges thoshte teksa po kalonin vitet “është zakon të mos e marr Nobel-in”. Kjo shprehje shkon ta themi për Kadarenë tonë, shpresojmë jo përgjithmonë. Është thënë se çmimi Nobel në letërsi përfaqëson bashkimin e veprës së përsosur letrare me fatin, rrethanën. Kadare e përmbush plotësisht kushtin e parë- veprën. Hapja na ka dhënë mundësi të njohim shumë shkrimtarë të mëdhenj bashkëkohës. Kadare nuk qëndron asnjë milimetër më poshtë se romancierët e mëdhenj nobelistë të njëzet vjetëve të fundit. Në botë ka më shumë nobelistë sesa çmime. Kadare është nobelist pa çmim. Duhet pritur e shpresuar që “sateliti” i fatit dhe rrethanave që i vjen rrotull planetit të letërsisë të ndalet te Kadareja. Ne nuk mund ta bëjmë më të madhe Shqipërinë tonë të vogël, por mund të bëjmë më shumë për veprën e Kadaresë. Në shembullin e Nina Sabolik. Himara i është ofruar edhe njëherë pjesë tjetër të Shqipërisë me profilin e një incidenti ndëretnik, shkaktuar nga një grup i përhershëm ekstremistësh grekë në përvjetorin e tretë të vdekjes së Aristotel Gumës. Megjithatë, ngjarja shuhet shpejt sikur të ishte porositur enkas për gushtin e plogësht të mediave… Paranoja nuk zë në Himarë Në kohën tonë ngjarjet më të mëdha janë mediatike, domethënë ato që raportohen. Ajo që ndodhi në Himarë është një provokim nga ekstremistët grekë të “Agimit të Artë” për të shtuar kapital politik në Greqi. Nacionalistët grekë e kanë luajtur gjithnjë këtë kartë dhe janë bërë qesharakë se nuk nxirret dhjamë nga pleshti, thotë populli ynë. Himara ka qenë denbabaden safi Shqipëri. Në Himarë ka një pjesë popullsie që flet greqisht dhe shqip, sikurse ka një pjesë tjetër që flet vetëm shqip. Bilinguizmi atje duhet respektuar. Në këtë kontekst, vrasja e Aristotel Gumës ka qenë një akt kriminal i dënueshëm që nuk duhet të përsëritet më. Ekstremistët grekë janë krejtësisht jashtë realitetit tek rreken të eksportojnë në Himarë paranojat e tyre. E kanë kot. Paranoja nuk zë në Himarë. Në Himarë dhe në mbarë Shqipërinë zë politika e fqinjësisë së mirë me Greqinë, që është politika konstante e partive demokratike dhe socialdemokratike në të dyja vendet.
MAPO
Berisha: Maxhoranca e re, rrezik i madh kombëtar
TIRANE- Kryeministri, Sali Berisha e cilësoi sot rrezik të madh kombëtar maxhorancën e re. Në një mesazh të tij në Facebook, kryeministri në detyrë, Sali Berisha reagoi lidhur me selinë e re të Partisë Demokratike.
Berisha thotë se me urrejtjen që shpërndajnë kundër partisë kundërshtare, piktori dhe neobllokmenët, deshmojne mentalitetin e eterve te tyre mizorë.
“Piktori, neobllokmenet e tjere dhe mediat e tyre me zhurmen dhe urrejtjen qe shperndajne kunder partise kundershtare deshmojne mentalitetin e eterve te tyre mizore dhe perpiqen te mbulojne vjedhjen e votave te shqiptareve me premtime anti-globaliste, dhune dhe para te pista. Qytetare, duhet te jemi gati se keta qe e nisin me urrejtje jane rrezik i madh kombetar!”- shkruan Berisha.
Sipas kryeministrit Berisha, godina e ushtrisë, në 12 vitet e fundit i kishte humbur funksionet e veta dhe perdorej me shume se për çdo gje tjetër për dasma, zijafete dhe ceremoni mortore.
Panorama
Terrci verrci.......eshte prone ushtarake dhe shefi shtabit eshte kunder.
Nese ligji thote se duhet te jete dakort edhe shefi shtabit atehere kemi shkelje te ligjit.....ne te kundert socialistet duhet te shkojne e te mesojne ligjet pastaj te qeverisin.
O derman.... eshte nje prone e Forcae te Armatosura qe do te behet zyre partie....ka nje procedure ligjore per tu bere....nese eshte cdo gje konform ligjit atehere ta gezojne nese jo atehere prap ta gezojne .....e ka mare rrugen kjo pune tani si me ligj si me maliq do behet zyre e PD.
Shpresoj shumë që tani të mos e bësh veten qesharak dhe ta mbyllësh gojën, në kuptimin jo të heshtësh, por të mos llapësh kot kur nuk ke argument. Sepse unë jam për lirinë e fjalës, me argument e racionalitet.
I ke edhe të nënvizuara dhe të theksuara... llokum tek goja.
Që në nisje të mbledhjes, kreu i qeverisë duke marrë shkas nga debatet që ka shkaktuar ky vendim i marrë që një javë më parë, ka sqaruar se ai nuk ishte publikuar në faqen e Këshillit të Ministrave, pasi me miratimin e tij kishte ndodhur një gabim formal, sepse ishte miratuar para se të dekretohej nga Presidenti heqja e kësaj prone nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes.
“Kjo qeveri nuk fsheh asnjë vendim e asnjë gërmë. Vendimi nuk u zbardh, pasi ishte bërë një gabim. Vendimi për kalimin e SHQUP-it në pronësi të Bashkisë së Tiranës, me destinacion për Partinë Demokratike, nuk mund të vinte në mbledhjen e qeverisë pa u dekretuar nga Presidenti i Republikës dhe qeveria nuk mund të marrë asnjë vendim, me të cilin parakalon kompetencat e Presidentit të Republikës. Ndaj vendimi u mbajt dhe nuk mund të zbardhej se, në rast se Presidenti nuk do ta dekretonte, vendimi mund të bëhej i paqenë”, – tha Kryeministri. Ndaj tashmë që ky propozim është miratuar edhe nga kreu i shtetit, qeveria vendosi që ta bëjë vendimin publik.
Sipas këtij vendimi që ka hyrë në fuqi menjëherë, përcaktohet “kalimin në përgjegjësi administrimi nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Brendshme, të pasurisë së paluajtshme, të konfirmuar nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, me emërtimin ‘Shtëpia Qendrore e Ushtrisë’. Sipas pikës 2 të këtij vendimi, kjo pronë hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërkohë që në pikën 3 përcaktohet se procedurat e kalimit të pronësisë dhe vënia në dispozicion të përdoruesve të rinj të bëhet brenda datës 20 gusht. “Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme, brenda datës 20.8.2013 të përfundojë procedurat e marrjes në dorëzim të pronës”, – thuhet në pikën 3 të këtij vendimi, ndërkohë që në pikën 4 të tij ngarkohet Ministri i Brendshëm të lidhë kontratën e huapërdorjes sipas Kodit Civil, me subjektin politik Partia Demokratike e Shqipërisë. (burimi)
Në republikën e mediokritetit gjeniu është i rrezikshëm
E shikoj qe gjithe PeDe-istat jane mbledhur dhe po falen ne te njejten xhami, tek presidenti/Berisha.
Nese firma e Gjunkshit nuk do te duhej, sic spekulojne PeDe-istat, atehere nuk do te ishte e llogjikshme qe ky dokumenti ti dergohej per tu firmosur tek ky i fundit. Per me teper, ajo prone ne te cilen eshte vendosur godina, ka qene e Toptaneve dhe nese duhet ti jepet dikujt, duhet ti jepet pronarit te ligjshem dhe jo nje partie politike.
Perse behet kjo tani kur qeveria eshte ne ikje dhe nuk u be gjate 8 viteve te qeverisjes eshte pyetja? Shume e thjeshte. Per funksionet e kesaj godine qe Berisha e cileson si ne pike te hallit, jane harxhuar miliona euro ne 8 vitet e fundit. Keto leke kane perfunduar ne xhepat e mediave prane qeverise (dhe rrjedhimisht ne te qeverise) dhe ne firmat te tipit Patton Boggs. Duke e marre kete godine qeveria po tenton fshehjen e korrupsionit dhe abuzimit nder vite.
Gjithesesi Shtatori vjen shume shpejt dhe ligji do te sundoje perseri mbi maliqin!
hahahhaahha ky gjyshi ka shkalluar nuk shpjegohet ndryshe..po ku ke goje ti ore palaco te flasesh per rrezik kombetar,kur rreziku me i madh kombetar je ti,qe ben tregti me fazlliqet,qe i fal detin grekerve,qe te vine ata te agimit te arte sic bene para pak ditesh ne himare te shajne shtetin,te kercenojne me lufte,godasin gazetar,te nxjerrin prifterinj nga kisha dhe shteti qe ke ndertuar ti nuk ben absolutisht asgje..dhe na del ti ne fb pas 4 ditesh te na thuash idiotlleqet e tua....pra a ka rrezik mete madh kombetar se ti??!!!!
Ndryshuar për herë të fundit nga BLEDI_SH : 18-08-2013 më 17:57
Në republikën e mediokritetit gjeniu është i rrezikshëm
Krijoni Kontakt