Postuar mė parė nga
Antiproanti
Kjo i bie qe ne fund te gjithe te behen (musliman) si ti...
Zoti, po te kishte qene diktator dhe manipulator sic e koncepton ti, nuk do kishte lejuar as besime te ndryshme, as mendime te ndryshme, as njerez te ndryshem (ma aftesi, mundesi, pamje...te ndryshme).
Zoti, ashtu sic e duan shumica qe besojne, nuk mund ta kete krijuar njeriun per kenaqesine e tij apo per ta kaluar kohen e lire duke i manipuluar ate si ne teater te kukullave.
Fakti qe dikush e shkruan nje liber dhe pohon se eshte liber i Zotit, nuk ndryshon gje. Sepse edhe po te ishte vertete liber i Zotit, njeriu, pavaresisht a e quan veten hoxhe, prifte apo dicka tjeter, nuk eshte kompetent te flas ne emer te Zotit. Vetem fakti qe nuk i gjen 2 apo 3 hoxhe qe intepretojne librat dhe shkrimet ne menyre absolutisht te njejte, eshte i mjaftueshme per te vertetuar se nuk jane kompetent te flasin ne emer te Zotit. Pra, Zoti, edhe nese ekziston, qellimisht e ka lejuar diversitetin apo shumellojshmerine ne te gjitha aspektet e mundshme te jetes, dhe askujt nuk i ka dhene te drejten te gjykoje ne emer te tij, pavaresisht a bazohet ne Kuran, Bibel apo dicka tjeter. Po te kishte deshiruar te kunderten, qe dikush gjithe kohen te gjykoje ne emer te tij, ai me kohe do i kishte derguar dhe lene pergjithmone ne toke apo nder njerez emisaret e tij te vertete, dhe nuk do i kishte lejuar hoxhallare, prifterinje dhe predikuse te ndryshem te flasin ne memrin e tij -ti kequdhezojne krijesat e tij.
Ne fund, Zoti yt i tille ne rastin me te mire nuk do te ishte me ndryshe se evolucioni i Darvinit, pasi qe edhe ai ne parim nuk po ben gje tjeter, pervec se selektimin e njerezve me te mire, me te afte etj. te cilet do te jetojne ne mbreterine e tij perjetesisht.
Pavaresisht kesaj, kush eshte sudia kompetent, i pranueshem nga te gjitha palet, qe e vendose se kush eshte ne rruge te drejte, alevite apo kundershtaret (armiqte) e tyre? Ai qe e ka pushken ma t'madhe!?
E njejta do te vlente natyrisht edhe per cdo konflikt ndersektar ose nderfetare.
Krijoni Kontakt