Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 136
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Sander Prosi Artsit i Popullit


    Emri:  Sander Prosi.jpg

Shikime: 53532

Madhësia:  12.1 KB


    Lindi ne Shkoder, ne janar te vitit 1920. Pasi mbaroi shkollen fillore vazhdoi gjimnazin e Tiranes. Merr pjese ne dramen "Vilhelm Teli". Shkon per studime ne Austri per dentist, te cilat nuk i mbaroi. Me 1947 merr pjese ne konkursin prane Teatrit Popullor dhe e fiton ate. Mbi 100 role te ndryshme te interpretuara me mjaft mjeshteri ne Teatrin Kombetar dhe ne kinematografi. Ky eshte thjesht ne shifra artisti yne i mrekullueshem Sander Prosi, por pas shifrave...

    Kujtojme figurat e paperseritshme "Fytyra e dyte" rolin e Vuksanit, Horatin tek "Hamleti", Otellon tek "Otello", dhe Mileri tek "Intrig e dashuri" ku figurat nuk kapen ne menyre te pergjithshme, statike por ne zhvillim e siper si rezultat i kontradiktave qe zhvillohen ne nje veper dramatike. Artisti nepermjet monologut te brendshem zberthente gjithe shqetesimet, preokupacionet e mendimet e personazhit. Nje artiste me nje profil krijues teper fin, teper te vecante. Tek Sander Prosi vihet re individualiteti qe e karakterizon, jo vetem ne ate cka ai ben, por edhe ne unitet mendimi dhe ndjenja. Si aktor i zgjuar deperton ne thellesi te roleve deri ne skutat me te erreta te tyre duke zberthyer deri ne detaj psikologjine e personazhit. Ka luajtur role nga me te ndryshmet dhe asnjehere nuk ka qene i njejte. Njeh mjaft bukur boten emocionale te personazhit. Rolet e interpretuara prej tij jane sa jetesore dhe te natyrshme, ku ne gamen e interpretimeve spikat thjeshtesia. Sander Prosi mban mend qe nena e tij, Anastasia, kur mblidhej me shoqe e kendonte, ndersa gjyshi ishte instrumentist i mire popullor.

    Artisti i Popullit Sander Prosi ne vitet 1962-1975 e deri sa vdiq dha mesim si pedagog ne degen dramatike ne Akademine e Arteve.

    Ne rolin e Otellos
    Artisti zhvilloi nje pune teper te madhe ne rolin e Otellos, pune kjo qe zgjati kater vjet deri ne pergatitjen e mbrapme te rolit. Punonte me vetveten per te arritur ndjesite komplekse te figures. Vemendje i kushtoi punes me plastiken, zerin duke synuar thelbin analitik e logjiko-emocionale te tij. Otello i Sander Prosit u shfaq si njeri i paster me gjeresine dhe thellesine vitale te njeriut qe beson deri ne naivitet dhe kur zhgenjehet rebelohet ne menyr` tragjike. Otellon shume teatro e tajtojne si tragjedi te xhelozise por Sander Prosi nga perberja e konstrukti psikik nga tiparet morale, personazhi i rezultoi ndryshe. Besa dhe nderi jane nder vecantite e ketij fisniku qe e kane udhehequr tere jeten e vet, besen e nderon dhe e cmon kurse pabesine e denon. Artisti dashurine per Dezdemonen e interpreton si dashuri te kulluar te natyrshme te paster qe buron nga shpirti bujar. Otello i Prosit eshte shprehje e nje natyre te ndjeshme.

    Ne rolin e gjeneralit tek "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
    artisti gjithnje studionte personazhin nga vinte, kujt i perkiste e c'motive e shtynin. Vezhgonte imtesite e botes se brendshme te personazhit. Me nje pune titanike njesohej me figuren. Gjenerali eshte i sjellshem, delikat, i dashur ne dukje por ne brendesi te tij eshte nje vullkan qe rreh te gjeje rastin per te shperthyer.

    Publiku pa me sy nje gjeneral qe erdhi per te prishur nje dasme te bukur shqiptare, por forca vitale e vendit e shtang e pastaj e zvogelon. Artisti si mjeshter i skenes perdor ngjitjet e zbritjet ne menyre virtuoze. Ai luan ne teater dhe se imiton jeten por e ngre ate ne nivelin e te pamundures ku shkelqen estetika e larte. Ne monologjet e dramave te interpretuara prej tij nderthuret bukur tragjikja, komikja, aktori kalon nga nje situate tek tjetra duke ruajtur ndjenjen e mases. Ai ben si i cmendur, por thelle brenda tij eshte vetedija e artistit per te kuptuar thelbin e rolit, mesazhin e publikut. Artisti i Popullit regjisori Piro Mani eshte shprehur "Sandi sikur ka lindur per te luajtur Horatin tek "Hamleti". Sandri eshte nder figurat me te realizuara". Vete aktori Sander Prosi eshte shprehur: "Talenti zhvillohet nga ndjenja e dashurise per punen". Arti i Sander Prosit spikati qysh nder figurat e interpretuara nga vitet 1953 ku interpreton Von Shubes, Vata, kamarieri Mitka, vazhdon me Zabelinin, shkelqen tek Prefekti ku artisti shpalos nje game te gjere situatash komike me mjeshteri te pazakonte. Ne rolin e Isa Boletinit u shqua si interpret i atdhetarit te flakte, luftetarit te madh te lirise me te cilin u identifikua ky talent brilant.

    Arti kinematografik i Sander Prosit
    Aktori ka interpretuar me talent te rralle figurat e mesuesit, doktor Boroves, inxhinjer Sharres, Jaho Labit, etj. Figura e Dhaskal Todrit e interpretuar nga Prosi ka mbetur ne kujtesen e publikut shqiptar. Me mjeshteri te rralle artistike interpretoi figuren e Ismail Qemalit. Ai dha nje Ismail Qemal te urte, te mencur, njeriun qe rrezaton autoritet, besim e respekt plot ndjenja njerezore ne cdo hap e veprim. Arti i vertete eshte i veshtire dhe kerkon pune, talent dhe dije. Figura e Ismail Qemalit ne te cilen gjallon force, gjalleri mendore e fizike sjellje te mira takti e vetepermbajtjeje diplomati gjeti realizimin me te arrire nga ky artist i madh. Po miqte, shoket, koleget ne kete 84-vjetor te lindjes se Artistit te Popullit Sander Prosi flasin sikur ta kene prane e sikur bisedojne me te. Sander Prosi ishte i sakte, i vertete, i mencur e i matur, shqiptar deri ne palce ne jete dhe ne art. Veprimtaria e tij skenike para nesh mbetet e gjalle.

    Fati nuk mund të kishte qenë i pabesë me Sandër Prosin. Edhe pse me një diplomë stomatologu në xhep, ai nuk mund ta tradhtone pasionin që kishte për skenën. I sapokthyer nga studimet në Austri, kishte dëgjuar për një konkurs që Teatri Kombëtar organizonte për aktorë dhe ai nuk u mendua gjatë. Qysh kur ishte adoleshent, i kishte ngelur si gozhdë një merak. Kishte tentuar të luante në dramën e Shilerit “Vilhelm Tel”, por pas disa provave të lodhshme gjithçka ishte anuluar nga fashistët. Brenda pak kohësh u kthye në aktor, pedagog, një kult i teatrit dhe i kinemasë shqiptare. Pati mësues dhe kolegë të njohur, si: Naim Frashëri, Andon Pano, Marie Logoreci e shumë të tjerë, një plejadë aktorësh të vjetër që vendosën themelet e aktrimit në vend.

    Sandër Prosi lindi janarin e 1920 në qytetin ku u këndua për vite të tëra “Luleborë”. Qysh kur ishte ende në gjimnaz provoi të vishte petkun e njërit prej personazheve të dramës "Vilhelm Tel", e cila nuk mundi të shfaqej. Pasionin për teatrin e kishte që i vogël kur shkonte në kinema. Aty jepeshin shfaqje nga grupi amator i drejtuar nga Mihal Popi dhe ai përpiqej sadopak që të përshtatej me personazhet që kishin filluar t’i ceknin ëndrrën e tij të madhe, atë të aktorit. Por me sa duket planet që kishte për të familja ishin ndryshe. Niset për studime në Austri në degën stomatologji, të cilat i la përgjysmë. Pasi kishte lënë kujtimet e ëmbla të Austrisë, merr pjesë në konkursin e Teatrit Popullor, ku edhe iu besua roli i parë. Roli i tij i parë ka qenë ai i Shaqir Agës në komedinë "Prefekti" të Besim Lëvonjës, që u prit mjaft mirë, dhe ku aktori luajti krahas Loro Kovaçit, Mihal Popit, Marie Logorecit etj. Popullariteti i tij si aktor lidhet me karakterin e thellë popullor të artit të tij. Vetitë fizike, trupi i drejtë, pamja fisnike, me një nur skenik, vështrimi i ngrohtë, plastika dhe forca e fjalës së tij, nëpërmjet zërit të veçantë i dhanë këtij aktori përmasat e një aktori të madh që i vjen rrallë skenës shqiptare. Krijimet e Sandër Prosit në film shënojnë kulme në mjeshtërinë e aktorit. Ishte viti 1961 kur ai mori rolin e parë në film. Ishte personazhi i drejtorit të shkollës në filmin "Debatik". Ky do të ishte fillimi, ndërkohë që ai do të spikaste dukshëm duke reflektuar impulset e magjishme të artit dramatik. Me shikimin e thellë, me të folurën e prerë, me zërin e ëmbël ai nuk mund të mos të shfaqte Sandrin e vërtetë, njeriun e natyrshëm që u bë artist i madh. Në filmin "Vitet e para" ai i bëri përshtypje spektatorit për një konkretizim të qartë të personazhit të Abdylit, duke mbetur në mendje të çdokujt për një kohë të gjatë. Sandër Prosi vdiq atëherë kur mund t'i jepte akoma role të bukura skenës dhe ekranit. U vlerësua me çmime, tituj e medalje, si dhe me titullin e lartë "Artist i Popullit". U nda nga jeta duke xhiruar metrat e fundit të filmit "Pranverë e hidhur" më 24 mars 1985.

    Portreti i harruar
    Në një nga vilat e vjetra në zonën e Bllokut, në galerinë e një piktori ruhet që nga 1985 një portret i çuditshëm. Me shallin e hedhur shkujdesur në qafë, flokët e shpupurisur e vështrimin e thellë fshehur pas syzeve aktori Sandër Prosi ende thotë diçka. Ndoshta fjalë të pathëna në ato ditë prilli, që u thyen në mes dhe e ndanë shpirtin nga trupi në hotel “Vollga”. Koha e rënduar duket ende përtej kokës së menduar të aktorit, atje ku peneli ka hedhur ndoshta veç reve të errëta edhe trishtimin e asaj humbjeje. Tashmë kanë kaluar vite dhe ai portret sikur është harruar. Të vetmit që e kujtojnë ende janë njerëzit e paktë të grupit të xhirimit, që punuan me Sandrin. Ata e dinë se si Vangjel Gjikondi kishte mundur të shkëpuste nga ai portret edhe copëza dhimbjesh e shqetësimesh që i kishin trazuar mendjen. E në ato pak ditë xhirimesh kanë ndodhur plot ngjarje të zakonta e të pazakonta, mbyllur me një ngjarje tragjike. Të gjitha këto tani pakkush i di. Ngjarja tragjike e mori me vete të vërtetën e asaj dite të ngrysur prilli…

    Filmi ende nuk kishte marrë rrugë. Personazhi i tij ende nuk ishte afruar tek porta për të trokitur në vëmendjen e shikuesve. Ndoshta ishte gati për ta nxjerrë nga vetja edhe këtë rol. Por ndoshta edhe jo. Kur pa që të gjithë ishin larguar…

    Se çfarë ka ndodhur në ato pak minuta askush nuk e di. Panë trupin e tij të shtrirë përtokë, me një pamje të shqetësuar që i kishte ngrirë në fytyrë. Dëshmitarët e parë thonë se ai ka rrëshqitur në një moment marramendjeje. Ekuilibri ka humbur shtratin e përhershëm dhe ai ka shkelur kufirin ku jeta dhe vdekja bëjnë duel. Në ato momente kamerat ishin vendosur në një shtëpi të vjetër në një lagje të qytetit. Grupi i xhirimit aty e mori vesh lajmin e kobshëm. Të gjithë ngrinë në vend. Vrapin nga ajo lagje e vjetër deri te hotel “Vollga” asnjëri nuk e ndjeu. Qe një vrap i çmendur, që nuk mundi të arrijë dot vdekjen që ishte larguar duke lënë pas gjurmë të kuqe gjaku.

    Trofe
    Sandër Prosi, edhe pse është konsideruar shpesh si një nga aktorët më të mëdhenj të skenës shqiptare, sërish nuk ka marrë aq sa duhet nga shteti. Gjatë karrierës së tij aktoriale ai është nderuar me disa çmime, kupa, medalje, si dhe me çmime të Republikës. Në ‘75 u nderua me Çmimin e Republikës së Shkallës së Parë për rolin e Jaho Labit në filmin "Në fillim të verës". Sot numëron në mbi 100 role të interpretuara me mjeshtëri në teatër dhe kinematografi, por asnjëra prej tyre nuk mund të përsërisë realizimin e figurës së Ismail Qemalit, e cila u nderua me Medaljen e Festivalit të Pestë dhe me Çmimin e Republikës të Klasit të Parë. E kush e ka harruar Dhaskal Todrin, i cili është ngjizur aq mjeshtërisht nga Sandri, edhe ky po kaq i vlerësuar nga publiku? Kolegët dhe të afërmit tregojnë se ai krijonte një lidhje të çuditshme me personazhin, duke përftuar në këtë mënyrë ndjesi të tilla që shkriheshin direkt me rolin. Sandër Prosi njihte mirë letërsinë, që shërbente për të zbërthyer mjeshtërisht personazhet, para se ai të vishte petkun e tyre.

    Sekreti i lotëve tek “Udha e shkronjave”
    Dhaskalin plak askush nuk mund ta shlyejë lehtë nga kujtesa. Stafi që ka punuar gjatë për realizimin e këtij filmi gërxheve të Himarës tregon se u është dashur shumë mund për të realizuar këtë film, që mbart një emocion të madh. Mes zagushisë së tejskajshme ato ditë edhe aktorit të madh nuk mund t’i mbusheshin sytë më lot (ashtu siç e kërkonte skenari) në momentin kur ai kthehej i mallëngjyer në vendlindjen e tij të dashur. Pas disa dublave të njëpasnjëshëm regjisori Pali Kuke kishte vendosur t’i ndërpriste xhirimet. Stafi realizues u shtri të pushonte nën hije. Zhurma e autobusit të linjës as që i kishte bërë përshtypje stafit, aq më shumë të ktheheshin në sheshxhirim. Boria kishte prishur qetësinë, ndërkohë që në atë të përpjetë u dëgjua frenimi i përtuar i autobusit Vlorë-Himarë. Mes tymit dhe afshit përvëlues zbret nga autobusi një burrë dhe i jep Sandër Prosit një qese me qershi. “E ke nga të gjithë ne", - i tha ai. Kaq u desh që aktori të thërriste: "Fillojmë xhirimin". Emocioni kishte marrë udhë dhe ai nuk donte ta humbiste këtë moment.

    Galeria e roleve
    Për më se tri dekada Sandër Prosi krijoi mbi 80 role në teatër dhe kinematografi, të shkëputura këto nga 75 vepra të autorëve të huaj dhe vendas. Klasi i tij aktorial bëri që asnjëri prej tyre të mos i ngjajë tjetrit. Ata ishin aq të ndryshëm dhe për këtë qëllim u bënë mjaft popullorë dhe të pëlqyer nga publiku. Trupi i drejtë, pamja fisnike, një nur i pakrahasuar skenik, vështrimi i ngrohtë, plastika dhe forca e fjalës së tij, zëri i veçantë i dhanë këtij aktori përmasat e një artisti të madh të skenës, që u gdhend natyrshëm te publiku. Ai luajti në mjaft filma, të cilët padiskutim u cilësuan të suksesshëm. Nëse bëjmë një shëtitje të shkujdesur në galerinë e roleve të tij, do të veçojmë filmat: "Horizonte të hapura", "I teti në bronz", "Mëngjese lufte", "Yjet e netëve të gjata", "Në fillim të verës", "Fijet që priten", "Përballimi", "Gjeneral Gramafoni", "Udha e shkronjave", "Plaku dhe hasmi", "Kush vdes në këmbë", "Detyrë e posaçme", "Oshëtimë në bregdet", "Guximtarët", "Shtigje lufte", "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", "Njeriu me top", "Vajzat me kordele të kuqe", "Plumba perandorit", si dhe shumë të tjerë, po kaq të njohur nga shikuesit dhe gjithashtu të pëlqyer.

    Disa nga filmat ku ka luajtur

    "Vitet e para"
    "Horizonte të hapura"
    "I teti në bronz"
    "Mëngjese lufte"
    "Yjet e netëve të gjata"
    "Në fillim të verës"
    "Fijet që priten"
    "Përballimi"
    "Gjeneral Gramafoni"
    "Udha e shkronjave"
    "Plaku dhe hasmi"
    "Kush vdes në këmbë"
    "Detyrë e posaçme"
    "Oshëtimë në bregdet"
    "Guximtarët"
    "Shtigje lufte"
    "Gjenerali i ushtrisë së vdekur"
    "Njeriu me top"
    "Vajzat me kordele të kuqe"
    "Plumba perandorit"
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Reshat Arbana


    Emri:  Reshat Arbana.jpg

Shikime: 49590

Madhësia:  25.0 KB


    Lindi më 15 shtator 1940 në Tiranë, Shqipëri. Ai është një aktor teatri dhe filmi. Një nga aktoret me popullorë te kinemase shqiptare, me mbi 35 role, duke filluar që nga viti 1963. Pasi kreu studimet ne shkollen e larte për aktore “Aleksander Moisiu”, prane Teatrit Kombetar ne Tirane, më 1968, filloi punë në Radio Tirana. Nga viti 1977 e deri sa doli në pension ishte aktor i Teatrit Kombetar të Tiranës.

    Ndër rolet më të spikatura në film Samiu tek Fije që priten 1976, Prefekti tek Gjeneral gramafoni 1978, Bimbashi tek Liri a vdekje 1979, Isa Boletini tek Nëntori i dytë 1982, Ahmeti tek Dora e ngrohtë 1983, Adnani tek Hije që mbeten pas 1985, Aliu tek Binarët 1987, Emili tek Rikonstruksioni 1988, Kuke Memini tek Balada e Kurbinit 1990. Për rolet e Dajlan Beut tek Kush vdes në këmbë 1984 dhe Kryetarit të Këshillit tek Kur hapen dyert e jetës 1986 ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit më 1985 e 1987.

    Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit në dramën Streha e të harruarve.

    Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: "Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.”

    Më 26 Nëntor 2011 në koncertin "Nëntori II" organizuar në kuadrin e javës së kulturës shqiptare me rastin e 99 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Shoqata shqiptare në Parma të Italisë "Scanderbeg" i dorëzoi çmimin ["Skënderbeu - Diaspora shqiptare në Itali"] zotit Reshat Arbana të akorduar në emër të 24 shoqatave dhe subjekteve në Itali me motivacionin:Për personalitetin e jashtëzakonshëm, cilësinë artistike dhe frymëzimin me të cilin ka interpretuar role, histori, ngjarje, duke i pasuruar me humanizmin dhe kulturën që e karakterizon përherë. Çmimi ju dorëzua nga përgjegjesi i organizimit të shoqatës "Scanderbeg Parma" zoti Durim Lika.

    Filmografia

    Në kërkim të kujt (2009) - serial nga Top Channel Asim Qani
    Familja Moderne (2008) - serial nga Kosova , Gjergji
    Kaskadori shqiptar (1998) (TV)
    Balada e Kurbinit (1990).........Kuke Memini, kryezoti
    Vetmi (1990).....................Andri
    Flutura në kabinën time (1988).... Xhaxhai
    Rikonstruksioni (1988) (TV)
    Binarët (1987)
    Kur hapen dyert e jetës (1986).... kryetari i këshillit të fshatit
    Hije që mbeten pas (1985).....Adnan Kodra
    Te paftuarit (1985)
    Kush vdes në këmbë (1984)
    Shirat e vjeshtës (1984)
    Zambakët e Bardhë (1984) .... Pedagog Petriti
    Dora e ngrohtë (1983)...Ahmeti
    Fundi i një gjakmarrjeje (1983)
    Gracka (1983)
    Kohë e largët (1983)
    Nëntori i dytë (1982)...Isa Boletini
    Shokët (1982)
    Gjurmë në kaltërsi (1981)...Komandanti
    Intendenti (1980)...........Kryetari i keshillit te fshatit
    Liri a vdekje (1979)
    Nga mesi i errësirës - (1978)
    Gjeneral gramafoni (1978).... Kryetari i bashkise
    Kur hidheshin themelet (1978) (TV) .... Beqir Aga
    Fije që priten (1976)...Sami Ameni
    Pylli i lirisë (1976) Xha Kovi
    Tinguj lufte (1976) .... Mësuesi
    Kapedani - (1972).... Nje nga te rinjte e fshatit
    Plagë të vjetra (1968).....Pacienti
    Duel i Heshtur (1967)
    Komisari i dritës (1966) Pjeter Mustaqekuqi
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Kadri Roshi


    Emri:  Kadri Roshi.jpg

Shikime: 49134

Madhësia:  15.0 KB


    Lindi më 4 janar 1924, Mallakastër, Shqipëri; vdiq më 6 shkurt 2007 në Tiranë, aktor shqiptar. Përfundoi studimet e larta në Pragë në vitin 1951. Ai, e filloi karrierën e tij si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri. Që nga ajo kohë dhe deri sot ai numëron rreth 180 role në skenë dhe kinematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm. Në krah ka patur gjatë gjithë kohës aktorët e brezit të tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Marika Kallamata, etj.

    Legjenda e skenës

    Nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar. Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është "Nderi i Kombit" nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë.

    Filmografia


    Kolonel Bunker (1998)
    Kaskadori shqiptar (1998)
    Mirupafshim (1997)
    Ali Pash Tepelena (1997) dokumentar, por i pazbuluar, shfaqet ne 28 shkurt 2009, dy vjet pas vdekjes
    Tingujt e harresës (1996)
    Plumbi prej plasteline (1995)
    Mikres mèrès - Ditët e shkurtra (1995)
    Një ditë nga një jetë (1994)
    Dhelpra dhe rrushte - Ezopi ...teater
    Vdekja e burrit (1991)
    Fletë të bardha (1990)
    Misioni përtej detit (1988)
    Pesha e kohës (1988)
    Rikonstruksioni (1988)
    Kur ndahesh nga shokët (1986)
    Rrethimi i vogël (1986)
    Dasma e shtyrë (1984)
    Fejesa e Blertës (1984)
    Apasionata (1983)
    Era e ngrohtë e thellësive (1982)
    Dëshmorët e monumenteve (1980) Jani
    Partizani i vogël Velo (1980)
    Ballë për ballë (1979)
    Këshilltarët (1979) Kryetari i Keshillit Murat Benca
    Liri a vdekje (1979) Mesues Hyseni
    Gjeneral gramafoni (1978)
    Njeriu me top (1977) Plaku Mere
    Shëmbja e idhujve (1977)
    Zemrat që nuk plaken (1977)
    Fije që priten (1976)
    Lulekuqet mbi mure (1976) Kujdestari
    Përballimi (1976)
    Tokë e përgjakur (1976)
    Kur zbardhi një ditë (1971)
    Malet me blerim mbuluar (1971)
    I teti ne bronz (1970) Ademi
    Tana (1958)
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Robert Ndrenika


    Emri:  Robert Ndrenika.jpg

Shikime: 51585

Madhësia:  17.8 KB


    Lindi në Tiranë, në 1942. Në vitet 1960-1964 ka studiuar për aktor ne Shkollën e Larte "Aleksander Moisiu". Nga ky vit, deri më 1970, punon si aktor në Teatrin "Skampa" te Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Sot punon si aktor i lirë.
    Dramaturgjia kombëtare

    Ka qënë ndër aktorët që ka pasur ngarkesën më të madhe në teatër dhe kinematografi. Nga dramaturgjia kombëtare, midis të tjerash, ka interpretuar: "Besa" e Sami Frashërit, "Ura" e Minush Jeros, "Prefekti" i Besim Levonjës, "Familja e peshkatarit" e Sulejman Pitarkës, "Bashkë me agimin" e Kolë Jakovës, "Midis dy njerëzve" e Kiço Blushit, "Skënderbeu" i Lec Shllakut, "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, "Lumi i vdekur" i Jakov Xoxës, "Fytyra e dytë" dhe "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo" të Dritëro Agollit, "Shkallët" dhe "Shtëpia me dy porta" të Ruzhdi Pulahës.
    Dramaturgjia e huaj

    Nga dramaturgjia e huaj mund te përmendim "Shumë zhurme për asgjë", "Nata e dymbëdhjetë" dhe "Zbutja e kryeneçes" te Shekspirit, "I sëmuri për mend" dhe “Kopraci” të Molierit, "Udha e largët" e Arbuzovit, "Luiza Miler" e Shilerit, "Prometeu" dhe "Njeriu që pa vdekjen me sy" të Viktor Eftimiut, "Dashuri e tillë” e Kohoutit, "Banja" e Majakovskit, "Arturo Ui" e Brehtit, "Vdekja e një komisioneri" e Millerit, "Vizita e damës plake" e Dyrrenmatit, "Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, "Darka e të marrëve" e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.


    Nderimet

    Në vitin 1979 i është akorduar titulli "Artist i Merituar" dhe ne vitin 1988 titulli "Artist i Popullit". Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen "Magjia e Madhe", te De Filipos dhe ne Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin "Koncert në vitin 1936".

    Pedagogjia

    Për disa vite ka punuar si pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike, në degën e aktrimit, në Institutin e Lartë te Arteve.

    Filmografia

    Kronikë provinciale (2009)
    [[Ne dhe L
    Tifozët - (2004) komedi
    [[Isht004)
    Njerëz dhe fate - (2002-2
    [[Tirana, viti zetimi
    Parullat - (2001), Lleshi
    Bolero - (1997)
    [[Nata e dymbëdhedi
    [[Edhe kështu edhe
    Botë e padukshme -azi
    Përrallë nga e kaluara - (1987), Vangjeli
    [[Vrasje në gju
    Dhe vjen një ditë - (1986) si vëllai i Llano Bletës
    Gurët e shtëpisë sime - (1985)
    Tre njerëz me guna - (1985)
    Shi në plazh - (1984) teater-komedi
    Shirat e vjeshtës - (1984) , Sotiri
    Nxënësit e klasës sime - (1984), Kristofori
    Kohë e largët - (1983), Anastas Grigori
    Besa e kuqe - (1982), Gjoni
    Era e ngrohtë e thellësive - (1982) (TV)
    Nëntori i dytë - (1982), karrrocieri i Ismail Qemalit
    Prefekti komedi , Qazim Mulleti
    Vëllezër dhe shokë - (1982), Sokrati
    Një shoqe nga fshati - (1980) Agushi
    Ditët që sollën pranverën - (1979) (TV)
    Mësonjëtorja - (1979), kocka
    Në shtëpinë tonë - (1979), Stefi
    Koncert në vitin 1936 (1978), Fotaqi (n/prefekti)
    Shembja e idhujve - (1977), kapteri
    Emblema e dikurëshme - (1976) (TV)
    Duke kërkuar 5-orëshin - (1974) Zeqo
    Rrugë të bardha - (1974), Ganiu
    Shtigje të luftës - (1974), Shabani
    Kryengritje në pallat - (1972)
    Odiseja e tifozave - (1972)
    Kapedani - (1972), i biri i xha Sulos
    I teti në bronx - (1970), Xhemali
    Horizonte të hapura - (1968), Azemi
    Oshëtimë në bregdet - (1966), Gjergji
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Bep Shiroka


    Emri:  Bep Shiroka.jpg

Shikime: 44799

Madhësia:  9.5 KB


    Bep Shiroka ka lindur në 25 shtator të vitit 1933 në qytetin e Shkodrës. I rritur në një familje me tradita artistike, i ati i tij Kolë Shiroka ishte organizuesi i karnavaleve në qytetin e Shkodrës, zgjedh rrugën e artit duke u diplomuar në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Pas disa vjet aktivizimi në trupat amatore në vitin 1960 thirret të punojë në Trupën Profesioniste të Teatrit “Migjeni” prej regjisorit Tefik Duka. Roli i tij i parë do të jetë një rol i dytë në dramën “Nora e Kelmendit” ku ai do të interpretojë shumë mirë duke bërë kështu që ky regjisor ti besojë rolin kryesor në dramën “Histori Irkutase”. Më tej do të vazhdonin shumë e shumë role të tjera plot 150 të cilat do ta bëjnë atë të dashur jo vetëm për publikun shkodran por edhe për atë mbarëshqiptar. Këtu mund të veçojmë interpretimet e tij në komedinë “Çifti i lumtur”, në dramën “Dasëm me Flamur” të dhënë para shqiptarëve në Maqedoni, dramën “Franku i V-të” e shumë të tjera. Në vitin 1998 pasi del në pension shkëputet nga teatri për tu rikthyer 10 vjet më vonë në vitin 2008 me rolin e Rezarit në dramën “Putargat e thata” të Stefan Çapalikut.

    Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë ai i Ram Sokolit në vitin 1970 në filmin “Lugina e pushkatarëve”, por roli që do ta bëj atë të njohur para gjithë artdashësve do të jetë ai i babait fanatik në filmin “Çifti i Lumtur” në vitin 1975. Më tej do të vazhdonin edhe më se 30 role të tjera të interpretuar me shumë mjeshtëri. Këtu mund të përmendim rolin e xhandar Veselit në filmin “Koncert në vitin 1936” në vitin 1978, rolin e Bajraktarit në filmin “Besa e Kuqe” në vitin 1982, rolin e babait të Bardhylit në filmin “Kur hapen dyert e jetës” në vitin 1986 etj. Roli i tij më i fundit do të jetë ai i Shefit të sigurimit në filmin shqiptaro-kanadez “Gruaja pa flatra/Women without wings”. Në karrierën e gjatë të tij nuk mund të lemë pa përmendur edhe rolin e tij si skenograf në Teatrin “Migjeni” e lidhur kjo me pasionin e tij për pikturën, duke realizuar për këtë teatër mbi 30 skenografi për shfaqje të ndryshme. Një nga shfaqjet që më shumë lidhet me profesionin e tij si skenograf është komedia “Çifti i lumtur".

    Për meritat e tij artistike Bep Shiroka është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”

    Filmografia

    Women Without Wings - (2002) ... Sigurim Chief
    Historiani dhe kameleonët - (1989) ... Zoti Maksut
    Kur hapen dyert e jetës - (1986)... Babai i Bardhylit
    Fushë e blertë fushë e kuqe - (1984)
    Besa e kuqe - (1982) ... Bajraktari
    Kërcënimi - (1981) ... Aleksandër Zvetko
    Si gjithë të tjerët - (1981).....Babai i Jetës
    Koncert në vitin 1936 - (1979)...Xhandar Veseli
    Ditët që sollën pranverën - (1979) (TV)
    Çifti i lumtur - (1975)
    Lugina e pushkatarëve - (1970)...Ram Sokoli
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #6
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Margarita Xhepa


    Emri:  Margarita Xhepa.jpg

Shikime: 44441

Madhësia:  3.5 KB


    Lindi më 2 prill 1932 në Lushjna, Shqipëri. Një nga Zonjat e Mëdha të teatrit shqiptar. Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, për të shkëlqyer në dramën "Streha e të harruarve", një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare. Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, Dega e Dramës.

    Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek "Majlinda" (Xh. Broja), Dafina tek "Lumi i vdekur" (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njëjtin titull të Jakov Xoxës), Filja tek "Cuca e maleve" (Loni Papa), Zonja Mëmë tek "Kush e solli Doruntinën" (dramatizim nga Edmond Budina e Pirro Mani i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë), Nëna "Përballë vetes" (Ruzhdi Pulaha) etj.

    Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek "Hamleti", Vajza e dytë tek "Mbreti Lir", Dado tek "Romeo e Xhulieta", Mbretëresha Margaret tek "Rikardi i III", të Shekspirit.

    Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek "Dhelpra dhe rrushtë" (Figereido), Lena tek "Xhaxha Vanja" (Çehov), Ledi Milford tek "Luiza Miler" (Shiler), Zonja Berling tek "Vizita e inspektorit" (Pristli), Zonja Lomen tek "Vdekja e një komisioneri" (A. Miller), Ana Andrejevna tek "Revizori" (Gogol), Marsela tek "Qeni i kopshtarit" (De Vega), Mashenka tek "Mashenka" (Afigenov), Shejla tek "Morali i zonjes Dulska" (Zapolska), apo Dado tek "Elektra" e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë, në Athinë.

    Veç roleve në teatër, ka realizuor edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron "Vitet e para" dhe "Gjurmët", me I. Muçajn e K. Mitron "Dimri i fundit", "Tokë e përgjakur", "Një djalë edhe një vajzë" dhe "Apasionata", me Viktor Gjikën, "Gjeneral gramafoni", me E. Musliun, "Rrethi i kujtesës" dhe "Vitet e pritjes" (E. Musliu), me Kujtim Çashkun, "Dora e ngrohtë", me Dhimitër Anagnostin, "Gurët e shtëpisë sime", me P. Milkanin, "Pranvera s'erdhi vetëm", me S. Kumbaron, "Koncert në vitin 1936", me Gj. Xhuvanian "E diela e fundit" dhe "I dashur armik". Në vitin .... interpretoi ne filmin grek "Mirupafshim" (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh ne Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

    Filmografia

    Në kërkim të kujt (2011), serial
    Tingulli i heshtjes - (2010) telenovela
    Kronikë provinciale - (2009)
    Ne dhe Lenini - (2008)
    I dashur armik - (2004)
    Mirupafshim - (1997)
    E diela e fundit - (1993)
    Një djalë edhe një vajzë - (1990), mesuese Kristina
    Vitet e pritjes - (1990), nëna e Helenës
    Kush e solli Doruntinën (1989) teatër-drama, nëna e Kostandinit dhe Doruntinës
    Pranvera s'erdhi vetëm - (1988)
    Misioni përtej detit - (1988)
    Rrethi i kujtesës - (1987)
    Fillim i vështirë - (1986), shoqe e Zanës
    Gabimi - (1986)
    Gurët e shtëpisë sime - (1985)
    Militanti - (1984)
    Apasionata - (1983)
    Dora e ngrohtë - (1983)
    Shokët - (1982)
    Dita e parë e emrimit - (1981)
    Me hapin e shokëve - (1979) (TV)
    Dollia e dasmës sime - (1978)
    Gjeneral gramafoni - (1978)
    Koncert në vitin 1936 (1978)
    Dimri i fundit - (1976)
    Pylli i lirisë - (1976) nëna e Vlashit
    Tokë e përgjakur - (1976)
    Vitet e para - (1965) si Zyraka
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  7. #7
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Timoleo Flloko


    Emri:  Timo Flloko.jpg

Shikime: 45466

Madhësia:  8.0 KB


    Timoleo Flloko ose Timo siç njihet nga publiku (lindur në Pejë më 26 prill 1948) është një aktor shqiptar.

    Jetëshkrimi

    Rjedh nga nje familje Gjirokastrite. Shkollën e mesme e mbaroi në Vlorë dhe Institutin e Lartë të Arteve në degën Dramaturgji në Tiranë në vitin 1970. Timo Flloko pa mëdyshje mund të quhet një yll i kinematografisë shqiptare, nga të paktët aktorë shqiptarë të cilët ia kanë kushtuar karrierën e tyre ekskluzivisht filmit. Është gjithashtu një nga pedagogët më të respektuar të Akademisë së Arteve. Prej disa vitesh ka zgjedhur të jetojë duke ndarë kohën e tij mes Amerikës dhe Shqipërisë.Gjate qendrimit te tij ne Amerike prej shtate vitesh arriti te futet edhe ne boten e Holliwodit ku luajti ne disa filma.Pas kthimit nga Amerika u kthye ne Tirane ku tani punon si pedagog ne Akademin e arteve ne Tirane ne degen e aktrimit dhe regjizures

    Hyri në kinema shumë i ri, vetëm 19 vjeç. Por dy filmat e tij të parë, “Ngadhnjim mbi vdekjen” (1967) dhe "Përse bie kjo daulle" patën fat të keq. U ndalua nga regjimi i kohës për arsye banale. Brezat e njohën dhe e çmuan talentin e tij më së pari në rolet e Meços në filmin "Kur zbardhi një ditë" dhe Kabos në "Malet me blerim mbuluar", të xhiruar në vitin fatlum 1971. Niveli i interpretimeve të tij filmike erdhi gjithmonë duke u rritur. Pasuan Kanani tek "Shtigje lufte" (1976) dhe Luani tek "Lulëkuqet mbi mure" (1976), ky i fundit i nderuar me Medaljonin e Festivalit të Filmit, më 1977.

    Filmografia

    Watch! (2008) .... Andrea
    Pamje nga ura (2007) teater
    Stay Awake (2006).....Mirosh
    In Between (2006/I)......Nick
    Syri magjik (2005).....Niko
    Evil Never Dies (1999) (episodi i V).... Mustafa
    Angel's Dance (1999).... Shanku (The Shank)
    K-911 (1999) (V).... Xhonson (Johnson)
    Përdhunuesit (1995)
    Loin des barbares (1994).... Vladimiri
    Vdekja e kalit - (1992).....Agroni
    Balada e Kurbinit (1990)......Gurgen Dreni
    Binarët (1987)......
    Vrasje në gjueti (1987)......
    Fillim i vështirë (1986)......Bujari
    Rrethimi i vogël (1986)......Shoku Agron, kryetari
    Të paftuarit (1985)......
    Militanti (1984)......Visar Shundo (Vasil Shanto)
    Nata e parë e lirisë (1984)......Ceçemi
    Ballë për ballë (1979)......Inxh. Sergej
    Liri a vdekje (1979)......Cerçiz Topulli
    Njeriu me top (1977)......Mato Gruda
    Lulekuqet mbi mure (1976)......Luan Sina, mësuesi
    Shtigje lufte (1974)......Kanan Tafili (Kajo Karafili)
    Kur zbardhi një ditë (1971)......partizan Meço
    Malet me blerim mbuluar (1971)......Kapo Dalipi
    Përse bie kjo daulle - (1969)......
    Gadhnjim mbi vdekjen - (1967)......Fatosi
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. #8
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Tinka Kurti


    Emri:  Tinka Kurti.jpg

Shikime: 47239

Madhësia:  19.0 KB


    Tinka Kurti u lind më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë, Bosnjë Hercegovinës dhe jeton në Tiranë. "Zoja e randë" e teatrit dhe kinemasë shqiptare, një aktore e madhe që nuk ka ndërmend të plaket. U ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 14 vjeç. Për disa vjet u aktivizua në teatrin amator në Shkodër. Më 1947 u përjashtua nga Liceu Artistik i Tiranës dhe nuk mori asnjëherë ndonjë diplomë shkolle, por kjo nuk e pengoi të bëhet një aktore e madhe dhe e shumë e kulturuar.

    Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role. Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi. Shkëlqen me role protagoniste në “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë” – ku luan në fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa e Çehovit”. Si rrallëkush, Kurti rikonfirmon talentin e saj edhe në kinema, duke interpretuar në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958.

    Të paharruar kanë mbetur Nene Pashako tek “Yjet e netëve të gjata” (1972), nëna tek “Çifti i lumtur” (1975), Sinjorina Mançini tek “Vajzat me kordele te kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nënës”. Rolet e arrira i sigurojnë çmime të ndryshme, si në festivalet kombëtare të filmit, ashtu edhe ato të teatrit, të cilat kulmojnë me çmimet e karrierës në të dyja fushat. Këtyre çmimeve u shtohen edhe vlerësime të tjera të rëndësishme, si medalja “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës.

    Filmografia

    Ne kerkim te kujt (2012) serial
    Familjet (2009) serial
    Filumena Marturano (2009) Teatër
    Ne dhe Lenini (2008)
    Mira - (2008)
    Kosova: Desperate Search - Etjet e Kosovës (2006)
    Dasma e Sakos - (1998)
    Nata - (1998)
    Zëmra e nënës - (1994)
    Vdekja e kalit - (1992)
    Unë e dua Erën - (1991) - Doktoreshe Keti
    Balada e Kurbinit - (1990) - Nëna e Dardit
    Edhe ashtu edhe kështu - (1989) - Tezja e Almes
    Flutura në kabinën time - (1988)
    Telefoni i një mëngjesi - (1987)- Nena e Neritanit
    Në emër të lirisë - (1987)
    Hije që mbeten pas - (1985) - Nena e Agronit
    Besa e kuqe - (1982) - Dila
    Qortimet e vjeshtës - (1982) Nena e Kujtimit
    Si gjithë të tjerët - (1981) - Drejtoresha e shtepise se femijes
    Mëngjeze të reja - (1980)
    Nusja - (1980)
    Gjeneral gramafoni - (1978)- Nena e Halit Beratit
    Vajzat me kordele të kuqe - (1978)
    Emblema e dikurëshme - (1976)
    Çifti i lumtur - (1975)
    Lumë drite - (1975)
    Në fillim të verës - (1975)....Nena e Veres
    Operacioni Zjarri - (1973)
    Yjet e neteve te gjata - (1972) Pashako
    Guximtarët - (1970)
    Tana - (1958)
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  9. #9
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Rikard Ljarja


    Emri:  Rikard Larja.jpg

Shikime: 45851

Madhësia:  11.8 KB


    Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër, është një aktor i teatrit dhe kinemas shqiptare. Më 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse më 1965 diplomoi në Shkollën e Lartë të Aktrimit ("A. Moisiu"), Tiranë. Për tetë vite pas diplomimit punoi aktor i teatrit në Teatrin "Migjeni" në Shkodër. Prej 1973 deri 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.

    Filmografia

    Viktimat e Tivarit (1996)
    Fletë të bardha - (1990)
    Pesha e kohës - (1988) Kryetari
    Rrethi i kujtesës - (1987) Mjeku
    Në prag të jetës - (1985)
    Pranverë e hidhur - (1985)
    Radiostacioni - (1979) Komisari
    Në pyjet me borë ka jetë - (1978) Luka
    Ilegalët - (1976)
    Në fillim të verës - (1975)
    Rrugicat që kërkonin diell - (1975) Gaqo Tipografi
    Rrugë të bardha - (1974) Deda
    Shpërthimi - (1974)
    Ndërgjegja - (1972) Fitimi
    Yjet e netëve të gjata - (1972)......xhandari
    Kur zbardhi një ditë - (1971) Komisari
    Plagë të vjetra - (1968).......Naimi
    Gadhnjim mbi vdekjen - (1967)..Perlati
    Duel i heshtur - (1967)
    Komisari i dritës - (1966) Dritan Shkabaj

    Regjisor

    Pesha e kohës - (1988)
    Kur hapen dyert e jetës - (1986)
    Fundi i një gjakmarrjeje - (1983)
    Dita e parë e emrimit - (1981)
    Sketerre 43 - (1980)
    Radiostacioni - (1979)
    Në pyjet me borë ka jetë - (1978)

    Skenarist

    Pesha e kohës - (1988)
    Kur hapen dyert e jetës - (1986)
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  10. #10
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Aktorët e shquar të kinematografisë Shqiptare

    Roza Anagnost


    Emri:  roza-xhuxha-anagnosti.jpg

Shikime: 49896

Madhësia:  13.0 KB


    Roza Anagnosti lindi më 27 tetor 1943 në Shkodër, Shqipëri, aktore e shquar e Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë, bashkëshorte e regjisorit po ashtu mjaft të njohur Dhimitër Anagnosti. E filloi karrierën ne Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Vetëm 20 vjeç, hyri në kinematografi me rolin e mësueses në filmin “Detyrë e posaçme” (K. Dhamo, 1963). Një vit më pas luajti Filen në filmin “Toka jone” (H. Hakani, 1964). Viti 1966 ishte viti i bashkëpunimit të suksesshëm me regjisorët debutues Dhimitër Anagnosti e Viktor Gjika, ne filmin “Komisari i drites”. Pas këtij filmi Roza dhe Dhimitri martohen dhe jetojnë në Tiranë.

    Për Rozën fillon periudha më e shkëlqyer e karrierës, me role të shumta në Teatrin Kombetar në Tiranës dhe në kinematografi. Roza Anagnosti bëhet një aktore shumë e kërkuar nga regjisorët. Luan mbi 20 filma dhe fiton disa çmimet të rëndësishme kombëtare. Çifti Anagnosti bëhet simbol i suksesit në art. Disa nga filmat më të suksesshëm janë tek “Plagë të vjetra” (Dh. Anagnosti, 1969), ”Fije që priten” (M. Fejzo, 1976) me të cilin fitoi Medalionin e Festivalit të vitit 1977, “Mesonjëtorja” (M. Fejzo, 1979) me të cilin u shpall aktorja më e mirë dhe fitoi Kupën e Festivalit më 1981. Me filmin “Rruga e lirisë” fitoi Medalionin e dytë. Filmat e tjere janë “Ndergjegja” 1972, “Qyteti me i ri ne bote” 1974, “Ne shtepine tone” 1979, “Dita e parë e emërimit” 1981, “Besa e kuqe” 1982, “Taulanti kerkon nje motër” 1984, “Pranverë e hidhur” 1985, “Bote e padukshme” 1987, “Familja ime” 1987, “Vrasje në gjueti” 1987, “Rikonstruksioni” 1988, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” 1989, “Vetmi” 1990. Përveç shumë vlerësimeve e çmimeve për karrierën, Roza Anagnosti mban titullin “Artiste e Merituar”.

    Filmografia

    Gjoleka djali i Abazit(2006)
    Valsi i Titanikut (1990) teater-komedi
    Vetmi (1990) , Bardha
    Kthimi i Ushtrisë së Vdekur (1989)
    Rikonstruksioni (1988) (TV)
    Botë e padukshme (1987).....doktoreshë Besmira
    Familja ime (1987)
    Vrasje ne gjueti (1987)
    Gurët e shtëpisë sime (1985)
    Taulanti kërkon një motër (1984), Luli
    Besa e kuqe (1982) - Mrika
    Rruga e lirisë (1982)
    Dita e parë e emrimit (1981)
    Mësonjtorja (1979)..........Dafina
    Në shtëpinë tonë (1979)
    Fije që priten (1976)
    Qyteti më i ri në botë (1974)
    Ndërgjegja (1972)...........Arta
    Plagë të vjetra (1968)......Vera
    Komisari i dritës (1966)....Rudina
    Toka jonë (1964) .... Filja
    Detyrë e posaçme (1963)
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •