Përshëndetje ! Kush nga ju ka pasur eksperience me fëmijët për gjëndrat në zorën e trashë ? Djalit tim 6 vjeçar ka tre muaj që i kan dalë disa gjëndra në zorën e trashë ( më duket se mjeku i quante Limfotide ) Para 3 muajsh i kishte 6 mm , kur bëra ekon të premten ( pas një kure me gjilpëra 5 ditore me antibiotik ) mjeku vuri re që jo vetëm që nuk i kishte përmisuar, por ishin rritur me 3 mm dmth ishin bërë 9 mm. Pediatri më tha që unë nuk kam se çfar ti bëj më shumë, por më rekomandoj që të vete te një mjek tjetër pediatër për ta ndjekur në mënyra të tjera. Do doja të dija nga ndonjë nga ju nëse ka pasur ndonjë rast të tillë me fëmijët e vet , si kan vepruar, a janë te kurueshme apo janë te rrezikshme etj info. Faleminderit
Krijoni Kontakt