Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,779

    Robert Elsie: Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend

    TIRANE- Shkrimtari, përkthyesi dhe specialisti kanadez i studimeve shqiptare, 63-vjeçari Robert Elsie njihet si një nga folësit dhe studiuesit më të njohur të gjuhës shqipe. Me një diplomë në Linguistikë, Elsie pati rastin të studiojë edhe në Institutin e Linguistikës në Universitetin e Bonit në vitin 1978, i cili kishte kontakte të rralla me Shqipërinë e asokohe. Kështu, ai vizitoi Shqipërinë disa herë dhe Kosovën gjithashtu. Në fund nuk e përmbajti dot pasionin për Shqipërinë, kulturën pak të njohur të saj dhe kështu iu dedikua studimeve shqiptare.

    Çfarë ju shtyu të mësonit gjuhën shqipe?
    Mësova shqip, sepse isha shumë i interesuar për Shqipërinë dhe për shqiptarët, që nga vizita e parë në vitin 1978. Them se nuk mund të kuptosh asgjë nga një popull pa kuptuar gjuhën e tij. E sigurt është gjithashtu që nuk mund të veprosh në fushën e albanologjisë pa ditur gjuhën. Habitem gjithmonë për ata “albanologë” të huaj që shkruajnë për Shqipërinë dhe për shqiptarët dhe nuk kuptojnë asnjë fjalë shqip.

    Si ju duket gjuha shqipe në krahasim me gjuhët e tjera që ju flisni?
    Është vështirë ta krahasosh gjuhët e botës. Çdo gjuhë ka bukurinë apo forcën e vet. Për shqipen mund të them vetëm se ishte shumë e vështirë për ta mësuar. Jam lodhur shumë. Por çfarë kënaqësie kur e kupton dhe e flet!

    Çfarë ju pëlqen më shumë nga Shqipëria?
    Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend. Por ky vend nuk është kurrë i mërzitshëm. Gjithmonë ka diçka për të zbuluar, diçka që të habit, të gëzon, të tmerron... Ka sigurisht një mijë gjëra që nuk më pëlqejnë në Shqipëri - mbase jam bërë shqiptar! - Por nuk imagjinoj se mund të jetoj pa Shqipërinë.

    (m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    above all don't fear any difficult moment, the best comes from them..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Për: Robert Elsie: Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend

    Deklarate pa kuptim fare kjo. C gje speciale ka shqiperia qe nuk e gjen ne vendet e tjera e sidomos ne ato fqinj? Nuk besoj se shqiperia ka donje element te vecante qe mund te mahnit apo te cmend donjeri. Ndoshta qe te "cmend" mund te jete edhe pak e vertete...

  3. #3
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Për: Robert Elsie: Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend

    Citim Postuar më parë nga TilVolioR Lexo Postimin
    Deklarate pa kuptim fare kjo. C gje speciale ka shqiperia qe nuk e gjen ne vendet e tjera e sidomos ne ato fqinj? Nuk besoj se shqiperia ka donje element te vecante qe mund te mahnit apo te cmend donjeri. Ndoshta qe te "cmend" mund te jete edhe pak e vertete...: @ii
    Po mo, ashtu vertet pa kuptim fare
    Sa budall ky Eslie te mendoj se ne kemi dicka me shume se te tjeret

    Pike zeze



    Te keqen e mendjes :-D

  4. #4
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Robert Elsie: Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend

    Citim Postuar më parë nga Plaku me kostum Lexo Postimin
    Po mo, ashtu vertet pa kuptim fare
    Sa budall ky Eslie te mendoj se ne kemi dicka me shume se te tjeret

    Pike zeze



    Te keqen e mendjes :-D
    se mos te lesh ndonje teme pa shkruar .
    shko ze nai1 dashnore se tu lodhen gishtat

  5. #5
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Për: Robert Elsie: Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend

    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    se mos te lesh ndonje teme pa shkruar .
    shko ze nai1 dashnore se tu lodhen gishtat
    po ik e gjej ndonje danshore
    ngele mbas mua

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Robert Elsie: Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend

    I pelqeka Shqiperia ketij shkrimtarit dhe studiusit qe ska cfare te beje tjeter
    me jeten e vet, vetem te shkruaje dhe studioje.
    Te shkosh si turist sigurisht do te pelqeje,ha e pi gjithe diten sorollatu kafeneve dhe bareve
    merru me thashetheme ,futi dhe nje interviste per qejf ne fund dhe call it a day lol
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e gilberto
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Vendndodhja
    Durres Albania
    Postime
    128

    Për: Robert Elsie: Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend

    Ata qe njohin vetem shqiprin e 20 viteve te fundit,eshte normale,kshu si ju do flasin :/

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Robert Elsie: Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend

    Qe jemi te vecante, ate e kemi. Te te vecantat futen dhe ca cilesi negative, sigurisht.
    Feelings change - memories don't.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-02-2013
    Postime
    28

    Për: Robert Elsie: Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend

    Nje gje shume te vertet e ka thene ai qe gjuha jone ehste shume e veshtire per tu mesuar, edhe nqs se te huajt apo femijet e shqiptareve te lindur dhe rritur jasht shqiperise e mesojne gjuhen shqipe , sdo jene kurre te afte ta flasin dhe ta shprehin ashtu si ne qe kemi lindur atje.

  10. #10
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Për: Robert Elsie: Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend

    Nuk do ishte nje deklarate ekstreme sikur te thoja se asnje anetar ketu ne Forumin Shqiptar nuk di me shume per kulturen,historine ,letersine dhe qenjen shqiptare ( pra nuk di per vetveten) se sa i madhi Robert Elsie . Te merresh gjithe jeten me historine dhe qenjen komplekse te nje kombi nuk do te thote se nuk ke cte besh, do te thote se je njeri i lire dhe me deshire dhe perkushtim zgjedh ate qe do te besh. Nje konstatim( pa le te jete edhe nje paragjykim i imi) do ishte se shumica ne kete Forum nuk bejne ne jete ate qe deshirojne dhe kjo detyrimisht e ben jeten nje mizerje qe jetohet nga epshi per mbijetese dhe jo nga dashuria per jeten e plote dhe te sukseshme.... Z.Robert Elsie ka bere nje zgjedhje te mire per karriere jete ,keshtu do te shpetoje ne mase te madhe vlerat e nje kombi qe per nga katrakteri i pergjithshem eshte mohues i vetvetes dhe vlerave vetjake, nje komb qe me shumen e historise dhe vlerave njerezore dhe kombetare te veta i ka mesuar nga stjuduesit,albanologet dhe udhepershkruesit e huaj.Perfundimisht , nje nder shqiptaret me te medhenje qe jeton sot eshte kanadezi Robert Elsie. I deshiroj jete te gjate ,shendet dhe plot suksese ne jete bashkeshqiptarit Robert Elsie.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 13-06-2013 më 09:55
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Për: Robert Elsie: Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend

    Mua me duket se po ja beni qefin vetes! Edhe un shqiptar jam por e pranoj te verteten. Shqiptaret skan bere donje gje te madhe per boten qe te jene krenare, por as edhe shqiperia nuk eshte donje vend special qe mund te "cmend" me kuptimin e mire, por vec me kuptimin e keq te fjales....

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011

    Për: Robert Elsie: Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend

    Citim Postuar më parë nga TilVolioR Lexo Postimin
    Mua me duket se po ja beni qefin vetes! Edhe un shqiptar jam por e pranoj te verteten. Shqiptaret skan bere donje gje te madhe per boten qe te jene krenare, por as edhe shqiperia nuk eshte donje vend special qe mund te "cmend" me kuptimin e mire, por vec me kuptimin e keq te fjales....
    Kush te thot se zotriu fut shqiptaret ne contest te asaj se kush e sa I dha botes?! ore, njeriu eshte linguist!!! duhesh ta kesh haberin edhe ti edhe tjeret se ne cfar kontesti ky njeri shprehet per shqiprin dhe shqiptaret,mire I ka ky njeri, jemi te cuditshem

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anëtarësuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950

    Për: Robert Elsie: Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend

    Roberti duhet te kishte shtuar ne fund qe Shqiperia nuk bohet me Shqiptar.

    Stjerner er dom som lyser i Mørke

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011

    Për: Robert Elsie: Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend

    Citim Postuar më parë nga TilVolioR Lexo Postimin
    Edhe un shqiptar jam por e pranoj te verteten.
    Cilen te vertet,ata qe mendon ti!??

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Për: Robert Elsie: Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend

    Citim Postuar më parë nga MARGUS Lexo Postimin
    Kush te thot se zotriu fut shqiptaret ne contest te asaj se kush e sa I dha botes?! ore, njeriu eshte linguist!!! duhesh ta kesh haberin edhe ti edhe tjeret se ne cfar kontesti ky njeri shprehet per shqiprin dhe shqiptaret,mire I ka ky njeri, jemi te cuditshem
    Citim Postuar më parë nga MARGUS Lexo Postimin
    Cilen te vertet,ata qe mendon ti!??
    Por thjesht se kuptoj car gje te vecante ka shqipria qe mund te mahnit donjeri. E vetmja gje qe mund te themi i dallon shqiptaret nga te tjeret esht mentaliteti i kalbur qe kan shumica dhe kriminaliteti shum i larte qe kan shqipot kudo qe vene

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •