Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Letërsia bardhë e zi e Kadaresë

    Shkrimtari i universal derdh 9 pika loti për viktimën dhe 5 pika loti për vrasësin e tij/saj. Ai shkrimtar që nuk e bën këtë, derdh nga sytë e tij lotë të helmuar, te cilët letërsisë i heqin ngjyrat, e bëjnë atë bardhë zi!
    Këtë bën Kadareja me Gjeneralin e ushtarëve italianë që u vranë në Shqipëri.

    Nuk do hyj në analiza të hollësishme sepse këto janë karamele për kritikët dhe jo për mua, shkrimtar.
    Për mendimin tim, tek ky libër ( por edhe shumë libra të tjerë të tij) ai na skicon një figurë bardhë e zi dhe koncepti i tij nuk është origjinal.

    Përse?

    1) Po filloj me origjinalitetin.
    Gjenerali i ushtrisë së vdekur është një riprodhim ordiner i kryeveprës së madhe të Gogolit, Shpirtërat e vdekur. Gjenerali i Kadaresë përngjan nga pamja e jashtme( e brëndshme jo e jo, sepse ai shpreh dhimbje, keqardhje të vërtetë për fshatarët e vdekur rusë ) me personazhin e Gogolit. Që të dy personazhet kërkojnë të vdekurit: ai i Gogolit shpirtërat rusë dhe ai i Kadaresë kockat e ushtarëve të vdekur. Që të dy bredhin me shpresën që të zbulojnë sa më shumë shpirtëra të vdekurish.

    2) Përse është romani bardh e zi?

    Italianët fashistë dalin të këqinj ndërsa pala tjetër e mirë. Nuk ka nuancim letrar, këndvështrim sado pak me ngjyra. Dikush mund të thotë si arrihet kjo kur bëhet fjalë për luftë?
    Po, arrihet. Kemi vërtetë të bëjmë me dy palë kundërshtare, por që janë njerëz, me shpirt, ëndrra, familje, të cilat përpara se filan IDIOT UDHËHEQËS t’i hidhte në luftë si peshkaqenë të egërsuar, ëndërronin për liri dhe mirëqënie, njëlloj si pala mbrojtëse.
    Shkrimtari i madh pra, e shmang këtë kurth gazetaresk, duke i përmendur njerëzimit se ushtarët italianë me xhepa të mbushur me bomba, të cilët Gjenerali u kërkon eshtrat, puthnin 25 vite më parë vajza të bukura, ëndërronin të ndërtonin familje dhe realizonin suksese të mëdha në jetë.
    Pra duhej filluar me jetën e ushtarëve përpara se ata u hodhën në luftë, të shpjegoheshin arsyet politike dhe psikologjike që ata i shtynë të pranojnë luftën, dhe pastaj të flitej për kërkimin e eshtrave.
    Shkurt: nuk mund të përmendësh vetëm sjelljen e ushtarit të vdekur gjatë luftës, sepse atëherë ai, pra agresori, del dashje pa dashje, supernegativ dhe pala mbrojtëse super-pozitive. Dhe këto janë kontraste bardhë e zi.

    Gjenerali ironizohet këmbë e krye në të gjitha veprimet e tij. Ironia është armë e fuqishme letrare, por ajo nuk duhet të kalojë në nivel barbar. Sidomos pjesa ku gjenerali dëshiron të kërcejë në dasmën shqiptare ndërkohë që ai shkoi atje për të zbuluar eshtrat e ushtarëve të tij. Një gjeneral Musolinas mund ta ketë bërë por jo në vende publike.
    Pastaj fragmenti i dasmës shqiptare është varrosja më e tmerrshme që mund t’i bëjë një shkrimtar popullit të tij.

    Populli shqiptar dergjej nën darën e diktaturës hoxhiste, ndërsa Kadare përmend aty dasmën shqiptare, me pleq që e kanë çibukun më të trashë se sa cigarja e gjeneralit ( ajo mund të simbolizojë edhe penisin e shqiptarit më të trashë se atij të italianit), thua sikur shqiptarët jetonin të lirë, dhe jo mijëra prej tyre u groposën në netë pa hënë.
    Ua, çfarë arrogance ballkanike! Çfarë mburrje burracake por edhe mesazhi te falcifikuar mund të ketë dërguar ky pasazh dasme tek një lexues italian i cili kur e ka lexuar mund të ketë thënë : lum si shqiptarët që dëfrejnë në dasëm dhe mjerë gjenerali ynë që nuk e shijon dot dasmën por i duhet të merret me zbulimin e eshtrave të ushtarëve!
    Po, po, shqiptarët defrenin me dasmën vrasëse të diktaturës hoxhiste, dhe gjenerali na shfaqet si dasmor qesharak.
    E pabesueshme! Të paktën gjenerali bëri mundimin dhe i zhvarrosi trupat e ushtarëve të tij, ndërsa bashkëqytetasi i Kadaresë, Hoxha, i varrosi ata pa nam e pa nishan, dhe Kadareja i mbylli të dy sytë qëllimisht.

    Kadareja përpiqet ta veshë gjeneralin me dhimbje, por ajo është artificiale, dhe kjo ndodh çdo herë kur shkrimtari shtiret, dhe nuk e ndjen dhimbjen personalisht.
    Dhe Kadareja e ka plotësisht mendjen tek riprodhimi sa më i bukur i librit të Gogolit, se sa përshkrimi sa më i pa-anshëm i zbulimit të eshtrave të ushtarëve të pafatë italianë.


    Kujt i shërbeu ky roman bardhë e zi?

    1) Urrejtjes pa datë skadence të bashkëqytetasit të Kadaresë, Enver Hoxhës ndaj fashistëve. Ky i fundit rrihte gjoksin se ishte ai që i dëboi fashistët nga Shqipëria, dhe Kadareja i frynte atij gjoksin me oksigjen të sëmurë letrar.

    2) Dramës së tmerrshme të izraelitëve. Deri diku qëndron kjo, por jo plotësisht. Përse ?
    Evropa ka qenë shumë më herët se Hitleri, antisemite. Izraelitët nuk mundeshin të shkolloheshin, por vetëm të tregtonin.
    Evropianët, me Holandën kryekampione, vendin ku unë banoj, i dorëzuan izraletitët tek Hitleri kundrejt shpërblimit me para. Prandaj dhe kjo e fundit, pra Holanda, e mbron politikën izraelite pa datë skadence vetëm e vetëm për të mos dalë në diell fytyra e saj e vërtetë në periudhën hitleriane dhe para saj.

    Pra, nuk është vetëm Kadareja, por edhe dhjetëra shkrimtarë të tjerë evropianë të cilët i mbyllën sytë ndaj anti-semitizmit evropian dhe ia hodhën Hitlerit të gjithë përgjegjësinë e Holokaustit.
    Sidoqoftë symbyllja e Kadaresë është barbare sepse nuk mund të tallesh me një gjeneral që kërkon eshtrat e ushtarëve të tij, dhe të anashkalosh me djallëzi primitive groposjen e mijëra shqiptarëve nga Hoxha.
    Në atë kohë, evropianët ishin të gjithë të çmendur, antisemitë, vetëm se Hitleri ishte i kryençmenduri.

    Dhe dëmi që ka shkaktuar ky roman dhe shumë të tjerë të shkruajtur rreth luftës së dytë botërore është për mendimin tim shumë i madh.
    Përse? Evropa nuk bëri një vetëreflektim të plotë rreth shkaqeve të plotë të dramës tragjike të izraelitëve, por edhe më tej, arsyeve të shpërthimit të Luftës së dytë Botërore.
    Kjo solli si pasojë që izraelitët të lartësohen dhjetë herë më shumë se çduhej. Ata, pjesërisht të nxitur nga urrejtja dhe frika e egzistencës që i krijoi Evropa me në krye Hitlerin, pjesërisht të përkrahur nga romane bardh e zi si ai i Kadaresë dhe shumë shkrimtarëve të tjerë evropianë, u shndërruan në arrogantë akoma më të mëdhenj se sa Hitleri vetë.
    Evropa e pasinqertë pra, i përqafon romane të tillë, edhe pse kanë kaluar 45 vjet nga drama izraelite. Dhe tani për të nuk ka rrugë kthimi sepse ajo nuk dëshiron të pranojë antisemitizmin e saj para-hitlerian dhe pozitat e forta politike dhe ekonomike që arritën të zotërojnë izraelitët mbas dramës hitlerike.

    Në mbyllje : për momentin, këtu humbësja më e madhe janë Evropa dhe letërsia e Luftës së dytë Botërore.
    Evropa është humbëse sepse e politizoi letërsinë, e përdori atë për të maskuar një pjesë të antisemitizmit të saj para periudhës hitleriane, rrjedhimisht politika e saj e jashtme është bardhë e zi : e zezë ndaj hitlerizmit/palestinës; e bardhë ndaj vetvetes (aleanca kundër hitlerit) dhe izraelitëve.
    Prandaj edhe antisemitizmi sot ka fituar një imunitet anti-letrar. Tek gjenerali i Kadaresë letërsia e sheh gjeneralin me sy dhe duar të lidhura.

    Ndaj antisemitizmit letërsia evropiane e humbi një sy, sepse Evropa nuk vetreflektoi siç duhet ndaj dramës izraelite dhe këta të fundit i hipën Evropës kalaqafë, çka mund të ketë pasoja fatale për të ardhmen e saj.

    Ndërsa letërsia shqiptare i humbi të dy sytë, sepse Kadareja u mor me
    çvarrosjen e eshtrave të ushtarëve italianë, dhe anashkaloi me heshtje barbare eshtrat e mijera disidentëve shqiptarë ndaj komunizmit, të cilët ende nuk dihet se ku prehen. Kësaj i thonë të tallesh me eshtrat e fqinjit tënd dhe të harrosh me djallëzi vrasëse eshtrat e vëllezërve të tuaj, akoma më të pafajshme se sa ushtarët italianë, sepse ata tek e fundit luajtën edhe pse pa dashje rolin e pushtuesit, ndërsa shqiptarët u vranë nga Gjenerali Hoxha, eshtrat e të cilit Kadare i groposi me lavde poetike.


    Rezart Palluqi
    Holandë, 08 maj 2013
    Revolucioni është për bishat, evolucioni për njerëzit!©

  2. #2
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Letërsia bardhë e zi e Kadaresë

    kur vdisnin te burgosurit ne Spaç i varrosnin aty afer kampit

    pse nuk ja jepnin familjes kufomen?

    ah ky kadare! ky skuth i keq

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •