Që të jeshë besimtar i krishterë do të thotë të besosh në rradhë të parë librin e sipas tyre Zotit (të gjithëfuqishmit, të gjithëdijshmit) Biblën.
Që të jeshë besimtar islam do të thotë të besosh në rradhë të parë në librin e sipas tyre Zotit (të gjithëfuqishmit, të gjithëdijshmit) Kuranin.
Të krishterët e konsiderojnë biblën si libër të Zotit dhe i përkulen, kurse islamët e kosiderojnë kuranin si libër të Zotit dhe i përkulen, kjo dmth se këta libra sipas tyre janë libra të përkryer dhe gjithë çka është e shkruar në to janë të vërteta sepse ato janë fjalë të Zotit, gjithmonë sipas tyre.
Duke u nisur nga kjo, për të vlerësuar një gjë si të vërtetë dhe për të besuar në vërtetësinë e saj (për njeriun e llogjikshëm, me mendje dhe arsye të shëndoshë) duhet që në të të paktën të mos ketë asnjë rrenë apo të pavërtetë, edhe pse për ta marrë një gjë si të vërtetë shkencërisht duhet edhe të jetë në gjendje të testohet dhe provohet një gjë e tillë, por ja që nuk do ta konsiderojmë një fakt të tillë sepse mund të ketë të vërteta edhe të patestuara dhe të paprovuara, por në asnjë mënyrë hiç fare nuk mund të ketë të vërteta rrena apo gënjeshtra.
Pra, kjo do të thotë se nëse sipas të krishterëve Bibla dhe sipas islamëve Kurani janë libra Zoti, atëherë Zoti i madhërueshëm si i gjithëfuqishëm dhe i gjithëdijshëm që është, në librat e tij (nëse janë të tij) nuk mund të ketë dërguar rrena apo gënjeshtra, apo edhe thjeshtë gjëra të pavërteta.
Nëse vetëm një rrenë, gënjeshtër apo e pavërtetë gjendet në Bibël, Kuran apo në cilindo libër që konsiderohet si i Zotit ai libër ose nuk mund të konsiderohet libër Zoti sepse ai si i tillë është i gjithëfuqishëm, gjithëdijshëm dhe nuk mund të dalin rrena,gënjeshtra apo të pavërteta nga Ay.
Bibla por edhe Kurani thonë se Toka është e vjetër jo më shumë se 10 000 vjet, gjë që jo vetëm nuk është e vërtetë por është më larg se 5 miliardë e 999 milion e 990 mijë vjet së vërtetës 6 miliard vjet të vjetërsisë së Tokës së testuar dhe provuar shkencërisht. Ka edhe shumë gjëra tjera nga këto dy libra që shkencërisht janë testuar dhe provuar shkencërisht se nuk janë të vërteta, por kjo mu duk si më e rëndësishmja dhe siç e thashë edhe më lart vetëm një e pavërtetë mjafton në rast të tillë për të dëshmuar të pavërtetën e gjithë librit si i Zotit, sepse Zoti është i gjithëdijshëm dhe nuk mund të dërgoj gjëra të pavërteta.
Një rrenë, gënjeshtër apo e pavërtetë e tillë dëshmon se këto libra nuk janë të Zotit, sepse nëse ne besojmë ende se janë të tij atëherë na del që Zoti i plotfuqishëm dhe i gjithëdijshëm na qenka gënjeshtar apo i paditur gjë që nuk korrespondon me besimin tonë në Zotin si i plotfuqishëm, i gjithëdijshëm dhe krijues i gjithçkafit.
Nga kjo rrjedh pyetja ime për gjithë besimtarët e këtyre feve:
Pse dhe si ende mund të besoni në këto fe?
Nuk them në Zotin sepse këto libra mund të jenë vetëm propagandë filozofike e dy filozofëve më të mëdhenjë që ka njohur njerëzimi që kanë gënjyer me mijëra vjet me miliarda njerëz të kësaj bote.
Falemniderit për mirëkuptim
Përshëndetje dhe
Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
Krijoni Kontakt