-
Shuhet këngëtari Xhemal Dalipi, i njohur me “As e vogël as e madhe”
Shuhet këngëtari Xhemal Dalipi, i njohur me “As e vogël as e madhe”
KORCE- Ndërron jetë në moshën 74-vjecare këngëtari i njohur i këngës popullore kolonjare, Xhemal Dalipi.
Këngëtari është gjetur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Ersekës nga familjarët në orët e para të mëngjesit ndërsa mësohet se vuante prej kohësh nga zemra. Dalipi pak kohë më parë ishte nderuar nga ish-presidenti Bamir Topi me urdhrin "Naim Frashëri i Artë" me motivacionin 'për kontributin e çmuar në jetën kulturore dhe artistike kolonjare". Edhe pse i sëmurë dhe në moshë të madhe këngëtari nuk iu nda në asnjë moment këngës dhe "grupit kolonjar” me të cilët performonte prej afro 50 vjetësh.
Ai njihet nga pjesa më e madhe e publikut me këngën 'As e vogël as e madhe'.
(d.b/BalkanWeb)
-
-
Për: Shuhet këngëtari Xhemal Dalipi, i njohur me “As e vogël as e madhe”
Ngushllime familjarve dhe miqeve, Zoti e meshirofte, shpirti i tije u preft ne paqe.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt