Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anėtarėsuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Pėr: Ambasada e Shqiperise ne USA ne gjendje te veshtire financiare

    benseven, ajo qe shkruan ambasadori le te kuptosh qe ndertesa e ambasades eshte prone e shtetit shqiptar dhe qendron mbyllur sepse eshte jo funksionale( pra sherbimet mund te kryen ne nje ndertese tjeter per te cilen paguhet qerra),ndersa juve keshilloni te blihet ndertesa keshtu shteti pagon vetem taksen per pronesine.

    U bėnė dy vjet qė ndėrtesa e Ambasadės (pronė e shtetit shqiptar) qėndron e mbyllur nė pritje tė rinovimit.
    Per te tjerat e ke shume gabim,ambasada dhe sidomos ajo ne Usa duhet te kete shofer dhe cdo punonjes tjeter te nevojshem,nuk eshte detyre e trupit diplomatik te merret me nderrim vaji apo ku di une te tjera sherbime.
    Albo.....Por ajo qe ju nuk kuptoni eshte qe ambasada eshte ne SHBA per ti sherbyer edhe komunitetit te emigranteve shqiptare ne Amerike. Te gjitha sherbimet e saj ligjore qe ofron, ua ofron emigranteve shqiptare ne Amerike. Pra ambasada shqiptare eshte atje per te na ndihmuar ne si qytetare shqiptare qe banojme ne Amerike me nje mori sherbimesh ligjore
    .
    Ne e dime fare mire se cfare detyrime ka nje ambasade,tematike tjeter eshte se sa ambasada eshte ne gjendje te sherrbeje si duhet shtetasve shqiptare.
    Ajo qe me ben mua pershtypje eshte se si shume nga ju, as nuk ju shkon nder mend qe te ndihmoni shtetin tuaj. Mburreni e mbaheni me fjale si shqiptare te vertete, por doren ne xhep per shtetin tuaj nuk e vini.
    A e di ti Albo qe ambasadat shqiptare jane hajdutet me te medhaja qe ekzistojne nder institucionet shqiptare dhe me e keqja eshte se jane te ligjeruara.
    Te ka rene rasti ndonjehere te shkosh per te marre nje dokument ne ambasade dhe te shohesh se cfare tarifa kane sherbimet e tyre,besoj se jo.
    Po te them se vetem per te marre nje ''leje kalimi'' (eshte thjesht nje cope leter me nje vule) ne ambasaden shqiptare ne Itali te duhet te paguash 34 euro (45$) .Ky eshte sherbimi me elementar dhe me i lire ne ambasaden e Italise.
    A e di se sa punonjes jane ne kete ambasade, as vete ata nuk e dine dhe shumica jane ''trungje'' te rekomanduar nga lart.
    Shteti shqiptar mbledh taksa nga populli dhe nje pjese e tyre jane per te mbuluar keto sherbime,nuk shoh arsye per te bere bamiresin,kur vete shteti na i merr keto leke me ane te taksave ne duhet dhe ta ndihmojme me donacione,jo e ke gabim Albo.Nese komuniteti vete apo individi kane deshire te bejne nje dhurate eshte dicka e mirepritur,por eshte jashte cdo lloj norme qe te ndihmosh dike,shtetin ne kete rast, per te te mundesuar sherbimet qe vete shteti eshte i obliguar te ti ofroje.

  2. #22
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Ambasada e Shqiperise ne USA ne gjendje te veshtire financiare

    Cmimet e sherbimeve nuk i cakton ambasada,cmimet caktohen
    nga drejtoria e financave ne ministrine e jashtme ne Tirane.
    Nuk besoj qe ambasada te rrise cmimin e sherbimeve mbi cmimet e caktuara nga Ministria (ministria cakton cmim leje kalimi 35 euro dhe
    ambasada tu kerkoje vizitoreve psh 50 euro;Nqs dikush ne ambasade do kerkonte pagese 50 euro atehere eshte
    vjedhje pasi cmimi nga ministria per ate sherbim eshte 35 euro)
    Pislliqe te tilla mund te merren vesh nga Ministria dhe dikush ne ambasade qe ka bere pisllik me cmimet
    shkon ne burg.Eshte dicka qe nuk mund ta ruash sekret.Njerezit flasin qe pagova aq e kaq te ambasada
    dhe merret vesh menjehere kur ka pisllik.
    Ne ambasade mund te behen pislliqe shume me karburantin dhe udhetimet,raportohen shume udhetime shume miljazh
    dhe shteti kompeson ne leke.Shpenzimet reale te udhetimeve jane ne fakt 50% me te uleta se sa ato te raportuara.
    Nga sasia e lekeve te derguara nga shteti per shpenzimet e udhetimit.50% i lekeve shkon ne xhepin e hajduteve te ambasades.
    Me fjale te tjera i dergohet ministrise raport qe jane harxhuar 700 litra karburant,ndersa ne realitet jane harxhuar
    350 litra karburant.Shteti dergon para per 700 litra karburant.
    Mbulohen 350 litra karburant dhe pjesa tjeter e lekeve per 350 litra karburant genjeshter futet ne xhep.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 16-03-2013 mė 13:18
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #23

    8 muaj mė parė dhe sot.

    Skandali i ambasadės nė SHBA. Bushati: Vetėm maja e ajsbergut

    9 Mars, 2013 | Postuar nė: Aktualitet,Politika | Shkruar nga: TemA

    bushatiKryetari i Komisionit tė Integrimit pranė Kuvendit, deputeti socialist, Ditmir Bushati, ka komentuar skandalin e falimentimit tė ambasadės shqiptare nė SHBA, ndėrkohė qė qeveria shpenzon miliona pėr lobistėt.

    Nė njė koment nė rrjetin social Facebook, deputeti Ditmir Bushati shkruan “atdheu privat i Sali Berishės: shėrbimi diplomatik nė njė krizė shumėpėrmasore ku mungesa e buxhetit ėshtė vetėm maja e ajsbergut”.

    Bushati e ka komentuar rastin e letrės shqetėsuese edhe nė Shkodėr. “Ne jemi tė angazhuar pėr t’i dhėnė fund njė herė e mirė kėtij shėrbimi diplomatik. Do ta rimėkėmbim shėrbimin diplomatik duke mos i ēuar fondet tek kompanitė lobuese”, tha Bushati.

    Tkurret shėrbimi diplomatik

    09/12/2013

    Kriza financiare prek edhe shėrbimin diplomatik. Ministri i Jashtėm Ditmir Bushati paralajmėroi mbyllje tė disa prej ambasadave tona nė botė dhe shkurtim tė stafit nė tė tjerat, pas identifikimit tė njė situate tė rėndė borxhesh ku pėrfaqesitė tona diplomatike janė pėrfshirė.

    "Buxheti ėshtė njė problem nė vetvete, por le tė mos harrojmė ne pėrballemi me sfida tė jashtėzakonshme. Qeveria paraardhėse na ka lėnė njė gropė tė madhe edhe nė fushėn e diplomacisė, sepse kemi sot pėr sot ambasada, tė cilat nuk mbyllin dot pagesat mujore dhe borxhe qė trashėgohen nga viti nė vit", tha Bushati.

    Top Channel: Kur flisni pėr racionalizim do tė thotė mbyllje ambasadash, shkurtim stafesh?

    Ministri Bushati: Kur flasim pėr racionalizim nėnkuptoj edhe mbyllje tė ambasadave nė vende tė ndryshme, ku praktika ka treguar qė ne nuk jemi efektivė dhe natyrisht edhe njė rialokim dhe shkurtim tė prezencės dhe tė stafeve, nė mėnyrė respektive. Procesi ėshtė nė vazhdim dhe ēdo gjė e kam bėrė transparente dhe publike dhe do tė vazhdojmė ta bėjmė me pėrgjegjshmėri tė plotė.

    Bushati tha se Ministria e Jashtme do te nise nje reforme rrenjesore ne diplomaci, me njerez qe perfaqesojne denjesisht Shqiperine jashte, pasi nuk ngurroi qe ne mbledhjen e Komisionit te Jashtem t'i cilesoje serish ambasadat si konvikte strehimi. Kjo eshte nje pakete e plote qe do te perfshije, perveē shkurtimit, edhe emerime ne krye sherbimit tė njerėzve, qė sipas tij, do te rrisin cilesine e perfaqesimit tone ne bote. Por shefi i diplomacise nuk tha nese do te ruhet apo jo raporti aktual i emerimeve ne ambasada, ku plot 50 % prej tyre vijne nga politika dhe gjysma tjeter njerez qe vijne nga sistemi. Komisioni i Jashtem me mbeshtetjen e te dyja paleve miratoi tre propozime te reja per ambasador, Artur Kuko ne Berlin, Adriana Hodbari ne Strasburg dhe Roland Bimo ne Vjene.
    / Top Channel

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •