Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet të pajtohemi me qeverinë e Kosovës që të krijohet asociacioni i komunave serb

Votues
16. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • PO - Pse Po?

    4 25.00%
  • JO - Pse Jo?

    12 75.00%
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #-19

    A duhet të pajtohemi me qeverinë e Kosovës që të krijohet asociacioni i komunave serb

    A duhet të pajtohemi me qeverinë e Kosovës që të krijohet asociacioni i komunave serbe në Kosovë!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #-18
    i/e regjistruar Maska e Elonesaa
    Anëtarësuar
    10-09-2012
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,465

    Për: A duhet të pajtohemi me qeverinë e Kosovës që të krijohet asociacioni i komunave

    Jo sepsee keshtu vetvetiu po u krijojne autonomin serbeve......ata edhe ashtu kane me shume te drejta se vet ne kosovaret....
    A lady should be able to make a man smile with her clothes on...

  3. #-17
    i/e regjistruar Maska e Doni-88
    Anëtarësuar
    09-02-2013
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    248

    Për: A duhet të pajtohemi me qeverinë e Kosovës që të krijohet asociacioni i komunave

    JO - sepse vetem sa eshte nje hap me tutje per autonomi te asaj pjese qe ThaqiC nuk e ka problem aspak t'ja fal s'bashku me nje pjese te qytetit tim te Mitrovices.

  4. #-16
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: A duhet të pajtohemi me qeverinë e Kosovës që të krijohet asociacioni i komunave

    PO sepse do bihen ne qetesi te gjitha palet.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  5. #-15
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688

    Për: A duhet të pajtohemi me qeverinë e Kosovës që të krijohet asociacioni i komunave

    JO ,,,megjithse edhe nuk ka shansa te ndodhe kjo!

  6. #-14
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: A duhet të pajtohemi me qeverinë e Kosovës që të krijohet asociacioni i komunave

    Jo edhe pse ne askush nuk eshte ka na vet.

    Po sepse qashtu po dojn fuqit e mdhaja. E me ba me u'a kthy fuqive te medha fjalet e mos me ju ec shtati qysh thon ata. Na lajn ma zi se ne kohen e Xhaxhi enverit kur ky i fundit i prishi mardhanjet me kinen me arsyetimin qe gjoja kina kishte pas ndreq mardhanjet me USA dhe ka tradhetu shqipnin komuniste, keto vite vertet kishin qen t'merr per shqiptaret e asaaj kohe.
    Eh une po them po nese keshtu dojn JueSeja,

  7. #-13
    i/e regjistruar Maska e Doni-88
    Anëtarësuar
    09-02-2013
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    248

    Për: A duhet të pajtohemi me qeverinë e Kosovës që të krijohet asociacioni i komunave

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    PO sepse do bihen ne qetesi te gjitha palet.
    Pergjigje tipike anti-shqiptare........ptyyyy fare e keqe nuk eshte cudi pse shqiperia eshte shume mbrapa duke pas parasysh c'fare anti-shqiptaresh mban mbrenda saj.

  8. #-12
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: A duhet të pajtohemi me qeverinë e Kosovës që të krijohet asociacioni i komunave

    Citim Postuar më parë nga Doni-88 Lexo Postimin
    Pergjigje tipike anti-shqiptare........ptyyyy fare e keqe nuk eshte cudi pse shqiperia eshte shume mbrapa duke pas parasysh c'fare anti-shqiptaresh mban mbrenda saj.
    e para njehere, lere ate fjalor barbari. se nuk ta ka njeri borgj.

    e dyta asocimi i komunave serbe nuk eshte aspak veprim anti-shqiptar. sepse nuk behet fjale qe serbet te komandojne shqiptaret, e ti torturojne ata. por te Komandojne Veten e Tyre, dhe kjo eshte mese normale.
    eshte e vetmja zgjidhje qe siguron paqen ne rajon.
    nese ata nuk do komandojne veten ne zonat qe jetojne, situata do te jete gjithmone problematike, me pushtete paralele dhe tensione te vazhdueshme.
    dihet shume mire urrejtja mes serbeve dhe kosovareve, dhe kur dy popullatave kane urrejtje mes tyre, atehere zgjidhja me paqesore eshte qe secili ne pune te vet.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  9. #-11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: A duhet të pajtohemi me qeverinë e Kosovës që të krijohet asociacioni i komunave

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    e para njehere, lere ate fjalor barbari. se nuk ta ka njeri borgj.

    e dyta asocimi i komunave serbe nuk eshte aspak veprim anti-shqiptar. sepse nuk behet fjale qe serbet te komandojne shqiptaret, e ti torturojne ata. por te Komandojne Veten e Tyre, dhe kjo eshte mese normale.
    eshte e vetmja zgjidhje qe siguron paqen ne rajon.
    nese ata nuk do komandojne veten ne zonat qe jetojne, situata do te jete gjithmone problematike, me pushtete paralele dhe tensione te vazhdueshme.
    dihet shume mire urrejtja mes serbeve dhe kosovareve, dhe kur dy popullatave kane urrejtje mes tyre, atehere zgjidhja me paqesore eshte qe secili ne pune te vet.
    Shume 'paqesor" je ... ke mendim te njejt edhe per problemin cam p.sh?

  10. #-10
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: A duhet të pajtohemi me qeverinë e Kosovës që të krijohet asociacioni i komunave

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Shume 'paqesor" je ... ke mendim te njejt edhe per problemin cam p.sh?
    camet jane ne shqiperi e jo ne greqi. nuk kane lidhje me problemin e komunave te asociuara..
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  11. #-9
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: A duhet të pajtohemi me qeverinë e Kosovës që të krijohet asociacioni i komunave

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    camet jane ne shqiperi e jo ne greqi. nuk kane lidhje me problemin e komunave te asociuara..

    Osht kthy ky forum, ne forum grek,
    apo si osht puna?
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  12. #-8
    i/e regjistruar Maska e Doni-88
    Anëtarësuar
    09-02-2013
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    248

    Për: A duhet të pajtohemi me qeverinë e Kosovës që të krijohet asociacioni i komunave

    Citim Postuar më parë nga hot_prinz Lexo Postimin
    Osht kthy ky forum, ne forum grek,
    apo si osht puna?
    Paj vetem emri qe i ka mbet forumi shqiptar se ketu vetem bastardime anti-shqiptaresh gjen, ani kur shikon nje aqkillis grekofil duke te shit mend me lejen e njerit me emrin "ALBO" qe ja bene BAN cdo shqiptari qe e kundershton kete mikun e tij nga greqia te vjen nje e dhjere e madhe.

  13. #-7
    i/e regjistruar Maska e Doni-88
    Anëtarësuar
    09-02-2013
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    248

    Për: A duhet të pajtohemi me qeverinë e Kosovës që të krijohet asociacioni i komunave

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    camet jane ne shqiperi e jo ne greqi. nuk kane lidhje me problemin e komunave te asociuara..
    Problemi çame eshte me i madh se i ketyre krimineleve qe ti perkrah se keta gezojne cdo drejte te mundshme ne Kosove ne dallim prej cameve qe as nuk lejohen te vizitojne tokat e tyre nga greket.

  14. #-6
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: A duhet të pajtohemi me qeverinë e Kosovës që të krijohet asociacioni i komunave

    Citim Postuar më parë nga Doni-88 Lexo Postimin
    Problemi çame eshte me i madh se i ketyre krimineleve qe ti perkrah se keta gezojne cdo drejte te mundshme ne Kosove ne dallim prej cameve qe as nuk lejohen te vizitojne tokat e tyre nga greket.
    camet te kerkojne demshperblim, e te mbyllet ky muhabet. se per te vajtur atje nuk kane asnje shanc,
    nuk jane aq budallenj greket sa te fusi camet ne greqi te perzihen me popullsine vendase do fillojne prape konfliktet. duke qene ne paqe ti hapi telashe vetes.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  15. #-5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011

    Për: A duhet të pajtohemi me qeverinë e Kosovës që të krijohet asociacioni i komunave

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    e para njehere, lere ate fjalor barbari. se nuk ta ka njeri borgj.

    e dyta asocimi i komunave serbe nuk eshte aspak veprim anti-shqiptar. sepse nuk behet fjale qe serbet te komandojne shqiptaret, e ti torturojne ata. por te Komandojne Veten e Tyre, dhe kjo eshte mese normale.
    eshte e vetmja zgjidhje qe siguron paqen ne rajon.
    nese ata nuk do komandojne veten ne zonat qe jetojne, situata do te jete gjithmone problematike, me pushtete paralele dhe tensione te vazhdueshme.
    dihet shume mire urrejtja mes serbeve dhe kosovareve, dhe kur dy popullatave kane urrejtje mes tyre, atehere zgjidhja me paqesore eshte qe secili ne pune te vet.
    vlen kjo per qipron veriore?

  16. #-4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011

    Për: A duhet të pajtohemi me qeverinë e Kosovës që të krijohet asociacioni i komunave

    Citim Postuar më parë nga hot_prinz Lexo Postimin
    Osht kthy ky forum, ne forum grek,
    apo si osht puna?
    jo ore ,as qe eshte forum ,ketu mesterbohet nga aqilat

  17. #-3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Postime
    689

    Për: A duhet të pajtohemi me qeverinë e Kosovës që të krijohet asociacioni i komunave

    Joooooo. Po kush me thene jo se.

    Mbasi ka mbet Kosova ne duart te "shulmemecave".

    Po si nuk u mesuam bile nga fjalet e Urta kemi shume te menqura, kur nuk njef gjuhen e Kopromiseve po nuk parshtorojme po vetum pranojme Kopromise te Dhembeshme.psh. pleqet dikur moti kane thene;
    nese ben tregti me te njejtin kuti!-mase!( meter) e ne shume gjuhe kam ndie ne mergim kete shprehje....
    Pra nese ne i pronojme te kerkojme qe te formohen e Komuna te njejta ne SERBI ku jetojne Shqiptaret!
    Cili shtet duhet me ngrit per Trugun- apo Etnin Shqiptare atje.
    Jo, se jane shume te demeshme po edhe telashe kane me sjelle...
    Se kane me u Finacuar nga Dy anet e nga te hujat do kene shume Benificione!
    E ate me te keqen qe nuk e din...ata nuk japin pergjegjesi nese kane Deficite apo Suficite...
    E pra ajo me keqja eshte se nese kane Profit.fitim ne nje lemi apo Industri neser....a ku dij une çka e ndajne me Serbin se nuk jane te obliguara me derdhe para ne Kosove...shula....
    Ky eshte nje model me nje Konton ketu ne Ch qe shteti zviceran e Fianncon po ajo nuk eshte e obliguar te ndaje profitin me kantone e shtet po vete menagjon....
    E per keshilltar Shkijet kane nje Zvizeran te njohur! ai ju ka propozuar kete model...une e kam thene moti kete... po keta tonet i keni pa ne Bisedime shkojne me duar ne Xhepa...
    Zot runa Kosoven nga te pameshiret e nga ata doreliget!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ilirana : 06-03-2013 më 16:05

  18. #-2
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: A duhet të pajtohemi me qeverinë e Kosovës që të krijohet asociacioni i komunave

    Draft-marrëveshja Prishtinë-Beograd: Rajon evropian e jo asociacion!

    Bashkimi Europian dhe Prishtina janë pajtuar për një draft prej 10 pikësh për marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit?

    Sipas burimeve të ditores serbe “Blic”, ky propozim iu dorëzua autoriteteve në Beograd, që ata të japin vërejtjet e tyre. BE-ja dhe Prishtina do të kërkojnë nga Serbia të mos pengojë pranimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, duke lënë mundësi për një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit që do të zëvendësojë atë 1244.
    Sipas draftit, Bashkimi Evropian dhe Prishtina propozojnë që në veri të Kosovës serbëve t’ju lejohet formimi i Rajonit Evropian - Veriu i Kosovës, në vend të asociacionit të komunave që kërkon Beogradi. Ky rajon do të ketë një pjesë të përgjegjësive, madje edhe një Gjykatë të Apelit, por i tërë rajoni do të inkorporohet plotësisht në institucionet e Kosovës.
    Teksti integral i draft-marrëveshjes, i publikuar në gazetën serbe “Blic”, i transmetuar nga Telegrafi:

    Draft-marrëveshja

    Hyrje

    - Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që të promovojë stabilitetin, paqen dhe pajtimin në Ballkanin Perëndimor, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të integrimit evropian të të dyja palëve. Ajo paraqet një normalizim thelbësor të raporteve të tyre, duke përmirësuar kështu sigurinë e qytetarëve të tyre dhe përmirësimin e kushteve të jetës së tyre të përditshme.
    - Kjo marrëveshje është në përputhje me marrëveshjet e arritura në dialog sipas rezolutës të AP të OKB-së 64/298, të datës 13 shtator 2010, duke marrë parasysh rezolutën e KS të OKB-së 1244/1999, dhe opinionin këshillëdhënës të GJND-së të 22 korrikut 2012. Marrëveshja nuk vë në pikëpyetje pozicionet e palëve në aspektin e statusit të Kosovës. Të dy palët pajton si në vijim:

    1. Zbatimi i marrëveshjeve të mëparshme

    - Marrëveshjet tashmë të arritura duhet të zbatohen.
    - Marrëveshja për telekomunikacionin dhe energjinë elektrike do të arrihet në bazë të draftit ekzistues dhe në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të të dyja palëve (Marrëveshja e Athinës).

    2. Veriu i Kosovës

    - Komunat dhe institucione tjera në veri të Kosovës (Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku) janë pjesë integrale e kuadrit institucional dhe ligjor të Kosovës. Komunat e cekura gëzojnë të njëjtat të drejta dhe kanë të njëjtat kompetenca të zgjeruara të parapara për komunat tjera në Kosovë.
    - Duke u nisur nga parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, komunat në veri të Kosovës kanë të drejtë të formojnë një aleancë për të mbrojtur dhe promovuar interesat e tyre. Aleanca e përmendur mund të quhet Rajoni Evropian Veriu i Kosovës (REVK).
    - Përfaqësuesit e REVK-së munden në kohën e duhur të ftohen të marrin pjesë në punimet e Komitetit të Rajoneve të BE-së. REVK mund të formojë Kuvendin e komunave pjesëmarrëse, e ato mund të caktojnë një organ ekzekutiv që do të jetë përgjegjës për të ushtruar të gjitha të drejtat që u janë dhënë atyre sipas ligjit të Kosovës dhe të ofrojnë shërbime të bazuara në praktikat dhe standardet më të mira evropiane.
    - Zgjedhjet në REVK do të zhvillohen sipas ligjit të Kosovës dhe përfaqësuesit e zgjedhur do të kenë vend në institucionet e Kosovës.
    - REVK mund të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë. Ndër të tjera, kjo do të përfshijë marrëveshjet për bashkëpunim vendor dhe ndërkufitar me Serbinë.

    3. Aktivitetet e Qeverisë serbe në Kosovë

    - Serbia do të pushojë së kryeri funksionet kryesore shtetërore në Kosovë, përfshirë administratën komunale, gjykatat, policinë dhe organeve tjera - të tilla si zyra tatimore, zyra postare.
    - Organet gjyqësore do të punojnë në kuadrin ligjor të Kosovës. Gjykatat do të pasqyrojnë përbërjen etnike lokale. Në REVK do të formohet Gjykata e Apelit.
    - Në Kosovë nuk do të ketë zyrtarë aktivë të organeve serbe të rendit publik, të sigurisë dhe të autoriteteve të mbrojtjes civile, pa leje të organeve të Kosovës. E gjithë policia do të veprojë në kuadër të policisë së Kosovës. Vetëm policia, e cila pasqyron përbërjen etnike, do të vendoset në veri të Kosovës.
    - Institucionet e Kosovës do të kryejnë funksionet administrative, të tilla si shërbimet tatimore, posta, administrata komunale.
    - Financimi i komunave, si dhe individëve nga ana Serbisë - në mënyrë që të përmirësohet mirëqenia e komuniteteve lokale - do të bëhet përmes mekanizmave për të cilën të dy palët do të bien dakord, dhe që do të lejojnë buxhete të ndara dhe transparente për çdo sektor (p.sh. shëndetësia, arsimi, pensionet).

    4. Decentralizimi

    - Në aspektin e përcaktimit për decentralizim, autoritetet e Kosovës do të shqyrtojnë funksionimin e organeve të themeluara rishtazi komunale, në mënyrë që të sigurojnë qëndrueshmërinë e veprimeve dhe aktiviteteve të tyre.

    5. Trashëgimia kulturore dhe fetare

    - Marrëveshjet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare të parashikuara me ligj të Kosovës, duhet të garantohen me marrëveshje mes BE-së dhe Kosovës.

    6. Shtetësia e dyfishtë

    - Të drejtat e personave me shtetësi të dyfishtë do të respektohet plotësisht.

    7. Zyrtarët për ndërlidhje

    - Organet serbe dhe organet e Kosovës do të caktojnë zyrtarët për ndërlidhje në Prishtinë dhe Beograd, për të mundësuar kontaktet e punës.

    8. Përfaqësimi i Kosovës në forumet ndërkombëtare

    - Në kornizën e normalizimit të marrëdhënieve, Serbia nuk do të bllokojë ose nxis të tjerët që të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë të bazuar në qëllime ekonomike, kulturore dhe sociale (përfshirë edhe sportin) qëllime. Serbia nuk do të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në OSBE.

    9. Zbatimi i marrëveshjes

    - Të dyja palët do ta zbatojnë këtë marrëveshje me ndihmën e BE-së, në përputhje me rendin e propozuar. BE-ja do të monitorojë zbatimin. Nëse njëra nga dy palët dështon në përmbushjen e detyrimeve ose renditjes, proceset që lidhen me atë palë do të ngrihen.

    10. Rezoluta e re e KS të OKB-së

    - Të dy palët mund të diskutojnë / bien dakord për të cekur marrëveshjet e përmendura / marrëveshjen për rezolutën e KS të OKB-së.

    Hoxhaj: Drafti i publikuar për veriun nuk ekziston
    Ka reaguar shpejt Qeveria e Kosovës nëpërmjet kryediplomatit Enver Hoxhaj, pas publikimit në shtypin serb të të Draftmarrëveshjes Prishtinë-Beograd, ku paraqiten të dhëna të reja nga bisedimet në Bruksel.
    “Nuk ekziston asnjë draft-marrëveshje e shkruar ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në lidhje me rajonalizimin e veriut të Kosovës”, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
    Këto komente, ai i ka bërë në lidhje me një, siç quhet, draft-marrëveshje, të publikuar në mediat serbe dhe të transkriptuar më pas edhe nëpër disa media kosovare, transmeton REL.
    Hoxhaj ka thënë se një draft-marrëveshje e tillë as që ekziston dhe se Prishtina asnjëherë nuk ka pasur në duart e veta një përmbajtje për një marrëveshje siç është prezantuar aty.
    “Të gjitha zgjidhjet për veriun do të jenë përbrenda Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, ka deklaruar Hoxhaj, duke përjashtuar mundësinë e krijimit të një rajoni autonom në veri, siç është prezantuar në shkrimin, që në mediat serbe prezantohet si dokument./Shekulli Online
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  19. #-1
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349

    Për: A duhet të pajtohemi me qeverinë e Kosovës që të krijohet asociacioni i komunave

    Ajo pjesa e Kosoves asht e humbun tash, le t'bajn qka t'dojn. Kishin mu shperngul edhe krejt kta shkijet e tjer aty n'veri, kshtu t'pakten nuk na bjen me i pa qdo dit. Zoti i lasht shnosh ata shqiptaret qe jetojn atje, boll po m'dhimen.
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  20. #0

    Për: A duhet të pajtohemi me qeverinë e Kosovës që të krijohet asociacioni i komunave

    KQZ,,,,,ne Prizren Prin PDK me 41.50
    LDK me 25
    Gjilan PDK 39...LDK 31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •