Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Patra, 3 shqiptare rrahin dhe i thyejnë nofullën grekut të “Agimit të Artë”

    Patra, 3 shqiptare rrahin dhe i thyejnë nofullën grekut të “Agimit të Artë”
    Nga: ADELAJDA XHAMANI



    PATRA - Tre shtetas shqiptarë kanë rrahur për vdekje duke i thyer nofullën një shtetasi grek, simpatizant i partisë neonaziste greke "Agimi i Artë". Arsyeja e përleshjes është bërë një koment i të riut grek kundër shqiptarëve në "Facebook", i cili kishte shkruar "Do t'i vras shqiptarët" etj. Komenti i tij ishte shkruar në murin e profilit të "Facebook"-ut të "Agimit të Artë". Lajmi është publikuar në agjencinë greke "I Neës". Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Patras. Në qendër të këtij qyteti, dy grupe të rinjsh me etni shqiptare dhe greke janë konfliktuar midis tyre, dhe më pas kanë kaluar në dhunë fizike e për pasojë një djalosh grek ka mbetur i plagosur. Shqiptarët e kanë parë të riun grek në rrugë dhe e kanë njohur nga fotoja e tij në "Facebook".

    Ata e kanë ndaluar dhe e kanë pyetur: "Ti je ai që do vrasësh shqiptarët?" Më pas ata e kanë rrahur të riun grek dhe janë larguar. Greku ka përfunduar në spital me nofullën të thyer dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Familjarët e tij janë drejtuar menjëherë në rajonin e policisë për të bërë denoncimin. Autoritetet greke i kanë identifikuar shqiptarët nëpërmjet fotove dhe kanë zbuluar se njëri prej tyre ishte me precedentë penalë, pasi më parë ishte përfshirë në një tjetër konflikt. Çështja ka kaluar në Prokurori, por i riu shqiptar që akuzohet se ka kryer agresionin po hetohet në gjendje të lirë, pasi është në moshë të mitur. Kjo ngjarje vjen pas një periudhe të acaruar të shqiptarëve kundrejt përfaqësuesve të partisë neonaziste greke, e cila nisi fill pas deklaratave të forta kundër Shqipërisë të Kristos Papas në emisionin "360 Gradë" në 'Neës 24'. Pasi Kristos Papas u shpall nga Ministria e Jashtme si "non grata", u përfol që "Agimi i Artë" ka hapur degë në jug të vendit, mirëpo këto zëra nuk u konfirmuan asnjëherë. Nuk ka asnjë njoftim zyrtar, por persona që e quajnë veten përfaqësuesit e degës së "Agimit të Artë" në Sarandë, më 30 janar të këtij viti, kanë hapur në rrjetin social një profil me emrin "Agimi i Artë-Sarandë". Kohë më parë, "Agimi i Artë" njoftoi në faqen e tij zyrtare, se do të hapë degët e tij në jugun e Shqipërisë, por për hapjen e degës së tij në Sarandë, nuk ka një njoftim zyrtar nga qendra e partisë në Athinë, ndaj nuk përjashtohet mundësia që këtë profil ta ketë hapur një simpatizant i ekstremistëve. Faqja është e mbushur me simbole të "Agimit të Artë" dhe Vorio-Epirit, me foto figurash politike, historike etj. Çdo postim në faqen e internetit bëhet në gjuhën greke. Aty njoftohet hapja e degës në Sarandë dhe paralajmërohet përhapja e kësaj partie edhe në zona të tjera të jugut të Shqipërisë. "Zemra greke do rrahë në zyrat tona të reja në Sarandë, dhe së shpejti në Himarë, Delvinë, Tepelenë dhe Gjirokastër.

    E dimë se kjo rrugë është e vështirë dhe e mbushur me rreziqe, por nuk frikësohemi, sepse kemi mësuar që për lirinë të japim edhe jetën", thuhet në një nga postimet në faqe. Partia neonaziste "Agimi i Artë", me një mbështetje gjithnjë në rritje në Greqi deri në 9.7%, shquhet për retorikën e saj të ashpër për të huajt dhe emigrantët shqiptarë në veçanti, por edhe për qëndrimet e saj mbi të ashtuquajturin Vorio-Epir dhe historinë e Shqipërisë e shqiptarëve.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  2. #2
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Patra, 3 shqiptare rrahin dhe i thyejnë nofullën grekut të “Agimit të Artë”

    Duhet te ndalohen me ligje keto parti neonaziste ! DHE dënuar RENDE !!!! Kurse partia neonaziste dhe antaret e saj grek, te shpallen non-grata ne mbrendesin e territorit shqiptar ! Pak na kan vjedhe Çamerin, e tani e duan edhe jugun !...edhe pak, edhe do ta kerkojn Tiranen !! S'ka mëshirë për kriminelët !

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Patra, 3 shqiptare rrahin dhe i thyejnë nofullën grekut të “Agimit të Artë”

    Parti fashiste sikurse qe eshte AGIMI I ARTE,nuk sjellin paqe dhe stabilitet,por dhune dhe ekstremizem,ket duhet ta ken te qarte te gjithe,ata luajne me zjarre,por fundi i tyre eshte Zjarri.
    Keto metoda na kujtojne kohen e Sllobodan Millosheviqit ne Kosove ,te njejtat metoda i perdore edhe Papasi me ideologet e kesaj partie,vetem se keta nuk kane pushtet.
    Shteti shqipetar duhet ti percjell me kujdes veprimet e ketyre grupeve te rrezikshme,dhe tju tregoj ketyre fashisteve se ne Shqiperi fashizmi ka kapituluar kaher,dhe nuk ka vend per ideologji fashiste.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Patra, 3 shqiptare rrahin dhe i thyejnë nofullën grekut të “Agimit të Artë”

    po mos u rrihni more se do tu hapin probleme.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  5. #5
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Për: Patra, 3 shqiptare rrahin dhe i thyejnë nofullën grekut të “Agimit të Artë”

    Mire ja kane bere. Por te kene nga te rrahin ndonje drejtues te kesaj partie me mire do ishte. Greqia po behet nje shtet depresiv dhe shoqeria e atij vendi gjithnje e me teper po tregon qe nuk ka lidhje me ata greket e lashte qe ishin djep kulture per te gjithe boten. Keto lloj partish duhen ndaluar me ligj pasi sjellin vetem perçarje e stabilitet.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Patra, 3 shqiptare rrahin dhe i thyejnë nofullën grekut të “Agimit të Artë”

    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Mire ja kane bere. Por te kene nga te rrahin ndonje drejtues te kesaj partie me mire do ishte. Greqia po behet nje shtet depresiv dhe shoqeria e atij vendi gjithnje e me teper po tregon qe nuk ka lidhje me ata greket e lashte qe ishin djep kulture per te gjithe boten. Keto lloj partish duhen ndaluar me ligj pasi sjellin vetem perçarje e stabilitet.


    Po rri a derbardh se do ngrihen e do u ngulin nga nje thike....edhe greket manat duan.Pa se tha ai do vras shqiptare edhe çë....
    Plus qe do i kopanisin qe ne burg.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  7. #7

    Për: Patra, 3 shqiptare rrahin dhe i thyejnë nofullën grekut të “Agimit të Artë”

    Po ai greaku per kercenim me vdekje dhe racizem nuk ha burg?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2012
    Postime
    390

    Për: Patra, 3 shqiptare rrahin dhe i thyejnë nofullën grekut të “Agimit të Artë”

    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Greqia po behet nje shtet depresiv dhe shoqeria e atij vendi gjithnje e me teper po tregon qe nuk ka lidhje me ata greket e lashte qe ishin djep kulture per te gjithe boten.
    shume e vertete kjo qe the

  9. #9
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Patra, 3 shqiptare rrahin dhe i thyejnë nofullën grekut të “Agimit të Artë”

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Po ai greaku per kercenim me vdekje dhe racizem nuk ha burg?
    I bie qe te arrestohet e gjithe greqia.
    I LOVE GOD

    j&g

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Për: Patra, 3 shqiptare rrahin dhe i thyejnë nofullën grekut të “Agimit të Artë”

    Ju qe thoni qe mire ja bene jeni bosh nga mendja fare. Besoni qe kshu do zgjidhen problemet? Se do ver mend ky greku tashi qe ja thyen nofullen e? Po mire, neser pasneser nqs greket ja thyejne duart dhe kembet donje shqiptari andej, sepse tha "dua te vras greket". Car do thoni? Mire ja bene? E? Ne greqi ka qindra mijera shqiptare qe duhet te bashkjetojne me greket e popujt e tjere. Akte te tilla vetem rrisin racismin dhe problemet...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •