INTERVISTA/ Flet kėngėtarja e mirėnjohur popullore dhe mėsuesja

Vitore Matoshi: Kėndoj vetėm kėngė tė tabanit popullor

I jam mirėnjohėse Fatime Sokolit

Albert ZHOLI

Kėngėtare dhe mėsuese. Njė femėr shumė energjike qė gjen kohė pėr mėsimdhėnie dhe pėr koncerte brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Dhe pse nga Tropoja ajo i kėndon tė gjitha kėngėt popullore tė tė gjitha trevave shqiptare. Asnjėherė nė rrugėtimin e saj nuk ka huazuar muzikė ėt huaj, pasi kėngėn e ka lidhur vetėm me tabanin popullor.

Si e gjeti rrugėn e skenės Vitorja?

Natyrshėm dhe fare thjeshtė. Pėr herė tė parė nė skenė jam ngjitur nė moshėn 12 vjeēe, nė Festivalin e fėmijėve tė Tropojės. Ky Festival zhvillohej nė mėnyrė korrekte. Kisha shumė dėshirė tė ngjitesha nė skenė.
Mos vallė zbulove vetveten?
Ahaaaaaaaaaaaaaaaa....Jo! Si talent mė zbuloi mėsuesja ime e muzikės, Fatime Sokoli,e cila nuk jeton mė. Ajo pėr mua mbetet gjithēka. Ishte njė femėr korrekte, e pėrgatitur, mbushur me mirėsi, e dashur dhe plot vitalitet. Femėr si ajo janė tė rralla. Tė jepte gjithēka me gjithė shpirt.

Cila ka qenė kėnga juaj e parė?

Kėnga ime e parė ka qenė "Vallja e Valbonės"e kompozitorit tropojan Bashkim Gjyriqi. Emocionet e mia fėminore ishin tė fuqishme por tė bukura e tė paharrueshme. Muzika popullore ishte dhe ėshtė dėshira ime, por edhe e specialisteve, pasi ngjyra dhe timbri i zėrit tim i pėrshtateshin kėsaj lloj muzike. Ēdo zė ka karakteristikat e veta, ashtu dhe unė kam zėrin me tė veēantat e mia.

Kur je ndjerė mė mirė nė skenė?

Mė mirė nė skenė jam ndjerė atėherė kur kam marrė duartrokitje pafund......dhe kėto janė raste qė janė pėrsėritur qindra herė, brenda e jashtė Shqipėrisė..Momenti mė i bukur ka qenė nė Gjermani nė vitin 1993, kur kam kėnduar para shqiptarėve qė jetojnė atje. Ishte e paharrueshme. Ishin vitet e para tė emigracionit dhe malli pėr atdheun ishte i madh. Emigrantėt e njėsonin kėngėn me atdheun. S’mund ta besoni...Nė Gjermani ka shumė kosovarė tė cilėt ende ruajnė njė mall pėr Shqipėrinė ashtu si dhe pėr Kosovėn. Ajo ditė pėr mua do tė mbetet si nj ditė plot diell, plot freski me kujtime nga mė tė ēuditshmet. Se merrja me mend atė entuziazėm.



Kėngėt popullore tė kujt treve pėlqeni mė shumė?

Unė preferoj shumė kėngėt popullore tė veriut , sepse jam veriore, por i dua tė gjitha kėngėt e ēdo treve, madje nė gėzime familjare dhe evenimente tė ndryshme i kėndoj dhe ato tė jugut e Shqipėrisė sė mesme. Nė repertorin tim ka kėngė nga tė gjitha trevat pa asnjė dallim. Kur shkoj pėr koncerte unė nuk kėndoj vetėm kėngė veriore, pasi dhe publiku ėshtė i shumėllojshėm. Njė kėngėtar popullor ėshtė i aftė tė kėndoj ēdo lloj kėnge nis ėshtė i kompletuar.

Kur e keni realizuar Albumin tuaj tė parė?

Albumi im i parė u bė nė vitin 2006, nė Maqedoni. E realizova atje pasi ashtu e pata mė tė lehtė. Titulli i albumit ishte "XINXILUSHE". Ky qe titulli i njė kėnge, me tekst timin dhe muzikė popullore e pėrshtatur. Ky album pati shumė sukses dhe mund tė them se u shit shumė shpejt. U befasova se sa mirė u prit nga publiku. Albumet janė vlerėsimi mė real qė mund ti bėhet nj kėngėtari. Kjo pasi aty janė shumė kėngė por dhe publiku di tė seleksionojė nėpėrmjet shumė albumeve nė treg.

Kohėt e fundit vihet re se kėngėtarėt e muzikės popullore kanė hequr dorė nga kėngėt e huazuara dhe i janė kthyer muzikės sė pastėr shqiptare...

Ėshtė e vėrtetė se kėngėtarėt janė rikthyer te muzika e pastėr popullore shqip. Mendoj se po bėhet njė punė e mirė edhe nga kompozitorėt pėr ruajtjen e muzikės shqipe, por edhe kėngėtarėt janė ndėrgjegjėsuar nė kėtė drejtim. Unė nuk preferoj huazimet sllave aspak, thjesht nuk mė pėlqejnė.

A ka ngjasime mes kėngėve popullore shqiptare?

Kėngėt e muzikės shqiptare nė fakt kur dėgjohen, duket se kanė njėfarė ngjashmėrie, por secila ka tė veēantėn e saj. Nuk jam specialiste nė kėtė fushė, por me aq sa di...Muzika jonė ka traditėn e saj. Ka tė veēantat e saj, ka dallimet e saj, ka pėrbėrėsit e saj.

Jeni supersticioze?

Supersticioze nuk jam nė pėrgjithėsi. Besoj shumė nė vetvete

Mardhėnia me kuzhinėn?
Mardhėnia ime me kuzhinėn ėshtė vėrtetė shumė e mirė, pasi jam njė amvisė e mirė nė familje. Mė pėlqen kuzhina tradicionale dhe ajo italiane.

Cilat janė problemet mė pikante tė femrės shqiptare sot?

Problemet mė pikante tė femrės shqiptare sot,mendoj se janė papunėsia, trafikimi, divorci...

Mendimi juaj pėr bashkėjetesėn?
Mendoj se bashkėjetesa ėshtė nė favor tė njė ēifti, pasi u jep mundėsinė e njė njohje mė tė thellė.

Motoja nga e cila udhėhiqeni nė jetė?

Nė jetė mė ka udhėhequr motoja "Jeta ėshtė luftė, syno fitoren". Pra jam tip qė nuk lodhem, jam energjike....

Njė ditė pune e zakonshme...
Mėngjesi mė gjen nė oborrin e shkollės 28 Nėntori, ku pėrballem me pėrqafimet dhe buzėqeshjen e nxėnėsve tė mi. Punoj pa u lodhur nė mėsimdhėnie e nė biseda tė ndryshme me vogėlushėt ...dhe pėr tu ēlodhur njė kafe me koleget e mia. Kurse tė shtunat ose tė dielat organizojmė ndonjė aktivitet muzikor.

Ku i bėni pushimet verore?
Pushimet verore mė pėlqejnė kryesisht nė detin JON, por edhe nė mal, sidomos nė VALBONĖ. Po tė flitej pėr jashtė Shqipėrisė, nė DUBAI..

Mardhėniet me pijet alkoolike dhe duhanin?

Me cigaren nuk kam lidhje fare, as me alkoolin. Thjeshtė nuk mė pėlqejnė.

Si veproni kur nxeheni?

Hahahaha, kur nxehem.... Pėrpiqem tė kontrolloj veten. Numėroj me vete 1,2,3,....dhe dallga zbutet......Nė pėrgjithėsi jam tip i qetė.
Veshja e preferuar?

Veshja ime e preferuar ėshtė veshje sportive, ku ndjehem rehat fare. Kuptohet qė vishem sipas rasteve. Nė raste tė veēanta mė pėlqen veshja klasike. Nuk kam ndonjė stil tė veēantė, dua tė jem komode.