Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813

    “Kryqëzata” e Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës Lindore

    Në orët e hershme të mëngjesit të 13 janarit 2013, ose më mirë të themi në orët e para pas mesnate të datës 12 janar, Kuvendi i Serbisë, pas debatit maratonik mbi 14 orësh, miratoi të ashtuquajturën Platformë për Kosovën.
    Aty presidenti i Serbisë Nikoliqi i deklaroi se ai mban "një kryq të madh" dhe i fton të gjithë parlamentarët që edhe ata, po qe se nuk mund të mbajnë „kryqin e madh“ si të tij, që së paku të mbajnë nga "një kryq të vogël", duke nënkuptuar me kryqin besnikërinë ndaj serbizmit, shtetit dhe kombit "qiellor" serb. Kjo sa duket, domosdoshmërisht nënkupton "marshimin e shenjtë" drejtë Kosovës dhe shqiptarëve. Pra, ishin këto fjalët dhe porositë e presidentit të shtetit të Serbisë, duke na bërë „solemnisht“ me dije se në shtetin e tij, pra Serbinë, ka vend vetëm për serbët dhe për ata që „mbajnë kryqin“.
    Edhe paraardhësit politik të tyre, Slobodan Milosheviqi dhe Vojisllav Shesheli, gjithashtu patën miratuar Rezolutën e Milosheviqit, duke hapur rrugën për bombardimin e Serbisë deri në kapitullimin ushtarak të tyre. Serbia atëherë ishte "unike" dhe e miratoi atë pa asnjë vote kundër, për dallim nga tani, kur votuan “vetëm” 175 deputetë, 19 ishin kundër dhe 56 deputetë nuk votuan fare, duke përfunduar me duartrokitje frenetike deri në absurd.
    Kësaj here, pra për dallim nga atëherë, pati parti politike që ishin kundër: LDP e Çedomir Jovanoviqit, dhe LSV që pretendojnë një Serbi europiane, të shkarkuar nga nacionalizmi vrastarë serb, si dhe pozicioni ultranacionist i Vojisllav Koshtunicës me radikalët e Sheshelit.

    Krahasuar me kohën e Rezolutës së Milosheviqit, në Serbi shihet se kanë ndodhur disa ndryshime të vogla. Por, ato janë të pamjaftueshme dhe janë larg mundësisë për ta ndryshuar kursin politik të Serbisë, drejt një normaliteti dhe një demokracie minimale. Përkundrazi, mendësia ultranacionaliste dhe shoviniste serbe, sipas asaj që po shohim, është dëshpëruese dhe paraqet rrezik të ri për paqen dhe stabilitetin në rajon.
    Premieri Daçiq, i cili është edhe ministër i policisë, si dhe presidenti Nikoliq me zëvendëspremierin Vuçiq, ka nën kontroll ministrinë e mbrojtjes-ushtrinë, janë duke bërë gara se cili nga ata do t’i kontribuoj „mbrojtjes së Kushtetutës dhe ligjit”, duke demonstruar gatishmërinë e shtetit të tyre për ta bërë këtë. Dhe ata që e “thyejnë ligjin” janë doemos shqiptarët dhe myslimanët e Sanxhakut, prandaj edhe atyre nuk u lejohet që t’i përkujtojnë dëshmorët e flijuar, as dëshmorët e UÇPMB-së, e as Aqif Efendia dhe të tjerët, sepse ata janë „terroristë“, ngjashëm me “Al kaedën” famëkeqe.
    Prandaj, demonstrohet „fuqia shtetërore“ nga ana e Daçiqit, i cili festoi kremten e Vitit të ri serb, në mbrëmjen e 13 janarit me xhandarmerinë, kurse ministri i mbrojtjes atë paradite vizitoi ushtrinë e vendosur në këtë pjesë të banuar me shqiptarë. Ata garën e tyre nuk e fshehën, duke deklaruar se “Serbia është e gatshme për luftë, por se i kontribuon paqes”, deklaroi pasardhësi i Milosheviqit, premieri Daçiq. Se çka ndodhi me “kontributin paqes” të Milosheviqit, këtë e pamë dhe përjetuam. Por se çka pritet nga Daçiqi, mbetet të shihet. Urojmë që të mos përsëritet kurrë më katrahura e politikës së tillë në këto troje.
    Ndërkaq, zëvendësi i tij në Qeveri dhe ministri i mbrojtjes Vuçiq i cili i përket SNS-it të presidentit Nikoliq, “demonstroi gatishmërinë luftarake të ushtrisë në luftë kundër terroristëve”. Dhe të mos ketë keqkuptim, “terroristë” na qenkan shqiptarët e Luginës.
    Kjo situatë luftënxitëse i ngjason kërcënimeve të Milosheviqit në vitet 90-ta, duke realizuar marshimin për shkatërrimin e ish RSFJ-së, duke filluar nga Sllovenia, e cila shpëtoi“relativisht lehtë“, pastaj në Kroaci në vitin 1991, ku shkaktoi viktima, terror dhe zhvendosje të popullsisë; pastaj, në vitin 1992 flaka e luftës e përfshiu edhe Bosnjen, duke shkaktuar masakrën e Srebrenicës dhe tmerrin e luftës shfarosëse. Kurse, Maqedonia kaloi më lehtë. Po ashtu edhe “syri” tjetër i kokës së shtetit serb, Mali i Zi dhe në fund erdhi Kosova në vitin 1999.
    Bashkësia ndërkombëtare asnjëherë nuk reagoi para se të ndodhte tragjedia, as në Kroaci, Bosnje e as në Kosovë, duke bërë përpjekje për ruajtjen e asaj krijese shtetërore, duke deklaruar se mosmarrëveshjet duhet zgjidhur „ në mënyrë paqësore me marrëveshje“ midis veti dhe duke i trajtuar problemet si çështje të “brendshme” të Serbisë.
    Paradoksalisht, edhe tani është duke ndodhur e njëjta gjë, sikur nuk është mësuar asgjë nga historia. Dhe proverbi i urtë popullor thotë: “Ai që nuk mëson nga historia, është i gjykuar që ta përsëris atë”. Kurse, Nasradin Hoxha, thotë: “Fëmiun qortoje (ndëshkoje)” para se ta thyej ibrikun”, sepse pasi ta thyejë është e padobishme.
    Mjerisht, sa duket, kjo është duke ndodhur edhe tani. Sepse, dikujt do t’i dukej se bëhet fjalë për një “cikërrimë”, siç e quajti gazetari i KTV-së Adriatik Kelmendi ,“Lufta e derrkucit, ajo e veshit dhe lapidari”. Por, sa duket gjërat janë shumë e shumë më serioze dhe lapidari nuk ishte shkaku, por më tepër i ngjason “shkasit”. Sepse, në të njëjtën kohë është ndërtuar lapidari i policëve dhe ushtarëve serbë në Lluçan, të cilët ranë në luftë kundër popullatës shqiptare dhe ushtarëve të UÇPMB-së, në lokacionin ku nuk jeton asnjë serb. Gjithashtu i janë ngritur përmendore gjigante në Ravna Gorë edhe kryekriminelit çetnik Drazha Mihajlloviqit, i cili ka masakruar me dhjetëra e qindëra mijëra serbë, myslimanë, kroatë, maqedonë, shqiptarë etj. dhe është dënuar me vdekje.
    Dhe tani premieri Daçiq i thërret shqiptarët e Luginës tek „kryeministri i tyre“ në Beograd, ashtu si dikur bëri Milosheviqi, i cili ftoi Ibrahim Rugovën në Beograd. Se çka doli nga ai takim e dimë të gjithë. Prandaj, nuk duhet shumë mend për të ditur se si do të përfundonte edhe ky takim i shqiptarëve të Luginës së Preshevës tek ai.
    Mbetet një pikëpyetje e madhe dhe shqetësim që ka kapluar mbarë Luginën e Preshevës: a thua do të lejohet të përsëritet historia e tmerrshme dhe skenarët e përjetuara tani më në trojet e ish Jugosllavisë?! Plogështia dhe indiferenca e ndërkombëtarëve janë shqetësuese. Ndoshta ata i besojnë deklaratës së Vuçiqit se kinse “shumica e shqiptarëve e don ushtrinë serbe”, që i ngjanë pohimit të Milosheviqit gjatë luftës së vitit 1999 se “shqiptarët janë duke ikur nga bombardimet e NATO-s”, e jo nga terrori i forcave paramilitare dhe ushtrisë serbe.
    Bashkësia ndërkombëtare hezitoi së tepërmi për të intervenuar në parandalimin e masakrave dhe gjakderdhjes, dhe kjo u kritikua nga opinioni ndërkombëtarë se ky ishte edhe gabimi që nuk duhej lejuar të ndodhë. Përkundrazi, jo vetëm që nuk dënohej kjo politikë dhe bartësit e saj, por ata lejuan që Milosheviqi të jetë akter i nënshkrimit të Paqes së Dejtonit.
    Se a do të ndodhë e njëjta gjë edhe me Daçiqin, i cili është caktuar si kryenegociator i Serbisë në bisedimet e Brukselit, mbetet të shihet. Por, ajo që na shqetëson është fakti se kjo i përngjet historisë së tmerrshme që është e freskët në kujtesën e të gjithëve.
    Pas mbledhjes së Kuvendit Komunal të Preshevës, dhe Kuvendit Komunal të Bujanocit, që u mbajtën të premten, më1o dhe 11 janar 2013, ku u miratuan Vendime të rëndësishme nga përfaqësuesit legjitim (shqiptarë e serbë) me unanimitet se lapidari në Preshevë nuk duhet të lëvizet nga vendi, si dhe të hiqet lapidari i ushtarëve dhe policëve serb në afërsi të Lluçanit. Këto vendime u konfirmuan edhe në Rezolutën e këshilltarëve shqiptarë të Preshevës, Medve4gjës dhe Bujanocit, që u mbajt të shtunën, më 12 janar 2013 në Preshevë.
    Prandaj, kreu shtetëror i Serbisë nuk mund të deklaroj se bëhet fjalë për disa politikanë, por se është fjala për përfaqësuesit legjitim të tij, të zgjedhur në zgjedhjet e majit 2012, të cilët janë po aq legjitim sa edhe vet ata që udhëheqin shtetin në emër të popullit të Serbisë në bazë të votë së tyre.
    Seriozitetin e situatës së tensionuar skajshmërisht në Luginë të Preshevës, të shkaktuar nga kërcënimet e stërpërsëritura nga kreu Serbisë, e bënë edhe më të rrezikshme gjendja e brishtë politike në Maqedoni dhe rajon.
    Ata mund të mendojnë dhe kalkulojnë se kanë mjaftë armatim dhe kapacitete ushtarake për „t’i disiplinuar“ shqiptarët e Luginës, ashtu si mendonte dikur Milosheviqi, por u pa se kjo nuk ishte rruga e duhur.
    Gjithashtu u pa se ajo rrugë askujt nuk i solli mirë, por vetëm vuajtje dhe mjerim. Prandaj, duhet menduar me „kokë të ftohtë“ edhe ndaj shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët nuk janë serbë dhe shumica absolute (mbi 99%) e tyre nuk „mbajnë kryqin“ dhe nuk janë të krishterë. Sepse, nuk duhet dalluar popullatën që „mban kryqin“, siç deklaroi, kush tjetër pos kreu i shtetit presidenti Nikoliq në mbledhjen e Parlamentit të Serbisë, që i ngjet ftesës për një Kryqëzatë.

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: “Kryqëzata” e Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës Lindore

    Ku mbet turqia e Erdogani qe te na ndihmojne, ku mbet mbeshtetja e Davotlogut, pale na premtojne 'mbeshtetje deri ne apokalips' sic na mbeshteten 500 vjet. Keta njerez jetojne me enderra, na tradhetuan keq duke na vrare e masakruar te paret tane, tani edhe tallen me ne. Sju mjaftoi kjo po edhe mundohen te na ndrrojne edhe historine. Krim pas krimi
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 25-01-2013 më 16:12

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813

    Për: “Kryqëzata” e Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës Lindore

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Ku mbet turqia e Erdogani qe te na ndihmojne, ku mbet mbeshtetja e Davotlogut, pale na premtojne 'mbeshtetje deri ne apokalips' sic na mbeshteten 500 vjet. Keta njerez jetojne me enderra, na tradhetuan keq duke na vrare e masakruar te paret tane, tani edhe tallen me ne. Sju mjaftoi kjo po edhe mundohen te na ndrrojne edhe historine. Krim pas krimi
    C'lidhje ka ky shkrim me Turqine, Davutoglun e Erdoganin?!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gon! : 25-01-2013 më 16:41

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682

    Për: “Kryqëzata” e Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës Lindore

    Citim Postuar më parë nga Gon! Lexo Postimin
    “Kryqëzata” e Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës Lindore

    Në orët e hershme të mëngjesit të 13 janarit 2013, ose më mirë të themi në orët e para pas mesnate të datës 12 janar, Kuvendi i Serbisë, pas debatit maratonik mbi 14 orësh, miratoi të ashtuquajturën Platformë për Kosovën.
    Aty presidenti i Serbisë Nikoliqi i deklaroi se ai mban "një kryq të madh" dhe i fton të gjithë parlamentarët që edhe ata, po qe se nuk mund të mbajnë „kryqin e madh“ si të tij, që së paku të mbajnë nga "një kryq të vogël", duke nënkuptuar me kryqin besnikërinë ndaj serbizmit, shtetit dhe kombit "qiellor" serb. Kjo sa duket, domosdoshmërisht nënkupton "marshimin e shenjtë" drejtë Kosovës dhe shqiptarëve. Pra, ishin këto fjalët dhe porositë e presidentit të shtetit të Serbisë, duke na bërë „solemnisht“ me dije se në shtetin e tij, pra Serbinë, ka vend vetëm për serbët dhe për ata që „mbajnë kryqin“.
    Edhe paraardhësit politik të tyre, Slobodan Milosheviqi dhe Vojisllav Shesheli, gjithashtu patën miratuar Rezolutën e Milosheviqit, duke hapur rrugën për bombardimin e Serbisë deri në kapitullimin ushtarak të tyre. Serbia atëherë ishte "unike" dhe e miratoi atë pa asnjë vote kundër, për dallim nga tani, kur votuan “vetëm” 175 deputetë, 19 ishin kundër dhe 56 deputetë nuk votuan fare, duke përfunduar me duartrokitje frenetike deri në absurd.
    Kësaj here, pra për dallim nga atëherë, pati parti politike që ishin kundër: LDP e Çedomir Jovanoviqit, dhe LSV që pretendojnë një Serbi europiane, të shkarkuar nga nacionalizmi vrastarë serb, si dhe pozicioni ultranacionist i Vojisllav Koshtunicës me radikalët e Sheshelit.

    Krahasuar me kohën e Rezolutës së Milosheviqit, në Serbi shihet se kanë ndodhur disa ndryshime të vogla. Por, ato janë të pamjaftueshme dhe janë larg mundësisë për ta ndryshuar kursin politik të Serbisë, drejt një normaliteti dhe një demokracie minimale. Përkundrazi, mendësia ultranacionaliste dhe shoviniste serbe, sipas asaj që po shohim, është dëshpëruese dhe paraqet rrezik të ri për paqen dhe stabilitetin në rajon.
    Premieri Daçiq, i cili është edhe ministër i policisë, si dhe presidenti Nikoliq me zëvendëspremierin Vuçiq, ka nën kontroll ministrinë e mbrojtjes-ushtrinë, janë duke bërë gara se cili nga ata do t’i kontribuoj „mbrojtjes së Kushtetutës dhe ligjit”, duke demonstruar gatishmërinë e shtetit të tyre për ta bërë këtë. Dhe ata që e “thyejnë ligjin” janë doemos shqiptarët dhe myslimanët e Sanxhakut, prandaj edhe atyre nuk u lejohet që t’i përkujtojnë dëshmorët e flijuar, as dëshmorët e UÇPMB-së, e as Aqif Efendia dhe të tjerët, sepse ata janë „terroristë“, ngjashëm me “Al kaedën” famëkeqe.
    Prandaj, demonstrohet „fuqia shtetërore“ nga ana e Daçiqit, i cili festoi kremten e Vitit të ri serb, në mbrëmjen e 13 janarit me xhandarmerinë, kurse ministri i mbrojtjes atë paradite vizitoi ushtrinë e vendosur në këtë pjesë të banuar me shqiptarë. Ata garën e tyre nuk e fshehën, duke deklaruar se “Serbia është e gatshme për luftë, por se i kontribuon paqes”, deklaroi pasardhësi i Milosheviqit, premieri Daçiq. Se çka ndodhi me “kontributin paqes” të Milosheviqit, këtë e pamë dhe përjetuam. Por se çka pritet nga Daçiqi, mbetet të shihet. Urojmë që të mos përsëritet kurrë më katrahura e politikës së tillë në këto troje.
    Ndërkaq, zëvendësi i tij në Qeveri dhe ministri i mbrojtjes Vuçiq i cili i përket SNS-it të presidentit Nikoliq, “demonstroi gatishmërinë luftarake të ushtrisë në luftë kundër terroristëve”. Dhe të mos ketë keqkuptim, “terroristë” na qenkan shqiptarët e Luginës.
    Kjo situatë luftënxitëse i ngjason kërcënimeve të Milosheviqit në vitet 90-ta, duke realizuar marshimin për shkatërrimin e ish RSFJ-së, duke filluar nga Sllovenia, e cila shpëtoi“relativisht lehtë“, pastaj në Kroaci në vitin 1991, ku shkaktoi viktima, terror dhe zhvendosje të popullsisë; pastaj, në vitin 1992 flaka e luftës e përfshiu edhe Bosnjen, duke shkaktuar masakrën e Srebrenicës dhe tmerrin e luftës shfarosëse. Kurse, Maqedonia kaloi më lehtë. Po ashtu edhe “syri” tjetër i kokës së shtetit serb, Mali i Zi dhe në fund erdhi Kosova në vitin 1999.
    Bashkësia ndërkombëtare asnjëherë nuk reagoi para se të ndodhte tragjedia, as në Kroaci, Bosnje e as në Kosovë, duke bërë përpjekje për ruajtjen e asaj krijese shtetërore, duke deklaruar se mosmarrëveshjet duhet zgjidhur „ në mënyrë paqësore me marrëveshje“ midis veti dhe duke i trajtuar problemet si çështje të “brendshme” të Serbisë.
    Paradoksalisht, edhe tani është duke ndodhur e njëjta gjë, sikur nuk është mësuar asgjë nga historia. Dhe proverbi i urtë popullor thotë: “Ai që nuk mëson nga historia, është i gjykuar që ta përsëris atë”. Kurse, Nasradin Hoxha, thotë: “Fëmiun qortoje (ndëshkoje)” para se ta thyej ibrikun”, sepse pasi ta thyejë është e padobishme.
    Mjerisht, sa duket, kjo është duke ndodhur edhe tani. Sepse, dikujt do t’i dukej se bëhet fjalë për një “cikërrimë”, siç e quajti gazetari i KTV-së Adriatik Kelmendi ,“Lufta e derrkucit, ajo e veshit dhe lapidari”. Por, sa duket gjërat janë shumë e shumë më serioze dhe lapidari nuk ishte shkaku, por më tepër i ngjason “shkasit”. Sepse, në të njëjtën kohë është ndërtuar lapidari i policëve dhe ushtarëve serbë në Lluçan, të cilët ranë në luftë kundër popullatës shqiptare dhe ushtarëve të UÇPMB-së, në lokacionin ku nuk jeton asnjë serb. Gjithashtu i janë ngritur përmendore gjigante në Ravna Gorë edhe kryekriminelit çetnik Drazha Mihajlloviqit, i cili ka masakruar me dhjetëra e qindëra mijëra serbë, myslimanë, kroatë, maqedonë, shqiptarë etj. dhe është dënuar me vdekje.
    Dhe tani premieri Daçiq i thërret shqiptarët e Luginës tek „kryeministri i tyre“ në Beograd, ashtu si dikur bëri Milosheviqi, i cili ftoi Ibrahim Rugovën në Beograd. Se çka doli nga ai takim e dimë të gjithë. Prandaj, nuk duhet shumë mend për të ditur se si do të përfundonte edhe ky takim i shqiptarëve të Luginës së Preshevës tek ai.
    Mbetet një pikëpyetje e madhe dhe shqetësim që ka kapluar mbarë Luginën e Preshevës: a thua do të lejohet të përsëritet historia e tmerrshme dhe skenarët e përjetuara tani më në trojet e ish Jugosllavisë?! Plogështia dhe indiferenca e ndërkombëtarëve janë shqetësuese. Ndoshta ata i besojnë deklaratës së Vuçiqit se kinse “shumica e shqiptarëve e don ushtrinë serbe”, që i ngjanë pohimit të Milosheviqit gjatë luftës së vitit 1999 se “shqiptarët janë duke ikur nga bombardimet e NATO-s”, e jo nga terrori i forcave paramilitare dhe ushtrisë serbe.
    Bashkësia ndërkombëtare hezitoi së tepërmi për të intervenuar në parandalimin e masakrave dhe gjakderdhjes, dhe kjo u kritikua nga opinioni ndërkombëtarë se ky ishte edhe gabimi që nuk duhej lejuar të ndodhë. Përkundrazi, jo vetëm që nuk dënohej kjo politikë dhe bartësit e saj, por ata lejuan që Milosheviqi të jetë akter i nënshkrimit të Paqes së Dejtonit.
    Se a do të ndodhë e njëjta gjë edhe me Daçiqin, i cili është caktuar si kryenegociator i Serbisë në bisedimet e Brukselit, mbetet të shihet. Por, ajo që na shqetëson është fakti se kjo i përngjet historisë së tmerrshme që është e freskët në kujtesën e të gjithëve.
    Pas mbledhjes së Kuvendit Komunal të Preshevës, dhe Kuvendit Komunal të Bujanocit, që u mbajtën të premten, më1o dhe 11 janar 2013, ku u miratuan Vendime të rëndësishme nga përfaqësuesit legjitim (shqiptarë e serbë) me unanimitet se lapidari në Preshevë nuk duhet të lëvizet nga vendi, si dhe të hiqet lapidari i ushtarëve dhe policëve serb në afërsi të Lluçanit. Këto vendime u konfirmuan edhe në Rezolutën e këshilltarëve shqiptarë të Preshevës, Medve4gjës dhe Bujanocit, që u mbajt të shtunën, më 12 janar 2013 në Preshevë.
    Prandaj, kreu shtetëror i Serbisë nuk mund të deklaroj se bëhet fjalë për disa politikanë, por se është fjala për përfaqësuesit legjitim të tij, të zgjedhur në zgjedhjet e majit 2012, të cilët janë po aq legjitim sa edhe vet ata që udhëheqin shtetin në emër të popullit të Serbisë në bazë të votë së tyre.
    Seriozitetin e situatës së tensionuar skajshmërisht në Luginë të Preshevës, të shkaktuar nga kërcënimet e stërpërsëritura nga kreu Serbisë, e bënë edhe më të rrezikshme gjendja e brishtë politike në Maqedoni dhe rajon.
    Ata mund të mendojnë dhe kalkulojnë se kanë mjaftë armatim dhe kapacitete ushtarake për „t’i disiplinuar“ shqiptarët e Luginës, ashtu si mendonte dikur Milosheviqi, por u pa se kjo nuk ishte rruga e duhur.
    Gjithashtu u pa se ajo rrugë askujt nuk i solli mirë, por vetëm vuajtje dhe mjerim. Prandaj, duhet menduar me „kokë të ftohtë“ edhe ndaj shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët nuk janë serbë dhe shumica absolute (mbi 99%) e tyre nuk „mbajnë kryqin“ dhe nuk janë të krishterë. Sepse, nuk duhet dalluar popullatën që „mban kryqin“, siç deklaroi, kush tjetër pos kreu i shtetit presidenti Nikoliq në mbledhjen e Parlamentit të Serbisë, që i ngjet ftesës për një Kryqëzatë.
    Pffffff.....nga Amet tona i thone ; Pordhe me rigon.....Serbet pa breke ne *****( pra nje vend pa det) dhe hunden perpjete?

  5. #5
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: “Kryqëzata” e Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës Lindore

    Citim Postuar më parë nga Gon! Lexo Postimin
    C'lidhje ka ky shkrim me Turqine, Davutoglun e Erdoganin?!!
    Te mbash 'kryqin' e Nikolicit eshte si ta mbash shpaten e xhihadit. Njerezit duhet ta mbajme kryqin e Jezusit e jo kryqin e nje politikani serb.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011

    Për: “Kryqëzata” e Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës Lindore

    Ne mediat serbe ,poashtu edhe ne shumicen pothuaj 90% te komenteve serbe kjo deklarat e Nikoliqit u prit me humor dhe perqeshje !

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: “Kryqëzata” e Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës Lindore

    Erdogani vetem po pret dhe po e perciell gjendjen,ne viset Shqiptare,Hahahah....mirepo ne doni te dini se si na ndihmojne turqit,atehere duhet te kthehemi ne histori:

    ..historija na e ka bere te ditur sesi forcat turke na"ndihmuan"duke shkelur Tokat Tona dhunshem,dhe duke derdhur GJakun Arberor,edhe atehere kur Shqiptaret kerkonin autonomi nen turqin,ishin keto ngjarjet e lidhjes se Prizrenit.Ngjerje keto qe akoma jene te fresketa,sepse nuk jemi shume larg atyre viteve....<Ne ato kohe jo shume te largeta,ishin pikerisht turqit qe na e kishin ndaluar oren per kater shekuj e gjusme,dhe se akoma nuk benin kerdi mbi keto troje..Edhe pse nje pjese e popullsise sone kishim"perqafuar"fene e tyre ata(turkoarab)nuk na e njohen shtetin,porse fqinjet tane ishin tanime te perkedhelurit e tyre.Duke ua njohur jo vetem trojet e tyre(ketyre shteteve si greqise,serbise etj),porse shkonin aq larg saqe ua jepnin edhe trojet tona,mandej kete e benin edhe due dredhur GJAKUN TONE(shih kryengritjet ne Malesine e Madhe,Ulqinin e Tivarin,Plaven e Gucine etj)....Ne fund te fundit,per njerezit qe shohin nuk nevoitet ndihme,porse shiq po shihet shumica e njerezvet jane ne terrinen qe mbolli osmanija,e atehere eshte veshtire te dalet ne DRITE,qe i bije qe perderisa te kete erresire,DRITA nuk shihet gjekundi,e atehere serbet perhere do hedhin vallen ne keto troje,sepse "ne"vete u bijem daulleve.......kur i pa merituari ze vend ne shoqeri,shoqerija ngelet e verber....Identiteti dhe ATEDHEU duhet te jene nje....kur u kendohen himne osmaneveturq,mos prisni qe do behet mire ndonjehere...lirine e kemi humbur kur na lane mend,dhe morem per gjene tone erresiren osmane...me turkun ne zemer,Europes i themi vetevetiu,se juve dhe Ameriken u kemi siq beri nje njeri kur i duhej kali per te kaluar perroin e acaruar_vershuar,porse neve duhet edhe te mesohemi se Amerikano_Europianet nuk hane bare....

  8. #8
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: “Kryqëzata” e Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës Lindore

    Citim Postuar më parë nga MARGUS Lexo Postimin
    Ne mediat serbe ,poashtu edhe ne shumicen pothuaj 90% te komenteve serbe kjo deklarat e Nikoliqit u prit me humor dhe perqeshje !
    Pse pra 90% e zgjodhi kete Nikolicin dhe e lejon t'i sundoje.

    Fjala 'Kryqezate' ne kuptimin sekular perdoret kur behet nje lufte e drejte, p.sh. Xhorxh Bushi edhe pse krishter e perdori kur e cliroi Afganistanin nga sundimi i eger taliban apo clirimi i Irakut nga Sadami e nuk duhet te perdoret kur diskriminohet nje popull i dobet nga nje shtet i armatosur mire sic eshte Serbia. Serbet e kane obligim fetar te mos heqin dore nga Kosova dhe do te jene armiqte tane edhe per nje kohe te gjate, deshem ne ose sdeshem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 02-02-2013 më 11:21

  9. #9
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Për: “Kryqëzata” e Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës Lindore

    hahahahahah. vetem lufta e drejte u cilesoka kryqezate.
    dmth lufta e konkuistadoreve spanjolle kunder nativeve amerikane qe eshte cilesuar kryqezate, paska qene lufte e drejte.
    gjenocidi me i madh i historise se njerezimit paska qene lufte e drejte.
    sa gjera te reja mesojme ne forum.
    Vasudhaiva Kutumbakam

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •