Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni
Ce zgjasni kot muhabetin. Te presim listen e firmave qe do mbledhe kisha ortodokse dhe pastaj diskutojme nese ja vlen apo jo. Se jam i sigurte qe ato lista do jen plot me emra fallco.
Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
Njoftim per Media
Fjala e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė INSTAT, Ines Nurja gjatė prezantimit tė rezultateve kryesore tė Censusit tė Popullsisė dhe Banesave 2011.
Kam kėnaqėsinė sot nė kėtė ditė, tė prezantoj rezultatet finale tė censusit tė popullsisė dhe banesave 2011. Ky proces ka qenė i gjatė dhe angazhoi thuajse tė gjithė stafin e INSTAT nė Tiranė e prefektura si dhe qeverinė shqiptare, shoqėrinė civile, parnterėt e INSTAT dhe komunitetin ndėrkombėtar.
Ky census u krye duke ndjekur rekomandimet dhe standardet europiane dhe INSTAT sot publikon tė dhėnat themelore statistikore socio-ekonomike pėr tė ndėrtuar politika tė shėndosha pėr njė jetė mė tė mirė tė shqiptarėve. Madje kėto tė dhėna konform standardeve europiane do tė japin kontributin e tyre nė procesin e integrimit europian.
Censusi i vitit 2011 ėshtė njė operacion statistikor mjaft kompleks dhe ka kaluar nė shtatė faza tė ndryshme; pėrfshirjen e palėve tė interesuara pėr pėrzgjedhjen e pyetjeve thelbėsore dhe jo thelbėsore, aktivitetet pėrgatitore, numėrimin nė terren, pėrpunimin e tė dhėnave, publikimin e rezultateve, vlerėsimin e mbulimit dhe analizat e rezultateve.
Tė pestė fazat e para janė pėrfunduar, ndėrsa publikimi i rezultateve finale do tė kryhet sot me kėtė publikim tė parė, i cili do tė ndiqet gjata vitit qė vjen me tjera publikime tė rėndėsishme dhe sė fundmi me analizat tematike deri nė vitin 2014.
Operacionet e censusit e kanė fillesėn nė vitin 2008 me pėrgatitjen e hartave dixhitale. Ndėrsa nė vitin 2009, INSTAT filloi njė njė proces konsultativ me grupet e interesit duke pėrcaktuar temat e regjistrimit ku qėllimi kryesor ishte pėr tė rritur ndėrgjegjėsimin nė lidhje me kėtė proces si dhe pėr tė patur pėrfshirjen e aktorėve tė tjerė nė kėto aktivitete pėrgatitore.
Gjatė kėtij censusi u kryen disa testime tė pyetėsorit dhe nė vitin 2010 u krye njė census pilot nė mėnyrė qė tė testojė disa nga aspektet kryesore tė funksionimit tė plotė tė Censusit nė Tetor tė vitit 2011.
Aktivitetet nė terren pėr numėrimin e popullsisė dhe banesave u organizuan dhe monitoruan me ndihmėn e njė mjeti mjaft efikas, atė tė aplikacionit tė menaxhimit Web GIS.
Pėr mbarėvajtjen e punės nė terren, INSTAT emėroi njė koordinator nė nivel qarku, si dhe u ndėrtuan komisionet rajonale dhe komunale nė secilėn komunė dhe prefekture tė Shqipėrisė.
Njė nga sukseset e kėtij censusi ishte rekrutimi dhe trajnimi i mbikėqyrėsve, kontrollorėve dhe anketuesve me tė cilėt puna nė terren u krye brenda afateve dhe metodologjisė sė pėrcaktuar.
Anketa e pas Censusit u krye pėr herė tė parė nė Shqipėri pėr tė vlerėsuar mbulimin e Censusit nė terren si dhe cilėsinė e disa variablave tė pėrzgjedhur.
Nė datė 21 dhjetor 2011, INSTAT prezantoi publikisht rezultatet paraprake, bazuar nė shumatoret individuale tė anketuesit mbi njėsitė ekonomike familjare, ndėrtesave dhe banesave.
Skanimi i pyetėsorėve filloi nė dhjetor 2011 nė Qendrėn e Pėrpunimit tė tė Dhėnave e krijuar rishtazi pėr kėtė census.
Gjej rastin kėtu tė prezantoj disa nga rezultatet kryesore tė kėtij censusi, tė cilat ju i keni mė tė detajuara nė publikimin qė mbani nė dorė.
Nga rezultatet pėrfundimtare tė Censusit tė Popullsisė dhe Banesave 2011, rezulton se popullsia rezidente ėshtė 2 821 977. Numri total i refuzimeve ėshtė 21 839 persona. Siē shihet nga kjo panoramė, krahasuar me Censusin e vitit 2001 kemi njė rėnie tė popullsisė banuese prej 8%. Ndaj analizat paraprake na dėshmojnė se emigracioni dhe lindshmėria janė dy faktorėt kryesorė pėrgjegjės tė rėnies sė numrit tė popullsisė, tė cilat kėrkojnė analizė tė hollėsishme nė tė ardhmen. Numri i femrave krahasuar me vitin 2001 ka pėsuar njė rėnie prej 9.2% ndėrsa ai i meshkujve me 8.3%. Raporti gjinor nė Shqipėri kėrkon njė vėmendje tė veēantė nga demografėt dhe studiuesit.
Pėr herė tė parė nė historinė e censuseve nė Shqipėri, popullsia qė jeton nė zonėn urbane e ka tejkaluar numrin e popullsisė qė jeton nė zonėn rurale. Tashmė nė zonėn urbane jetojnė 53,5% e popullsisė ndėrsa 46,5% e saj jeton nė zonėn rurale.
Nga ana tjetėr, numri i familjeve ka pėsuar njė rėnie krahasuar me shifrat e censusit tė mėparshėm. Sot numėrohen 722 262 familje nga 726 895 qė ishin nė vitin 2001. Por struktura brenda familjes (numri i anėtarėve) ka patur njė ndryshim tė rėndėsishėm. Mesatarisht sot njė familje shqiptare ka 3.9 anėtarė nga 4.2 qė kishte nė vitin 2001.
Struktura demografike e Shqipėrisė po ndryshon duke patur parasysh qė nga kėto rezultate kemi rėnie tė koeficientit tė fertilitetit, rritje tė popullsisė urbane, ndryshim nė strukturėn e popullsisė, nė karakteristikat etno-kulturore, nė nivelin e arsimimit, nė kushtet e jetesės dhe nė strehim.
Numri i ndėrtesave pėr qėllime banimi nė censusin e vitit 2011 ėshtė 598 267 dhe ėshtė rritur me 16.8% krahasuar me vitin 2001. Fondi i banesave rezulton nė 1 012 400 banesa ku pėrfshihen jo vetėm banesat e banuara por edhe ato tė pabanuar qė pėrbėjnė 29.8% tė totalit nė krahasim me 11.3 % nė 2001. Jo vetėm fondi i banesave ėshtė rritur nė krahasim me vitin 2001 por dhe kushtet e jetesės nė to kanė ardhur duke u pėrmirėsuar pėrsa i pėrket aksesit nė shėrbimet bazė si dhe zotėrimit tė pajisjeve afatgjatė. Nė ndryshim nga censusi 2001, lidhur me karakteristikat e kushteve tė banesės INSTAT disponon edhe tė dhėna mbi telefoninė fikse dhe mobile tė cilat i gjeni nė kėtė publikim.
Njė tjetėr risi e kėtij censusi ishte pėrfshirja e pyetjeve mbi gjuhėn amtare, fenė dhe grupet etno-kulturore. Kėto tė dhėna interesante do tė japin njė panoramė mė tė qartė tė disa karakteristikave tė popullsisė shqiptare tė cilat u mungonin studiuesve prej njė periudhe tė gjatė kohe. Po ti hedhim njė vėshtrim tė shpejtė, shohim se 98.77 % e popullsisė ka si gjuhė amtare shqipen. Mė pas vijnė gjuha greke me 0.54 %, maqedonase 0.16 %, rome 0.14 % dhe arumune me pėrkatėsisht 0.14 %
Njė tjetėr e dhėnė e cila do tė analizohet mė tej nga studiuesit ėshtė dhe ajo mbi pėrkatėsinė fetare. Sipas vetėdeklarimit mbi pėrkatėsinė fetare nė censusin 2011, nė territorin e
Shqipėrisė janė 56.70% muslimanė, 10.03 % katolikė, 6.75 % ortodoksė, 2.09 bektashinj, 0.14 ungjillorė. Ndėrkohė qė 5.49 janė vetėdeklaruar si besimtarė tė pacilėsuar dhe 2.5 % ateistė. Numri i atyre qė kanė preferuar tė mos pėrgjigjen kėsaj pyetje ėshtė 13.79% tė totalit tė popullsisė.
Pėrsa i pėrket pėrkatėsisė etno-kulturore, 82.58 % kanė deklaruar se janė shqiptarė tė 0.87 % grekė, 0.30 % romė, 0.30 % arumunė dhe 0.20 % maqedonas. Numri i mospėrgjigjeve nė kėtė pyetje pėrbėn 13.96 % e totalit tė popullsisė.
Njė tjetėr analizė me mjaft interes do tė ishte shpėrndarja e numrit tė refuzimeve (13.96 %) dhe pėrgjigjeve tė pa vlefshme apo tė papėrcaktuara (1.58 %) lidhur me pėrkatėsinė etno-kulturore. Po tu referohemi kėtyre shifrave, rezulton se 99.6 % e tyre kanė deklaruar gjuhė amtare shqipen, 0.15 % gjuhen greke, 0.04 % rome, 0.04 % arumune dhe 0.03 % maqedonase.
Njė vend tė rėndėsishėm nė kėtė publikim zė dhe niveli i arsimimit tė popullsisė. Po tu referohemi shifrave, vėrejmė se nė popullsinė 10 vjeē e lart, 96,2 % tyre e kanė ndjekur ose janė duke e ndjekur shkollėn. Nė censusin e vitit 2011 bėn dallim ndjekja e sistemit universitar dhe pasuniversitar nga 10.7% tė popullsisė 10 vjeē e lart, tregues i cili nė vitin 2001 ishte 5.5%
Pėr herė tė parė nė njė census ėshtė pyetur edhe pėr aftėsinė e kufizuar tė popullsisė. Kėto tė dhėna do tė shėrbejnė nė tė ardhmen pėr tė bėrė vrojtime mė tė specifikuara si dhe pėr tė ndėrtuar politika mbėshtetėse nė funksion tė kėsaj kategorie personash.
Unė me tė vėrtetė shpresoj se kėto tė dhėna do tė jenė shumė tė dobishme pėr tė interpretuar ndryshimet e vendit tonė dhe do tė shqėrbejė si bazė pėr tė ndėrmarrė aksionet e duhura pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm tė Shqipėrisė nė tė ardhmen.
Dhe nė fund gjej rastin tė falenderoj, Eurostat pėr mbėshtetjen e dhėnė, Qeverinė Shqiptare, Komisionin Qendror tė Censusit, Delegacionin Europian nė Tiranė, Asistencėn Teknike tė BE-s si dhe stafin e INSTAT, i cili ka punuar me profesionalizėm dhe pėrkushtim maksimal pėr realizimin me sukses tė Censusit tė Popullsisė dhe Banesave 2011.
Instituti i Statistikave
Bul.”Zhan D’ark”, Nr. 3, Tirana, ALBANIA, Tel: +355 (4) 2222411 / 2230484 / 2233356 / 233357 / Fax: + 355 (4) 2228300
www.instat.gov.al
29.8% e banesave ne Shqiperi jane te pabanuara?
INSTAT publikoi te dhenat e saja mbi censusine mbajtur para 1 viti dhe tani mund te komentojme rezultatet.
Ana pozitive e censusit eshte e dyfishte: a) ky census eshte mbase censusi me i mire i mbajtur ne Shqiperi b) shqiptaret u njohen me procesin e censusit qe eshte nje proces i ri per ta. Le te shpresojme se shqiptaret do te mesojne me kohen vleren e ketyre censuseve qe shteti mban cdo dekade dhe kjo do te kthehet nje tradite edhe per shqiptaret, tradite e ngjashme me traditen e votes se lire. E perbashketa e censusit me procesin e votimit eshte se eshte shtetasi i lire shqiptar ai qe deshmon me gojen e tij se kush eshte, cfare beson, ku jeton, ciles etnie i perket, ashtu sic zgjedh me vullnet te lire partine dhe kandidatin qe i jep voten ne zgjedhje ne ate dhomen e fshehte. Te dyja keto procese per shqiptaret jane ende tradita te reja demokratike dhe do te duhet kohe qe shqiptaret t'i vleresojne ato sic duhet.
Problemi kryesor qe une e besoj shumica e shqiptareve kane me keto rezultate eshte mungesa e transparences dhe procesi i tejzgjatur i perpunimit te rezultateve te censusit. Procesi mujor i mbajtjes se censusit ne terren ne mbare territorin e vendit gjate muajit tetor 2011 ishte nje process qe une do te thosha ishte shume profesional dhe i suksesshem. Ajo qe eshte e papranueshme, ajo qe demton kredibilitetin e gjithe procesit dhe rezultatet e tij, eshte periudha mbi 1 vjecare per "perpunimin" e te dhenave nga censusi. Eshte qesharake te mendosh qe procesi i perpunimit te te dhenave ne menyre dixhitale do te zgjaste mbi 1 vit, kurse procesi i mbledhjes se informacionit nga popullsia ne terren ne cdo fshat e qytetet te vendit do te perfundonte brenda 1 muaji! Ajo qe e kompromenton akoma me shume kete proces dhe kredibilitetin e tij eshte mospublikimi i plote i te dhenave te censusit. Censusi nuk mbahet qe te nxjerri vetem nje raport final perqindjesh, por qe te krijoje nje tablo/harte te qarte demografike ne cdo qytet e fshat te vendit, bazuar ne te dhenat e mbledhura. Deri me sot nuk kam degjuar INSTAT qe te shprehet publikisht qe do ti beje te dhenat e censusit publike, sic bejne gjithe organizatat e tjera ne bote. Perkundrazi, gjeja e pare qe mediat shqiptare raportuan eshte se "INSTAT do te djegi formularet e censusit tani qe te dhenat finale u publikuan". Kjo jo vetem qe nuk perben transparence, por kjo le hapesire per spekullime me te drejte nga ana e publikut, qe INSTAT dhe gjithe rezultatet jane te montuara dhe jo reale. Dhe kjo le nje shije shume te keqe ne gojen e shqiptareve, qe jane mesuar me praktika te ngjashme manipulime votash ne zgjedhje ne te shkuaren.
Pra perfundimi im i pare mbi procesin eshte se: Censusi deshtoi te rrisi kredibilitetin e opinionit publik shqiptar ne kete proces administrativ demokratik! Shqiptaret jane po aq skeptike ndaj shtetit te tyre per respektimin e te drejtave e lirive te tyre kur vjen fjala tek censusi, po aq sa jane edhe per zgjedhjet dhe rezultatet e tyre te mbajtura ne vend. Ky eshte ne vetvete nje shans i humbur per shtetin shqiptar me kete process qe nisi mire por perfundoi mos me keq.
Te lexosh numrat e censusit:
Numri i pare qe bie ne sy nga te dhenat eshte se vetem 83% e shqiptareve kane deklaruar nje etni shqiptare. Qe do te thote, se 17% e gjithe popullsise shqiptare i perket nje etnie tjeter nga ajo shqiptare, ose ka refuzuar qe ti pergjigjet pyetjes. Nje tjeter deshmi qe minoritetet etnike te vendit, kane bojkotuar censusin ne mase. Faji per kete nuk bie mbi shtetin dhe INSTAT, faji per kete bie mbi Spahijte e Idrizat qe se bashku me Top Channel e Balkanweb, bene nje propagande te forte para mbajtjes se censusit qe te krijonin shantazh ne vend krashi minoriteteve te vendit. Ata vecuan minoritetin grek ne sulmet e tyre, por shantazhi i tyre eshte ndjere njesoj nga gjithe minoritetet e tjera te vendit. Si perfundim nga ky numer, mund te nxirret qe minoritetet etnike qe jetojne ne Shqiperi nuk ndihen te mbrojtura e te respektuara nga shoqeria dhe ligji, por ndihen te kercenuara. Kjo ne vetvete eshte "arritja" e faqezinjve te paguar te turqve mes shqiptareve, Kreshnik Spahiut e Shpetim Idrizit. Propaganda e tyre para censusit i ftonte shqiptaret qe te bojkotonin censusin duke mos iu pergjigjur pyetjeve mbi etnine dhe fene, por doli qe shqiptaret e kane injoruar kete thirrje kurse 13% e popullsise se vendit, shumica minoritare, e kane bojkotuar censusin. Tablloja do te jete me e qarte nese INSTAT publikon harten e vendodhjes se shqiptareve qe kane refuzuar pyetjen mbi etnine.
Gjeja tjeter qe ve ne medyshje numrat e censusit eshte se ato bien ndesh me realitetin demografik te qyteteve e fshatrave shqiptare me te cilet shqiptaret e thjeshte perballen perdite. Bie ne sy per shembull numri qesharak me pak se 1% i minoritetit arumun ne vend, kur historikisht dhe realisht arumunet jane mbase minoriteti me i madh ne vend. Bie ne sy numri tejet i vogel i romeve me pak se 1% kur vete Ministria e Puneve Publike shqiptare para disa vitesh nxorri nje studim ku numeronte 2.5% te popullsise shqiptare ishte rome. Bie ne sy mosekzistenca e minoritetit turk, serb e malazez ne keto te dhena, kur perseri ekzistenca e tyre eshte e verifikueshme lehtesisht nga prania e organizatave e shoqatave te ketyre minoriteteve ne vend. Sado i vogel te ishte numri i ketyre te dhenave te ketyre grupeve, ato duhej te ishin renditur ne liste. Duke mos i renditur, shteti u jep mesazhin e gabuar ketyre minoriteve duke u mohuar ekzistencen dhe duke i marxhinalizuar nga jeta ekonomike dhe politike e vendit.
Por shifrat me te pabesueshme te censusit jane ato qe kane lidhje me besimin fetar. Ne keto shifra del ne pah edhe manipulimi total i rezultateve. Bie ne sy qe numri i komunitetit musliman ne vend eshte 57%. INSTAT nuk ben dallimin mes muslimaneve sunit dhe atyre shija, por mjaftohet me etiketimin "musliman". Bile gjithashtu ne sy qe dy prej minoriteteve me te medha ne vend, bazuar mbi historine e ketij vendi, komuniteti orthodhoks dhe ai bektashi, jane tashme ne shifra shume te uleta. Orthodhokset kane zbritur nga 30% i popullsise ne kohen e Zogut ne pak me pak se 7% ne kohen e sotme. Por komunitetin te cilin e kane bastarduar komplet eshte ai bektashi, ky sipas INSTAT vetem 2% e popullsise eshte bektashi ne besim. Ne kohen e Zogut bektashijte numeronin te pakten 20% te popullsise. Perseri, 13% e popullsise, ashtu si ne rastin e pyetjes se etnise, kane refuzuar t'i pergjigjen kesaj pyetjeje, duke bojkotuar ne kete menyre censusin dhe duke mos krijuar nje tabllo te qarte te relievit shpirteror te shqiptareve. Bie ne sy edhe numri i ulet i i paperfillshem i ateisteve, qe rrezon nje nga mitet qe shume shqiptare te rritur nen komunizem mbrojne edhe sot e kesaj dite, qe shumica e shqiptareve jane ateiste. Sipas censusit, nje pakice e paperfillshme e shqiptareve deklarohen si ateiste.
Ajo qe stonon me shifrat e besimit eshte edhe numri i besimtareve romano-katolike. Ky numer eshte i njejte me kohen e Zogut, 10% e popullsise se vendit. Kjo deshmon qe me numrat e besimit fetar eshte manipuluar rezultati ndjeshem, dhe kjo eshte bere me vetedije dhe ka qene nje vendim politik. Duket qe eshte vendim politik, pasi numri i muslimaneve dhe romano-katolikeve nuk eshte prekur, kurse numri i komuniteteve te tjera eshte minimizuar me qellim. Nese ka qene nje vendim politik i marre nga qeveria, apo nje vendim i blere nga interesat e vendeve fqinje qe kane korruptuar drejtuesit e INSTAT, kjo do te mesohet vetem nese te gjitha te dhenat e censusit behen publike dhe shqiptaret fillojne e germojne numrat per te ndertuar tablone e qarte. Bie ne sy qe kompania qe INSTAT perdori per dixhitalizimin e te dhenave ishte nje kompani italiane.
Nese ky ka qene nje vendim politik i shtetit per manipulimin e numrave per te mos krijuar probleme me zgjedhjet, kjo ka per ti kushtuar shtrenjte partise ne pushtet. Duke zgjedhur qe te mos publikojne te dhenat reale por ti manipulojne ato, mesazhi qe shteti po u jep te gjithe minoriteteve etnike apo fetare te vendit eshte ai i segregimit dhe jo integrimit. Dhe cfare do te bejne keto komunitete? Nese deri me sot kane zgjedhur qe te mos marrin pjese e bejne presion politikes, duke filluar qe sot e zgjedhjet e ardhshme, Partia e Arumuneve te Shqiperise do te jete pjesemarrese ne zgjedhje e te njejten gje do te bejne edhe komunitetet fetare te vendit si ai orthodhoks edhe ai bektashi per te korrigjuar nje padrejtesi te tille ndaj tyre. Keto komunitete kane vete statistikat e numerave te shqiptareve qe jane pagezuar apo marrin pjese ne jeten e ketyre komuniteteve fetare, e keto numra jane shume here me te larta se ato te censusit. Dhe ajo qe ka per te ndodhur eshte sektarizimi i shoqerise shqiptare ne baza etnike dhe fetare. Dhe rezultati i zgjedhjeve te ardhshme mund te jete nje rezultat me i afer me realitetin e shoqerise shqiptare se sa vete rezultati i censusit.
Gjeja tjeter qe bie ne sy eshte emigracioni ne mase i shqiptareve. 8% e gjithe popullsise se vendit ka emigruar nga vendi ne dekaden e fundit. 30% e gjithe banesave ne Shqiperi jane te pabanuara. Emigracioni eshte nje problem shqetesues per nje popull te vogel si ai shqiptar dhe INSTAT duhet te beje nje studim tjeter te vecante vetem per shkallen e emigracionit ne vend dhe cilat jane zonat me te prekura prej tij dhe si kjo ndahet ne baze rrethesh, qarqesh, etnish e komunitetesh fetare.
Censusi ishte nje shans i humbur i shtetit shqiptar per te fituar kredibilitetin e duhur ne syte e qytetareve te vete dhe ne syte e mbare botes se qyteteruar. Shpresoj dhe uroj qe shteti shqiptar te nxjerri mesime nga keto gabime dhe ti adresoje ato ne zgjedhjet dhe censuset ne te ardhmen. Nuk mund te qeverisesh dot nje popull kur qytetari nuk ka besimin minimal ne aftesite e tua si shtet per te respektuar lirite themelore te tij.
Albo
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-12-2012 mė 14:27
Domethene shifrat jane ato qe mendon ti. Nese censusi i pershtatet mendimit tend, eshte i sakte. Nese thote ndryshe, atehere jan manipuluar. 7% ortodoks eshte manipulim, kurse 2% ateiste eshte e sakte
Une kam mendimin se jane pikerisht fetaret qe kane ndikuar ne shtremberimin e shifrave. Ata duke luftuar mes tyre se kush te fuse sa me shume shqiptare ne rrethin e vet, kane cuar ne 2% ateistet qe nuk kane nje institucion qe mund te luftoje per ta. Dhe per me teper ateistet nuk merziten shume nese u ulet artificalisht numri sic shihet qarte ne teme, dhe prandaj nuk kane menduar ta mbrojne me force mosbesimin e tyre. Por mania e fetareve ketu ne teme per te rritur shifrat e tyre, ma perforcon akoma me shume bindjen se te njejtat taktika kane ndjekur edhe kishat e xhamit e tyre gjate "rregullimit" te shifrave te censusit.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qyfyre : 13-12-2012 mė 15:54
Krijoni Kontakt